Shkencëtari James Watson, fitues i Çmimit Nobel, bashkëzbulues i strukturës së ADN-së, ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeç.
Hulumtimi dhe zbulimet e tij shkencore hapën dyert për të ndihmuar në shpjegimin e mënyrës se si ADN-ja mbart informacionin gjenetik, duke përgatitur terrenin për përparime të shpejta në biologjinë molekulare.
Titujt e tij të nderit iu hoqën në vitin 2019 pasi ai përsëriti komentet rreth racës dhe inteligjencës. Në një program televiziv, ai iu referua një pikëpamjeje se gjenet shkaktojnë një ndryshim midis zezakëve dhe të bardhëve në testet e IQ.
Vdekja e Watson, i cili ishte bashkë-zbulues i strukturës së ADN-së me spirale të dyfishtë në vitin 1953, u konfirmua për BBC-në nga Laboratori Cold Spring Harbor, ku ai punoi dhe bëri kërkime për dekada të tëra.
Tag: watson
-

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
-

Vdes në moshën 97-vjeçare James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe Fituesi i Çmimit Nobel për Mjekësi
James Dewey Watson
SHBA- James Dewey Watson, biologu i shkëlqyer, gjenetisti dhe biokimisti amerikan, zbulimi i të cilit në vitin 1953 i strukturës së ADN-së, molekulës së trashëgimisë, shënoi fillimin e epokës së gjenetikës dhe siguroi themelin për revolucionin e bioteknologjisë në fund të shekullit të 20-të, ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeç.
Vdekja e tij u konfirmua nga Laboratori Cold Spring Harbor në Long Island, ku ai punoi për shumë vite. The New York Times raportoi se Watson vdiq këtë javë në një spital paliativ në Long Island.
James Dewey Watson lindi në Çikago më 6 prill 1928 dhe u diplomua në Universitetin e Çikagos në vitin 1947 me një diplomë në zoologji. Ai mori doktoraturën nga Universiteti i Indianës, ku u përqendrua në gjenetikë.
Zbulimi i madh, i bërë kur Watson ishte vetëm 24 vjeç, e shndërroi atë në një figurë të shenjtë në botën e shkencës për dekada të tëra. Por, afër fundit të jetës së tij, ai u përball me dënime dhe kritika profesionale për vërejtje fyese, përfshirë edhe thënien se njerëzit me ngjyrë janë më pak inteligjentë se njerëzit e bardhë.
Watson ndau Çmimin Nobel në vitin 1962 me Francis Crick dhe Maurice Wilkins për zbulimin se acidi dezoksiribonukleik, ose ADN-ja, është një spirale e dyfishtë, e përbërë nga dy fije që mbështillen rreth njëra-tjetrës për të krijuar atë që i ngjan një shkalle të gjatë, që përdredhet butësisht.
Ky realizim ishte një përparim i madh. Ai menjëherë sugjeroi se si ruhet informacioni trashëgues dhe si qelizat e dyfishojnë ADN-në e tyre kur ndahen. Dyfishimi fillon me dy fijet e ADN-së që shkëputen si një zinxhir.
Zbulimi ndihmoi në hapjen e derës për zhvillime më të fundit, të tilla si ndryshimi i përbërjes gjenetike të gjallesave, trajtimi i sëmundjeve duke futur gjene tek pacientët, identifikimi i mbetjeve njerëzore dhe i të dyshuarve për krime nga mostrat e ADN-së dhe gjurmimi i pemëve gjenealogjike. Por ky zbulim ka ngritur gjithashtu një mori pyetjesh etike, të tilla si nëse plani i trupit duhet të ndryshohet për arsye kozmetike apo në një mënyrë që t’u transmetohet pasardhësve të një personi./ZËRI -

Shuhet James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës
Bota E Premte, 7 Nëntor 2025 21:31
Shkencëtari i njohur amerikan James Dewey Watson ka ndërruar jetë më 6 nëntor 2025, në East Northport, New York, në moshën 97-vjeçare. Ai është një nga figurat më të rëndësishme të biologjisë moderne dhe bashkëzbulues i strukturës spirale të ADN-së. Watson lindi më 6 prill 1928 në Chicago, dhe që në moshë të re tregoi interes të jashtëzakonshëm për biologjinë. Në fillim të viteve ’50, gjatë punës në Universitetin e Cambridge-it, ai bashkëpunoi me Francis Crick për të zbuluar strukturën e acidit dezoksiribonukleik (ADN-së) materialit gjenetik që mban kodin e jetës.
Në 1953, së bashku me Crick, Maurice Wilkins dhe me ndihmën vendimtare të imazheve të kristalografisë të Rosalind Franklin, ata arritën të përcaktonin formën spirale të dyfishtë (double helix) të ADN-së një nga zbulimet më të mëdha në historinë e shkencës. Për këtë arritje, Watson, Crick dhe Wilkins u nderuan me Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi në vitin 1962, duke hyrë në historinë e biologjisë moderne.Pas këtij suksesi, Watson vijoi karrierën si drejtor i laboratorit Cold Spring Harbor Laboratory, ku u bë një figurë udhëheqëse në kërkimet mbi gjenetikën dhe luajti një rol të rëndësishëm në fazat e hershme të Projektit të Gjenomit Njerëzor, që synonte hartimin e plotë të hartës gjenetike të njeriut. Megjithatë, vitet e fundit të jetës së tij u shoqëruan me polemika. Watson u kritikua gjerësisht për deklaratat e tij të konsideruara raciste dhe seksiste mbi inteligjencën dhe gjenetikën, të cilat çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve të disa institucioneve akademike me të.
Watson ndërroi jetë në një institucion hospice në shtetin e New York-ut, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes nuk është bërë ende publik. Pavarësisht polemikave, kontributi i tij shkencor mbetet i jashtëzakonshëm. Zbulimi i strukturës së ADN-së hapi rrugën për epokën moderne të bioteknologjisë, mjekësisë gjenetike dhe kërkimeve mbi trashëgiminë biologjike.Watson do të kujtohet si një nga figurat më me ndikim të shkencës së shekullit XX, që ndihmoi njerëzimin të kuptojë për herë të parë kodin e vet të jetës.
-

Ndërron jetë James Watson, një nga shkencëtarët që zbuloi strukturën e ADN-së
James Watson, i cili vetëm 25 vjeç kur u bë një nga shkencëtarët që zbuloi strukturën e ADN-së, ndërroi jetë dje, të enjten (6 nëntor), në një qendër kujdesi në East Northport, Long Island, New York, njoftoi djali i tij, Duncan.
Ai tha se Watson ishte transferuar atje disa ditë më parë nga një spital ku trajtohej për një infeksion.
Bashkë me Francis Crick dhe duke u bazuar në punën e Rosalind Franklin, e cila u njoh shumë vite më vonë, Watson tregoi se ADN-ja ka formën e një spirale të dyfishtë. Me këtë zbulim, ata “deshifruan librin e jetës”, atë që ekziston te çdo organizëm i gjallë.Watson dhe Crick fituan Çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 1962, ndërsa Franklin, e cila vdiq herët në vitin 1958 në moshën 37-vjeçare, nuk mund të njihej me çmim.
Përveç punës së tij mbi ADN-në, Watson është i njohur edhe për rolin e tij në Cold Spring Harbor Laboratory, të cilin e mori drejtues në vitin 1968 dhe e ktheu në një nga qendrat më të rëndësishme të mikrobiologjisë në botë deri në dorëheqjen e tij në vitin 1993, sipas New York Times.
Megjithatë, karriera e tij nuk ka qenë pa polemika. Disa e kanë përshkruar si “Kalligula i biologjisë”. Në kujtimet e tij të botuara në vitin 1968, bashkëpunëtorët e tij thoshin se ai e ekzagjeronte rolin e vet dhe nënvlerësonte kontributin e tyre. Në vitin 2007, Watson shkaktoi një skandal me deklaratën e tij për Sunday Times të Londrës, duke thënë se njerëzit me ngjyrë zakonisht nuk janë aq të zgjuar sa të bardhët.
Ai e përsëriti këtë deklaratë në intervista për dokumentarin e PBS-së që e përfshinte vetë. Megjithëse e mohoi menjëherë këtë qëndrim, imazhi i tij u dëmtua dhe ai më vonë tha se kolegët e tij e kishin braktisur.
Për vite me radhë, protestat e shoqëronin në paraqitje publike, siç ndodhi edhe në Patra në vitin 2011. -

Vdes në moshën 97-vjeçare James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës
Shkencëtari i njohur amerikan James Dewey Watson, një nga figurat më të rëndësishme të biologjisë moderne dhe bashkëzbulues i strukturës spirale të ADN-së, ka ndërruar jetë më 6 nëntor 2025, në East Northport, New York, në moshën 97-vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga familjarë dhe institucione shkencore ku Watson kishte shërbyer për dekada.
Watson lindi më 6 prill 1928 në Chicago, Illinois, dhe që në moshë të re tregoi interes të jashtëzakonshëm për biologjinë. Në fillim të viteve ’50, gjatë punës në Universitetin e Cambridge-it, ai bashkëpunoi me Francis Crick për të zbuluar strukturën e acidit dezoksiribonukleik (ADN-së) — materialit gjenetik që mban kodin e jetës.
Në 1953, së bashku me Crick, Maurice Wilkins dhe me ndihmën vendimtare të imazheve të kristalografisë të Rosalind Franklin, ata arritën të përcaktonin formën spirale të dyfishtë (double helix) të ADN-së — një nga zbulimet më të mëdha në historinë e shkencës.
Për këtë arritje, Watson, Crick dhe Wilkins u nderuan me Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi në vitin 1962, duke hyrë në historinë e biologjisë moderne.
Pas këtij suksesi, Watson vijoi karrierën si drejtor i laboratorit Cold Spring Harbor Laboratory, ku u bë një figurë udhëheqëse në kërkimet mbi gjenetikën dhe luajti një rol të rëndësishëm në fazat e hershme të Projektit të Gjenomit Njerëzor, që synonte hartimin e plotë të hartës gjenetike të njeriut.
Megjithatë, vitet e fundit të jetës së tij u shoqëruan me polemika. Watson u kritikua gjerësisht për deklaratat e tij të konsideruara raciste dhe seksiste mbi inteligjencën dhe gjenetikën, të cilat çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve të disa institucioneve akademike me të.
Sipas The Washington Post, Watson ndërroi jetë në një institucion hospice në shtetin e New York-ut, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes nuk është bërë ende publik.
Pavarësisht polemikave, kontributi i tij shkencor mbetet i jashtëzakonshëm. Zbulimi i strukturës së ADN-së hapi rrugën për epokën moderne të bioteknologjisë, mjekësisë gjenetike dhe kërkimeve mbi trashëgiminë biologjike.
Watson do të kujtohet si një nga figurat më me ndikim të shkencës së shekullit XX, që ndihmoi njerëzimin të kuptojë për herë të parë kodin e vet të jetës.Top Channel
-

Emma Watson pranon se ndjehet në siklet me një skenë të zhveshjes nga filmi i vitit 2012
Aktorja britanike Emma Watson ka ndarë së fundmi një anë më personale të përvojës së saj në film, duke pranuar se disa skena nga filmi i vitit 2012, The Perks of Being a Wallflower, e bëjnë të ndihet në siklet. Në një intervistë për LADbible dhe BBC Radio 1, Watson tregoi se e ka të vështirë të shohë disa momente ku personazhi i saj, Sam, shfaqet në situata më provokuese ose në skena me elementë intimiteti.
E njohur në mbarë botën për rolin e saj si Hermione Granger në sagën e famshme Harry Potter, Watson tha se gjithmonë ka qenë e kujdesshme për mënyrën si paraqitet në publik. Ajo theksoi se ndihet e ndarë midis dëshirës për të sfiduar veten si aktore dhe nevojës për të ruajtur figurën e pastër që publiku e identifikon me të.
“Disa skena ishin shumë larg nga ajo që unë jam në jetën reale,” tha ajo, duke shtuar se gjatë xhirimeve të pjesës ku personazhi i saj performon nga The Rocky Horror Picture Show, ishte “jashtëzakonisht e tensionuar”. “Nuk e dalloni në film, por isha tmerrësisht nervoze,” rrëfeu Watson me sinqeritet.
Për aktoren, arti mbetet një mënyrë e thellë për të eksploruar ndjenjat njerëzore, por ajo pranon se disa përvoja filmike e kanë vënë në prova emocionale të vërteta. “Është e rëndësishme të njohësh kufijtë e tu dhe të jesh e sinqertë me publikun,” tha Watson, duke treguar edhe një herë anën e saj të ndjeshme dhe reflektuese. -

Londër/ Super-avokati i ekstradimeve shpalos strategjinë e bllokimit të sjelljes të Edmond Haxhisë në Shqipëri, i akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt
Në gjykatën “Royal Court of Jusice” salla numër 1 po zhvillohet një tjetër përballje ligjore për të bllokuar kërkesën e shtetit shqiptarë të ekstraduar nga Britania e Madhe e të kërkuarve nën dyshimin se u përfshinë në vrasjen e Ardian Nikulajt në 19 prill 2023.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se ky proces ka nisur argumentet e palës mbrojtëse se përse Edmond Haxhia nuk duhet ekstraduar.
Avokati Ben Watson KC ka zhvilluar një dialog të gjatë me gjyqtari Mr. Justice Swift.
Sipas Avokati Ben Watson KC argumenti kryesor që sjell mbrojtja si shkak për mos të ekstraduar Edmond Haxhinë është se “atij në Shqipëri nuk do t’i bëhet një gjyq i drejtë”.
Në këtë proces në “Royal Court pf Justice” Edmond Haxhia po mbrohet nga prej avokatëve më të famshëm në Britaninë e Madhe për çështjet e ekstradimeve.
Avokati Ben Watson KC ka marrë pjesë në shumë prej çështjeve kryesore të ekstradimit që lidhen me terrorizmin ndërkombëtar, bazuar në Urdhrin Evropian të Arrestimit, si dhe në akuza të profilit të lartë për mashtrim dhe krime të tjera të “jakës së bardhë”.
Duke qenë i angazhuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në shumë prej çështjeve kryesore mbi ekstradimin dhe të drejtat e njeriut (përfshirë rastet Abu Hamza, i kërkuar nga drejtësia amerikane për akuza që lidheshin me terrorizëm përfshi Bary, Al Faëëaz, Ahmed, Asëat dhe Ëellington).
Ai ka përfaqësuar Sekretarin e Brendshëm në një sërë çështjesh të profilit të lartë (përfshirë rastin e Gary McKinnon) dhe gjithashtu qeveri të huaja (për shembull, kërkesën e Afrikës së Jugut për ekstradimin e Shrien Dewani, si dhe kërkesën franceze për Alexandre Djouhri, i kërkuar për vepra penale të mashtrimit dhe korrupsionit që burojnë nga hetimet mbi fushatën zgjedhore presidenciale të Nicolas Sarkozy).Top Channel
-

Londër/ Super-avokati i ekstradimeve shpalos strategjinë e bllokimit të sjelljes të Edmond Haxhisë në Shqipëri, i akuzuar për vrasjen e Ardian Nukulajt
Në gjykatën “Royal Court of Jusice” salla numër 1 po zhvillohet një tjetër përballje ligjore për të bllokuar kërkesën e shtetit shqiptarë të ekstraduar nga Britania e Madhe e të kërkuarve nën dyshimin se u përfshinë në vrasjen e Ardian Nikulajt në 19 prill 2023.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se ky proces ka nisur argumentet e palës mbrojtëse se përse Edmond Haxhia nuk duhet ekstraduar.
Avokati Ben Watson KC ka zhvilluar një dialog të gjatë me gjyqtari Mr. Justice Swift.
Sipas Avokati Ben Watson KC argumenti kryesor që sjell mbrojtja si shkak për mos të ekstraduar Edmond Haxhinë është se “atij në Shqipëri nuk do t’i bëhet një gjyq i drejtë”.
Në këtë proces në “Royal Court pf Justice” Edmond Haxhia po mbrohet nga prej avokatëve më të famshëm në Britaninë e Madhe për çështjet e ekstradimeve.
Avokati Ben Watson KC ka marrë pjesë në shumë prej çështjeve kryesore të ekstradimit që lidhen me terrorizmin ndërkombëtar, bazuar në Urdhrin Evropian të Arrestimit, si dhe në akuza të profilit të lartë për mashtrim dhe krime të tjera të “jakës së bardhë”.
Duke qenë i angazhuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në shumë prej çështjeve kryesore mbi ekstradimin dhe të drejtat e njeriut (përfshirë rastet Abu Hamza, i kërkuar nga drejtësia amerikane për akuza që lidheshin me terrorizëm përfshi Bary, Al Faëëaz, Ahmed, Asëat dhe Ëellington).
Ai ka përfaqësuar Sekretarin e Brendshëm në një sërë çështjesh të profilit të lartë (përfshirë rastin e Gary McKinnon) dhe gjithashtu qeveri të huaja (për shembull, kërkesën e Afrikës së Jugut për ekstradimin e Shrien Dewani, si dhe kërkesën franceze për Alexandre Djouhri, i kërkuar për vepra penale të mashtrimit dhe korrupsionit që burojnë nga hetimet mbi fushatën zgjedhore presidenciale të Nicolas Sarkozy).Top Channel
-

Deklaratë e fortë nga Rowling për Watson: S’ka përvojë në jetë, nuk e di sa injorante është
Autorja britanike J.K. Rowling, e cila shkroi serinë e suksesshme të librave “Harry Potter”, e quajti aktoren Emma Watson, e cila luajti personazhin e Hermione Granger në filma, “injorante” pasi ajo nuk u pajtua me qëndrimin e saj ndaj personave transgjinorë.
“Emma sapo i kishte hedhur më shumë benzinë zjarrit publikisht, por mendoi se një shprehje shqetësimi me një rresht do të më konfirmonte dhembshurinë dhe mirësinë e saj të thellë”, tha Rowling në një postim të gjatë në rrjetin social X, në të cilin pretendoi se “ajo ka aq pak përvojë në jetën reale sa nuk është e vetëdijshme se sa injorante është”. Si arsye për këtë “injorancë”, shkrimtarja theksoi se kjo është sepse “ajo nuk e ka përjetuar kurrë jetën e të rriturve pa mbështetjen e pasurisë dhe famës”.
35-vjeçarja i tha podkastit të shëndetit mendor të Jay Shetty se shpresonte të “vazhdonte të donte njerëzit me të cilët nuk pajtohet domosdoshmërisht”, duke iu referuar qëndrimit të Rowling ndaj personave transgjinorë, për të cilin autorja është kritikuar shumë.
“Dëshira ime më e madhe është që njerëzit që nuk pajtohen me mendimin tim të më duan dhe shpresoj që të mund të vazhdoj t’i dua njerëzit me të cilët nuk ndaj domosdoshmërisht të njëjtin mendim“, tha Watson, duke shtuar se ajo që e shqetësonte më shumë ishte “se nuk pati kurrë një bisedë” në atë kuptim.
Për Rowling, si Emma Watson ashtu edhe Daniel Radcliffe, të cilët e kanë kritikuar hapur qëndrimin e romancierit,” e kanë bërë të qartë vitet e fundit se besojnë se ish-shoqata e tyre profesionale u jep atyre një të drejtë të veçantë ose edhe një detyrim për të kritikuar” atë dhe pikëpamjet e saj.
“Vite pasi përfunduan përfshirjen e tyre në Potter, ata vazhdojnë të marrin rolin e zëdhënësve de facto për botën që krijova”, tha ajo, duke shtuar se “kur njeh dikë që nga mosha 10 vjeç, është e vështirë të heqësh qafe njëfarë mbrojtjeje”. Ajo gjithashtu argumentoi se, deri vonë, nuk kishte arritur të hiqte qafe “kujtimin e fëmijëve që duheshin bindur butësisht të flisnin në një studio të madhe filmash horror”.
Shkrimtarja është akuzuar disa herë për transfobi për shkak të mendimeve të saj dhe është përfshirë në përballje publike me aktorë të tjerë në sagën e filmit, siç është vetë Radcliffe, i cili gjithashtu i vuri në dyshim pikëpamjet e saj mbi këtë çështje. -

Kur një mik është në telashe, mos e pyet nëse mund të bësh ndonjë gjë për të…
Foto ilustrim
Edgar Watson Howe, ishte novelist dhe botues. Ai njihet sidomos për revistën e tij mujore E.W.Howe, duke nisur kështu për të shkruar në këtë revistë nga viti 1911 deri në vitin 1933.
Vlen të theksohet se Howe ka udhëtuar shumë dhe njihet për mprehtësinë e tij në editorialet që shkruante.
Howe ka filluar karrierën e tij si gazetar në mars të vitit 1837 si 19-vjeçar.
Ndryshe, Howe ka lindur me 3 maj të vitit 1853 në Wabash, në Amerikë ndërsa ka ndërruar jetë me 3 tetor të vitit 1937 në Atchison.
ObserverKult ua sjell disa thënie të Edgar Watson Howe:
Një frikësim i mirë vlen për njeriun më shumë se një këshillë.
Gjërat që njerëzit flasin për ty pas shpine caktojnë vendin tënd në shoqëri.
Mos mendo se një njeri është gjithnjë aq i sjellshëm sa kur po të shet diçka.
Askush nuk do rrinte të të dëgjonte po të mos e dinte se pastaj e ka radhën ai.
Kur një mik është në telashe, mos e pyet nëse mund të bësh ndonjë gjë për të, por mendo ndonjë gjë të përshtatshme dhe bëje.
Asgjë nuk e lodh më shumë njeriun sesa të jetë mirënjohës gjatë gjithë kohës.
Nëse nuk mëson të qeshësh me problemet, nuk do të kesh se me çfarë të qeshësh kur të plakesh.
Kur je në telashe, ata që vijnë të të ngushëllojnë, në të vërtetë janë vetëm kureshtarë të dinë detajet.
Rruga për të dalë nga telashet nuk është kurrë aq e lehtë sa ajo për t’u futur në to.
Përgatiti: ObserverKult
Lexo edhe:
CESARE PAVESE: NGANJËHERË PËRFYTYROJ SE JAM I DASHURUAR…