Parakalimi i Kimi Antonelli nga Lando Norris në xhirot e fundit të garës së Katarit është bërë një sensacion mediatik. Piloti italian i Mercedes “thjesht” bëri një gabim të vogël duke pasur parasysh presionin e madh që kishte nga McLaren i britanikut, por për konsulentin e Red Bull, Helmut Marko, ai ishte i qëllimshëm.
Ai e akuzoi talentin e ri italian se e la qëllimisht liderin e kampionatit të kalonte jo një herë, por dy herë. “Po, ndodhi dy herë që ai pak a shumë i sinjalizoi Lando të kalonte. A e bëri me qëllim? Ishte kaq e qartë. Dhe herën e parë ishte e njëjta gjë“, tha Helmut Marko.
Shefi i mercedes, Toto Wolff, i është përgjigjur ashpër: “Kjo është një absurditet i plotë që më lë pa fjalë vetëm duke e dëgjuar. Po luftojmë për vendin e dytë në kampionat, gjë që është e rëndësishme për ne. Kimi po luftonte për një vend të tretë të mundshëm. Dua të them, sa budalla duhet të jesh për të thënë diçka të tillë“.
“Dhe e gjithë kjo më bezdis edhe më shumë sepse jam tashmë i bezdisur nga vetë gara, nga mënyra se si shkoi. Jam i bezdisur nga gabimi në fund, jam i bezdisur nga gabime të tjera, dhe pastaj duhet ta dëgjoj këtë absurditet. Më lë pa fjalë”, tha Wolff.
Tag: wolff
-

Red Bull akuzon Antonelli: La qëllimisht Lando ta parakalonte! Reagon Wolff: Vetëm një budalla thotë këto gjëra
-

Dosja Epstein, cilat personalitete të tjera përmenden?
Publikimi i mbi 20 mijë faqeve dokumente nga dosja Epstein ka nxjerrë në dritë komunikime të shumta mes financierit të ndjerë të akuzuar për pedofili dhe figurave të njohura nga politika, biznesi dhe media.
Dokumentet nuk provojnë fajësi, por tregojnë lidhje, kontakte dhe shkëmbime emailesh, që zgjojnë interes publik. Mes emrave të përmendur janë personalitete të tilla si Michael Wolff, Larry Summers, Kathryn Ruemmler, Peter Thiel, Noam Chomsky dhe Peggy Siegal.
Materialet e reja zbulojnë se si Epstein kërkonte të ndikonte, të këshillonte apo të krijonte lidhje me figura me peshë globale.
Michael Wolff
Dokumentet tregojnë një seri emailesh mes gazetarit Michael Wolff dhe Epstein, ku diskutohej edhe mënyra sesi Trump duhej t’i përgjigjej pyetjeve për lidhjet me Epstein.
Në një rast, Wolff sugjeron se Trump duhet “të lihet të fundoset vetë”, ndërsa në një tjetër i ofron Epstein një intervistë që mund të “falimentonte” politikisht Trumpin.
Wolff ka pranuar publikisht se e ka intervistuar Epstein për librin “Fire and Fury” dhe ka publikuar disa kaseta, raporton BBC.Larry Summers
Ish-sekretari i Thesarit i administratës Clinton rezulton të ketë pasur shkëmbime të rregullta emailesh dhe takime me Epstein. Epstein shpesh përpiqej ta lidhte Summers me figura ndërkombëtare, ndërsa në 2016 Summers i kërkoi të mos merrej me asgjë, që lidhej me Trump.
Një zëdhënës i Summers ka thënë më herët se ai “u pendua thellë” për kontaktet me Epstein pas dënimit të tij.Kathryn Ruemmler
Emailat e publikuara tregojnë se ish-këshilltarja juridike e Shtëpisë së Bardhë gjatë kohës së Obamës ka diskutuar me Epstein çështjen e pagesave ndaj Stormy Daniels.
Epstein shkruante se “e njihte mirë anën e errët të Donaldit”, ndërsa komunikimet paraprijnë kohën kur Ruemmler iu bashkua Goldman Sachs. Kompania e ka mbrojtur publikisht, duke thënë se komunikimet ishin private dhe shumë kohë përpara se ajo të bashkohej me bankën.Peter Thiel
Investitori miliarder Peter Thiel është ftuar nga Epstein në 2018, për të vizituar ishullin e tij në Karaibe, një ftesë që Thiel thotë se nuk e ka pranuar kurrë.
Thiel ka deklaruar se është takuar disa herë me Epstein në vitet 2014–2015, por se nuk e ka pyetur mjaftueshëm për të shkuarën e tij. Ai e ka kritikuar Epsteinin publikisht.Noam Chomsky
Linguisti i njohur Noam Chomsky ka shkëmbyer emaile me Epstein për tema akademike, personale dhe herë pas here politike.
Në një komunikim të vitit 2016, Chomsky i shkruan Epstein duke komentuar parashikimet e tij mbi sjelljen e Trumpit pas zgjedhjeve. Chomsky ka pranuar se e ka njohur Epstein dhe se ai e kishte ndihmuar vetëm në transferimin e fondeve mes llogarive të tij.Peggy Siegal
Dokumentet tregojnë se Epstein i kërkoi publicistes Peggy Siegal të kontaktonte Ariana Huffington për të hedhur dyshime mbi akuzat e Virginia Giuffre.
Siegal ka thënë se nuk e ka përçuar kurrë kërkesën, duke e cilësuar atë “qesharake dhe tipike për botën deluzionale të Epsteinit”. Ajo ka deklaruar se Epstein shpesh përpiqej t’i përfshinte njerëzit në skenarët e tij të pakuptimtë. -

“Ka kaluar orë në shtëpinë time me të”, emri i Trump përmendet në e-mailet e Epstein
Demokratët në Komitetin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve kanë publikuar një seri e-mailesh të reja që tregojnë se miliarderi i dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, e ka përmendur disa herë Presidentin amerikan Donald Trump në korrespondencë private gjatë 15 viteve të fundit.
E-mailet, të dërguara Ghislaine Maxwell-it, bashkëpunëtores së ngushtë të Epstein, e dënuar për trafikim seksual, dhe autorit Michael Wolff, përfshijnë mesazhe ku Epstein pretendon se Trump kalonte kohë me një grua të cilën demokratët e përshkruajnë si viktimë të trafikut të Epstein. Në një tjetër mesazh, Epstein shkruan se Trump “e dinte për vajzat”, duke iu referuar dukshëm pretendimeve se e kishte përjashtuar nga klubi i tij “Mar-a-Lago” për “sjellje të papërshtatshme me vajza të reja”.
Në një e-mail të datës 2 prill 2011, Epstein i shkruante Maxwell-it: “Dua të kuptosh se qeni që nuk ka lehur është Trump… (emri i fshehur) ka kaluar orë të tëra në shtëpinë time me të, por ai nuk është përmendur kurrë. Jam 75% aty”. Maxwell i përgjigjej: “Kam menduar për këtë…”. Konteksti i mesazhit mbetet i paqartë.
Megjithatë, në një intervistë të këtij viti me zëvendësprokurorin Todd Blanche, Maxwell tha se “kurrë nuk kishte parë presidentin në situata të papërshtatshme” dhe se Trump “ishte një zotëri në çdo aspekt”.
Emri i gruas së përmendur në e-mail është fshirë për arsye privatësie. CNN nuk ka mundur ta identifikojë personin.
Në një tjetër korrespondencë nga janari 2019, Epstein i shkruante autorit Michael Wolff për deklaratat e Trump-it se e kishte përjashtuar nga Mar-a-Lago: “Trump tha se më kërkoi të dorëzoja anëtarësinë. Kurrë nuk kam qenë anëtar. Sigurisht që ai e dinte për vajzat, madje i kërkoi Ghislaine-it të ndalonte”.
Shtëpia e Bardhë ka këmbëngulur se Trump e ndaloi Epstein-in “sepse ishte i neveritshëm”, ndërsa vetë presidenti ka thënë se miqësia e tyre u ndërpre sepse Epstein “vidhte vajza të reja nga spa-ja e Mar-a-Lago-s”.
Një tjetër e-mail i vitit 2015 tregon se Wolff e kishte paralajmëruar Epstein-in se CNN planifikonte t’i bënte Trump-it pyetje mbi marrëdhënien e tyre. Epstein i ishte përgjigjur: “Nëse do të hartonim një përgjigje për të, çfarë do të sugjeroje?” Wolff i shkruante se duhej “ta linte të vetëshkatërrohej” nëse gënjente për njohjen me Epstein-in, duke nënkuptuar se mund të përfitonte politikisht nga kjo.
Publikimi i këtyre dokumenteve ka ringjallur debatin në Kongres për transparencën mbi dosjet e Epstein, ndërsa disa ligjvënës kërkojnë tani që qeveria amerikane të detyrohet ligjërisht të bëjë publike të gjitha materialet që lidhen me të. -

Publikohen mesazhet private të Jeffrey Epstein, Trump përmendet disa herë në email-e
Jeffrey Epstein, abuzuesi seksual i dënuar që ndërroi jetë në burg në rrethana që vijojnë të shkaktojnë debat, ka përmendur disa herë presidentin amerikan Donald Trump në komunikime private me Ghislaine Maxwell dhe autorin Michael Wolff, sipas email-eve të sapo publikuara nga demokratët në Komitetin e Mbikëqyrjes të Dhomës së Përfaqësuesve.
Në korrespondencat që datojnë nga 15 vitet e fundit, Epstein shkruan për “kohën që Trump kalonte me një grua” që, sipas demokratëve, është një nga viktimat e trafikut të tij seksual. Në një tjetër email, Epstein pretendon se “Trump e dinte për vajzat”, duke iu referuar dukshëm pretendimeve të presidentit se e kishte përjashtuar Epstein-in nga klubi Mar-a-Lago “për shkak të sjelljes ndaj vajzave të reja”.
Email-et u publikuan të mërkurën, pasi komiteti kishte kërkuar me urdhër gjykate dokumentet nga pasuria e Epstein.
Sipas CNN, Trump nuk ka dërguar apo marrë asnjë nga këto mesazhe dhe nuk akuzohet për asnjë vepër penale në lidhje me Epstein apo Maxwell.
Në një email të datës 2 prill 2011, Epstein i shkruante Maxwell-it: “Dua të kuptosh që qeni që s’ka lehur është Trump… (emri i fshirë) ka kaluar orë të tëra në shtëpinë time me të, por nuk është përmendur kurrë. Jam 75% aty.”
Maxwell i përgjigjet: “E kam menduar edhe unë këtë…”
Theksohet se emri i gruas së përmendur është fshehur për arsye privatësie.
Në një komunikim tjetër, nga janari 2019, shtatë muaj para vdekjes së Epstein, ai i shkruan Wolff për pretendimet e Trump se e kishte përjashtuar nga Mar-a-Lago: “Trump tha që më kërkoi të dorëzoja anëtarësimin, por s’kam qenë kurrë anëtar. Sigurisht që ai e dinte për vajzat, madje i kërkoi Ghislaine-s të ndalonte.”
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar më parë se Trump e kishte ndaluar Epstein-in nga klubi për “sjellje të papërshtatshme”, ndërsa Maxwell ka mohuar që të ketë rekrutuar vajza nga Mar-a-Lago.
Në një tjetër email të zbuluar nga komiteti, datë 15 dhjetor 2015, Wolff i shkruante Epstein: “Kam dëgjuar që CNN planifikon t’i bëjë Trump-it një pyetje për marrëdhënien me ty sonte në debat.”
Epstein i përgjigjet: “Nëse do ta ndihmojmë të formulojë një përgjigje, çfarë mendon se duhet të jetë ajo?”
Wolff kthehet: “Mendoj se duhet ta lejosh të varë veten me fjalët e veta… nëse gënjen, mund ta përdorësh kundër tij; nëse fiton, mund ta ‘shpëtosh’ dhe të krijosh një borxh.”
Këto publikime vijnë mes presionit të ri politik në Washington për të zbardhur të gjitha dosjet federale që lidhen me Epstein. Ndërkohë, demokratët e Komitetit të Mbikëqyrjes kanë njoftuar se kanë marrë mbi 23,000 dokumente nga pasuria e tij, ndërsa Kongresi po përgatitet të votojë për publikimin e plotë të materialeve të tjera sekrete.
Top Channel
-

Shkroi një libër për të sekretet e Melania Trump, autori amerikan: Zonja e Parë zhvilloi fushatë për të më shkatërruar reputacionin
Autori Michael Wolff ngriti një padi të madhe kundër Melania Trump, duke pretenduar se Zonja e Parë zhvilloi një ‘fushatë të llogaritur për të shkatërruar’ reputacionin e shkrimtarit.
Wolff pretendon se Melania bëri deklarata të rreme rreth tij, duke supozuar se kishte sajuar intervista dhe kishte kërcënuar burime. Ai beson se gënjeshtrat ishin pjesë e një përpjekjeje të egër për të penguar botimin e rrëfimit të tij të ardhshëm.
Autori famëkeq është përballur me Donald Trump për vite me radhë, me presidentin që e quan vazhdimisht Wolff një ‘reporter të dorës së tretë’.
Wolff argumentoi se ekipi i Zonjës së Parë ‘prodhoi gënjeshtra për fitim’. Padia u raportua për herë të parë nga TMZ.
Ai i quajti pretendimet e Melanias ‘një fushatë të llogaritur për të shkatërruar reputacionin dhe jetën e tij’, ndërsa dyshohet se i prishi marrëveshjen e tij shumëmilionëshe për librin.
Wolff akuzoi Melanian se i kishte urdhëruar një firme PR t’u thoshte mediave se do të përballeshin me veprime ligjore nëse do të mbulonin librin e tij: ‘Arti i Marrëveshjes së Saj: Historia e patreguar e Melania Trump (Redux).’
Kjo mund të mos jetë e vetmja betejë ligjore që përfshin Wolff dhe Trump-ët.
Dokumentet e siguruara nga Daily Mail tregojnë se kohët e fundit, Zonja e Parë ka kërcënuar të padisë Wolff për pretendimet që ai bëri se ajo dyshohet se kishte lidhje me pedofilin miliarder, Jeffrey Epstein.
Pretendimet e Wolff për Epstein u përsëritën nga Hunter Biden në një intervistë dhe Trump kërcënoi ta padiste edhe atë, me avokatin e saj Alejandro Brito që e quajti Wolff ‘një fabulist serial’.
Wolff, i cili tha gjithashtu se ‘po mendon të shkruajë një libër’ për Epstein duke përdorur orë të tëra intervistash që ai zhvilloi me financierin, po padit Zonjën e Parë për dëmshpërblim sipas ligjeve anti-SLAPP (Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike) të Nju Jorkut të cilat i heshtin kritikët e njerëzve të fuqishëm.
Avokatët e tij argumentojnë se Zonja e Parë i dërgoi atij atë që ai e quan një ‘letër kërcënimi’ më 15 tetor duke thënë se nëse ai nuk do të ndalonte së bëri atë që avokatët e Trump e quajtën deklarata shpifëse brenda gjashtë ditësh, ajo do ta padiste për 1 miliard dollarë.
Wolff argumentoi se familja Trump “ka bërë praktikë kërcënimin e atyre që flasin kundër tyre me veprime të kushtueshme SLAPP në mënyrë që të heshtin fjalimet e tyre, të frikësojnë kritikët e tyre në përgjithësi dhe të nxjerrin pagesa të pajustifikuara dhe rrëfime e kërkimfalje në stilin e Koresë së Veriut.
Avokati i tij siguroi “letrën kërcënuese” të supozuar që Melania dërgoi nëpërmjet avokatit të saj, e cila kundërshton gjashtë deklarata që Wolff bëri në lidhje me lidhjet e Zonjës së Parë me Epstein.
Një nga deklaratat e kontestuara sugjeron se “Melania mund të jetë lidhja që mungon në lidhjet e Presidentit Trump” me Epstein dhe se Presidenti Trump “fjeti për herë të parë me Melanian” në “Lolita Express” famëkeq të Epstein.
Wolff po padit për dëmshpërblim dhe tarifa ligjore në Gjykatën Supreme të Shtetit të Nju Jorkut.
Daily Mail ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë dhe avokatët e Wolff dhe Zonjës së Parë për komente.
Më parë, Melania kërcënoi të padisë Hunter Biden për 1 miliard dollarë pasi ai përsëriti pretendimin e Wolff se ajo ishte prezantuar me Trump nga Epstein.
Avokati i Zonjës së Parë kërkoi që Biden “të tërheqë menjëherë deklaratat e rreme, shpifëse, përçmuese dhe nxitëse të bëra në lidhje me Znj. Trump”.
Hunter Biden kishte përsëritur pretendimet e bëra nga Wolff gjatë një podkasti të Daily Beast në fund të korrikut.
Daily Beast publikoi pretendimet e Wolff në një histori dhe që atëherë ka kërkuar falje për këtë.
Djali 55-vjeçar i ish-Presidentit Joe Biden bëri një paraqitje pasuese në Channel 5 me Andrew Callaghan më 5 gusht dhe i la akuzat të shpërndaheshin.
Në një letër drejtuar Biden dhe avokates së tij Abbe Lowell, Brito i quajti komentet e Biden “të rreme, shpifëse dhe të turpshme”.
Presidenti ka qenë prej kohësh i angazhuar në një rivalitet me Wolff, i cili ka shkruar katër libra rreth kohës së Trump në politikë.
Wolff së fundmi shkroi një libër që përshkruan fushatën e Trump në vitin 2024.
Disa nga fragmentet përfshijnë Trumpin duke parë Elon Muskun duke kërcyer lart e poshtë në tubimin e tij në Pensilvani dhe duke pyetur: “Çfarë dreqin nuk shkon me këtë djalë? Dhe pse nuk i rri këmisha?”
Wolff akuzoi gjithashtu Trumpin se u përfshi në teori konspirative rreth gjinisë së Michelle Obamës, duke lavdëruar “Ekipin e Ëndrrave” të avokatëve të O.J. Simpson dhe duke fyer të vetët.
Drejtori i Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Steven Cheung, e kritikoi Wolffin në maj si një “qeskë gënjeshtare”. Donald Trump gjithashtu iu përgjigj vetë në një postim të gjatë në Truth Social.
“Libri i ri i të ashtuquajturit “Autor” Michael Wolff është një PUNË totale E RREMSHME, ashtu si PLEQËRITË e tjera që ai shkroi”, tha ai, duke iu referuar tre librave të tij të mëparshëm.
Trump pretendon se “nuk e telefonoi kurrë Wolffin përsëri” pavarësisht përpjekjeve të tij “shumë herë duke u përpjekur të caktonte një takim” sepse nuk donte t’i jepte atij ndonjë besueshmëri.
“Edhe të tjerë në Administratë u telefonuan, ata i raportuan telefonatat e tij dhe po ashtu, nuk folën me të”, shtoi ai.
Trump beson se mund të ketë qenë në gjendje të flasë “me një numër të vogël njerëzish, por jo në mënyrë kuptimplote” për librin e ri.
Trump më pas vazhdoi të numëronte fitoret e tij të ndryshme të fundit, duke thënë se kishte pasur zgjedhjet më të mira dhe “ndoshta muajin e parë më të mirë NDONJËHERË”.
Ai shtoi se Wolff dëshiron të diskutojë vetëm gjëra negative dhe sipas fjalëve të Trump, gjëra të rreme rreth tij dhe administratës së tij.
“Ai përmend njerëzit që më rrethuan gjatë zgjedhjeve dhe në shumë raste tani, me terma përçmues, por ata nuk mund të kishin qenë aq keq sepse tani jam në Shtëpinë e Bardhë, duke refuzuar t’i përgjigjem telefonatave të tij”, tha Trump.
Trump akuzon Wolffin se i ka falsifikuar burimet e tij dhe se nëse ato janë të vërteta, ‘le të zbulohen’.Top Channel
-

Wolff vendos për Russell-Antonelli: Nuk kemi më nevojë për të, do të vazhdojmë me këta dy pilotë
Pavarësisht se renditen në vendin e dytë në klasifikimin e konstruktorëve te Mercedes nuk janë të kënaqur me vitin 2025 të Formula 1. Me një McLaren kaq dominues, “shigjetat e argjendta” nuk kanë qenë kurrë në garë për titullin kampion dhe dy fitoret, në Montreal dhe Singapor, janë “plaçkë” e vogël për një ekip me prestigjin e Mercedes.
Edhe pse ende nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar, Toto Wolff sqaroi në Marina Bay se ekipi do të vazhdojë me çiftin e pilotëve George Russell dhe Andrea Kimi Antonelli për vitin 2026. Britaniku ka arritur dy fitore, ndërsa italiani është renditur në “top-5” në dy garat e fundit dhe ka një podium këtë sezon.
Në një intervistë me “Sport Bild”, Wolff analizoi sezonin e Antonelli: “Ai po bën një punë të mirë dhe po i përmbush pritjet tona. Kimi pati disa gara shumë të mira, si vendi i tretë në Kanada, dhe gara të tjera më pak. Është një sezon tipik për fillestarë“.
Në lidhje me Max Verstappen, shefi i Mercedes shtoi: “Max është një pilot i jashtëzakonshëm dhe një vlerë e shtuar për çdo ekip. Por ne jemi të kënaqur me djemtë tanë dhe Max nuk është më pjesë në planet tona”.
“Nuk mund të përjashtosh kurrë asgjë në Formula 1, por tani për tani nuk kemi nevojë për të. George ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë këtë vit dhe nuk bën gabime. Jemi shumë të kënaqur dhe të sigurt për vitin 2026 dhe më tej”, tha Wolff. -

Nuk ishte objektiv, ja përse përfaqësuesit të Argjentinës iu hoq e drejta për të votuar për “Topin e Artë”
Enrique Wolff, ish lojtari i Argjentinës humbi vendin e tij në panelin e votimit për Topin e Artë, pasi në zgjedhjet e tij nuk ishtë më objektiv.
Shkak për këtë vendim të marrë nga “France Football”, është bërë fakti se Wolff në vitin 2023, zgjodhi katër bashkatdhetarët e tij Leo Messi, Lautaro Martinez, Julian Alvarez dhe Emiliano Martinez mes pesë të parëve.Kryeredaktori i “France Football, Vincent Garcia ka sqaruar gjithçka. “Nuk jam diktator. Votojnë me zemër. Disa preferojnë sulmues ose mesfushorë, këtë apo atë skuadër.
E rëndësishme është të jesh i besueshëm. Jo të gjithë e kalojnë madje këtë test. Vitin e kaluar votuesi për Argjentinën u hoq pasi kishte përzgjedhur katër lojtarë argjentinas mes pesë vendeve të para të tij. Kishte katër lojtarë argjentinas të disponueshëm në listën e kandidatëve dhe ai i zgjodhi të gjithë. Mendimi im është që ai ka humbur objektivitetin. Kemi ndryshuar gazetar dhe nuk voton më”- tha Garcia për gazetarin që asokohe përfaqësonte Argjentinën.
Err
© BalkanWeb -

Hamilton e quajti veten të padobishëm te Ferrari, Toto Wolff mbron pilotin
Fundjava e Çmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1 solli jo vetëm spektakël në pistë, por edhe emocione të forta jashtë saj.
Ndërsa pista shënoi një duel dramatik mes McLaren-it të Lando Norris dhe Oscar Piastri-t, dhe u pa talenti i të rinjve si Gabriel Bortoletto krahas veteranit Fernando Alonso, vëmendjen më të madhe e tërhoqi një emër i zakonshëm: Lewis Hamilton.
Piloti britanik i Ferrarit, i zhgënjyer thellë pas një gare kualifikuese të dobët, reagoi me fjalë të ashpra ndaj vetes: “Jam i padobishëm. Ferrari ka nevojë për një pilot tjetër”. Këto deklarata, të bëra të shtunën, ngritën pikëpyetje mbi të ardhmen e tij në Formula 1 dhe te ‘Kokëkuqja’.Pas garës, ku Hamilton nuk arriti të përmirësonte pozicionin dhe mbeti jashtë zonës së pikëve, ai nuk i tërhoqi komentet e mëparshme. “Kur ke një ndjesi të keqe, e ndien”, tha ai për Sky Sports F1, duke shtuar se shumë gjëra negative po ndodhin në prapaskenë.
Ai shprehu lodhje mendore dhe tha se po e pret me padurim pushimin veror, edhe pse vazhdon të kënaqet me garat.
Në mbrojtje të Hamilton-it doli ish-shefi i tij te Mercedes, Toto Wolff, i cili e përshkroi si një pilot me ndjeshmëri të lartë dhe ndershmëri emocionale: “Ky është Lewis, e ka zemrën në buzë”, u shpreh Wolff. “Ai e fajëson gjithmonë veten. Por ai është më i miri i të gjitha kohërave dhe asgjë nuk mund t’ia marrë këtë status.”
Sipas Wolff, Hamilton ka ende misione të papërfunduara në Formula 1 dhe, ndonëse stili i tij nuk është përshtatur mirë me makinat me efektin e ri aerodinamik që nga viti 2022, ndryshimet që priten në sezonin e ardhshëm mund ta rikthejnë britanikun në majë.
Drejtori i Mercedesit shprehu bindje se Hamilton do të vazhdojë të luftojë për titullin e tetë botëror, nëse ka një makinë që i përshtatet.
“Po, ai ka ende motivim, pa diskutim”, përfundoi Wolff, duke hedhur poshtë zërat për një tërheqje të mundshme të kampionit. -

Verstappen, Antonelli apo Russell për vitin 2026, Toto Wolff zbulon dy pilotët e Mercedes
Mercedes ka kohë që po e kërkon Max Verstappen, por Toto Wolff e dinte se shanset e tij për ta bindur holandezin të bashkohej vareshin nga konkurrueshmëria si e makinës gjermane ashtu dhe e Red Bull. Vështirësitë teknike të rivalëve e shtynë austriakun të niste një sulm të ripërtërirë disa javë më parë, por Max do të jetë ende faktori vendimtar.
Verstappen synon të presë deri në pushimet verore për të vlerësuar progresin e Red Bull, një aspekt që ai padyshim e konsideron të rëndësishëm për të arritur një vendim për vitin 2026. Shkarkimi i Christian Horner mund të interpretohet si përpjekja e Red Bull për të mbajtur kampionin e saj, rrethi i të cilit kishte pasur disa mosmarrëveshje me ish-drejtorin e ekipit.
Ndaj, Wolff nuk mund të presë përgjithmonë dhe po ushtron presion mbi Verstappen: “Grupi i pilotëve për vitin 2026 është një vendim që ka të bëjë jo vetëm me ekipin, por edhe me vetë pilotët, të cilët duhet ta dinë situatën e tyre. Ne gjithmonë jemi përpjekur t’i përmbahemi këtij rregulli dhe do ta bëjmë këtë edhe këtë herë”.
“Kjo do të thotë që në garën e Spa do të dimë me cilin ekip duam të garojmë në vitin 2026. Kur do ta shpallim nuk është ende plotësisht e sigurt“, tha drejtori i ekipit Mercedes, që shtoi. “Diskutimet kanë ndodhur javët e fundit dhe të gjithë janë të informuar. Sidoqoftë, drejtimi që po marrim është të vazhdojmë të punojmë me George dhe Kimi”.
“Kjo është përparësia kryesore. Natyrisht, nuk mund ta injorojmë Max dhe planet e tij për të ardhmen, por nuk mendoj se do të ketë ndonjë surprizë të madhe“, tha Toto Wolff. Duket se nuk ka asnjë garanci se Mercedes do të ketë makinën më të mirë në vitin 2026, madje edhe me një njësi fuqie superior, McLaren po i tejkalon ata si klient. -

Mercedes ka plane të mëdha për Antonelli, Toto Wolff ka gati një kontratë 3-vjeçare për talentin e F1
Në këto dhjetë garat e para në Formula 1, piloti italian Kimi Antonelli ka grumbulluar 63 pikë, duke u ngjitur edhe një herë në podium, në Kanada, në garën e fundit. Ky është podiumi i parë në karrierën e tij, duke shfaqur talentin e tij edhe në provat zyrtare, duke qenë në “top-5” në katër raste.
Në përgjithësi, 18-vjeçari nga Bolonja është padyshim i promovuar edhe nga Mercedes, që po mbështetet tek ai për të ardhmen. Shefi i Mercedes, Toto Wolff, tha: “Në vitet e fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në Formula 1 dhe të rinjtë duhet të përballen me të gjitha këto risi“.
“Një shembull i mirë është Oscar Piastri, i cili kryeson botërorin. Atij iu desh një vit e gjysmë për të arritur në nivelin e Lando Norris dhe ky është viti i parë që ai është përpara tij. Mendoj se gjithçka ka të bëjë me menaxhimin e gomave. Kjo vlen edhe për Kimi, që nuk i njeh të gjitha pistat dhe ky është një disavantazh i madh“, tha Wolff.
Duke vlerësuar të ardhmen e Antonelli, ai shtoi: “Ndoshta duhet të vlerësojmë një program trevjeçar për të, duke pranuar se kjo është koha që i nevojitet një piloti të ri për të sfiduar një shok skuadre më me përvojë dhe super të shpejtë. George Russell është ndër pilotët më të mirë në F1 sot”.