Në vitin 2020, Princi William krijoi Çmimin Earthshot për të njohur njerëzit dhe idetë inovative që kërkojnë të zgjidhin problemet e planetit. Tani, trashëgimtari i fronit i ka shtuar supermodelen braziliane Gisele Bündchen ekipit të tij mjedisor.
Filantropja dhe modelja 45-vjeçare do të ndihmojë në përzgjedhjen e grupit të fituesve të Çmimit Earthshot, por ajo nuk do ta bëjë këtë vetëm. Gisele do të jetë pjesë e një grupi të zgjedhur dhe të shquar figurash mjedisore, si aktorja australiane Cate Blanchett, gazetari dhe ambientalisti Sir David Attenborough dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë, Dr. Ngozi Okonjo-Iweala.
Atje, ata do të shpërblejnë propozimin fitues nga 15 finalistët që kërkojnë të mbrojnë dhe restaurojnë natyrën, të pastrojnë ajrin tonë, të ringjallin oqeanet, të ndërtojnë një botë pa mbeturina dhe të mbrojnë klimën.
E vërteta është se Bündchen ka një angazhim të fortë për t’u kujdesur për planetin, kështu që pjesëmarrja e saj në projektin e William nuk është surprizë. Ajo ndihmoi në krijimin e Projektit të Ujit të Pastër në jug të vendit të saj të lindjes dhe mbështet kauza që lidhen me ripyllëzimin, mbrojtjen e jetës së egër dhe qëndrueshmërinë.
Përveç kësaj, ajo punon për të promovuar Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe, nëpërmjet Fondacionit të saj Luz , mbështet propozime që mbrojnë të drejtat e grave dhe fëmijëve, shëndetin, arsimin dhe mjedisin.
“Mbrojtja e natyrës ka qenë gjithmonë afër zemrës sime dhe kam parë fuqinë e komuniteteve globale që bashkohen dhe mbështesin inovacionin për të krijuar ndryshime të vërteta”, tha ajo në një deklaratë. “Çdo veprim ka rëndësi, i madh apo i vogël, dhe së bashku mund të ushqejmë ndryshimin për të mbrojtur planetin që e quajmë shtëpi. Çmimi Earthshot hedh dritë mbi zgjidhjet që frymëzojnë shpresë dhe transformim, dhe jam krenare që përfaqësoj Brazilin duke ndarë këto histori me botën.”
Tag: william
-

Gisele Bündchen bëhet bashkë me Princin William, ç’do bëjnë në Brazil?
-

Gisele Bündchen bëhet bashkë me Princi William, ç’do bëjnë në Brazil?
Në vitin 2020, Princi William krijoi Çmimin Earthshot për të njohur njerëzit dhe idetë inovative që kërkojnë të zgjidhin problemet e planetit. Tani, trashëgimtari i fronit i ka shtuar supermodelen braziliane Gisele Bündchen ekipit të tij mjedisor.
Filantropja dhe modelja 45-vjeçare do të ndihmojë në përzgjedhjen e grupit të fituesve të Çmimit Earthshot, por ajo nuk do ta bëjë këtë vetëm. Gisele do të jetë pjesë e një grupi të zgjedhur dhe të shquar figurash mjedisore, si aktorja australiane Cate Blanchett, gazetari dhe ambientalisti Sir David Attenborough dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë, Dr. Ngozi Okonjo-Iweala.
Atje, ata do të shpërblejnë propozimin fitues nga 15 finalistët që kërkojnë të mbrojnë dhe restaurojnë natyrën, të pastrojnë ajrin tonë, të ringjallin oqeanet, të ndërtojnë një botë pa mbeturina dhe të mbrojnë klimën.
E vërteta është se Bündchen ka një angazhim të fortë për t’u kujdesur për planetin, kështu që pjesëmarrja e saj në projektin e William nuk është surprizë. Ajo ndihmoi në krijimin e Projektit të Ujit të Pastër në jug të vendit të saj të lindjes dhe mbështet kauza që lidhen me ripyllëzimin, mbrojtjen e jetës së egër dhe qëndrueshmërinë.
Përveç kësaj, ajo punon për të promovuar Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe, nëpërmjet Fondacionit të saj Luz , mbështet propozime që mbrojnë të drejtat e grave dhe fëmijëve, shëndetin, arsimin dhe mjedisin.
“Mbrojtja e natyrës ka qenë gjithmonë afër zemrës sime dhe kam parë fuqinë e komuniteteve globale që bashkohen dhe mbështesin inovacionin për të krijuar ndryshime të vërteta”, tha ajo në një deklaratë. “Çdo veprim ka rëndësi, i madh apo i vogël, dhe së bashku mund të ushqejmë ndryshimin për të mbrojtur planetin që e quajmë shtëpi. Çmimi Earthshot hedh dritë mbi zgjidhjet që frymëzojnë shpresë dhe transformim, dhe jam krenare që përfaqësoj Brazilin duke ndarë këto histori me botën.” -

Il Messaggero, Princi William: Kur të bëhem mbret do të ndryshoj monarkinë britanike
Bota E Diel, 5 Tetor 2025 15:27
Kur të bëhem mbret do të krijoj një botë ku fëmijët e mi të jenë krenarë për atë që bëjmë, një botë dhe punë me ndikim pozitiv në jetën e njerëzve, deklaroi trashëgimtari i ardhshëm i fronit të Anglisë, Princi William, shkruan il messaggero.it.
“Gjëja më e rëndësishme në jetën time është familja ime”, tha ai, duke pranuar se ”nuk dëshiron të bëjë të njëjtat gabime si prindërit e tij”.“Është shumë e rëndësishme për mua të rris tre fëmijët e mi në një shtëpi të lumtur, të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Duhet të kesh atë ngrohtësi, atë ndjenjë sigurie, mbrojtjeje dhe dashurie. E gjithë kjo duhet të jetë e pranishme, dhe kjo ishte padyshim pjesë e fëmijërisë sime”, thekson ai.
Princi ka komentuar edhe divorcin e prindërve të tij, Mbretit Çarls dhe Princeshës Diana.
“E merr këtë përvojë, mëson prej saj dhe përpiqesh të sigurohesh që të mos bësh të njëjtat gabime si prindërit e tu. Mendoj se të gjithë përpiqemi të bëjmë të njëjtën gjë dhe unë dua të bëj atë që është më e mira për fëmijët e mi, por e di që drama dhe stresi që përjeton kur je i ri të ndikon teksa rritesh”, shton ai.
Princi flet për dëshirën e tij për të modernizuar monarkinë.
“Mendoj se mund të them me besim se ndryshimi është në axhendën time. Ndryshimi për mirë. Dhe e përqafoj dhe e vlerësoj ndryshimin, nuk kam frikë prej tij. Kjo është pikërisht ajo që më emocionon – ideja e të qenit në gjendje të bëj ndryshim. Jo ndryshim rrënjësor, por ndryshime që mendoj se janë të nevojshme”, thekson ai. -

Prince William: Si ndikoi divorci i prindërve në jetën e tij dhe angazhimi për një familje të qëndrueshme
Prince William është i përkushtuar që të sigurojë për fëmijët e tij një jetë familjare të qetë dhe të qëndrueshme, të cilën ai nuk e pati gjatë fëmijërisë. Në episodin e 3 tetorit të serialit The Reluctant Traveler në Apple TV+, i moderuar nga Eugene Levy, Princesi i Uellsit jep një nga intervistat më të hapura të jetës së tij, duke folur për fëmijërinë, kohën me Kate Middleton dhe detyrën e tij si i ardhshmi Mbret i Anglisë.
William, 43 vjeç, pranon se një pjesë e agjendës së tij si monark do të jetë “ndryshimi për të mirën”, por në shtëpi, me Kate dhe tre fëmijët e tyre, Prince George, 12 vjeç, Princess Charlotte, 10, dhe Prince Louis, 7, fokusi është stabiliteti dhe dashuria familjare.
Kur Levy e pyet për dëshirën e tij që fëmijët të kenë një jetë të zakonshme në shtëpi, William pranon se kjo nis me trashëgiminë e nënës së tij të ndjerë, Princeshës Diana. Ai thekson: “Është shumë e rëndësishme që ajo atmosferë të krijohet në shtëpi. Duhet të ketë ngrohtësi, siguri, dashuri”. Megjithatë, ai kujton se prindërit e tij u divorcuan kur ai ishte 8 vjeç, ndaj periudha e fëmijërisë së qetë ishte e shkurtër.
Diana dhe Princi Charles u martuan më 29 korrik 1981, por martesa u tensionua shpejt për shkak të tradhtive të shumta. Çifti njoftoi ndarjen në 1992 dhe divorci u finalizua më 28 gusht 1996, pas një periudhe të gjatë trazirash dhe intervistash bombastike mediatike që shënjuan historinë e familjes mbretërore. -

Princ William bën një rrëfim prekës për diagnozën e kancerit të Kate Middleton
Princi William ka ndarë ndjesitë e tij më të thella mbi mënyrën se si diagnoza e kancerit e Kate Middleton në vitin 2024 e ka prekur atë personalisht. Princi i Uellsit, 43 vjeç, ka folur për sfidën shëndetësore të bashkëshortes së tij gjatë një interviste me aktorin Eugene Levy, për serialin e këtij të fundit në Apple TV+, “The Reluctant Traveler” (Udhëtari Ngurrues).
Një fragment nga episodi i ardhshëm, me titull “Jeta Mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar”, tregon princin e ardhshëm dhe yllin e “Schitt’s Creek”, 78 vjeç, teksa bisedojnë për mënyrën se si jeta mund të ndryshojë përnjëherë.
“Kemi qenë shumë me fat; nuk kemi pasur shumë sëmundje në familje për një kohë të gjatë. Gjyshërit e mi jetuan deri në moshën mbi 90 vjeç,” tha William, duke iu referuar Mbretëreshës Elizabeth dhe Princit Philip.
“Ata ishin shembulli i vërtetë i forcës fizike, qëndresës dhe durimit. Kemi qenë me të vërtetë me fat si familje,” shtoi ai.
“Por besoj se kur e kupton befas se ‘toka poshtë këmbëve’ mund të të tërhiqet shumë shpejt në çdo moment… atëherë e sheh ndryshe. Ti mendon: ‘Nuk do të ndodhë me ne, do të jemi mirë.’ Sepse të gjithë përpiqen të jenë pozitivë dhe duhet të jesh pozitiv. Por kur të ndodh ty, të çon në vende të errëta, jo të këndshme.”
Në një pjesë tjetër të episodit, gjatë një shëtitjeje në ambientet e kështjellës Windsor, William bën shaka duke thënë:
“Ne ofrojmë këtë shërbim për të gjithë. Bëjmë guida personale kudo.”
Kur aktori e pyeti çfarë bën në kohën e lirë, princi u përgjigj:
“Fle.”
William shtoi me humor:
“Kur ke tre fëmijë të vegjël, gjumi bëhet pjesë shumë e rëndësishme e jetës.”
Gjatë një ndalese për të pirë një gotë birrë në një pub lokal, Levy dhe William folën edhe për vitet e fundit të vështira. Përveç Kate Middleton, edhe babai i tij, Mbreti Charles, u diagnostikua me kancer.
“Do të thosha se 2023-2024 ishin vitet më të vështira që kam pasur ndonjëherë,” rrëfeu princi.
“Jeta na vë në provë, dhe mënyra se si i kapërcejmë këto sfida është ajo që na formon si njerëz.”
Në mars 2024, Princesha e Uellsit bëri publike se po trajtohej për kancer. Gjatë kimioterapisë, ajo qëndroi larg vëmendjes publike. Në shtator 2024, Kate Middleton konfirmoi se e kishte kaluar kancerin.
“Teksa vera po i afrohet fundit, nuk mund ta përshkruaj lehtësimin që ndjej tani që kam përfunduar trajtimin me kimioterapi,” u shpreh ajo.
“Nëntë muajt e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështirë për ne si familje. Jeta, siç e njeh, mund të ndryshojë në një çast dhe ne kemi qenë të detyruar të gjejmë mënyrën për të kaluar nëpër ujëra të trazuara dhe një rrugë të panjohur.”
Në janar, Kate e përshkroi gjendjen e saj të rikuperimit si një “lehtësim”.
“Siç e dinë të gjithë ata që janë përballur me një diagnozë kanceri, kërkon kohë që të përshtatesh me një realitet të ri,” shtoi ajo. “Megjithatë, mezi pres një vit të mbushur me gëzim përpara. Ka shumë për çfarë të shpresoj. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e vazhdueshme.” -

Zyrtare! Mbrojtësi francez rinovon deri në vitin 2030 kontratën e tij me Arsenal
Francezi William Saliba ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me Arsenal. Palët kanë zyrtarizuar sot marrëveshjen e re, e cila do të zgfjasë deri në vitin 2030.
Mbrojtësi 24-vjeçar iu bashkua Arsenal nga St Etienne në korrik 2019, fillimisht duke kaluar kohë në huazim në Francë, por ai është bërë një lojtar kyç në “Emirates” sezonet e fundit.
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, tha se William Saliba është i dashur nga të gjithë në klubin e Londrës veriore, duke lavdëruar qëndrimin, qëndrueshmërinë dhe ndikimin e mbrojtësit që nga hyrja në ekipin e parë.
“William është i dashur nga të gjithë lojtarët dhe stafi, dhe kjo flet shumë për karakterin, përkushtimin dhe qëndrimin e tij çdo ditë,” tha Arteta.
Më tej, Arteta tha: “Që kur u bashkua me ne, William është rritur shumë, ka përqafuar përgjegjësinë dhe ka krijuar një lidhje të fortë me mbështetësit tanë dhe të gjithë në klub”.
“Ne e dimë se ka ende shumë për të ardhur prej tij dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të vazhduar përmirësimin me ambicien e qartë për të fituar trofe të mëdhenj”, përfundoi Arteta. -

Princi William: 2023-2024 ka qenë viti më i vështirë i jetës sime
Princi William ka folur hapur për sfidat e mëdha që ka përjetuar familja mbretërore gjatë viteve të fundit, duke e quajtur periudhën 2023–2024 “më të vështirën e jetës sime”.
Deklarata u bë gjatë një episodi special të emisionit “The Reluctant Traveler” në Apple TV+, ku aktori Eugene Levy viziton Mbretërinë e Bashkuar dhe takon princin në Kështjellën Windsor. Në një moment të sinqertë, William u shpreh:“Jeta na teston. Aftësia për të kapërcyer këto sfida na formon si njerëz.”
William ndau se, përveç detyrave të tij mbretërore, pjesa më e rëndësishme në kohën e lirë për të është gjumi, duke theksuar lodhjen që vjen nga prindërimi i tre fëmijëve të vegjël, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis.
Gjatë bisedës, ai foli për vështirësitë që kanë përfshirë familjen: në mars 2024, bashkëshortja e tij, Kate Middleton, zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer. Pas disa muajsh trajtimi, në janar 2025 ajo njoftoi se ishte në remisje dhe prej atëherë është rikthyer në shumë angazhime publike. Edhe babai i William, Mbreti Charles, është diagnostikuar me kancer gjatë kësaj periudhe.Në një intervistë tjetër në Afrikën e Jugut, William tha:
“Ka qenë brutale, por jam shumë krenar për babain dhe bashkëshorten time për mënyrën si e kanë përballuar këtë periudhë.”
-

FOTOT/ Trump i shoqëruar nga Melania shkojnë me helikopter në takimin me Mbretin Charles III
Princi dhe Princesha e Uellsit mirëpritën Donald dhe Melania Trump sot në Windsor, teksa vizita e dytë historike shtetërore e Presidentit amerikan nisi zyrtarisht.
Princi William dhe Kate i pritën çiftin Trump në Walled Garden në pronën e Windsor-it, kur helikopteri presidencial Marine One mbërriti pak pas mesditës.
Si pjesë e disa elementeve ceremonialë të kësaj vizite, helikopteri u ul në lëndinën e kopshtit privat në Home Park-un.
William dhe Kate përshëndetën çiftin Trump dhe ecën një copë rruge me ta për të takuar Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla jashtë Victoria House, duke shënuar fillimin e vizitës.
Mbretëresha kishte kaluar pasditen e djeshme duke pushuar në Kalanë e Windsor-it, pasi kishte hequr dorë nga pjesëmarrja në varrimin e Dukeshës së Kentit në Katedralen Ëestminster për shkak të sinusitit akut – por këshilltarët mbretërorë thanë se ajo ishte rikuperuar për të pritur çiftin Trump sot.
Orari pësoi një vonesë të vogël, pasi zoti Trump mbërriti pas kohës së planifikuar 11:55. Mbreti mbërriti me Mbretëreshën me makinën shtetërore Bentley në orën 12:02.
Camilla u fotografua e veshur me një fustan blu safir të ndezur, një pallto të përshtatur nga Fiona Clare dhe një kapelë nga Philip Treacy. Kate kishte zgjedhur një fustan nga Emilia Wickstead, një kapelë nga Jane Taylor dhe një broshë me pupla.
Presidenti doli më në fund nga helikopteri Marine One bashkë me bashkëshorten e tij Melania në orën 12:16, me një ceremoni muzikore për nder të tyre.
Muzika u interpretua nga Banda e Kalorësisë Mbretërore, e cila kishte veshur uniformat tradicionale shtetërore – të dizajnuara në shekullin e 17-të dhe të punuara me fije ari të pastër.
Më pas, çifti Trump iu bashkua Mbretit dhe Mbretëreshës, si dhe William dhe Kate, për një udhëtim me karrocë përmes pronës së Windsor-it drejt kalasë.
Mbreti dhe zoti Trump u panë duke biseduar. Mbretëresha dhe Zonja e Parë ishin në karrocën pas tyre, gjithashtu të angazhuara në një bisedë të ngrohtë.Top Channel
-

Mbërrin në Londër Princi Harry por William nuk del ta presë!
Sapo u ul në aeroportin Heathrow, ai shkoi menjëherë në kishën St. George në Windsor ku prehet mbretëresha. Princi vendosi një kurorë dhe lule në kujtim të gjyshes së tij, me të cilën ishte shumë i afërt. Më pas ai shkoi në Londër ku mori pjesë në ceremoninë e çmimeve të WellChild, një organizatë bamirësie për fëmijët me sëmundje të rënda.
Edhe Kate e William e nderuan mbretëreshën me një vizitë në Institutin e Grave, organizatë ku ajo kishte qenë anëtare për 80 vjet dhe presidente që nga viti 2003 e derisa vdiq. William tha se “nuk mund ta besoj që kanë kaluar tre vjet nga vdekja e mbretëreshës”.
Njëkohësisht janë tre vjet kur pajtimi mes vëllezërve nuk është realizuar. Ashtu si ky homazh për Elizabeth II, i zhvilluar nga të dy njëkohësisht në largësi, pa u prekur. Por pas takimit të verës mes të dërguarve të Mbretit dhe Dukës së Sussex, rruga drejt pallatit Buckingham nuk ka pengesa për Harry.
Nga dita e martë, ai do të jetë në Nottingham dhe do të kalojë disa ditë në Mbretërinë e Bashkuar. Mbreti, i cili ndodhet në Balmoral, do të rikthehet në Londër për funeralin e Dukeshës së Kentit që do të mbahet javën e ardhshme. Del koha edhe për një takim pasi edhe Harry mund të bëjë një ndalesë në Katedralen Westminster për t’i dhënë lamtumirën e tij dukeshës.
