Tag: xchat

  • Elon Musk thotë se XChat do të bëhet i disponueshëm brenda kësaj jave

    Elon Musk thotë se XChat do të bëhet i disponueshëm brenda kësaj jave

    Ditën e Dielë Elon Musk tha se versioni i ri i mesazheve direkte në rrjetin social X, quajtur XChat, po lançohet për të gjithë përdoruesit me funksionalitete si mesazhe që vetëfshihen, enkriptim dhe shkëmbim të dhënash krahas mbështetjes për thirrjet audio dhe video.

    Funksionalitetet e reja ende nuk janë të disponueshme gjerësisht ndërsa XChat vetëm ka filluar të testohet për një grup përdoruesish. Musk pret që XChat do të mbërrijë tek të gjithë përdoruesit brenda kësaj jave.
    Përmes një serie postimesh në X, Musk theksoi se versioni i përditësuar i Xchat është ndërtuar mbi gjuhën Rust me enkriptim të stilit të Bitcoin dhe një arkitekturë krejtësisht të re.

    Shumë njerëz ngritën dyshime nëse Musk po përdor këtë terminologji për të reklamuar shërbimin. Pronari i kompanisë është shprehur vazhdimisht se synon ta bëjë aplikacionin një konkurrent të denjë të Signal apo iMessage. /PCWorld Albanian

  • Rrjeti social X lançon platformën e re të mesazheve quajtur XChat

    Rrjeti social X lançon platformën e re të mesazheve quajtur XChat

    Funksionaliteti i ri i mesazheve direkt në rrjetin social X, quajtur Xchat, ka filluar të lançohet për testuesit beta. Disa përdorues të X të cilët paguajnë për abonimet në platformë raportuan se kanë qasje në XChat.

    XChat është menduar si një version më i fuqishëm i mesazheve ekzistuese direkte të rrjetit social X. Disa funksionalitete që spekulohet se do të ofrohen nga XChat janë mesazhet në grup, enkriptimi fundor, modaliteti vanish, shkëmbimi i të dhënave dhe opsioni për të etiketuar mesazhet si të palexuara.
    Mesazhet gjithashtu do të mund të sigurohen me një kod PIN me katër shifra. Ditën e Enjte X njoftoi se do të ndërpriste enkriptimin fundor që siç duket sinjalizoi lançimin e XChat raportuar edhe nga disa insajderë të industrisë.

    Përdoruesit me pagesë kanë pasur qasje të kufizuar në mesazhet e enkriptuara. Që kur Musk e bleu Twitter, për ta ribranduar më pas në X, ka shprehur ambiciet për ta integruar enkriptimin fundor të nivelit të Signal në X. /PCWorld Albanian

  • Anulohet përkohësisht enkriptimi për bisedat në X

    Anulohet përkohësisht enkriptimi për bisedat në X

    Përdoruesit e X nuk mund të dërgojnë më mesazhe të enkriptuara në platformë. Kompania tha përmes një përditësimi se do të ndërpriste funksionalitetin ndërsa po punon për të bërë përmirësime.

    Përdoruesit ende do të mund të shohin bisedat e kaluara që kanë qenë të enkriptuara por nuk do të mund të dërgojnë mesazhe të reja të enkriptuara.
    Gjer më sot mesazhet direkte të enkriptuara janë ofruar vetëm mes përdoruesve të verifikuar. Mbetet e paqartë se kur ky funksionalitet do të implementohet përsëri apo nëse kjo ndërprerje ka të bë bëjë me platformën Xchat që kompania synon ta lançojë së shpejti.

    Punonjësit e X kanë dhënë prej disa kohësh të dhëna rreth XChat, i cili thuhet se do të ofrojë mesazhe të drejtpërdrejta të enkriptuara. Pamjet e ekranit nga rrjedhjet sugjerojnë se XChat mund të ketë edhe veçori shtesë sigurie, si biseda të mbrojtura me PIN.
    /PCWorld Albanian