Tag: wanda

  • Maxi López nuk harron: Mauro Icardi e meritonte një grusht, një gjë nuk do t’ia fal kurrë

    Maxi López nuk harron: Mauro Icardi e meritonte një grusht, një gjë nuk do t’ia fal kurrë

    6 Dhjetor 2025

    9:05

    Alfred Lleshi

    Kanë kaluar vite që nga trekëndëshi i famshëm i dashurisë Maxi López–Mauro Icardi–Wanda Nara, por plagët nuk janë shëruar plotësisht. Në një intervistë për SQP, Maxi López u rikthye te periudha e dhimbshme e ndarjes nga Wanda dhe tradhtia e ish-mikut Icardi. Ai kujtoi: “Icardi në shtëpinë time? E ndihmoja, si shumë djem të tjerë argjentinas…, ishte normale për mua”.
    Max nuk futet në detaje për fundin e lidhjes me Wanda, por thekson se kurrë nuk do t’ua falë një gjë: “E vetmja gjë që nuk më pëlqeu është se futën fëmijët në mes për të më bërë keq”.
    Nuk e quan urrejtje ndaj Icardit, por e sheh sjelljen e tyre si të ndryshme. Ai thekson se edhe Icardi tani po përjeton situatë të ngjashme pas ndarjes me Wanda: “Ka shumë gjëra që nuk i ndaj me Mauro, disa po…, por kur nuk më linin të shihja fëmijët, ishin të dy”.
    López pranon se, edhe pse “Icardi e meritonte një grusht”, nuk veproi për hir të shembullit ndaj fëmijëve: “Kur po ndaheshim, ai më telefononte dhe përfshinte fëmijët në situata ku s’duhej të ishin… Ka shumë gjëra që s’i kam treguar kurrë”.

  • Bergessio trondit: Mafia siçiliane donte “ta hiqte qafe” Icardin prej Wanda Narës. Maxi Lopez i shpëtoi jetën

    Bergessio trondit: Mafia siçiliane donte “ta hiqte qafe” Icardin prej Wanda Narës. Maxi Lopez i shpëtoi jetën

    7 Nëntor 2025

    8:41

    Alfred Lleshi

    Ish-sulmuesi argjentinas Gonzalo Bergessio ka bërë një rrëfim befasues mbi periudhën kur luante te Catania me Maxi Lopez. Në një intervistë për “Más de una Copa” në “DSports Radio”, ai zbuloi se mafia siciliane kishte ndërhyrë pas skandalit mes Mauro Icardit, Maxi Lopez dhe Wanda Narës.
    Sipas tij, disa anëtarë të organizatës kriminale vendase donin “ta hiqnin qafe” Icardin për shkak të lidhjes së tij me ish-bashkëshorten e Lopez: “Ata i thanë Max-it: Do që ta qërojmë atë tipin? Lopez u përgjigj: Jo, jo, qetësohuni. Po, po, isha aty, e dëgjova vetë gjithçka”. Bergessio shtoi se “po, Maxi i shpëtoi jetën Icardit, në kuptimin e plotë të fjalës”.
    Sot, Wanda Nara është sërish në marrëdhënie të mira me Maxi Lopez për shkak të tre fëmijëve të përbashkët, ndërsa me Icardin po përballet në një betejë ligjore për kujdestarinë e dy vajzave. Edhe Pablo Álvarez, ish-lojtar i Catania, ka pranuar se mafia kishte ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e ekipit të futbollit.

  • “Të pashë në lagje, më telefono”! Wanda Nara nuk njeh limite, i rrëmben burrin konkurrentes që e kishte në emision

    “Të pashë në lagje, më telefono”! Wanda Nara nuk njeh limite, i rrëmben burrin konkurrentes që e kishte në emision

    Wanda Nara nuk njeh limite! Gjithmonë e përfshirë në trekëndëshe dashurie, kjo është mënyra sesi Nara e rrëmben vëmendjen prej vitesh. Pasi ndau dy miqtë e ngushtë, Maxi Lopez dhe Icardi, tani është radha për të ndarë një çift. Futbollisti i Chelsea, Enzo Fernandez, kishte probleme të mëdha me gruan e tij Valentina Cervantes për shkak të Wanda Naras. Gjithcka nisi nga një mesazh që Wanda Nara i kishte shkruar Enzo Fernandez: “Të pashë në lagje, më telefono nëse do”.
    Në fillim, sipas mediave argjentinase, Fernandez nuk iu përgjigj mesazhit, por ia tregoi menjëherë Valentinës dhe kjo lëvizje e zemëroi shumë Wanda Narën. Por e bukura e kësaj historie qëndron në faktin se Wanda Nara ishte prezantuese e emisionit Master Chef Argentina dhe Valentina Cervantes ishte një konkurrente në këtë emision.
    Valentina Cervantes, e cila është 25 vjeç, shpejt doli hapur dhe mohoi çdo spekulim në lidhje midis partnerit të saj dhe Wandës. Ajo tha, “Po, e pashë lajmin. Jo, për aq sa di unë, nuk pashë asnjë mesazh. Jo, jo, Enzo nuk më tha kurrë për këtë. Jo, ai nuk më përmendi kurrë diçka të tillë”, tha Valentina. /Sport Ekspres/

  • Wanda Nara “shpërthen” ndaj Icardi: Më ka tradhëtuar në çdo mënyrë, në celular kam gjetur çdo provë

    Wanda Nara “shpërthen” ndaj Icardi: Më ka tradhëtuar në çdo mënyrë, në celular kam gjetur çdo provë

    Kanë kaluar katër vjet që nga ajo natë, e cila shkaktoi Wandagate. Takimi në një hotel në Paris midis Mauro Icardi dhe China Suarez është një nga arsyet e ndarjes përfundimtare midis Wanda Nara dhe futbollistit.
    Edhe pse ka kaluar shumë kohë që nga ajo natë, biznesmenja argjentinase zbuloi një detaj pak të njohur rreth momentit kur zbuloi pabesinë e Mauros. Wanda foli për momentet e dhimbshme që përjetoi me partnerët e saj dhe deklaroi.
    “Ka pasur tradhti të të gjitha llojeve. Ai që kërkon gjen“´, tha Nara. Më tej, ajo flet edhe pët faktin se si e zbuloi këtë tradhëti, nga celulari I China Suarez: “Unë e zbulova duke parë telefonin e saj”.
    Wanda rrëfeu të gjitha gjërat që kishin ndodhur: “E pashë që ishte e çuditshme dhe fillova të bëhesha edhe më e çuditshme. Thashë, ‘në rregull, shkoj në palestër gjithë ditën, isha e fortë, isha shumë e dobët dhe muskulore”.
    “Pastaj erdhi kërkesa e Icardi: ‘Ke diçka për të fshehur, je e çuditshme, dua fjalëkalimin tënd’. I thashë Kennys Palacios të fshinte mesazhet sepse shumë njerëz po më dërgonin mesazhe dhe unë jam e sjellshme dhe ndoshta do të lija një pëlqim ose një fytyrë të qeshur”, deklaroi Wanda Nara.

  • Wanda Nara, e neveritur nga sjella e Icardit: Bën bamirësi me gjërat e mia…

    Wanda Nara, e neveritur nga sjella e Icardit: Bën bamirësi me gjërat e mia…

    23 Gusht 2025

    8:06

    Alfred Lleshi

    Marrëdhënia mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi mbetet e tensionuar. Prezantuesja argjentinase akuzoi ish-bashkëshortin se ka dhuruar për bamirësi veshje, këpucë, lodra dhe çanta luksoze, që ajo kishte lënë në Turqi një vit më parë. “Sillesh sikur bën bamirësi, por me gjërat e mia. Pse nuk ndihmon me të tuat? Kujdesu për familjen tënde, unë do të vazhdoj të kujdesem për vajzat tona”, – shkroi Wanda në rrjete sociale.
    Ndërkohë, beteja ligjore vijon. Icardi është regjistruar në listën e debitorëve, pasi nuk ka paguar për disa muaj “pensionin ushqimor” për vajzat Francesca dhe Isabella. Vendimi u mor nga gjyqtari argjentinas Adrián Hagopian, por futbollisti u mbrojt duke pretenduar se Wanda i ka marrë rreth 7 milionë euro nga llogaria e tij bankare, shifër që sipas tij mbulon të gjitha detyrimet deri në moshën madhore të vajzave.
    Konflikti shtrihet edhe mbi kujdestarinë. Icardi dëshiron që fëmijët të jetojnë në Turqi, ndërsa Wanda e kundërshton këtë, duke theksuar se për arsye pune nuk mund të zhvendoset atje dhe se vajzat duhet të qëndrojnë në Argjentinë.

  • Icardi e akuzoi se përdor dro*ë, reagon ashpër Wanda: Duhet të jesh vërtet bir ku*e që ia bën këtë nënës së vajzave të tua

    Icardi e akuzoi se përdor dro*ë, reagon ashpër Wanda: Duhet të jesh vërtet bir ku*e që ia bën këtë nënës së vajzave të tua

    Një kapitull i ri dramatik në sagën pa fund mes Mauro Icardit dhe ish-bashkëshortes së tij Wanda Nara ka shpërthyer në Argjentinë, me akuza të rënda që tashmë kanë përfunduar në gjykatë. Sulmuesi i Galatasaray ka depozituar një padi zyrtare ndaj Wandës, duke e akuzuar për “braktisje materiale dhe emocionale të vajzave të tyre, Francesca dhe Isabella”, si dhe për “pengim dhe bllokim të kontakteve”.
    Sipas dokumentit të lexuar nga gazetarja Angie Balbiani në emisionin “Puro Show”, Wanda ka kaluar dy javë në Europë në shoqërinë e reperit L-Gante, ndërsa vajzat i ka lënë nën kujdesin e babait të saj, Andrés Nara. Një figurë që sipas padisë është e panjohur për fëmijët dhe me të kaluar të dyshimtë për dhunë. Kujdesi ndaj fëmijëve është alternuar edhe me miq të ndryshëm, çka e ka përkeqësuar marrëdhënien mes fëmijëve dhe babait të tyre.
    Pjesa më e rëndë e padisë përfshin akuza për përdorim droge nga Wanda. Sipas Icardit, ajo “shfaq gjendje të dyshimta kognitive në rrjetet sociale” dhe manipulon qasjen e fëmijëve në telefonat celularë për të bllokuar çdo kontakt me të atin. Ai e akuzon se iu ka krijuar vajzave “ndjesinë e fajit dhe frikës për të takuar të atin”, duke u mbjellë idenë se ai i ka braktisur.
    Wanda Nara është përgjigjur menjëherë në rrjetet sociale me tone të ashpra: “Duhet të jesh vërtet një bir ku*e… për ta akuzuar nënën e vajzave të tua se përdor substance të ndaluara, kur ajo vuan nga leuçemia dhe trajtohet çdo ditë. Nuk kam përdorur kurrë asgjë, as më parë, jo më tani”.
    Ajo shton se Icardi synon ta ndalojë të qëndrojë me vajzat, duke pretenduar se “të gjithë ia kanë shprehur neverinë për të jetuar me të”. Në fund, ajo e ka akuzuar për mospagesë të alimentacionit dhe kontributeve për 10 muaj radhazi, si dhe ka publikuar “chat” me specialistët mjekësorë të qendrës “Fundaleu” për të vërtetuar diagnozën e saj me leuçemi, të zbuluar në vitin 2023.

  • Icardi “dhuron” rrobat dhe çantat “firmato” të Wanda Narës. Akt bamirësie apo hakmarrje?!

    Icardi “dhuron” rrobat dhe çantat “firmato” të Wanda Narës. Akt bamirësie apo hakmarrje?!

    Saga mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës duket se nuk ka fund. Sipas asaj që raportohet nga gazetari argjentinas Pepe Ochoa, ish-sulmuesi i Interit ka vendosur të dhurojë të gjitha sendet që Wanda ka lënë në shtëpinë e tyre në Stamboll. Bëhet fjalë për rroba, këpucë, çanta luksoze dhe lodra; përfshirë edhe disa nga çantat ikonike që ajo posedonte, të cilat do t’iu kalojnë dy fondacioneve turke.
    “Dy fondacione kanë marrë një mesazh nga Mauro Icardi, i cili shprehej se dëshironte t’ua dhuronte disa sende të Wandës dhe të fëmijëve. Arsyeja? Asnjëri prej tyre nuk jeton më aty dhe nuk kanë ndërmend të kthehen”, – deklaroi Ochoa në emisionin televiziv “Sálvese quien Pueda”. Sipas gazetarit, kjo ishte një nismë personale e Icardit, jo e ndikuar nga ndonjë marrëdhënie e re, siç është përfolur për China Suarez.
    Hakmarrja e IcarditKy veprim ka shkaktuar shqetësim në rrethin e afërt të Wanda Narës, e cila nuk ka dhënë asnjë leje për të hequr dorë nga ato sende. Për shumëkënd në rrjetet sociale, kjo është lexuar si hakmarrje e qartë, e mbështjellë me një gjest bamirësie nga ish-kapiteni i Interit. “Një hakmarrje totale, sepse ajo tha se kishte marrë gjithçka në Argjentinë. Atëherë Mauro i është përgjigjur: Vërtet? Atëherë unë do të dhuroj gjithçka që ke lënë në Turqi”, – shtoi Ochoa.
    Wanda hesht, por udhëton me L-GanteDeri më tani, Wanda Nara nuk e ka komentuar publikisht për çështjen, por po qëndron në qendër të vëmendjes për shkak të udhëtimeve të saj me L-Gante, reperin argjentinas me të cilin është përfolur për një lidhje. Edhe pse ka mohuar çdo rikthim romantik dhe vazhdon të deklarojë se është “single”, të dy janë parë së fundmi në Spanjë, Milano dhe Venecia.
    Për momentin, kjo “dhuratë” nga Icardi për bamirësi mbetet e veshur me shumë dyshime dhe tension emocional, duke i shtuar një tjetër kapitull “telenovelës” që vazhdon prej vitesh mes ish-çiftit, tashmë në gjykatë për divorc dhe shumë mosmarrëveshje të mprehta.

  • Wanda Nara mbrohet pas videos intime të Icardit: Nuk dinë më për çfarë të më akuzojnë

    Wanda Nara mbrohet pas videos intime të Icardit: Nuk dinë më për çfarë të më akuzojnë

    Vazhdon tensioni mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit. Ditët e fundit, futbollisti ka paditur ish-bashkëshorten për shpërndarjen e një videoje intime, e cila më pas do të kishte përfunduar në duart e modeles uruguajane Natasha Rey. Kjo e fundit ka deklaruar se Icardi i kishte dërguar mesazhe kompromentuese dhe, për ta provuar, publikoi për pak minuta një video private: “Nuk gënjej dhe i kam të gjitha provat. Mos dërgo video dhe foto, sepse janë dëshmi që mund të të shkatërrojnë”.
    Pas padisë së Icardit, ka reaguar edhe China Suarez, partnerja aktuale e sulmuesit argjentinas, duke e akuzuar publikisht Wandën për dërgimin e asaj videoje provokuese, marrë nga vetë Icardi në vitin 2021, si njëlloj hakmarrjeje. Por Wanda mohon gjithçka: “Nuk dinë më për çfarë të më akuzojnë. Le ta vërtetojnë, unë s’kam dërguar asgjë”.
    Ja fjalët e China Suarez kundër Wanda Narës: “Çfarë mund t’ju them për atë video? Që është një çështje shumë e ndjeshme, një filmim që partneri im ia kishte dërguar ish-bashkëshortes së tij në vitin 2021. Nuk e di si përfundoi ajo video në duar të tjera dhe u shpërnda, por tashmë janë në punë avokatët dhe njerëzit përkatës që po e hetojnë çështjen.Çfarë mendoj? Që është krim të shpërndash video private të tilla”.
    Kur u pyet për komentet e Wanda Narës, e cila e kishte akuzuar se po e kopjonte në çdo aspekt, nga pamja te stili i jetesës, China thjesht buzëqeshi dhe zgjodhi të mos përgjigjej. Në fund, ajo theksoi: “Unë dhe Mauro jemi shumë të lumtur së bashku”.

  • I pubikoi videon e tij intime në internet si hakmarrje, Mauro Icardi padit Wanda Nara

    I pubikoi videon e tij intime në internet si hakmarrje, Mauro Icardi padit Wanda Nara

    26 Korrik 2025

    10:29

    Alfred Lleshi

    Problemet ligjore mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës vazhdojnë të thellohen. Sulmuesi argjentinas ka paditur ish-bashkëshorten e tij për një rast “revenge porn”. Sipas raportimeve të agjencisë italiane “Adnkronos”, ish-sulmuesi i Interit iu ka dhënë autorizim përfaqësuesve të tij ligjorë në Itali, Raffaele Rigitano, Valeria De Vellis dhe Salvatore Pino, që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ndjekjen penale të një sjelljeje të cilësuar si “shumë e rëndë”.
    Akuza është drejtuar direkt ndaj Wanda Narës, e cila dyshohet se ka publikuar online një video intime të Icardit, që ishte shpërndarë në mënyrë ekskluzive dhe të rezervuar me atë që në atë kohë ishte gruaja e tij. Qëllimi i ish-partneres së futbollistit argjentinas, sipas akuzës, ka qenë diskreditimi i Icardit dhe prishja e marrëdhënies së tij me partneren aktuale, Eugenia Suarez.
    Icardi mësohet ta ketë pritur me “tronditje” publikimin e videos dhe deklaron se është duke përjetuar një “fyerje të re”, për të cilën do të reagojë “në të gjitha instancat përkatëse”. Kjo çështje vjen pas një denoncimi të mëparshëm të bërë nga Icardi në Prokurorinë e Milanos, vitin e kaluar, kundër Wanda Narës, për “marrje të padrejtë të kujdestarisë së vajzave të mitura”.

  • Wanda Nara ka një të dashur të ri futbollist, ja kush është ai

    Wanda Nara ka një të dashur të ri futbollist, ja kush është ai

    Me marrëdhënien e saj me Mauro Icardi-n që tashmë ka mbaruar përfundimisht, ashtu si edhe me L-Gante, është koha që Wanda Nara t’i hapë dyert një dashurie të re.
    Dhe kandidati ideal tashmë ekziston. Sipas raportimeve, aktorja po del me futbollistin Ayrton Costa, një mbrojtës i Boca Juniors. “Ai filloi të më shkruante në Instagram”, i tha Wanda gazetares Yanina Latorre gjatë programit televiziv argjentinas LAM.
    Kush është Ayrton Costa?
    Ayrton Costa mbush 26 vjeç më 12 korrik dhe kush e di, ndoshta kjo është mundësia e përsosur për të treguar aftësitë e tij me Wanda Nara. I rritur duke luajtur futboll te Independiente, ai luajti për Antwerp përpara se të kthehej te Boca Juniors. Në vitin 2018, ai dhe vëllai i tij u përfshinë në një grabitje në Bernal: u arrestuan, por më vonë u liruan sepse mallrat e vjedhura u gjetën dhe ato nuk ishin të armatosura. Pesë vjet më vonë, ai u lirua nga akuzat.