Tag: women

  • Raundi i dytë i “UEFA Women’s Europa Cup”, Vllaznia përballet me Interin

    Raundi i dytë i “UEFA Women’s Europa Cup”, Vllaznia përballet me Interin

    Vllaznia e vajzave do të përballet me Interin në raundin e dytë të “UEFA Women’s Europa Cup”. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vendosi përballë skuadrës shkodrane, italianet e Interit.
    Ndeshja e parë do të zhvillohet më 7 ose 8 tetor në Milano, ndërsa takimi i kthimit do të luhet me 14 ose 15 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

    Skuadra kuqeblu siguroi kualifikimin në këtë fazë pas dy fitoreve radhazi ndaj ukrainaseve të Kolos Kovalivka, me rezultatin identik 2-0.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • UEFA Women’s Europa Cup/ Vllaznia & Partizani luajnë të mërkurën ndeshjet vendimtare të raundit të parë kualifikues

    UEFA Women’s Europa Cup/ Vllaznia & Partizani luajnë të mërkurën ndeshjet vendimtare të raundit të parë kualifikues

    Vllaznia dhe Partizani i vajzave do të luajnë të mërkurën ndeshjet e dyta të raundit të parë kualifikues, ku do të vendoset gjithçka për kualifikimin në raundin tjetër.
    Vllaznia është vetëm një hap larg kalimit në raundin e dytë, pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Kolos Kovalivka. Edhe takimi i kthimit do të luhet në “Loro Boriçi” në orën 18:00, ku vajzat shkodrane janë shumë pranë suksesit.

    Për Partizanin sfida është shumë më e vështirë pas humbjes 5-0 në ndeshjen e parë në “Niko Dovana”. Ndeshja e dytë Spartak Subotica – Partizani do të zhvillohet në “Gradski Subotica”, në orën 18:00.
    FSHF u uron shumë suksese të dyja skuadrave shqiptare në këto ndeshje vendimtare për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Women’s Europa Cup.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • UEFA Women’s Europa Cup: Vllaznia dhe Partizani luajnë ndeshjet e kthimit. Shkodranet shumë pranë raundit të dytë

    UEFA Women’s Europa Cup: Vllaznia dhe Partizani luajnë ndeshjet e kthimit. Shkodranet shumë pranë raundit të dytë

    16 Shtator 2025

    18:58

    Telesport

    Vllaznia dhe Partizani i vajzave do të luajnë të mërkurën ndeshjet e dyta të raundit të parë kualifikues, ku do të vendoset gjithçka për kualifikimin në raundin tjetër.
    Vllaznia është vetëm një hap larg kalimit në raundin e dytë, pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Kolos Kovalivka. Edhe takimi i kthimit do të luhet në “Loro Boriçi” në orën 18:00, ku vajzat shkodrane janë shumë pranë suksesit.
    Për Partizanin sfida është shumë më e vështirë pas humbjes 5-0 në ndeshjen e parë në “Niko Dovana”. Ndeshja e dytë Spartak Subotica – Partizani do të zhvillohet në “Gradski Subotica”, në orën 18:00.
    FSHF u uron shumë suksese të dyja skuadrave shqiptare në këto ndeshje vendimtare për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Women’s Europa Cup.

  • UEFA Women’s Europa Cup/ Partizani nis nesër rrugëtimin, përballet me ŽFK Spartak Subotica në “Niko Dovana”

    UEFA Women’s Europa Cup/ Partizani nis nesër rrugëtimin, përballet me ŽFK Spartak Subotica në “Niko Dovana”

    Për herë të parë në histori, ekipi i vajzave të Partizanit do të marrë pjesë në UEFA Women’s Europa Cup, kompeticioni europian që nis këtë sezon futbollistik dhe ngre siparin nesër me ndeshjet e raundit të parë. Ky edicion i ri pritet të sjellë emocione të mëdha në futbollin e vajzave dhe më shumë garë e rritje të cilësisë.
    Në ketë edicion, Shqipëria do të përfaqësohet nga dy skuadra, Vllaznia e Partizani. Skuadra kryeqytetase do të luajë ndeshjen e saj të parë nesër, përballë ekipit serb, ŽFK Spartak Subotica. Takimi i parë do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në orën 15:00, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Serbi.
    Federata e Futbollit uron skuadrën e Partizanit për këtë arritje historike dhe shumë suksese në këtë kompeticion të ri, duke e cilësuar këtë si një mundësi të shkëlqyer për të rritur edhe më tej nivelin e futbollit të vajzave në Shqipëri.

  • UEFA Women’s Europa Cup, Vllaznia dhe Partizani mësuan kundërshtaret e raundit të parë kualifikues

    UEFA Women’s Europa Cup, Vllaznia dhe Partizani mësuan kundërshtaret e raundit të parë kualifikues

    Është hedhur dje shorti për raundin e parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup, kompeticioni më i ri në futbollin e vajzave që zhvillohet për herë të parë në histori.

    Dy skuadrat shqiptare, Vllaznia dhe Partizani, kanë mësuar kundërshtaret e tyre në këtë fazë.

    Vllaznia, që ishte në vazon e favoriteve, do të përballet me skuadrën ukrainase FC Kolos Kovalivka. Ndërsa Partizani do të ketë përballë ekipin serb ŽFK Spartak Subotica.

    Ndeshjet e raundit të parë kualifikues do të luhen me sistem vajtje–ardhje. Takimet e para janë programuar më 10/11 shtator, ndërsa ndeshjet e kthimit më 17/18 shtator.

    Federata e Futbollit u uron shumë suksese dy skuadrave shqiptare në rrugëtimin e tyre europian në këtë kompeticion të ri për futbollin e vajzave.

    Vazhdo leximin

  • UEFA Women’s Europa Cup, Vllaznia dhe Partizani mësojnë kundërshtaret e raundit të parë kualifikues

    UEFA Women’s Europa Cup, Vllaznia dhe Partizani mësojnë kundërshtaret e raundit të parë kualifikues

    Është hedhur sot shorti për raundin e parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup, kompeticioni më i ri në futbollin e vajzave që zhvillohet për herë të parë në histori.
    Dy skuadrat shqiptare, Vllaznia dhe Partizani, kanë mësuar kundërshtaret e tyre në këtë fazë.
    Vllaznia, që ishte në vazon e favoriteve, do të përballet me skuadrën ukrainase FC Kolos Kovalivka. Ndërsa Partizani do të ketë përballë ekipin serb ŽFK Spartak Subotica.
    Ndeshjet e raundit të parë kualifikues do të luhen me sistem vajtje–ardhje. Takimet e para janë programuar më 10/11 shtator, ndërsa ndeshjet e kthimit më 17/18 shtator.
    Federata e Futbollit u uron shumë suksese dy skuadrave shqiptare në rrugëtimin e tyre europian në këtë kompeticion të ri për futbollin e vajzave.

  • UEFA Women’s Europa Cup, Vllaznia dhe Partizani mësojnë kundërshtaret e raundit të parë

    UEFA Women’s Europa Cup, Vllaznia dhe Partizani mësojnë kundërshtaret e raundit të parë

    31 Gusht 2025

    15:31

    Telesport

    Është hedhur sot shorti për raundin e parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup, kompeticioni më i ri në futbollin e vajzave që zhvillohet për herë të parë në histori.
    Dy skuadrat shqiptare, Vllaznia dhe Partizani, kanë mësuar kundërshtaret e tyre në këtë fazë.
    Vllaznia, që ishte në vazon e favoriteve, do të përballet me skuadrën ukrainase FC Kolos Kovalivka. Ndërsa Partizani do të ketë përballë ekipin serb ŽFK Spartak Subotica.
    Ndeshjet e raundit të parë kualifikues do të luhen me sistem vajtje–ardhje. Takimet e para janë programuar më 10/11 shtator, ndërsa ndeshjet e kthimit më 17/18 shtator.
    Federata e Futbollit u uron shumë suksese dy skuadrave shqiptare në rrugëtimin e tyre europian në këtë kompeticion të ri për futbollin e vajzave.

  • Vllaznia e vajzave fiton 3-1 ndaj Racing Union dhe vazhdon rrugëtimin në UEFA Women’s Europa Cup

    Vllaznia e vajzave fiton 3-1 ndaj Racing Union dhe vazhdon rrugëtimin në UEFA Women’s Europa Cup

    Vllaznia e vajzave arriti një fitore të rëndësishme ndaj Racing Union në UEFA Women’s Champions League, duke triumfuar 3-1 në ndeshjen e zhvilluar sot në “Loro Boriçi” në Shkodër.
    Me këtë sukses, Vllaznia siguroi vendin e tretë në mini-turneun e saj dhe kualifikohet automatikisht në raundin e parë të UEFA Women’s Europa Cup për sezonin 2025/26, duke vazhduar rrugëtimin në garat europiane.
    Skuadra shkodrane dominoi takimin dhe në pjesën e parë realizoi tre gola me Arbiona Bajraktarit, Megi Doçin dhe Teresa Dedan.
    Racing Union arriti të shënojë vetëm një gol në fund të takimit me Coraline Corplet, dhe ndeshja u mbyll 3-1 në favor të Vllaznisë.
    Në raundin e parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup do të marrë pjesë edhe Partizani i vajzave. Shorti për këtë raund është planifikuar nesër, më 31 gusht.

  • Vllaznia fiton 3-1 ndaj Racing Union, vazhdon rrugëtimin në Europë

    Vllaznia fiton 3-1 ndaj Racing Union, vazhdon rrugëtimin në Europë

    30 Gusht 2025

    13:25

    Alfred Lleshi

    Vllaznia e vajzave arriti një fitore të rëndësishme ndaj Racing Union në UEFA Women’s Champions League, duke triumfuar 3-1 në ndeshjen e zhvilluar sot në “Loro Boriçi” në Shkodër.
    Me këtë sukses, Vllaznia siguroi vendin e tretë në mini-turneun e saj dhe kualifikohet automatikisht në raundin e parë të UEFA Women’s Europa Cup për sezonin 2025/26, duke vazhduar rrugëtimin në garat europiane.
    Skuadra shkodrane dominoi takimin dhe në pjesën e parë realizoi tre gola me Arbiona Bajraktarit, Megi Doçin dhe Teresa Dedan.
    Racing Union arriti të shënojë vetëm një gol në fund të takimit me Coraline Corplet, dhe ndeshja u mbyll 3-1 në favor të Vllaznisë.
    Në raundin e parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup do të marrë pjesë edhe Partizani i vajzave. Shorti për këtë raund është planifikuar nesër, më 31 gusht.

  • FSHF organizon me sukses ndeshjet e raundit të parë të grupit 4 të UEFA Women’s Champions League

    FSHF organizon me sukses ndeshjet e raundit të parë të grupit 4 të UEFA Women’s Champions League

    Federata e Futbollit organizoi me sukses mini-turneun e raundit të parë të grupit 4 të UEFA Women’s Champions League, që u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nga data 30 korrik deri më 2 gusht 2025.
    Në këtë turne u zhvilluan një ndeshje gjysmëfinale dhe finalja, që u luajt mbrëmjen e kaluar, duke përcaktuar ekipin që kualifikohet për në raundin tjetër të këtij kompeticioni. Sfida finale mes ABB Fomget SK dhe FC Kiryat Gat u mbyll me fitoren e 1-3 të ABB Fomget.
    FSHF përmbushi me sukses të gjitha detyrimet organizative të përcaktuara nga UEFA për këtë fazë të turneut, duke garantuar standarde të larta në organizim për ekipet pjesëmarrëse.