Princesha Diana vdiq më 31 gusht 1997, pas një aksidenti tragjik në Paris. Një javë më vonë, bota u mblodh për ta nderuar, duke e përcjellë atë me respekt nëpër rrugët e Londrës, ku publiku kishte mundësinë t’i thoshte lamtumirë para se ajo të varrosej në shtëpinë e saj të lashtë, në Althorp. Një nga momentet më prekëse të asaj dite ishte pamja e dy djemve të saj të rinj, Princat William dhe Harry, që ecën pas arkivolit të nënës së tyre. William, atëherë 15 vjeç, dhe Harry, 12 vjeç, mbanin kokat ulur ndërsa ecën pranë babait të tyre, Princit Charles, gjyshit të tyre, Princ Philip, dhe xhaxhait Charles Spencer.
Harry ka folur për këtë moment, ku ai rikujton herën e parë që pa arkivolin e nënës së tij, të mbuluar me Standardin Mbretëror. Ai e konsideroi këtë një “shkelje të jashtëzakonshme të protokollit” që e bëri të dyshonte për largimin e nënës së tij nga familja mbretërore pas divorcit nga Charles.
“Standardi Mbretëror ishte gjithmonë i rezervuar për anëtarët e Familjes Mbretërore, dhe mua më kishin thënë se Mami nuk ishte më pjesë e saj,” shkruan Harry. “A do të thoshte kjo se ajo ishte falur? Nga Mami? Duket se po. Por këto ishin pyetje që nuk mund t’i formulonja dot, as t’u kërkoja përgjigje të rriturve.”
Plani fillestar ishte që arkivoli të tërhiqej përmes rrugëve nga një karrocë e tërhequr nga kuaj, ndërsa William dhe Harry do të ecën pas tij. “Ishte shumë për dy djem të rinj,” thotë Harry, duke përmendur se xhaxhai i tij, Charles, ishte shumë i zemëruar dhe kishte protestuar duke thënë: “Nuk mund t’i bëni këto djem të ecin pas arkivolit të nënës së tyre! Është barbarizëm.”
Një plan alternativ u propozua, ku vetëm William do të ecte i vetëm. “Po ishte 15 vjeç, pas gjithë kësaj,” shkroi Harry. “ ‘Lini të voglin jashtë.’”
Por përgjigja ishte: “Duhet të ecin të dy princat. Për të fituar më shumë simpatinë, ndoshta.”
Tag: william
-

Funerali i Princeshës Diana: djemtë e saj dhe momentet prekëse të varrimit
-

Sekreti i darkës intime që tregoi fatin e William dhe Kate
Grant Harrold, ish-butler i familjes mbretërore britanike, ka ndarë një kujtim të veçantë që sipas tij tregonte qartë se Kate Middleton dhe Princi William ishin të destinuar për martesë. Harrold shërbeu për Mbretin Charles, atëherë Princ i Uellsit, nga viti 2004 deri në vitin 2011, dhe gjatë kësaj kohe pati mundësinë të shihte nga afër fillimet e lidhjes së çiftit.
Pas ndarjes së shumëpërfolur të çiftit në vitin 2007 dhe ribashkimit të tyre pak muaj më vonë, Harrold kujton një darkë intime në Highgrove House në vitin 2008, në të cilën shërbeu vetëm për William dhe Kate. “Ishin vetëm të dy, ishte një atmosferë e qetë dhe romantike, por edhe shumë miqësore me mua. Pikërisht atëherë e kuptova që do të martoheshin,” tha ai për mediat britanike.
Sipas Harrold, pas ribashkimit të tyre, marrëdhënia e çiftit ndryshoi dukshëm. “Më parë dukeshin më shumë si miq, por pas kthimit bashkë, gjithçka ndryshoi. U bënë një çift i pandashëm dhe ne e dinim që martesa ishte vetëm çështje kohe,” shtoi ai.
Më 29 prill 2011, Princi William dhe Kate Middleton u kurorëzuan në një nga ceremonitë mbretërore më të ndjekura në botë. Harrold thekson se marrëdhënia e tyre i kujtonte atë të Mbretëreshës Elizabeth dhe Princit Philip, të cilët përveçse bashkëshortë, ishin edhe miqtë më të mirë të njëri-tjetrit.
“Janë partnerë në dashuri dhe në jetë, njësoj siç ishin Elizabeth dhe Philip,” tha ish-butleri. -

Princi William përgatitet të zhvendoset në Forest Lodge, britanikët të shqetësuar për të ardhmen e Pallatit Buckingham
Trashëgimtari i fronit britanik dhe familja e tij do të zhvendosen në një pronë të re në zonën e Windsor, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e Pallatit Buckingham, i cili u rinovua së fundmi.
Sipas tabloidit The Sun, çifti princëror dhe tre fëmijët e tyre e kanë gjetur Forest Lodge, një rezidencë me tetë dhoma në Windsor, në perëndim të Londrës, “shtëpinë e tyre të përjetshme”.
Pallati Kensington, i cili merret me komunikimet e William dhe Kate, konfirmoi për AFP se familja do të zhvendoset “më vonë këtë vit”. Ai tashmë jetonte në pronën mbretërore, në një rezidencë më të vogël.
Nëse mbreti i ardhshëm dhe familja e tij do të vendoseshin përgjithmonë në Windsor, Pallati Buckingham, në Londrën qendrore, do të pushonte së qeni rezidenca zyrtare e monarkisë britanike, siç ka qenë që nga viti 1837.Inside Forest Lodge: William And Catherine’s Stunning New Mansion With A… https://t.co/a5RSj8i90E via @YouTube pic.twitter.com/ZkXUqh490A
— NPV News (@NPV_News) August 20, 2025Për komentatorin mbretëror Richard Fitzwilliams, “do të ishte një katastrofë nëse Buckingham do të lihej mënjanë”.
“Është një ndërtesë ikonike, e krahasueshme me Shtëpinë e Bardhë dhe e njohur në të gjithë botën”, i tha ai AFP-së.
Në qendër të kryeqytetit britanik, pallati me 755 dhoma është një atraksion turistik jashtëzakonisht i popullarizuar. Rreth 500,000 njerëz e vizitojnë atë çdo verë.
Institucionalisht, Pallati i Buckinghamit është “zemra” e monarkisë britanike, me shumë ceremoni zyrtare, festa verore dhe ballkonin e tij të famshëm, nga ku familja mbretërore përshëndet publikun gjatë ceremonive të tilla si ditëlindja e mbretit (Trooping the Colour).
Mbreti Charles, 76 vjeç, nuk jeton atje, pasi rezidenca po rinovohet. Një projekt i vlerësuar në 369 milionë paund (425 milionë euro) dhe që pritet të zgjasë deri në vitin 2027. Charles, i cili njoftoi në fillim të vitit 2024 se vuan nga kanceri, ka thënë se synon ta bëjë Pallatin Buckingham bazën e tij në Londër sapo të përfundojnë punimet.
Megjithatë, monarku nuk e ka fshehur kurrë preferencën e tij për rezidencën e tij në Clarence House në Londër, ku jeton që nga viti 2003.
Pallati Buckingham është një nga shumë pronat e përdorura nga familja mbretërore.
Rezidencat e preferuara të Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth ishin Kështjella Windsor dhe Kështjella Balmoral në Skoci, ku ajo shkonte çdo verë. Ajo i kalonte Krishtlindjet në Sandringham House në Anglinë lindore.
Charles, nga ana e tij, ka investuar shumë në rezidencën e tij në Highgrove House në Anglinë perëndimore, ndërsa William dhe Kate kanë rezidenca të ndryshme në dispozicion të tyre, në Londër dhe në fshatrat angleze.
William nuk e ka përmendur kurrë të ardhmen e Pallatit Buckingham. Sipas Daily Mail, sapo të bëhet mbret, ai mund të ndjekë hapat e të atit duke e hapur institucionin më tej për publikun.
Për Richard Fitzwilliams, Buckingham “duhet të mbetet absolutisht qendra e monarkisë, pavarësisht nëse William dhe Kate jetojnë atje apo jo”.
“Kam frikë se një mbret i ardhshëm me kohë të pjesshme që fshihet në Forest Lodge… mund të çojë në një rënie të mbështetjes nga nënshtetasit e tij”, shkroi kolumnistja e Daily Mail, Amanda Platel.Top Channel
-

Zbulohet arsyeja pse Princi William refuzon pajtimin me Princin Harry
Eksperti mbretëror Richard Fitzwilliams ka zbuluar arsyen kryesore pse Princi William nuk është ende i gatshëm të pajtohet me vëllain e tij, Princin Harry, pavarësisht përpjekjeve të këtij të fundit.
Duke folur për Fox News Digital, Fitzwilliams tha se mosbesimi i thellë ndaj Meghan Markle është një ndër arsyet kryesore. Sipas tij, William ndjen se Harry e ka tradhtuar familjen mbretërore, sidomos pas publikimit të kujtimeve Spare, ku ka bërë sulme personale ndaj tij.
“Ka gjëra që nuk harrohen lehtë”, shtoi eksperti, duke kujtuar se vëllezërit nuk kanë komunikuar as në shërbimin përkujtimor të Lord Fellowes, në gushtin e kaluar.
Një tjetër eksperte, Hilary Fordwich, mbështeti këto pretendime, duke theksuar se mungesa e besimit është pengesa më e madhe për një pajtim. Ajo paralajmëroi se çdo bisedë private mund të bëhet publike, duke u përdorur për përfitime personale ose projekte komerciale.
Sipas Fordwich, familja mbretërore është e shqetësuar pasi Meghan nuk ndjen asnjë detyrim ndaj publikut britanik apo institucionit mbretëror. -

Pse u larguan familjet fqinje? Zhvendosja e Princit William dhe Kate në Fort Lodge sjell ndryshime në Windsor Great Park
Çifti mbretëror, Princi William dhe Princesha Kate, së bashku me fëmijët e tyre, Princi George (12 vjeç), Princesha Charlotte (10 vjeç) dhe Princi Louis (7 vjeç), janë zhvendosur në Fort Lodge, një vilë luksoze me tetë dhoma gjumi brenda Windsor Great Park që ata e konsiderojnë tashmë “shtëpinë e tyre të përjetshme”.
Për shkak të këtij instalimi mbretëror, dy familje që banonin afër kësaj rezidence u kërkua të lëshojnë banesat e tyre gjatë verës. “Njerëzve iu kërkua të largoheshin. Mendoj se iu propozuan shtëpi të tjera për të banuar, por nuk e prisnin një gjë të tillë,” tha një burim për mediat britanike.
Të shqetësuar për privatësi dhe siguri, zyrtarët e mbretërisë nuk dëshironin që shtëpitë më të afërta t’i mbusheshin me banorë. Familjet, që ishin qiramarrëse të pronës së Crown Estate, nuk morën ndonjë njoftim zyrtar për largim dhe tashmë janë zhvendosur në banesa të ngjashme ose më të mira brenda zonës.
William dhe Kate, të dy 43 vjeç, synojnë një start të ri në Fort Lodge dhe ka raporte se kanë mbuluar vetë shpenzimet për shkak të zhvendosjes, pa ngarkuar taksapaguesit e Britanisë së Madhe. -

William dhe Kate zhvendosen në shtëpinë e re luksoze në këtë vend
Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Kate, do të vendosen së shpejti në rezidencën e re Forest Lodge, brenda Windsor Great Park, ku do të jetojnë me fëmijët e tyre, George, Charlotte dhe Louis. Shtëpia ka tetë dhoma gjumi dhe ndodhet pranë rezidencës aktuale të çiftit, Adelaide Cottage, si dhe pranë shkollës Lambrook, ku studiojnë fëmijët.
“Familja do të bëjë zhvendosjen gjatë këtij viti,” ka bërë të ditur një zëdhënës i Kensington Palace. Sipas gazetës The Sun, shpenzimet për rinovimin e shtëpisë po mbulohen personalisht nga William dhe Kate. -

Princi William dhe Princesha Kate do të hyjnë në shtëpi të re, pamjet nga rezidenca në lagjen mbretërore
Princi William dhe Princesha Kate do të zhvendosen në një shtëpi të re në fund të këtij viti!
Çifti mbretëror do të largohet nga shtëpia e tyre aktuale në Windsor, Adelaide Cottage, për të jetuar në Forest Lodge, një vilë me tetë dhoma gjumi që ndodhet në Great Park të zonës mbretërore, sikurse konfirmon një zëdhënës i Pallatit Kensington.
“Shtëpia e re e familjes së Uellsit do të jetë gati për zhvendosje më vonë gjatë vitit”, thuhet në deklaratën zyrtare të pallatit.
Sipas The Sun, çifti do ta blejë pronën me shpenzimet e veta, e cila vlerësohet rreth 16 milionë paund. Ata po ashtu do të financojnë disa punime të vogla restaurimi në ndërtesën e klasifikuar si me rëndësi historike, përfshirë heqjen e një dritareje dhe përmirësimin e një oxhaku, siç zbulojnë disa dokumente të redaktuara të planifikimit urbanistik.
Ky zhvillim vjen pas një investigimi të Channel 4 Dispatches dhe The Sunday Times, që tregoi se Dukati i Cornwall-it, i trashëguar nga William pas emërimit si Princ i Uellsit, kishte dhënë me qira prona publike për miliona paund. Pas kritikave, Princi William deklaroi se disa nga këto prona do të jepen falas për organizata bamirëse.
Renovimi i fundit i madh i Forest Lodge ndodhi në vitin 2001, me një kosto prej 1.5 milionë paund, dhe që prej atëherë ka pasur një qira mujore të vlerësuar në 15.000 paund.
Shtëpia e re ndodhet shumë afër rezidencës aktuale të familjes, duke bërë të mundur që fëmijët e çiftit, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, të vazhdojnë të ndjekin të njëjtën shkollë.Top Channel
-

Kate Middleton dhe Princi William do të zhvendosen të jetojnë në një kështjellë?
Pas pushimeve të tyre tepër sekrete në Kefalonia, Kate Middleton dhe Princi William po planifikojnë të ndërrojnë shtëpi. Sipas Mail on Sunday, Vila në Adelaide do të ishte shumë e vogël për Princin dhe Princeshën e Uellsit, të cilët mund të zhvendosen në një kështjellë, Fort Belvedere, një rezidencë historike që është shpërfillur gjithmonë nga familja mbretërore.
Thuhet se Kate dhe William po kërkojnë një shtëpi më të madhe se Adelaide Cottage, por jo shumë larg. Fort, siç njihet zakonisht kështjella, do të ishte ideale, pasi ndodhet në Windsor Great Park, ku ndodhen edhe Kështjella Windsor, Adelaide Cottage dhe Frogmore Cottage. Fort Belvedere u ndërtua nga Mbreti George II në 1820 dhe është vendi ku jetoi Edward VIII, xhaxhai i Mbretëreshës Elizabeth II, përpara se të ngjitej në fron dhe ku ai nënshkroi dokumentet e tij të abdikimit në 1936.
Fortesa është një shtëpi e vjetër fisnike, e kompletuar me një pishinë, fushë tenisi dhe banjë turke, dhe së fundmi edhe një fushë polo. Sipas The Sun, dhomat origjinale prej 30-40 tani janë zgjeruar për të përfshirë tetë dhoma gjumi. Rezidenca do të ishte e përshtatshme për Kate dhe William dhe është gjithashtu afër shkollës së fëmijëve të tyre, Lambrook. Por Princi dhe Dukesha e Uellsit po shqyrtojnë disa mundësi, duke përfshirë Royal Lodge, aktualisht të zënë nga Princi Andrew, ose një pjesë të Kështjellës Windsor. Sipas Daily, zhvendosja nuk është e afërt, kështu që Middleton dhe Princi William kanë gjithë verën për të planifikuar zgjidhjen perfekte për familjen e tyre. -

Ndahet nga jeta ish-drejtori i FBI dhe CIA, William Webster
William Webster, i vetmi person që ka drejtuar si FBI-në dhe CIA-n, ka ndërruar jetë në moshën 101-vjeçare.
Ai konsiderohet si një prej figurave më të rëndësishme të sigurisë kombëtare amerikane.Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u bë publike nga vetë familja Webster.
William Webster u emërua në krye të FBI-së në vitin 1978 nga Presidenti i atëhershëm amerikan Jimmy Carter, në një kohë kur imazhi i Byrosë Kombëtare të Hetimit ishte thellësisht i dëmtuar për shkak të zbulimeve të Kongresit për korrupsion dhe përgjime të paligjshme ndaj qytetarëve amerikanë, gjatë drejtimit afatgjatë të J. Edgar Hoover.
Si gjyqtar federal i emëruar nga republikanët në shtetin e Misurit, Webster synoi të rikthente besimin publik te institucioni.
Sipas ‘The Washington Post’, një nga veprimet e tij të para ishte largimi i bustit të Hoover nga zyra e drejtorit të FBI, një akt simbolik për një fillim të ri.
Pas përfundimit të mandatit në FBI në vitin 1987, Presidenti Ronald Reagan e emëroi menjëherë në krye të CIA-s, në një kohë kur kjo agjenci përballej me krizë imazhi për shkak të skandalit “Iran-Contra”.
Edhe në këtë detyrë, Webster u përpoq të reformonte dhe të rikthente etikën në veprimtarinë e agjencisë, duke ndëshkuar zyrtarët e përfshirë në praktikat e fshehta që çuan në shitjen e paligjshme të armëve.
Mandati i tij në CIA (1987–1991) përkoi me ngjarje historike si rrëzimi i Bashkimit Sovjetik dhe Lufta e Gjirit Persik.
Media amerikane e vlerësoi lart drejtimin e tij. Washington Post shkruante se Webster “përdori reputacionin e tij për integritet për të rikthyer besimin publik në një agjenci të njollosur”, ndërsa The New York Times vlerësoi rolin e tij në CIA për rikthimin e besimit të qytetarëve te shërbimet e inteligjencës. -

Kush ishte nipi i Hitlerit që u bashkua me marinën amerikane dhe luftoi kundër tij
Nga Jesse Beckett, War History Online
Adolf Hitleri mund të ketë qenë në gjendje të bindte miliona me ideologjitë e tij por nuk ishte në gjendje të bindte anëtarët e familjes së tij, siç ishte rasti me William Stuart-Houston ose ndryshe William Patrick Hitler.
William ishte nipi i Hitlerit dhe në fakt luftoi kundër Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Historia e familjes së Hitlerit, në përgjithësi, është magjepsëse, komplekse dhe plot pasiguri, por veprimet e William ishin një kthesë ironike.
William Patrick Hitler
William lindi në Liverpool më 12 mars 1911 nga gjysmëvëllai i Hitlerit, Alois Jr. dhe gruaja e tij irlandeze, Bridget Dowling. Alois Jr u largua nga familja e tij në Austri pas një debati me babain e tij dhe të Adolf, Alois Hitler.
Alois Jr. dhe Bridget jetonin në një apartament që më vonë u shkatërrua nga bombardimet gjermane. Pasi u martua me Bridget në vitin 1910 dhe lindi William, Alois Jr. la familjen e tij dhe u transferua në Gjermani në 1914, ku u martua me një grua tjetër (kjo ishte një martesë e paligjshme dhe ai u akuzua për bigami).
Në vitin 1929, kur William ishte 18 vjeç, ai udhëtoi për në Gjermani dhe u ribashkua me babain e tij dhe mori pjesë në një tubim nazist. Gjatë disa vizitave të tjera, marrëdhënia e William-it dhe Adolfit u prish pasi William i bëri disa kërkesa. Ai botoi disa artikuj mbi Adolfin, të cilët ndikuan në imazhin e tij publik dhe dëmtuan edhe më shumë marrëdhënien e tyre.
Ai u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, por meqë tani njihej publikisht si gjysmë nipi i Adolfit, ai u pushua nga puna. Ai u kthye në Gjermani në 1933 për të përfituar nga fama në rritje e Adolfit. Adolf i dha William-it një sërë punësh të mira, por i pakënaqur, William kërcënoi gjysmë-xhaxhain e tij se nëse nuk do ti jepte një punë më e mirë, ai do të tregonte sekretet e familjes.
Ai vazhdoi të shantazhonte Adolfin derisa më në fund i bëri një ofertë për një pozicion të lartë, por vetëm nëse William hiqte dorë nga shtetësia e tij britanike. William e refuzoi këtë ofertë dhe u kthye në Angli.
Ndërsa këtu ai u përpoq të bashkohej me ushtrinë britanike, por çuditërisht ata nuk donin një të afërm të ngushtë të Hitlerit në radhët e tyre. Me Gjermaninë dhe Anglinë të ndaluara, William provoi të bëhej pjesë e ushtrisë së SHBA-së.
Shërbimi në Marinën Amerikane
Ai udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara me nënën e tij dhe u përpoq të bashkohej me marinën amerikane, por përvoja e tij me forcat e armatosura britanike u përsërit dhe Uilliami u refuzua sërish.
Ai i shkroi një letër presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt me një kërkesë të veçantë dhe u zhvendos në lagjen Sunnyside të Queens, Nju Jork. Pas një kontrolli intensiv të sfondit nga FBI, ai u lejua të bashkohej me Marinën.
William qëndroi në marinën amerkane deri në vitin 1947 kur u shkarkua. Pasi veprimet e tmerrshme të Adolf Hitlerit gjatë luftës u bënë të njohura kudo, William më në fund u dorëzua dhe ndryshoi emrin e tij në Stuart-Houston. Ai u martua me Phyllis Jean-Jacques, një grua me origjinë gjermane, dhe çifti lindi katër djem.
William, gruaja, nëna dhe fëmijët e tij jetuan një jetë të qetë në Amerikë. Ai drejtonte një laborator gjaku në shtëpinë e tij dhe njihej si një njeri i qetë. Vjehrra e Marilyn Banaszak jetonte në vendin fqinj me William dhe familjen e tij – ajo tha se ai “nuk ishte aq miqësor” .
Megjithatë, Teresa Ryther që jetonte afër tha se katër fëmijët ishin “si çdo fëmijë tjetër në bllok, fëmijë amerikanë. Fqinjët e tij nuk ishin në dijeni të prejardhjes së William-it, por në mënyrë interesante kishin vënë re ngjashmërinë e tij me Adolfin.
Babai i Ryther shpesh komentonte për ngjashmëritë: “Babai im i thoshte mamasë sime, ‘A nuk ngjan shumë me Adolf Hitlerin?”, tha ajo.
“Një herë, babai im i tha mamasë sime: “Sapo pashë Patin dhe dukej tamam si Hitleri.”” kujton Ryther.
William ndërroi jetë në vitin 1987 në moshën 76-vjeçare. Thuhet se ai është varrosur me nënën e tij në Nju Jork në “Stuart-Houston”. /Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al/
Rruga Press