Tag: williams

  • Nico Williams ka një klauzolë të re! Zbulohet shifra e caktuar në kontratë

    Nico Williams ka një klauzolë të re! Zbulohet shifra e caktuar në kontratë

    11 Gusht 2025

    16:56

    Telesport

    Në fillim të verës, Barcelona ishte pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao. Klubi katalanas ishte gati të paguante klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh.
    Megjithatë, marrëveshja nuk u finalizua dhe lojtari nënshkroi kontratë të re 10-vjeçare me Bilbaon. Barcelona nuk kishte në plan ta blinte pas refuzimit të tij një vit më parë, por ishte një sinjal nga agjenti i tij që nxiti interesin e ri të klubit.
    Barça reagoi shpejt, por nuk arriti të përfundonte transferimin. Klauzola e lirimit e lojtarit tani është rritur ndjeshëm. Për ta transferuar në të ardhmen, Barcelona duhet të paguajë 90 milionë euro. Jo vetëm Barcelona, por edhe klube të tjera të interesuara.

  • Robin Williams, një yll që ndrin akoma në historinë e filmit dhe komedisë

    Robin Williams, një yll që ndrin akoma në historinë e filmit dhe komedisë

    Më 11 gusht 2014, bota humbi një nga aktorët dhe komedianët më të dashur të të gjitha kohërave, Robin Williams. Me humorin e tij të jashtëzakonshëm, talentin e pashoq dhe energjinë e pakufishme, Williams arriti të bëhej një ikonë globale që preku zemrat e miliona njerëzve përmes filmave, shfaqjeve dhe improvizimeve të tij.

    Një karrierë e pasur dhe e larmishmeRobin McLaurin Williams lindi më 21 korrik 1951 në Chicago, SHBA. Ai filloi karrierën e tij në vitet ’70 si komedian stand-up, duke shfaqur një stil të shpejtë dhe të paharrueshëm që kombinonte humor absurd, imitime dhe lojëra fjalësh. Shpejt u bë një figurë e njohur në televizion, sidomos me rolin e tij si Mork në serialin e famshëm Mork & Mindy, që e bëri të famshëm në mbarë botën.

    Por ajo që e bëri Robin Williams një yll të vërtetë ishte aftësia për të kaluar me sukses nga komedia në drama. Ai i dha jetë personazheve të paharrueshëm në filma si Dead Poets Society (1989), ku luajti një mësues frymëzues që inkurajonte nxënësit e tij të jetonin me pasion dhe guxim, dhe Good Will Hunting (1997), për të cilin fitoi edhe çmimin Oscar për Aktorin më të Mirë në Rol Dytësor.

    Williams i solli ngrohtësi, humor dhe humanizëm roleve të tij, duke lënë një gjurmë të thellë në kinematografi. Filma si Mrs. Doubtfire, Aladdin (ku i dha zërin personazhit të Genit), Patch Adams, dhe Jumanji janë vetëm disa nga momentet ku ai dëshmoi se ishte një artist shumëdimensionale.

    Një njeri me sfida personalePas shkëlqimit në skenë dhe ekran, Robin Williams përballej me betejat e tij personale. Ai vuajti nga depresioni, ankthi dhe më vonë iu diagnostikua sëmundja Parkinson. Më 2014, ai ndërroi jetë nga vetëvrasja, duke lënë pas një boshllëk të madh në botën e artit dhe te mijëra fansave të tij.

    Në vitet e fundit të jetës, Williams ishte edhe më i hapur për sfidat që kalonte, duke u bërë zë i rëndësishëm në nismat për shëndetin mendor dhe ndërgjegjësimin për problemet psikologjike.

    Trashëgimia e tijRobin Williams nuk ishte thjesht një aktor dhe komedian; ai ishte një dritë e vërtetë që shndritte errësirën me humorin dhe mirësinë e tij. Ai la një pasuri të jashtëzakonshme artistike që vazhdon të frymëzojë brezat e rinj.

    Në përvjetorin e vdekjes së tij, kujtojmë energjinë e pakrahasueshme, talentin e rrallë dhe humanizmin e thellë që e bënë Robin Williams një legjendë të përjetshme./KultPlus.com

  • Nata e fundit e Robin Williams dhe fundi fatal i komedianit të madh

    Nata e fundit e Robin Williams dhe fundi fatal i komedianit të madh

    Albert Vataj
    Gazetari i New York Times, Dave Itzkoff detajon rënien therëse të yllit të dashur në këtë fragment të librit të tij biografik, “Robin”.“Robini i vërtetë ishte një njeri modest, pothuajse nuk binte në sy, i cili kurrë nuk besonte plotësisht se ishte i denjë për famën monumentale, adhurimin dhe vlerësimin që kishte arritur” shkruante, gazetari i kulturës së New York Times, Dave Itzkoff, i cili e kishte intervistuar aktorin gjerësisht midis viteve 2009 dhe 2013 për llogari të gazetës.Në librin e tij ai shkruan për fundin tragjik të komedianit, fund fatal që zgjodhi aktori me vetëvrasje më 11 gusht 2014.“Natën e 10 gushtit, një të dielë, Robin dhe Susan ishin në shtëpi së bashku në Tiburon, kur Robin filloi të fiksonte disa nga orët e dorës të stilistëve që zotëronte dhe u frikësua se ato ishin në rrezik për t’u vjedhur. Ai mori disa prej tyre dhe i futi në një çorape dhe, rreth orës 19:00, ai shkoi me makinë në shtëpinë e Rebecca dhe Dan Spencer në Corte Madera, rreth dy milje e gjysmë larg, për t’u dhënë atyre orët për t’i ruajtur. Pasi Robin u kthye në shtëpi, Susan filloi të përgatitej për shtrat; ai me dashuri i ofroi asaj një masazh këmbësh, por në këtë natë, ajo tha se ishte mirë dhe e falënderoi gjithsesi. “Siç bëmë gjithmonë, i thamë njëri-tjetrit, ‘Natën e mirë, dashuria ime’, kujton Susan.Robin hyri dhe dilte nga dhoma e tyre e gjumit disa herë, gërmoi dollapin e tij dhe përfundimisht u largua me një iPad për të bërë pak lexim, gjë që Susan e interpretoi si një shenjë të mirë; kishte muaj që ajo e kishte parë të lexonte apo edhe të shikonte televizor. “Ai dukej sikur po shkonte më mirë, sikur ishte në rrugën e diçkaje”, tha ajo më vonë. “Unë jam duke menduar, ‘OK, gjërat po funksionojnë. Ilaçet, ai është duke fjetur.” Ajo e pa atë të dilte nga dhoma rreth orës 22:30 dhe të shkonte në dhomën e gjumit të veçantë ku ai flinte, e cila ishte në një korridor të gjatë në anën e kundërt të shtëpisë së tyre.Kur Susan u zgjua mëngjesin tjetër, të hënën, 11 gusht, ajo vuri re se dera e dhomës së gjumit të Robin ishte ende e mbyllur, por u ndie e lehtësuar që ai më në fund po merrte pushimin e nevojshëm. Asistentia kohëgjatë e Robin, Rebecca Erwin Spencer dhe bashkëshortin e saj, Dan, erdhën në shtëpi dhe Rebeka pyeti se si kishte kaluar fundjava me Robin? Susan u përgjigj me optimizëm: “Unë mendoj se ai po përmirësohet.” Susan kishte planifikuar të priste që Robin të zgjohej në mënyrë që ajo të mund të meditonte me të, por kur ai nuk ishte zgjuar deri në orën 10:30 të mëngjesit, ajo u largua nga shtëpia për të kryer disa punë.Në orën 11 të mëngjesit, Rebeka dhe Dan ishin të shqetësuar se Robin ende nuk kishte dalë nga dhoma e tij. Rebeka futi një shënim nën derën e dhomës së gjumit të Robinit për ta pyetur nëse ishte mirë, por nuk mori asnjë përgjigje. Në orën 11:42 të mëngjesit, Rebeka i dërgoi mesazh Suzanit për t’i thënë se do ta zgjonte Robin dhe Dan shkoi të gjente një stol për të provuar të shikonte përmes dritares së dhomës së tij të gjumit nga jashtë shtëpisë. Ndërkohë, Rebeka përdori një kapëse letre për të hapur me forcë bllokimin e derës së dhomës së gjumit. Ajo hyri në dhomë dhe bëri një zbulim të tmerrshëm: Robin e kishte varur veten me rrip dhe kishte vdekur.”Bota e kinemasë u trondit nga themelet. Një shpirt i shenjtëruar njeriu kishte marrë udhën e përjetësisë. Tragjiku i artit komik zgjodhi një fund fatal për të ikur, një fund për të mbyllur hesapet me shëndetin, një fund për të lënë shumë dhimbje.Presidenti i asokohëshëm, Barack Obama mes të tjarash në homazhin e tij për Williams tha:Robin Williams ishte një aviator, një mjek, një xhind, një dado, një president, një profesor, një bangarang Peter Pan, dhe gjithçka në mes… Ai mbërriti në jetën tonë si një alien – por përfundoi duke prekur çdo element të shpirti njerëzor. Na bëri të qeshnim. Na bëri të qajmë. Ai ia dha talentin e tij të pamat lirisht dhe bujarisht atyre që kishin më shumë nevojë për të – që nga trupat tona të vendosura jashtë vendit, deri te të margjinalizuarit në rrugët tona.Judd Apatow duke përkufizuar gjithëçfarë ishte dhe realizoi Robin, shtoi se: Nuk mund të shikosh asnjë komik modern dhe të thuash: “Ky është pasardhësi i Robin Williams”, sepse nuk është e mundur të jesh një rip-off i Robin Williams. … Ai ngriti shiritin për atë që është e mundur të bësh dhe bëri që një pjesë e madhe prej nesh të dëshironim të bëheshim humorist.

  • “Shqiptarët janë popullsia më e vjetër në Europë”:Henry Smith Williams 1904

    “Shqiptarët janë popullsia më e vjetër në Europë”:Henry Smith Williams 1904

    Nga : Altin Kocaqi

    Iliria ishte trualli i civilizimit të sotëm europinë

    Për të gjithë ata që e njohin historin e Ilirisë para Krishtit edhe historin e Ilirikut pas Krishtit e kanë shumë të qartë këtë hartë të botuar nga Henry Smith Williams në New York në vitin 1904. Kjo është vatra e para ardhësëve tanë të cilet janë edhe pararoja e qytetrimit europian të kohëve tona pasi në këto troje ishte edhe Kryeqendra e vjetër e autoktonëve,Dodona Pellazgjike, po ashtu në këto troje mori jetë edhe Krishterimi I ligjeruar nga iliri Konstandini i Madh.

    Në citimin e mëposhtem Henry Smith Williams vendos barazinë mes trakeve edhe rumunëve si pasardhës të latinizuar. Nga përpjekja për të latinizuar ilirikun rrjedhin si rumunet edhe vllehrit por jo Trakët pasi popullsia Trake, edhe sot, në Luginen e lumit Evro flet gjuhen shqipe ne nje shtrirje majaftë të gjerë. Mbetje të popullsis ilire ka kudo në këto treva të prejardhjes së etnisë sonë edhe civilizimit të sotëm europiane.

    Henry Smith Williams ne librin ‘The Historians History of the World Poland the Balkans’ New York nga shb ‘The Outlook Company’ ne vitin 1904 shkruan:“Trakët janë ɀɦɖuƙuɾ tërësisht sot; ndërsa pasardhës të tyre të latinizuar janë rumunët.

    Nga ilirët dhe epirotët, vetëm shqiptarët e eɠȅɾ, ose arnautët, vazhdojnë të ekzistojnë ende.

    Përkrah me baskët, shqiptarët janë popullsia më e vjetër në Europë”.

    Në citimin e mëposhtem Henry Smith Williams vendos barazinë mes trakeve edhe rumunëve si pasardhës të latinizuar. Nga përpjekja për të latinizuar ilirikun rrjedhin si rumunet edhe vllehrit por jo Trakët pasi popullsia Trake, edhe sot, në Luginen e lumit Evro flet gjuhen shqipe ne nje shtrirje majaftë të gjerë. Mbetje të popullsis ilire ka kudo në këto treva të prejardhjes së etnisë sonë edhe civilizimit të sotëm europiane.

    Henry Smith Williams ne librin ‘The Historians History of the World Poland the Balkans’ New York nga shtëpia botuese ‘The Outlook Company’ ne vitin 1904 shkruante: “Trakët janë zhdukur tërësisht sot; pasardhës të tyre të latinizuar janë rumunët. Nga ilirët dhe epirotët, vetëm shqiptarët e eɠȅɾ, ose arnautët, vazhdojnë të ekzistojnë. Përkrah me baskëve, shqiptarët janë popullsia më e vjetër në Europë”.

    Kjo është vatra e paraardhësëve tanë të cilet janë edhe pararoja e qytetrimit europian.

  • “Shqiptarët janë popullsia më e vjetër në Europë”: Henry Smith Williams 1904

    “Shqiptarët janë popullsia më e vjetër në Europë”: Henry Smith Williams 1904

    Nga : Altin Kocaqi

    Iliria ishte trualli i civilizimit të sotëm europinë

    Për të gjithë ata që e njohin historin e Ilirisë para Krishtit edhe historin e Ilirikut pas Krishtit e kanë shumë të qartë këtë hartë të botuar nga Henry Smith Williams në New York në vitin 1904. Kjo është vatra e paraardhësëve tanë të cilet janë edhe pararoja e qytetrimit europian të kohëve tona pasi në këto troje ishte edhe Kryeqendra e vjetër e autoktonëve,Dodona Pellazgjike, po ashtu në këto troje mori jetë edhe Krishterimi I ligjeruar nga iliri Konstandini i Madh.

    Në citimin e mëposhtem Henry Smith Williams vendos barazinë mes trakeve edhe rumunëve si pasardhës të latinizuar. Nga përpjekja për të latinizuar ilirikun rrjedhin si rumunet edhe vllehrit por jo Trakët pasi popullsia Trake, edhe sot, në Luginen e lumit Evro flet gjuhen shqipe ne nje shtrirje majaftë të gjerë. Mbetje të popullsis ilire ka kudo në këto treva të prejardhjes së etnisë sonë edhe civilizimit të sotëm europiane.

    Henry Smith Williams ne librin ‘The Historians History of the World Poland the Balkans’ New York nga shb ‘The Outlook Company’ ne vitin 1904 shkruan:“Trakët janë zhdukur tërësisht sot; pasardhës të tyre të latinizuar janë rumunët.Nga ilirët dhe epirotët, vetëm shqiptarët e egër, ose arnautët, vazhdojnë të ekzistojnë.Përkrah me baskët, shqiptarët janë popullsia më e vjetër në Europë”.

    Henry Smith Williams ne librin ‘The Historians History of the World Poland the Balkans’ New York nga shb ‘The Outlook Company’ ne vitin 1904 shkruan:Nga ilirët dhe epirotët, vetëm shqiptarët e egër, ose arnautët, vazhdojnë të ekzistojnë.Përkrah me baskët, shqiptarët janë popullsia më e vjetër në Europë”.Kjo është vatra e paraardhësëve tanë të cilet janë edhe pararoja e qytetrimit europian.

  • “Shqiptarët janë popullsia më e vjetër në Europë”:Henry Smith Williams 1904..

    “Shqiptarët janë popullsia më e vjetër në Europë”:Henry Smith Williams 1904..

  • Henry Smith Williams 1904- “…Shqiptarët janë popullsia më e vjetër në Europë”

    Henry Smith Williams 1904- “…Shqiptarët janë popullsia më e vjetër në Europë”

    Përkthyer e përshtatur: Altin Kocaqi

    Iliria ishte trualli i civilizimit të sotëm europinë

    Për të gjithë ata që e njohin historin e Ilirisë para Krishtit edhe historin e Ilirikut pas Krishtit e kanë shumë të qartë këtë hartë të botuar nga Henry Smith Williams në New York në vitin 1904.

    Kjo është vatra e paraardhësëve tanë të cilet janë edhe pararoja e qytetrimit europian të kohëve tona pasi në këto troje ishte edhe Kryeqendra e vjetër e autoktonëve,Dodona Pellazgjike, po ashtu në këto troje mori jetë edhe Krishterimi I ligjeruar nga iliri Konstandini i Madh.

    Në citimin e mëposhtem Henry Smith Williams vendos barazinë mes trakeve edhe rumunëve si pasardhës të latinizuar.

    Nga përpjekja për të latinizuar ilirikun rrjedhin si rumunet edhe vllehrit por jo Trakët pasi popullsia Trake, edhe sot, në Luginen e lumit Evro flet gjuhen shqipe ne nje shtrirje majaftë të gjerë.

    Mbetje të popullsis ilire ka kudo në këto treva të prejardhjes së etnisë sonë edhe civilizimit të sotëm europiane.

    Henry Smith Williams ne librin ‘The Historians History of the World Poland the Balkans’ New York nga shb ‘The Outlook Company’ ne vitin 1904 shkruan:

    “Trakët janë zhdukur tërësisht sot; pasardhës të tyre të latinizuar janë rumunët.Nga ilirët dhe epirotët, vetëm shqiptarët e egër, ose arnautët, vazhdojnë të ekzistojnë.

    Përkrah me baskët, shqiptarët janë popullsia më e vjetër në Europë”./historiashqiperia

  • Ndjekja në det që çoi në sekuestrimin e kokainës me vlerë 11 milionë paund, operacioni zbulon skemën e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar

    Ndjekja në det që çoi në sekuestrimin e kokainës me vlerë 11 milionë paund, operacioni zbulon skemën e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar

    Për surfistët dhe shëtitësit e qenve në plazhin e Kornuollit, ajo që ndodhi dukej si një skenë filmi thriller, një ndjekje që përfundoi me dy anije të ngecura në rërë, tre burra që përpiqeshin të arratiseshin nëpër duna, arrestime dhe zbulimi i miliona paundëve kokainë.

    Por për hetuesit britanikë, kjo ishte pika e nisjes së një hetimi kompleks dhe të mundimshëm, që hodhi dritë mbi një taktikë gjithnjë e më të përdorur nga kartelet e drogës të Amerikës së Jugut dhe grupet e krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo metodë, e njohur si “Asdo” (at-sea drop-offs), konsiston në hedhjen e pakove me kokainë të pajisura me gjurmues GPS në det nga anije transatlantike, për t’u mbledhur më pas nga gomone të vogla dhe për t’u futur në territorin britanik përmes gjireve dhe porteve të izoluara.
    Ndjekja dhe kapja dramatike në Cornwall
    Operacioni nisi më 13 shtator të vitit të kaluar, kur anija patrulluese HMC Valiant e Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar, teksa patrullonte pranë brigjeve të Kornuollit, vërejti një gomone të fryrë me trup të fortë (RHIB) që po lundronte me shpejtësi. Oficerët ishin në dijeni të pranisë së një “anijeje mëmë” në zonë, dhe kur iu afruan, gomonia u largua menjëherë.

    Gjatë një ndjekjeje prej 28 miljesh, tre burrat në RHIB hodhën në det 11 pako me kokainë. Ndjekja përfundoi në plazhin Gwynver pranë Land’s End, ku të tre – Peter Williams (44 vjeç), Scott Johnston (38 vjeç) dhe Edwin Yahir Tabora Baca (33 vjeç) – u arrestuan në vendngjarje. Zyrtarët gjetën gjashtë nga pakot, me vlerë rreth 18 milionë paund.
    Në gomone u sekuestruan pajisje për hartografi, një thikë dhe GPS Garmin. Një hetim i thelluar i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) filloi menjëherë, me një ekip hetuesish që u dërgua nga Londra për të ndjekur gjurmët.
    Një peshkatar në borxhe dhe një “turist” misterioz
    Hetimi zbuloi se Williams, një peshkatar nga porti Emsworth në Hampshire, ishte një figurë e njohur në komunitetin lokal. Ai drejtonte një kompani peshkimi dhe një dyqan të suksesshëm me emrin Fresh from the Boat. Megjithatë, vështirësitë ekonomike kishin nisur pas shkatërrimit të varkës së tij në stuhinë Eunice në shkurt 2022. Komuniteti e ndihmoi për të blerë një varkë të re, por presioni financiar mbeti i madh.
    Ndërkohë, Tabora Baca, një qytetar kolumbian që jetonte në Barcelonë, pretendoi se ishte thjesht një turist i ftuar për një udhëtim peshkimi. Por telefoni i tij tregoi të kundërtën, mesazhe me udhëzime të detajuara për të shoqëruar Williams dhe Johnston në mbledhjen e drogës. Baca besohet se shërbente si “oficer sigurie” për një kartel, për të garantuar që klientët të merrnin pjesën e tyre.
    Rrjeti i gjerë i trafikantëve
    Hetimi u zgjerua dhe përfshiu tre burra nga Essex – Bobbie Pearce (29 vjeç), Michael May (47 vjeç) dhe Terry Willis (44 vjeç) – të cilët kishin udhëtuar drejt Kornuollit me një furgon të bardhë me qira. NCA beson se ata ishin ngarkuar me transportimin e kokainës për në Essex dhe Londrën juglindore.
    Kur ndjekja filloi, Johnston telefonoi Willis për ta paralajmëruar për dështimin e operacionit, para se të hidhte telefonin në det. Grupi u largua menjëherë nga zona, duke përdorur një BMW dhe furgonin e bardhë.
    Një tjetër emër i përfshirë në këtë skemë ishte Alex Fowlie (35 vjeç) nga West Sussex, i cili kishte blerë gomonen për 70,000 paund nga një kompani detare në Uellsin e Veriut. Ai vepronte si ndërmjetës mes organizatorëve dhe transportuesve.
    Ironikisht, Fowlie ndodhej vetëm pak kilometra larg gjatë gjithë operacionit – në pushime me partneren e tij në Newquay – duke postuar foto të lumtura në Facebook ndërsa po zhvillohej një ndërmarrje kriminale në brigjet aty pranë. Vetëm tre ditë pas dështimit të parë, ai po përgatiste një tjetër “Asdo”. Në një mesazh për një bashkëpunëtor ai shkruante:“Na duhet vetëm një peshkatar dhe një nga ne që të shkojë me të. Ata do të dërgojnë një nga djemtë e tyre për të mbikëqyrur. Ke radarët – nëse sheh ndonjë që vjen drejt teje, thjesht hidh gjithçka në det. Ka GPS-in dhe dalim ta marrim më vonë. S’ka rrezik fare.”
    Edwin Yahir Tabora Baca, Scott Johnston, Terry Willis dhe Michael May u shpallën fajtorë dhe u dënuan për komplot për importimin e drogës të klasit A më 1 gusht. Të tjerët, përfshirë Williams, Pearce dhe Fowlie, do të dënohen në seancën gjyqësore të caktuar për 21 gusht.
    Barry Vinall, hetues i lartë në NCA, tha: “Ky është një nga operacionet më të suksesshme që kemi pasur. Kemi kapur organizatorët, logjistikën, sigurinë dhe klientët – të gjithë pjesë të zinxhirit të trafikut.”
    Operacioni Libellary jo vetëm që ndaloi hyrjen e një sasie të madhe kokaine në Mbretërinë e Bashkuar, por gjithashtu zbuloi mënyrën e sofistikuar të veprimit të grupeve të krimit të organizuar ndërkombëtar, të cilat tani përballen me drejtësinë.

    Top Channel

  • Kur 17-vjeçarja Maria Sharapova do të rrëzonte nga froni i Wimbledon-it, Serena  Williams, dhe përmbyste rendin

    Kur 17-vjeçarja Maria Sharapova do të rrëzonte nga froni i Wimbledon-it, Serena Williams, dhe përmbyste rendin

    Albert Vataj
    Ishte viti 2004 kur një vajzë 17-vjeçare, e panjohur për shumicën, përmbysi rendin e vendosur të tenisit botëror. Maria Sharapova jo vetëm që mundi Serena Williams në finalen e Wimbledon-it, por hyri me vrull në një botë ku triumfi i një gruaje të re shpesh kërkon një çmim më të lartë se trofeu. Ajo fitore do të niste jo vetëm një karrierë brilante, por edhe një narrativë të tensionuar, të përfolur, të shtrembëruar, të mitizuar. Dhe gjithçka nisi me një shtrëngim duarsh… që shumëkush këmbëngul se nuk ndodhi kurrë.Në vitin 2004, një 17-vjeçare me emrin Maria Sharapova tronditi botën kur mundi Serena Williams me sete të pastra dhe fitoi Wimbledon-in, duke u bërë gruaja e tretë më e re që ngre trofeun. Por pas këtij përfundimi përrallor, një thashethemnajë i errët u përhap me shpejtësi: Se Sharapova kishte refuzuar t’i jepte dorën Serenës pas pikës së fundit.

    Një komentator sportiv madje pretendoi se zyrtarët po “rrekeshin prapa skenave” kur Sharapova thuhej se kishte lënë fushën qendrore para kohe, duke shmangur shtrëngimin tradicional të duarve në një moment që u etiketua si “akti përfundimtar i sfidës adoleshente”. Forumet e tenisit shpërthyen. Ishte ndrojtje? Arrogancë? Apo një protestë e heshtur?Titulli “Mbretëresha e ftohtë e fushës qendrore” pushtoi faqet e tabloidëve europianë.Por e vërteta është kjo, asgjë nga këto nuk ndodhi.Maria Sharapova i dha dorën Serenës, me klas dhe qetësi, teksa kamerat xhironin dhe miliona shikonin. Madje në intervista e vlerësoi Serenën, duke e quajtur “një nga konkurrentet më të mëdha që kam pasur ndonjëherë përballë”. Shtrëngimi i duarve ishte i hijshëm, edhe pse ndoshta pak i tensionuar, duke pasur parasysh përmbysjen e madhe që ndodhi.Po atëherë pse u fabrikua kjo thashethemnajë?Sepse Maria nuk ishte e destinuar të fitonte. Jo kundër mbretëreshës së padiskutueshme. Jo me atë vështrim të akullt, me atë gërshet të verdhë, me atë klithmë të pangurruar. Ajo prishi rendin, dhe kjo e bëri menjëherë një simbol, të sfidës, të dominimit, të diçkaje që tenisi nuk e kishte parë më parë.

    Nuk ishte e ftohtë.Ishte e kalkuluar. Dhe në moshën 17-vjeçare, ajo tashmë e kuptonte çfarë pritej nga një atlete femër dhe si ta çmontonte atë pritshmëri me një goditje rakete.Fitorja e Sharapovës në Wimbledon më 2004 e shndërroi atë brenda natës në një ikonë globale, por gjithashtu ndezi një rivalitet me Serena Williams, i cili do të bëhej një nga rrëfimet më të përfolura të sportit moderne, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës.Dhe ndoshta, më e vërteta nga të gjitha: në sport, ashtu si në jetë, ndonjëherë duart shtrëngohen me klas… dhe mitet lindin pikërisht sepse dikush kishte guximin të ndryshonte rrëfimin.
    Sot, 21 vite më pas, ajo fitore nuk është thjesht një faqe në histori. Është një ndarje ujërash në mitologjinë e sportit modern, ku një vajzë 17-vjeçare vuri në pikëpyetje jo vetëm hierarkitë e fushës, por edhe pritshmëritë që bota ka ndaj grave që guxojnë të fitojnë me stilin e tyre. Thashethemi për dorën që nuk u dha kurrë nuk ishte një lapsus mediatik; ishte një simptomë. E një sporti, e një publiku, e një epoke që nuk ishte gati të pranonte se ndonjë tjetër veç Serenës mund të shkëlqente në qendër të fushës, dhe aq më pak një vajzë me pamje prej modeleje dhe mentalitet prej kampioneje.Sharapova nuk prishi vetëm një ndeshje. Ajo tronditi një status quo. E ndërtoi një emër jo mbi arrogancën, por mbi vetëdijen e ashpër të asaj që përfaqësonte: konkurrencë të ftohtë, intensitet estetik, dhe një narrativë të re për atletet femra, larg nënshtrimit, afër zotërimit. Kjo është arsyeja pse, edhe sot, ajo fitore është më shumë se një kupë e ngritur në qiellin londinez. Është një simbol i fuqisë për të mos kërkuar falje që je më e mira.

  • Inaki Williams zbulon të vërtetën pse dështoi transferimi i vëllait të tij te Barcelona

    Inaki Williams zbulon të vërtetën pse dështoi transferimi i vëllait të tij te Barcelona

    29 Korrik 2025

    19:46

    Telesport

    Inaki Williams i është rikthyer edhe njëherë tjetër “telenovelës” së verës, ku protagonistë ishin vëllai i tij, Nico Williams dhe Barcelona.
    Për të dytën verë rresht, Barcelona tentoi transferimin e Nico Williams, po ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit, mungoi në fund firma. Madje, sulmuesi anësori vendosi të rinovoi me një kontratë afatgjatë me klubin aktual, Athletic Bilbao. Inaki Williams ka mbrojtur publikisht vëllain e tij, duke sulmuar rrethin e klubit katalanas për mënyrën se si është trajtuar çështja në media.
    “Ata donin të ushtronin presion me fushatën e tyre mediatike, i kanë turbulluar shumë gjërat, shumë nga gjërat që u thanë në mediat sociale ose që u publikuan ishin gënjeshtra, vëllai im e kishte vendosur tashmë”, tregon Inaki Williams.
    Me këto fjalë, Iñaki la të kuptohej se interesi nga Barcelona nuk ishte aq transparent dhe i vërtetë sa u sërvir nga mediat. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga kampi i Barcelonës për këtë deklratë të Inaki Williams.