Tag: william

  • Princi William dhe Kate Middleton po kërkojnë vendbanim të ri, një opsion se ku mund të zhvendosen

    Princi William dhe Kate Middleton po kërkojnë vendbanim të ri, një opsion se ku mund të zhvendosen

    Pas tre vitesh në Adelaide Cottage në Windsor, Princi William dhe Princesha Kate Middleton po shqyrtojnë mundësinë e një zhvendosjeje në një rezidencë të re mbretërore. Sipas burimeve pranë çiftit, Adelaide Cottage është bërë e vogël për nevojat e familjes së tyre dhe ata janë në kërkim të një shtëpie që ofron më shumë hapësirë dhe privatësi.
    Një nga opsionet që po konsiderohet është Fort Belvedere, një rezidencë historike nga shekulli i 18-të, e ndodhur në një zonë të izoluar të Parkut Windsor. E njohur për stilin e saj gotik dhe historinë mbretërore, Fort Belvedere ka qenë dikur në pronësi të Mbretit Edward VIII. Ajo përfshin ambiente si një pishinë e jashtme, fushë tenisi, serë, dy pellgje dhe tre shtëpi për stafin.
    Më herët, u përfol për një zhvendosje të mundshme në Lozhën Mbretërore, por kjo nuk ndodhi pasi Princi Andrew nuk pranoi të largohej. Një tjetër mundësi ishte edhe një nga krahët e Kështjellës Windsor, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.
    Aktualisht, William dhe Kate jetojnë me tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, në Adelaide Cottage, në pronën e Windsor-it.

  • Princ William dhe Kate Middleton në kërkim të shtëpisë së re, opsioni për zhvendosje në Windsor

    Princ William dhe Kate Middleton në kërkim të shtëpisë së re, opsioni për zhvendosje në Windsor

    Pas tre vitesh në Adelaide Cottage në Windsor, Princi William dhe Princesha Kate Middleton, po mendojnë të transferohen në një rezidencë të re mbretërore.

    Fort Belvedere përmendet si një nga opsionet e mundshme për një shtëpi të re një rezidencë historike gotike nga shekulli i 18-të, e vendosur në një pjesë të izoluar të Parkut Windsor.Kjo rezidencë është gjithashtu e famshme për faktin se dikur i përkiste Mbretit Edward VIII.

    Fort Belvedere ka shumë ambiente të tilla si një pishinë e jashtme, fushë tenisi, serë, dy pellgje dhe tre shtëpi për stafin.Sipas burimeve pranë çiftit, William dhe Kate mendojnë se Adelaide Cottage është bërë shumë e vogël për nevojat e tyre dhe se Fort Belvedere mund t’u ofrojë atyre privatësinë, hapësirën dhe rehatinë që u nevojitet për të rritur fëmijët e tyre.Nga rruga, raportet e mëparshme të medias përmendën mundësinë e zhvendosjes në Lozhën Mbretërore, por kjo nuk u realizua sepse Princi Andrew nuk dëshiron të largohet nga ajo rezidencë. U fol edhe për zhvendosjen në një nga krahët e Kështjellës Windsor, por vendimi përfundimtar nuk është marrë ende.Shtëpia aktuale e çiftit mbretëror ndodhet në Windsor, në pronën Adelaide Cottage, ku ata jetojnë me tre fëmijët e tyre –Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis./KultPlus.com

  • Princi William harron ‘statusin’ gjatë festës së Anglisë në Euro Women’s

    Princi William harron ‘statusin’ gjatë festës së Anglisë në Euro Women’s

    Fitorja në Euro Women’s e ekipit të futbollit të femrave të Anglisë në Bazel në finale me Spanjën bëri që zemra e Princit William të rrihte shpejt saqë për një moment harroi statusin e tij mbretëror.

    Ai zbriti nga tribuna teksa i përgëzoi e përqafoi lojtaret dhe trajnerën e “Tre Luaneve” ndërsa festoi edhe me vajzën e tij Charlotte që e shoqëronte në fushë.

    Princi, ishte në protokollin e UEFA-s gjatë dhënjës së medaljeve të ndryshme. Vëmendje e shtuar ndaj tij me Princin William i cili në disa raste festoi si tifoz i zjarrtë i Anglisë.

    Vazhdo leximin

  • Gjest i vogël, tension i madh? Lëvizja e Princit William ndez sërish spekulimet për përçarjen Kate–Meghan

    Gjest i vogël, tension i madh? Lëvizja e Princit William ndez sërish spekulimet për përçarjen Kate–Meghan

    Një moment i kapur gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të Forcave Ajrore Mbretërore në vitin 2018 po komentohet sërish, pas analizës së ekspertëve të gjuhës së trupit.
    Teksa Kate Middleton përshëndeste mikpritësit në Westminster Abbey, Princi William u pozicionua mes saj dhe Meghan Markle, një lëvizje që, sipas ekspertes Judi James, mund të shihet si një “mburojë njerëzore” për të shmangur kontaktin mes dyshes.
    Ky gjest vjen në sfondin e tensioneve të dyshuara mes Meghan dhe Kate, veçanërisht pas incidentit të famshëm me fustanet e shoqërueseve të nuses në dasmën e Meghan. Ndërsa fillimisht u raportua se Meghan kishte bërë Kate të qante, më vonë ishte Meghan ajo që tha se ndodhi e kundërta, por Kate i kishte kërkuar ndjesë dhe i kishte sjellë lule.
    Sipas ekspertes, veprimi i William-it mund të ketë qenë gjithashtu një përpjekje për të ruajtur etikën mbretërore, por për shumë persona, mbetet një nga shenjat e para të përçarjes mes Meghan-it dhe pjesës tjetër të familjes.

  • Frika e Princ Harry: A do ta shpallë William “non grata” kur të bëhet mbret?

    Frika e Princ Harry: A do ta shpallë William “non grata” kur të bëhet mbret?

    Drama në familjen mbretërore britanike nuk ndalet, dhe sërish në qendër të vëmendjes është princi Harry. Sipas raportimeve nga mediat britanike, burime pranë pallatit thonë se Harry është thellësisht i shqetësuar për të ardhmen e tij në Mbretërinë e Bashkuar, posaçërisht në rastin kur princi William të bëhet mbret. Fjala që përshkruan frikën e tij: “banish”, që nënkupton përjashtim të plotë nga vendi dhe oborri mbretëror.

    Biografi mbretëror Tom Bower i tha gazetës The Mirror se Harry ka frikë se William do ta shpallë persona non grata, duke e larguar përfundimisht nga jeta publike britanike:“Harry është i dëshpëruar. Ai ka frikë reale se nuk do të ketë më asnjë rol kur Charles të mos jetë më në fron.”

    Përpjekje të fshehta për pajtim me MbretinPër të shmangur një të ardhme të tillë, Harry po përpiqet të rindërtojë marrëdhëniet me babanë e tij, Mbretin Charles. Një takim jozyrtar dhe i mbajtur në fshehtësi është zhvilluar së fundmi në Londër, në ambientet e klubit Royal Over-Seas League, mes përfaqësuesve të Harry-t dhe ekipit të ngushtë të mbretit. Mediat e përshkruajnë si një përpjekje të vogël për pajtim.Megjithatë, jo të gjithë në pallat janë entuziastë. Burime mbretërore kanë shprehur shqetësimin se çdo kontakt me mbretin mund të përdoret nga Harry për përfitime mediatike. Dyshimi mbizotëron dhe besimi mungon.William dhe Kate qëndrojnë largPrinci William dhe Princesha Kate nuk ishin pjesë e këtij takimi “sekret”, as nuk dërguan ndonjë përfaqësues. Sipas burimeve nga Daily Mail, mungesa e tyre nuk ishte e rastësishme dhe fakti që takimi u bë publik konsiderohet si dëshmi e mungesës së besimit të plotë:“Nuk është rastësi që nuk ishin të përfshirë. Publikimi i takimit flet vetë.”Kjo tregon se, ndërsa mbreti Charles mund të jetë i gatshëm për një farë afrimi, William dhe Kate preferojnë të mbeten jashtë çdo përpjekjeje që zhvillohet nën vëmendjen e publikut.Reagimi i ashpër i ekipit të Harry-tPas shpërndarjes së lajmit për frikën e Harry-t nga përjashtimi, ekipi i tij komunikues reagoi menjëherë duke mohuar zërat për panik apo ndjesi paranoje:“Është qesharake se si më shumë flasin ata që dinë më pak.”Pavarësisht mohimeve, zërat për tensionet nuk po shuajnë. Klima në oborrin mbretëror mbetet e trazuar dhe e mbushur me mosbesim.Çfarë pritet më tej?Ngjarja madhore Invictus Games që do të mbahet në Birmingham në vitin 2027, shihet si një mundësi e re për bashkim. Harry thuhet se dëshiron të ftojë publikisht të atin dhe vëllain. Por, deri më tani, nuk ka asnjë sinjal që William do të pranojë.Deri atëherë, pyetja mbetet: a është ky fundi i dramës mbretërore apo vetëm një kapitull tjetër në një sagë që s’ka ndërmend të mbarojë? Në Buckingham, një gjë është e sigurt asgjë nuk ndodh rastësisht./vizionplus

  • Frika e Princit Harry: William mund ta shpallë “non grata” kur të bëhet mbret!

    Frika e Princit Harry: William mund ta shpallë “non grata” kur të bëhet mbret!

    Drama në familjen mbretërore britanike nuk ndalet, dhe sërish në qendër të vëmendjes është princi Harry. Sipas raportimeve nga mediat britanike, burime pranë pallatit thonë se Harry është thellësisht i shqetësuar për të ardhmen e tij në Mbretërinë e Bashkuar, posaçërisht në rastin kur princi William të bëhet mbret. Fjala që përshkruan frikën e tij: “banish”, që nënkupton përjashtim të plotë nga vendi dhe oborri mbretëror.

    Biografi mbretëror Tom Bower i tha gazetës The Mirror se Harry ka frikë se William do ta shpallë persona non grata, duke e larguar përfundimisht nga jeta publike britanike:
    “Harry është i dëshpëruar. Ai ka frikë reale se nuk do të ketë më asnjë rol kur Charles të mos jetë më në fron.”

    Përpjekje të fshehta për pajtim me MbretinPër të shmangur një të ardhme të tillë, Harry po përpiqet të rindërtojë marrëdhëniet me babanë e tij, Mbretin Charles. Një takim jozyrtar dhe i mbajtur në fshehtësi është zhvilluar së fundmi në Londër, në ambientet e klubit Royal Over-Seas League, mes përfaqësuesve të Harry-t dhe ekipit të ngushtë të mbretit. Mediat e përshkruajnë si një përpjekje të vogël për pajtim.
    Megjithatë, jo të gjithë në pallat janë entuziastë. Burime mbretërore kanë shprehur shqetësimin se çdo kontakt me mbretin mund të përdoret nga Harry për përfitime mediatike. Dyshimi mbizotëron dhe besimi mungon.
    William dhe Kate qëndrojnë largPrinci William dhe Princesha Kate nuk ishin pjesë e këtij takimi “sekret”, as nuk dërguan ndonjë përfaqësues. Sipas burimeve nga Daily Mail, mungesa e tyre nuk ishte e rastësishme dhe fakti që takimi u bë publik konsiderohet si dëshmi e mungesës së besimit të plotë:
    “Nuk është rastësi që nuk ishin të përfshirë. Publikimi i takimit flet vetë.”
    Kjo tregon se, ndërsa mbreti Charles mund të jetë i gatshëm për një farë afrimi, William dhe Kate preferojnë të mbeten jashtë çdo përpjekjeje që zhvillohet nën vëmendjen e publikut.
    Reagimi i ashpër i ekipit të Harry-tPas shpërndarjes së lajmit për frikën e Harry-t nga përjashtimi, ekipi i tij komunikues reagoi menjëherë duke mohuar zërat për panik apo ndjesi paranoje:
    “Është qesharake se si më shumë flasin ata që dinë më pak.”
    Pavarësisht mohimeve, zërat për tensionet nuk po shuajnë. Klima në oborrin mbretëror mbetet e trazuar dhe e mbushur me mosbesim.
    Çfarë pritet më tej?Ngjarja madhore Invictus Games që do të mbahet në Birmingham në vitin 2027, shihet si një mundësi e re për bashkim. Harry thuhet se dëshiron të ftojë publikisht të atin dhe vëllain. Por, deri më tani, nuk ka asnjë sinjal që William do të pranojë.
    Deri atëherë, pyetja mbetet: a është ky fundi i dramës mbretërore apo vetëm një kapitull tjetër në një sagë që s’ka ndërmend të mbarojë? Në Buckingham, një gjë është e sigurt asgjë nuk ndodh rastësisht.
    /vizionplus.tv

  • Tragjedi në familjen mbretërore, gjendet e pajetë kushërira e William dhe Harry

    Tragjedi në familjen mbretërore, gjendet e pajetë kushërira e William dhe Harry

    Rosie Roche-Princi William dhe Harry

    TIRANË- Rosie Roche, kushërira e Princave William dhe Harry, ka ndërruar jetë në moshën 20-vjeçare. The Sun bën me dije se sipas hetimit gjyqësor, pranë trupit të 20-vjeçares u gjet edhe një armë zjarri. Autoritetet lokale kanë përjashtuar çdo dyshim për krim, duke e përshkruar vdekjen si “jo të dyshimtë” pa shenja përfshirjeje të palës së tretë. Një hetim formal për vdekjen e saj filloi në Gjykatën e Mjekëve Ligjorë të Wiltshire dhe Swindon, por është ndërprerë dhe do të vazhdojë më 25 tetor.
    Kush ishte Rosie Roche?
    Rosie Roche ishte një kushërirë e largët 20-vjeçare e Princit ëilliam dhe Harry-t. Ajo kishte lidhje me ta nëpërmjet linjës familjare të nënës së Princeshës Diana. Ajo ishte fëmija më i madh i Edmund Hugh Burke Roche, 53 vjeç, dhe gruas së tij, ish-Phillipa Kate Victoria Long. Gjyshi i saj, Edmund Roche, Baroni i 5-të Fermoy, xhaxhai i Princeshës Diana nga nëna, vdiq nga vetëvrasja në vitin 1984.
    Ajo ishte studente e vitit të dytë të Letërsisë Angleze në Universitetin e Durhamit. Znj. Roche po përgatiste valixhet për një udhëtim me miqtë në kohën e vdekjes së saj. 
    Funerali i saj do të mbahet privatisht, i ndjekur nga një shërbim përkujtimor publik.
    Vdekja e Rosie Roche vjen muaj pas vetëvrasjes në shkurt 2024 të Thomas Kingston, bashkëshortit të Lady Gabriella ëindsor. Ai vdiq nga një plagë me armë zjarri e shkaktuar vetë në shtëpinë e prindërve të tij. Të dy vdekjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën./ZËRI/

  • Cënohet siguria në pallatin e Kate dhe William, një person tenton të futet në ambientet e banimit

    Cënohet siguria në pallatin e Kate dhe William, një person tenton të futet në ambientet e banimit

    Pallati Windsor ka përjetuar një incident të rrezikshëm së fundmi.

    Më 1 qershor, një person u përpoq të hynte në pronën prej 13 hektarësh ku banojnë Kate Middleton dhe Princi William së bashku me fëmijët e tyre: Princi George (11 vjeç), Princesha Charlotte (10 vjeç) dhe Princi Louis (6 vjeç), sipas konfirmimit nga Policia e Thames Valley për NBC News.
    Sipas autoriteteve:

    “Rreth orës 13:00 të së dielës, një burrë hyri në zonat e ndaluara të Kalasë Windsor.”
    Ai u përball menjëherë nga policia metropolitane dhe u arrestua. Nuk kishte arritur të hynte në ambientet e brendshme të Kalasë Windsor.
    Policia konfirmoi se bëhej fjalë për një burrë rreth të 30-ave. Ai u ndalua dhe më pas u lirua nga paraburgimi.
    Në të njëjtën pronë, ku William dhe Kate u zhvendosën nga Pallati Kensington në vitin 2022, janë shënuar incidente të tjera.
    Në tetor të vitit të kaluar, dy automjete u vodhën nga prona gjatë një grabitjeje.
    Gjithashtu, në prill 2022, pak para se familja mbretërore të zhvendosej në Windsor, ndodhi një tjetër thyerje. Një burrë i paidentifikuar, që ishte paraqitur si prift, kishte qëndruar gjithë natën në pronë, kishte konsumuar ushqim dhe pije, madje i ishte ofruar edhe vend për të fjetur.

  • William dhe Kate festojnë 14 vjet martesë me një udhëtim romantik në Skoci, aty ku nisi historia e tyre

    William dhe Kate festojnë 14 vjet martesë me një udhëtim romantik në Skoci, aty ku nisi historia e tyre

    Fotografia e zgjedhur nga Princi William dhe Princesha Kate për të festuar 14-vjetorin e martesës së tyre, flet vetë. Të kthyer me shpinë, në sfondin e një peizazhi romantik skocez, Princi dhe Princesha e Uellsit duken më të bashkuar se kurrë. Pas pasigurive dhe sfidave të vitit të kaluar, të shkaktuara nga sëmundja e Kate Middleton, çifti mbretëror është kthyer sërish në detyrë — këtë herë me një vizitë zyrtare në ishullin Mull, vendi ku, në fillim të viteve 2000, nisën historinë e tyre të dashurisë si studentë, duke kaluar fundjava me miqtë.
    Megjithatë, në këtë përvjetor të veçantë, William dhe Kate zgjodhën të kalojnë edhe momente intime në çift, duke festuar në vetmi 14 vitet e martesës së tyre.
    William dhe Kate festojnë 14 vjet martesë me një udhëtimPrinci William, 42 vjeç, dhe Princesha Kate, 43, mbërritën dje në ishullin Mull, pa fëmijët (të cilët ndodheshin në shkollë në Windsor). Vizita dyditore kishte si qëllim angazhimin në dy kauza të rëndësishme: lufta ndaj ndryshimeve klimatike dhe trajtimi i izolimit në zonat rurale. Megjithatë, në mbrëmje, ata larguan stafin dhe asistentët, dhe kaluan natën vetëm në një shtëpizë të vogël dhe të ngrohtë, të vendosur në një cep piktoresk të ishullit.

    Të pritur me entuziazëm nga qytetarët përgjatë rrugës kryesore, William dhe Kate vizituan edhe fshatin shumëngjyrësh Tobermory, i famshëm për serialin televiziv për fëmijë “Balamory” të BBC-së. Sot, ata do të marrin një traget për në ishullin Iona, një vend me vetëm 170 banorë, i njohur për historinë dhe rëndësinë e tij shpirtërore. Ata do të eksplorojnë një pyll të lashtë dhe do t’i bashkohen nxënësve të një shkolle lokale për një mësim në natyrë, pjesë e një nisme të ndërmarrë nga Kate për mirëqenien e fëmijëve.
    Një çift mbretëror me ndikim global

     

    Nesër, Duka dhe Dukesha e Rothesay — titulli i tyre zyrtar në Skoci — do të kthehen në Windsor. Por zyrtarët në Pallatin Kensington janë tashmë të angazhuar për përgatitjen e një sezoni të ngarkuar vjeshtor për çiftin mbretëror. Ata pritet të udhëtojnë në disa vende, mes të cilëve edhe në SHBA, pas një ftese të bërë nga Donald Trump për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë.
    Në nëntor, çifti do të jetë në Brazil për ceremoninë e çmimeve Earthshot si dhe për COP30, konferenca vjetore për klimën e Kombeve të Bashkuara. Pas përfaqësimit të Familjes Mbretërore në funeralin e Papa Françeskut, William duket i vendosur të ndërtojë një profil politik global – një rol që babai i tij, Mbreti Charles, nuk arriti kurrë ta ketë. Ndërkohë, popullariteti ndërkombëtar i Kate është një shtysë shtesë për suksesin e tij.