Panairi i Klikut “Shqipëria 2030 Hap Dritaren e së Ardhmes në TIF 2025”
Panairi I Klikut “Tirana Shkëlqen me Vizionin e së Ardhmes në Edicionin e 31-të të TIF”
“Windows into the Future: Panairi që Transformon Shqipërinë”
Paniri I Klikut “TIF 2025 – Katër Ditë Për të Prekur të Ardhmen e Shqipërisë”
Klik Ekspo Group mban Edicionin 31-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës (TIF), nga 5–8 Nëntor 2025 në Pallatin e Kongreseve. Këtë vit, Panairi vjen me moton “Windows into the Future”, duke shënuar nisjen e një faze të re zhvillimi që lidhet ngushtë me vizionin “Shqipëria 2030” dhe proceset transformuese që po përjeton vendi në fushat e infrastrukturës, energjisë, inovacionit, arsimit dhe ekonomisë digjitale.
Panairi bën bashkë, 250 kompani vendase dhe ndërkombëtare, të cilat konkurrojnë denjësisht me emrat dhe logot e tyre në ekspozenë gjigante për 4 ditë me radhë. Ky edicion është konceptuar si një platformë kombëtare dhe ndërkombëtare e bashkëpunimit, që bashkon aktorë nga qeveria, biznesi, akademia dhe shoqëria civile për të prezantuar dhe diskutuar mbi drejtimet e reja të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe rajonit.
Në qendër të TIF 2025 qëndron ideja e “dritareve drejt së ardhmes” – hapësira ku vizitorët, partnerët dhe institucionet mund të shohin, përjetojnë dhe kuptojnë projektet që po ndërtojnë Shqipërinë e dekadës së ardhshme.
Eksperienca Imersive – Shqipëria 2030
Në një prej hapësirave më interesante të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës – katin -1 të Pallatit të Kongreseve – do të ndodhë diçka ndryshe.
Publiku nuk do të shohë një ekspozitë klasike, por do të udhëtojë në kohë, drejt vitit 2030.
Dritat, ngjyrat dhe tingujt do të udhëheqin vizitorët përmes një rrugetimi multisensorial, ku çdo hap sjell një tjetër pamje të së ardhmes së Shqipërisë.
Nëpërmjet projeksioneve 3D do të shfaqen projektet që po ndërtojnë një vend të ri – qytetet moderne, hapësirat gjelbëruese, infrastrukturat që po transformojnë jetën tonë të përditshme.
Është një eksperiencë që nuk e sheh, por e jeton. Dhe për disa minuta, secili vizitor bëhet pjesë e vizionit të vendit për dekadën që po vjen.
Pavijoni “Windows into the Future”
“Windows into the Future” është pavijoni qendror dhe konceptual që përmbledh thelbin e këtij edicioni — shikimin drejt së ardhmes së Shqipërisë përmes zhvillimit dhe vizionit strategjik “Shqipëria 2030”. Pavijoni i përbërë nga 4 institucione dhe kompani të cilat po formësojnë të ardhmen, përfaqëson një instalim vizual dhe narrativ, i ndërtuar mbi idenë e dritares si simbol i hapjes dhe vizionit përpara. Çdo “dritare” përfaqëson një sektor strategjik që po formëson Shqipërinë e së nesërmes.
Panelet
Me hovin e turizmit dhe projekteve infrastrukturore, të cilat zhvillojnë ekonominë e bregdetit dhe ekonomitë lokale, në Panair do të diskutohet për tema që synojnë integrimin e projekteve eficente, të cilat i përkasin fjalës së fundit të teknologjisë dhe inovaconit.
Panairi do të bëjë bashkë sipërmarrës dhe ekspertë të fushave në 11 panele diskutimi, të cilat ngrejnë siparin me tryezën e prezantimit për potencialin turistik të vendit dhe vijojnë më tej me tema si megaprojektet e Infrastrukturës dhe Energjisë, me qasjen dhe mundësitë për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme.
Edhe Siguria Ushqimore, Tregjet, Infrastruktura Digjitale e Siguria Kibernetike do të jenë në fokus të diskutimit, ku ekspertë të fushave do të tregojnë përvojat më të mira të cilësisë dhe sistemeve të mbrojtjes.
I konceptuar për të përmbushur angazhimet edhe në fushën e Mbrojtjes, në Panair do të demonstrohet edhe një simulim i mbrojtjes nga zjarri, përmes sistemeve të fundit të sigurisë.
Një vend i veçantë në këtë edicion i dedikohet edhe Kulturës, ku do të mbahen dy panele të dedikuara për konceptet e reja në Kinematografi dhe transformimin e Teatrit të Operës dhe Baletit deri në vitin 2030.
Tag: windows
-

Hapet sot ne Tirane edicioni i 31-të i Klik Ekspo Group, një ekspoze gjigande me 250 kompani nën moton “Windows into…
-

Kjo është fotografia më e njohur në botë/ A e dini ku gjendet ky peisazh?
Charles O’Rear mban fotografinë ikonike Bliss në vendin e vërtetë ku është bërë fotografia.
Fotografia e shkrepur në vitin 1996 nga Charles O’Rear, e njohur me emrin Bliss, është një ndër më të shikuarat në botën digjitale.
Ajo u ble nga Bill Gates dhe u përdor si foto ikonë e Windows XP-së.Saktësisht ajo gjendet në Autostradën 12 dhe është plot me vreshta, ndërsa zona më e gjerë është plot me vila.
Nëse doni ta shihni, shkoni në Google Maps dhe shkruani koordinatat: 38.248966,- 122.410269
Bliss e fotografuar nga Charles O’Rear
Momenti i shkrepjes
Në janar 1996, O’Rear ishte duke u nisur nga shtëpia e tij në Shën Helena, Kaliforni, në Luginën Napa, për të vizituar të dashurën e tij, Daphne Irwin (me të cilën më vonë u martua), në qytet, siç bënte çdo të premte pasdite.
Duke vozitur nëpër qarqet Napa dhe Sonoma në Kaliforni, ai ndaloi dhe u largua nga rruga për të fotografuar një kodër të gjelbër dhe të harlisur në anën e autostradës.
O’Rear u pozicionua para kodrës së gjelbër, ku kapi këtë pamje, me një aparat fotografik me format të mesëm Mamiya RZ67.
Ai pati deklaruar se ishte veçanërisht vigjilent për një mundësi fotografie atë ditë pasi kishte kaluar në stuhi që e kishte gjelbëruar zonën.
Ai e dorëzoi foton në Westlight me emrin Bucolic Green Hills.
Westlight do të blihej nga Corbis në 1998, një nga agjencitë e fotografisë që Microsoft përdorte në atë kohë.
Microsoft zgjodhi imazhin e O’Rear për sistemin e tij të ri operativ Windows XP në 2001, duke blerë të gjitha të drejtat për të.
Ata i ofruan O’Rear-it atë që ai thotë se është pagesa e dytë më e madhe që i është bërë ndonjëherë një fotografi për një imazh të vetëm; megjithatë, ai nënshkroi një marrëveshje konfidencialiteti dhe nuk mund të zbulojë shumën e saktë.
Është raportuar të jetë “në gjashtë shifrat e ulëta”
Microsoft-i i bleu atij një biletë avioni për në Seattle dhe ai personalisht e dorëzoi filmin origjinal në zyrat e tyre, pasi korrierët dhe shërbimet e dërgesës refuzuan ta dërgonin pasi kuptuan vlerën e dërgesës.
Microsoft e riemërtoi imazhin në Bliss dhe e përdori atë si sfondin e parazgjedhur të desktopit për temën e paracaktuar të Windows XP.
Imazhi u bë gjithashtu pjesë e fushatës reklamuese të Microsoft-it prej 200 milionë dollarësh për të promovuar softuerin e tyre, Yes You Can. Si rezultat i suksesit të sistemit operativ, fotografia e O’Rear u bë një nga imazhet më të shikuara në histori.
Edhe pse O’Rear, 81-vjeçar, ka një karrierë të suksesshme me publikimin e fotografive të tij në mediat kryesore amerikane, njerëzit do ta mbajnë mend gjithmonë për Bliss Hill.
“Çdo ditë e më tepër e kuptoj se sa shumë rëndësi ka pasur fotografia “Bliss” e Microsoft-it në jetën time. Si krijues i fotografisë më të shikuar në histori, unë kam gëzuar çdo minutë të famës”, ka thënë fotografi O’Rear.
Përgatiti: N.B/ ObserverKult
Lexo edhe:
HISTORIA QË FSHIHET PAS KËTIJ MOMENTI IKONIK, SI U REALIZUA FOTOGRAFIA E FAMSHME E MONROES
-

Windows 11-ta më në fund kalon Windows 10-ën për nga popullariteti
Microsoft më në fund ka arritur një objektiv madhor për Windows 11-ën, disa muaj përpara se Windows 10-ta të arrijë “fundin jetës.”
Sipas të dhënave të Stat Counter, Windows 11 tashmë rënditet si sistemi operativ desktop më i përdorur, pothuajse 4 vite pas lançimit të saj me 52 përqind të tregut, krahasuar me 44.59 përqind të tregut në Windows 10.
Windows 11-ta u bë sistemi operativ më popullor për kompjuterët gaming në Shtator, por adoptimi në tërësi ende ngelej pas Windows 10-ës.Të dhënat e Tetorit 2023 zbulonin se Windows 11 përdorej nga 400 milionë pajisje asokohe, duke shfaqur një ritëm më të ulët adoptimi sesa Windows 10-ta e cila mori vetëm 1 vit për të arritur 400 milionë pajisje krahasuar me dy vite të Windows 11-ës.
Adoptimi i ngadaltë i Windows 11-ës i është atribuar kërkesave harduerike të Windows 11-ës. Edhe Microsoft e ofroi falas për përdoruesit e Windows 10-ës, miliona kompjuterë ngelën pas për shkak të kërkesave strike të procesorëve dhe sigurisë.Microsoft është përpjekur të bindë përdoruesit të lënë pas kompjuterët e vjetër nëse duan të instalojnë Windows 11-ën sepse sistemi operativ kërkonte TPM 2.0.
Më 14 Tetor Windows 10-ta do të arrijë fundin e saj. /PCWorld Albanian -

Pas 40 vitesh Microsoft ndryshon pamjen e Ekranit Blu të Vdekjes në Windows
Ekrani blu i vdekjes (BSOD) ka qenë pjesë e Windows prej mëse 40 vitesh. Në fillim të 2025 Microsoft zbuloi se do të ndryshonte mesazhin BSOD në Windows 11 dhe kompania tashmë konfirmoi se së shpejti do të njihet si ekrani i zi i vdekjes.
Dizajni i ri zëvendëson ngjyrën blu me një ndërfaqe të thjeshtë të zezë. BSOD e re është shumë e ngjashme me pamjen e Windows Update. Tregon kodin e ndalesës dhe problemin e shfaqur nga driver-at e sistemit.
Administratorët IT nuk kanë më nevojë të marrin të dhënat e dështimit të sistemit për ti analizuar me WinDbg për të mësuar çfarë e ka shkaktuar.
Microsoft thotë se ndryshimet sjellin qartësi dhe ofrojnë informacione më të mira duke lejuar konsumatorët të kuptojnë shkakun e problemit që ta adreosjnë me shpejtësi.Ky dizajn i ri do të lançohet në Windows 11 drejt fundit të Verës së bashku me funksionalitetin Quick Machine Recovery dizajnuar për të rikthyer në funksion kompjuterët që nuk ndizen. /PCWorld Albanian
-

Signal shton një veçori për tu mbrojtur nga screenshot-et
Signal ditën e sotme tha se do të përditësojë aplikacionin Windows për të parandaluar sistemin të bëjë screenshot dhe si rezultat të mbrojë përmbajtjen në ekran.
Kompania tha se kjo veçori e re sigurie do të aktivizohet automatikisht në Windows 11 dhe është dizajnuar për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve nga funksionaliteti Microsoft Recall lançuar vitin e kaluar.
Recall bën herë pas here screenshot sistemit për të ruajtur në kujtesë aktivitet tuaja në mënyrë që të ktheheni pas në kohë për të gjetur çfarë keni harruar.Ndërsa kompania ndërpreu lançimin e Recall vitin e kaluar pas një lumi kritikash, Microsoft filloi testimin e tij përsëri në Prill në kanalin Windows Preview.
Signal tha se kur përpiqeni të bëni screenshot me aplikacionin e hapur, rezultati do të jetë një foto boshe. /PCWorld Albanian -

Përdoruesit e Microsoft 365 në Windows 10 do të vijojnë të marrin përditësimet edhe pas Tetorit 2025
Microsoft është duke elaboruar një qasje tjetër me konsumatorët të cilët hezitojnë të largohen prej Windows 10-ës.
Afati i skadimit të mbështetjes së Windows 10-ës mbetet i pandryshuar, 14 Tetor 2025. Por Microsoft po mendon që përdoruesit të cilët përdorin platformën me pagesë Microsoft 365 të vijojnë të marrin përditësime sigurie deri më 10 Tetor 2028.
Ky informacion u zbulua nga The Verge në një dokument të përditësuar nga Microsoft për ciklin e sistemit operativ. Edhe pse Microsoft e ka bërë të qartë se mbështetja për Windows 10-ën mbaron në Tetor, nga ana tjetër përdoruesit kanë pasur mundësi të fitojnë mbështetje të zgjeruar për Windows 10-ën.Mjafton që të keni një licencë aktive të Microsoft 365 dhe të kontaktoni suportin e Microsoft ndërsa jeni në Windows 10. /PCWorld albanian
-

A do të shuhet Windows 10-ta me të vërtetë në Tetor?
Në më pak se 6 muaj Microsoft ka planifikuar të “vrasë” Windows 10-ën. Por kompania përballet me një problem madhor: është ende sistemi operativ desktop më i përdorur në botë.
Microsoft planifikon ti japë fund mbështetjes pa pagesë të Windows 10-ës më 14 Tetor duke lënë të ekspozuar miliona në mos miliarda kompjuterë përballë kërcënimeve të sigurisë.
Bizneset dhe konsumatorët do të mund të përfitojnë mbështetje me përditësime sigurie por duhet të paguajnë deri në 30 dollarë.Popullariteti i Windows 10-ës
Vetëm Microsoft e di numrin e vërtetë të kompjuterëve Windows 10 të cilët janë në përdorim por nuk është një shifër që kompania publikisht e ka zbuluar. Megjithatë një analizë e një pale të tretë thotë se është më i përdorur sesa Windows 11 lançuar në Tetor të 2021.StatCounter – firmë e cila mbledh të dhëna rreth përdorimit të sistemeve operative nga kompjuterë që vizitojnë më shumë se 1.5 milionë uebsajte – raportoi se Windows 10-ta ishte e instaluar në 54.2 përqind të të gjithë kompjuterëve Windows deri në Mars të 2025.
Windows 11, edhe pse ka filluar ngjitjen me shpejtësi në muajt e fundit, mbetet në vendin e dytë me 42.7 përqind të instalimeve.
Në disa vende perëndimore Windows 11 e ka kaluar Windows 10 si SHBA, Britania dhe Kanadaja. Por vende të botës në Azi dhe Afrikë janë kontributorët kryesorë në diferencën në përdorim mes Windows 10-ës dhe Windows 11-ës.
Në Indi përshembull Windows 10-ta është e instaluar në 62.1 përqind të kompjuterëve ndërsa Windows 11-ta vetëm në 36.2 përqind.
Në Nigeri Windows 10-ta gjendet në 64.9 përqind të kompjuterëve ndërsa përdorimi i Windows 11-ës është nën 30 përqind. Madje ka kompjuterë që përdorin Windows 7-ën ende duke zënë 5 përqind.
Microsoft nuk ka qenë asnjëherë në një situatë të tillë. Kur Windows 7 u braktis në Janar të 2015-ës, ishte sistemi operativ më popullor me 60 përqind të instalimeve. Por kur mbështetja e zgjeruar përfundoi në 2020-ën, ishte e instaluar në vetëm 5 përqind të kompjuterëve.
Windows 10-ta nga ana tjetër do të jetë ende e instaluar në gjysmën e kompjuterëve kur mbështetja e zgjeruar të përfundojë në Tetor të 2025. Por pse Windows 10-ta është kaq popullore? Pjesërisht për shkak të kërkesave harduerike të Windows 11-ës ku shumica e kompjuterëve ekzistues Windows 10 nuk kalojnë dot në versionin më të fundit të sistemit operativ.
Gjithashtu paqartësia rreth planeve të Microsoft, nëse një Windows 12 do të lançohet, ka bërë që bizneset dhe konsumatorët të jenë të pasigurtë rreth kalimit në Windows 11.
/PCWorld Albanian -

Microsoft shpjegon pse TPM 2.0 është bërë e detyrueshme për Windows 11-ën
Me fundin e mbështetjes së Windows 10-ës që po afron me shpejtësi, Microsoft ka shtuar përpjekjet për të nxitur përdoruesit të kalojnë në Windows 11 pavarësisht se kjo lëvizje kërkon masa drastike për disa siç është blerja e një kompjuteri të ri me harduerë të fundit.
Përpjekja më e fundit e kompanisë erdhi këtë muaj në formën e një faqeje uebi ku tregon sesi Trusted Platform Module (TPM) e bën Windows 11-ën më të mirë dhe më të sigurtë sesa paraardhësin.
Në mesin e shumë gjërave shpjegon sesi TPM mund të enkriptojë të dhënat, të kontrollojë softuerin në kompjuter dhe të parandalojë njerëzit të ndryshojnë harduerin fizikisht në kompjuterin tuaj.Ndërsa ka përfitime për Windows 11-ën nga TPM, veçoria kryesore është kërkesa e panegociushme e sistemit të TPM 2.0 dhe për këtë arsye shumë kompjuterë të vjetër që operojnë në Windows 10 nuk kalojnë dot në Windows 11.
Nëse jeni akoma në Windows 10 dhe kompjuteri juaj nuk pranon Windows 11-ën, nuk jeni të detyruar ta braktisni. Por Windows 10-ta mbetet e pasigurtë pasi Microsoft ti japë fund suportit në Tetor. /PCWorld Albanian -

Sot 50 vite më parë u themelua Microsoft
Pesëdhjetë vite më parë, Micro-Soft u themelua nga dy miqtë Bill Gates dhe Paul Allen.
Siç edhe emri sugjeron, Microsoft ishte fillimisht i përqendruar tek mikroprocesorët dhe softueri, dhe Gates dhe Allen krijuan një kompani për të zhvilluar softuerë për Altair 8800, një kompjuter personal i hershëm.
Themeluar më 4 Prill 1975, Microsoft nënshkroi një marrëveshje me IBM për të ofruar softuerin e parë për kompjuterët në 1980. U bë gurthemeli i MS-DOS, që dominoi kompjuterët IBM të viteve 80.Suksesi i hershëm i Microsoft në zhvillimin e softuerit për kompjuterët personalë i hapi rrugë versionit të parë të Windows në 1985. Ndërfaqja e hershme e Windows mbi MS-DOS bëri progres të shpejtë duke u shndërruar në një sistem operativ më i aftë me lançimin e Windows 95.
Versioni i shumëpritur i Windows debutoi në mesin e natës ku fansat u rreshtuan pas dyerve të dyqaneve për të blerë kutitë e kopjeve të Windows 95 që më pas instalohej në kompjuterët e tyre.
Windows 95 prezantoi shumë komponentë dhe pjesë të Windows-it që sot jemi shumë të njohur me ta si File Explorer, My Documents dhe Recycle Bin.
Ndërsa me çdo version Microsoft përmirësonte më tutje Windows, gjithashtu zhvilloi një varietet aplikacionesh produktive përgjatë 1980 që së shpejti do të shndërrohej në suitën Office.
Lançuar fillimisht në 1989 për Mac, Office u bë pjesë integrale e Windows ndërsa sot operon edhe në shfletues. Suksesi i Microsoft me Windows dhe Office i ka hapur rrugë zgjerimit të kompanisë në shumë drejtime përgjatë 50 viteve, përfshirë lançimin e konsolës së lojërave Xbox në 2001 apo Azure Cloud në 2008 e madje Bing Search në 2009.
Microsoft ka eksperimentuar me disa harduerë përgjatë viteve, por linja më e suksesshme e pajisjeve ka ardhur në formën e Surface që u lançua në 2012-ën krahas Windows 8. Surface shërbeu si mjet i Microsoft për të demonstruar më të mirën e Windows dhe Office.
/PCWord Albanian -

Microsoft mbyll aplikacionin Remote Desktop
Microsoft ka vendosur ti japë fund mbështetjes për aplikacionin Remote Desktop për Windows më 27 Maj. Nëse përdorni Remote Desktop për tu lidhur me Windows 365, Azure Virtual Desktop ose Microsoft Dev Box, atëherë duhet të kaloni në aplikacionin e ri Windows.
Aplikacioni në fjalë lançuar në Shtator ofron mbështetje për disa monitorë, rezolucione dinamike dhe qasje të lehtë në cloud PC ose desktopët virtualë. Microsoft thotë se lidhjet me Windows 365, Azure Virtual Desktop dhe Microsoft Dev Box përmes aplikacionit Remote Desktop nga Microsoft Store do të bllokohet pas datës 27 Maj 2025.
Aplikacioni ekzistues Remote Desktop nuk duhet të ngatërrohet me Remote Desktop Connection që është pjesë e Windows prej mëse 20 vitesh. Ky aplikacion do të vijojë të ekzistojë në Windows 11 pas 27 Majit./PCWorld Albanian