Tag: vullnet

  • Kush e “ha” nga integrimi në BE? Pedagogu: Të parët e pësojnë shqiptarët

    Kush e “ha” nga integrimi në BE? Pedagogu: Të parët e pësojnë shqiptarët

    Eksperti i ekonomisë Azmi Stringa ka analizuar ndikimin që do të kishte për Shqipërinë propozimi për heqjen e vetos dhe përshpejtimi i procesit të integrimit europian.
    I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, ai theksoi se anëtarësimi do të sillte përfitime të mëdha, por edhe kosto për qytetarët dhe sektorë të papërgatitur si bujqësia.
    Sipas Stringës, nëse ekziston vullnet i qartë politik nga BE-ja, tranzicioni mund të lehtësohet me mbështetje financiare, ndërsa mbyllja e kapitujve deri në vitin 2027 mbetet e mundur, por varet nga vendimmarrja politike e Brukselit.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Çfarë do të sillte kjo për ekonominë shqiptare, për qytetarin shqiptar?
    Stringa: Do të ishte shumë. Nuk e di sa gati jemi ne për këtë proces, por ky është ndonjëherë edhe vendim politik. Disa shtete do marrin kosto
    Borakaj: Kush do marrë më shumë kosto?
    Stringa: Qytetarët do marrin kosto, dhe sektorë të caktuar. Për shembull, bujqësia, sektorë të cilët janë të papërgatitur në këtë rast. Sidoqoftë, unë kam këtë përshtypje. Në qoftë se BE-ja ka vullnet politik, është diçka e zgjidhshme. Pra, Ballkani Perëndimor mund të ndihmohet me pak lekë, gjë që nuk është diçka e madhe, për t’i dhënë mbështetjen e domosdoshme për të marrë frymë derisa të bëjë këtë tranzicionin, edhe tranzicionin ekonomik, nëse ka një vullnet të tillë. Hapi që duhet të na shqetësojë ne është propozimi francez që thoshte: “Mos i fusim në BE, po bëjmë një Europë politike, pra si satelita dhe si një rreth përqark”, e cila ngjan pak me këtë të heqjes së vetës që propozon Kryeministri Rama. Po, nuk është ajo gjë e keqe. Ti ke vende, për shembull, si Norvegjia, që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, por që kanë një marrëveshje të ngjashme me BE-në. Ose vende si Zvicra, të tilla që nuk janë… Puna është, a duam ta bëjmë ne këtë gjë? A duam?
    Borakaj: A mund të arrijë Shqipëria që t’i mbyllë të gjithë grupet e kapitujve në 2027-ën?
    Stringa: Edhe mund t’i mbyllë. Vendimmarrja për të hyrë në BE është vendimmarrje politike.

  • Chiellini për rinovimin e Yildiz: Ka vullnet nga të gjithë, me qetësi do ta bëjmë

    Chiellini për rinovimin e Yildiz: Ka vullnet nga të gjithë, me qetësi do ta bëjmë

    19 Nëntor 2025

    13:44

    Alfred Lleshi

    “Rinovimi i Yildiz? Me qetësi, kërkon kohë, por ka vullnet nga të gjithë për ta bërë. Me ekuilibër dhe qetësi bëhet çdo gjë”. Kështu u shpreh Giorgio Chiellini, drejtori i strategjisë së futbollit te Juventusi, gjatë “Social Football Summit” në “Allianz Stadium”.
    Ai shtoi se klubit i mungon ende një pjesë e fundit e organigramës, drejtori sportive: “Kur të vijë, do të kemi një strukturë të plotë me Comolli në krye të klubit dhe të sektorit sportiv, pastaj do të jem unë, drejtori sportiv dhe Modesto si drejtor teknik. Ky është grupi që do të marrë vendimet”.
    Mesazhi i Chiellinit është i qartë: për Kenan Yildiz ekziston dëshira e ndërsjellë për rinovim, gjithçka do të mbyllet në mënyrë të rregullt dhe të kontrolluar.

  • Nuk keni vullnet per tu dobesuar? Provoni kete diete 9 ditore nga Anila Kalleshi

    Nuk keni vullnet per tu dobesuar? Provoni kete diete 9 ditore nga Anila Kalleshi

    Nëse nuk mund të mbani dietë për shkak të vullnetit të dobët, provoni këtë dietë 9 ditore.
    Menyja është e shumëllojshme, mirë e balansuar dhe mjaft e lehtë për ta respektuar, prandaj iu dedikohet personave me vullnet të dobët për dobësim. Dietën mund ta përsërisni dy herë nga nëntë ditë, kurse rezultatet janë të garantuara.
    Dietë për persona me vullnet të dobët. Këshillë: të merreni me aktivitet fizik të cilin do ta shtoni gradualisht dhe të konsumoni më tepër ujë.
    Dita e parë/ Mëngjesi: 1 copë bukë të thatë misri e lyer me xhizë, 1 vezë e zier, 2-3 kumbulla të thata; Dreka: 1 copë buke integrale, 1 sallatë me domate dhe tranguj, 1 banane; Darka: 100 gram mish viçi të pjekur, 1 sallatë e “madhe” nga lakra dhe karrotat, 2 patate të ziera, 1 mollë
    Dita e dytë/ Mëngjesi: 1 gotë lëng portokalli, 1 gotë qumësht pa yndyrë, 1 banane dhe 1 copë bukë e thatë misri; Dreka: 200 gram file pule (në skarë), 2 domate, ½ e trangullit, 1 gotë jogurt pemësh.
    Mund ta përgatisni vetë në shtëpi duke shtuar pemë të ndryshme dhe një gotë jogurt), 1 mollë; Darka: 150 gram peshk I pjekur, 2 patate të ziera
    Dita e tretë/ Mëngjesi: 2 copa bukë e thatë misri, 150 gram file pule (e pjekur), 1 domate; Dreka: 1 supë me perime, 1 copë bukë integrale, 1 sallatë nga lakra, karrotat dhe panxhari i kuq, 1 banane; Darka: 150 gram mish viçi I pjekur, 1 sallatë nga panxhari I kuq, lakra dhe karrotat, 1 banane.

  • “Kam shtëpinë ngjitur me atë të Andi Malokut”/ Atentati ndaj Arjan Ndojt, vëllai i “Rrumit”: Na erdhi si bombë, jemi takuar pas ngjarjes me ish-prokurorin

    “Kam shtëpinë ngjitur me atë të Andi Malokut”/ Atentati ndaj Arjan Ndojt, vëllai i “Rrumit”: Na erdhi si bombë, jemi takuar pas ngjarjes me ish-prokurorin

    Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos ose siç njihet ndryshe Rrumi, ka rrëfyer në gjykatë versionin e tij rreth atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku.

    Vullnet Muça, i arrestuar për tjetërsim pronash, ka deklaruar, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, se shtëpitë e tyre janë ngjitur me atë të Andi Malokut, teksa sa i përket ish-prokurorit, ai ka treguar rreth njohjes që ka pasur me të.
    Vullnet Muça: Në Sukth kam jetuar gjatë 2019, Palurentin e kam dëgjuar si emër, nuk kam pas muhabet, ata të pandehurit e tjerë nuk i njoh. Aleksandër Lahon e kam vëlla, e kam marrë vesh nga televizori në që i kishin bërë atentat. Më pas kam mësuar se ishte në makinë me Arjan Ndojn dhe Andi Malokun, ne s’kemi pas asnjë përplasje me palën tjetër na erdhi si bombë e gjithë ajo që ndodhi, por ne ishim duke u marrë më shumë me spitalet, se ai kishte një plumb në kokë.
    Me këto persona s’kemi pas asnjë problem as debate as asgjë ne i kemi njohur nga Durrësi, se kështu jemi njohur. Pas ngjarjes na kanë ardhur njerëz për vizitë. Arjan Ndojën e kam takuar 2-3 herë si dashamirës para ngjarjes. Ndërsa pas ngjarjes jemi taku disa herë dhe ai na ka thënë presim të ja lëmë kohës që të shohim nga na erdhi kjo gjeja. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatar. Shtëpitë tona janë ngjitur, me të Andi Malokut. Unë nuk di shumë vetëm ato që kam parë në televizor. Vëllai im ka pas në 2019 një Benz të zi, (një si rrumbullak). Vëllai nuk është se ka mbajtur shofer, nuk njoh persona me pseudonimin Meçe, Mond Çekiçin e kam njohur kur shiheshim respektoheshim por jo ndonjë gjë tjetër.
    Avokat Ilia Ilia: Pse keni ardhur i shoqëruar me polici?
    Vullnet Muça: Më kanë dhënë ca letra aty dhe me thanë qe je arrestuar për punë ca mesazhesh, ato mesazhet kishin lidhje me çështje tokash. Unë kur të doni këtu jam, nuk jam marrë më falsifikim pronash ato janë dyshime do ta vendosi prokuroria gjykata.
    Avokat Ilia Ilia: Çfarë keni dëgjuar për Plaurent Dervishin?
    Vullnet Muça: Kam dëgjuar si qytetar Durrësi domethënë si drejtues grupi kriminal, unë s’kam më shumë të dhëna se s’më kanë interesu, unë se njoh Aldo Avdylajn ndërsa Astritin e njoh por jo të kem pas marrëdhënie. Enea Lumen nuk e njoh. Më Edmond Çekiçin nuk kam pasur asnjë konflikt kurrë, ku shiheshim respektoheshim.
    Zoti avokat unë jam në 8-vjeçare ju më pyesni mua për këto çështje, unë nuk di me shkrujt. Stiven Mziu nuk është i punësuar nga vëllai im. Unë doja me thënë vetëm një gjë, dhe zotëria atje e din edhe vet që ne jemi gabimisht në këtë gjë. E dimë shume mirë të dyja palët që kemi rënë viktimë, e dimë mirë ne se çfarë bëhet ne Durrës.

    Top Channel

  • Jo vetëm para por dhe vota për partinë, si ‘Rrumi’ joshte ekspertët e policisë që verifikonin vërtetësinë e dokumentave

    Jo vetëm para por dhe vota për partinë, si ‘Rrumi’ joshte ekspertët e policisë që verifikonin vërtetësinë e dokumentave

    Në një kohë kur prokuroria e Posaçme SPAK, kishte nisur një hetim për pronat e tjetërsuara në Hamallaj nga grupet kriminale, Aleksandër Laho së bashku me vëllanë e tij, Vullnet Muça, kishin marrë dijeni për këtë hetim, pasi kishin arritur të siguronin një shkresë që Dumani, kishte dërguar në hipotekën e Durrësit.
    Dokumenti ishte siguruar nga brenda zyrtarëve të Hipotekës, të cilët ja kishin dhënë Agron Bejdollit dhe më pas ky i fundit ia kishte dorëzuar Aleksandër Lahos. Laho alias “Rrumi” konsiderohet si “Mbreti” i falsifikimit të dokumentave të pronësisë në zonën e Gjirit të Lalëzit.
    Për shkak të falsifikimeve dhe mbivendosjes së pronave Laho, hyri në një përplasje ballore me grupin e Plaurent Dervishaj, ku të dyja palët planifikonin goditjen e njëri-tjetrit me qëllim asgjësimin fizik të tyre.
    Megjithëse kjo përplasje njihej publikisht në qarqet policore dhe gazetarëve të kronikës së zezë në Shqipëri, tashmë brenda këtij konflikti mes dy grupeve kishte hyrë Prokuroria e Durrësit dhe SPAK, të cilët përmes disa vendimeve kishin urdhëruar sekuestrimin e dhjetërave parcelave në zonën e Gjirit të Lalëzit.
    “Rrumi” dhe vëllai i tij Vullnet Muça, fillojnë të monitorojnë nga afër situatën, duke kapur ekspertët grafikë dhe topografikë të policisë së Shtetit, me qëllim nxjerjen e origjinalitetit të dokumentave të falsifikuara, duke mos i dhënë mundësi prokurorisë të ecte përpara me hetime.
    Gazetari Elton Qyno ka mesuar se për ta bërë këtë, “Rrumi” i shkruante vëllait Vullnetit që veç parave të premtonte dhe vota për partinë, në këmbim të kësaj pune. Kujtojmë se biseda zhvillohet në muajin Mars 2021 në kulmin e fushatës elektorale, ndërsa zgjedhjet do mbaheshin në 24 prill 2021.
    Mes tyre në aplikacioknin “Sky” zhvillohet kjo bisedë në lidhje me ekspertimin që Prokuroria e Posaçme, i ka bërë dokumenteve të sekuestruara, ekspertim i cili është bërë nga eksperti Albert Petro.
    Vullneti dhe Aleksandri, kanë zhvilluar në platformën “Sky”, disa biseda të cilat paraqiten më poshtë në rend kronologjik, ku në datën 2 Mars 2021, rreth orës 17:33 Vullnet Muaça alias Laho, i shkruan të vëllait Aleksandrit duke i thënë se Albert ka dosjet për ekspertim.
    Mes dy vëllezërve zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:
    Vullnet Laho:Bert Petro i ka…,
    Rrumi: Ky Bert Petro i ka dosjet?
    Vullneti: Po…
    Rrumi: “…i ka çuar ke laburatori për akt-ekspertimi…ai prokurori
    Vullneti: ”…Më tha Beni që ka shumë frikë nga ty po e ka mik Samiu, do kap se ta mbaron tha Beni…”.
    Ndërkohë në datën 5 mars 2021, në orën 18:55 Aleksandër Laho ka biseduar përsëri me Vullnet Muçën në “Sky”, ku flasin në lidhje me ekspertimin e dokumenteve dhe interesimin pranë ekspertit të laboratorit.
    Rrumi i shkruan vëllait si më poshtë vijon:
    Rrumi: Atë Bertin e takove vetë ti… ti thoje nxiri që janë të rregullta…dhe me pyet a ka çuar volumin dhe ato të tjerët që ka marë herën e parë…ai din me i nxjerë në rregull po deshi ai, është ekspert i fushës.
    Vullneti:Po fola, i ka ky të gjitha u ndava shumë mirë…Unë do ti boj gjërat gjërat që mos të bojnë riekspertim dhe po ta bojnë, të vijë sërisht ke linja jonë…është Ok.
    Rrumi: Dhe të parat i ka çuar për ekspertim?
    Vullneti: Cilët të parat, ky i ka AMTP-të dhe volumet?
    Rrumi: Ato që ka marrë herën e parë në hipotekë…kërkesën që ka bërë para Vitit të Ri në Hipotek.
    Vullneti: Herën e parë kanë marë AMTP-në.
    Rrumi: Herën e para ata në hipotekë kanë marë, ato të cecit…ke tregu e shumë të tjera…herën e dytë kanë marë këto 12 emrat…që kanë marë AMTP-ë.
    Vullneti: Për këto si thashë po ky i ka, po ti them Fredit të mari listën, po tha ky që janë ma shumë se 12-të.
    Rrumi: Janë dhe të parat atëherë…thuaj nxiri në rregull se vula dhe firmat në rregull i kanë.
    Vullneti:Ok, do nxjeri po 3 janë keq po dhe ato që nxjerri positive.
    Rrumi: Keq ska si të ketë, se vulën dhe firmën e kanë të gjithë në rregull dhe letra është origjinale.
    Vullneti:Po boja sikur nuk dija un ai ishte gjarpër ti tha idi mir po do shprehem që janë të njëjtat.
    Rrumi: Atëherë kam futur dhe një avokat tjetër me taku dike ti them të tërhiqet.
    Vullneti: Po ke firmat ajo “A” thoshte po me ça kuptova e ka bo me Fredin, pak lojën për nanji kafe.
    Rrumi: Po vulat si kemi lujt neve…
    Vullneti: Po janë te volumi.
    Rrumi: Firmat ti e din si kemi lujt as vulat… po volumet i kishin matë dhe ato për akt ekspertimi.
    Vullneti: 13 pika i kanë kërku SPAK-u.
    Rrumi: Këtë avokatin që kam futur po e largoj…ta shkëpus…Po dhe Fredi të fortë e ka bërë të ka ulur në takim, se ata nuk para takojnë njeri.
    Vullneti: Si duash po ky do shprehet mirë.
    Rrumi: Janë shumë Espinoza…. po e ke taku ti vet ska mundësi me u shpreh keq ai në njëfarë mënyrë ka pranu bashkpunimin….. ky ka taku sot shefin e këtij Bertit po tha s’kam marëdhënie me atë.
    Vullneti: Po po e ke “ok” po unë i nejta te kjo pjesë që unë kam jetu jashtë, kam bo 5 lek kam ardhë kam ble.
    Rrumi: Shefi Bertit nuk shkonte mirë me Bertin dhe i thashë lejë një herë këtë që ka fol me shefin…po po aty rri ti në rregull je.
    Vullneti: Leje se është “ok”.
    Rrumi: Ai që ka pranuar me taku është “Ok”… ka hap rrugën me marrë nai lek…merri listën çfarë po heton…merrja me kohën avash avash kur të ketë marrë lekët…ta jep dhe vet në fund.
    Vullneti: Do të respektoj dhe do ta di për nder gjithë jetën dhe jena njerëz në treg do ta shpërblej.
    Rrumi:Po du me ditë ku kena gabuar neve që e kanë kap ata…në rregull të tjerat.
    Vullneti: Do ta boj jo me marr lekët e bo riekspertim dhe po të vi të vi po te linja ime. Do ta boj “Ok” tha që mos të kesh siklet që me dyshu.
    Vullneti: Do ta boj “ok” tha qe mos të kesh siklet qe me dyshu.
    Rrumi: “ok” në rregull shumë mirë… po thash doja me ditë po e mësove me kohën, ku e kanë kap nai gabim që ta dimë ku kemi gabuar neve.
    Vullneti: Mu s’më la asnjë dyshim
    Rrumi: ose ndoshta ke ato të Sukthit… jo jo ai derisa ka ardh takim është ok…. është me marrë kafen.
    Vullneti: Po po bëra sikur më ka kap ky hall i kam ble se me ditë që i kemi bo janë shumë sipërfaqe dhe të peshkon.
    Rrumi: po Fredi është strateg për këtë sektor dhe për kriminalistikën… shumë mirë i ke thënë…dhe Fredit ashtu thuaj… i kemi blerë.
    Vullneti: Po po, kam një javë që ri nga 3 orë me Fredin.
    Rrumi: Po Renci ka që erdhi u ul takim.
    Vullneti: Ti jap dhe i kafe Fredit ta kemi se njef dhe është tipi i ëmbël.
    Rrumi: Po Fredit unë i thashë atëherë hajde të të bëj nai gjo dhe ngeli do vi sot, do vi nesër… normal, respektoje… dhe për vota ok thuj… ngrije pjacën.
    Vullneti: I thashë dhe un, Fredi do nanji makinë, do nanji lekë xhepi… Po i kam thënë.
    Rrumi: Ok shife vetë
    Vullneti: Fola me Monikën i dite me Fredin në “skay”… Kamer… Po çelës i thash m’ka kërku me njet korrekt.
    Rrumi: Po Fredi është teknik shumë i lart për këto lloj bisedash në terren me policin… është me gradë të lart për terrenin…po vetëm që gënjen dhe ka nai ves….
    Vullneti: Dhe Fredit i kam nejt korrekt i kam thënë si ta mendosh ti unë do boj po ta lexojmë deri ditët e fundit.
    Rrumi: Se është shumë i hollë për këto gjëra dhe ka shumë shkallën e njofjes…njef shumë njerëz po ka humb “pil” se gënjen dhe ka nai ves…po kur do i kthente përgjigje prokurorisë ai a të tha gjë? Dhe fletat e volumit i kanë çuar për akt-eskpertimi të tha gjë.
    Vullneti:Këtë javë nga e premtja.
    Ndërkohë në datën 8 mars 2021, në orën 19:53, Aleksandër Laho ka biseduar me Vullnet Muçën në lidhje më dhënien e një “kafe” një personi emri i të cilit nuk e përmendin por që dyshohet se mund të jetë eksperti kriminalist.
    Biseda zhvillohet si vijon:
    Rrumi: çfarë po bën…mos more nai përgjigje nga Fredi për atë bisedën e atij mikut të vetë.
    Vullneti: Është mbyllur si bisedë nesër e ka lënë takimin ti çoj kafen.
    Rrumi: Atë të kam thënë sa kafe don…ta ka ndar si pazar, dhe Fredit kafen e atij fytja në zarf dhe thuj këtë jepja atij mos e luaj, boje. Me ditë ai si çon kafen dhe na nxjerr punë
    Vullneti: Jo nesër do më thotë… Jo jo se nuk e bon atë gjo se i kam thënë dhe ai e ka pa që janë gjëra me rëndsi.
    Rrumi: Ee kuptoj por është shumë i dobët punë lekësh po për garanci thuaj… dhe atë respektoje më vete.
    Në lidhje me bisedat e mësipërme ku janë përmendur edhe AMTP-të, Eksperti Albert Petro ka kryer ekspertimin nr. 5166, date 2 qershor 2021, të AMTP-ve Nr. 168, datë 20.01.1995 në emër të Miqail Balti; Nr. 116. datë 15.08.1995 në emër të Qemal Hyzoti; Nr. 154, datë 10.04.1994, në emër te Mahut Agasi; Nr. 153 datë 10.08.1994 në emër të Kujtim Dervishi dhe Nr. 13. Datë 10.04.1995, në emër të Petrit Alljaasi.

  • LUPINI I PRONAVE/ Si falsifikoi Rrumi regjistrat e vitit 1929, porosia për Netin: Ço njerëz të pastrojnë toka, të duket sikur ka pronar…

    LUPINI I PRONAVE/ Si falsifikoi Rrumi regjistrat e vitit 1929, porosia për Netin: Ço njerëz të pastrojnë toka, të duket sikur ka pronar…

    Aleksander Laho, Rumi

    TIRANE- Aleksandër Laho alias Rrumi ka patur një synim të qartë për të marrë sa më shumë prona. Me apo pa dokumentacion, kjo nuk ishte një problem për të. Në dosjen hetimore me të cilën SPAK iu drejtua gjykatës për të caktuar masat e sigurimit personal, shihet sesi Rumi bashkë me miqtë e tij arriti deri në falsifikimin e regjistrave të pronave të vitit 1929. Në një pasazh, ai i kërkon Vullnet Muçës që të bëjë legalizime të paqena te “Ura e Dajlanit”. Për këtë, kishte menduar edhe manovra të larmishme, si vendosja e disa punëtorëve për të pastruar tokën me qëllim që të dukej, sikur kjo pronë e cila më pas do të legalizohej, kishte një pronar.
    Pasazhi 1:
    Në datën 5 gusht 2020, në orën 16:01:28, Aleksandër Laho ka biseduar me Vullnet Muçën lidhur me falsifikimin e librave kadastralë të vjetër të zonës “40-44”, si dhe legalizimin në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, që të bëhen në emrin e Lalanit dhe Nanit.
    Këto libra i siguron një person me emrin Mozi, që dyshohet se është punonjës në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pasi nga biseda del se ka akses në sigurimin e dokumenteve që mbahen vetëm në arkivën e ZVRPP-së.
    1D6E0D: Jam këtu me Mozin, ka kërku nga 40 e poshtë dhe nuk ka gjet.
    L629B3: Po të shohë, inshallah gjen nga 40 deri në 44.
    1D6E0D: Ok.
    L629B3: Se 40 deri 44 është më e mirë.
    1D6E0D: Ok se s’ka iku. Ja them un.
    L629B3: Me ato legalizimet aty ke Ura Dajlanit, ke fol me ata me ec… apo si ka ra radha?
    1D6E0D: Të veç një në emër të Lalanit, një në emër të Nanit.
    L629B3: Po u bo me legalizim mirë, eshtë la fusim dhe në sistem po mundëm… dhe çojmë nja 2-3 punëtorë ta pastrojnë… medek ka pronar ajo zonë.
    1D6E0D: Ta bojmë iher.
    Më tej, ai i sugjeron mikut të tij që të fusë sa më shumë njerëz me pak metra, që në të ardhmen të ketë mbështetjen e tyre.
    Pasazhi 2:
    L629B3: ajo do bo e gjith… dhe i fut te gjith nga pak në pjesë, i jep nga nai dylym se dhe e mbrojn të gjith pjesën e vet, dhe kemi nevoj për njerëz për mbështetje.
    Ndërkohë që në një bisedë të vitit 2020, Rrumi i kërkon Muçës të falsifikojë librat e vitit 1929 përmes fshirjes së bojës së kuqe.
    Pasazhi nr3:
    Në datën 22 gusht 2020, në orën 11:38:10, Aleksandër Laho bisedon me Vullnet Muçin i quajtur Neti në lidhje me falsifikimin e librave të regjistrimit të pasurive të viteve 1929 dhe 1957.
    Vullneti i shkruan Aleksandrit se regjistri që ja ka nisur me foto, ja ka sjellë Mozi dhe janë të vitit 1929 dhe 1957. Aleksandri i shkruan se Mozi, më parë u kishte treguar një regjistër të vitit 1930, dhe se regjistri i vitit 1929 i duket i vështirë për t’u bërë.
    Në vijim, Aleksandri i shkruan Vullnetit që regjistrin e vitit 1929 t’ia çojë Dajës ta shikojë dhe të shikojë mundësinë që të fshihej boja e kuqe, dhe interesohet nëse regjistri ka faqe të tjera bosh pas fletës me bojë të kuqe.
    Vullneti i përgjigjet Aleksandrit se pas shkrimit me bojë të kuqe ka edhe dy fleta bosh, ndërsa libri i vitit 1957 ka 16 fleta bosh.
    Kjo bisedë vërteton faktin se falsifikimi i pronave nga ana e Vullnet Muçës dhe Aleksandër Lahos është bërë gjer te regjistrat që pasqyrojnë origjinën e hershme të pronave.
    Në datën 27 gusht 2020, në orën 08:03, Vullnet Muça i identifikuar si Neti i ka dërguar Aleksandër Lahos foto të fletëve bosh të Radhorit të Transkripteve të vitit 1929, të cilat janë pastruar nga shkrimi me bojë të kuqe.
    Vullneti shkruan se kishin pastruar një faqe që kishte pak shkrim, ndërsa faqen e fundit nuk e ngacmuan fare pasi kishte shumë bojë. Sipas Vullnetit, është pastruar një fletë që ndodhet afër fundit të regjistrit dhe më pas vijojnë fletët e tjera bosh pa shkrime, ndërsa më pas regjistri mbyllet.
    Aleksandri ka shqetësimin se boja me të cilën është bërë shkrimi “vjel” dhe porosit Vullnetin që në rast se boja e shkrimit hapet në fletë të gjejnë bojë “mam” e cila nuk hapet.
    Aleksandri shkruan gjithashtu:
    “Dim kujt me ja vu” duke nënkuptuar se duhet të gjejnë një person me qëllim që pronën që do të falsifikojnë ta regjistrojnë në emrin e tij.
    Në vijim, **Vullneti i shkruan se një person i quajtur Xheku i kishte thënë që për pronën që do të bëjnë duhet të gjejnë një person me prokurë që të ndjekë procedurat dhe i përmend një person me emrin Ardit.
    Aleksandri i përgjigjet që sipas tij, prokurën t’ia japin një personi të quajtur Hoti, pasi e kanë nën kontroll.
    Provat se si bisedat e zhvilluara në datën 27 gusht 2020 janë materializuar në veprime konkrete, janë edhe fotot e mëposhtme që bëjnë një krahasim se si kanë qenë fletët e regjistrit origjinal dhe si janë pastruar nga shkrimi me qëllim që të rishkruhen me një transkriptim të falsifikuar prone./ZËRI

  • Kë ‘goditi’ SPAK!

    Kë ‘goditi’ SPAK!

    të akuzuarit

    DURRËS-Një operacion ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ku pritet të bëhet ekzekutimi i 7 masave të sigurisë. Konkretisht aksioni lidhet me tjetërsimin e pronave në qytetin e Durrësit, ku për këtë rast janë përfshirë vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume, Aleksandët Laho (Rumi i Shijakut) dhe vëllai i tij, Vullnet Muça.
    Përpos çështjes së pronave askioni është shtrirë edhe në fisin Avdylaj, të cilët akuzohen në lidhje me një vrasje ndodhur në Durrës. Ekzekutori dyshohet të jetë nipi i Astrit Avdylajt, Aldo Avdylaj. 
    Në kërkim Aleksandër Laho alias Pëllumb MuharremiAldo Avdyli Të arrestuar Vullnet Muça Enea Kume Vlash Draxhi Në burg: Astrit Avdyli Ndalim për të dalë jashtë vendit Edlira Avdylaj

  • Aksioni i SPAK në Durrës, në pranga vëllai i “Rrumit”, Vullnet Muça

    Aksioni i SPAK në Durrës, në pranga vëllai i “Rrumit”, Vullnet Muça

    ne foto aleksander laho

    DURRËS- Aksioni i nisur nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme ka çuar në pranga disa persona. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se në mesin e personave të arrestuar përveç vëllait të deputetit socialist Loer Kume, Enea Kume, është dhe vëllai i Aleksandër Lahos. Vullnet Muça është arrestuar pëer akuzën e tjetërsimit të pronanve në qytetin e Durrësit. 
    Mbi Vullnet Muccën rëndon akuza e tjetërsimit të pronave, ndërkohë që vetë Aleksandër Laho sërish nuk është gjetur në banesë pas kontrolleve.
    Me urdhër të SPAK dhe në 2023 është ushtruar kontroll në banesën e Lahos, po nuk u gjet ndërsa në pyetje qe marrë sërish i vëlla i tij.
    ‘Rrumi’ është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arian Ndoja./ZËRI

  • Rama kritikon heshtjen e Kosovës për Gjykatën Speciale: Nuk ka vullnet, një farsë që do lërë gjurmë

    Rama kritikon heshtjen e Kosovës për Gjykatën Speciale: Nuk ka vullnet, një farsë që do lërë gjurmë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për Gjykatën Speciale dhe procesin “Thaçi dhe të tjerët”. 
    Rama tha në një intervistë për Klan Kosova se nuk ka vullnet në Kosovë për të dalë me një rezolutë të Parlamentit të Kosovës, një rezolutë që tha se Shqipëria do t’i bashkohej menjëherë ndaj Gjykatës Speciale. 
    “Nuk ka vullnet në Kosovë për të dalë me një rezolutë të Parlamentit të Kosovës, një rezolutë përtej partive politike të cilës ne do t’i bashkoheshim menjëherë ndaj Gjykatës Speciale dhe ndaj gjithë kësaj farse sepse ka shumë farsë në këtë mes”, tha Rama. 
    Ai foli edhe për bisedat që i ka me ish-presidentin Hashim Thaçin, me të cilin tha se nuk dëgjohen shpesh. 
    “Hashimi dhe të tjerët dhe Parlamenti i Kosovës bënë një akt mirëbesimi. Nuk dëgjohemi shpesh [me Thaçin] por kam përshtypjen që ndjehemi gjatë gjithë kohës pa ndërprerje.” 
    Rama tha se historia e Gjykatës Speciale do të lë gjurmë tek vendet që e sponsorizojnë atë, e për të cilat tha se ka përshtypjen që në një moment do të zgjohen për ta reformuar këtë lloj sistemi. 
    “Pa shkuar në parashikime ogurzeza, e gjithë kjo histori është një histori shumë e trishtueshme dhe zhgënjyese që unë kam përshtypjen që do të lë gjurmë tek vendet që e sponsorizojnë këtë gjykatë dhe kam përshtypjen që në një moment të caktuar do të zgjohen për ta reformuar këtë lloj sistemi kaq zhgënjyes”. 
    “Por, fatkeqësisht, në momentin që flasim, nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër përveç se të ndjekim procesin duke shpresuar që në fund do të ketë një dritë ndërgjegjeje në momentin e marrjes së vendimit dhe nuk do të jetë deri në fund një tunel pa dritë si ky që ka qenë deri tani.” 

  • “Rusia s’ka vullnet për zgjidhje të konfliktit”, Begaj: Ne mbështesim Ukrainën, agresioni i padrejtë..

    “Rusia s’ka vullnet për zgjidhje të konfliktit”, Begaj: Ne mbështesim Ukrainën, agresioni i padrejtë..

    Presidenti Bajram Begaj ndërsa komentoi luftën në Ukrainë, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, deklaroi se qëndrimi i Shqipërisë ka qenë i qartë në mbështetje të Ukrainës, qoftë politikisht, diplomatikisht, por edhe ushtarakisht. 
    Më tej nënvizoi se është vënë re që Rusia nuk ka një vullnet për zgjidhje të konfliktit. Ndërsa për incidentet të ndodhura në Poloni, Rumani, Estoni e së fundmi në Danimarkë, tha se përgjigja e unifikuar ka treguar vullnetin e duhur për të mbrojtur çdo centimetër të territorit. 
    Pjesë nga intervista: 
    Sokol Balla: Ne jemi të lidhur ngushtë në politikë të jashtme me SHBA, por ama shikojmë që herë pas herë SHBA kanë ndryshime të forta në qëndrimet e tyre sidomos me administratën Trump. Nga takimi Alaskës dolëm te ajo që Trump tha në takim me Zelensky ku doli në tezën që u habit edhe vetë Presidenti ukrainas, iu tha shkoni edhe më tej në terroritoret e pushtuara, na e shikoni këtë situatë pak delikate? 
    Presidenti Bajram Begaj: Qëndrimi i Shqipërisë ka qenë i qartë në mbështetje të Ukrainës qoftë politikisht, diplomatikisht, qoftë ushtarakisht, dhe me asistencë humanitare. Patjetër që jetojmë në kohë sfidash të mëdha në kohë kur sfidat janë të shumëfishta, dhe këto situata kërkojnë një qasje të drejtë dhe të duhur bazuar në të drejtën ndërkombëtare siç është e drejta e popullit Ukrainës për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial. Gjatë kësaj kohe kemi vënë re që Rusia nuk ka një vullnet që duhet të çojë në një zgjidhje të duhur të këtij konflikti. Një vullnet i cili nuk është pranuar pavarësisht ndikimeve dhe takimeve të rëndësishme që janë kryer siç e përmendët edhe ju në Alaska dhe në kemi parë incidente si ai i Polonisë, incidente në Rumani, në Estoni apo së fundi në Danimarkë të cilat janë serioze, por mendoj që përgjigjja e unifikuar ka treguar aftësi nga aleanca dhe Polonia dhe vendet e tjera të prekura që kanë treguar vullnetin e duhur për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të Aleancës. 
    Sokol Balla: Janë rrëzuar dronë, por nëse nesër rrëzohet një avion me pilot rus, sigurisht situata përkeqësohet. A jemi ne gati për një konflikt të tillë? 
    Presidenti Bajram Begaj: Ne mbështesim Ukrainën në këtë agresion të padrejtë dhe të pajustifikuar, mbështesim të drejtën e popullit të Ukrainës për liri dhe patjetër do të mbështesim në çdo situatë.. 
    Sokol Balla: Qoftë ai edhe artikulli 5 
    Presidenti Bajram Begaj: Patjetër që artikulli 5 është një artikull i cili është i detyrueshëm për çdo vend anëtar të NATO-s.