Tag: vuçiq

  • Konflikti Iran-Izrael, Vuçiç: Serbia ka ndaluar eksportimin e armëve!

    Konflikti Iran-Izrael, Vuçiç: Serbia ka ndaluar eksportimin e armëve!

    Bota E Hënë, 23 Qershor 2025 13:48
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 23 qershor se Serbia “nuk është duke eksportuar” më armë.
    I pyetur nga gazetarët nëse Serbia ka zgjedhur anë në konfliktin Izrael–Iran përmes eksportit të municionit drejt Izraelit, Vuçiq tha se shteti “ka pezulluar të gjitha eksportet” dhe se municionin po e dërgon vetëm në kazermat e ushtrisë serbe.

    “Ne tani nuk eksportojmë asgjë. I kemi ndalur të gjitha dhe, nëse do të lejohet diçka, duhet të merren vendime të posaçme dhe të veçanta. Pastaj, do të shohim si do të veprojmë, në përputhje me interesat e Serbisë. Organet më të larta shtetërore do të informohen për këtë”, tha Vuçiq.
    Pas mbledhjes së kolegjiumit të zgjeruar të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Vuçiq tha se “është një gjë” fakti që Serbia, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, e kishte lejuar eksportin e municionit drejt asaj shteti.
    “Por, situata sot është ndryshe. Ne tani i kemi ndalur në mënyrë të plotë të gjitha [eksportet] dhe i dërgojmë vetëm për ushtrinë tonë”, shtoi ai.
    Duke iu përgjigjur kritikave për eksportin e armëve, Vuçiq tha se kujdeset për sigurinë e shtetit, por edhe për punëtorët në industrinë e mbrojtjes, ku prodhohet municioni që Serbia më herët e eksportonte jashtë vendit.
    Ai shtroi pyetjen se “kush është ai përdorues i lejuar final” për armët dhe pajisjet ushtarake.
    “Nuk bënë në Azi, as në Afrikë, as në Evropë, as në Amerikë. Ku doni, në Antarktidë ta eksportojmë municionin?” pyeti Vuçiq me ironi.
    “Sepse, e kemi parë që është shfaqur [municioni] në Ukrainë, nga të dyja palët. Të dyja anët ankohen. Dhe, për të ndryshuar diçka, mund vetëm në këtë mënyrë – që të them: të gjithë municionin, për një periudhë, vetëm për kazermat tona”, theksoi ai.
    Duke folur për konfliktin Izrael–Iran, Vuçiq tha se Serbia dëshiron paqe në Lindjen e Afërt dhe të Mesme.
    “Për ne, edhe Izraeli edhe Irani janë vende mike”, shtoi ai.
    Vuçiq po ashtu tha se është në kontakt me presidentët e Iranit dhe Izraelit.
    Ai theksoi se Serbia dëshiron marrëdhënie sa më të afërta dhe partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara, por vlerësoi se “nuk ka asnjë dyshim se është shkelur e drejta ndërkombëtare” me sulmin ndaj caqeve në Iran.
    Izraeli nisi më 13 qershor një sulm ndaj Iranit, duke goditur disa lokacione, përfshirë objekte bërthamore dhe zona të banuara në Teheran, ku u vranë disa komandantë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), shkencëtarë bërthamorë dhe civilë.
    Irani reagoi duke lëshuar dronë dhe raketa balistike drejt qendrave ushtarake dhe bazave ajrore në Izrael.
    SHBA u përfshinë në konflikt më 22 qershor. Presidenti Donald Trump njoftoi se bombarduesit amerikanë kishin goditur tri objekte bërthamore iraniane.
    Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se, pas sulmeve amerikane, diplomacia “nuk është më një opsion”.
    Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Iranit, të paktën 430 persona janë vrarë në sulmet izraelite që nga fillimi i konfliktit.
    Në Izrael, sipas të dhënave zyrtare, kanë humbur jetën të paktën 24 persona si pasojë e sulmeve iraniane./REL

  • ‘Vëllai’ i Ramës paralajmëron ‘ndryshime të mëdha’ në ushtri/ Vuçiç: Kemi bërë gjithçka në fshehtësi, do habiteni kur…

    ‘Vëllai’ i Ramës paralajmëron ‘ndryshime të mëdha’ në ushtri/ Vuçiç: Kemi bërë gjithçka në fshehtësi, do habiteni kur…

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Ushtria e Serbisë është “më e fuqishme se kurrë” dhe shtoi se “vetëm një numër i vogël njerëzish e di” çfarë është blerë gjatë viteve të fundit, pasi “gjithçka është bërë në fshehtësi”.

    Në një intervistë për televizionin Prva më 20 qershor, ai tha se gjatë një “parade të madhe” ushtarake në shtator, ushtria do të tregojë gjithçka që posedon.

    “E kemi mbajtur të fshehur, por këto janë ndryshime të mëdha për Ushtrinë e Serbisë në periudhën e ardhshme. Janë më së shumti pesë persona që dinë çfarë kemi sjellë. Qëllimi ynë është ta mbrojmë vendin tonë”, tha Vuçiq, pa sqaruar se nga kush Serbia duhet të “mbrohet”.

    Ai shtoi se ushtria “po bëhet tmerrësisht goditëse”.

    Vuçiq tha se Serbia ka mbajtur të fshehura edhe shumë pajisje që ka blerë dhe paralajmëroi se “shumë do të habiten” kur të shohin çfarë posedon ushtria.

    Sipas tij, Prishtina, Zagrebi dhe Tirana “po krijojnë një aleancë ushtarake” dhe se vazhdimisht po e ftojnë Sofjen që t’u bashkohet, gjë që e ka detyruar Serbinë “të armatoset”.

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan më 18 mars një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Deklarata është përshkruar si një dokument trilateral që forcon bashkëpunimin dhe thekson rëndësinë e një qasjeje të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të dëmtojnë stabilitetin rajonal, ndërkohë që nënshkruesit mohuan se synojnë krijimin e një aleance ushtarake.

    Vuçiq theksoi se Beogradi nuk përbën kërcënim për vendet fqinje dhe se “nuk do të jetë i pari që do të qëllojë me shigjetë”, por se “duhet të jetë vigjilent”.

    “Jemi të rrethuar nga vende të NATO-s – kë mund të kërcënojmë ne? Askënd. Por duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë vendin tonë”, tha Vuçiq.

  • Kërcënon Vuçiq: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

    Kërcënon Vuçiq: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka kërcënuar hapur Kosovën, duke deklaruar se shteti të cilin ai e udhëheq do të jetë gjithmonë me serbët nga Kosova, duke theksuar se do të fitojë edhe në çështjen e  Kosovës, pasi sipas tij gjërat janë duke ndryshuar në botë.

    Gjatë paraqitjes në televizionin publik të Serbisë, Vuçiqit i është kërkuar të komentojë arrestimet dhe depërtimet e serbëve dhe vendimet e qeverisë së Kosovës, ai tha se kjo nuk do të ketë fund së shpejti dhe se Serbia do të fitojë në fund.

    ‘Nuk do t’ju them se çfarë do të thotë kjo, në fund Serbia do të fitojë. Dhe jam absolutisht i sigurt për këtë. Ndërsa gjërat po ndryshojnë ngadalë por me siguri në botë, jam i bindur se Serbia do të fitojë’, theksoi presidenti serb.

    Ai shtoi se nuk do të duhet shumë kohë që uji të rrjedhë poshtë Savës dhe Danubit që njerëzit ta vënë re.

  • ‘Vëllai’ i Ramës e thotë hapur: Nuk jemi të gatshëm për të njohur Kosovën

    ‘Vëllai’ i Ramës e thotë hapur: Nuk jemi të gatshëm për të njohur Kosovën

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Forumin GLOBSEC në Pragë se anëtarësimi i një shteti në Bashkimin Evropian (BE) është ‘vendim politik’ dhe jo çështje merite.

    ‘Njerëzit në Evropë flasin vazhdimisht për një qasje të bazuar në meritë, me formulime të tilla. Por, kështu s’ka ndodhur asnjëherë’, tha Vuçiq, duke theksuar se për Serbinë pengesa kryesore në këtë rrugë mbetet mosgatishmëria për të njohur pavarësinë e Kosovës.

    ‘Bëhet fjalë për Kosovën. Siç e dini, ne i përmbahemi Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244, e cila thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Njëzet e dy nga 27 vendet anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa pesë prej tyre jo – dhe ky është problemi. Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës’, tha Vuçiq.

    Rezoluta 1244 e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), të cilës i referohet Beogradi, i dha fund luftës në Kosovë. Ajo, ndër të tjera, përcakton mandatin e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) – KFOR, për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

    Policia serbe dhe ushtria jugosllave u tërhoqën nga Kosova në verën e vitit 1999, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, me ç’rast përfundoi edhe bombardimi i NATO-s ndaj Jugosllavisë së atëhershme. Kosova shpalli pavarësinë më 2008.

    Gjatë forumit në Pragë, Vuçiq u takua edhe me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, me të cilin, sipas tij, pati një ‘bisedë përmbajtjesore dhe konstruktive’ për vazhdimin e bisedimeve nën ndërmjetësimin e BE-së, sfidat rajonale dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

    ‘Përsërita përkushtimin e plotë të Serbisë për të gjetur zgjidhje kompromisi përmes dialogut, me respekt të plotë për partnerët ndërkombëtarë dhe me një vlerësim të qartë për interesat e popullit tonë. Nënvizova se për vazhdimin e dialogut është thelbësore kthimi te bazat që janë lënë pas dore – siç është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe’, deklaroi Vuçiq.

    Forumi i sivjetmë GLOBSEC po mbahet në një kohë kur vendet evropiane po e rishikojnë me intensitet të shtuar rolin e tyre në një mjedis global që po ndryshon.

    Ballkani Perëndimor është pjesë e agjendës, por Kosova nuk është e përfaqësuar në këtë ngjarje.

  • Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

    Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Forumin GLOBSEC në Pragë se anëtarësimi i një shteti në Bashkimin Evropian (BE) është “vendim politik” dhe jo çështje merite.
    “Njerëzit në Evropë flasin vazhdimisht për një qasje të bazuar në meritë, me formulime të tilla. Por, kështu s’ka ndodhur asnjëherë”, tha Vuçiq, duke theksuar se për Serbinë pengesa kryesore në këtë rrugë mbetet mosgatishmëria për të njohur pavarësinë e Kosovës.
    “Bëhet fjalë për Kosovën. Siç e dini, ne i përmbahemi Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244, e cila thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Njëzet e dy nga 27 vendet anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa pesë prej tyre jo – dhe ky është problemi. Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq.
    Rezoluta 1244 e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), të cilës i referohet Beogradi, i dha fund luftës në Kosovë. Ajo, ndër të tjera, përcakton mandatin e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) – KFOR, për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
    Policia serbe dhe ushtria jugosllave u tërhoqën nga Kosova në verën e vitit 1999, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, me ç’rast përfundoi edhe bombardimi i NATO-s ndaj Jugosllavisë së atëhershme. Kosova shpalli pavarësinë më 2008.
    Gjatë forumit në Pragë, Vuçiq u takua edhe me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, me të cilin, sipas tij, pati një “bisedë përmbajtjesore dhe konstruktive” për vazhdimin e bisedimeve nën ndërmjetësimin e BE-së, sfidat rajonale dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
    “Përsërita përkushtimin e plotë të Serbisë për të gjetur zgjidhje kompromisi përmes dialogut, me respekt të plotë për partnerët ndërkombëtarë dhe me një vlerësim të qartë për interesat e popullit tonë. Nënvizova se për vazhdimin e dialogut është thelbësore kthimi te bazat që janë lënë pas dore – siç është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, deklaroi Vuçiq.
    Forumi i sivjetmë GLOBSEC po mbahet në një kohë kur vendet evropiane po e rishikojnë me intensitet të shtuar rolin e tyre në një mjedis global që po ndryshon. Ballkani Perëndimor është pjesë e agjendës, por Kosova nuk është e përfaqësuar në këtë ngjarje. REL/

  • Vuçiç në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

    Vuçiç në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, që nga fillimi i agresionit rus, se “nuk e ka tradhtuar Rusinë” dhe se në samitin e mbajtur në Odesa nuk e ka nënshkruar deklaratën që dënon agresionin, pasi ajo bënte thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

    Ai tha se Serbia ka qëndruar neutrale dhe se askush nuk ka ushtruar ndonjë “presion të madh” ndaj tij që ta nënshkruante këtë deklaratë.
    “Sërish kam qenë i vetmi që nuk e kam pranuar deklaratën. Ndryshe nga ata që pranojnë çdo gjë kundër Rusisë, çdo gjë që munden”, tha Vuçiç më 11 qershor para gazetarëve në Odesa, ku mori pjesë në samitin Ukrainë – Evropa Juglindore.

    Ai theksoi gjithashtu se është “krenar për politikën e Serbisë” dhe për “pavarësinë dhe vetëvendosjen” e saj. “Kështu do të vazhdojmë”, shtoi Vuçiq.
    Deklarata, e nënshkruar në samitin e Odesës nga liderë të Ballkanit Perëndimor, përfshirë nga Rumania, Moldavia, Greqia dhe Kroacia, dënon agresionin rus, bën thirrje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe dënon krimet e luftës të kryera nga Rusia, sipas agjencisë AFP.
    Dokumenti, ndër të tjera, i bën thirrje Rusisë të tërheqë trupat nga Ukraina dhe dënon dëbimin e mijëra civilëve ukrainas, përfshirë fëmijë, për në Rusi.
    Gjatë fjalimit të tij në samit, presidenti serb deklaroi se Serbia do të vazhdojë të respektojë të drejtën ndërkombëtare, përfshirë “mbrojtjen e integritetit territorial të vendeve që janë të njohura nga Kombet e Bashkuara”.
    “Gjithmonë kemi mbrojtur këtë qëndrim dhe do të qëndrojmë të palëkundur në këtë pikë. Mendoj se në një mënyrë kjo mund të jetë edhe e dobishme për Ukrainën”, tha Vuçiq.
    Në një deklarim për gazetarët, ai shtoi se e ka falënderuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për “respektimin e plotë të Kartës së OKB-së dhe të integritetit territorial të Serbisë”.
    “Dhe këtu nuk kishte Prishtinë dhe përfaqësues të Prishtinës”, tha Vuçiq.
    Në fjalimin e tij në samitin në Odesë, ai deklaroi gjithashtu se Beogradi “do të dëshironte të ndihmonte në rindërtimin e një ose dy qyteteve apo një rajoni të vogël” në Ukrainë, si shenjë mbështetjeje për qytetarët ukrainas.
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falënderoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore dhe për ndihmën ndaj Ukrainës. Ai theksoi rëndësinë e kësaj vizite, e para e Vuçiqit në Ukrainë, sidomos në kohë lufte, duke vlerësuar praninë e tij në terren.
    Zelensky tha se ata diskutuan për mbështetjen e ndërsjellë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, bashkëpunimin dypalësh dhe rindërtimin e Ukrainës. Ai falënderoi Serbinë për iniciativën për të ndihmuar në procesin e rimëkëmbjes dhe për të marrë nën patronazh rindërtimin e disa vendbanimeve ukrainase – një formë shumë efektive bashkëpunimi, sipas tij.
    Në fund, Zelensky vlerësoi mbështetjen e Serbisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
    Në fillim të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Serbia kishte shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës, por deri më sot ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës.
    Zyrtarët serbë kanë vazhduar të ruajnë lidhjet me Rusinë, dhe Vuçiq ishte më 9 maj në Moskë, në Paradën e Fitores me rastin e 80-vjetorit të fitores mbi fashizmin. Atje, ai u takua me presidentin rus, Vladimir Putin.
    Presidenti serb publikoi në një postim profilin e tij në Instagram se më 11 qershor, ku thuhej se në Odesa ishte angazhuar për intensifikimin e dialogut dhe arritjen sa më të shpejtë të paqes.
    Në margjinat e samitit, ai u takua edhe me presidentin e Ukrainës.
    “Shkëmbyem mendime për rëndësinë e arritjes së paqes afatgjatë dhe të qëndrueshme, respektimin e të drejtës ndërkombëtare, si dhe për rolin e diplomacisë në kapërcimin e konflikteve”, shkroi Vuçiq në Instagram, postim që e shoqëroi me një fotografi me Zelenskyn.
    Ai shtoi se biseduan edhe për çështje ekonomike dhe për qëllimet e përbashkëta në drejtim të forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme shoqërore.
    Gjatë tre vjetëve luftë, Serbia ka thënë se ka një politikë të neutralitetit dhe ka mohuar se furnizon me armë palët e përfshira në konflikt.
    Megjithatë, Shërbimi i Jashtëm i Sigurisë së Federatës Ruse më 28 maj e akuzoi Serbinë se, “pavarësisht deklaratës zyrtare për neutralitet”, Beogradi vazhdon të furnizojë Ukrainën me municione dhe se me këtë po e “godet Rusinë pas shpine”.
    Reagimi nga Moska erdhi pasi për vite me radhë media të ndryshme kishin raportuar se armë dhe municione serbe, përmes vendeve të treta, kanë përfunduar në duart e ushtarëve ukrainas.
    Beogradi zyrtar ka mohuar disa herë që Serbia ka eksportuar drejtpërdrejt armë në Ukrainë apo Rusi, si dhe ka theksuar se nuk mund të ndikojë në atë se ku përfundojnë armët e shitura përmes ndërmjetësve.
    Pas deklaratës së shërbimit rus, Vuçiq tha se do të ndërpriten kontratat për shitjen e armëve dhe municioneve kur të ketë dyshime për abuzim dhe dërgim të tyre në frontin ukrainas./REL

  • “Test” për Vuçiç, hapen qendrat e votimit në dy komuna serbe

    “Test” për Vuçiç, hapen qendrat e votimit në dy komuna serbe

    Foto Ilustruese

    SERBI- Dy komuna të vogla në Serbi janë duke i mbajtur zgjedhjet lokale më 8 qershor – proces zgjedhor që konsiderohet test për Qeverinë, pasi është i pari prej nisjes së bllokadave të studentëve nëpër fakultete, në nëntor të viti 2024, të nxitura nga vdekja e 16 personave, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.
    Në të dyja këto komuna, prej vitesh, është në pushtet Partia Përparimtare Serbe (SNS), e themeluar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
    Qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00 në të dyja komunat, dhe do të mbyllen në orën 20:00. Në Zajeçar, qytetarët do t’i zgjedhin 50 anëtarë të Asamblesë komunale ndërsa në Kosjeriq 20 të tillë. Në Zajeçar garojnë tetë lista elektorale, ndërsa në në Kosjeriq vetëm tri.
    Në Kosjeriq garojnë listat: “Nuk do të heqim dorë nga Serbia – Aleksandar Vuçiq”, “Partia ruse – Serbia në BRICS, Sllobodan Nikoliq” dhe “Të bashkuar për Kosjeriqin”.
    Në Zajeçar garojnë listat: “Nuk do të heqim dorë nga Serbia – Aleksandar Vuçiq”, “Ndryshimi që e besojmë në Ugljesha Gjuriçkoviq, Dragana Rashiq”, “Të bashkuar për të ruajtur Zajeçarin, Mirko Jellenkoviq, Milladin Kërstiq”, “Doktor Nenad Ristoviq – Vendas për Zajeçarin”, “Ivica Daçiq – SPS – Të vendosur për Zajeçarin”, lista minoritare “Koalicioni për Serbinë Lindore – Sasha Radulloviq Gërlanac”, “Ne, Forca e Popullit – profesor Branimir Nestoroviq” dhe “Serbët Liberalë – Vlladimir Kovaçeviq”.
    Komisioni Zgjedhor ka bërë të ditur se në territorin e Zajeçarit, të drejtë vote kanë 47.357 banorë, ndërsa në Kosjeriq, 8.898.
    Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA) ka bërë të ditur në mëngjesin e 8 qershorit se të gjithë vëzhguesit e organizatës janë në Zajeçar dhe Kosjeriq.
    Ndonëse në parim mund të mos duken zgjedhje shumë të rëndësishme, fushata zgjedhore në dy komunat është përcjellë nga incidentet, përleshjet mes mbështetësve të Qeverisë dhe opozitës dhe sulmeve ndaj ekipeve të gazetarëve.
    Pavarësisht se kanë pak banorë, ato janë kthyer në një temë të rëndësishme javëve të fundit dhe në destinacione të domosdoshme vizitash për zyrtarët e lartë shtetërorë, përfshirë edhe vetë Vuçiqin.
    Marrë nga REL

  • Hapen qendrat e votimit në Kosjeriq dhe Zajeçar të Serbisë

    Dy komuna të vogla në Serbi janë duke i mbajtur zgjedhjet lokale më 8 qershor – proces zgjedhor që konsiderohet test për Qeverinë, pasi është i pari prej nisjes së bllokadave të studentëve nëpër fakultete, në nëntor të viti 2024, të nxitura nga vdekja e 16 personave, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.
    Në të dyja këto komuna, prej vitesh, është në pushtet Partia Përparimtare Serbe (SNS), e themeluar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.Qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00 në të dyja komunat, dhe do të mbyllen në orën 20:00.

    Në Zajeçar, qytetarët do t’i zgjedhin 50 anëtarë të Asamblesë komunale ndërsa në Kosjeriq 20 të tillë.Në Zajeçar garojnë tetë lista elektorale, ndërsa në në Kosjeriq vetëm tri.
    Në Kosjeriq garojnë listat: “Nuk do të heqim dorë nga Serbia – Aleksandar Vuçiq”, “Partia ruse – Serbia në BRICS, Sllobodan Nikoliq” dhe “Të bashkuar për Kosjeriqin”.
    Në Zajeçar garojnë listat: “Nuk do të heqim dorë nga Serbia – Aleksandar Vuçiq”, “Ndryshimi që e besojmë në Ugljesha Gjuriçkoviq, Dragana Rashiq”, “Të bashkuar për të ruajtur Zajeçarin, Mirko Jellenkoviq, Milladin Kërstiq”, “Doktor Nenad Ristoviq – Vendas për Zajeçarin”, “Ivica Daçiq – SPS – Të vendosur për Zajeçarin”, lista minoritare “Koalicioni për Serbinë Lindore – Sasha Radulloviq Gërlanac”, “Ne, Forca e Popullit – profesor Branimir Nestoroviq” dhe “Serbët Liberalë – Vlladimir Kovaçeviq”.
    Komisioni Zgjedhor ka bërë të ditur se në territorin e Zajeçarit, të drejtë vote kanë 47.357 banorë, ndërsa në Kosjeriq, 8.898.
    Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA) ka bërë të ditur në mëngjesin e 8 qershorit se të gjithë vëzhguesit e organizatës janë në Zajeçar dhe Kosjeriq.
    Ndonëse në parim mund të mos duken zgjedhje shumë të rëndësishme, fushata zgjedhore në dy komunat është përcjellë nga incidentet, përleshjet mes mbështetësve të Qeverisë dhe opozitës dhe sulmeve ndaj ekipeve të gazetarëve.
    Pavarësisht se kanë pak banorë, ato janë kthyer në një temë të rëndësishme javëve të fundit dhe në destinacione të domosdoshme vizitash për zyrtarët e lartë shtetërorë, përfshirë edhe vetë Vuçiqin.REL

  • Shakohoxha: Djali i Vuçiçit mund të jetë nesër në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi

    Shakohoxha: Djali i Vuçiçit mund të jetë nesër në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi

    Një prani e pazakontë mund të shihet nesër në stadiumin e Tiranës, ku do të zhvillohet ndeshja shumë e pritur mes Shqipërisë dhe Serbisë.
    Komentatori sportiv Dritan Shakohoxha ka zbuluar se djali i presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, mund të jetë prezent në stadium.
    “Mesa di unë, do vijë edhe djali i Vuçiq këtu në Tiranë, sepse ai është menaxher futbolli. Vuçiq është shumë i lidhur me futbollin, ata e kanë përdorur futbollin dhe grupet e huliganëve për politikë, për fushata elektorale.
    I kanë përdorur për gjenocide, për Kosovë, për Bosnjë e kudo që ata kanë pasur probleme – kanë përdorur këto grupe të tifozërisë”, deklaroi Shakohoxha.

  • Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti

    Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se shteti që udhëheq ai është përballur me “tentim të organizuar mirë për puç” në të cilin janë përfshirë “të gjitha institucionet shtetërore”.

    “Nisur nga shkollat fillore e të mesme, te universitetet dhe tentimet në sistemin shëndetësor, e deri te termocentralet nga të cilat varet jeta në Serbi. Mos të përmendim policinë. Kur të dalin këto të dhëna të tmerrshme do të shihni se kush po ‘pomponte’ dhe kush po bënte marrëveshje me kë”, ka thënë Vuçiq më 2 qershor, sipas agjencisë së lajmeve BETA.

    Ai ka thënë se për organizim të këtyre aktiviteteve “janë dashur fonde nga jashtë, këshilla politike dhe mësime për t’u mësuar”. Megjithatë, ai nuk ka treguar se prej ku kanë ardhur ato që ai i ka përshkruar si “fonde prej jashtë”.

    Vuçiq i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi me përfaqësues të studentëve që kundërshtojnë bllokadat nëpër fakultete, të mbajtur në ndërtesën e Presidencës në Beograd.

    Duke i komentuar aktivitetet e studentëve gjatë bllokadës, ai ka thënë se ata kanë bërë “gabime çuditërisht të mëdha” dhe që kanë mësuar që “të mos i japin kundërshtarit politik më shumë kohë, sidomos kur është më i shkathët”.

    Studentët janë duke bllokuar punën e fakulteteve publike për më shumë se gjashtë muaj, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 16 personave në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

    Ata kanë organizuar protesta për muaj të tërë dhe janë mbështetur nga qindra mijëra protestues, përfshirë punëtorë të organizuar nëpër sindikata, sikurse bujqit, avokatët, aktorët.

    Vuçiq ka thënë se shteti do të mundësojë mbajtjen e provimeve për të gjithë nxënësit që duan të regjistrohen nëpër universitete.

    “Do të pranoheni nëpër universitete. Fatkeqësisht ne tashmë kemi lejuar shumë gjëra. Njerëzit janë duke na kritikuar me të drejtë, por ne do të tregojmë njëherë e përgjithmonë se shteti është shtet”.

    Sipas presidentit serb, shteti ndan 54.8 miliardë dinarë (rreth 500 milionë euro) në vit për edukim të lartë, “dhe atë vetëm që dikush t’i bllokojë fakultetet”.

    Ai ka thënë se për këtë arsye, do të ofrohet “mbështetje më e madhe për fakultetet private”.

    Millosh Pavlloviq, përfaqësues i studentëve që kundërshtojnë bllokadat, ka thënë se ata janë duke kërkuar vetëm që shteti t’ua mundësojë qasjen në mësime.

    Në fillim të majit, studentët që organizojnë bllokadën, kanë shtuar në listën e kërkesave edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, sepse konsiderojnë që për shkak të “korrupsionit të rrënjosur”, institucionet nuk po arrijnë të punojnë siç duhet.

    Megjithatë, përfaqësuesit qeveritarë e kanë refuzuar këtë kërkesë.

    Ata kanë përsëritur disa herë që të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar, derisa akademikët vlerësojnë se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe vazhdojnë me bllokada./REL