Tag: woltemade

  • Rummenigge: E përgëzoj Stuttgartin, gjeti budallenj të paguanin kaq shumë para për Woltemade

    Rummenigge: E përgëzoj Stuttgartin, gjeti budallenj të paguanin kaq shumë para për Woltemade

    29 Shtator 2025

    11:28

    Alfred Lleshi

    Karl-Heinz Rummenigge, një nga figurat kryesore të Bayern Munich, ka folur së fundmi për çmimet e larta të lojtarëve në futbollin europian dhe transferimin e Nick Woltemade. Ai theksoi se kërkesat e Stuttgart për Woltemade ishin të tepruara. “Pak nga pak po arrijmë në dimensione që nuk më duken të pranueshme. Nuk duhet t’i përmbushim të gjitha kërkesat”, – tha ai për mediat bavareze.
    Woltemade u transferua te Newcastle për 75 milionë euro, një shifër që Rummenigge e komentoi me ironi: “E uroj Stuttgartin se gjeti budallenj të paguanin kaq shumë për Woltemade”. Deri tani, sulmuesi ka luajtur 3 ndeshje në Premier League, duke shënuar 2 gola; njëri në fitoren ndaj Wolves dhe tjetri në humbjen 2-1 ndaj Arsenalit në “St James Park”.
    Rummenigge e përdori rastin për të reflektuar mbi abuzimet ekonomike në transferimet e lojtarëve, duke treguar se edhe klubet e mëdha gjermane po përballen me pritshmëri të tepruara në tregun europian.

  • “Topçinjtë” të pakënaqur me arbitrin, Newcastle e mbyll në avantazh pjesën e parë (video)

    “Topçinjtë” të pakënaqur me arbitrin, Newcastle e mbyll në avantazh pjesën e parë (video)

    Neëcastle po përballet me Arsenalin në “St. James’ Park”, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë në Premier League. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për “Qymyrxhinjtë”.
    Momenti më i diskutueshëm ndodhi në minutën e 15-të, ku pas një topi të kthyer mbrapsht, Viktor Gyokeres tregohet i vëmendshëm dhe shkon drejt portës, aty ku ka një kontakt me portierin Nick Pope.
    Arbitri fillimisht dha penallti për “Topçinjtë”, më pas ndërhyn VAR, Jarred Gillett, shkon të shohë vetë pamjet në ekran dhe anullon vendimin e mëparshëm. SHIKORASTIN
    Në minutën e 24-të, Arsenali i afrohet golit, Lucas Trossard godet shtyllën. Ndeshja do të zhbllokohej në minutën e 34-të, ku pas një skeme të bukur që nisi nga goditja e këndit, Sandro Tonali kroson në zonë, Nick Woltemade kërcen mbri mbrojtësit londinezë dhe dërgon topin në rrjetë. Goli i dytë për gjermanin me fanellën e Newcastle.
    “Topçinjtë” pretendojnë për faull të Woltemade, për shtyrje ndaj Gabriel, por për abitrin nuk kishte asgjë të parregullt.
    SHIKOGOLIN

  • Nick Woltemade i mjaftojnë më pak se 30 minuta për të fituar direkt zemrën e tifozëve, gjermani shënon golin e parë për Newcastle

    13 Shtator 2025

    16:41

    Telesport

    Një ditë para përfundimit të afatit të merkatos verore, Newcastle bëri një lëvizje surprizuese duke transferuar Nick Woltemade nga Stuttgart për 90 milionë euro bashkë me bonuset. Sulmuesi gjerman është transferimi më i shtrenjtë në historinë e “Qymyrxhinjve”.
    Woltemade ka zbritur në fushë nga minuta e parë në sfidën që Newcastle po luan tani në shtëpi ndaj Wolves, e vlefshme për javën e katërt të Premier League. 23-vjeçarit gjerman i kanë mjaftuar më pak se 30 minuta për të gjetur golin e parë me ekipin e ri dhe duke fituar kështu direkt dashurinë e tifozëve. SHIKOGOLIN
    Një krosim perfekt i Jacob Murphy dhe Woltemade dërgon me kokë topin në rrjetë. Kujtojmë se Woltemade ka qenë një nga personazhet kryesore të merkatos verore, ku u përfol shumë për një transferim të mundshëm të tij te Bayern, por oferta maksimale e bavarezëve 60 milionë euro nuk u pranua nga Stuttgart, që sigurisht nuk mund të refuzonte ofertën e Newcastle, rreth 90 milionë euro.

  • Surpriza e merkatos së kësaj vere, Newcastle i befason të gjithë. 90 milionë euro për sulmuesin që pritej të ishte i Bayern

    Surpriza e merkatos së kësaj vere, Newcastle i befason të gjithë. 90 milionë euro për sulmuesin që pritej të ishte i Bayern

    28 Gusht 2025

    20:24

    Telesport

    Nick Woltemade ka qenë një nga emrat më të lakuar në këtë merkato verore. Sulmuesi i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Stuttgart, ku shënoi 17 gola dhe dha 10 asiste në 33 ndeshje në Bundesligë, u përfol shumë dhe të gjithë prisnin transferimin e tij te Bayern.
    Dy ofertat e Bayern, e para 40 milionë euro, e dyta 60 milionë euro, të dyja u refuzuan nga Stuttgart. “Daily Mail” dhe “Sky Sport Germany” raportojnë se Nick Woltemade do transferohet te Newcastle për 90 milionë euro.
    “Qymryxhinjtë” duket se kanë gjetur më në fund zëvendësuesin ideal të Alexander Isak, pasi dështuan me objektivin e parë që ishte Benjamin Sesko. Në këtë situatë, Isak do zyrtarizohet shumë shpejt te Liverpool, ndërsa pasuesi i tij te Newcastle do jetë pikërisht Nick Woltemade.

  • Çmenduri e vërtetë! Pasi siguroi Woltemade, Newcastle ofron 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

    Çmenduri e vërtetë! Pasi siguroi Woltemade, Newcastle ofron 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

    28 Gusht 2025

    21:05

    Telesport

    Newcastle duket se i ka lënë goditjet e bujshme për ditët e fundit të merkatos. Klubi anglez ka arritur marrëveshjen me Stuttgart për 90 milionë euro për transferimin e Nick Woltemade.
    Por, sulmuesi gjerman nuk do të jetë goditja e vetme e bujshme për “Qymyrxhinjtë” në këto ditë të mbetura të merkatos. Jose Alvarez Haya ka raportuar pak më parë për El Chiringuito TV se Newcastle do të ofrojë plot 100 milionë euro për yllin e Barcelonës, Fermin Lopez.
    22-vjeçari është përfolur shumë ditët e fundit për një transferim të mundshëm te Chelsea për 55-60 milionë euro, por me ofertën e fundit të Newcastle sigurisht që Barcelona nuk do e mendojë dy herë.
    Shitja e Fermin Lopez për 100 milionë euro do zgjidhte problemet financiare të Barcelonës si dhe do bënte të mundur regjistrimin direkt të lojtarëve që ende nuk janë regjistruar për sezonin e ri.

  • Barcelona, Flick gjen pasardhësin e Lewa-s në Gjermani

    Barcelona, Flick gjen pasardhësin e Lewa-s në Gjermani

    11 Gusht 2025

    15:05

    Telesport

    Një emër i ri për sulmin e Barcelona-s.
    Sipas raportimeve në shtypin gjerman, klubi i trajnuar nga ish-trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, i ka vënë syrin Nick Woltemade, lojtar i datëlindjes 2002 në radhët e Stuttgart.
    Lojtari, i cili kaloi nëpër radhët e të rinjve të Werder Bremen dhe iu bashkua klubit të tij aktual verën e kaluar, konsiderohet nga trajneri katalanas si një zëvendësim perfekt për Robert Lewandowski, sulmuesin 36-vjeçar polak, kontrata e të cilit skadon në qershor 2026.
    Woltemade (23) shënoi 17 gola në 35 paraqitje sezonin e kaluar.

  • Hansi Flick dëmton merkaton e Bayernit, tenton yllin që vlen 65 mln euro

    Hansi Flick dëmton merkaton e Bayernit, tenton yllin që vlen 65 mln euro

    10 Gusht 2025

    13:17

    Telesport

    Barcelona është e interesuar për sulmuesin gjerman Nick Woltemade nga Stuttgart si pasardhës i Robert Lewandowskit.
    Trajneri Hansi Flick e pëlqen shumë lojtarin dhe e konsideron një përforcim të madh për fazën sulmuese. Stuttgarti kërkon 65 milionë euro për transferimin e tij, çka paraqet një pengesë për marrëveshjen.
    Bayern ka bërë dy oferta për Woltemaden këtë verë, por të dyja janë refuzuar nga Stuttgarti. Woltemade ka tërhequr vëmendjen me paraqitje mbresëlënëse në sezonin e kaluar.
    Ai shënoi 17 gola dhe dha 3 asistime në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë. Interesimi për të është rritur nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

  • Pritej zyrtarizimi i tij te Bayern, por Hansi Flick e kërkon te Barcelona

    Pritej zyrtarizimi i tij te Bayern, por Hansi Flick e kërkon te Barcelona

    Që nga momenti që është hapur zyrarisht merkato e kësaj vere, e cila vazhdon ende, emri i Nick Woltemade është përfolur shumë për një transferim të mundshëm drejt Bayern Munich. Madje, bavarezët kanë bërë dhe një ofertë zyrtare për kartonin e 23-vjeçarit prej 40 milionë eurosh, por që është refuzuar nga Stuttgart, klubi gjerman kërkon të paktën mbi 60 milionë euro.
    Megjithatë, situata me Woltemade mund të marrë një kthesë tjetër nga ajo që pritej. Hansi Flick e pëlqen shumë gjermanin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës të tentojnë transferimin e tij.
    Flick e ka ndjekur Woltemade për një kohë të gjatë dhe vlerëson veçanërisht aftësinë e tij për të kombinuar forcën fizike, aftësitë teknike dhe atë për të shënuar gola. Përveç talentit të tij për të shënuar, gjermani dallohet për aftësinë e tij për t’u lidhur në hapësira të ngushta dhe leximin taktik, i cili i lejon atij të përshtatet me sisteme të ndryshme loje.
    Trajneri katalanas e sheh sulmuesin gjerman si një plotësues perfekt për Lamine Yamal dhe Raphinha, duke krijuar një linjë sulmuese të gjithanshme dhe premtuese. “Ai ka gjithçka që i nevojitet për t’u bërë një forcë sulmuese e nivelit të lartë”, thuhet se ka komentuar Flick në takimet e brendshme me drejtuesit e klubit katalanas.
    Gjithsesi, problemi kryesor mbetet shifra e majme që kërkon Stuttgart, por te Barcelona shpresojnë të mbyllin transferimin e tij verën e ardhshme. Plani është të bëhen kontakte të hershme në muajt në vijim për të shmangur rritjen e çmimit ose ndërhyrjet nga klubet e tjera. Woltemade mund të jetë një tjetër “premtim” i madh i Joan Laportës për vitin e ardhshëm, duke ditur që janë zgjedhjet presidenciale dhe transferimi i gjermanit mund të jetë një plus i madh për presidentin katalanas për të marrë votat e duhura për t’u rizgjedhur në krye të Barcelonës.
    Megjithatë, pavarësisht ofertës së parë të refuzuar nga Stuttgart, Bayern Munich nuk ka hequr dorë nga sulmuesi gjerman dhe pritet një tjetër ofertë e përmirësuar e bavarezëve në ditët në vijim.

  • Woltemade humb durimin, i jep një ultimatum Bayern-it

    Woltemade humb durimin, i jep një ultimatum Bayern-it

    Sulmuesi i Stuttgart-it, Nick Woltemade, dëshiron sqarime mbi transferimin e tij të mundshëm te Bayern Munich dhe u ka dhënë kampionëve të Bundesliga-s një afat kohor.
    Sipas Sport.de, Woltemade i ka vendosur një afat të qartë Bayernit për të bërë një lëvizje.
    Sulmuesi 23-vjeçar dhe përfaqësuesit e tij po shtyjnë fort për një lëvizje në Mynih dhe duan sqarime mbi të ardhmen e tij deri në fund të javës.
    Nëse gjigantët e Bundesliga-s nuk veprojnë, Woltemade është i përgatitur të qëndrojë te Stuttgart-i dhe të rivlerësojë opsionet e tij verën e ardhshme.
    Kampionët gjermanë janë të interesuar, por kanë hasur në vështirësi në negociata. Stuttgarti refuzoi ofertën e tyre më të fundit prej 50 milionë eurosh plus 5 milionë euro në bonuse.
    Drejtuesit e Stutgart kanë thënë se do të duhej një ofertë “e jashtëzakonshme” për t’i bindur ata ta shesin.
    Bayern-i së fundmi përfundoi një lëvizje të madhe për Luis Diaz nga Liverpool-i, duke paguar deri në 75 milionë euro për sulmuesin kolumbian.
    Ndërsa Diaz do të përforcojë krahët, Bayern ende dëshiron të forcojë opsionet e tyre në qendër të sulmit, dhe Woltemade mbetet objektivi kryesor.
    Woltemade iu bashkua Stuttgartit nga Werder Bremen me kosto zero verën e kaluar.
    Por vlera e tij është rritur ndjeshëm pas një sezoni të shkëlqyer ku ai shënoi 17 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë një gol në finalen e Kupës së Gjermanisë.

  • Ndryshoi loja! Nga “80-100 mln euro”, Bayern arrin akordin me yllin gjerman për 50 mln

    Ndryshoi loja! Nga “80-100 mln euro”, Bayern arrin akordin me yllin gjerman për 50 mln

    28 Korrik 2025

    15:38

    Telesport

    Më në fund, një lajm i mirë për Bayern! Klubi bavarez ishte thuajse i dorëzuar për Nick Woltemade, duke qenë se Stuttgart kërkonte “80 deri në 100 mln euro” për sulmuesin, por situata ka ndryshuar.
    Nicolo Schira raporton se Bayern ka arritur të ulë pretendimet e klubit rival. Sipas tij, ky operacion mund të kryhet për 50 mln euro.
    Sulmuesi gjerman është një nga emrat më premtues të Bundesligës, por jo klas botëror. Pra, ka vetëm 6 muaj që performon në nivelet më të larta, por Bayern e pëlqen për dy arsye.
    Së pari, Woltemade është lojtar polivalent, i aftë të luajë në të gjitha rolet e repartit ofensiv, edhe si sulmues pykë. Së dyti, ai është gjerman dhe Bayern, me largimet e dyshes Muller-Sane, ka nevojë për të krijuar fytyrat e reja të futbollit gjerman.