Tag: vullneti

  • Manovrat me Avokatin e Popullit, deputetët e PD tërhoqën firmat, Manja çon në Kuvend emrat e 6 kandidatëve: ‘Topi’ te Peleshi

    Manovrat me Avokatin e Popullit, deputetët e PD tërhoqën firmat, Manja çon në Kuvend emrat e 6 kandidatëve: ‘Topi’ te Peleshi

    6 KANDIDATET NE GARE

    TIRANË- Pas pothuajse 4 vitesh, ku avokatja e popullit Erinda Ballanca vazhdon detyrën e saj përtej mandatit, zgjedhja e pasuesit të saj është zhytur në një përplasje mes socialistëve dhe demokratëve. Mazhoranca është shprehur që në krye të herës që emri i ri i Avokatit të Popullit do të zgjidhet nga kandidatët e mbështetur nga opozita, mirëpo tashmë procesi është futur në një amulli të re, pas tërheqjes së deputetëve të PD nga firmat që kanë dhënë për kandidatët.
    Shkak për këtë është bërë jozyrtarisht, indicia se PS do të votonte emrin e Endri Shabanit për postin e Avokatit të Popullit, i cili në procesin paraprak ka mundur që të sigurojë më shumë se 28 firma deputetësh. Sipas deputetëve të opozitës, në Komisionin e Ligjeve, procesi duhet të kthehet në pikën zero, sa kohë që asnjë prej kandidatëve në garë tashmë nuk ka firmat e tyre. Por drejtuesi i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, me shumicë votash 9 me 3, vendosi që lista me 6 kandidatët që plotësojnë kriteret të dërgohet në seancën plenare, dhe të jetë më pas Niko Peleshi, ai që të marrë një vendim në lidhje me garën, si dhe me pretendimin e deputetëve të PD për tërheqjen nga firmat e tyre për kandidatët.
    Edhe pse u shpreh kundër kolegëve të tij për tërheqjen e firmave, që e quajti një akt paburrërie, deputeti Arjan Ndoja tha se procesi i garës nuk mund të vazhdojë, sa kohë që kandidatët tashmë nuk kanë mbështetjen e ligjvënësve të opozitës.
    “Të gjithë anëtarët e grupit të PD-së kanë tërhequr nënshkrimet për të gjithë kandidaturat. Po e them publikisht, nga pikëpamja morale ky nuk është akt as burrëror as juridik. Mbaj përgjegjësi për këtë që po them. Nga pikëpamja juridike ndodhemi para një fakti: imagjinoni kodin e procedurës civile kur një palë që ka bërë ankimin heq dorë nga e drejta ankimit brenda afatit. Çfarë ndodh në gjykata? Ankimi nuk ka vlerë. Po e njëjta gjykatë vendos moskalimin në seancë dhe e bën me deklarim që ky ankim nuk ekziston më”, u shpreh Ndoja.
    Ndërkohë që deputeti Gent Strazimiri tha se sa kohë që deputetët e PD janë tërhequr nga firmat për kandidatët, atëherë asnjë prej tyre nuk plotëson kushtin ligjor për të vijuar garën.
    “Është e vërtetë që firmat sjellin pasoja juridike. Siç e sjell pasojën e parë, sjell dhe pasojën e dytë. Është e vjetër sa firma, është latine. ‘Novissima voluntas servatur’. Firma më e fundit është vullneti. Meqenëse do me doktrinë juridike. Doktrina është kjo: E ke firmën, kam tërhequr, ky është vullneti im i fundit. Ti nuk mund të bësh sikur nuk ekziston. Pastaj, kush duhet të skuqet e ku di unë se çfarë për atë punë, ai është muhabet tjetër. Ke të drejtë shumë, ke të drejtë shumë, kur thua që nuk është rregull.
    S’ka qenë, nuk është rregull i shkruar. Është një zakon që ne e kemi respektuar kur kemi qenë në pushtet. Dhe e kemi respektuar ne që ta dish ti. Kur u zgjodh Igli Totozani, nuk është bërë në kuvend dëgjesa? Është bërë tek Partia Socialiste. Vinin të tëra atje, live me kamera, kishte një komision deputetësh socialistë që i shikonte dhe në fund fare nxorrën një kandidaturë, thanë, këtë duam ne, atë kemi votuar. Kjo është tradita e mirë e parlamentit mendoj unë. Keni vendosur ta shkelni? Po. Vendosni një tjetër, por nuk mund ta bësh ti këtë kurrë. Kurrë. Duke thënë, ky është i joti. Në momentin kur unë, dhe kjo është pra çështja. Ti merre, zgjidhe, nuk është problem. Nuk po të themi mos e zgjidhni. Shkeleni dhe këtë traditë të mirë, sigurisht që nuk është ligjore.
    Por ti nuk mund të thuash, e kam zgjedhur filanin, kishte dhe mbështetjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike apo grupit parlamentar të LSI-së, sepse kjo nuk është e vërtetë. Edhe nëse ti nuk e verifikon dot kur e ka marrë firmën ai, edhe sikur të ishte kështu, ne po të themi sot. Vullneti i fundit është ky që kemi sot. Nuk e mbështesim. Me firmë, me vulë, me shkresë. Me argument. Këtë, ti kësaj ti nuk mund t’i ikësh. Ti mund t’i ikësh faktit po, që nuk e di kur ja dhe, ja dhe dje, ja dhe pardje, ja dhe mbrëmë në darkë, nuk ka rëndësi. Unë sot të kam sjellë letrën, të kam thënë me firmën time, unë nuk e mbështes. Ta marrësh ta fusësh në seancë dhe të thuash ky ka mbështetjen dhe të këtyre se këtu është firma e këtij, ky është mashtrim i opinionit publik, është mashtrim i ligjit, është mashtrim dhe i seancës. Nuk ka lidhje me zakonin e mirë të parlamentit. Vullneti i shprehur me votë i deputetëve të opozitës të organizuar në grupet e tyre parlamentare, emër për emër, është nuk i mbështesim. Merrni zgjidhni një, mbështetni një tuajin, s’ka problem. Të gjeni një Igli Totozan tjetër nuk është problem ajo punë, nuk po ju themi këtë.
    Po të marrësh të zgjedhësh një njeri që ne nuk e mbështesim dhe të thuash po për zotin ju e mbështesni, ky është mashtrim. Ashtu. Të thashë dhe njëherë, në qoftë se flet juridikisht, juridikisht vullneti i fundit është ai që kemi paraqitur me firmat tona. Nuk i mbështesim. Pastaj doni të nxirrni një nga celulat e Partisë Socialiste, mirë e bëni. Nuk është problem. Vazhdoni fitoni zgjedhje dhe fitoni përkrahje me këto raporte të zeza që ju sjell OSBE-ODIHR-i, ku thotë nuk ka demokraci, nuk ka media, nuk ka gazetarë, është narkoshtet. Vazhdoni bëjeni, nuk është problem, ju vazhdoni me fitore nga fitorja në fitore. Çështja është këtu ku flasim me këtë punë dhe po flasim juridikisht, jo politikisht. Juridikisht nuk i ke firmat tona, nuk e kanë mbështetjen tonë, ti nuk mund të thuash që vullneti i përparmë, kudo sido që të ketë qenë, është përpara kësaj. Nuk ka krijuar pasoja, pasoja krijon kjo tani.
    Ta shpjegoj nga çdo pikëpamje dhe zotit Ndoj, dhe më vjen keq në qoftë se formimin e ke juridik. Është ta thashë, është e vjetër, është latine qysh kur ka dalë firma, koncepti i firmës. Vullneti i fundit, është ai që merret parasysh. Edhe sikur të kishim vdekur ne të gjithë, kanë sjellë këtë shkresën në fund fare. Jemi gjallë dhe po të themi nuk e mbështesim. Dakord? Edhe sikur të mos ta kishim bërë me shkrim. Po të themi nuk i mbështesim, jemi këtu ne. Dhe ti nuk mund ta bësh këtë që bën, nuk gjen dot argument as juridik, as njerëzor, as logjik, që të thuash po ju i mbështesni. Ne jemi këtu dhe prandaj ta thashë dhe faktin tjetër. Mund të mos kishte qenë fare vendim politik i grupeve parlamentare. Thjesht deputeti Gent Strazimiri, sot këtu tash të thoshte, shiko e di ç’është problemi? Po shkoj po e shkruaj dy minuta, por unë nuk e mbështes filan kandidat. Sa firma ka? 28. Ka 27 sot, nuk e plotëson kriterin. Dhe ti nuk më fut dot jo ti s’e bën dot këtë punë. S’e bën dot, kaq, kaq e thjeshtë është. Jo më të jetë vendim”, u shpreh Strazimiri.
    6 emrat që Komisioni i Ligjeve dërgoi në seancën plenare, ku më pas do të ketë edhe një vendimmarrje për kërkesën e PD, që deputetët janë tërhequr nga firmat:
    Adriana Kalaja – 44 firma
    Aranita Brahaj – 35 firma
    Besim Ndregjoni – 34 firma
    Endrit Shabani – 35 firma
    Skënder Haluci – 30 firma
    Tartar Bazaj – 28 firma
    Mbetet për t’u parë nëse palët politike, do të kenë negociata për zgjidhjen e këtij ngërçi të ri juridik, apo vendimmarrja do të lihet tërësisht në dorën e Peleshit, në seancën e radhës plenare./ZËRI 

  • Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Strazimiri: Vullneti i fundit është ai që vlen, të thuash se e mbështesim një kandidat është mashtrim…

    Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Strazimiri: Vullneti i fundit është ai që vlen, të thuash se e mbështesim një kandidat është mashtrim…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, gjatë debatit në Komisionin e Ligjeve, theksoi se vullneti i shprehur i deputetëve për avokatin e Popullit, përmes firmës së fundit është i vetmi që ka fuqi juridike.

    Ai akuzoi mazhorancën se po përpiqet të justifikojë një kandidaturë duke u mbështetur në firma të vjetra, të cilat janë tërhequr zyrtarisht nga opozita. Sipas Strazimirit, çdo paraqitje e kandidatit si i mbështetur nga PD apo LSI përbën mashtrim të opinionit publik, të ligjit dhe të vetë seancës parlamentare. Deputeti kujtoi gjithashtu traditën e mëparshme parlamentare për konsultimet transparente dhe akuzoi mazhorancën për shkelje të parimeve të mirëqeverisjes dhe standardeve demokratike.

    Gent Strazimiri: Është e vërtetë që firmat sjellin pasoja juridike. Siç e sjell pasojën e parë, sjell dhe pasojën e dytë. Është e vjetër sa firma, është latine. ‘Novissima voluntas servatur’. Firma më e fundit është vullneti. Meqenëse do me doktrinë juridike. Doktrina është kjo: E ke firmën, kam tërhequr, ky është vullneti im i fundit. Ti nuk mund të bësh sikur nuk ekziston. Pastaj, kush duhet të skuqet e ku di unë se çfarë për atë punë, ai është muhabet tjetër. Ke të drejtë shumë, ke të drejtë shumë, kur thua që nuk është rregull.

    S’ka qenë, nuk është rregull i shkruar. Është një zakon që ne e kemi respektuar kur kemi qenë në pushtet. Dhe e kemi respektuar ne që ta dish ti. Kur u zgjodh Igli Totozani, nuk është bërë në kuvend dëgjesa? Është bërë tek Partia Socialiste. Vinin të tëra atje, live me kamera, kishte një komision deputetësh socialistë që i shikonte dhe në fund fare nxorrën një kandidaturë, thanë, këtë duam ne, atë kemi votuar. Kjo është tradita e mirë e parlamentit mendoj unë. Keni vendosur ta shkelni? Po. Vendosni një tjetër, por nuk mund ta bësh ti këtë kurrë. Kurrë. Duke thënë, ky është i joti. Në momentin kur unë, dhe kjo është pra çështja. Ti merre, zgjidhe, nuk është problem. Nuk po të themi mos e zgjidhni. Shkeleni dhe këtë traditë të mirë, sigurisht që nuk është ligjore.

    Por ti nuk mund të thuash, e kam zgjedhur filanin, kishte dhe mbështetjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike apo grupit parlamentar të LSI-së, sepse kjo nuk është e vërtetë. Edhe nëse ti nuk e verifikon dot kur e ka marrë firmën ai, edhe sikur të ishte kështu, ne po të themi sot. Vullneti i fundit është ky që kemi sot. Nuk e mbështesim. Me firmë, me vulë, me shkresë. Me argument. Këtë, ti kësaj ti nuk mund t’i ikësh. Ti mund t’i ikësh faktit po, që nuk e di kur ja dhe, ja dhe dje, ja dhe pardje, ja dhe mbrëmë në darkë, nuk ka rëndësi. Unë sot të kam sjellë letrën, të kam thënë me firmën time, unë nuk e mbështes. Ta marrësh ta fusësh në seancë dhe të thuash ky ka mbështetjen dhe të këtyre se këtu është firma e këtij, ky është mashtrim i opinionit publik, është mashtrim i ligjit, është mashtrim dhe i seancës. Nuk ka lidhje me zakonin e mirë të parlamentit. Vullneti i shprehur me votë i deputetëve të opozitës të organizuar në grupet e tyre parlamentare, emër për emër, është nuk i mbështesim. Merrni zgjidhni një, mbështetni një tuajin, s’ka problem. Të gjeni një Igli Totozan tjetër nuk është problem ajo punë, nuk po ju themi këtë.

    Po të marrësh të zgjedhësh një njeri që ne nuk e mbështesim dhe të thuash po për zotin ju e mbështesni, ky është mashtrim. Ashtu. Të thashë dhe njëherë, në qoftë se flet juridikisht, juridikisht vullneti i fundit është ai që kemi paraqitur me firmat tona. Nuk i mbështesim. Pastaj doni të nxirrni një nga celulat e Partisë Socialiste, mirë e bëni. Nuk është problem. Vazhdoni fitoni zgjedhje dhe fitoni përkrahje me këto raporte të zeza që ju sjell OSBE-ODIHR-i, ku thotë nuk ka demokraci, nuk ka media, nuk ka gazetarë, është narkoshtet. Vazhdoni bëjeni, nuk është problem, ju vazhdoni me fitore nga fitorja në fitore. Çështja është këtu ku flasim me këtë punë dhe po flasim juridikisht, jo politikisht. Juridikisht nuk i ke firmat tona, nuk e kanë mbështetjen tonë, ti nuk mund të thuash që vullneti i përparmë, kudo sido që të ketë qenë, është përpara kësaj. Nuk ka krijuar pasoja, pasoja krijon kjo tani.

    Ta shpjegoj nga çdo pikëpamje dhe zotit Ndoj, dhe më vjen keq në qoftë se formimin e ke juridik. Është ta thashë, është e vjetër, është latine qysh kur ka dalë firma, koncepti i firmës. Vullneti i fundit, është ai që merret parasysh. Edhe sikur të kishim vdekur ne të gjithë, kanë sjellë këtë shkresën në fund fare. Jemi gjallë dhe po të themi nuk e mbështesim. Dakord? Edhe sikur të mos ta kishim bërë me shkrim. Po të themi nuk i mbështesim, jemi këtu ne. Dhe ti nuk mund ta bësh këtë që bën, nuk gjen dot argument as juridik, as njerëzor, as logjik, që të thuash po ju i mbështesni. Ne jemi këtu dhe prandaj ta thashë dhe faktin tjetër. Mund të mos kishte qenë fare vendim politik i grupeve parlamentare. Thjesht deputeti Gent Strazimiri, sot këtu tash të thoshte, shiko e di ç’është problemi? Po shkoj po e shkruaj dy minuta, por unë nuk e mbështes filan kandidat. Sa firma ka? 28. Ka 27 sot, nuk e plotëson kriterin. Dhe ti nuk më fut dot jo ti s’e bën dot këtë punë. S’e bën dot, kaq, kaq e thjeshtë është. Jo më të jetë vendim.

  • Korrupsioni, Rama: Nuk e lufton SPAK por vullneti i PS, i dha pavarësinë drejtësisë! Njerëzit na mbështesin ne, jo lloj-lloj karagjozësh

    Korrupsioni, Rama: Nuk e lufton SPAK por vullneti i PS, i dha pavarësinë drejtësisë! Njerëzit na mbështesin ne, jo lloj-lloj karagjozësh

    Kryeministri Edi Rama komentoi edhe drejtësinë e re teksa tha se është PS ajo që e bëri të mundur këtë gjë. Në bisedimin me qytetarët në njësinë 3 në Tiranë, kryeministri theksoi se nuk është SPAK që po lufton korrupsionin por vullneti i partisë që ai drejton, që po e mbron edhe me koston në lëkurën e vet, duke iu referuar mbajtjes në paraburgim prej shkurtit pa gjyq të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 
    “Këtu nëse bëhet pyetja se kush mban mend të ketë paguar për certifikatën e lindjes, ka njerëz që do të thotë po. Sot e merr në telefon. Te pjesa tjetër është hera e parë nga 1912, që në Shqipëri luftohet pa parë majtas e djathtas, pavarësisht të gjitha problematikave e historive që janë të lidhura me një sistem drejtësie të ri që ka shumë probleme, pavarësi shumë e re. të flasësh sot për drejtësinë e pavarur është si të flasësh për Shqipërinë e pavarur 60-70 vjet pasi u pavarësua. Por ama nuk është luftuar kurrë korrupsioni si sot. Nuk e lufton SPAK, por vullneti i kësaj force politike që i dha pavarësinë e drejtësisë dhe që e mbron edhe me koston e paguar në lëkurën e vet. Çfarë është mbajtja e kryetarit të bashkisë atje brenda pa gjyq, është kosto. Nuk hyj fare unë të drejta apo jo ato që thuhen, ai është procesi ligjor, gjyqësor dhe e bën gjyqi. Por deri më sot gjyq nuk ka, ka një njeri në burg, është kosto. Ama ne as nuk bëjmë protesta, as nuk ngremë zërin jo se jemi budallenj, por sepse është mendje e ndarë. Çdo ngacmim që i bëjmë SPAK apo sistemit që lufton me korrupsionin, është ngacmim që i bën dëm vendit për të nesërmen. Nëse u deshën 100 e ca vjet që të fillonte kjo luftë, nëse fillojmë e ngacmojmë do ta shtyjmë edhe 20 vjet të tjera dhe ta harrojmë që të ulemi në tryezën e BE. Për vite e kishim damkën në ballë, ishim ne në qeveri, të shkruar në raportet e BE, kultura e pandëshmueshmërisë. “, u shpreh Rama. 
    Më tej, Rama tha se nata ka kaluar në Shqipëri dhe prandaj qytetarët mbështesin PS dhe jo “lloj lloj karagjiozësh rrugëve”. 
    “Njerëzit edhe kur nuk merren gjithë ditën siç merremi ne me këtë punë kanë mjaftueshëm logjikë për të parë dritën dhe errësirën, të mirën e të keqen dhe pavarësisht se ne nuk jemi sot në diell të plotë si vend, por nuk diskutohet që nata në Shqipëri ka kaluar. Dielli ka lindur dhe nuk diskutohet që ai diell do të ngrojë edhe më shumë. Këtë njerëzit e kuptojnë këtë dhe prandaj mbështesin PS dhe jo lloj lloj karagjiozësh rrugëve.”, shtoi Rama. 
     

  • “Ai është vullneti i tyre”/ Pjesëmarrja e ulët në Vlorë, Celibashi: Kjo nuk i bën zgjedhjet ilegjitime

    “Ai është vullneti i tyre”/ Pjesëmarrja e ulët në Vlorë, Celibashi: Kjo nuk i bën zgjedhjet ilegjitime

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u pyet edhe për pjesëmarrjen e ulët të votuesve, sidomos në Vlorë dhe nëse do të ishte legjitime zgjedhja e një kryetari me një pjesëmarrje të tillë. Ai tha se fakti që në Vlorë kanë votuar vetëm 12 % e votuesve, nuk do të thotë se zgjedhjet ishin ilegjitime.
    “E kemi bërë këtë diskutim sot këtu edhe më përpara. Nëse do të duhet të kemi një kufi të pjesëmarrjes për të konsideruar zgjedhje të vlefshme. Ka vende që e kanë dhe ka që s;e kanë. Nëse 12% e qytetarëve të vlorës kanë dashur të marrin pjesë dmth se ai është vullneti i tyre, por kjo nuk i bën zgjedhjet ilegjitime në mënyrë absolute.”, tha ai.

  • Jo vetëm para por dhe vota për partinë, si ‘Rrumi’ joshte ekspertët e policisë që verifikonin vërtetësinë e dokumentave

    Jo vetëm para por dhe vota për partinë, si ‘Rrumi’ joshte ekspertët e policisë që verifikonin vërtetësinë e dokumentave

    Në një kohë kur prokuroria e Posaçme SPAK, kishte nisur një hetim për pronat e tjetërsuara në Hamallaj nga grupet kriminale, Aleksandër Laho së bashku me vëllanë e tij, Vullnet Muça, kishin marrë dijeni për këtë hetim, pasi kishin arritur të siguronin një shkresë që Dumani, kishte dërguar në hipotekën e Durrësit.
    Dokumenti ishte siguruar nga brenda zyrtarëve të Hipotekës, të cilët ja kishin dhënë Agron Bejdollit dhe më pas ky i fundit ia kishte dorëzuar Aleksandër Lahos. Laho alias “Rrumi” konsiderohet si “Mbreti” i falsifikimit të dokumentave të pronësisë në zonën e Gjirit të Lalëzit.
    Për shkak të falsifikimeve dhe mbivendosjes së pronave Laho, hyri në një përplasje ballore me grupin e Plaurent Dervishaj, ku të dyja palët planifikonin goditjen e njëri-tjetrit me qëllim asgjësimin fizik të tyre.
    Megjithëse kjo përplasje njihej publikisht në qarqet policore dhe gazetarëve të kronikës së zezë në Shqipëri, tashmë brenda këtij konflikti mes dy grupeve kishte hyrë Prokuroria e Durrësit dhe SPAK, të cilët përmes disa vendimeve kishin urdhëruar sekuestrimin e dhjetërave parcelave në zonën e Gjirit të Lalëzit.
    “Rrumi” dhe vëllai i tij Vullnet Muça, fillojnë të monitorojnë nga afër situatën, duke kapur ekspertët grafikë dhe topografikë të policisë së Shtetit, me qëllim nxjerjen e origjinalitetit të dokumentave të falsifikuara, duke mos i dhënë mundësi prokurorisë të ecte përpara me hetime.
    Gazetari Elton Qyno ka mesuar se për ta bërë këtë, “Rrumi” i shkruante vëllait Vullnetit që veç parave të premtonte dhe vota për partinë, në këmbim të kësaj pune. Kujtojmë se biseda zhvillohet në muajin Mars 2021 në kulmin e fushatës elektorale, ndërsa zgjedhjet do mbaheshin në 24 prill 2021.
    Mes tyre në aplikacioknin “Sky” zhvillohet kjo bisedë në lidhje me ekspertimin që Prokuroria e Posaçme, i ka bërë dokumenteve të sekuestruara, ekspertim i cili është bërë nga eksperti Albert Petro.
    Vullneti dhe Aleksandri, kanë zhvilluar në platformën “Sky”, disa biseda të cilat paraqiten më poshtë në rend kronologjik, ku në datën 2 Mars 2021, rreth orës 17:33 Vullnet Muaça alias Laho, i shkruan të vëllait Aleksandrit duke i thënë se Albert ka dosjet për ekspertim.
    Mes dy vëllezërve zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:
    Vullnet Laho:Bert Petro i ka…,
    Rrumi: Ky Bert Petro i ka dosjet?
    Vullneti: Po…
    Rrumi: “…i ka çuar ke laburatori për akt-ekspertimi…ai prokurori
    Vullneti: ”…Më tha Beni që ka shumë frikë nga ty po e ka mik Samiu, do kap se ta mbaron tha Beni…”.
    Ndërkohë në datën 5 mars 2021, në orën 18:55 Aleksandër Laho ka biseduar përsëri me Vullnet Muçën në “Sky”, ku flasin në lidhje me ekspertimin e dokumenteve dhe interesimin pranë ekspertit të laboratorit.
    Rrumi i shkruan vëllait si më poshtë vijon:
    Rrumi: Atë Bertin e takove vetë ti… ti thoje nxiri që janë të rregullta…dhe me pyet a ka çuar volumin dhe ato të tjerët që ka marë herën e parë…ai din me i nxjerë në rregull po deshi ai, është ekspert i fushës.
    Vullneti:Po fola, i ka ky të gjitha u ndava shumë mirë…Unë do ti boj gjërat gjërat që mos të bojnë riekspertim dhe po ta bojnë, të vijë sërisht ke linja jonë…është Ok.
    Rrumi: Dhe të parat i ka çuar për ekspertim?
    Vullneti: Cilët të parat, ky i ka AMTP-të dhe volumet?
    Rrumi: Ato që ka marrë herën e parë në hipotekë…kërkesën që ka bërë para Vitit të Ri në Hipotek.
    Vullneti: Herën e parë kanë marë AMTP-në.
    Rrumi: Herën e para ata në hipotekë kanë marë, ato të cecit…ke tregu e shumë të tjera…herën e dytë kanë marë këto 12 emrat…që kanë marë AMTP-ë.
    Vullneti: Për këto si thashë po ky i ka, po ti them Fredit të mari listën, po tha ky që janë ma shumë se 12-të.
    Rrumi: Janë dhe të parat atëherë…thuaj nxiri në rregull se vula dhe firmat në rregull i kanë.
    Vullneti:Ok, do nxjeri po 3 janë keq po dhe ato që nxjerri positive.
    Rrumi: Keq ska si të ketë, se vulën dhe firmën e kanë të gjithë në rregull dhe letra është origjinale.
    Vullneti:Po boja sikur nuk dija un ai ishte gjarpër ti tha idi mir po do shprehem që janë të njëjtat.
    Rrumi: Atëherë kam futur dhe një avokat tjetër me taku dike ti them të tërhiqet.
    Vullneti: Po ke firmat ajo “A” thoshte po me ça kuptova e ka bo me Fredin, pak lojën për nanji kafe.
    Rrumi: Po vulat si kemi lujt neve…
    Vullneti: Po janë te volumi.
    Rrumi: Firmat ti e din si kemi lujt as vulat… po volumet i kishin matë dhe ato për akt ekspertimi.
    Vullneti: 13 pika i kanë kërku SPAK-u.
    Rrumi: Këtë avokatin që kam futur po e largoj…ta shkëpus…Po dhe Fredi të fortë e ka bërë të ka ulur në takim, se ata nuk para takojnë njeri.
    Vullneti: Si duash po ky do shprehet mirë.
    Rrumi: Janë shumë Espinoza…. po e ke taku ti vet ska mundësi me u shpreh keq ai në njëfarë mënyrë ka pranu bashkpunimin….. ky ka taku sot shefin e këtij Bertit po tha s’kam marëdhënie me atë.
    Vullneti: Po po e ke “ok” po unë i nejta te kjo pjesë që unë kam jetu jashtë, kam bo 5 lek kam ardhë kam ble.
    Rrumi: Shefi Bertit nuk shkonte mirë me Bertin dhe i thashë lejë një herë këtë që ka fol me shefin…po po aty rri ti në rregull je.
    Vullneti: Leje se është “ok”.
    Rrumi: Ai që ka pranuar me taku është “Ok”… ka hap rrugën me marrë nai lek…merri listën çfarë po heton…merrja me kohën avash avash kur të ketë marrë lekët…ta jep dhe vet në fund.
    Vullneti: Do të respektoj dhe do ta di për nder gjithë jetën dhe jena njerëz në treg do ta shpërblej.
    Rrumi:Po du me ditë ku kena gabuar neve që e kanë kap ata…në rregull të tjerat.
    Vullneti: Do ta boj jo me marr lekët e bo riekspertim dhe po të vi të vi po te linja ime. Do ta boj “Ok” tha që mos të kesh siklet që me dyshu.
    Vullneti: Do ta boj “ok” tha qe mos të kesh siklet qe me dyshu.
    Rrumi: “ok” në rregull shumë mirë… po thash doja me ditë po e mësove me kohën, ku e kanë kap nai gabim që ta dimë ku kemi gabuar neve.
    Vullneti: Mu s’më la asnjë dyshim
    Rrumi: ose ndoshta ke ato të Sukthit… jo jo ai derisa ka ardh takim është ok…. është me marrë kafen.
    Vullneti: Po po bëra sikur më ka kap ky hall i kam ble se me ditë që i kemi bo janë shumë sipërfaqe dhe të peshkon.
    Rrumi: po Fredi është strateg për këtë sektor dhe për kriminalistikën… shumë mirë i ke thënë…dhe Fredit ashtu thuaj… i kemi blerë.
    Vullneti: Po po, kam një javë që ri nga 3 orë me Fredin.
    Rrumi: Po Renci ka që erdhi u ul takim.
    Vullneti: Ti jap dhe i kafe Fredit ta kemi se njef dhe është tipi i ëmbël.
    Rrumi: Po Fredit unë i thashë atëherë hajde të të bëj nai gjo dhe ngeli do vi sot, do vi nesër… normal, respektoje… dhe për vota ok thuj… ngrije pjacën.
    Vullneti: I thashë dhe un, Fredi do nanji makinë, do nanji lekë xhepi… Po i kam thënë.
    Rrumi: Ok shife vetë
    Vullneti: Fola me Monikën i dite me Fredin në “skay”… Kamer… Po çelës i thash m’ka kërku me njet korrekt.
    Rrumi: Po Fredi është teknik shumë i lart për këto lloj bisedash në terren me policin… është me gradë të lart për terrenin…po vetëm që gënjen dhe ka nai ves….
    Vullneti: Dhe Fredit i kam nejt korrekt i kam thënë si ta mendosh ti unë do boj po ta lexojmë deri ditët e fundit.
    Rrumi: Se është shumë i hollë për këto gjëra dhe ka shumë shkallën e njofjes…njef shumë njerëz po ka humb “pil” se gënjen dhe ka nai ves…po kur do i kthente përgjigje prokurorisë ai a të tha gjë? Dhe fletat e volumit i kanë çuar për akt-eskpertimi të tha gjë.
    Vullneti:Këtë javë nga e premtja.
    Ndërkohë në datën 8 mars 2021, në orën 19:53, Aleksandër Laho ka biseduar me Vullnet Muçën në lidhje më dhënien e një “kafe” një personi emri i të cilit nuk e përmendin por që dyshohet se mund të jetë eksperti kriminalist.
    Biseda zhvillohet si vijon:
    Rrumi: çfarë po bën…mos more nai përgjigje nga Fredi për atë bisedën e atij mikut të vetë.
    Vullneti: Është mbyllur si bisedë nesër e ka lënë takimin ti çoj kafen.
    Rrumi: Atë të kam thënë sa kafe don…ta ka ndar si pazar, dhe Fredit kafen e atij fytja në zarf dhe thuj këtë jepja atij mos e luaj, boje. Me ditë ai si çon kafen dhe na nxjerr punë
    Vullneti: Jo nesër do më thotë… Jo jo se nuk e bon atë gjo se i kam thënë dhe ai e ka pa që janë gjëra me rëndsi.
    Rrumi: Ee kuptoj por është shumë i dobët punë lekësh po për garanci thuaj… dhe atë respektoje më vete.
    Në lidhje me bisedat e mësipërme ku janë përmendur edhe AMTP-të, Eksperti Albert Petro ka kryer ekspertimin nr. 5166, date 2 qershor 2021, të AMTP-ve Nr. 168, datë 20.01.1995 në emër të Miqail Balti; Nr. 116. datë 15.08.1995 në emër të Qemal Hyzoti; Nr. 154, datë 10.04.1994, në emër te Mahut Agasi; Nr. 153 datë 10.08.1994 në emër të Kujtim Dervishi dhe Nr. 13. Datë 10.04.1995, në emër të Petrit Alljaasi.

  • Investim në Kepin e Rodonit/ Zbardhet biseda në Sky ECC: Ka fol ky robi me të ‘gjatin’ dhe i ka dhënë OK

    Investim në Kepin e Rodonit/ Zbardhet biseda në Sky ECC: Ka fol ky robi me të ‘gjatin’ dhe i ka dhënë OK

    Dosja hetimore e SPAK ndaj Aleksandër Lahos i njohur si ‘Rrumi’ dhe grupit Avdylaj ka nxjerr në pah mënyrën se si tjetërsoheshin pronat në Durrës. Përgjimet kanë zbuluar bisedën mes vëllait të Rrumit, Vullnet Muçës dhe një personi tjetër të paidentifikuar.
    Muça bisedon me një person të panjohur për SPAK, ku ky i fundit thotë se ka fol më të gjatin dhe ka marrë “ok” për një leje investimi. Personat flasin për një investim në 500 dynym tokë në Kepin e Rodonit, aty ku sot ndodhet kisha Katolike.
    Pjesë nga Dosja e SPAK:
    Data 25 dhjetor 2020, përdoruesi i SkyECC D787B0,i shkruan Vullnetit se shoku i tij kishte marrë miratimin nga i gjati dhe nga java e parë e janarit do ti orientojë tek një arkitekt. Vullneti i shkruan se ka edhe 500 Dynymë tokë në qytetin e Durrësit, i përshtatshëm për të ndërtuar kapanone dhe t’i lëshojnë me qira.
    D787B0 – Shoku ka fol ky robi me këtë te gjatin dhe i ka dhen OK na orientoj tek një arkitekt besoj dhe ulemi flasim Tani nga java e par e janarit do
    Vullneti – Ok shok… Shumë mirë…po këto miqtë e tu e kanë me qejf
    D787B0 – Duan te hyjnë ne pjesë por për ketë flasim shoku
    Vullneti – Po ti dil rim shok leja del… Dhe folim ta dimë ca kërkojnë… Renci ka te bohet duhet miku shoku se
    D787B0 – Ok shoku vECC te na jap emrin e arkitektit
    Vullneti – Ok shok hajde ti shtym se është gjynah se janë prona të mira
    D787B0 – Se normal ky jep ok dhe na cakton me ke arkitektin qe do vet dhe ndoshta na cakton atë emren turku.
    Vullneti – Kam dhe i ven në Durres për kapanone të lusin për qera
    D787B0 – Shumë mirë.

     

     

  • Vrasje dhe tjetërsim pronash/ Operacioni i SPAK, zbulohet biseda mes “Rrumit” dhe vëllait të tij: Po i treguam…

    Vrasje dhe tjetërsim pronash/ Operacioni i SPAK, zbulohet biseda mes “Rrumit” dhe vëllait të tij: Po i treguam…

    Vëllai i “Rrumit” u arrestua pak ditë më parë në Durrës, me urdhër të SPAK, nën akuzat e vrasjes dhe tjetërsimit të pronave, teksa dosja ka zbuluar një bisedë mes tyre.

    Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shihet një bisedë mes Vullnet Muçës dhe vëllait të tij Aleksandër Lahos ose i njohur si “Rrumi”.
    Në një pjesë të saj, të vendosur më poshtë, flitet për një sipërfaqe të madhe toke, prej 20 mijë m2. Komunikimi mes tyre është bërë në Sky ECC.
    Vullneti:- Po asajt qe tha cil ti tregojm me ble.
    Aleksandri:- Jepi cil dush….mbidh nai lek…
    Vullneti – Do ti tregoj reren e bardh tjeter sdi, vetem po i tregum ate te Palit.
    Aleksandri – renci ka me mbledh nai lek….ate te Palit ke Gjoni thu’
    Vullneti – Po ate te Palit pa 200 sja vlen me i dhen…apo ti them ktu para dylakut.

    Top Channel

  • Sulmet Ruse, Zelensky: Evropa sot varet më shumë se kurrë nga vullneti politik

    Sulmet Ruse, Zelensky: Evropa sot varet më shumë se kurrë nga vullneti politik

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke iu referuar veprimeve të fundit të Rusisë, të cilat i cilësoi si “gjithnjë e më shkatërruese”, deklaroi se siguria e Evropës varet sot më shumë se kurrë nga vullneti politik dhe veprimi pa vonesa.
    “Është e qartë se vetëm veprimi i përbashkët dhe përpjekjet e koordinuara mund të garantojnë siguri reale. Asnjë vend nuk duhet të mbetet i vetëm përballë kësaj kërcënimi,” tha ai, sipas asaj që raporton gazeta britanike The Guardian.
    Zelensky theksoi se Rusia po bën “shumë gabime” dhe se është momenti i duhur për të shtuar presionin ndaj saj.

    “Duhet ta rrisim presionin tani, në mënyrë që të detyrohet të ndalojë luftën dhe të ndryshojë kursin e saj politik,” tha presidenti ukrainas.
    Ai gjithashtu bëri thirrje për më shumë presion ndaj vendeve si Hungaria dhe Sllovakia, të cilat vijojnë të importojnë energji nga Rusia.
    “Çdo lidhje me Rusinë mund të përdoret kundër jush. Sa më pak lidhje me Rusinë, aq më e sigurt është jeta – dhe jeta duhet të mbrohet,” deklaroi Zelensky.

  • “Është deformuar vullneti qytetar”/ Sezoni i ri parlamentar, reagon kandidati: Për rastin tim SPAK, ka nisur hetime

    “Është deformuar vullneti qytetar”/ Sezoni i ri parlamentar, reagon kandidati: Për rastin tim SPAK, ka nisur hetime

    Kandidati për deputet në zgjdhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, i ftuar në një studio televizive, tha se vijon që të ketë besim se do të jetë në parlament.
    Kalaja u shpreh se ka marrë më tepër se 8.200 vota në zgjedhje, duke thënë se është tjetësuar vullneti qytetar. Më pas, ai shtoi se për rastin e tij, SPAK ka nisur hetime për veprën penale “falsikim zgjedhor”.
    Kalaja u shpreh se prokurori i SPAK ia ka kaluar çështjen Prokurorisë së Durrësit, pasi vepra penale konsiderohet e lehtë. Sipas Kalasë, shumë vota të marra nga ai nuk janë numëruar dhe se që kjo të vërtetohet është e lehtë, mjafton të happen kamerat e KQZ. Në fund, Kalaja paralajmëroi se çështjen do e çojë deri në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar hapjen e gjitha kutive.
    Aulon Kalaja:
    Kam dërguar në SPAK një sërë çështjesh, ndër të tjera edhe vendimin e KAS. Prokurori ka pranuar veprën penale të falsikimit zgjedhor në rastin tim, por se ka thënë se nuk e ka për kompetencë SPAK, sepse futet tek veprat e lehta. Në zgjedhjet e 11 majit kishte shkelje të mëdha. I është vënë detyrë Prokurorisë së Durrësit, që nëse ka indicie për grup të strukturuar kriminal, do të shkojë çështja më tej.
    Kam çuar edhe Këshillin e Ministrave në SPAK, sepse ka falur gjobat dy ditë përpara zgjedhjeve. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, sipas fakteve, del se është palë me qeverinë. Unë kam marrë më shumë se 8.200 vota. Unë doja që të hapet KZAZ e Shijakut. Jam krenar që fushata ime ka kushtuar vetëm 6 mln të vjetra. SPAK të hetojë dhe për çështjen e tërmetit. Jam kërceënuar nga bandat e Durrësit për Torren Veneciane. Qeni që të leh nuk të ha, nuk kam pse kam frikë kur them të drejtën. Kruja është dhe historike, nuk ka vetëm tritol.
    Qytetarët nuk kanë besim që mbrohet vota. Gjithçka buron nga vota, ajo duhet mos të tjetërsohet. Një grup nga qarku Durrës i dha një kandidati 21 mijë vota, aq vota nuk ka marrë as nga kryeministri, këta deputetë sot janë ndihmuar nga bandat. Shumë deputetë do humbasin mandatin se janë zgjedhur nga bandat. Kam besim se do të jem në parlament. Dua që të hapen kutitë, votat janë manipuluar. Unë rikuperova në disa kuti 105 vota. Votat shikohen thjesht fare nëpërmjet videove të KQZ. Është deformuar vullneti i qytetarëve. Unë do kërkoj të drejtën time dhe çështjen do e çoj në Gjykatën Kushtetuese.

  • Lapaj i prerë: S’mund të lejoj që vullneti i 64 mijë njerëzve të përfundojë në skuthllëk

    Lapaj i prerë: S’mund të lejoj që vullneti i 64 mijë njerëzve të përfundojë në skuthllëk

    Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka vijuar me tone kritike ndaj zhvillimeve brenda koalicionit, duke denoncuar sipas tij një skenar për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe për të shmangur hyrjen e tij në Kuvend.
    “Nuk është thjesht diskutim për një mandat,” u shpreh Lapaj në një intervistë. “Qëllimi është që mandati të kalojë përmes dajës së Shabanit që ndodhet në vendin e nëntë në listë. Unë do të isha një zë që nuk do i bëja fresk atij parlamenti.”
    Ai ngriti pikëpyetje mbi qëndrimin e Endrit Shabanit: “Nëse daja i Shabanit ka vepruar me kokën e tij, pse zoti Shabani është hedhur në mbrojtje të këtij veprimi? I lamë atij drejtimin e fushatës në Tiranë dhe patëm një nga rezultatet më të dobëta.”
    Lapaj theksoi se çështja është më e thellë se thjesht përplasja për një vend në Kuvend. “Qëllimi është i qartë, të pengohet funksionimi i listës së hapur dhe të ndalet hyrja ime si model në parlament. Sepse kjo do të thotë rezistencë ndaj pushtetit,” tha ai.
     
     
    Ai kritikoi edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mosreagimin ndaj kërkesave të dorëheqjes së disa kandidatëve: “Kanë kaluar mbi 30 ditë dhe ligji parashikon që nëse nuk ka vendim, kërkesa quhet e miratuar në heshtje.”
    Lapaj shtoi gjithashtu se ka pasur përpjekje për ta përfshirë në marrëveshje politike: “M’u kërkua të bëhem pjesë e një koalicioni pro integrimit evropian që do t’i shitej BE-së si përfaqësues edhe i të rinjve. E kam refuzuar dy herë. Nuk kam pranuar të jem pjesë.”
    Me tone të vendosura, Lapaj përfundoi se nuk ka ndërmend të tërhiqet: “Nuk do të lejoj që vullneti i 64 mijë qytetarëve të përfundojë në një skuthllëk politik.”