Tag: wadephul

  • Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

    Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

    Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi Kinën për kërcënime e saj të vazhdueshme për “ndryshimin e njëanshëm” të kufijve në rajonin e Azi-Paqësorit, duke thënë se Pekini po bëhet “gjithnjë e më agresiv”.
    “Kina kërcënon vazhdimisht, pak a shumë haptazi, për ndryshimin e njëanshëm të status quo-së dhe zhvendosjes së kufijve në favor të saj”, tha ministri Johann Wadephul gjatë qëndrimit në Japoni, duke përmendur sjelljen e Kinës në Ngushticën e Tajvanit dhe në Detin Lindor dhe Detin Jugor të Kinës.
    “Çdo përshkallëzim në këtë qendër të ndjeshme të tregtisë ndërkombëtare do të kishte pasoja serioze për sigurinë globale dhe ekonominë botërore”, shtoi Wadephul pas bisedimeve me homologun japonez, Takeshi Iwaya.
    Në një deklaratë të lëshuar të dielën para vizitës së Wadephulit në Japoni – dhe më pas në Indonezi – u tha se Kina “gjithnjë e më shumë po imponon supermacinë e saj rajonale dhe, duke e bërë këtë, po vë në dyshim parimet e të drejtës ndërkombëtare”.
    “Sjellja gjithnjë e më agresive e Kinës në Ngushticën e Tajvanit dhe në Detin Lindor dhe Detin Jugor të Kinës ka po ashtu implikime për ne në Evropë: parimet fundamentale të bashkëjetesës sonë globale janë në rrezik”, citohet të ketë thënë Wadephul.
    Ndërkaq, në një deklaratë të përbashkët në Tokio, Wadephul po ashtu kritikoi “mbështetjen që i jep Kina makinerisë së luftës së Rusisë” në Ukrainë.
    “Pa të, lufta e agresionit ndaj Ukrainës nuk do të ishte e mundur. Kina është furnizuesja më e madhe e Rusisë për mallra me përdorim të dyfishtë dhe klientja më e mirë e saj për naftën dhe gazin”, u shpreh Wadephul.
    Ai po ashtu deklaroi – para bisedimeve të planifikuara mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqësve evropianë – se garancitë e sigurisë për Kievin “janë thelbësore”.
    Samiti i Trumpit të premten me homologun rus, Vladimir Putin, në Alaskë e bënë “të qartë se për një paqe të drejtë dhe afatgjatë, Moska duhet të veprojë. Derisa të ndodhë kjo, presioni ndaj Rusisë duhet të rritet, përfshirë edhe përmes rritjes së ndihmës për Ukrainën”, tha Wadephul.
    Ai tha se bisedimet që mbahen të hënën në Uashington kanë të bëjnë me përcaktimin “e elementeve për një zgjidhje të negociuar për rrugën drejt paqes së drejtë për Ukrainën”.
    “Garancitë e forta të sigurisë janë thelbësore për këtë. Sepse Ukraina duhet të jetë në gjendje të mbrojë veten edhe pas një armëpushimi dhe marrëveshjeje paqeje”./ REL

  • Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul vizitë në Izrael: Lejoni urgjentisht ndihmat humanitare

    Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul vizitë në Izrael: Lejoni urgjentisht ndihmat humanitare

    Ministri i Jashtëm gjerman thotë se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Izraelit, por i kërkoi qeverisë izraelite që të lejojë urgjentisht qasje të sigurt dhe shpërndarje të sigurtë ndihmave humanitare.

    Për të zbutur gjendjen e rëndë të palestinezëve që po vuajnë nga uria në Rripin e Gazës ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i bëri thirrje qeverisë izraelite të krijojë mundësi për kalime të sigurta përmes tokës në zonën e luftës. Vetëm në këtë mënyrë furnizimet me ndihma mund të arrijnë në sasi të mjaftueshme tek njerëzit, tha politikani i CDU-së, i cili është për një vizitë në Izrael. Ai i kërkoi qeverisë izraelite që t’u lejojë urgjentisht OKB-së dhe agjencive ndërkombëtare të ndihmës qasje të sigurt dhe, mbi të gjitha, shpërndarje të sigurt dhe efektive të ndihmave humanitare. OKB-ja paralajmëroi të martën (27.07.) për shtimin e urisë në brezin bregdetar të Mesdheut.
    “Vetëm nëpërmjet tokës, furnizimet me ndihma mund të arrijnë tek njerëzit në sasi të mjaftueshme.” tha ministri i Jashtëm gjerman. Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës duhet të kenë akses të sigurt dhe, mbi të gjitha, një shpërndarje të sigurt dhe efektive të ndihmave. Vdekjet dhe vuajtjetmidis popullatës civile në Gaza kanë arritur “dimensione të pabesueshme”. – theksoi Wadephul. Ai tha që qeveria izraelite duhet të “ofrojë ndihmë të menjëhershme, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për situatën katastrofike në Rripin e Gazës”.
    Hamasi nuk duhet të ketë më ndikimNë të njëjtën kohë ministri i Jashtëm garantoi se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Izraelit për të siguruar që Hamasi islamist të lirojë më në fund të gjithë pengjet, të çarmatoset dhe të mos ketë më ndikim politik në territoret palestineze. Hamasi nuk duhet të përbëjë më kurrë kërcënim për Izraelin. Hamasi palestinez është listuar si organizatë terroriste nga shumë shtete, përfshirë Gjermaninë.
    Në të njëjtën kohë Wadephul e paralajmëroi Izraelin kundër një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës. “Gjermania do të detyrohet gjithashtu të reagojë ndaj hapave të njëanshëm.” Konferenca e fundit e OKB-së në Nju Jork tregoi gjithashtu se Izraeli gjendet gjithnjë e më shumë në një pozicion minoriteti.
    Jo njohjes së shtetit palestinez për momentinLidhur me diskutimin ndërkombëtar rreth një njohjeje të mundshme të shtetit palestinez, Wadephul deklaroi se Gjermania aktualisht nuk ka plane të tilla. Nga perspektiva gjermane një zgjidhje e negociuar me dy shtete mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt bashkëjetesës paqësore. Por: “Për Gjermaninë, njohja e një shteti palestinez ka më shumë të ngjarë të jetë në fund të procesit.”
    Franca, Britania e Madhe dhe Kanadaja kanë shtuar ditët e fundit presionin ndaj Izraelit dhe kanë deklaruar se duan të njohin një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork në shtator. Edhe Portugalia po e shqyrton këtë çështje.
    Pas takimeve në Tel Aviv Wadephul me homologun e tij izraelit Gideon Saar, me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog, Wadephul do të takohet sot (01.08.) me përfaqësues të Kombeve të Bashkuara në Jerusalem dhe përfaqësues të Autoritetit Palestinez në Ramallah./DW

    Top Channel

  • Ministri i Jashtëm gjerman thirrje Izraelit të korrigjojë menjëherë ‘situatën katastrofike’ në Gaza

    Ministri i Jashtëm gjerman thirrje Izraelit të korrigjojë menjëherë ‘situatën katastrofike’ në Gaza

    Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul i ka bërë thirrje Izraelit të mundësojë një qasje të sigurt tokësore në Rripin e Gazës – të shkatërruar nga lufta – duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të lehtësuar vuajtjet “e paimagjinueshme” të popullsisë.“Vetëm nëpërmjet tokës mund të arrijnë sasi të mjaftueshme ndihme tek njerëzit”, tha SOT Wadephul përpara se të nisej në Tel Aviv.“I bëj thirrje qeverisë izraelite që t’u lejojë OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare të ndihmës qasje të sigurt dhe, mbi të gjitha, shpërndarje të sigurt dhe efektive”, tha ai.Wadephul mbërriti në Tel Aviv sot pasdite dhe udhëtoi për në Jerusalem, ku u takua me homologun e tij izraelit Gideon Saar, kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog.Mes presionit në rritje në vend, ministri i Jashtëm gjerman ka kërkuar mënyra për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve në Rripin e Gazës dhe për t’i dhënë fund luftës pas gati 22 muajsh.Ai gjithashtu planifikon të takohet me zyrtarë nga Autoriteti Palestinez (AP) në Ramallah gjatë vizitës së tij dyditore në rajon.

    Wadephul tha se vdekjet në Gazë kanë ‘arritur përmasa të paimagjinueshme’

    Përpara largimit të tij, Wadephul theksoi se Izraeli duhet të korrigjonte menjëherë, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme situatën katastrofike në Rripin e Gazës, ku  vdekjet dhe vuajtjet kishin “arritur përmasa të paimagjinueshme”.Ai theksoi se Gjermania do të vazhdonte të qëndronte në anën e Izraelit për të siguruar që Hamasi të lironte pengjet e mbetura, të cilët përfshijnë shtetas gjermanë.“Milicia islamiste palestineze duhet të çarmatoset dhe të mos ushtrojë më asnjë ndikim politik në territoret palestineze”, tha ai.“Ajo nuk duhet të përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin”, tha ai.Në të njëjtën kohë, ministri paralajmëroi Izraelin për rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës, duke thënë se Gjermania gjithashtu do të detyrohej t’u përgjigjej hapave të njëanshme.

    Nuk ka njohje të shtetit palestinez për momentin

    Wadephul përsëriti se Gjermania aktualisht nuk po shqyrton njohjen e shtetin palestinez dhe se një zgjidhje e negociuar me dy shtete mbetej e vetmja mënyrë për t’u mundësuar njerëzve në të dyja anët të jetojnë në paqe, siguri dhe dinjitet.“Për Gjermaninë, njohja e Palestinës ka më shumë gjasa të vijë në fund të këtij procesi”, tha ai.

    Berlini shqyrton me kujdes sanksionet

    Sipas kancelarit Friedrich Merz, rrjedha e bisedimeve mund të ndikojë nëse Gjermania pranon sanksione kundër partnerit të saj të ngushtë, Izraelit.Ndërsa Gjermania, ndryshe nga vendet e tjera, deri më tani ka hezituar të vendosë sanksione ndaj aleatit të saj të ngushtë, Merz tha se qeveria gjermane rezervon të drejtën për të ndërmarrë hapa të tillë.Komisioni Evropian ka rekomanduar që pjesëmarrja e Izraelit në programin e financimit të kërkimit “Horizon Europe” të pezullohet pjesërisht, menjëherë. Mbetet për t’u parë nëse Gjermania e mbështet një masë të tillë.

    Merz nën presion 

    Përpara se Wadephul të nisej në Tel Aviv, Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) – partneri i vogël në koalicionin e Merz – i kërkoi qeverisë të ushtrojë më shumë presion mbi qeverinë izraelite – për të lejuar që ndihma të arrijë te palestinezët e dëshpëruar nëpërmjet rrugëve tokësore.Zëvendëskryetarja e grupit parlamentar të partisë, Siemtje Moller, tha sot se duhej të kishte “presion të vërtetë” për t’i dhënë fund vuajtjeve në Gazë.Moller, e cila është pjesë e delegacionit që shoqërin Wadephul në rajon, përsëriti gjithashtu qëndrimin e SPD-së se dërgimi i armëve për veprime në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, të tilla si ato në Rripin e Gazës, nuk duhet të autorizohet më.Bashkëkryetarja e Partisë së Gjelbër në opozitë, Franziska Brantner, tha gjithashtu se Wadephul duhej të nxiste “me të gjithë fuqinë e tij” për aksesin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, lirimin e pengjeve dhe një proces politik për t’i dhënë fund luftës.“Qëndrimi i Gjermanisë për këtë çështje – si një mbështetëse e fortë e Izraelit – po bllokon veprimin evropian”, tha Brantner.

  • Putin nuk do bisedime? Kryediplomati gjerman: Ai kërkon kapitullimin e Ukrainës

    Putin nuk do bisedime? Kryediplomati gjerman: Ai kërkon kapitullimin e Ukrainës

    Mes intensifikimi të bombardimeve ruse në Ukrainë, me sulmin më të madh ajrore që nga fillimi i luftës të ndërmarrë këtë fundjavë, kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul shprehet i bindur se Vladimir Putin nuk dëshiron thjesht bisedime, por kapitullimin e mirëfilltë të vendit fqinj.

    “Putin nuk po tërhiqet nga asnjë nga kërkesat e tij maksimaliste. Ai nuk dëshiron negociata, ai dëshiron dorëzimin pa kushte të Ukrainës. Rusia po pret dobësimin e mbështetjes sonë dhe dëshiron pushtim dhe nënshkrim me çdo kusht, madje edhe në kurriz të mijërave jetë”, deklaroi Johann Wadephul-ministër i jashtëm i Gjermanisë.
    Këto komente, Wadephul i bëri nga Kievi ku kreu vizitën e tij të parë që prej marrjes së postit muajin e kaluar.
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë të forcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës, pasi sulmet ruse të së dielës përfshinë qindra dronë, raketa lundruese dhe balisitike.
    Gjermania është mbështetësja më e madhe në Evropë e Ukrainë dhe e dyta në botë pas Shteteve të Bashkuara, duke i ofruar armë dhe ndihmë tjetër me qëllim që Kievi të zmbrapsë forcat ruse.
    Zelensky njoftoi sakaq se ka nënshkruar dekretin për tërheqje nga Konventa e Otavës për Ndalimin e Minave Kundër Personelit.
    Traktati i vitit 1997, të cilit i janë bashkuar më shumë se 160 vende, ndalon përdorimin, prodhimin, grumbullimin dhe transferimin e minave tokësore kundër personelit dhe synon mbrojtjen e civilëve nga shpërthimi i këtyre minave pas përfundimit të një konflikti.
    “Rusia nuk ka qenë kurrë palë në këtë konventë dhe përdor minat kundër personelit në një mënyrë jashtëzakonisht cinike. Duke ndërmarrë këtë hap politik, ne po u dërgojmë një sinjal të gjithë partnerëve tanë se ku duhet të përqendrohen. Kjo vlen për të gjitha vendet përgjatë perimetrit të kufijve të Rusisë”, tha Zelensky.
    Vendimi megjithatë, që të hyjë në fuqi, kërkon edhe miratim parlamentar.

    Top Channel

  • Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

    Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

    Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të dorëzohet, tha kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, gjatë vizitës në Kiev, teksa Rusia javët e fundit ka intensifikuar bombardimet ndaj shtetit fqinj.

    Kjo është vizita e parë e ministrit të Jashtëm gjerman, Wadephul, që kur ai mori këtë post muajin e kaluar.
    Në mes të bisedimeve të bllokuara për t’i dhënë fund luftës trevjeçare, “Putin nuk po tërhiqet nga asnjë nga kërkesat e tij maksimaliste – ai nuk dëshiron negociata, ai dëshiron kapitullim”, tha Wadephul gjatë vizitës të paparalajmëruar në Kiev.

    “Liria dhe pavarësia e Ukrainës janë detyra më e rëndësishme e politikës tonë të jashtme dhe të sigurisë”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Jashtme gjermane.
    Rusia “po llogarit në dobësimin e mbështetjes sonë dhe dëshiron pushtim dhe nënshkrim me çdo kusht, madje edhe në kurriz të mijërave jetë”, tha ai.
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë të forcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës, pasi sulmet ruse të kryera më 29 qershor përfshin qindra dronë, raketa lundruese dhe balisitike.
    Gjermania është mbështetësja më e madhe në Evropë e Ukrainë dhe e dyta në botë pas Shteteve të Bashkuara, duke i ofruar armë dhe ndihmë tjetër me qëllim që Kievi të zmbrapsë forcat ruse./REL

  • Gjermania, Franca dhe Britania të gatshme për bisedime me Iranin për programin bërthamor

    Gjermania, Franca dhe Britania të gatshme për bisedime me Iranin për programin bërthamor

    Gjermania, Franca dhe Britania janë të gatshme të zhvillojnë bisedime të menjëhershme me Iranin mbi programin e tij bërthamor në një përpjekje për të çtensionuar situatën në Lindjen e Mesme, tha Ministri i Jashtëm gjerman Johannes Wadephul.

    Wadephul, i cili po viziton Lindjen e Mesme, tha se po përpiqej të ndihmonte në çtensionimin e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit dhe vuri në dukje se Teherani më parë nuk kishte arritur të shfrytëzonte mundësinë për bisedime konstruktive.
    “Shpresoj që kjo të jetë ende e mundur”, tha Wadephul për transmetuesin publik gjerman ARD. “Gjermania, së bashku me Francën dhe Britaninë, janë gati. Ne po i ofrojmë Iranit negociata të menjëhershme mbi programin e tij bërthamor. Shpresoj se do të pranohet.”
    “Ky është gjithashtu një kusht kyç për arritjen e paqes në këtë konflikt – që Irani të mos paraqesë rrezik për rajonin, për shtetin e Izraelit apo për Evropën.”

    Top Channel

  • Tarifat e SHBA: Wadephul i quan lojë humbëse për të dy palët

    Tarifat e SHBA: Wadephul i quan lojë humbëse për të dy palët

    Në sfondin e politikave ndëshkuese tarifore të qeverisë amerikane, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul (CDU) ka paralajmëruar kundër kufizimeve të reja tregtare. “Një partneritet i fortë dhe i suksesshëm transatlantik do të vazhdojë të kërkojë marrëdhënie të forta ekonomike në të ardhmen”, tha Wadephul për gazetën “Bild”.
    “Barrierat e reja tarifore i dëmtojnë të gjithë – amerikanët dhe evropianët”, shtoi ai. Kur u pyet nëse tarifat ndëshkuese do ta godisnin më fort Evropën apo SHBA-në, Wadephul u përgjigj: “Mendoj se të dyja njësoj. (…) Është një lojë humbëse. Të dyja palët do të humbisnin.”
    Ministri i Jashtëm gjerman, nuk deshi të komentonte vendimet e fundit gjyqësore në SHBA. “SHBA-të janë një shtet kushtetues,” tha ai. “Gjyqësori amerikan punon në mënyrë të pavarur.”
    Një gjykatë tregtare amerikane hoqi të mërkurën tarifat shtesë ndëshkuese të vendosura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Trump tejkaloi autoritetin e tij duke thirrur një ligj emergjence të vitit 1977, thuhej në vendim. Qeveria amerikane e kundërshtoi këtë. Të enjten, një gjykatë apeli vendosi që tarifat mund të mbeten në fuqi për momentin, ndërsa procesi i apelimit është në pritje. Trump kohët e fundit e kërcënoi BE-në me tarifa prej 50 përqind duke filluar nga 9 korriku, por këto nuk kanë hyrë ende në fuqi dhe negociatat me BE-në janë duke vazhduar. Pas një telefonate të Trump me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u vendos që data të shtyhet.
    Wadephul u takua me Rubio
    Ndërkohë ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul kreu vizitën e tij të parë në SHBA (28-29.05). Pas takimit në Uashington me kreun e Departamentit të Shtetit, Marco Rubio, kreu i diplomacisë gjermane Johann Wadephulvuri në dukje, se janë “dakordësuar, që hapat e mëtejshëm do t’i koordinojmë në bashkëpunim të ngushtë, në mënyrë që (kreu i Kremlinit Vladimir) Putin më në fund të ulet në tryezën e bisedimeve, që Rusia të nisë seriozisht bisedimet”, tha politikani kristiandemokrat. Wadephul theksoi, se është e rëndësishme të vazhdohet presioni ndaj Putinit. “Ne të dy duam një armëpushim të menjëhershëm. Kjo është theksuar vazhdimisht.”
    Ministri i Jashtëm Wadephul i hodhi poshtë akuzat ruse, sipas të cilave ndihma gjermane për ndërtimin e raketave ukrainase me rreze të gjatë veprimi nënkupton veprime luftënxitëse. Rusia po bën një luftë në shkelje të juridiksionit dhe së drejtës ndërkombëtare kundër Ukrainës, tha Wadephul në Uashington. “Ne mbrojmë të drejtën ndërkombëtare, duke qendruar në krah të Ukrainës. (…) Kjo luftë mund të ndalet menjëherë dhe ky është kushti, që Rusia të ndërpresë përgjegjësinë e saj luftarake”, shtoi ai. E kjo, sipas tij, do të ishte vërtetë heqje dorë prej veprimeve luftënxitëse.
    Sforcime në raportet transatlantike
    Përpara takimit me Wadephul-in, ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio bëri dy deklarata, që nxorrën në pah sforcimin në raportet transatlantike qëkurse është në post presidenti Donald Trump.
    Ministri i Jashtëm i SHBA-së pezulloi dhënien e vizave për studentët e huaj Gjithashtu Rubio deklaroi pak para se të shtrëngonte duart me Wadephul-in, se në të ardhmen në SHBA është i padëshiruar kushdo që në Europë apo diku tjetër vendos “censurë” ndaj shtetasve apo firmave të SHBA-së. Wadephul nuk ishte i përgatitur për këto deklarata të kolegut të tij. Pas takimit ai tha, se fillimisht duhen shqyrtuar pasojat e këtyre masave të reja. DW

  • Tarifat e SHBA/ Ministri i Jashtëm gjerman: Lojë humbëse për të dy palët

    Tarifat e SHBA/ Ministri i Jashtëm gjerman: Lojë humbëse për të dy palët

    Në sfondin e politikave ndëshkuese tarifore të qeverisë amerikane, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul (CDU) ka paralajmëruar kundër kufizimeve të reja tregtare.

    “Një partneritet i fortë dhe i suksesshëm transatlantik do të vazhdojë të kërkojë marrëdhënie të forta ekonomike në të ardhmen”, tha Wadephul për gazetën “Bild”.
    “Barrierat e reja tarifore i dëmtojnë të gjithë – amerikanët dhe evropianët”, shtoi ai. Kur u pyet nëse tarifat ndëshkuese do ta godisnin më fort Evropën apo SHBA-në, Wadephul u përgjigj: “Mendoj se të dyja njësoj. (…) Është një lojë humbëse. Të dyja palët do të humbisnin.”
    Ministri i Jashtëm gjerman, nuk deshi të komentonte vendimet e fundit gjyqësore në SHBA. “SHBA-të janë një shtet kushtetues,” tha ai. “Gjyqësori amerikan punon në mënyrë të pavarur.” Një gjykatë tregtare amerikane hoqi të mërkurën tarifat shtesë ndëshkuese të vendosura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Trump tejkaloi autoritetin e tij duke thirrur një ligj emergjence të vitit 1977, thuhej në vendim. Qeveria amerikane e kundërshtoi këtë. Të enjten, një gjykatë apeli vendosi që tarifat mund të mbeten në fuqi për momentin, ndërsa procesi i apelimit është në pritje.
    Trump kohët e fundit e kërcënoi BE-në me tarifa prej 50 përqind duke filluar nga 9 korriku, por këto nuk kanë hyrë ende në fuqi dhe negociatat me BE-në janë duke vazhduar. Pas një telefonate të Trump me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u vendos që data të shtyhet.
    Wadephul u takua me Rubio
    Ndërkohë ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul kreu vizitën e tij të parë në SHBA (28-29.05). Pas takimit në Uashington me kreun e Departamentit të Shtetit, Marco Rubio, kreu i diplomacisë gjermane Johann Wadephul vuri në dukje, se janë “dakordësuar, që hapat e mëtejshëm do t’i koordinojmë në bashkëpunim të ngushtë, në mënyrë që (kreu i Kremlinit Vladimir) Putin më në fund të ulet në tryezën e bisedimeve, që Rusia të nisë seriozisht bisedimet”, tha politikani kristiandemokrat. Wadephul theksoi, se është e rëndësishme të vazhdohet presioni ndaj Putinit. “Ne të dy duam një armëpushim të menjëhershëm. Kjo është theksuar vazhdimisht.”
    Ministri i Jashtëm Wadephul i hodhi poshtë akuzat ruse, sipas të cilave ndihma gjermane për ndërtimin e raketave ukrainase me rreze të gjatë veprimi nënkupton veprime luftënxitëse. Rusia po bën një luftë në shkelje të juridiksionit dhe së drejtës ndërkombëtare kundër Ukrainës, tha Wadephul në Uashington. “Ne mbrojmë të drejtën ndërkombëtare, duke qendruar në krah të Ukrainës. (…) Kjo luftë mund të ndalet menjëherë dhe ky është kushti, që Rusia të ndërpresë përgjegjësinë e saj luftarake”, shtoi ai. E kjo, sipas tij, do të ishte vërtetë heqje dorë prej veprimeve luftënxitëse.
    Sforcime në raportet transatlantike
    Përpara takimit me Wadephul-in, ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio bëri dy deklarata, që nxorrën në pah sforcimin në raportet transatlantike qëkurse është në post presidenti Donald Trump.
    Ministri i Jashtëm i SHBA-së pezulloi dhënien e vizave për studentët e huaj Gjithashtu Rubio deklaroi pak para se të shtrëngonte duart me Wadephul-in, se në të ardhmen në SHBA është i padëshiruar kushdo që në Europë apo diku tjetër vendos “censurë” ndaj shtetasve apo firmave të SHBA-së. Wadephul nuk ishte i përgatitur për këto deklarata të kolegut të tij. Pas takimit ai tha, se fillimisht duhen shqyrtuar pasojat e këtyre masave të reja./ DW

    Top Channel

  • Tarifat e SHBA, ministri i Jashtëm gjerman i quan lojë humbëse për të dy palët

    Tarifat e SHBA, ministri i Jashtëm gjerman i quan lojë humbëse për të dy palët

    Një partneritet i fortë transatlantik kërkon marrëdhënie të forta ekonomike në të ardhmen, u shpreh ministri i Jashtëm gjerman, Wadephul lidhur me politikat ndëshkuese të tarifave nga SHBA.
    Në sfondin e politikave ndëshkuese tarifore të qeverisë amerikane, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul (CDU) ka paralajmëruar kundër kufizimeve të reja tregtare. “Një partneritet i fortë dhe i suksesshëm transatlantik do të vazhdojë të kërkojë marrëdhënie të forta ekonomike në të ardhmen”, tha Wadephul për gazetën “Bild”. “Barrierat e reja tarifore i dëmtojnë të gjithë – amerikanët dhe evropianët”, shtoi ai. Kur u pyet nëse tarifat ndëshkuese do ta godisnin më fort Evropën apo SHBA-në, Wadephul u përgjigj: “Mendoj se të dyja njësoj. (…) Është një lojë humbëse. Të dyja palët do të humbisnin.”
    Ministri i Jashtëm gjerman, nuk deshi të komentonte vendimet e fundit gjyqësore në SHBA. “SHBA-të janë një shtet kushtetues,” tha ai. “Gjyqësori amerikan punon në mënyrë të pavarur.” Një gjykatë tregtare amerikane hoqi të mërkurën tarifat shtesë ndëshkuese të vendosura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Trump tejkaloi autoritetin e tij duke thirrur një ligj emergjence të vitit 1977, thuhej në vendim. Qeveria amerikane e kundërshtoi këtë. Të enjten, një gjykatë apeli vendosi që tarifat mund të mbeten në fuqi për momentin, ndërsa procesi i apelimit është në pritje. Trump kohët e fundit e kërcënoi BE-në me tarifa prej 50 përqind duke filluar nga 9 korriku, por këto nuk kanë hyrë ende në fuqi dhe negociatat me BE-në janë duke vazhduar. Pas një telefonate të Trump me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u vendos që data të shtyhet.
    Wadephul u takua me Rubio
    Ndërkohë ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul kreu vizitën e tij të parë në SHBA (28-29.05). Pas takimit në Uashington me kreun e Departamentit të Shtetit, Marco Rubio, kreu i diplomacisë gjermane Johann Wadephulvuri në dukje, se janë “dakordësuar, që hapat e mëtejshëm do t’i koordinojmë në bashkëpunim të ngushtë, në mënyrë që (kreu i Kremlinit Vladimir) Putin më në fund të ulet në tryezën e bisedimeve, që Rusia të nisë seriozisht bisedimet”, tha politikani kristiandemokrat. Wadephul theksoi, se është e rëndësishme të vazhdohet presioni ndaj Putinit. “Ne të dy duam një armëpushim të menjëhershëm. Kjo është theksuar vazhdimisht.”
    Ministri i Jashtëm Wadephul i hodhi poshtë akuzat ruse, sipas të cilave ndihma gjermane për ndërtimin e raketave ukrainase me rreze të gjatë veprimi nënkupton veprime luftënxitëse. Rusia po bën një luftë në shkelje të juridiksionit dhe së drejtës ndërkombëtare kundër Ukrainës, tha Wadephul në Uashington. “Ne mbrojmë të drejtën ndërkombëtare, duke qendruar në krah të Ukrainës. (…) Kjo luftë mund të ndalet menjëherë dhe ky është kushti, që Rusia të ndërpresë përgjegjësinë e saj luftarake”, shtoi ai. E kjo, sipas tij, do të ishte vërtetë heqje dorë prej veprimeve luftënxitëse.
    Sforcime në raportet transatlantike
    Përpara takimit me Wadephul-in, ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio bëri dy deklarata, që nxorrën në pah sforcimin në raportet transatlantike qëkurse është në post presidenti Donald Trump.
    Ministri i Jashtëm i SHBA-së pezulloi dhënien e vizave për studentët e huaj Gjithashtu Rubio deklaroi pak para se të shtrëngonte duart me Wadephul-in, se në të ardhmen në SHBA është i padëshiruar kushdo që në Europë apo diku tjetër vendos “censurë” ndaj shtetasve apo firmave të SHBA-së. Wadephul nuk ishte i përgatitur për këto deklarata të kolegut të tij. Pas takimit ai tha, se fillimisht duhen shqyrtuar pasojat e këtyre masave të reja./ REL

  • A do të ndryshojë politika gjermane ndaj Ballkanit?

    A do të ndryshojë politika gjermane ndaj Ballkanit?

    Johann Wadephul

    Me Johann Wadephul në krye të ministrisë së Jashtme, Ballkani Perëndimor mund të presë mbështetje të qartë për integrimin evropian, por gjithashtu kërkesa të forta për reforma reale. Me emërimin e Dr. Johann David Wadephul si ministër i Jashtëm, Gjermania kthehet drejt një diplomacie më pragmatike. Johann David Wadephul, i lindur në vitin 1963 në Husum, në veri të Gjermanisë, është jurist i diplomuar në Universitetin e Kiel-it dhe major në rezervë në Bundeswehr. Anëtar i CDU-së që nga viti 1982, ai ka ndërtuar një karrierë të gjatë politike në landin Schleswig-Holstein dhe që nga viti 2009 është deputet në Bundestag.
    Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Johann Wadephul u emërua zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU për çështjet e mbrojtjes, politikës së jashtme dhe sigurisë. Si nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ai është angazhuar për një bashkëpunim më të ngushtë evropian në fushën e sigurisë dhe për mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës. Në lidhje me marrëdhëniet transatlantike dhe politikën e ndryshuar të SHBA-së nën presidentin Donald Trump, Wadephul ka thënë: Ne duhet ta mbajmë dorën të shtrirë, të jemi të gatshëm për negociata, por duhet të sigurojmë se mund të mbrohemi vetë nëse negociatat nuk ecin mirë.
    Diplomaci më e matur dhe pragmatike
    “Ndryshe nga Annalena Baerbock, Wadephul do të ndjekë një stil më të përmbajtur, më pragmatik dhe më të fokusuar te rezultatet konkrete”, i tha Deutsche Welle-s Hans-Joachim Falenski, ish-këshilltar për politikën e jashtme në grupin CDU/CSU dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij deri në vitin 2021.
    Një shembull i kësaj qasjeje u pa në vitin 2022, kur Wadephul kritikoi hapur kancelarin Olaf Scholz për vizitën e parë zyrtare në Ballkan. Scholz kërkoi publikisht në Beograd që Serbia ta njihte pavarësinë e Kosovës, një deklaratë që Wadephul e quajti “amatoreske”, pasi, sipas tij, kërkesa të tilla duhet të adresohen me kujdes diplomatik për të mos bllokuar dialogun. “Kjo është e dëshirueshme dhe këtë e dinë të gjithë, por njohja duhet të vijë në fund të një procesi, ndërsa tani kjo deklaratë e thënë në publik në mënyrë kaq amatoreske e ngarkon të gjithë procesin, i cili është bërë i vështirë për Serbinë”, tha Wadephul asokohe në Bundestag. Ai kritikoi gjithashtu faktin që kancelari gjerman shkoi fillimisht në Prishtinë dhe më pas në Beograd.
    Një njohës dhe ndjekës i vëmendshëm i rajonit
    Kolë Gjoka, Konsull Nderi i Shqipërisë në Hamburg dhe ish-kandidat për Bundestag nga CDU e Schleswig-Holstein-it, ka punuar ngushtë me Wadephul-in në strukturat partiake të këtij landi. Ai thotë për DW: Wadephul është prej vitesh eksperti më i mirë i politikës së jashtme në CDU/CSU dhe përkrahës i forcimit të rolit të Europës në politikat globale. Gjoka, i cili prej vitit 2017 ka qenë në listën e landit si kandidat për Bundestag, beson se Wadephul “do të ketë një ndikim të madh në dialogun Kosovë-Serbi dhe do të jetë një mbështetës i jashtëzakonshëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”
    Për vite me radhë, Wadephul ka udhëhequr Grupin e Punës për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, një platformë ndërsektoriale që bashkonte deputetë të specializuar për të ndjekur zhvillimet në rajon. Në këtë grup merrte pjesë edhe Gunther Krichbaum, i cili tani është emëruar Sekretar Shteti për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme, post ky, që deri tani e ka Anna Lührmann, nga të Gjelbrit. Me këtë strukturë të re, pritet që Ballkani Perëndimor të mbetet një prioritet i diplomacisë gjermane – por gjithmonë i lidhur me përmbushjen e standardeve dhe reformave.
    Integrim në BE, por në bazë të meritave
    Si Wadephul ashtu edhe Krichbaum janë figura që janë shprehur qartë edhe për politikat e brendshme në Shqipëri pa ngurruar të flasin edhe për konfliktet e brendshme politike të partisë simotër, Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kështu, për shembull, vetëm disa muaj më parë, Krichbaum dënoi protestat e dhunshme të PD-së në Tiranë dhe kritikoi liderin e saj Sali Berisha, duke theksuar se “një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë dhe paqësore që përputhet me vlerat evropiane.” Ai sugjeroi gjithashtu që Partia Demokratike të zgjidhte një kryetar të ri për të rikthyer besueshmërinë dhe orientimin pro-evropian të saj.
    Wadephul dhe Krichbaum janë arkitektët kryesorë të kushteve shtesë që Bundestagu vendosi në vitin 2020 për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Wadephul i tha asokohe DW: Vendosëm disa parakushte që më kushtuan shumë punë dhe energji, dhe nëse ato nuk plotësohen, atëherë do ta kem të vështirë t’i bind kolegët e grupit tim parlamentar që ta shoqërojnë pozitivisht procesin.” Pritet që kjo qasje ndaj kushteve të ndiqet edhe në të ardhmen.
    “Reformat juridike, lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i institucioneve, veçanërisht në Shqipëri, do të mbeten kritere kyçe për procesin e integrimit evropian,” thotë Falenski.
    Mijatovic: Të mos u hapet rrugë regjimeve autoritare
    Një veçanti shoqëron emërimin e Wadephul si Ministër i Jashtëm: për herë të parë pas gati 60 vitesh, Ministria e Jashtme gjermane ndodhet sërish në duart e CDU-së. Historikisht, ky post u ishte lënë zakonisht partnerëve të koalicionit. Tani, si Kancelaria, ashtu edhe Ministria e Jashtme drejtohen nga e njëjta parti – CDU-ja.
    Politikani i opozitës Boris Mijatovi?, ekspert për Ballkanin në radhët e partisë “Të Gjelbërit” dhe bashkëpartiak i ish-ministres së Jashtme Annalena Baerbock, sheh këtu një problem. Ai paralajmëron se pesha dhe pavarësia e politikës së jashtme gjermane mund të dobësohen, pasi kancelari i ardhshëm Friedrich Merz pritet të marrë një rol shumë aktiv në çështjet ndërkombëtare dhe të përqendrojë më shumë kompetenca në zyrën e tij.
    Nga Wadephuli si ministër i Jashtëm, Mijatovi? pret që të angazhohet për shtetin e së drejtës, për demokracinë dhe për një perspektivë të qartë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
    “Gjermania duhet të qëndrojë hapur në anën e forcave demokratike në rajon dhe të mos i hapë rrugë regjimeve autoritare,” tha ai për Deutsche Welle-n./DW