Tyson Fury synon të kthehet në sport në vitin 2026, lajm që është konfirmuar nga promotori Frank Warren. Britaniku ka qenë dy herë kampion bote në peshën e rëndë, kur fitoi tituj të unifikuar kundër Wladimir Klitschko në vitin 2015 dhe mposhti Deontay Wilder në vitin 2020.
Por, vitin e kaluar ai humbi dy herë ndaj kampionit aktual të padiskutueshëm të botës në peshat e rënda, Oleksandr Usyk dhe në fillim të vitit 2025 njoftoi se do të tërhiqej nga boksi. Fury ka qëndruar larg sportit këtë vit, por promotori Frank Warren ka zbuluar se ish-boksieri shpreson të duelojë përsëri.
“Kemi pasur disa biseda rreth kësaj, të cilat unë nuk i kisha bërë për një kohë të gjatë. Kemi pasur disa dhe ai ka lënë të kuptohet se dëshiron të duelojë vitin e ardhshëm“, tha Warren.
“Ai nuk do të ndeshet këtë vit, për arsye të qarta, me atë që ka bërë. Gjithsesi, ai ka lënë të kuptohet se do të donte ta bënte këtë dhe mendoj se do ta rishikojmë këtë para fundit të vitit dhe do të shohim se ku do të shkojmë”, shtoi Warren.
Një ndeshje e madhe që ka qenë gjithmonë e lidhur me emrin e Fury është mundësia e boksimit më në fund me rivalin e tij të madh britanik Anthony Joshua. Duke spekuluar mbi kundërshtarët e mundshëm për Fury-n në vitin 2026, Warren tha: “Më i mundshmi është Joshua sepse të gjithë donin ta shihnin atë përballje”.
Më tej, ai shtoi: “Të them të drejtën, gjithçka ka të bëjë me paratë. Për këtë bëhet fjalë. Këta djem, në këtë fazë të karrierës së tyre dhe në këtë fazë të jetës së tyre, është e vështirë. Kur plakesh, është e vështirë. Je në palestër, punon shumë. Për ta bërë këtë, duhet të stimulohesh”.
“Ajo që i stimulon boksierët profesionistë është paraja, prandaj janë profesionistë”, tha Warren, që shtoi se Fury do të motivohej edhe nga perspektiva e një trilogjie me Usyk. Ukrainasi mbetet i vetmi kundërshtar profesionist që e ka mposhtur briktanikun.
Warren pajtohet se një ndeshje e tretë me Usyk do t’i pëlqente Fury. “Duelet me Usyk ishin ndeshje cilësore, vërtet të mira dhe ishin të ngushta në rezultat. Nuk më intereson çfarë thotë të tjerët, ishin duelet shumë të mira”, tha Warren.
“Nëse ai dëshiron të luftojë do ta ndihmoj. Do të doja shumë ta shihja përsëri në ring, por çfarëdo që të bëjë, duhet të jetë i lumtur”, deklaroi promotori anglez.
Tag: warren
-

Promotori i Fury konfirmon: Tyson në ring vitin tjetër, paraja stimulon të gjithë boksierët, ja dy opsionet
-

I pakënaqur me Luis Enrique-n. Arsenal, City, Real dhe Bayern nisin garën për 19-vjeçarin e PSG-së
6 Tetor 2025
18:15
Telesport
Warren Zaïre-Emery është i pakënaqur me situatën e tij te PSG dhe po mendon largimin nga francezët. Për mesfushorin 19-vjeçar ka një interes të madh nga klubet e tjera gjigante të Europës si Arsenal, City, Real Madrid dhe Bayern Munich.
Drejtuesit e PSG-së janë të gatshëm të lejojnë largimin e mesfushorit të ri francez, por e vlerësojnë atë 80 milionë euro, pavarësisht se nuk është titullar i zakonshëm në formacionin e Luis Enrique.
Duke ditur që mesfusha e PSG-së është një repart i mbipopulluar, largimi i Warren Zaïre-Emery nuk do të ishte aspak problem për Luis Enrique-n. 19-vjeçari pritet të jetë protagonist në merkaton e janarit dhe largimi i tij nga PSG mund të ndodhë shumë më shpejt nga sa pritej. -

Usy k i dëmtuar, kërkesë për të shtyrë negociatat me Parker për të mos humbur titullin WBO
Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka kërkuar një zgjatje të afatit të negociatave për t’u përballur me Joseph Parker, për shkak të një dëmtimi. Lajmin e konfirmoi promotori Frank Warren për “Sky Sports”.
Usyk u urdhërua së fundmi nga WBO të mbronte titullin e këtij Divizioni kundër sfiduesit të detyrueshëm Parker. Pak javë më parë, ukrainasi mposhti Daniel Dubois për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë.
Si alternativë, Parker mund të përballet me fituesin e duelit mes Moses Itauma dhe Dillian Whyte. Por kjo do të ndodhë nëse Usyk heq dorë nga titulli WBO, ashtu sikurse pat bërë një vit më parë, kur hoqi dorë nga titulli IBF.
“Usyk dërgoi një letër, duke deklaruar se i kishte kërkuar Parker një zgjatje të periudhës se negociatave, sepse është i lënduar, përpara se të urdhërohej të bënte diçka,” tha Warren për “Sky Sports News”.
“Çfarëdo që të ndodhë, fakt është se Joseph Parker ose do të luftojë si kampion, nëse Usyk tërhiqet, ose do të luftojë me ukrainasin për titullin”, tha Warren.
Usyk u bë kampion i padiskutueshëm për të dytën herë në peshën e rëndë në korrik kur fitoi me KO ndaj Dubois. Ai ka deklaruar se ka edhe dy ndeshje të mbetura në karrierën e tij profesionale, deri më tani të përsosur (asnjë humbje).
Usyk është i lidhur edhe me një ndeshje të mundshme trilogjie kundër Tyson Fury në vitin 2026, pasi “Gypsy King” nënvijëzoi dëshirën e tij për t’u hakmarrë ndaj ukrainasit pas dy humbjeve të njëpasnjëshme vitin e kaluar.
“Do ta shohim Çfarë ndodh dhe WBO do të dalë me një deklaratë për këtë çështje. Gjëja më e rëndësishme është të përqendrohemi të shtunën në përballjen mes Moses Itauma dhe Dillian Whyte. Është një ndeshje shumë e rëndësishme“, shtoi Warren. -

Po bënte tur me kukullën famëkeqe të pushtuar nga demonët, gjendet i vdekur hetuesi i fenomeneve paranormale
Një nga figurat më të njohura të hetimit paranormal në SHBA, Dan Rivera, ka ndërruar jetë papritur të dielën mbrëma, në moshën 54-vjeçare, ndërsa ndodhej në turne me kukullën famëkeqe dhe të dyshuar për aktivitet paranormal, Annabelle.
Sipas mediave amerikane, përfshirë New York Post dhe The Evening Sun, Rivera u gjet pa ndjenja në dhomën e tij të hotelit në Gettysburg, Pennsylvania, menjëherë pas përfundimit të një ndalese tre-ditore të shitur plotësisht në kuadër të turit të tij ‘Devils on the Run Tour’.
Ekipet e ndihmës së shpejtë mbërritën në vendngjarje pas një telefonate për CPR në proces, por përpjekjet për ta shpëtuar rezultuan të pasuksesshme. Ai u shpall i vdekur në vend.
Lajmin e konfirmoi të hënën The New England Society for Psychic Research (NESPR) – organizata themeluar nga Ed dhe Lorraine Warren, ku Rivera shërbente si hetues kryesor. ‘Shkaku i saktë i vdekjes mbetet i paqartë,’ tha NESPR, ndërsa autoritetet lokale theksuan se nuk ka shenja të dyshimta, por hetimi zyrtar është ende në vazhdim.
Dan Rivera ishte veteran i Ushtrisë Amerikane dhe një figurë qendrore në komunitetin e hetimit të paranormales. Ai njihej për paraqitjet në Travel Channel me ‘Most Haunted Places’ si dhe për punën si producent në dokumentarin e Netflix, ‘28 Days Haunted’. Ai përdorte rrjetet sociale, veçanërisht TikTok, për të afruar një audiencë të re me fenomenet paranormale dhe trashëgiminë e familjes Warren.
Gjatë turneut të fundit, Rivera po udhëtonte me kukullën origjinale Annabelle – një lodër ‘Raggedy Ann’ e cila sipas legjendave të ngritura nga vetë Warren-ët, ka qenë e përfshirë në ngjarje të tmerrshme: lëvizje të pashpjegueshme, përndjekje, dhe madje aksidente të dhunshme, përfshirë një rast me goditje me thikë dhe një aksident fatal me makinë të një prifti.
-

E ndarë, por jo e vetme! Jessica Alba në një romancë të re
Jessica Alba është në një lidhje pas divorcit nga Cass Warren, por nuk është në një lidhje serioze.Pasi finalizoi divorcin nga Cass Warren, Jessica Alba duket se po kthen faqe në jetën e saj personale. Aktorja 44-vjeçare është takuar disa herë që kur njoftoi ndarjen nga bashkëshorti i saj 46-vjeçar në shkurt, por ajo nuk është në një lidhje serioze, tha një burim për PEOPLE.
“Ajo ka marrë shumë vëmendje që nga divorci. Ndihet e kënaqur dhe padyshim që po e shijon përsëri jetën e saj beqare. Ka qenë në disa takime, por nuk është asgjë serioze – është e përqendruar te vetja dhe fëmijët e saj. Nuk është e interesuar për një lidhje tani për tani “, tha burimi.
Alba është gjithashtu e emocionuar që do të rikthehet në shesh xhirimi me Orlando Bloom, sipas të njëjtit burim. Të dy fillojnë xhirimet këtë muaj në Australi për trillerin e ardhshëm “The Mark”. Aktorët thuhet se janë takuar në të kaluarën, dhe Alba e gjen yllin e “Deep Cover”, i cili kohët e fundit i dha fund fejesës së tij me Katy Perry.
Aktorja paraqiti kërkesë për divorc nga Warren më 7 shkurt 2025 , duke përmendur dallime të papajtueshme dhe duke dhënë një datë ndarjeje 27 dhjetor 2024. Ish-çifti u martua më 19 maj 2008 dhe kanë tre fëmijë së bashku. -

Pas Zubimendi-t, Arsenal ka gati surprizën e merkatos. “Topçinjtë” duan yllin e ri të PSG-së
21 Qershor 2025
19:12
Telesport
Mikel Arteta nuk është i kënaqur vetëm me transferimin e Martin Zubimendi-t, por kërkon edhe një tjetër përforcim të bujshëm në merkato. Spanjolli iu ka kërkuar drejtuesve të Arsenalit të transferojnë Warren Zaire-Emery.
Edhe pse 19-vjeç, Warren Zaire-Emery numëron mbi 100 ndeshje me PSG-në, si dhe ka debutuar edhe me Kombëtaren e Francës. Francezi në sezonin e fundit nuk ka qenë një titullar i rregullt në formacionin e Luis Enrique, duke pasur një konkurrencë shumë të madhë në mesfushë, këto dyja mund të jenë arsye shumë të mëdha që ta shtyjnë atë drejt Londrës.
Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2029, klauzola e largimit mendohet të jetë rreth 60 milionë euro, shumë që drejtuesit e Arsenal-it janë gati ta paguajnë, duke ditur që bëhet fjalë për një lojtar të ri me të ardhme të madhe përpara. Ardhja e Warren Zaire-Emery do ta forconte shumë Arsenal-in, ku “Topçinjtë” sigurisht që synojnë të fitojnë titullin pas shumë kohësh në Premier League, por pse jo të tentojnë edhe suksesin në Champions League, ku sezonin e fundit shkuan deri në gjysmëfinale dhe u eleminuan pikërisht nga PSG.