Tag: wadephul

  • Merz paralajmëron deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani

    Merz paralajmëron deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani

    “Tani nuk ka më arsye për azil në Gjermani, dhe për këtë arsye ne mund të fillojmë edhe me riatdhesimet”, ka thënë ai. Ata që refuzuan të ktheheshin mund të përballen me deportim “në të ardhmen e afërt”.
    Merzi duket se kundërshtonte ministrin e tij të Jashtëm, Johann Wadephul, i cili pas një vizite në Damask javën e kaluar ka shprehur dyshime se shumë sirianë do të zgjidhnin të ktheheshin duke pasur parasysh shkatërrimin dhe paqëndrueshmërinë e vazhdueshme, të cilat, sipas tij, e bënin të vështirë për t’u imagjinuar një ekzistencë dinjitoze.
    Wadephul më parë kishte mbajtur një qëndrim më të ashpër, duke mbështetur linjën e qeverisë ndërsa ajo synon të ndalojë ngritjen e Alternativës për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë dhe anti-emigrantëve.
    Ajo që pak politikanë duan të prekin është efekti që mund të kenë deportimet në Gjermani, ku qindra mijëra sirianë janë integruar me sukses, duke mësuar gjuhën dhe duke u bashkuar me fuqinë punëtore – e cila po kërkon rekrutë në një kohë kur popullsia gjermane po plaket me shpejtësi.
    Më shumë se 7,000 mjekë sirianë janë të punësuar në sektorin e shëndetësisë, shpesh në rajone rurale që janë shërbyer dobët në dekadat e fundit.
    Shumë nga 1.3 milionë sirianët që jetojnë në Gjermani, pothuajse një e katërta e të cilëve kanë lindur në shtëpinë e tyre të adoptuar, kanë marrë shtetësinë, megjithëse shumica kanë vetëm leje qëndrimi të përkohshme.

  • Deutsche Welle: Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

    Deutsche Welle: Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

    Takimi në Paris u kritikua nga IzraeliFotografi: Thomas Samson/AFP/dpa/picture alliance
    Një numër vendesh – përfshirë Gjermaninë – diskutuan për rindërtimin e Gazës në Paris. Mbetet e paqartë se cili do të jetë roli i Evropës në këtë projekt të gjerë.
    Sipas Ministrit të Jashtëm gjermanJohann Wadephul, ndihma për njerëzit në Rripin e Gazës duhet të fillojë menjëherë. Në Paris, politikani i CDU-së tha: “Jemi gati të ofrojmë ndihmë humanitare në Rripin e Gazës menjëherë.”

    Wadephul mori pjesë në një konferencë të disa ministrave të jashtëm nga vendet evropiane dhe arabe që u mblodh urgjentisht (09.10.2025) në kryeqytetin francez. Ai tha se duhet të merren masa shpejt, sepse “mijëra e mijëra njerëz atje janë ende në rrezik”.

    Që nga fillimi i javës Wadephul theksoi, rëndësinë e një konferencë të përbashkët rindërtimi me Egjiptin: “Por do të duhet të jetë një konferencë politikisht më e gjerë, e cila përcakton gjithashtu një kornizë politike për Rripin e Gazës, dhe sigurisht gjithmonë mban parasysh se qëllimi përfundimtar duhet të jetë një zgjidhje me dy shtete.”

    Ministri i Jashtëm gjerman Johann WadephulFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance
    Wadephul: “Izraeli duhet të jetë atje!”Izraeli nuk duhet të mungojë në një konferencë të tillë, tha ministri gjerman. Ai gjithashtu mbështeti idenë që zhvillimet e mëtejshme në Rripin e Gazës duhet të jenë nën një mandat të OKB-së: “Ne kemi nevojë për një kornizë ligjore për gjithçka që po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, theksoi Wadephul. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse plane të tilla të gjera do të dëgjohen nga negociatorët kryesorë në Egjipt – izraelitët, palestinezët dhe amerikanët.
    Edhe para marrëveshjes midis Izraelit dhe grupit terrorist islamik Hamas për një shkëmbim të burgosurish dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi i Gazës, Wadeful kishte nisur një iniciativë për rindërtimin në Rripin e Gazës, rajonin bregdetar të shkatërruar në Mesdhe.
    Për këtë qëllim, ministri gjerman fundjavën e kaluar e zgjati udhëtimin e tij në Lindjen e Mesme për të vizituar Izraelin dhe Egjiptin. Në Kajro, ai tha, se Gjermania ishte gati të niste një konferencë mbi rindërtimin me Egjiptin.
    “Le të ndihmojmë në rindërtimin e Gazës”Politikanët nga partitë konservatore në pushtet të Gjermanisë, CDU dhe CSU, dhe Socialdemokratët (SPD), ranë dakord me të në Berlin. Eksperti i politikës së jashtme të CDU-së, Jürgen Hart, tha: “Gjermania ka shhumë arsye për të ndihmuar në formësimin e rindërtimit të Gazës: politika e migracionit, politika e sigurisë, arsye humanitare. Dhe, së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, për arsyet e veta kombëtare.”
    “Arsyetimi shtetëror” i Gjermanisë, një term i vështirë për t’u kuptuar, në thelb nënkupton se Gjermania është e përkushtuar pa kushte për ekzistencën dhe sigurinë e shtetit të Izraelit. Kjo logjikë shtetërore bazohet në përgjegjësinë për gjenocidin ndaj rreth gjashtë milionë hebrenjve evropianë të kryer nga nazistët midis viteve 1933 dhe 1945.
    Në Berlin, zëdhënësi i politikës së jashtme i SPD-së, Adis Ahmetoviq, sugjeroi se Gjermania mund të kontribuonte në veçanti në “ndërtimin e strehimoreve të përkohshme, largimin e rrënojave, restaurimin e furnizimit me ujë dhe ndërtimin e objekteve sanitare”. Ministrja gjermane e Zhvillimit, Reem Alabali Radovan (SPD), ka bërë tashmë propozime të ngjashme gjatë një vizite në Izrael në fund të gushtit.
    Planet konkrete janë mjaft të paqartaMegjithatë, planet konkrete për rindërtim mbeten mjaft të paqarta – madje edhe në Berlin. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Martin Gizeh, në përgjigje të një pyetjeje nga DW, tha:
    “Nuk mund t’ju jap detaje të mëtejshme në këtë pikë, përveç se konferenca do të zhvillohet. Konteksti është i qartë: bëhet fjalë për rindërtimin e Gazës, por sigurisht edhe për zgjidhje afatgjata për stabilitetin në rajon, duke përfshirë mbrojtjen e Izraelit nga agresione të mëtejshme. Konferenca e Parisit është pika fillestare për këtë.”
    Johann Wadephul dhe Gideon Sa’arFotografi: Sean Gallup/Getty Images
    Izraeli kritikon ashpër takimin e ParisitReagimi i Ministrit të Jashtëm izraelit, Gideon Saar, ndaj takimit të organizuar me nxitim në Paris tregon se sa të vështira ka të ngjarë të jenë përpjekjet evropiane për të zhvilluar një plan për rindërtimin e Rripit të Gazës.
    Wadepful u takua me Saar në Izrael vetëm pak ditë më parë. Ata kanë raporte të mira mes tyre. Megjithatë, Saar tani ka vlerësuar se konferenca e Parisit ishte “e panevojshme dhe e dëmshme”.
    Ai shkroi në platformën X: “Ne e shohim këtë si një përpjekje tjetër të Presidentit Macron për të larguar vëmendjen nga problemet e tij të brendshme në kurriz të Izraelit.”
    Marrëdhëniet e Izraelit me Francën kanë rënë në një pikë të ulët që kur Presidenti Emmanuel Macron njohu shtetin palestinez në fund të shtatorit. Shumë vende të tjera evropiane kanë bërë të njëjtën gjë, por Gjermania nuk e ka ndërmarrë këtë hapu dhe nuk iu bashkua këtyre vendeve.
    Deklarata e Saar e bën të qartë se është kryesisht e paqartë se çfarë roli mund të luajnë vendet evropiane, dhe për rrjedhojë Gjermania, në rindërtimin e Gazës. Dhe në hapat e parë të planit 20-pikësh të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Evropa do të luajë vetëm një rol mbështetës.
    Jens Thurau

  • Ministri i Jashtëm gjerman, Wadephul: Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes sonë evropiane

    Ministri i Jashtëm gjerman, Wadephul: Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes sonë evropiane

    Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes sonë evropiane. Ne do të ndjekim rrugën drejt BE-së së bashku me gjashtë vendet e rajonit, tha sot ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul përpara udhëtimit të tij në Belfast dhe Paris. 
    Qëllimi, sipas tij, është forcimi i besimit në anëtarësimin e rajonit në BE dhe arritja e përmirësimeve konkrete në jetën e përditshme të njerëzve – për shembull përmes shkëmbimeve rinore, lirisë se udhëtimit dhe njohjes së diplomave. 
    “Procesi i Berlinit është katalizatori në procesin e pranimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ky funksion është më i rëndësishëm se kurrë. Njerëzit po fillojnë të humbasin besimin në një të ardhme të afërt në BE. Ne nuk mund ta përballojmë këtë, pasi kjo do të kërcënonte një rikthim në kohët e vjetra të armiqësisë dhe një rol më të madh për Rusinë dhe Kinën”, shtoi ministri gjerman. 
    “Në të njëjtën kohë, Procesi i Berlinit ka të bëjë edhe me promovimin e bashkëpunimit të përditshëm dhe arritjen e përmirësimeve të prekshme në jetën e njerëzve – qoftë përmes punës ndërkufitare rinore, udhëtimit të lirë, apo njohjes së ndërsjellë të kualifikimeve”, tha Wadephul. 
    “Ka ende shumë hapa për të ndërmarrë, veçanërisht në rrugën drejt pajtimit. Kjo është një nga arsyet pse vendi i zgjedhur nga miqtë dhe mikpritësit tanë britanikë për takimin e këtij viti të ministrave të Jashtëm është veçanërisht i rëndësishëm. Belfasti simbolizon vendin ku pajtimi u bë i mundur pas disa dekadash mosmarrëveshjeje sociale. Jo brenda natës. Por me durim, vullnet politik dhe mbi të gjitha falë guximit të shumë njerëzve për t’iu drejtuar vazhdimisht njëri-tjetrit në situata të vështira”, tha ai. 
    “Në të njëjtën kohë, situata në Lindjen e Mesme vazhdon të na shqetësojë këtë javë. Më në fund ka shpresë për familjet e pengjeve dhe për njerëzit në Gaza. Shpresë për t’i shpëtuar makthit të dy viteve të fundit. Shpresë për një jetë dinjitoze, lirie dhe sigurie”, tha ministri gjerman. 
    “Në këto orë dhe ditë diplomacie, është thelbësore të punojmë së bashku dhe të ndërmarrim veprime. Kjo është arsyeja pse po udhëtoj nga Belfasti në Paris, ku, me ftesë të kolegut tim francez, po zhvillohet një takim ministror i shteteve evropiane, arabe dhe të tjera myslimane”, tha Wadephul.
    “Shumë vende janë të përgatitura të punojnë për të siguruar që plani i paqes i SHBA-së – të ketë sukses dhe që shpresa për paqe të bëhet shpejt realitet”, shtoi ai. 
    “Që kjo të ndodhë, Gaza nuk duhet të përbëjë më kërcënim për Izraelin dhe që kjo të ndodhë, populli i Rripit të Gazës ka nevojë, përveç ndihmës urgjente humanitare, për perspektiva politike dhe ekonomike”, tha ai. 
    “Gjermania vazhdon të angazhohet për paqe, ndihmë humanitare dhe rindërtim në Gaza. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë së bashku me partnerët ndërkombëtarë. Ne do të angazhohemi në koordinimin e hapave te mëtejshëm në Paris. 
    Pas takimit në Belfast, Wadephul do të udhëtojë për në Paris për të zhvilluar bisedime me shtetet evropiane, arabe dhe myslimane mbi Lindjen e Mesme. 
     
     

  • Pistorius dhe Wadephul: Gjermania nuk do të lejojë përshkallëzim me Rusinë

    Pistorius dhe Wadephul: Gjermania nuk do të lejojë përshkallëzim me Rusinë

    Ministri gjerman i Mbrojtjes Pistorius dhe ministri i Jashtëm Wadephul në takimin me kolegët europianë në Varshavë bënë thirrje për reagim me arsye dhe njëkohësisht me vendosmëri ndaj provokimeve të pandehura ruse.
    Shkeljet së fundi të hapësirave ajrore në disa vende të BE-së kanë treguar, se “Rusia gjithnjë e më shumë po kthehet në një kërcënim për NATO-n”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (29.09.2025) në Varshavë. Ministri i Jashtëm Johann Wadephul paralajmëroi Rusinë ndaj një “agresioni hibrid” dhe po ashtu si edhe Pistorius tërhoqi vëmendjen, se “duhet ruajtur gjaftohtësia”.
    Moska teston aleatët eNATO-s “me intensitet dhe shpeshtësi në rritje”, tha Pistorius, i cili në Varshavë diskutoi në podiumin e një forumi sigurie me kolegët e tij nga Holanda dhe Estonia. Presidenti rus Vladimir Putin me vetëdije përpiqet, “të minojë sigurinë europiane dhe integritetin territorial të kombeve europiane”. Kreu i Kremlinit nuk do të ketë sukses me këtë, u theksua në forumin në Varshavë.

    Wadephul tërheq vëmendjen për një mbrojtje më të mirë nga dronët
    “Aleanca ka reguar ndaj provokimeve të Rusisë me qartësi, unanimitet, vendosmëri dhe arsye”, theksoi Pistorius. “Ne nuk do të biem në kurthin e përshkallëzimit të vazhdueshëm të Putinit. Ne do të ruajmë gjakftohtësinë dhe do të qendrojmë solid dhe të vendosur.” Edhe ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul theksoi: “Ne do të ruajmë gjakftohtësinë dhe nuk do të lejojmë një përshkallëzim.”
    Javët e fundit vendet e NATO-s Polonia, Estonia dhe Rumania kanë njoftuar për depërtimin e dronëve apo avionëve ushtarakë rusë në hapësirat e tyre ajrore. NATO i vlerëson këto si provokime të qëllimshme të Moskës, ndërsa Kremlini i hedh poshtë këto akuza. Në Danimarkë disa incidente me dronë kanë bërë që të mbyllen përkohësisht disa aeroporte. Sipas ministrit të Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt natën e së premtes (26.09.2025) janë konstatuar “grupe dronësh mbi landin e Shlesvig-Holshteinit”.
    Ministri i Jashtëm Wadephul në Varshavë me ministrin e Jashtëm polak Radoslaw Sikorski dhe me atë francez Jean-Noël Barrot për konsultime në Varshavë.Ministri i Jashtëm Wadephul në Varshavë me ministrin e Jashtëm polak Radoslaw Sikorski dhe me atë francez Jean-Noël Barrot për konsultime në Varshavë.
    Ministri Wadephul tërhoqi vëmendjen për një mbrojtje më të mirë nga dronët. “Pikërisht për një mbrojtje nga dronët, kemi biseduar sot intensivisht, ne duhet të zhvillojmë më tej aftësitë tona, për të reguar më shpejt dhe për t’i koordinuar më ngushtë në një rrjet sistemet tona.” Javën e kaluar tetë vende në kufi meRusinë ose me Ukrainën si dhe me vende të Bashkimit Europian si dhe Danimarka e Ukraina u konsultuan bashkarisht për plane për një mur të përbashkët mbrojtës ndaj dronëve.
    Masa sigurie për samitin në Kopenhagë
    Ministri i Jashtëm Wadephul në Varshavë u takua me ministrin e Jashtëm polak Radoslaw Sikorski dhe me atë francez Jean-Noël Barrot për konsultime në kuadrin e trekëndëshit të Vajmarit.
    Të mërkurën (01.10.2025) takohen në Kopenhagë në një samit jo zyrtar kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së dhe të enjten pason një samit i Bashkësisë Politike Europiane. Franca deklaroi (29.09.2025) se për mbrojtjen nga dronët gjatë samitit dyditor ka dërguar 35 ushtarë si dhe një helikopter dhe aparatura. Edhe Gjermania e Suedia kanë deklaruar mbështetje për të siguruar samitin./DW

  • Rusia provokon me dronë, NATO paralajmëron: Do të ruajmë gjakftohtësinë, por jemi gati për mbrojtje

    Rusia provokon me dronë, NATO paralajmëron: Do të ruajmë gjakftohtësinë, por jemi gati për mbrojtje

    Shkeljet së fundi të hapësirave ajrore në disa vende të BE-së kanë treguar, se “Rusia gjithnjë e më shumë po kthehet në një kërcënim për NATO-n”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius në Varshavë. Ministri i Jashtëm Johann Wadephul paralajmëroi Rusinë ndaj një “agresioni hibrid” dhe po ashtu si edhe Pistorius tërhoqi vëmendjen, se “duhet ruajtur gjaftohtësia”.
    Moska teston aleatët e NATO-s”me intensitet dhe shpeshtësi në rritje”, tha Pistorius, i cili në Varshavë diskutoi në podiumin e një forumi sigurie me kolegët e tij nga Holanda dhe Estonia. Presidenti rus Vladimir Putin me vetëdije përpiqet, “të minojë sigurinë europiane dhe integritetin territorial të kombeve europiane”. Kreu i Kremlinit nuk do të ketë sukses me këtë, u theksua në forumin në Varshavë.
    Wadephul tërheq vëmendjen për një mbrojtje më të mirë nga dronët“Aleanca ka reguar ndaj provokimeve të Rusisë me qartësi, unanimitet, vendosmëri dhe arsye”, theksoi Pistorius. “Ne nuk do të biem në kurthin e përshkallëzimit të vazhdueshëm të Putinit. Ne do të ruajmë gjakftohtësinë dhe do të qendrojmë solid dhe të vendosur.” Edhe ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul theksoi: “Ne do të ruajmë gjakftohtësinë dhe nuk do të lejojmë një përshkallëzim.”
    Javët e fundit vendet e NATO-s Polonia, Estonia dhe Rumania kanë njoftuar për depërtimin e dronëve apo avionëve ushtarakë rusë në hapësirat e tyre ajrore. NATO i vlerëson këto si provokime të qëllimshme të Moskës, ndërsa Kremlini i hedh poshtë këto akuza. Në Danimarkë disa incidente me dronë kanë bërë që të mbyllen përkohësisht disa aeroporte. Sipas ministrit të Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt natën e së premtes (26.09.2025) janë konstatuar “grupe dronësh mbi landin e Shlesvig-Holshteinit”.
    Ministri Wadephul tërhoqi vëmendjen për një mbrojtje më të mirë nga dronët. “Pikërisht për një mbrojtje nga dronët, kemi biseduar sot intensivisht, ne duhet të zhvillojmë më tej aftësitë tona, për të reguar më shpejt dhe për t’i koordinuar më ngushtë në një rrjet sistemet tona.” Javën e kaluar tetë vende në kufi meRusinë ose me Ukrainën si dhe me vende të Bashkimit Europian si dhe Danimarka e Ukraina u konsultuan bashkarisht për plane për një mur të përbashkët mbrojtës ndaj dronëve.

  • Pistorius dhe Wadephul: Nuk do të lejojmë përshkallëzim!

    Pistorius dhe Wadephul: Nuk do të lejojmë përshkallëzim!

    Shkeljet së fundi të hapësirave ajrore në disa vende të BE-së kanë treguar, se “Rusia gjithnjë e më shumë po kthehet në një kërcënim për NATO-n”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (29.09.2025) në Varshavë. Ministri i Jashtëm Johann Wadephul paralajmëroi Rusinë ndaj një “agresioni hibrid” dhe po ashtu si edhe Pistorius tërhoqi vëmendjen, se “duhet ruajtur gjaftohtësia”.

    Moska teston aleatët eNATO-s”me intensitet dhe shpeshtësi në rritje”, tha Pistorius, i cili në Varshavë diskutoi në podiumin e një forumi sigurie me kolegët e tij nga Holanda dhe Estonia. Presidenti rus Vladimir Putin me vetëdije përpiqet, “të minojë sigurinë europiane dhe integritetin territorial të kombeve europiane”. Kreu i Kremlinit nuk do të ketë sukses me këtë, u theksua në forumin në Varshavë.

    Wadephul tërheq vëmendjen për një mbrojtje më të mirë nga dronët

    “Aleanca ka reguar ndaj provokimeve të Rusisë me qartësi, unanimitet, vendosmëri dhe arsye”, theksoi Pistorius. “Ne nuk do të biem në kurthin e përshkallëzimit të vazhdueshëm të Putinit. Ne do të ruajmë gjakftohtësinë dhe do të qendrojmë solid dhe të vendosur.” Edhe ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul theksoi: “Ne do të ruajmë gjakftohtësinë dhe nuk do të lejojmë një përshkallëzim.”

    Javët e fundit vendet e NATO-s Polonia, Estonia dhe Rumania kanë njoftuar për depërtimin e dronëve apo avionëve ushtarakë rusë në hapësirat e tyre ajrore. NATO i vlerëson këto si provokime të qëllimshme të Moskës, ndërsa Kremlini i hedh poshtë këto akuza. Në Danimarkë disa incidente me dronë kanë bërë që të mbyllen përkohësisht disa aeroporte. Sipas ministrit të Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt natën e së premtes (26.09.2025) janë konstatuar “grupe dronësh mbi landin e Shlesvig-Holshteinit”. 

    Ministri Wadephul tërhoqi vëmendjen për një mbrojtje më të mirë nga dronët. “Pikërisht për një mbrojtje nga dronët, kemi biseduar sot intensivisht, ne duhet të zhvillojmë më tej aftësitë tona, për të reguar më shpejt dhe për t’i koordinuar më ngushtë në një rrjet sistemet tona.” Javën e kaluar tetë vende në kufi meRusinë ose me Ukrainën si dhe me vende të Bashkimit Europian si dhe Danimarka e Ukraina u konsultuan bashkarisht për plane për një mur të përbashkët mbrojtës ndaj dronëve. 

    Masa sigurie për samitin në Kopenhagë

    Ministri i Jashtëm Wadephul në Varshavë u takua me ministrin e Jashtëm polak Radoslaw Sikorski dhe me atë francez Jean-Noël Barrot për konsultime në kuadrin e trekëndëshit të Vajmarit.

    Të mërkurën (01.10.2025) takohen në Kopenhagë në një samit jo zyrtar kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së dhe të enjten pason një samit i Bashkësisë Politike Europiane. Franca deklaroi (29.09.2025) se për mbrojtjen nga dronët gjatë samitit dyditor ka dërguar 35 ushtarë si dhe një helikopter dhe aparatura. Edhe Gjermania e Suedia kanë deklaruar mbështetje për të siguruar samitin./DW

  • Gjermania bllokon sanksionet e BE-së kundër Izraelit

    Gjermania bllokon sanksionet e BE-së kundër Izraelit

    Komisioni i BE-së synon të vendosë sanksione ndaj Izraelit për shkak të situatës katastrofike në Gazë. Fjala është për ndërprerjen e bashkëpunimit me Izraelin në kuadër të programit për nxitjen e kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore “Horizon Europe”.

    Gjermania nuk është dakord me sanksionet e planifikuara nga Komisioni i BE-së. Sipas ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, sanksionet në fushën e hulumtimeve ka të ngjarë të mos kenë ndonjë ndikim në vendimmarrjen politike dhe veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.
    Wadephul: Gjermania e ka bërë shumë të qartë se refuzon planet izraelite

    Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, theksoi se Gjermania i ka kufizuar dërgesat e armëve në Izrael, gjë që përbën një masë më të përshtatshme. Përmes këtij vendimi Gjermania e ka “bërë shumë të qartë” refuzimin e saj ndaj planeve izraelite për të pushtuar Gazën.
    Ajo që nevojitet tani, theksoi Wadephul, është “gatishmëria për të rënë dakord për një armëpushim” në Rripin e Gazës nga ana e të gjitha palëve ndërluftuese.
    BE-ja jo në një mendje lidhur me sanksionet
    Shtetet anëtare të BE-së janë thellësisht të ndara sa u përket masave kundër Izraelit në lidhje me luftën kundër Hamasit. Shumë nga sanksionet që po shqyrtohen duhet të miratohen ose unanimisht ose me shumicë të kualifikuar, që do të thotë prej 15 nga 27 anëtarët e BE-së, të cilët së bashku përfaqësojnë të paktën 65 përqind të popullsisë. Sanksionet kundër kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor janë bllokuar deri tani nga Hungaria. Gjermania, nga ana tjetër, refuzon të pezullojë Marrëveshjen e Asociimit të BE-së ose marrëdhëniet tregtare me Izraelin.
    Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se qëndrimi ndaj sanksioneve për të nuk ka shumicë mes anëtarëve “përcjell mesazhin se jemi të ndarë”./dw

  • Gjermania bllokon sanksionet e BE-së kundër Izraelit: Nuk kanë ndikim në vendimmarrjen politike

    Gjermania bllokon sanksionet e BE-së kundër Izraelit: Nuk kanë ndikim në vendimmarrjen politike

    Komisioni i BE-së synon të vendosë sanksione ndaj Izraelit për shkak të situatës katastrofike në Gazë.

    Fjala është për ndërprerjen e bashkëpunimit me Izraelin në kuadër të programit për nxitjen e kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore “Horizon Europe”.
    Gjermania nuk është dakord me sanksionet e planifikuara nga Komisioni i BE-së. Sipas ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, sanksionet në fushën e hulumtimeve ka të ngjarë të mos kenë ndonjë ndikim në vendimmarrjen politike dhe veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.
    Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, theksoi se Gjermania i ka kufizuar dërgesat e armëve në Izrael, gjë që përbën një masë më të përshtatshme. Përmes këtij vendimi Gjermania e ka “bërë shumë të qartë” refuzimin e saj ndaj planeve izraelite për të pushtuar Gazën.
    Ajo që nevojitet tani, theksoi Wadephul, është “gatishmëria për të rënë dakord për një armëpushim” në Rripin e Gazës nga ana e të gjitha palëve ndërluftuese.
    Shtetet anëtare të BE-së janë thellësisht të ndara sa u përket masave kundër Izraelit në lidhje me luftën kundër Hamasit. Shumë nga sanksionet që po shqyrtohen duhet të miratohen ose unanimisht ose me shumicë të kualifikuar, që do të thotë prej 15 nga 27 anëtarët e BE-së, të cilët së bashku përfaqësojnë të paktën 65 përqind të popullsisë. Sanksionet kundër kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor janë bllokuar deri tani nga Hungaria. Gjermania, nga ana tjetër, refuzon të pezullojë Marrëveshjen e Asociimit të BE-së ose marrëdhëniet tregtare me Izraelin.
    Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se qëndrimi ndaj sanksioneve për të nuk ka shumicë mes anëtarëve “përcjell mesazhin se jemi të ndarë”.

    Top Channel

  • Ministri i Jashtëm gjerman në Kroaci: Gjermania do ta nxisë anëtarësimin e Ballkanit në BE

    Ministri i Jashtëm gjerman në Kroaci: Gjermania do ta nxisë anëtarësimin e Ballkanit në BE

    Procesi i pranimit në BE për Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën nuk po përparon. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul dëshiron ta nxisë procesin e zgjerimit të BE me këto vende. Ai beson se Kroacia ka një rol kyç për të luajtur në këtë drejtim. “Tani duhet t’i japim një shtysë të re zgjerimit për Ukrainën, Moldavinë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha politikani i CDU-së gjatë një takimi me homologun e tij Gordan Grlic Radman në kryeqytetin kroat, Zagreb. “Shpresoj që Kroacia të luajë një rol aktiv dhe vendimtar si një shoqëruese”, shtoi ai.
    Wadephul: Anëtarësimi në BE gjithmonë çështje gjeopolitike

    Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi konsiderohet më i përparuari në procesin e pranimit në BE, por nuk është caktuar ende një datë për pranimin e tij. BE ka zhvilluar negociata pranimi me Malin e Zi dhe Serbinë që nga viti 2012 dhe 2014. Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut filluan në vitin 2022. Bosnja dhe Hercegovina ka statusin e kandidatit për pranim, por ende nuk ka filluar negociatat. Kosovaështë një kandidat potencial për pranim.
    Anëtarësimi në BE nukështë një proces thjesht teknik, por edhe një çështje gjeopolitike, tha Wadephul. “Fqinjët tanë nuk duhet t’ia lëmë autokratëve që kërkojnë të ushtrojnë ndikimin e tyre përmes dezinformimit dhe korrupsionit ose të na fusin në varësi të reja”, paralajmëroi ai, pa përmendur vende si Rusia dhe Kina. Krahas procesit të zgjerimit,  BE duhet të reformohet nga brenda për të qenë në gjendje të përballet me sfidat gjeopolitike si një Bashkim i aftë dhe i konsoliduar demokratikisht.
    Urë për Ballkanin Perëndimor
    Kroacia është e domosdoshme për procesin e zgjerimit, tha Wadephul. “Ju i dini vështirësitë e procesit të pranimit nga përvoja juaj. Kjo ju bën një urë midis Ballkanit Perëndimor”. Kroacia ka rol “thelbësor që Evropa të vazhdojë të rritet, jo vetëm në aspektin e anëtarësimit, por edhe në forcë, kohezion dhe ndikim”. Kroacia ishte vendi i fundit që iu bashkua Bashkimit Evropian, në mesin e vitit 2013, dheështë gjithashtu anëtare e NATO-s.
    Ministri i Jashtëm kroat Radman deklaroi se vendi i tij po merrte pjesë aktive në procesin e negociatave të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Ne nuk duam të shohim ndikim të palëve të treta mbi këto vende”, theksoi ai. Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbetet “në një vakum gjeostrategjik”. Radmani shtoi: “Ballkani Perëndimorështë pjesë e Evropës; ata i përkasin gjeopolitikisht dhe gjeostrategjikisht BE.”/DW/

  • Ministri i Jashtëm i Gjermanisë dyshon tek qëllimet e Putinit

    Ministri i Jashtëm i Gjermanisë dyshon tek qëllimet e Putinit

    Përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore në Ukrainë po shtohen, por ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul është skeptik. Në intervisët me DW ai flet edhe për takimin Putin-Zelenski.
    DW: Ndërsa Perëndimi kërkon një zgjidhje paqësore për Ukrainën, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul është në turneun e tij të parë zyrtar në Azi. Pas Japonisë, ai shkoi në Indonezi, ku biseduam me të. Ministër, a është bërë Ukraina, a është bërë Europa, një vend më i sigurt në ditët e fundit?

    Johan Wadephul: Ka shumë mundësi që ky të jetë një hap drejt sigurisë dhe paqes. Në fund të fundit, presidenti amerikan ka qenë shumë i përkushtuar ndaj kësaj, aq sa tani edhe presidenti rus po e shqyrton që të ndalë me shkëmbimin e zjarrit, luftimet dhe sulmet kundër Ukrainës dhe të flasë për një zgjidhje paqësore me Ukrainën.

    Është gjithashtu pozitive që presidenti amerikan po flet për garanci sigurie për Ukrainën. Këto janë shenja se, për herë të parë në këtë luftë të tmerrshme, një zhvillim i mirë mund të jetë i mundur. Por tani të gjithë presin të shohin nëse Vladimir Putin është vërtet gati ta përfundojë këtë luftë. Fatkeqësisht, gjërat ende duken shumë ndryshe në fushën e betejës.

    DW: Siç e përmendët, është bërë e qartë se pa garanci sigurie nuk do të ketë paqe në Ukrainë. Presidenti Trump tha gjithashtu se pret që Europa, dhe veçanërisht Gjermania, të dërgojnë trupa. Kur dhe sa?

    Wadephul: Po, kjo duhet të diskutohet në detaje dhe së bashku. Këto bisedime janë tashmë duke u zhvilluar. Po bëhen përgatitje të kujdesshme në aspektin e politikës ushtarake dhe të sigurisë. Megjithatë, do të këshilloja së pari të presim dhe të shohim nëse bisedimet do të zhvillohen. Dhe së dyti, nëse ato zhvillohen, duhet të shohim nëse mund të gjendet një marrëveshje e qëndrueshme. Për këtë, të gjithë presim Rusinë.

    Gjermania ka treguar gatishmërinë e saj për të marrë përgjegjësi . Që nga fillimi, praktikisht menjëherë pas betimit, kancelari Friedrich Merz ka treguar çdo angazhim – duke udhëtuar për në Kiev, duke mbajtur shumë takime dhe së fundmi duke shoqëruar presidentin Zelenski në Uashington. Gjermania po merr përgjegjësi duke angazhuar si qeverinë ashtu edhe kancelarin.

    DW: Tingëllon sikur ende keni dyshime serioze se takimi midis Zelenskit dhe Putinit do të zhvillohet. Sa serioze janë këto dyshime?

    Wadephul: Epo, ka dyshime të dukshme, sepse presidenti Putin ende nuk ka thënë “po” për bisedimet. Presidenti Zelenski tha se është gati të zhvillojë një takim dypalësh me Putinin dhe më pas një takim trepalësh me presidentin Trump. Ku është “po”-ja e Putinit? E tëra çfarë shohim është se ai po sulmon Ukrainën çdo ditë. Ajo çfarë shohim është se ai po përdor taktika vonese. E tëra çfarë shohim është se ai po shpik justifikime dhe kushte të reja.

    Më në fund ai duhet ta kuptojë se kjo luftë duhet të mbarojë. Në disa ditë në këtë luftë, Rusia humb edhe nga një mijë të rinj në luftë. Është një luftë krejtësisht e pakuptimtë që është shumë e dëmshme për Rusinë dhe popullin e saj. Edhe Putini duhet ta kuptojë se nëse nuk është gati të negociojë, do të ketë sanksione të mëtejshme. Evropa, mendoj edhe Shtetet e Bashkuara, të cilat tani janë të përfshira, janë gati për këtë.

    DW: Nëse ky takim midis Putinit dhe Zelenskit zhvillohet vërtet, ku mendoni se do të zhvillohet? Ka disa propozime – Gjeneva, Budapesti, Katari… A po ofron edhe Berlini të organizojë këtë takim?

    Wadephul: Jo, nuk mendoj se Berlini ka ambicien për të pritur këto bisedime. Ne po marrim pjesë përmes propozimeve dhe mbështetjes. Jemi gati të flasim me çdo palë. E kemi treguar tashmë këtë dhe do të vazhdojmë ta tregojmë këtë në të ardhmen, por nuk shohim se kontributi ynë më i madh mund të jetë të jemi vendi i këtyre bisedimeve. Gjëja më e rëndësishme është që ato të zhvillohen. Ka shumë vende të mira në Evropë ku ato mund të zhvillohen. Mendoj se ai vend duhet të jetë sa më neutral të jetë e mundur. Në të kaluarën, Zvicra ka qenë gjithmonë shumë e mirë për gjëra të tilla.

    DW: Ky është udhëtimi juaj i parë në Azi dhe njerëzit këtu po ndjekin nga afër përpjekjet për të filluar këto bisedime mbi të ardhmen e Ukrainës. Në varësi të rezultatit, a mund ta inkurajojë kjo Kinën të jetë më konfrontuese këtu në rajon?

    Wadephul: Po, ky është një nga mesazhet që mora me vete. Ne e dimë që këto rajone krize janë të lidhura dhe ose do të mbrojmë rendin ndërkombëtar dhe paqen e bazuar në rregulla së bashku, ose do të humbasim këtë betejë. E ne nuk duam ta humbasim.

    Këtu në Azi – kam qenë në Japoni dhe tani në Indonezi – njerëzit janë shumë mirënjohës që ekziston një qëndrim shumë i qartë në Evropë dhe në botë ndaj agresionit rus. Dhe pikërisht për këtë arsye kam thënë këtu se, për shembull, paqja në Ngushticën e Tajvanit është po aq e rëndësishme për stabilitetin rajonal sa edhe për ekonominë globale. Gjithashtu edhe për politikën ekonomike dhe sigurinë në Evropë. Njerëzit këtu e shohin këtë dhe e vlerësojnë që Gjermania i njeh këto probleme.

    DW: Por, nëse supozojmë se do të kishte një bllokadë të Ngushticës së Tajvanit, cila do të ishte përgjigja e Berlinit? Si do t’i siguronit dhe mbronit rrugët e transportit detar dhe zinxhirët e furnizimit gjerman?

    Wadephul: Për fat të mirë, e shoh këtë si një pyetje hipotetike dhe mund të përsëris vetëm thirrjen për të refuzuar dhunën direkte ose indirekte. Ky është qëndrimi ynë, e ky është edhe qëndrimi i praktikisht të gjitha vendeve fqinje në këtë rajon. Ndryshe, besoj se progresi në lidhje me luftën agresive të Rusisë ka treguar një gjë: shumë vende tani janë të gatshme të punojnë së bashku.

    Ne shohim se ekziston një “Koalicion i të Gatshmëve” që mbështet Ukrainën, domethënë 30 vende. Ka edhe vende aziatike, për shembull Japonia, që e mbështesin atë. Pra, ky rajon ka të drejtë të kërkojë solidaritet nga ne për të njëjtën arsye. Po krijohen partneritete të reja globale, dhe kjo është ajo që dua të arrij këtu për Gjermaninë është që njerëzit të na shohin si të besueshëm. Ne po e tregojmë këtë dhe sigurisht që mund të presim të njëjtën besueshmëri prej tyre. Perspektivat për këtë janë shumë të mira.

    DW: A nuk duhet të përfshihet vërtet Kina në bisedimet për të ardhmen e Ukrainës? Putini do të vizitojë Pekinin në fillim të shtatorit…

    Wadephul: Kina po përcakton rolin e saj. Kina është një vend i rëndësishëm, një vend i madh që mund të ketë ndikim të madh politik, që ka ndikim të madh ekonomik dhe është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne i kemi bërë thirrje Kinës për një kohë të gjatë që të përdorë këto mundësi dhe të ndihmojë në përfundimin e luftës. Sepse pothuajse asnjë vend tjetër, asnjë qeveri tjetër, nuk ka një ndikim kaq të fortë në Rusi sa Kina. Fatkeqësisht, Kina nuk i ka përdorur mundësitë e saj deri më tani, por nuk është kurrë vonë.

    DW: Pra, po thoni se do ta mirëprisnit këtë?

    Wadephul: Po, sigurisht. Ne i kemi bërë disa herë thirrje Kinës. Dhe gjatë bisedimeve të mia të fundit me ministrin e Jashtëm Wang Yi, i bëra thirrje atij dhe udhëheqjes së shtetit dhe partisë kineze që t’i përdorin këto burime më qartë në marrëdhëniet e tyre me Rusinë. Do të isha shumë i kënaqur nëse kjo thirrje do të dëgjohej në Pekin.

    DW: Por gjatë udhëtimit tuaj ju e kritikuat edhe Kinën. E akuzuat për “sjellje agresive”. Kina reagoi menjëherë ndaj kësaj. Si i shohin aleatët tuaj indonezianë, partnerët tuaj kritikat që keni bërë këtu dhe sot?

    Wadephul: Kjo kritikë nuk është e re. Dhe, sigurisht, është thjesht një reagim ndaj sjelljes negative që shohim gjatë gjithë kohës nga pala kineze. Ka pasur disa incidente serioze këtu në det, si dhe shkelje të vendimeve të gjykatave dhe kufijve të të drejtave sovrane. Dhe unë besoj se na lejohet t’i përgjigjemi kësaj. Ne duhet t’i përgjigjemi kësaj. Ne të gjithë i nënshtrohemi të njëjtave standarde – në Evropë, Afrikë apo Azi. Përvoja ime në Azi më tregon se qëndrimi i Gjermanisë vlerësohet shumë. Nuk është një qëndrim anti-Kinë në vetvete, por është një qëndrim që mbron ligjin dhe të drejtën ndërkombëtare. Dhe është një qëndrim i pavarur.

    Gjermania i ofron Kinës në mënyrë të qartë partneritet dhe bashkëpunim, por ne për fat të keq shohim që Kina herë pas here tregon një anë krejtësisht të ndryshme të sjelljes së saj. Megjithatë, dora jonë mbetet gjithmonë e shtrirë dhe unë do të kërkoj mundësi të reja për të folur përsëri me Kinën./DW