Paul Williams
HAGË- Paul Williams është deshmitari i dytë nga rradhët e mbrojtjes së Hashim Thacit në Dhomat e Specializuara në Hagë. Gjatë prezantimit të dëshmitarit 2, avokati kryesor i Thactit, Luka Misetic, tha se dëshmitari do të japë dëshmi lidhur me vendimmarrjen e delegacionit ne Rambuje, diskutimet që janë bërë për nevojën për demilitarizim-transformim të UÇK-së dhe po ashtu do të tregojë për përshtypjet që e ndihmuan të dilte në përfundimin se Thaçi nuk kishte autoritetin të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë pa miratim.
Williams, i cili ishte këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, e nisi dëshminë e tij për mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të mërkurën para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke thënë se mbi Thaçin kishin ndikim komandantë lokalë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai dëshmoi se Thaçi shpesh merrte telefonata të shpeshta nga jashtë dhe se ndikohej dukshëm nga komandantët lokalë dhe diaspora, përfshirë kontakte në fshatin Rambuje jashtë kompleksit.
“Ai do t’i përgjigjej telefonatave të tyre, do të bisedonin për një periudhë kohe dhe do të kishte reagime nga ai në këtë proces, nga të cilat unë nxora përfundimin se ai ishte i përgjegjshëm dhe nënshtrues”, tha Williams gjatë përgjigjeve ndaj pyetjeve të mbrojtjes së Thaçit.
Ish-këshilltari ka komentuar një video të lëshuar më herët të Veton Surroit, lidhur me pretendimet se ky i fundit ishte kërcënuar nga Thaçi. Willimas mohoi të ketë ndodhur diçka e tillë, duke thënë se Surroi nuk ishte ndjerë asnjëherë i kërcënuar nga Thaçi.
Misetic: Sa mirë e njihnit Surroin në shkurt 1999?
Williams: E njihja mirë, që prej asaj kohe kam pasur marrëdhënie shumë të fortë profesionale e personale me të.
Misetic: Në shkurt 1999 a iu ka thënë se është ndjerë i kërcënuar nga Hashim Thaçi?
Williams: Asnjëherë nuk më ka thënë asnjëherë, nuk më ka lënë të kuptoj, ose nuk më ka shfaur sjellje që ai ka qenë i kërcënuar nga Hashim Thaçi. Asnjëherë nuk më ka thënë se është ndjerë i kërcënuar nga Hashim Thaçi.
Bukoshi në emër të Rugovës e ftoi si këshilltar të delegacionit shqiptar në Rambuje
Williams, avokati dhe profesori ndërkombëtar, tha se zgjedhja dhe ftesa e tij për këtë rol u bë nga Bujar Bukoshi në emër të Ibrahim Rugovës. Juristi tregoi se me Bukoshin kishte një marrëdhënie të ngushtë, pasi siç deklaroi Bukoshi shkonte shpesh në ShBA.
“Formalisht u zgjodha para 10 dite që nga thirrja e negociatatve të Rambujesë. M’u kumtua paraprakisht nga Bukoshi që nëse do të kishte bisedime në Rambuje, që ai do të kërkonte praninë time. Kjo ishte në kohën e diplomacisë fluturuese të Chris Hill dhe pastaj të Richard Hoolbroke.
Për të qartësuar se kur, kjo ishte gjatë verës dhe vjeshtës 1998, po punoja me Bujar Bukoshin dhe Ibrahim Rugovën, dhe Veton Surroin, dhe në koordinim ngushtë me diasporën amerikano-shqiptare, që kishte lidhje të ngushta me ato individë, dhe ato kërkonin këshillën dhe udhëzimin ligjor në çështjet që po negocionin.
Më ftoi Bujar Bukoshi në emër të Rugovës të udhëtojë në Rambuje dhe të marrë pjesë në negociata në 7 shkurt, ishte vendim formal me konsensus të delegacionit kosovar për të më ftuar që të vitojë në Chateau dhe të jem këshilltar ligjor, dhe Edita Tahiri Bajram Kosumi e nënshkruan vendimin formal”, tha ai.
Thaçi po gjykohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, së bashku me tre ish-udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit – akuza që ata i kanë mohuar plotësisht.
Ndërkohë, James Rubin, gjatë dëshmisë së tij treditore, tha se Hashim Thaçi kishte rol kryesisht politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së. Sipas tij, ai duhej të merrte miratimin e komandantëve për çdo vendim të rëndësishëm ushtarak./ZËRI









