Tag: vuçiq

  • Bllokohet për trafik qendra e Beogradit para tubimit të thirrur nga Vuçiç

    Qendra e Beogradit është mbyllur për trafik më 11 prill, para mbajtjes së një tubimi nga mbështetësit e Qeverisë serbe. Protesta e quajtur “Ne nuk do të heqim dorë nga Serbia”, është thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

    Një bulevard dhe një shesh në qendër të kryeqytetit serb janë mbyllur për qarkullimin e automjeteve, por qytetarët lejohen që të kalojnë.

    Policia ka dalë në rrugë për të ofruar siguri gjatë tubimit dhe disa qytetarë po i shkruajnë letra Vuçiqit dhe po i bashkohen “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin”, thanë gazetarët e Radios Evropa e Lirë që po raportojnë nga terreni.

    REL-i bisedoi me qytetarët që po nënshkruajnë aplikimin për anëtarësim në një pikë të ngritur në Beograd, duke i pyetur pse po anëtarësohen në këtë lëvizje të Vuçiqit.

    “Sepse e dua Serbinë”, tha Millan Lonçar, duke shtuar se ai nuk është anëtar i partisë në pushtet, Partisë Progresive Serbe, por është mbështetës i Vuçiqit.

    Përfaqësuesit e Qeverisë në Serbi vazhdimisht i kanë cilësuar si “revolucion shumëngjyrësh” protestat që studentët po organizojnë tash e disa muaj.

    Studentët po bllokojnë edhe fakultetet dhe po kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga rrëzimi i një strehe betoni në stacionin e trenave në Novi Sad nëntorin e vitit të kaluar. Studentët protestues kanë thënë se nuk duan të negociojnë me Vuçiqin për kërkesat e tyre sepse ai nuk ka autoritet që t’i plotësojë ato.

    Më 8 prill, Vuçiq ftoi qytetarët të marrin pjesë në tubimin, që do të nisë më 11 prill dhe do të zgjasë deri më 13 prill. Ftesën për tubim ai e bëri në emër të lëvizjes që sapo ka formuar të quajtur “Lëvizja për Popullin dhe Shtetin”.

    Vuçiq, një nga themeluesit e Partisë Progresive Serbe, disa herë kishte njoftuar për themelimin e kësaj lëvizjeje.

    Tubimet nga 11 deri më 13 prill do të mbahen në kohën kur për muaj të tërë Serbia po përballet me protesta masive të organizuara nga studentët, që po kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet për tragjedinë në Novi Sad.

    Vuçiq ka deklaruar se në tubimet e “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin” do të paraqesë kushtet e tij “që janë në përputhje me Kushtetutën”.

    “Kërkesat janë serioze dhe do të paraqesin vullnetin e njerëzve të përgjegjshëm në shtetin tonë, vullnetin e shumicës në Serbi”, tha ai përmes një postimi në Instagram.

    Përveç qytetarëve, ai ftoi edhe “të gjitha partitë politike dhe lëvizjet” që të bashkohen në tubim.

    Kreu i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviq, tha se në tubimin e 11 prillit do të përcaktohen kërkesat dhe një nga to do të jetë ndalja e bllokadave.

    Disa grupe mbështetësish janë nisur në këmbë për të marrë pjesë në tubimin e thirrur nga Vuçiqi – një grup është nisur nga Novi Sadi, dhe një tjetër grup i serbëve nga Kosova janë nisur drejt Beogradit.

    Ata thanë se duan ta mbështesin Vuçiqin, por edhe të kundërshtojnë studentët që po bllokojnë fakultetet dhe që të kthehen në mësim.

    Kundërshtarët e studentëve protestues e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë”. Ata kanë ngritur tenda në një park në qendër të Beogradit, që gjendet afër Presidencës serbe. Këta studentë që po protestojnë në Parkun Pionieri, kanë hedhur poshtë pretendimet se protestat e tyre janë organizuar nga Qeveria serbe./ REL/ 

  • Vuçiç mandaton një doktor për të formuar qeverinë e re serbe: E presin detyra të vështira

    Vuçiç mandaton një doktor për të formuar qeverinë e re serbe: E presin detyra të vështira

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi të dielën se i ka dhënë mandatin Prof. Gjuro Macut (o. Đuro) për të formuar qeverinë e re. “Ai më ka garantuar se mund të sigurojë shumicën në Parlament për të zgjedhur qeverinë e re,” theksoi z. Vuçiq.
    Qeveria serbe është lëkundur për shkak të trazirave politike disamujore, që kur ish-kryeministri Milosh Vuçeviq dhe zyrtarë të tjerë të lartë dhanë dorëheqjen në janar pas protestave, kryesisht të organizuara nga studentët, që kanë pasuar aksidentin vdekjeprurës me 16 viktima në stacionin hekurudhor të Novi-Sadit, nëntorin e kaluar.
    Prof. Macut është një akademik, studiues dhe mjek endokrinolog me karrierë të gjatë, si edhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, që flet shpesh në medie për tema të shëndetit. Ai u shfaq në muajin janar si anëtar i Komitetit Nismëtar për krijimin e një lëvizjeje jopartiake në Serbi, me iniciativë të presidentit Vuçiq.
    Qeveria e re do të zgjidhet brenda 18 prillit, përndryshe presidenti mund të shpallë zgjedhje të reja. Sipas kreut të shtetit, kabineti i ri ka për t’u përballura me detyra të vështira. “Rezistenca ndaj të gjitha llojeve të presionit në kuptimin e politikave rajonale, zgjidhja e problemit të tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, përshpejtimi i integrimit europian dhe në të njëjtën kohë, ruajtja e miqve tanë tradicionale në Lindje, dhe kthimi i investimeve në vend.
    Qeveria e re ka detyrën e madhe për të vijuar që të ruajë paqen dhe stabilitetin, për t’u sjellë me tolerancë dhe durim. Qeveria duhet të ketë një zotim të qartë drejt së ardhmes dhe dëshira e qëllimi ynë është ta kthejmë Serbinë në piedestalin e fituesit dhe brenda fundit të vitit të bëhemi ekonomia me rritjen më të shpejtë,” deklaroi presidenti Vuçiq në fjalën e tij të dielën në mbrëmje.

  • Vuçiç bisedon me sekretarin e Jashtëm britanik për Kosovën dhe situatën në Bosnje

    Vuçiç bisedon me sekretarin e Jashtëm britanik për Kosovën dhe situatën në Bosnje

    Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, tha të mërkurën në Beograd se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe veprimet antikushtetuese të Millorad Dodikut, presidentit të entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska.
    Duke folur pas takimit me Vuçiqin në kryeqytetin serb, Lammy tha se një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe i sigurt, është i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar dhe se Serbia luan rol themelor në garantimin e këtij stabiliteti.
    Vuçiq tha se kur është fjala për çështjen e Kosovës, ai dhe Lammy janë pajtuar se dialogu është i një rëndësie kyçe.

    Lammy po qëndron në Beograd pas vizitës në Prishtinë në dy ditët e fundit, ku u takua me liderët e Kosovës.
    Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryediplomati britanik theksoi se vendi i tij dëshiron “normalizim të qëndrueshëm e paqësor” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, teksa u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të angazhohen me plot energji në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
    Vizita e Lammy në vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ka për qëllim kyç forcimin e bashkëpunimit në luftimin e imigracionit të parregullt dhe krimit të rëndë të organizuar.
    Gjendja në Bosnje
    Lammy tha se me Vuçiqin foli edhe për gjendjen e tanishme në Bosnje e Hercegovinë dhe për veprimet e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik.
    “Ne filluam të flasim për atë që më shqetëson mua – veprimet antikushtetuese të presidentit Dodik”, tha Lammy pas takimit.
    Megjithatë, Vuçiq deklaroi se nuk pajtohet me mendimin e Lammy mbi situatën në Bosnje e Hercegovinë.
    “Nuk mund të pajtohem që veprimet antikushtetuese të Millorad Dodik janë fajtori apo fajtori i vetëm për situatën në Bosnje e Hercegovinë”, tha Vuçiq.
    Ai shtoi se Serbia gjithmonë do ta respektojë Marrëveshjen e Dejtonit, dhe në përputhje me të edhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.
    “Ne nuk duam asnjë konflikt”, tha Vuçiq.
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës kërkoi më 27 mars fletarrestime ndërkombëtare, përmes INTEPOL-it, për Dodikun dhe Nenad Stevandiqin, kryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska.
    Kërkesa për fletarrestime ndërkombëtare u bë pasi ata nuk i ishin përgjigjur thirrjes nga Prokuroria e Përgjithshme e Bosnjës nën dyshimin se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës.
    Por të mërkurën, Dodik tha se është njoftuar nga Vuçiqi se INTERPOL-i nuk e ka pranuar kërkesën e gjykatës së Bosnjës për të lëshuar fletarrestime ndërkombëtare kundër tij dhe Stevandiqit.
    Vuçiqi nuk ka folur për këtë në konferencën për media me Lammy të mërkurën.
    Në takimin mes Lammy dhe Vuçiqit morën pjesë ministrat në detyrë të Serbisë, Sinisha Mali, Marko Gjuriq dhe Ivica Daçiq.
    Pas takimit, palët nënshkruan tri memorandume mirëkuptimi./REL

  • Sekretari i Jashtëm britanik në Beograd, thekson rëndësinë e stabilitetit në Ballkan

    Sekretari i Jashtëm britanik në Beograd, thekson rëndësinë e stabilitetit në Ballkan