Tag: xhafaj

  • “Xhafaj dhe klani Veliaj në luftë me Ramën”, Cakrani: Do shohim një luftë të pamëshirshme

    “Xhafaj dhe klani Veliaj në luftë me Ramën”, Cakrani: Do shohim një luftë të pamëshirshme

    Avokati Kujtim Cakrani tha se Fatmir Xhafaj, që sipas tij është pjesë e klanit Veliaj, është në një luftë me kryeministrin Rama. Sipas Cakranit “do të ketë një luftë të pamëshirshme” në fushatë, ku Rama do përpiqet që Xhafaj të mos marrë vota për t’u zgjedhur deputet.
    “Është një luftë e brendshme brenda PS. Po të shohim edhe përgjimet e Veliajt, ai e ka kuptuar luftën, që thotë do ta shqyej me duar ministrin e Drejtësisë. Kjo është një luftë klanesh. Xhafajn në 2021-shin e futi Veliaj nga dritarja, sepse nuk do mblidhte Xhafaj 15 mijë vota dhe të zgjidhej deputet. Lidhjet që ka z.Xhafaj edhe me kompanitë e ndërtimit pranë Veliajt. Xhafaj mund të jetë njeriu më i informuar aty kë po heton SPAK-u, kë do arrestojë SPAK-u. Xhafaj është njeriu më i fuqishëm nga lidhjet aty brenda pas Ramës. Xhafaj ka lidhje të nëndheshme me institucionet e drejtësisë.
    Xhafaj është në luftë të hapur, sepse është klani i Veliajt kundër klanit të Ramës. Rama këtë e di dhe po punon fort që ai mos fitojë. Do shikojmë në fushatë një luftë të pamëshirshme. Do shohim edhe luftën e nxjerrjes së materialeve nga SPAK-u për të goditur kundërshtarët e tyre. Komisioni që ka ndërtuar Xhafaj është show. Dje ishin edhe ambasadorë të huaj që na tregonin që reforma në drejtësi ishte mirë, po ndërtohet mirë, që e ka zili rajoni! Nuk besoj të ketë drejtësi të tillë as në botën e tretë”.
    I pyetur mbi përgjimet e kryebashkiakut të Tiranës në paraburgim, Cakrani tha se ato u bënë për ta diskretituar Erion Veliajn.
    “Ulsi Manja është njeriu besnik i Edi Ramës, s’është klani i Veliajt. Veliaj e di që e ka armik brenda partisë. Veliaj me të drejtë ia hedh fajin që ka qenë një komplot ndaj tij, nga z.Rama, z.Manja, e kështu me radhë, se s’mund ta ndajmë që Manja e dinte që po përgjohej dhe Rama s’e dinte. Veliaj e di që klanet kundër tij e futën aty brenda, dhe do rri gjatë aty, sepse do t’i çojnë edhe akuza të tjera, si inceneratorët e kështu me radhë. Ata e përgjuan Veliajn për të diskretituar. Përgjimet ndaj Veliajt ishin një skemë për ta diskretituar”

  • “Hapja e negociatave, premtim i mbajtur nga PS”/ Xhafaj: Jemi në dyert e BE-së

    “Hapja e negociatave, premtim i mbajtur nga PS”/ Xhafaj: Jemi në dyert e BE-së

    Etien Xhafaj, deputeti i PS dhe njëherësh kandidati për qarkun e Tiranës në listë të hapur i ftuar në nj♪ë emision, s u ndal tek integrimi i Shqipërisë në BE. Ai theksoi se Partia Socialiste e ka mbajtur premtimin e saj që bëri në mandatin e tretë, negociatat për integrimin në BE janë hapur. Deputeti i PS theksoi gjithashtu se 2 grupkapitujt e tjerë do të hapen në Qershor.
    “Mendoj se është një premtimeve që PS ka mbajtur. Hapja e negociatave ka qenë një premtim i mandatit të 3 të PS. Janë hapur negociatat për 2 dy grup kapituj do të hapen edhe për 2 grup kapitujt e tjerë në Qershor. Ne do të kemi 36 kapituj që do i kemi duke i këshilluar me BE-në, i cili na ka dhënë një afat goxha optimist edhe nga ana e tyre. Por, është gjithsesi i arritshëm, pra mbyllja e negociatave deri në vitin 2027 dhe pastaj të kalohet në procesin politike që është procesi i ratifikimit nga vendet, por që nga ana tjetër është dhe një proces që e kalon në një fazë të re Shqipërisë, sepse jemi praktikisht në dyert e BE-së.
    Kjo do të thotë që kemi arritur që në 12 nga vagoni i fundit për anëtarësimin në BE, sot jemi në vagonin e parë. Janë 10 vende që duan të integrohen në BE, por 2 të parët janë Mali i Zi dhe Shqipëria. Ne kemi pasur hape më të shpejta të reformave strukturore dhe reformës në drejtësi. Të mos harrojmë se nëse më parë nuk ka pasur hetime të nivelit të lartë, nuk ka qenë për faktin se nuk kishte korrupsion, por për faktin se nuk kishte drejtësi dhe drejtësi ishte paragjykuese ndaj atyre që ishin në nevojë dhe parazgjedhëse të atyre që kishin pushtet”, tha Etien Xhafaj.

  • Komisioni “Xhafaj”/ Reformimi i shtetit dhe i institucioneve, një hap i rëndësishëm drejt integrimit europian

    Komisioni “Xhafaj”/ Reformimi i shtetit dhe i institucioneve, një hap i rëndësishëm drejt integrimit europian

    Kuvendi i Shqipërisë prezantoi sot fazën e dytë të procesit “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit”, të njohur si Reforma 2 pas asaj në Drejtësi. Në një event të nivelit të lartë, ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit Spiropali, përfaqësues të Komisionit Europian dhe përfaqësues të trupit diplomatik, ekspertët vendas e ndërkombëtar që janë përfshirë në këtë proces si dhe përfaqësues të institucioneve të pavarura, agjensive shtetërore e grupeve të ndryshme të interesit, kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar, Fatmir Xhafaj, theksoi rëndësinë e kësaj nisme për përmbushjen e standardeve europiane dhe aspiratave të qytetarëve shqiptarë.
    “Anëtarësimi në BE mbetet një ambicie e fortë dhe një objektiv strategjik kombëtar që gëzon mbështetje të lartë qytetare. Ne duam anëtarësimin në BE, por duke dëshiruar e luftuar fort për hyrjen me meritë në të, përmes reformimit të shtetit dhe institucioneve të tij. Ky proces është gjithashtu një dëshmi e rritjes së vendit dhe institucioneve të tij në një këndvështrim tjetër,” deklaroi Xhafaj.
    Duke iu përgjigjur skepticizmit të hasur në debatet publike, Xhafaj vendosi theksin tek roli thelbësor i Kuvendit si institucioni qendror në këtë proces reformues. “Kuvendi, si mbajtës i vullnetit të popullit dhe reflektues i rekomandimeve të BE-së, synon të tejkalojë skepticizmin duke forcuar rolin e tij proaktiv dhe përgjegjësinë në përmbushjen e sfidave të integrimit. Ai duhet të fokusohet në çështjet madhore të shoqërisë dhe të shndërrohet në motorin e reformave dhe progresit kombëtar.”
    Dokumenti analitik dhe Plani Kombëtar i Veprimit, të hartuar me ekspertizë vendase dhe ndërkombëtare, janë dokumenta kyçe për rolin e Kuvendit në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, duke konsoliduar arritjet dhe adresuar sfidat institucionale dhe të integrimit.

  • “Drejtësia 2″/ Fatmir Xhafaj: Do ta reformojmë totalisht shtetin

    “Drejtësia 2″/ Fatmir Xhafaj: Do ta reformojmë totalisht shtetin

    Në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria2030 në BE -Rruga e Reformave”, të zhvilluar sot në Tiranë, deputeti Fatmir Xhafaj, i cili është në krye të komisionit për reformimin e drejtësisë u shpreh se tani është momenti për një reformë tjetër që do i paraprijë anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe kjo ka të bëjë me mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit.
    “Drafti i mbështetur fort në gjetjet e dokumenti analitik ka masat e dakordësuara më BE në integrimin e negociatave. Dokument i përpunuar nga grupi i komisionit dhe i negociuar me grupin shqiptar me administratën publike shoqërinë civile dhe i është shtuar ekspertizës së ekspertëve të huaj. Ka qenë një punë intensive e debatuar me tryeza konsultime.
    Angazhimi do vazhdojë dhe në muajt në vijim në përmbyllje të plotë të këtij procesi. Po dëshmojmë disa të vërteta të thjeshta. Anëtarësimi në BE mbetet ambicie e fortë që gëzon mbështetje të lartë qytetare, anëtarësimi në BE është çështje ekzisteniale. Po punojmë fort për të mundësuar Shqipërinë në 2030 në BE. Ne duam anëtarësimin në BE përmes hyrjes me meritë në të me reformimin e shtetit. Një shoqëri e shëndetshme nuk matet sa shkojnë në dyert ë burgut por sa aftësi parandaluese ka.
    Ky draft plan veprimi synon një rol më proaktiv të kuvendit, në përmbushje të sfidave të integrimit. Merr fund dhe skepticizmi në debatet e zhvilluara prej kuptimit të gabuar të ndarjes së 3 pushteteve. Shqipëria është republikë parlamentare dhe Kuvendi është mbajtës i vullnetit të popullit’, shprehet Xhafaj.