Deputeti i PD-së, Besart Xhaferri ka mbajtur fjalën e tij gjatë diskutimeve për projektligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”.
Xhaferri tha se ende nuk dihet se ku shkuan 450 milionë eurot e inceneratorëve. Më tej, ai u shpreh se koncesionet dhe PPP-të shqiptare janë të dhëna 100% monopol.
“Nuk thoni çu bë me inceneratorët. Ku shkuan 450 milionë euro dhe pse hetimi nuk shkoi te ai që firmosi 17 firma në një ditë, dhe i dha bonus 8% një kompanie që nuk ekziston. Koncesionet kanë dhe një tjetër problem, pasi gjithë rrezikun financiar e mbajnë taksapaguesit, dhe jo vetë kompanitë private që do të sillnin eficencë mnë shpenzime dhe jo mbingopje të buxhetit shqiptar. Koncesionet dhe PPP shqiptare janë të dhëna 100% monopol, të vetëm një kompanie, të cilat as nuk kanë interes të rrisin konkurrencën, as të ulin kostot dhe as të rrisin nivelin e shërbimit”, tha Xhaferri.
Tag: xhaferri
-

‘Ku shkuan 450 milionë euro…’, Xhaferri: Koncesionet dhe PPP-të shqiptare janë të dhëna 100% monopol
-

“Edi Rama është kthyer në simbol të korrupsionit”/ Xhaferri: Pas Mogherinit, në Bruksel po hetohet dhe kompania…
Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri, në një postim në rrjetet sociale t tha se pas rastit të njohur si “skandali Mogherini”, autoritetet belge kanë nisur hetime të reja që lidhen me kontratat e fituara nga kompania izraelite Elbit Systems dhe marrëveshjet e saj me kompaninë shqiptare KAYO për prodhimin e armëve.
Xhaferri u shpreh se ky zhvillim përfshin drejtpërdrejt qeverinë shqiptare, duke theksuar se marrëveshjet janë firmosur në ndërmjetësimin e kryeministrit Edi Rama.
Ai theksoi se Belgjika ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti për një konsulent të dyshuar të Elbit Systems, ndërsa paralajmëroi se kjo çështje rrezikon të dëmtojë imazhin e Shqipërisë në raport me partnerët e NATO-s.
Postimi i plotë:
Edi Rama është kthyer në simbol të korrupsionit në Evropë dhe nga kjo sëmundje preket çdo bashkëpunëtor i tij si brenda dhe jashtë vendit.
Edi Rama do mbahet mend si Kryeministri që asetet e ushtrisë që bën pjesë në NATO i ktheu në shtëpi bari dhe pilotët e forcave ajrore i angazhoi në trafik droge, teksa së fundmi një tjetër skandal ka përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes.
Pas skandalit Mogherinit, që njihet si motra e Edi Ramës, mediat në raportojnë se autoritetet belge kanë nisur një hetim në lidhje me kontratat e dyshuara të fituara nga kompania izraelite Elbit Systems, e cila ka firmosur disa marrëveshje të ndërmjetësuar nga Edi Rama me kompaninë shqiptarë KAYO, për prodhimin e armëve.
Prokuroria Federale e Belgjikës ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti për një konsulent të dyshuar se ka vepruar në emër të kompanisë izraelite të mbrojtjes Elbit Systems, në kuadër të disa kontratave të rëndësishme të dhëna nga një agjenci e NATO-s, që dyshohet se janë të manipuluara.
Shqipëria si një vend i vogël i vetmi detyrim që kishte me partnerët ishte serioziteti , por Edi Rama me megallomaninë dhe babëzinë e tij ka ekspozuar rëndë dhe partnerët strategjike të kombit tonë. -

Xhaferri: Pas Mogherinit, në Bruksel po hetohet dhe kompania që lidhi marrëveshje me qeverinë Rama për prodhimin e armëve
Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri, në një postim në rrjetet sociale t tha se pas rastit të njohur si “skandali Mogherini”, autoritetet belge kanë nisur hetime të reja që lidhen me kontratat e fituara nga kompania izraelite Elbit Systems dhe marrëveshjet e saj me kompaninë shqiptare KAYO për prodhimin e armëve.
Xhaferri u shpreh se ky zhvillim përfshin drejtpërdrejt qeverinë shqiptare, duke theksuar se marrëveshjet janë firmosur në ndërmjetësimin e kryeministrit Edi Rama.
Ai theksoi se Belgjika ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti për një konsulent të dyshuar të Elbit Systems, ndërsa paralajmëroi se kjo çështje rrezikon të dëmtojë imazhin e Shqipërisë në raport me partnerët e NATO-s.
Postimi i plotë:
Edi Rama është kthyer në simbol të korrupsionit në Evropë dhe nga kjo sëmundje preket çdo bashkëpunëtor i tij si brenda dhe jashtë vendit.
Edi Rama do mbahet mend si Kryeministri që asetet e ushtrisë që bën pjesë në NATO i ktheu në shtëpi bari dhe pilotët e forcave ajrore i angazhoi në trafik droge, teksa së fundmi një tjetër skandal ka përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes.
Pas skandalit Mogherinit, që njihet si motra e Edi Ramës, mediat në raportojnë se autoritetet belge kanë nisur një hetim në lidhje me kontratat e dyshuara të fituara nga kompania izraelite Elbit Systems, e cila ka firmosur disa marrëveshje të ndërmjetësuar nga Edi Rama me kompaninë shqiptarë KAYO, për prodhimin e armëve.
Prokuroria Federale e Belgjikës ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti për një konsulent të dyshuar se ka vepruar në emër të kompanisë izraelite të mbrojtjes Elbit Systems, në kuadër të disa kontratave të rëndësishme të dhëna nga një agjenci e NATO-s, që dyshohet se janë të manipuluara.
Shqipëria si një vend i vogël i vetmi detyrim që kishte me partnerët ishte serioziteti , por Edi Rama me megallomaninë dhe babëzinë e tij ka ekspozuar rëndë dhe partnerët strategjike të kombit tonë.
-

“Ka lëshuar njerëzit e vet”/ Reagon ashpër deputeti Xhaferri: Rama e ka përdorur Drejtësinë tani i del kundër
Deputeti i PD-së Besart Xhaferri deklaroi në një studio televizive se Edi Rama “e ka përdorur drejtësinë për vite me radhë” dhe sot po përballet me të njëjtin sistem që, sipas tij, ka dirigjuar.
Xhaferri tha se ankesat e kryeministrit në Gjykatën Kushtetuese tregojnë se Rama ka braktisur pretendimin e vjetër se “nuk ndërhyn në drejtësi”. Sipas tij, kryeministri ka ushtruar ndikim të fortë në sistem, duke përdorur strukturat e drejtësisë sipas interesave politike dhe duke “lëshuar njerëzit e vet” kur i ka qenë e leverdishme.
Deputeti demokrat theksoi se ky është rasti i parë ku drejtësia po heton një procedurë të qeverisë në mënyrë të plotë dhe jo sporadike. “Rama është gjendur ngushtë dhe tani po godet me të gjitha bateritë kundër këtij hetimi”, u shpreh ai.
Xhaferri kërkoi nisjen e një hetimi zyrtar ndaj kryeministrit, duke e konsideruar të paplotë punën e SPAK nëse “nuk trajton edhe 100 aferat ku del emri i Ramës”. Ai përmendi çështjet e inceneratorëve, prishjen e Teatrit Kombëtar, PPP-të e shëndetësisë dhe skandalet ku, sipas tij, “Veliaj apo Beqaj nuk kanë vepruar vetëm”.
Deputeti kritikoi edhe mosbalancimin e hetimeve gjatë procesit zgjedhor, duke e cilësuar drejtësinë “gjysmake” dhe të paqartë në veprimet e saj. Ai tha se PD-ja ka sjellë më shumë dosje në organet e drejtësisë se çdo tjetër, por kjo nuk mjafton nëse institucionet nuk nisin hetime të pavarura.
“Drejtësia nuk është aktor filmi që të jemi fans të saj. Nga drejtësia kërkohet drejtësi-jo selektive, jo e vonuar”, tha Xhaferri. -

“Rama e ka përdorur Drejtësinë”, deputeti Xhaferri: Tani po i del kundër me të gjitha bateritë
Deputeti i PD-së Besart Xhaferri deklaroi në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin se Edi Rama “e ka përdorur drejtësinë për vite me radhë” dhe sot po përballet me të njëjtin sistem që, sipas tij, ka dirigjuar.
Xhaferri tha se ankesat e kryeministrit në Gjykatën Kushtetuese tregojnë se Rama ka braktisur pretendimin e vjetër se “nuk ndërhyn në drejtësi”. Sipas tij, kryeministri ka ushtruar ndikim të fortë në sistem, duke përdorur strukturat e drejtësisë sipas interesave politike dhe duke “lëshuar njerëzit e vet” kur i ka qenë e leverdishme.
Deputeti demokrat theksoi se ky është rasti i parë ku drejtësia po heton një procedurë të qeverisë në mënyrë të plotë dhe jo sporadike. “Rama është gjendur ngushtë dhe tani po godet me të gjitha bateritë kundër këtij hetimi”, u shpreh ai.
Xhaferri kërkoi nisjen e një hetimi zyrtar ndaj kryeministrit, duke e konsideruar të paplotë punën e SPAK nëse “nuk trajton edhe 100 aferat ku del emri i Ramës”. Ai përmendi çështjet e inceneratorëve, prishjen e Teatrit Kombëtar, PPP-të e shëndetësisë dhe skandalet ku, sipas tij, “Veliaj apo Beqaj nuk kanë vepruar vetëm”.
Deputeti kritikoi edhe mosbalancimin e hetimeve gjatë procesit zgjedhor, duke e cilësuar drejtësinë “gjysmake” dhe të paqartë në veprimet e saj. Ai tha se PD-ja ka sjellë më shumë dosje në organet e drejtësisë se çdo tjetër, por kjo nuk mjafton nëse institucionet nuk nisin hetime të pavarura.
“Drejtësia nuk është aktor filmi që të jemi fans të saj. Nga drejtësia kërkohet drejtësi-jo selektive, jo e vonuar”, tha Xhaferri. -

Ibraj: Çfarë do arrijë PD-ja me foltoren 2? Muça: “Podcast-i” s’ka asnjë efekt!
Opozita mblidhet çdo të hënë para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku.
Kjo solli diskutime dhe debate në studion e QUO VADIS në Vizion Plus.
Deputeti Besart Xhaferri e konsideroi atë si një mjet për të rrëzuar kryeministrin, ndërsa avokati Kujtim Ibraj vuri në dyshim ndikimin e një foltoreje brenda partisë për të tërhequr vota.Ndërkohë gazetari Flogert Muça, me ironi e quajti si një podcast, ku Berisha po përdor një “strategji”.
Pjesë nga biseda:
Ibraj: Çfarë do arrinte PD-ja me Foltoren 2?
Xhaferri: Do rrëzojmë Ramën.
Ibraj: Foltorja është brenda partisë, si do t’i merrni votat?
Xhaferri: Ne i morëm votat, por na i vodhën.
Ibraj: Nuk jam për një foltore përballë kryeministrisë.
Muça: Besi thotë është një foltore, mund ta quajmë çfarëdo, podcast le ta quajmë. Këta kanë zgjedhur mënyra që qytetarët të vijnë tek këta. Doktori ka një strategji, por se çfarë, nuk e dimë. Ftojnë qytetarët të vinë çdo ditë. Përtej batutave, s’ka asnjë lloj efekti.
Ibraj: Ska kuptim.
/vizionplus.tv -

Batuta në studio, gazetari: Do bëhesh ministër nesër, do të të heqë prokurori. Xhaferri: Nuk vjedh unë
SPAK, arrestimet, akuzat dhe politika kanë qenë kryefjala e debatit këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ku nuk munguan edhe batutat.
Ndërsa diskutohej nëse është i vlefshëm apo shkel kompetencat vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, gazetari Flogert Muça bëri një batutë me deputetin e PD-së, Besart Xhaferri, duke i thënë se nëse nesër bëhet ministër, mjafton një prokuror për t’i prishur punë edhe pa prova.
E menjëhershme ishte batuta e Xhaferrit, i cili tha se menjëherë pas akuzës do të jepte dorëheqjen dhe më pas do të kthehej më i fortë.Pjesë nga biseda:
Muça: Do jesh nesër ministër, o miku im.
Xhaferri: Po nuk vjedh unë.
Muça: Do të gjej unë një prokuror, të të gjejë diçka kot sa të të heqë.
Xhaferri: Do jap dorëheqjen, do dal para drejtësisë dhe do kthehem më i fortë. -

Xhaferri: Ne si opozitë nuk kemi as akses, as ndikim te Gjykata Kushtetuese
Deputeti demokarat Besart Xhaferri i ftuar në sudion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se opozita nuk ka as akses dhe as ndikim te Gjykata Kushtetuese.
Por, siç shtoi ai, shpreson që Gjykata të mbajë në fuqi pezullimin nga detyra për të mos lejuar manipulimin apo zhdukjen e provave.
Sipas tij, objektivi i opozitës nuk është vetëm të merret me individë të veçantë, por të adresojë kreun e asaj që e cilëson si një sistem tërësisht korruptiv.“Qytetarët shqiptarë kanë parë dhe një transparencë se si bëhen garat në Shqipëri, të cilat bëhen komplet të ndërhyra dhe të dirigjuara. Le të themi vetëm aq përgjime sa janë kapur. Pastaj, se si qëndrojmë ne për Gjykatën Kushtetuese, ne besoj se nuk kemi as akses, as ndikim te Gjykata Kushtetuese si opozitë.
Por, patjetër shpresojmë që vendimi që Gjykata Kushtetuese ka marrë, i cili është pezullimi nga detyra, pra jo shkarkimi i saj, se nuk vendosën për shkarkim, por ta pezullojnë, që ajo të mos hyjë në zyrë, e cila quhet skenë krimi. Pra mos të ketë mundësi për të manipuluar provat, për t’i zhdukur provat, e të tjerë. Shpresojmë që ajo Gjykatë Kushtetuese këtë gjë ta mbajë në fuqi .
Patjetër që qëllimi i një opozite nuk është vetëm emrat individualë, por është të shkojmë tek ai që është në krye të gjithë sistemit korruptiv”, tha Xhaferri.
/vizionplus.tv -

40 foltore për të shëruar Shqipërinë/ Xhaferri: Kandidati për kreun e ri të PD, të ketë muskuj politik
Pas protestave që PD ka zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë, për kreun e FRPD Besart Xhaferri, këto protesta do të zhvendosen edhe në qytete të tjera në vend.
Në një lidhje skype për emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, duke iu referuar protestës së fundit para Kryeministrisë ku kishte një pjesëmarrje të ulët, Xhaferri tha se fokusi duhet që të jetë tek kauza dhe jo tek numrat.
‘Protesta apo foltorja është për njerëzit që kanë mundësi që të dalin dhe s’kanë frikë që të dalin në shesh sepse kjo është një shoqëri e frikësuar dhe nuk janë numrat, ajo ku ne duhet që të fokusohemi por janë kauzat. Ajo është një protestë legjitime që duhet të vazhdojë dhe do të fuqizohet nga java në javë.
Ajo foltore çdo javë e mban vëmendjen tek skandalet e qeverisë. Kjo foltore mund të transferohet në qytete të ndryshme të vendit, ne do të fokusohemi në të gjithë vend, ajo foltore do të marrë formatin kombëtar. Do të bisedojmë me qytetarët dhe do bëjmë një pakt të ri për të rrëzuar këtë qeveri’, tha ai.
Xhaferri deklaroi se opozita nuk do të bëjë me bojkot dhe djegie mandatesh, pasi kjo sipas tij është në avantazh të qeverisë.
‘Çfarë duhet që të bëjmë bojkot dhe djegie mandatesh? Duhet që të ulemi dhe të bëjmë presion qeverisë dhe bojkoti vetëm e ka dëmtuar një opozitën. S’ka më bojkot, por presion deri në fund. Sepse me bojkot i bie që ti lëmë 100 për qind në dorë çdo gjë Edi Ramës. Rama duhet që të japë dorëheqjen për të gjitha skandalet që ka në qeveri. Këtë vend duhet që ta shërojmë. Prandaj dhe njerëzit këtu nuk paguajnë taksa sepse e dinë se çfarë bëhet me taksat e tyre. Shqipëria duhet që të bëjë një reformë elektorale që të ketë mundësi demokracia që të marrë frymë’, tha ai.
Teksa renditi disa nga arsyet që kanë ndikuar në dobësimin e PD, ai tha se sot në PD ka njerëz që janë idealist dhe duan rrëzimin e qeverisë
‘PD është dobësuar nga sulmet jashtë. E para ishte gabimet e PD që kanë bërë bojkot të zgjedhjeve lokale. Ishte sulmi në 2021 nga Blinken dhe sulmet e vet partisë shtet që mundohet që të josh dhe të dobësojë strukturat e PD. Për ekipin që PD ka sot janë idealist të pastër që as nuk shiten dhe as nuk blihen. Janë njerëz që janë betuar që janë misionar për ta rrëzuar këtë qeveri’, tha ai.
I pyetur se kush do të donte të ishte kandidati për kryetarin e ri të PD nëse do të ketë zgjedhje të reja në këtë parti, Xhaferri nuk preferoi që të përmend një emër.
‘Kushdo është i mirëseardhur për të garuar. Por emër s’mund të jap se atë e dinë anëtar e PD. Vetëm ata e nxjerrin këtë emër. Për mua duhen sa më shumë figura potenciale që të sjellin frymë dhe mesazhe të reja’, tha ai. -

Plagosja e 15-vjeçarit/ Xhaferri: Alarmi i KLSH, në vesh të shurdhër
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për plagosjen e një 15-vjeçari në Durrës.
Xhaferri shkruan se kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pas publikimit të raportit të KLSH-së për sigurinë në shkolla, që tregonte se konfliktet nuk raportoheshin.
Ai shton më tej se auditimi i KLSH-së, evidentonte se oficerët e sigurisë nuk zhvillojnë kontrolle fizike të nxënësve ose të mjediseve dhe se dhuna dhe bullizmi janë në nivele alarmante në institucionet publike.
Postimi i plotë:
Plagosja me thikë në zemër e gjimnazistit në Durrës e paralajmëruar, alarmi i KLSH për (pa)sigurinë në shkolla ra në vesh të shurdhër!
Kur kanë kaluar vetëm disa ditë nga publikimi i raportit të KLSH-së për sigurinë në shkolla, i cili ekspozonte faktin se konfliktet nuk raportoheshin, sot u shënua ngjarja e radhës në një shkollë në Durrës.
Një gjimnazist i shkollës së mesme “Dom Nikoll Kaçorri” në Durrësin e Ri është goditur me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar i tij, pas një sherri të mbartur që nisi nga një koment në rrjetet sociale vijoi me një përballje mes dy gjimnazistëve brenda shkollës dhe që përfundoi në përplasje me thika.
Kjo ngjarje konfirmon edhe njëherë alarmin se siguria në shkolla është një çështje sensitive dhe se prindërit e arsimtarët duhet të ndërgjegjësohen se kjo çështje nuk zgjidhet as me propagandë, as duke fshehur të dhënat.
Raporti i KLSH-së për sigurinë në shkolla, i publikuar pak ditë më parë, evidentonte se oficerët e sigurisë janë thjesht për fasadë, se dhuna dhe bullizmi janë në nivele alarmante në institucionet tona publike dhe se të dhënat censurohen.
Projektin e qeverisë “Shkolla të Sigurta”, KLSH-ja e ka cilësuar një dështim, pasi nuk ka arritur të garantojë një mjedis realisht të mbrojtur për nxënësit.
Auditimi i KLSH-së evidentonte se, pavarësisht udhëzimeve të qarta, oficerët e sigurisë nuk zhvillojnë kontrolle fizike të nxënësve ose të mjediseve, me përjashtim të rasteve sporadike.
Koha është që për çështjen e sigurisë në shkolla, MAS-i dhe zyrat arsimore të mbajnë përgjegjësi dhe të japin llogari.