Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, mbajti fjalën e tij për projektrezolutat e institucioneve të drejtësisë në Kuvend.
Ai vuri në dukje se drejtësia e re ka dhënë rezultate domethënëse, me mesazhin se pandëshkueshmëria ka marrë fund, por ngriti edhe problematika, veçanërisht tek perceptimi i prokurorëve e gjyqtarëve me termin e pavarësisë apo aspekti i llogaridhënies së tyre. Gjithashtu ai trajtoi edhe problematikën me masat e sigurisë shtrënguese, që janë më të larta edhe se standardet evropiane, si dhe nxjerrjen e sekretit hetimor nga magjistratët.
“Në seancën e sotme kemi mundësinë të dëgjojmë raportimet e 3 institucioneve, Prokurorin e Përgjithshëm, SPAK dhe KLP dhe të vlerësojmë punën e tyre. Janë tre institucione kyç të cilave reforma e re në drejtësi u ka dhënë një status të ri kushtetues, ligjor dhe institucional në arkitekturën e re të drejtësisë. Çdo shoqëri që aspiron standart europian dhe demokratik e mat pjekurinë dhe nga mënyra se si trajton drejtësinë penale, institucionet dhe njerëzit që shërbejnë në të”, u shpreh ai.
Dhe më tej vijoi:
“Drejtësia shpesh ka qenë preh e presioneve. Prokuroria e Posaçme vlerësohet në kontributin e saj ndja luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkëpunim i rritur me autoritetet e huaja ndërkombëtare dhe parterë në goditjen e krimit të organizuar por edhe në realizimin e objektivave për rrugën e integrimit në BE”.
Ai dha tre shembuj se si edhe në vende të tjera në BE apo botë, drejtësia funksionon, edhe pse ka njerëz të fuqishëm politikisht.
“Sarkozi, ish-president i Francës u hetua në gjendje të lirë për korrupsion, edhe ish-kryeministri Fillon, apo kryeministri izraelit Netanyahu po hetohet e gjykohet në gjendje të lirë për korrupsion. Të tre këto shembuj i bashkon mesazhi i qartë se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht fuqisë politike. Janë edhe shembull humanizmi dhe funksionimi të drejtësisë”, u shpreh Xhafaj.
Deputeti vuri në dukje se SPAK dhe GJKKO kanë dhënë rezultate konkrete dhe kanë evoluar në dhënie drejtësie, por duhej treguar kujdes në disa çështje problematike që i renditi më poshtë:
“Prokuroria ka evoluar drejt një modeli modern, në përputhje me standarde evropiane. Krijimi i SPAK e GJKKO ka qenë hap vendimtar, fenomeni i ndëshkueshmërisë ka marrë goditje të fortë. Por do ishte e pafalshme po mos të shikonim edhe problematikat në këto institucione. E pranuar edhe nga vetë përfaqësuesit e këtyre institucioneve. Përveçse pavarësi në sistemin e drejtësisë, për magjistratët, prokurorët e gjyqtarët, duhet të ketë edhe llogaridhënie për këto institucione. Nxjerrja e sekretit hetimor është i papranueshëm, gjyqtari dhe prokurori t’i shërbejnë ligjit dhe jo karrierës personale”, tha ligjvënësi.
Ai kërkoi masa më të buta sigurie, të mos abuzojnë me pavarësinë dhe të japin llogari kur të vijë momenti i duhur, sepse kështu bëhen më të besueshëm dhe të pandikueshëm.
Por drejtësia gjendet edhe përballë presioneve, pasi pwrballen me krimin.
“Personalisht kam një respekt të veçantë për punën e prokurorëve tanë, të cilët në përditshmërinë e tyre përballen me një ngarkesë të madhe, kushte shpesh të vështira infrastrukturore dhe me presione të gjithëanshme. Ata janë në vijën e parë të përballjes me krimin, me korrupsionin , me çdo shkelje të ligjit dhe presioni. Ndaj që në momente e para të hartimit të reformës mbetem i këtij parimin: përforcimin e statusit të tyre profesional, garancinë e statusit me siguri, karrierën dhe mbrojtjes e integritetit tyre institucional”.
Xhafa tha se Shqipëria tejkalon vendet e BE dhe rajonit, në lidhje me numrin e arresteve me burg.
“Kemi një situatë kritike sipas raporteve dhe studimeve ndërkombëtare. Rezulton që Shqipëria ka numrin më të lartë të masave arrest me burg krahasimisht me vendet e BE dhe të rajonit. Kurse Belgjika, ka 10 persona për 100 000 mijë banorë. Ne kemi 94.6 persona për 100 000 banorë me masën arrest me burg. Shqipëria ka një nga raportet më të larta të paraburgosurve në Europë mbi 50 %. Kohëzgjatja e paraburgimit në Shqipëri është shumë e lartë se mesatarja e vendeve të rajonit dhe BE. Mesatarja në Shqipëri është 253 ditë 8.4 muaj në paraburgimin e përgjithshëm. Situata që kemi tejkalon standardin ndërkombëtar dhe tregon nevojën urgjente për monitorim dhe vlerësim të rregullt të nevojës propocionalitetin të masave”, theksoi kreu i komisionit.
Xhafaj e përfundoi fjalën e tij duke thënë se magjistratët duhet të jenë vetëm besnikë të ligjit.
Tag: xhafaj
-

Xhafaj: Me SPAK e GJKKO ka marrë goditje të fortë pandëshkueshmëria! Askush s’është mbi ligjin
-

Raportimi i KLP në Kuvend, Xhafaj: I krijoni vendit problem në procesin e integrimit!
Në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale me Komisionin e Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike, Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafaj u shprehën me kritika ndaj performancës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), duke vënë në pikëpyetje përmbushjen e rolit kushtetues dhe ligjor të këtij institucioni.
Ulsi Manja Manja kërkoi që KLP të ngrihet në nivelin që kërkon Kushtetuta dhe ligji, teksa paralajmëroi se nëse nuk ka reflektim nga ana e KLP-së, Kuvendi do të ndërhyjë përmes mekanizmave ligjorë, pa cenuar pavarësinë institucionale. Ai njoftoi se do të përgatitet një rezolutë që do të pasqyrojë të gjitha problematikat e evidentuara.
“Nëse ju nuk reflektoni, do të jetë Kuvendi që nëpërmjet ndërhyrjeve ligjore, pa cenuar pavarësinë e asnjë organi të drejtësisë, do të ndërhyjmë. Do të kemi një rezolutë përpara se ju të raportoni në seancë plenare. Rezoluta, edhe pse jemi në përfundim të vitit 2025, do të gjejnë pasqyrim të gjitha shqetësimet dhe problematikat që ka KLP. Reflektimi i parë do të duhet ët vijë nga ju. Kur të raportoni vitin tjetër në këto komisione, do të duhet ët ketë marrë zgjidhje problemi i rregulloreve, i vlerësimit të punës dhe performancës së prokurorëve dhe të jetë hapur diga për të operuar me sistemin e karrierës dhe emërimin dhe plotësimin e prokurorive të juridiksionit ët përgjithshëm me drejtues sepse këtë proces e keni bllokuar ju,” u shpreh Manja
Ndalur te formula aktuale e përbërjes së KLP-së, Manja tha se pavarësia nga politika është e garantuar, por nuk po shoqërohet me funksionalitet të duhur.
“Këshilli i ka mekanizmat për të qenë distant nga politika, përse nuk funksionon këshilli, mesa kuptova unë ka të bëjë me protagonizmin e trupës së prokurorëve anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kjo duhej të ishte vlerë për Këshillin. Askujt më shumë se prokurorëve nuk i dhimbset sistemi sepse e kanë shtëpinë e vet. Këshilli do të duhet të ngrihet në nivelin e lartësisë që i kërkon Kushtetuta dhe Ligji, prokurorët dhe jo prokurorët në Këshill. Pse qenka e vështirë për të bërë vlerësimin e 218 prokurorëve që janë sot në sistem? Ka traditë gjyqësore dhe prokuroriale në këtë vend,” u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Xhafaj tha se Këshilli i Lartë i Prokurorisë po i krijon vendit probleme me procesin e integrimit në BE.
“I krijoni vendit një problem shumë të madh në procesi e integrimit sepse kritikat më të mëdha nga BE janë për këtë këshill. Është situatë e mbartur, por çfarë mbështetje kërkoni për aq sa mund të bëjë Kuvendi, para se Kuvendi të bëjë vetë një analizë se çfarë të bëjë me Këshillin”, tha Xhafaj.
Në përgjigje të Xhafajt, drejtuesja e KLP-së, Mirela Bogdani kërkoi një mbledhje pa praninë e kamerave për të diskutuar mbi problematikat e këtij institucioni dhe për të dalë më pas me një zgjidhje.
“Lidhur me çfarë nuk funksionon, ndoshta ky lloj skalioni me prokurorë shumë të lartë dhe profesionistë shumë të mirë, ndoshta kërkon një lloj zbutje menaxheriale. Ndoshta duke qenë të gjithë kaq të aftë, kërkojnë që të kenë zërin e tyre, arsyetimi e tyre që të dominojë në vendimet e këshillit. Mendoj se një menaxhim më i mirë i punës, mund të ndihmojë. Çfarë mund të bëni ju si Kuvend, ndoshta do ishte më mirë qenë një forum ndoshta më komod, jo në prezencën e kamerave të diskutojmë cilat janë realisht problematikat tona dhe të gjejmë edhe kurën. Ne jemi të hapur për të pranuar kritikat”, u shpreh Bogdani. -

Përplasja për UÇK, Deputeti i LVV: Hipokrizi e Ramës; Xhafaj: Reagimi i Kurtit, absurd. Ta fshijnë nga Facebook!
Një ditë përpara protestës së paralajmëruar në Tiranë kundër Gjykatës Speciale të Hagës, është shënuar një debat politik ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Për të trajtuar këtë çështje si zgjedhjet vendore në Kosovë, në emisionin “Tema e Ditës”, të moderuar nga gazetari Arbër Hitaj, u ballafaquan qëndrimet e deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, dhe ish-deputetit socialist, njëherësh ish-zv.ministër i Punëve të Jashtme, Etjen Xhafaj.
Diskutimi u përqendrua në vlerësimin e protestës, rolin e institucioneve shqiptare dhe raportin me Gjykatën Speciale.
Rrustemi deklaroi se Vetëvendosja mbështet çdo reagim qytetar kundër Gjykatës Speciale dhe në mbrojtje të luftës së UÇK-së.
“Ne vlerësojmë, mbështesim dhe përshëndesim çdo reagim qytetar kundrejt Gjykatës Speciale të Hagës dhe në mbrojtje të ish-luftëtarëve të UÇK që po mbahen padrejtësisht atje,” tha ai.
Ai shtoi se partia e tij ka qenë konsistente në kundërshtimin politik të kësaj gjykate, si në aspektin e argumentimit, ashtu edhe përmes protestave.
“Jemi i vetmi subjekt që pa kalkulime elektorale kemi dalë në mbrojtje të luftës së UÇK-së.”
Deputeti Rrustemi u shpreh se “Është fakt që z. Rama në korrik apo në fillim të gushtit të vitit 2015 ka ardhur me helikopter në Prishtinë në mënyrë urgjente për t’u takuar me z. Thaçi dhe z. Mustafa në funksion të themelimit të Gjykatës Speciale dhe miratimit të amendamentit kushtetues që formonte këtë gjykatë. Dhe disa javë më pas u themelua Gjykata Speciale,”.
Nga ana tjetër, Etjen Xhafaj replikoi duke theksuar se protesta nuk është organizuar nga qeveria shqiptare dhe se kryeministri Rama ka shprehur mbështetje për luftëtarët e UÇK-së.
“Së pari, ne jemi duke folur për një protestë që zhvillohet nesër në Tiranë, që quhet ‘Drejtësi për Çlirimtarët’ dhe që do të mblidhen shqiptarë nga të gjitha trevat. Një protestë që nuk është organizuar as nga qeveria dhe as nga kryeministri i Shqipërisë,” tha Xhafaj.
Ish-deputeti e kritikoi deklaratën e Vetëvendosjes, duke thënë se ajo fokusohet më shumë në sulme ndaj institucioneve shqiptare sesa në thelbin e protestës.
“Reagimi i sotëm i Vetëvendosjes flet për protestën vetëm në paragrafin e parë nga tetë të tillë. Dhe në shtatë paragrafët e tjerë thekson rolin që ka pasur Lëvizja Vetëvendosje dhe qëndrimet e saj dhe kritikon jo vetëm kryeministrin e Shqipërisë me emër të përveçëm, por kritikon edhe institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe e mbyll me një këshillë që u bën institucioneve mike se çfarë duhet të bëjnë ato,” tha Xhafaj. -

Raportimet e institucioneve të pavarura në Komisone, bashkarisht me “Komisionin Xhafaj”
Është konstituuar Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
Xhafaj: Kemi marrë propozime nga ndërkombëtarët për të asistencë.
Raportimet e institucioneve të pavarura do të zhvillohen si të përbashkëta me komisionet e tjera. Do të shikojmë sa e dobishme do të jetë kjo.
Më pas le të vendos konferenca e kryetarëve apo parlamenti cila do të jetë praktika më e mirë. Mbledhjet e përbashkëta i lejon neni 37 i rregullores.
Mbledhje të përbashkëta me 4 komisione përfshi atë të ligjeve.
Ivi Kaso: Në një demokraci normale nuk do ishte fare ky do ishte një komision fare normal. Por ju e keni nisur jo me këmbë të mbarë parlamentin. Ta kthejmë këtë komision në një instrument të vërtetë t’i japë zë që përditë e më shumë po i mohohet. Është koha qe të gjitha institucionet e pavarura të kthehen brenda misionit të tyre. Për to pavarësi po jo nga sovrani i cili bën ligje dhe garanton ekzistencën e tyre.Top Channel
-

“Konflikt kompetencash!”, BIRN: Opozita e shqetësuar për dublimin e komisioneve parlamentare
Me 16 shtator, Partia Socialiste votoi në mënyrë të njëanshme ndryshimin e Rregullores së Kuvendit bashkë me komisionet parlamentare, ku përfshihet edhe konstituimi me karakter të përhershëm i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, i njohur ndryshe si komisioni “Xhafaj”.
Por puna e këtij komisioni ka ngritur shqetësime për një ‘konflikt kompetencash’ me Komisionin për Çështjet Ligjore.
Në mbledhjen e parë të komisionit të Ligjeve, kryetari Ulsi Manja bëri të ditur se raportimet e institucioneve të pavarura kushtetuese do të bëhen në mbledhje të përbashkëta me komisionin “Xhafaj”.
“Që mos t’i thërrasim dy herë për të raportuar për të njëjtën gjë,” u justifikua Manja.
Por kur deputetë të opozitës e pyetën se kush do të drejtojë mbledhjet, Manja u përgjigj me pyetjet retorike “si kush do ta drejtojë?” dhe vetëm pasi u konsultua me formulimet përkatëse në rregulloren e Kuvendit, arsyetoi se “komisioni më i përafërt është komisioni i Ligjeve kështu që kryetari i komisionit të Ligjeve do ta drejtojë”.
Komisioni “Xhafaj” ka të pëshkruar në objektin e punës: “monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të strategjive, rezolutave, vendimeve dhe planeve të veprimit të Kuvendit…”.
Sipas Manjës, komisioni i ri bën mbikqyrjen e zbatimit të rezolutave ndaj do të bëhet pjesë e raportimeve dhe “kërkon mirëkuptim derisa sa të krijohet praktika parlamentare…”
Por vendosja e kësaj praktike u kundërshtua nga deputetë të opozitës si një mbivendosje kompetencash mes komisioneve.
Nënkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi tha se kjo është një detyrë e mirëpërcaktuar në rregullore për komisionin e Ligjeve.
“Kanë krijuar një konfikt,” arsyetoi Bylykbashi për BIRN pas mbarimit të mbledhjes, ndërsa sugjeroi se përfshirja e komisionit “Xhafaj’ në këtë proces lidhej me qëllimet e fshehta të qeverisë për të cënuar organet e drejtësisë.
“Që kur u krijua si komision i posaçëm u kontestua se kishte qëllime të tilla dhe ndaj opozita e bojkotoi, por tani është bërë komision i përhershëm dhe futja në një proces që lidhet me raportimet të organeve të drejtësisë projekton dritë-hijet e këtyre synimeve nesër mbi këto institucione,” shtoi Bylykbashi.
Sipas kalendarit të miratuar të martën, raportimet e institucioneve të pavarura kushtetuese do të mbahen në seanca maratonë nga data 7 deri më 14 tetor, ndërsa procesi duhej të ishte përmbyllur ligjërisht brenda qershorit në legjislaturën e kaluar.
Vitin që shkoi, qeveria tentoi të replikojë një proces në dukje të ngjashëm me reformën në drejtësi përmes të ashtuquajturit “komisioni antikorrupsion” i drejtuar nga Xhafaj, i cili u ngrit mbi një rezulotë të inicuar nga kryeministri Edi Rama dhe të miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca.
Por, puna e tij fut në krizë që në nisjen e punës së tij kur institucionet e drejtësisë dhe një numër organizatash të shoqërisë civile refuzuan njëra pas tjetrës që të dërgonin ekspertë pranë komisionit dhe ndërsa u bojkotua nga opozita. Pasi shpenzoi disa muaj duke organizuar tryeza me shoqërinë civile dhe akademikë, komisioni e mbylli punën në korrik pa ndonjë produkt real.
Në sezonin e ri parlamentar, komisioni i posaçëm do të operojë si një komision i përhershëm./birn -

Ja pse po sulmohet Ulsi Manja nga klani i Veliajt, luftë e fortë në prapaskenë për të kapur Ministrinë e Drejtësisë…
Nga momenti kur dyert e burgut u mbyllën, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e kuptoi se beteja e tij nuk do të ishte vetëm me drejtësinë, por me njerëz të brendshëm të Partisë Socialiste. Në krye të kësaj liste, sipas vetë fjalëve të tij, qëndron Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Bisedat e përgjuara mes Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, zbuluan disa javë më parë një nivel zemërimi dhe përbuzjeje të rrallë në politikën shqiptare. Ai ankohej se në burg i kishin bërë “zbor”, se e kishin lënë me njerëz që kishin mbi njëqind vite dënim penal dhe se kjo, sipas tij, ishte një rrezik i drejtpërdrejtë për jetën e tij.
“Qelbësirë… nuk kam për t’ia fal. As Ols Dados, por sidomos Ulsi qelbësirës…”, dëgjohet duke thënë Veliaj, duke e quajtur ministrin “katundar i ndyrë” dhe duke e akuzuar hapur se ishte përgjegjës për arrestimin e tij. Këto nuk ishin thjesht fjalë zemërimi të një njeriu në vështirësi. Ato shënuan pikënisjen e një operacioni politik të mirëorganizuar, me synim rrëzimin e Manjës nga posti i ministrit dhe marrjen e kontrollit mbi Ministrinë e Drejtësisë.
Sulmet ndaj Manjës
Në prapaskenë, grupi i Veliajt nisi të mobilizonte rrjetin e tij të bashkëpunëtorëve, duke përfshirë media me në krye Mero Bazen dhe Bolinon, figura brenda PS-së dhe kontakte me ndikim në drejtësi. Skenari i hartuar tashmë nga ky grup është i qartë: në shtator, me riformatimin e kabinetit që do të bëjë Rama, Manja duhet të zëvendësohet nga Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Drejtësisë dhe i konsideruar si “babai” i Reformës në Drejtësi. Për ta çuar deri në fund këtë plan qëndron një rrjet i gjerë figurash me ndikim në sistemin gjyqësor dhe politik: Arben Rakipi i cili dyshohet se është kolona kryesore, duke vazhduar te Sokol Sadushin, Arta Mandron, Naureida Llagamin, Erinda Ballancën, apo Klotilda Bushkën, njerëz të ngushtë të lidhur me Veliajn. Burime bëjnë me dije se përgatitet plani që rrezikon të cenojë autonominë e SPAK-ut dhe të gjithë procesin e reformës në drejtësi. Kujtojmë se Xhafaj qëndron në krye të komisionit që akuzohet se po përpiqet të devijojë reformën nga rruga e saj, por që deri më tani po ndalet vetëm falë rezistencës së fortë të SHBA-së, BE-së dhe institucioneve të reja të drejtësisë.
Mediat e Veliajt kërkojnë “kokën” e Manjës
Pra në këtë lojë pushteti, përveç sulmeve nga mediat për keqtrajtimin e Veliajt në burg nga Manja, drafti i ri i Kodit Penal po shndërrohet në një pretekst të artë për të ushqyer fushatën kundër Ulsi Manjës. Mediat e Veliajt po e masakrojnë Manjën, duke e nxjerrë se ai vepron i vetëm dhe jashtë linjës së partisë. Në këtë betejë, janë vënë në lëvizje fonde, kontakte ndërkombëtare, media dhe madje edhe figura të vjetra të sistemit që kanë humbur terren pas reformës. Shtatori pritet të jetë muaji i përballjes finale. Nëse plani i grupit Veliaj-Xhafaj funksionon, Ministria e Drejtësisë do të bjerë në duart e një grupimi që prej kohësh ka kërkuar të zvogëlojë fuqinë e SPAK-ut dhe fundosja e Veliajt është një arsye dhe më e fortë për të shtuar presionet dhe për të çuar deri në fund planin anti-SPAK.
Planet e Xhafajt
Sinjalin se do të ketë lëvizje të forta pas shtatorit e dha vetë Fatmir Xhafaj, i cili gjatë një konference pak ditë më parë ku raportoi për punën e komisionit, deklaroi se draftet janë gati dhe do të futen në Kuvend sapo të nisë sesioni i ri. “Ne kemi dokumente të hartuara prej ekspertëve për sistemin e drejtësisë. Nuk dëshironim t’i sillnim këtu gjatë fushatës zgjedhore sepse do të bëheshin menjëherë kazus për politikën e ditës. Por tani Kuvendi do ta ketë këtë në prioritetet e tij në sesionin e parë të legjislaturës së re”, deklaroi Xhafaj. Ai kritikoi drejtpërdrejt KLGJ-në dhe KLP-në, duke i akuzuar për mosfunksionim dhe shkelje të detyrimeve ligjore. “E dini ju që këshillat nuk kanë bërë një cikël të vlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve që është detyrim i tyre? Kjo nuk është thjesht çështje teknike, por një shkelje e detyrimeve ligjore”, u shpreh ai. Burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se plani është që të ketë një shkrirje të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), për t’i bashkuar në një strukturë të vetme, që thuhet se do të jetë nën komandën direkte të mazhorancës. Paralelisht, pritet të shkrihen Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe ILDKP në një institucion unik, ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) mbetet jashtë loje. Ky është thelbi i manovrës që po përgatitet për t’u konkretizuar në sesionin e ri parlamentar. -

Raporti “Xhafaj” me 700 faqe ‘të arta’, që synon kryqëzimin e SPAK-ut; kostoja 1430 Euro/fleta
Me 1 milion euro për 700 faqe raport, mazhoranca paralajmëron ndërhyrje ligjore për të “riformatuar” drejtësinë e re. Objektivi i heshtur: kapja ose shkrirja e SPAK…
Në një konferencë për mediat, Fatmir Xhafaj deklaroi mbylljen e komisionit parlamentar “Për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit”, por konfirmoi hapur se mazhoranca nuk ka hequr dorë nga qëllimi për të ushtruar presion e kontroll mbi SPAK-un dhe institucionet e drejtësisë së re.
Sipas Xhafajt, komisioni i drejtuar prej tij ka evidentuar probleme shqetësuese në statusin, pavarësinë, detyrimet dhe funksionimin ligjor e praktik të strukturës së posaçme antikorrupsion, të cilat do t’ia adresojë parlamentit për të ndërhyrë në ligj.
Por për kompetencat dhe pavarësinë e SPAK, i vetmi referim është Kushtetuta, e cila ka një aneks të veçantë për këtë strukturë. Deklarata e Xhafajt tregon se mazhoranca synon ndryshimin e këtij kuadri, jo për ta forcuar SPAK-un, por për ta dobësuar, kapur ose shkrirë, me justifikimin se misioni i tij është përmbushur.Raporti anti-SPAK “Xhafaj” ka 700 faqe dhe kostoja e hartimit të tij është 1 milion euro, rreth 1430 euro për faqe. Nga kjo shumë, 500 mijë euro u paguan për ekspertët e caktuar nga vetë Xhafaj dhe 500 mijë euro për shpenzime të tjera: ndihmës, materiale, honorare etj.
Por përtej shifrave, shqetësimi më serioz është deklarata e Xhafajt se megjithëse komisioni u mbyll, plani i mazhorancës për të vendosur nën kontroll SPAK-un vazhdon. Raporti do të diskutohet në fillim të legjislaturës së re, me qëllim hartimin e ligjeve që synojnë reformimin e drejtësisë.
Për zgjatjen e mandatit të SPAK, Xhafaj deklaroi se nuk ka nevojë apo argument për ta bërë këtë. Përkundrazi, komisioni ka propozuar ngritjen e një komisioni të përhershëm parlamentar vendimmarrës që do mbikëqyrë veprimtarinë e drejtësisë së re.
Kjo ndërhyrje, sipas Xhafajt, është e domosdoshme për të forcuar luftën kundër korrupsionit. Por në fakt, ajo që pritet është tërheqja e frenave ndaj SPAK dhe rikthimi i kontrollit politik mbi drejtësinë. Nëse SPAK ka shkelur ligjin, edhe kjo është pjesë e problemit, siç është rasti i vëllait të Xhafajt, i hequr nga lista e OFL-së dhe pasuritë e familjarëve të tij që nuk janë hetuar.
Kësisoj, me një raport luksoz dhe një axhendë të koduar, mazhoranca po përgatit terrenin për të mbyllur një kapitull dhe për të shkruar një tjetër, me një drejtësi të riformatuar sipas nevojave të pushtetit. SPAK është kthyer në objektiv, dhe goditja po maskohet me fjalë si “riformë”, “ristrukturim” dhe “efikasitet”. Ndërkohë, heshtja e institucioneve të tjera mbetet shqetësimi më i madh./Pamfleti -

BIRN: Fatmir Xhafaj paralajmëron “reformë të re” në drejtësi në shtator
Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, bëri të enjten një bilanc të punës 1-vjeçare të këtij komisioni, i cili u ngrit mbi bazën e një rezolute të iniciuar nga kryeministri Edi Rama dhe funksionoi në mënyrë të njëanshme, pasi opozita refuzoi të merrte pjesë.
Si bilanc pune në përfundim të afatit ligjor u konsideruan dy dokumente; një analizë 700 faqesh për tre shtylla të funksionimit të shtetit të së drejtës, mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit dhe një dokument tjetër i titullur ‘Plan Kombëtar i Veprimit’ – ku propozohen masa konkrete ligjore e institucionale.
Komisioni nuk arriti të prekë atë që u konsiderua si ‘’çështja e nxehtë’ e punës së tij, analizën e sistemit të drejtësisë dhe rezultateve të reformës në drejtësi, që për rastësi është hartuar nga një komision i posaçëm parlamentar i drejtuar po nga Xhafaj, një dekadë më parë.
Që në nisje të punës të gjitha institucionet e reja të drejtësisë refuzuan ftesën e tij për të marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë me ekspertët e tyre në punën e komisionit “Antikorrupsion’, duke e argumentuar këtë vendimmarrje me pavarësinë e tyre Kushtetuese.
I pyetur nga BIRN se a ndikoi ky refuzim që komisioni dhe ekspertët e shumtë të kontraktuar prej tij, të mos prodhonin një analizë për ecurinë e reformës në drejtësi, Xhafaj u përgjigj duke shigjetuar me kritika organet e drejtësisë, ndërsa kërkoi që legjislatura e re parlamentare të nisë punën pikërisht me analizën e punës së këtyre institucioneve dhe një reformë të re ligjore në drejtësi.
“Kjo është detyrë e Kuvendit që ta çojë deri në fund këtë gjë”, tha ai, duke sqaruar se komisioni kishte ofruar ‘delegim kompetencash’ tek këto institucione që ta bënin vetë analizën e punës së tyre.
Ai pranoi se e kishte shmangur nga objekti i punës së komisionit këtë çështje për shkak të fushatës zgjedhore, por pranoi se ka draft-dokumente të hartuara prej ekspertëve për sistemin e drejtësisë, që do t’i kalonin Kuvendit në shtator.
“Nuk dëshironim të implikonim debatin për drejtësinë me fushatën, sepse druheshim se çështjet që do të diskutonim aty do të bëheshin shumë lehtë kazuse për politikën e ditës” u justifikua ai duke shprehur bindjen se “Kuvendi do ta ketë këtë në prioritetet e tij në sesionin e parë të legjislaturës së re”.
Me një gjuhë kritike ndaj institucioneve të drejtësisë Xhafaj shtoi se “ka një sërë angazhime të tyre në kuadër të negociatave që nuk janë përmbushur, që nëse nuk përmbushen rrezikon që vendi të mos marrë notën kaluese”.
“E dini ju që këshillat nuk kanë bërë një cikël të vlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve që është detyrim i tyre”, pyeti ai, ndërsa e quajti të ‘vonuar’ ndërmarrjen nga ana e Kuvendit të një kontrolli post-legjislativ të efekteve që kanë sjellë ligjet e reformës në drejtësi.
Sipas deputetit socialist institucionet e drejtësisë ‘humbën një shans’ për të kaluar një një pjesë të ndryshimeve ligjore që vetë kanë propozuar, ndërsa në arsyet e mospërfshirjes së tyre ai aludoi se “…mund të ketë ndër ta që nuk duan ta bëjnë këtë analizë”
Puna e këtij komisioni mori kritika në fillim të korrikut nga Komisioni Evropian për mangësi në transparencë, gjithëpërfshirje dhe metodologjinë e ndjekur nga komisioni.
Në këtë raport vihej në dukej fakti që shumica e institucioneve të drejtësisë u angazhuan vetëm formalisht me komisionin dhe konsiderohej edhe një herë me rëndësi që puna e tij të ishte “gjithëpërfshirëse, transparente dhe në përputhje me rezultatet pozitive të reformës në drejtësi të vitit 2016, duke garantuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë”.
I pyetur për këto kritika, Xhafaj tha se kishte një ‘handikap’ dhe mospërputhje me rezultatet konkrete të komisionit.
Aktiviteti i punës së komisionit u organizua jashtë formateve të zakonshme të punës parlamentare, me ‘forume dialogu qytetar’ dhe tryeza me grupe interesi, organizata të shoqërisë civile, pedagogë e ekspertë të fushave të ndryshme, ku një numër i madh ekspertësh të paguar nga Kuvendi u përfshinë në hartimin e dokumentit analitik.
Në përfundim të punës, Xhafaj sugjeroi që Kuvendi i dalë nga zgjedhjet 11 majit të vijojë të ruajë këtë strukturë ose të ngrejë një strukturë të ngjashme për te vijuar punë me zbatimin e masave të propozuara në Planin e Veprimit. -

Fatmir Xhafaj paralajmëron goditjen përfundimtare të drejtësisë për llogari të Ramës
Kryetari i Komisionit të Posaçëm ‘Antikorrupsion’, Fatmir Xhafaj paralajmëroi të enjten se Kuvendi i ri duhet të ketë prioritet analizën e punës së organeve të reja të drejtësisë, ndërsa rezervoi kritikat për punën e tyre, pasi ato refuzuan të bashkëpunonin me këtë komision.
Nga Blerina Gjoka-BIRN
Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, bëri të enjten një bilanc të punës 1-vjeçare të këtij komisioni, i cili u ngrit mbi bazën e një rezolute të iniciuar nga kryeministri Edi Rama dhe funksionoi në mënyrë të njëanshme, pasi opozita refuzoi të merrte pjesë.
Si bilanc pune në përfundim të afatit ligjor u konsideruan dy dokumente; një analizë 700 faqesh për tre shtylla të funksionimit të shtetit të së drejtës, mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit dhe një dokument tjetër i titullur ‘Plan Kombëtar i Veprimit’ – ku propozohen masa konkrete ligjore e institucionale.
Komisioni nuk arriti të prekë atë që u konsiderua si ‘’çështja e nxehtë’ e punës së tij, analizën e sistemit të drejtësisë dhe rezultateve të reformës në drejtësi, që për rastësi është hartuar nga një komision i posaçëm parlamentar i drejtuar po nga Xhafaj, një dekadë më parë.
Që në nisje të punës të gjitha institucionet e reja të drejtësisë refuzuan ftesën e tij për të marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë me ekspertët e tyre në punën e komisionit ‘Antikorrupsion’, duke e argumentuar këtë vendimmarrje me pavarësinë e tyre Kushtetuese.
I pyetur nga BIRN se a ndikoi ky refuzim që komisioni dhe ekspertët e shumtë të kontraktuar prej tij, të mos prodhonin një analizë për ecurinë e reformës në drejtësi, Xhafaj u përgjigj duke shigjetuar me kritika organet e drejtësisë, ndërsa kërkoi që legjislatura e re parlamentare të nisë punën pikërisht me analizën e punës së këtyre institucioneve dhe një reformë të re ligjore në drejtësi.
‘Kjo është detyrë e Kuvendit që ta çojë deri në fund këtë gjë’, tha ai, duke sqaruar se komisioni kishte ofruar ‘delegim kompetencash’ tek këto institucione që ta bënin vetë analizën e punës së tyre.
Ai pranoi se e kishte shmangur nga objekti i punës së komisionit këtë çështje për shkak të fushatës zgjedhore, por pranoi se ka draft-dokumente të hartuara prej ekspertëve për sistemin e drejtësisë, që do t’i kalonin Kuvendit në shtator.
‘Nuk dëshironim të implikonim debatin për drejtësinë me fushatën, sepse druheshim se çështjet që do të diskutonim aty do të bëheshin shumë lehtë kazuse për politikën e ditës’ u justifikua ai duke shprehur bindjen se ‘Kuvendi do ta ketë këtë në prioritetet e tij në sesionin e parë të legjislaturës së re’.
Me një gjuhë kritike ndaj institucioneve të drejtësisë Xhafaj shtoi se ‘ka një sërë angazhime të tyre në kuadër të negociatave që nuk janë përmbushur, që nëse nuk përmbushen rrezikon që vendi të mos marrë notën kaluese’.
‘E dini ju që këshillat nuk kanë bërë një cikël të vlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve që është detyrim i tyre’, pyeti ai, ndërsa e quajti të ‘vonuar’ ndërmarrjen nga ana e Kuvendit të një kontrolli post-legjislativ të efekteve që kanë sjellë ligjet e reformës në drejtësi.
Sipas deputetit socialist institucionet e drejtësisë ‘humbën një shans’ për të kaluar një një pjesë të ndryshimeve ligjore që vetë kanë propozuar, ndërsa në arsyet e mospërfshirjes së tyre ai aludoi se ‘…mund të ketë ndër ta që nuk duan ta bëjnë këtë analizë’
Puna e këtij komisioni mori kritika në fillim të korrikut nga Komisioni Evropian për mangësi në transparencë, gjithëpërfshirje dhe metodologjinë e ndjekur nga komisioni.
Në këtë raport vihej në dukej fakti që shumica e institucioneve të drejtësisë u angazhuan vetëm formalisht me komisionin dhe konsiderohej edhe një herë me rëndësi që puna e tij të ishte ‘gjithëpërfshirëse, transparente dhe në përputhje me rezultatet pozitive të reformës në drejtësi të vitit 2016, duke garantuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë’.
I pyetur për këto kritika, Xhafaj tha se kishte një ‘handikap’ dhe mospërputhje me rezultatet konkrete të komisionit.
Aktiviteti i punës së komisionit u organizua jashtë formateve të zakonshme të punës parlamentare, me ‘forume dialogu qytetar’ dhe tryeza me grupe interesi, organizata të shoqërisë civile, pedagogë e ekspertë të fushave të ndryshme, ku një numër i madh ekspertësh të paguar nga Kuvendi u përfshinë në hartimin e dokumentit analitik.
Në përfundim të punës, Xhafaj sugjeroi që Kuvendi i dalë nga zgjedhjet 11 majit të vijojë të ruajë këtë strukturë ose të ngrejë një strukturë të ngjashme për te vijuar punë me zbatimin e masave të propozuara në Planin e Veprimit.
-

Mbyllet komisioni “Xhafaj”: Asnjë ndërhyrje në kompetencat e SPAK
Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, pas 14 muajsh punë, përfundoi mandatin e tij, duke shtruar rrugën se ku duhet të ecë Parlamenti në legjislaturën e ardhshme dhe cilat ligje duhet të ndryshojë për të përmbushur detyrimet që lidhen me procesin e integrimit.
Komisioni, i njohur më së shumti me emrin e kryetarit të tij, komisioni Xhafaj, skanoi 3 komponentët kryesorë të shtetit: mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit, duke propozuar miratimin e 78 nismave ligjore.
“Për herë të dytë në këto 10 vite, Kuvendi i Shqipërisë u shndërrua në hapësirën kushtetuese e institucionale për realizimin e një tjetër reforme shtetndërtuese që synon konsolidimin e shtetit të së drejtës, por që i shërben edhe procesit të anëtarësimit për Shqipërinë 2030 në BE.”,tha Fatmir Xhafaj Kryetar i Komisionit të Posaçëm.Në fund të mandatit të komisionit, Xhafaj iu kundërpërgjigj të gjithë kritikëve të cilët përgjatë këtyre muajve kanë deklaruar se komisioni do të përdorej për të kufizuar kompetencat e institucioneve të drejtësisë, e në mënyrë të veçantë të SPAK-ut.
“Këto interpretimet e superkomisionit, që do kapte drejtësinë, do kapte SPAK-un, ma bëni me dije pas 14 muajve punë të Komisionit, ku gjendet në një faqe të dokumentit dhe punës?”
Xhafaj ka sqaruar se detyra e komisionit ishte edhe analiza e sistemit të drejtësisë, e cila u shty për shkak të betejës elektorale, dhe do të jetë pjesë e punës së Parlamentit në sesionin e vjeshtës.
“Ka një sërë angazhimesh të tyre në kuadrin e negociatave që janë të papërmbushura, që nëse nuk përmbushen, vendi rrezikon të mos e marrë notën kaluese. A e dini ju që në 5 vjet Këshillat nuk kanë bërë një cikël të vlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve?”
Kryetari i Komisionit të Posaçëm shpjegoi edhe marrëdhënien me institucionet e drejtësisë, duke sjellë në vëmendje se janë këto institucione që vetë kanë kërkuar 150 ndryshime ligjore në korpusin e ligjeve të reformës në drejtësi.
“Kanë kërkuar ata ndryshime kushtetuese, dhe ata nuk kanë kurajon të thonë: ‘Na falni, jemi ne që i kemi kërkuar Kuvendit ndryshime kushtetuese, jo Kuvendi na ka kërkuar ne.’ Dhe ne prapë jemi treguar tolerantë, sepse është shumë i rëndësishëm lojaliteti në raportin mes institucioneve.”
Komisioni i njohur me emrin “Xhafaj” funksionoi për 14 muaj vetëm me anëtarët e PS-së, pasi opozita refuzoi që në krye të herës të bëhej pjesë e tij. Tani i takon Parlamentit të ri të vendosë se çfarë do të bëjë me punën e realizuar nga ky komision dhe është ende e paqartë nëse ai do të nisë një mandat të ri në muajin shtator, nëse detyrën e hartimit të ligjeve do ta marrë një prej komisioneve aktuale, apo do të ngrihet një nënkomision i posaçëm që do të ndjekë rrugën e reformave.
/vizionplus.tv