Tag: wanda

  • “Po dal me një lojtar që luan në Botërorin për klube”, zbulohet futbollisti misterioz që shoqërohet Wanda Nara

    “Po dal me një lojtar që luan në Botërorin për klube”, zbulohet futbollisti misterioz që shoqërohet Wanda Nara

    10 Korrik 2025

    9:26

    Telesport

    “Po takohem me një lojtar që luan në Kupën e Botës për Klube“.
    Ishte ky komenti që pak ditë më parë dha për mediat showgirl argjentinase Wanda Nara. Dhe mediat argjentinase nuk vonuan të zbulojnë emrin e futbollistit.
    “Po e shikoj Kupën e Botës për Klube, por në një mënyrë të veçantë. Po flas me një djalë që luan atje. Kush është ai? Nuk do ta zbuloni kurrë“, tha Wanda Nara, duke e lënë misterin hapur.
    Një mister që duket se është zgjidhur: Ish-bashkëshortja e Mauro Icardi po takohet me Ayrton Costa.
    Ai është një mbrojtës  26-vjeçar që luan me Boca Juniors, skuadër e cila u eliminua në fazën e grupeve (e treti në Grupin C).
     

  • Wanda Nara “harron” Icardin, shton dyshimet për një lidhje të mundshme me yllin e PSG-së: Nuk do e zbuloni kush është

    Wanda Nara “harron” Icardin, shton dyshimet për një lidhje të mundshme me yllin e PSG-së: Nuk do e zbuloni kush është

    Ndërsa procesi i divorcit të saj me Mauro Icardin vijon të jetë i ndërlikuar dhe shpesh i komentuar në publik, Wanda Nara duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj personale – edhe pse e mban të fshehtë identitetin e protagonistit të ri.

    Gjatë një telefonate me emisionin argjentinas Tarde de Tertulia, showgirl-i dhe menaxherja argjentinase pranoi se po komunikon me një futbollist që është aktualisht i angazhuar në Kupën e Botës për Klube.
    “Kur zgjohem, kam shumë mesazhe në WhatsApp,” tha ajo me një buzëqeshje domethënëse. “Po e ndjek Kupën e Botës për Klube, por në një mënyrë të veçantë. Po flas me një djalë që luan atje. Kush është ai? Nuk do ta zbuloni kurrë.”
    Deklarata e Wandës ndezi menjëherë rrjetet sociale dhe fansat nisën të bëjnë hamendësime për identitetin e futbollistit misterioz. Disa ndjekës spekuluan se ai mund të jetë një lojtar i Paris Saint-Germain, sidomos pasi Wanda është parë në Mynih gjatë finales së Ligës së Kampionëve.
    Megjithatë, ajo ka mohuar më herët zërat që e lidhin me Achraf Hakimin, duke shtuar edhe më shumë mister mbi identitetin e personit në fjalë.
    Për momentin, Wanda Nara po shijon vëmendjen e mediave dhe interesin e publikut, ndërsa emri i futbollistit mbetet një enigmë – të paktën deri në një “rrëfim” të ardhshëm.

    Top Channel

  • Wanda Nara “driblon” flirtin me Hakimi: Po argëtohem si beqare, ja e vërteta e plotë

    Wanda Nara “driblon” flirtin me Hakimi: Po argëtohem si beqare, ja e vërteta e plotë

    Nga Ibiza, ku ndodhet këto ditë, Wanda Nara ka dhënë disa deklarata për emisionin e njohur argjentinas “LAM”. Showgirl-i ka dashur të sqarojë disa thashetheme për jetën e saj private, që shpesh është në qendër të vëmendjes së medias rozë.
    “Nuk jam me Hakimin, – ka siguruar ajo duke qeshur, gjatë bisedës me prezantuesin Ángel de Brito. – Qesh sepse çdo ditë del një emër i ri, ka shumë emra në qarkullim. Jam beqare, po e shijoj kështu. Nuk më pëlqen të përfshihem në situata të papërshtatshme. Nuk do të lidhesha kurrë me dikë që është në një marrëdhënie. Këto gjëra i bëjnë për të më lënduar”.
    Po kush e ftoi Wanda Narën në finalen e Champions League në Mynih? “Kam një marrëdhënie shumë të mirë me njerëzit e PSG-së”, – u përgjigj ajo.
    Pra, nuk ka asnjë lidhje mes Wanda Narës dhe Achraf Hakimit, ata nuk janë bashkë. Futbollisti ka zgjedhur të mos komentojë thashethemet, ndoshta për të mos i dhënë më shumë zë. Wanda, nga ana e saj, ka sqaruar se për momentin dëshiron të qëndrojë beqare pas ndarjes me “L-Gante” dhe betejës ligjore me Mauro Icardin.
    Për “LAM”, bjondia argjentinase ka dhënë edhe disa sqarime për lidhjen e saj me Keita Baldé. Ajo ka sqaruar se kjo histori nisi pas tradhtisë së Icardit me China Suárez. “Datat janë në kamerat e sigurisë, ndodhi më pas”, – ka theksuar ajo. Icardi e zbuloi lidhjen duke parë pamjet e kamerave të sigurisë në shtëpinë e tyre në Milano.
    Gazetarja Yanina Latorre, e ftuar në “LAM”, i kujtoi Wandës se Keita Baldé ishte i martuar në atë kohë. Nara u mbrojt duke thënë: “Jetonin në vende të ndryshme”. Pas asaj historie, megjithatë, Keita është rikthyer me partneren e tij, Simona Guatieri.

  • Spalletti tregon thyerjen totale me Icardin tek Interi: Problemi i madh i tij ishte… Wanda Nara

    Spalletti tregon thyerjen totale me Icardin tek Interi: Problemi i madh i tij ishte… Wanda Nara

    Luciano Spalletti, trajneri i kombëtares italiane, zbulon shumë sekrete në një autobiografi të titulluar “Parajsa ekziston… Por sa mundim”. Një nga konfliktet më të rëndësishme të karrierës i ka ndodhur gjatë aventurës së tij tek Interi, me Mauro Icardin:
    “Momenti kritik i vërtetë tek Interi ishte kur Wanda Nara, gruaja e kapitenit, doli në televizion dhe tha gjëra që nuk duhej t’i thoshte kundër bashkëlojtarëve të Mauros. Është e vërtetë që ajo ishte agjentja e tij, por ishte edhe gruaja e tij. Ishim në shkurt të vitit 2019, në mes të kampionatit. Ishte diçka shkatërruese.
    Nuk kisha zgjedhje, duhej të bëja diçka për skuadrën, duhej ta mbroja atë. Dhoma e zhveshjes ishte e përçarë, nuk mund të bëja si Ponc Pilati, ndaj duhej të pozicionohesha. Unë jam një trajner besnik, gjithmonë dua t’i mbroj lojtarët e mi. Ndodh që bëhem edhe ‘tigër’ për një moment. Mëngjesin tjetër, disa lojtarë erdhën në zyrën time për të biseduar për këtë çështje.
    Ishte edhe Handanovic, një njeri i drejtë, me personalitet të hekurt. Pra, nuk mund të bënim sikur nuk ndodhte asgjë, as të qëndronim aty dhe të ngjisnim copat e thyera. Epo, shumica e tifozëve e kuptuan dhe më mbështetën. Kritika që nuk dija ta mbaja të bashkuar dhomën e zhveshjes, as t’i menaxhoja kampionët, ishte më shumë se e padrejtë dhe e panevojshme.
    Situata u përkeqësua kur kuptova që dobësia e kapitenit tonë quhej Wanda dhe rrezikonte ta çonte grupin në humbje. Këtë gjë nuk mund ta toleroja. Mauro në atë moment po kalonte një periudhë të vështirë në fushë, gjërat nuk po shkonin siç do të donte. Nuk po shënonte siç bënte zakonisht.
    Ajo tha se, nëse duhej që Icardi të shënonte më shumë gola, duhej të blinin lojtarë që ta ndihmonin atë të shënonte. Duheshin lojtarë më të mirë, ky ishte koncepti. Diçka e padurueshme, një ‘bombë’ e vërtetë. Ishte një nga ato deklarata që nuk mund t’i hidhje poshtë me një postim në WhatsApp, një histori në Instagram.
    Për ta rregulluar situatën duhej të flisnim sy më sy, si në kohët e vjetra. Kishte vetëm një mënyrë për të shmangur një luftë në dhomën e zhveshjes: kërkim falje nga Mauro Icardi. Diçka që nuk erdhi kurrë. Të nesërmen i kërkova kapitenit, përpara të gjithë bashkëlojtarëve, të shpjegonte fjalët e Wanda Nara.
    T’i justifikonte ato në një farë mënyre. Më dukej minimalja, si shenjë respekti për të tjerët. Mauro u përgjigj se nuk kishte folur gruaja e tij Wanda, por agjentja e tij Nara, dhe se e kishte bërë vetëm në këtë cilësi. Ishte e pamundur të menaxhohej situata. Nuk kishte mundësi.
    Duhej ta njoftoja me dy fjalë, t’ia hiqja shiritin e kapitenit dhe t’ia jepja Handanovic. Kishte mbështetje të heshtur nga klubi për këtë veprim timin. Ai e mori shumë keq, shumë keq. Në fakt, për të mos humbur skuadrën, humba Icardin, njeriun dhe futbollistin”.

  • Wanda Nara, “shkop dhe karotë” për Icardin: I duhet mbështetje psikologjike, po kalon një periudhë të tmerrshme

    Wanda Nara, “shkop dhe karotë” për Icardin: I duhet mbështetje psikologjike, po kalon një periudhë të tmerrshme

    Wanda Nara ka folur sërish për Mauro Icardin. Këtë e ka bërë jashtë Gjykatës së Buenos Aires, ku ishte thirrur për të dëshmuar në lidhje me kallëzimin ndaj ish-bashkëshortit për keqtrajtim të supozuar ndaj njërit prej tre fëmijëve që ajo ka me Maxi Lopez. Pavarësisht zhurmës mediatike dhe ligjore, Wanda u shfaq e qetë. “Jam shumë e qetë”, – përsëriti disa herë.
    Një nga pyetjet më të përsëritura nga gazetarët ishte për Lara Piro, avokatja e Icardit, e cila ditët e fundit e kishte quajtur sipërmarrësen “një grua të keqe”. Wanda u përgjigj me vendosmëri: “Më erdhi keq. Klienti i saj ka pasur një marrëdhënie me mua për 12 vite dhe më duket e parespektueshme të flasë në atë mënyrë për nënën e vajzave të tij”.
    Sa i përket mundësisë për ta rindërtuar lidhjen mes vajzave Isabel dhe Francesca me babain e tyre, ajo siguroi: “Po punojmë për këtë. Të martën i kushtova pesë orë kohë kësaj çështjeje, lashë punën për këtë. Sepse për mua është prioritet. E di që është e rëndësishme për vajzat”.
    Wanda foli edhe për gjendjen e saj shëndetësore. “Në Fundaleu (qendra mjekësore), gjëja e parë që më thonë është që çështja e divorcit me Icardin të përfundojë sa më shpejt, – tha ajo, duke iu referuar trajtimit që po merr kundër leucemisë. – Erdha këtu sot sepse po mbështes një kallëzim që si nënë, duhet ta mbështes”.
    Gazetarëve që e ndaluan jashtë Prokurorisë, Wanda Nara iu kujtoi se forca e saj më e madhe mbetet familja: “Pika ime e dobët janë fëmijët. E dinë që nëse më godasin aty, do të më bëjnë të vuaj”. Larg reagimit me mëri, ajo tregoi njëfarë empatie për Mauro Icardin, i cili qëndroi pranë saj për më shumë se një dekadë:
    “I uroj më të mirën. Shpresoj që ta kalojë këtë, ta rindërtojë jetën e tij, të jetë i lumtur. E njoh, e di që po kalon një periudhë të tmerrshme. Mendoj se ka nevojë për ndihmë psikologjike. Kam qenë me Mauron për 12 vite. Askush nuk e njeh më mirë se unë. E dija si do të zhvillohej gjithçka, e kisha parashikuar”.
    Megjithë kallëzimin, Nara pranoi se të gjithë fëmijët e saj duan ta takojnë Icardin: “Fëmijët duan ta shohin Mauron, pavarësisht gjithçkaje. Dhe unë, si nëna e tyre, do të kujdesem që kjo të ndodhë në mënyrën më të sigurt për ta dhe për të gjithë”.
    “Po merrem me gjërat që gjykatat ende nuk ua kanë ofruar fëmijëve: ushqimin, taksat shkollore dhe sigurimet shoqërore. Këto janë detyrime të çdo prindi. Po merrem me gjithçka vetë, – bëri të ditur Wanda Nara, e cila edhe një herë konfirmoi se Icardi nuk e mbështet ekonomikisht, as atë dhe as vajzat.
    – Edhe kafshët shtëpiake që kishim bashkë në Europë janë braktisur”, – përfundoi ajo, duke iu referuar qenve dhe maceve që kishin në Stamboll dhe që pas ndarjes janë zhdukur papritur.

  • Akuzat për tradhti, del video e Wanda Narës me Keita Balde

    Akuzat për tradhti, del video e Wanda Narës me Keita Balde

    Pak kohë më parë, Wanda Nara u akuzua për tradhti me sulmuesin Keita Balde, gjatë kohës që ajo ishte në lidhje me Mauro Icardin.Ishte ish-partnerja e lojtarit senegalez, Simona Gualtieri, e cila zbuloi se Wanda Nara kishte kaluar disa kohë me Keita Balde në Dubai, ndërsa i kishte dërguar edhe foto.
    Ndër të tjera, ajo tha se në dijeni të tradhtisë ishte edhe sulmuesi Mauro Icardi, i cili i kishte treguar Gualteri-t prova nga kamerat e shtëpisë, kur kishte ndodhur takimi mes dy personave.Mesa duket akuzat kanë qenë të vërteta, pasi në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një video e Wanda Narës me Keita Balde.
    Sipas mediave nga Amerika Latine, video është nga Janari i vitit 2023, në një dhomë hoteli, e cila konfirmon gjithçka.
     

    “Wanda Nara”:Porque la hamburguesa filtró un video con el Africano del Inter que se culeaba mientras Icardi no estaba en casa pic.twitter.com/pcvX2d2J6r
    — Es tendencia en 𝕏 (@EsTendenciaEnX) January 9, 2025