Tag: williams

  • 250 mijë paundë në javë, Arsenali bëhet gati për blerjen spektakolare nga La Liga

    250 mijë paundë në javë, Arsenali bëhet gati për blerjen spektakolare nga La Liga

    3 Prill 2025

    16:26

    Telesport

    The Telegraph raporton se Mikel Arteta po përgatit blerjen e bujshme të merkatos së verës.
    Arsenali ka rënë dakord me zgjedhjen e tij për të transferuar yllin e kombëtares spanjolle, Nico Williams. Problemi është se klubi londinez duhet të bëjë sakrificë të madhe për këtë transferim.
    Sikur të mos mjaftonte klauzola e largimit me vlerë 60 mln euro, Arsenali pritet ta bëjë spanjollin një nga yjet më të paguar në skuadër, me pagë 250,000 paundë në javë.
    12 milionë paundë në vit janë një shifër e lartë, por Nico Williams ia di vlerën vetes dhe nuk heq dorë nga këto kërkesa.

  • Barcelona nuk ka hequr dorë nga “fiksimi” i vjetër, Bayern  i hap rrugën katalanasve

    Barcelona nuk ka hequr dorë nga “fiksimi” i vjetër, Bayern i hap rrugën katalanasve

    31 Mars 2025

    17:40

    Telesport

    Verën e kaluar Nico Williams ishte shumë pranë transferimit te Barcelona, por në fund anësori zgjodhi të qëndrojë tek Athletic Bilbao. Gjithsesi, katalanasit nuk janë dorëzuar dhe do tentojnë transferimin e anësorit sërish merkaton e ardhshme verore.
    Për 22-vjeçarin spanjoll ka pasur një interes të madh edhe nga Bayern Munich, por sipas Sky Germany së fundmi bavarezët janë tërhequr pasi objektivi i tyre kryesor në merkato është transferimi i Florian Wirtz nga Leverkusen.
    Kështu që Barcelona e ka hapur rrugën tani për të transferuar anësorin spanjoll. Marrëveshja me Bilbaon nuk do jetë e lehtë, por pritet të gjehet gjuha e përbashkët për një shifër 50-55 milionë euro.
    Përveç Williams, më i lumturi për këtë transferim do jetë Lamine Yamal, i cili e ka shprehur disa herë publikisht dëshirën e madhe për të luajtur bashkë te Barcelona me Williams, i cili është shoku i tij i ngushtë te Spanja dhe kanë një marrëdhënie shoqërore edhe jashtë futbollit.

  • Çfarë do të thotë t’i shërbesh vendit… larg planetit Tokë? Flasin për herë të parë dy astronautët që u bllokuan për 9 muaj në hapësirë

    Çfarë do të thotë t’i shërbesh vendit… larg planetit Tokë? Flasin për herë të parë dy astronautët që u bllokuan për 9 muaj në hapësirë

    Pas nëntë muajsh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), astronautët veteranë Butch Wilmore dhe Suni Williams u kthyen në Tokë dhe ndanë përvojën e tyre duke folur për Fox Neës.

    Dy astronautët folën për kohën e tyre në hapësirë, reagimin kur mësuan se do të qëndronin më gjatë se sa ishte planifikuar, të ardhmen e eksplorimit të hapësirës dhe çfarë do të thotë t’i shërbesh vendit të tyre… larg planetit Tokë.
    “Mendimi im i parë ishte që ne duhet të ktheheshim,” tha Williams kur u informua se kthimi i tyre në Tokë do të vonohej. “Meqenëse do të ktheheshim në shkurt dhe do të qëndronim në hapësirë ​​deri atëherë, thashë, le ta bëjmë më të mirë”, shtoi ajo.
    Ajo pranoi se nuk e ka humbur entuziazmin, pasi i pëlqen të jetë në hapësirë ​​dhe të “dëshmojë eksperimente shkencore” që shpalosen rreth saj. “Jam e nderuar që kam qenë pjesë e gjithë kësaj”, tha ajo.
    Nga ana e tij, Wilmore pohoi se kujdesej të menaxhonte emocionet e tij dhe të fokusohej në faktin se programi i fluturimeve hapësinore në fjalë “ishte një qëllim kombëtar”. Disi u qetësua për faktin se do të mungonte në krah të vajzës së tij, e cila është në shkollë të mesme.
    Wilmore dhe Williams kaluan më shumë se 280 ditë në hapësirë ​​pasi misioni i tyre tetë-ditor, i cili filloi qershorin e kaluar, u ndryshua kur anija e tyre kozmike, Boeing Starliner, hasi në probleme teknike. Të dy nuk hodhën akuza konkrete ndaj kompanisë, por pranuan se përmbysja e projektit i detyroi të përjetonin momente të vështira.
    “Nuk pyeta se kush ishte fajtori për atë që na ndodhi. Unë mendoj se të gjithë janë përgjegjës, jo vetëm kompania,” tha Wilmore, duke shtuar se “kishte disa mangësi në testim dhe mangësi në përgatitjet që ne nuk i kishim parashikuar.”
    Ai shtoi se nuk dëshiron të fajësojë askënd individualisht. Ai preferon të “shikojë përpara” dhe “të mësojë nga gabimet e së kaluarës”.
    Më pas ata u pyetën për qëndrimet dhe lëvizjet e Elon Musk dhe presidentit të ri të SHBA, Donald Trump. Wilmore tha: “Unë jam mirënjohës që ata po marrin pjesë aktive në programin e fluturimeve njerëzore në hapësirë, pasi është i një rëndësie të madhe në shkallë globale. Qëndrimi i tyre forcon vendin tonë.”
    Nga ana tjetër, Williams tha se qëndrimi i tyre nëntë-mujor në hapësirë ​​lejoi shumë njerëz, përfshirë Musk dhe Trump, të shohin se çfarë po ndodh në ISS dhe ta “marrë atë shumë seriozisht”.

    Top Channel

  • NASA, SpaceX nisin raketën për të kthyer astronautët e bllokuar

    NASA, SpaceX nisin raketën për të kthyer astronautët e bllokuar

    Ekuipazhi i ri për Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar u nis në orët e vona të së premtes, duke hapur kështu rrugën për rikthimin në Tokë të astronautëve të NASA-s, Butch Wilmore dhe Suni Williams, të cilët kanë ngecur në hapësirë që prej nëntë muajsh.

    Raketa ‘Falcon 9’ e kompanisë SpaceX u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s, në Florida, me një ekuipazh prej katër personash: dy astronautët e NASA-s, Anne McClain dhe Nichole Ayers, japonezin Takuya Onishi dhe rusin Kirill Peskov. Ekipi është pjesë e një rotacioni rutinë gjashtëmujor.
    Anijet hapësinore Crew-10 dhe Dragon pritet të arrijnë në stacionin hapësinor rreth mesnatës të së shtunës.

    Së bashku me astronautët Wilmore dhe Williams, në Tokë do të kthehet edhe astronauti i NASA-s, Nick Hague dhe kozmonauti rus Aleksandr Gorbunov. Kthimi pritet të bëhet të mërkurën, duke u dhënë kështu kohën e mjaftueshme dy ekipeve për të shkëmbyer informacion.
    Astronautët Wilmore dhe Williams mbërritën në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në qershor 2024 dhe pritej të qëndronin në hapësirë për rreth 10 ditë. Por rikthimi i tyre u shty për shkak të problemeve mekanike me mjetin e tyre hapësinor, i cili pas disa javësh riparimesh u dërgua drejt Tokës pa ekuipazh në bord. Kthimi i tyre shty disa herë për shkak të vonesave të tjera teknike. /VOA

  • SpaceX rikthen në Tokë dy astronautët e ngecur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

    SpaceX rikthen në Tokë dy astronautët e ngecur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

    Sunita “Suni” Williams dhe Barry “Butch” Wilmore u rikthyen në Tokë pasi qëndruan në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) për 9 muaj, një udhëtim që zgjati më shumë sesa ishte planifikuar për shkak të problemeve me mjetin hapësinore Starliner të Boeing.

    Williams dhe Wilmore zbritën në Gjirin e Meksikës në kapsulën Dragon të SpaceX mbrëmjen e së Martes me orën tonë lokale pas një udhëtimi që zgjati 17 orë nga ISS.
    Dyshja fluturuan drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar në Qershor të 2024 si pjesë e një misioni që ishte kritik për Boeing në konkurrencën e saj me SpaceX. Gjiganti i aviacionit fitoi një kontratë krahas SpaceX në 2014 për të dërguar astronautët në ISS për NASA.

    SpaceX kreu fluturimin e parë të një ekuipazhi në kapsulën Dragon në 2020-ën, gjatë ditëve të para të pandemisë së Covid-19. Nga ana tjetër projekti Starliner i Boeing ngeli pas për shkak të kostove dhe vonesave të shumta.

    Fluturimi në Qershor të 2024 duhej ti linte të kaluarës problemet e Boeing. Objektivi ishte dërgimi i Williams dhe Wilmore në ISS dhe më pas rikthimin e tyre pas një qëndrimi të shkurtër. Por Starliner pati probleme edhe përpara se Starliner të ankorohej në stacionin hapësinor. Pas disa provash NASA dhe Boeing vendosën të rikthejnë Starliner pa ekuipazhin.
    NASA menjëherë filloi të punonte me SpaceX për të rikthyer Williams dhe Wilmore. Pas vonesash të tjera u vendos që rikthimi i tyre të bëhej në fillim të 2025-ës. /PCWorld Albanian