Edhe pse është e vërtetë që Sekretari i Shtetit Marco Rubio, të cilit Donald Trump i ka besuar përkohësisht edhe rolin e Waltz, është historikisht më i afërt me krahun tradicionalist, ai tani është i përqendruar krejtësisht në kandidaturën e tij për president në vitin 2028, duke vënë interesat personale mbi çdo gjë tjetër dhe duke u përafruar me pozicionet e bazës MAGA.
Mbetet për t’u parë se sa do të zgjasë qëndrimi i ish-senatorit të Floridës në këtë rol të dyfishtë – rol që më parë e ka mbajtur vetëm Henry Kissinger – dhe nëse ai do të zëvendësohet nga dikush më i afërt me vijën izolacioniste. Për momentin, vendimi i Trump shihet si një fitore për ata që nuk identifikohen me ortodoksinë republikane në politikën e jashtme.
Waltz u shkarkua të enjten nga pozita si arkitekt i politikës ndërkombëtare të Shtëpisë së Bardhë, krahu i djathtë i presidentit për çështjet e sigurisë kombëtare dhe pika kyçe e komunikimit me Departamentin e Shtetit, të Mbrojtjes dhe Inteligjencës. Për të mos dhënë përshtypjen se ishte “hequr qafe”, Trump e emëroi ambasador në OKB – pozicion që fillimisht ia kishte rezervuar deputetes Elise Stefanik, por u tërhoq nga emërimi i saj për të mos lënë bosh vendin në Kongres, që rrezikonte shumicën e brishtë republikane në Dhomën e Përfaqësuesve.
Në teori, është një ngritje në detyrë, pasi kërkon konfirmimin e Senatit, por në realitet është edhe një rrezik për Waltz, i cili tani do të përballet me seanca dëgjimore ku do të pyetet për “chatgate” skandalin e shpërthyer nga një grup bisedimi në rrjete sociale që ai kishte krijuar, ku për gabim kishte përfshirë edhe drejtuesin e “The Atlantic”, Jeffrey Goldberg.
Si këshilltar për sigurinë kombëtare, ai kishte përgjegjësinë më të madhe në këtë krizë, sepse ai kishte bërë gabimin fillestar. Megjithatë, skandali shpërtheu për shkak se kreu i Pentagonit, Pete Hegseth, publikoi në atë chat të pasigurt planet për sulm kundër houthive në Jemen një veprim i papërgjegjshëm. Prandaj, nëse Waltz është sakrifikuar dhe Sekretari i Mbrojtjes për momentin është kursyer, arsyeja nuk qëndron vetëm te “chatgate”. Kjo përforcohet edhe nga fakti se “pastrimi” përfshiu gjithashtu edhe Alex Wong, zëvendës këshilltar dhe ish-asistent i Mitt Romney dhe senatorit Tom Cotton, i akuzuar për qëndrim shumë të butë ndaj Kinës.
E vërteta është se Waltz – ish-deputet i Floridës dhe veteran i Afganistanit ku ka shërbyer me Forcat Speciale të Beretave të Gjelbra – është perceptuar prej kohësh si trup i huaj nga izolacionistët e lëvizjes MAGA. Laura Loomer, blogere ekstremiste që ka pasur ndikim të madh te Trump, ishte ndër të parat që hodhi dyshime mbi besnikërinë e tij ndaj presidentit, sepse ai shfaqej si përkrahës i ndërhyrjeve amerikane dhe skeptik ndaj Putinit. Pothuajse një “neokon” i maskuar, në të vërtetë shumë pranë Zelenskyt. Më pas, nuk ndihmoi as marrëdhënia e ftohtë që kishte me shefen e fuqishme të kabinetit, Susie Wiles, si dhe me zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë. Kur shpërtheu “chatgate”, kundërshtarët e tij e shfrytëzuan menjëherë mundësinë për ta larguar.
Rubio, për hir të së vërtetës, ka një histori personale më pranë tradicionalistëve të politikës së jashtme, duke nisur që nga trashëgimia e tij kubane. Por ai është përshtatur shpejt me Trump dhe e di që, nëse dëshiron një shans për të qenë pasardhësi i tij në 2028, duhet të mbajë fort bazën MAGA. Një ekuilibër i vështirë që mund të marrë fund nëse presidenti vendos t’ia heqë rolin e përkohshëm dhe t’ia japë Stephen Millerit – siç ka paralajmëruar Axios – një besnik i palëkundur i izolacionizmit./La Repubblica
Tag: waltz
-

Skandali ‘chatgate’! Kush qëndron në të vërtetë pas largimit të Waltz-it
-

Ish-këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Administrata është në kaos!
“Kjo është shumë e pazakontë”, tha Bolton për BBC-në, duke komentuar mbi propozimin e Waltz për të kaluar nga siguria kombëtare në OKB.
Bolton ishte këshilltari i sigurisë kombëtare me shërbimin më të gjatë nën Trump, duke dhënë dorëheqjen pas më pak se dy vitesh në vitin 2018.
Ai tha se rrëmuja e atij mandati të parë po “depërton në mandatin e dytë menjëherë pas 100 ditëve të para”.
I dërguari i Lindjes së Mesme, Steve Witkoff, emri i të cilit po përflitet si një zëvendësim i mundshëm për Waltz në planin afatgjatë, gjithashtu “nuk di asgjë” për çështjet kryesore të politikave, shtoi Bolton. -

Mike Waltz reagon pasi Trump e emëron ambasador në OKB: Jam i nderuar të vazhdoj t’i shërbej presidentit dhe kombit amerikan
Këshilltari i sigurisë kombëtare në largim, Mike Waltz, tha se është “thellësisht i nderuar” që do të vazhdojë t’i shërbejë presidentit amerikan, Donald Trump, pasi presidenti njoftoi sot se do ta nominonte Waltz për të shërbyer si ambasador i SHBA-së në OKB.
“Jam thellësisht i nderuar që do të vazhdoj shërbimin tim ndaj Presidentit Trump dhe kombit tonë”, shkroi Waltz në X.
Kujtojmë se Waltz kishte humbur pjesën më të madhe të ndikimit të tij në Shtëpinë e Bardhë pas një skandali që rrjedhte nga shtimi i padashur i një gazetari në një bisedë në një aplikacion mesazhesh rreth sulmeve ushtarake sekrete.
I’m deeply honored to continue my service to President Trump and our great nation. pic.twitter.com/FFTPjnIYkI
— Mike Waltz (@MikeWaltz47) May 1, 2025Top Channel
-

Pas shkarkimit të Waltz, Trump zgjedh Marco Rubio si këshilltar të përkohshëm
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të enjten këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, dhe emëroi Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si zëvendësuesin e tij të përkohshëm, në riorganizimin e parë të madh në rrethin e ngushtë të Trump që kur ai mori detyrën në janar.
Trump, në një postim në rrjetet sociale, tha se do ta nominonte Waltz-in për ambasadorin e ardhshëm të SHBA-së në Kombet e Bashkuara, duke shtuar se “ai ka punuar shumë për interesat e kombit”.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se do ta nominoj Mike Waltz për të qenë Ambasadorin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social. “Mike Waltz ka punuar shumë për të vënë interesat e kombit tonë në vend të parë. E di që ai do të bëjë të njëjtën gjë në rolin e tij të ri.”
Trump tha se Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të merrte rolin e këshilltarit të sigurisë kombëtare, ndërkohë që do të vazhdonte rolin e tij si diplomati më i lartë i vendit.
“Së bashku, ne do të vazhdojmë të luftojmë pa u lodhur për ta bërë Amerikën dhe botën përsëri të sigurt”, tha Trump.
Mesazhi i presidentit dukej se konfirmonte riorganizimin e parë të madh të personelit gjatë mandatit të tij të dytë. Më herët gjatë ditës, burime anonime u kishin thënë mediave kryesore amerikane se Waltz ishte detyruar të largohej, pasi marrëdhëniet e tij me Trump u ftohën.
-

Pak orë pas largimit nga posti si këshilltar i sigurisë, Trump emëron Waltz ambasador të SHBA-së në OKB
Bota E Enjte, 1 Maj 2025 21:48
Pas largimit nga detyra e këshilltarit të sigurisë, Mike Waltz do të jetë ambasador i SHBA-së në OKB. Lajmin e jep vetë presidenti amerikan, teksa njofton se Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të jetë këshilltari i përkohshëm i sigurisë kombëtare i Donald Trump.
”Kam kënaqësinë të njoftoj se do ta emëroj Mike Waltz për të qenë Ambasadori i ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara.Që nga koha e tij në uniformë në fushën e betejës, në Kongres dhe si Këshilltar im i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz ka punuar shumë për të vënë interesat e kombit tonë të parat. E di që ai do të bëjë të njëjtën gjë në rolin e tij të ri.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërsa do të vazhdojë udhëheqjen e tij të fortë në Departamentin e Shtetit.
Së bashku, ne do të vazhdojmë të luftojmë pa u lodhur për ta bërë Amerikën dhe Botën PËRSËRI TË SIGURTË. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, deklaroi Trump. -

Trump emëron Waltz ambasador të SHBA-së në OKB, zbulon emrin e këshilltarit të sigurisë
Pas largimit nga detyra e këshilltarit të sigurisë, Mike Waltz, do të jetë ambasador i SHBA-së në OKB. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti amerikan në platformën e tij sociale Truth, teksa njofton se Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të jetë këshilltari i përkohshëm i sigurisë kombëtare i Donald Trump.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se do ta emëroj Mike Waltz për të qenë Ambasadori i ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Që nga koha e tij në uniformë në fushën e betejës, në Kongres dhe, si Këshilltar im i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz ka punuar shumë për të vënë interesat e kombit tonë të parat. E di që ai do të bëjë të njëjtën gjë në rolin e tij të ri. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërsa do të vazhdojë udhëheqjen e tij të fortë në Departamentin e Shtetit. Së bashku, ne do të vazhdojmë të luftojmë pa u lodhur për ta bërë Amerikën dhe Botën PËRSËRI TË SIGURTË. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, deklaroi Trump.
Mike Waltz reagoi pasi Presidenti Trump konfirmoi se nuk do të jetë më këshilltar i sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe do të nominohet për ambasador në OKB.
“Jam thellësisht i nderuar që të vazhdoj shërbimin tim ndaj Presidentit Trump dhe kombit tonë të madh”, tha ai në rrjetet sociale.
Waltz ishte nën presion që kur kryeredaktori i revistës The Atlantic Magazine zbuloi në mars se Waltz e kishte shtuar gabimisht atë në një bisedë në Signal rreth sulmeve kundër Houthëve, në të cilën zyrtarët kishin përshkruar planin e sulmit, duke përfshirë edhe kohën kur avionët luftarakë amerikanë do të ngriheshin për të bombarduar objektivat në Jemen. -

Trump: Marco Rubio këshilltar i përkohshëm i sigurisë kombëtare, Waltz ambasadori i SHBA-së në OKB
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar riorganizime në administratën e tij.
Konkretisht, përmes një postimi në Truth Social, ai deklaroi se Marco Rubio, Sekretari aktual i Shtetit, tani do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërsa Mike Waltz do të bëhet ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Kombet e Bashkuara.Lexo edhe :Related Posts
“Kam kënaqësinë të njoftoj se do ta nominoj Mike Waltz si Ambasadorin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Mike Waltz ka punuar shumë për t’i vënë interesat e Kombit tonë në vend të parë”, shkroi Trump.“E di që ai do të bëjë të njëjtën gjë në rolin e tij të ri. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërkohë që do të vazhdojë udhëheqjen e tij të fortë në Departamentin e Shtetit. Së bashku, ne do të vazhdojmë të luftojmë pa u lodhur për ta bërë Amerikën dhe botën PËRSËRI TË SIGURT. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, vazhdon postimi.
Sfondi pas largimit të Waltz
Më herët gjatë ditës së sotme u njoftua se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit të SHBA-së, Mike Waltz, dhe zëvendësi i tij, Alex Wong, do të largoheshin nga pozicionet e tyre.
Waltz pranoi së fundmi se kishte përfshirë Jeffrey Goldberg, kryeredaktorin e The Atlantic, në një bisedë tepër sekrete në platformën e tij Signal.
Në këtë diskutim, në të cilin morën pjesë zyrtarë të lartë të administratës Trump, Ministri i Mbrojtjes i vendit dha detaje rreth operacionit të SHBA-së kundër Huthëve në Jemen.
Edhe pse Presidenti i SHBA-së nuk vazhdoi menjëherë me shkarkimin e tij, duket se ai i kishte marrë vendimet pasi 5 bashkëpunëtorët më të ngushtë të Waltz u larguan në fund të marsit të kaluar dhe nuk janë zëvendësuar deri më sot./vizionplus.tv -

Trump zbulon rolin e Mike Waltz pas largimit si këshilltar i Sigurisë Kombëtare! Ja kush do e zërë vendin e tij
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se po emëron, Mike Waltz për të shërbyer si ambasador në OKB, duke e kaluar atw nga roli i tij si këshilltar për sigurinë kombëtare.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio tani do të shërbejë edhe si këshilltar për sigurinë kombëtare, tha Trump.
“Mike Waltz ka punuar shumë për të vënë interesat e kombit tonë në radhë të parë. E di që ai do të bëjë të njëjtën gjë në rolin e tij të ri. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare, ndërsa do të vazhdojë udhëheqjen e tij të fortë në Departamentin e Shtetit”, shkroi Trump në Truth Social.Top Channel
-

Këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare, Mike Waltz largohet nga posti
Këshilltari i sigurisë kombëtare i Donald Trump, Mike Waltz dhe zëvendësi i tij, Alex Wong, do të largohen nga postet e tyre pasi humbën besimin e zyrtarëve të tjerë të administratës dhe u gjendën pa aleatë në Shtëpinë e Bardhë.
Shkarkimi tij nga ky post duket se ka të bëjë me “Signal-Gate” të ndodhur Marsin e shkuar, ku në një grup bisede në rrjetin Signal ku ishte shtuar pa dashje një gazetar u ndanë planet për sulmet ushtarake në Jemen.
Ekipi i Trump atëherë i minimizoi rreziqet e sigurisë dhe tha se asnjë material i klasifikuar nuk u nda në bisedë, por duket se Trump ka pritur që situata të qetësohej përpara se të merrte masa për atë që kishte ndodhur.
Nuk ishte menjëherë e qartë se kë do të emëronte Trump si këshilltarin e tij të ardhshëm për sigurinë kombëtare. Një kandidat kryesor ka qenë Steve Witkoff, i dërguari i Trump për të negociuar një marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë dhe një marrëveshje të re bërthamore me Iranin.
Ndërkohë, Trump komentoi shkurtimisht shkarkimin e Waltz-it për shkak të ngjarjes së marsit./Opinion.al -

Kush do jetë këshilltari i sigurisë kombëtarë të SHBA-së pas dorëheqjes së Waltz? I dërguari i posaçëm i Trump në “pole position”
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff, një biznesmen dhe mik i presidentit, është duke u konsideruar si personi i mundshëm për të zëvendësuar Mike Waltz si këshilltar i sigurisë kombëtare, megjithëse nuk është marrë ende asnjë vendim, tha një burim për CNN.
Witkoff ka udhëhequr diskutimet me Rusinë dhe Iranin, teksa Trump kërkon marrëveshje mbi prioritetet kryesore të politikës së jashtme.
Raportimi vjen menjëherë pas raportimeve se Mike Waltz, këshilltari i sigurisë kombëtare dhe zëvëndësuesi i tij do japin dorëheqjen nga postet e tyre, pas skandalit të rrjedhjes së mesazheve për disa operacione ushtarake me rëndësi të lartë në Jemen, kundër grupit terrorist të Houthive.
Vartësit e Waltz shtuan gabimisht në një grup në aplikacionin Signal, kryeredaktorin e gazetës “The Atlantic”. Kjo shkaktoi rrëmujë të madhe në Kongres, pasi demokratët kërkuan shkarkimin e menjëhershëm të Waltz.Top Channel