Boksieri britanik Fabio Wardley u shpreh se ka mbetur i befasuar nga vendimi i ukrainasit Oleksandr Usyk për të hequr dorë nga titulli i peshave të rënda në kategorinë ËBO në vend që ta mbronte atë kundër tij.
Wardley mori zyrtarisht titullin kampion të WBO, pas konfirmimit se Usyk se po hiqte dorë nga rripi, pasi u urdhërua të përballej me sfiduesin britanik. Britaniku, ende i pamposhtur, mbante titullin e përkohshëm të kësaj kategorie pas fitores me KO në raundin e 11-të ndaj Joseph Parker, muajin e kaluar.
“Nuk e kuptoj këtë vendim të Usyk. Nuk e di çfarë mund të jetë duke planifikuar për veten e tij, dalja në pension, një duel tjetër apo një alternativë tjetër”, tha Wardley.
“Po shohim shumë ndryshime me boksierët dhe atë që po bëjnë me karrierën e tyre në këtë moment, pavarësisht nëse po kalojnë në sporte të ndryshme, apo po bëjnë pushime dhe pastaj po kthehen”, shtoi më tej britaniku.
Më te, Wardley tha: “Ishte paksa e çuditshme, sepse fillimisht ai bëri pak pushim. Iu lejua një mungesë, një zgjatje në rrip dhe pastaj heqja dorë prej tij duket paksa e çuditshme. Nuk jam shumë i sigurt se çfarë po mendonte.”
Tag: wardley
-

Wardley: Nuk e kuptova vendimin e Usyk për të mos dueluar me mua dhe hequr dorë nga titulli, synon një duel tjetër
-

Oleksandr Usyk heq dorë nga titulli i kategorisë WBO, ja cili është kampioni i ri i botës
Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka hequr dorë nga titulli i peshave të rënda të kategorisë WBO. Vendimi erdhi pasi Usyk (24 fitore, asnjë humbje) u urdhërua të përballej me Fabio Wardley, kampionin e përkohshëm të kësaj kategorie.
Për pasojë, britaniku i pamposhtur Wardley (20 fitore, 1 barazim në karrierë), është kurorëzuar si kampioni i ri i i botës në kategorinë WBO.
Një deklaratë, WBO sqaron: “Organizata Botërore e Boksit njoftoi se ka marrë komunikim zyrtar nga ekipi Oleksandr Usyk në lidhje me të ardhmen e Kampionatit të Peshave të Rënda të kësaj kategorie. Pas një shqyrtimi të kujdesshëm, Usyk ka zgjedhur të heqë dorë nga titulli i tij”.
Deklarata vazhdon: “Ne e pranojmë dhe e respektojmë vendimin e tij për të hequr dorë nga kampionati i peshave të rënda WBO. Kjo nuk është një lamtumirë, por, siç u shpreh ekipi i tij, një pauzë respekti. Dyert e WBO-së do të mbeten gjithmonë të hapura për Oleksandr Usyk dhe ekipin e tij.”
Wardley bëhet kampioni më i ri botëror i peshave të rënda i Britanisë, duke ndjekur Daniel Dubois, Tyson Fury dhe Anthony Joshua. Ai fitoi titullin e përkohshëm WBO muajin e kaluar pasi mundi me KO në raundin e 11-të Joseph Parker. Usyk iu komunikua nga WBO në shtator se duhet të përballet me fituesin e Parker vs Wardley, por ai refuzoi për shkak dëmtimi. -

Sfida e madhe në prag! Usyk negociata për një duel me një tjetër boksier të pamposhtur
Bisedimet janë duke u zhvilluar për të zhvilluar një tjetër sfidë të madhe në peshën e rëndë në boks mes dy boksierëve ende të pamposhtur në ring. Bëhet fjalë për sfidën mes ukrainasit Oleksandr Usyk dhe britanikut Fabio Wardley.
Anglezi vjen pas një triumfi emocionues në raundin e 11-të ndaj neo-zelandezit Joseph Parker. Fitorja i dha titullin e përkohshëm në kategorinë WBO dhe tani është zhvendosur në një pozicion të mirë për të detyruar Usyk të përballen.
Ndërsa ukrainasi mbrojti titujt kampionë bote në korrik, me një fitore mbresëlënëse ndaj Daniel Dubois. “Për momentin, marrëveshja është që Usyk duhet të mbrojë titullin e tij WBO kundër Fabio. Ne jemi në negociata“, tha promotori Frank Warren.
“Nëse nuk mund të biem dakord për kushtet, do të shkojë në ofertën e mbyllur. Kushdo që fiton këtë ofertë do të përcaktojë se ku do të zhvillohet ajo ndeshje, data dhe më pas kontratat do të duhet të nënshkruhen”, shtoi Warren.
Më tej, promotori i njohur shtoi: “Nëse Usyk nuk e nënshkruan kontratën, atëherë Wardley do të marrë titullin e WBO dhe do të shohim për një boksier tjetër”. Wardley ka një rekord prej 20 fitores e 1 barazim në karrierë.
Ndërsa Oleksandr Usyk ka një rekord prej 24 fitoresh e asnjë humbje (15 fitore me KO) dhe ka qenë dy herë kampion i padiskutueshëm në peshën e rëndë. Ukrainasi ka thënë se do të rikthehet në ring vitin tjetër. -

Wardley befason Parker, triumfon me KO teknik dhe merr titullin e përkohshëm në peshën e rëndë
26 Tetor 2025
12:29
Telesport
Boksieri 30-vjeçar britanik Fabio Wardley mundi me KO teknik në raundin e 11-të neo-zelandezin Joseph Parker, duke i “rrëmbyer” titullin e përkohshëm të kampionit të botës në kategorinë WBO, në peshën e rëndë.
Sfida mes dy boksierëve u zhvillua në “O2 Arena” të Londrës, aty ku Wardley arriti të ishte më superior në ring. Britaniku është ende i pamposhtur në ring, pasi siguroi fitoren e 20-të në karrierë (ka edhe një barazim e asnjë humbje).
Parker (33 vjeç), dikur kampion bote në peshën e rëndë, nuk arriti të mbrojë titullin e përkohshëm, duke lëshuar pikërisht në fundin e duelit. Disa goditje të njëpasnjëshme të britanikut detyruan gjyqtarin ta ndalë Parker.
Neo-zelandezi edhe pse ende në këmbë, thuajse nuk po reagonte, ndaj dhe gjyqtari ndërhyri. Falë këtij triumfi, Wardley pret të përballet me ukrainasin Oleksandr Usyk vitin tjetër për titujt kampionë bote në peshën e rëndë.