Tag: vuçiq

  • Serbi/ Në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiç

    Serbi/ Në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiç

    Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon kalimin drejt objektit të partisë së Aleksandar Vuçiq.

    Qytetarët u mblodhën para ambienteve të SNS-së në rrugën Knez Milosh, jo shumë larg Shtabit të Përgjithshëm, ku u pritën nga një kordon i policisë.

    Aktivistët e SNS-së së Vuçiq janë gjithashtu në vendngjarje, dhe një konflikt verbal është zhvilluar midis protestuesve dhe policisë, si dhe protestuesve dhe aktivistëve të SNS-së.

    Qytetarët janë mbledhur në Nemanjina, në rreth-rrotullimin pranë GO Novi Beograd dhe tek Autokomanda.

    Edhe në Novi Sad, filloi një tubim qytetarësh para ambienteve të Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës, raporton KosovaPress.

    Ndërkohë janë thyer zyrat e partisë së Aleksandar Vuçiq në këtë qytet. Në hapësirat e zyrës nuk kishte anëtarë të partisë së Vuçiq.

  • Protesta në të gjithë Serbinë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiçit

    Protesta në të gjithë Serbinë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiçit

    Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon kalimin drejt objektit të partisë së Aleksandar Vuçiq.
    Qytetarët u mblodhën para ambienteve të SNS-së në rrugën Knez Milosh, jo shumë larg Shtabit të Përgjithshëm, ku u pritën nga një kordon i policisë.
    Aktivistët e SNS-së së Vuçiq janë gjithashtu në vendngjarje, dhe një konflikt verbal është zhvilluar midis protestuesve dhe policisë, si dhe protestuesve dhe aktivistëve të SNS-së.
    Qytetarët janë mbledhur në Nemanjina, në rreth-rrotullimin pranë GO Novi Beograd dhe tek Autokomanda.
    Edhe në Novi Sad, filloi një tubim qytetarësh para ambienteve të Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës, raporton KosovaPress.
    Ndërkohë janë thyer zyrat e partisë së Aleksandar Vuçiq në këtë qytet. Në hapësirat e zyrës nuk kishte anëtarë të partisë së Vuçiq.

  • Vuçiq: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut

    Vuçiq: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaron, se nuk do ta njohë vendimin gjyqësor për dënimin e udhëheqësit të serbëve të Bosnjes Milorad Dodik dhe as nuk do lejojë arrestimin e tij nëse lëshohet urdhër-arrest.

    Të shtunën u mblodh në Beograd Këshilli Kombëtar i Sigurisë, ku u diskutua lidhur me vendimin për dënimin e Milorad Dodik, president i Republika Srpska. Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi, se nuk do ta njohë vendimin dhe se nuk do të lejojë arrestimin e Dodikut, nëse do të lëshohet urdhër arresti ndaj tij.

    Gjykata e Apelit të premten e konfirmoi vendimin gjyqësor për dënimin me një vit burg të Dodikut duke e përjashtuar edhe mundësinë e apelimit në një instancë më të lartë ndaj këtij vendimi.

    Udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik, në instancën e parë u dënua, sepse korrikun e vitit të kaluar si president i Republika Srpska në Bosnje ngriti në fuqi dy ligje, që ndalojnë zbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të lartë të OKB-së për Bosnjen dhe Hercegovinën. Krahas dënimit me burg, sipas vendimit, Dodik për gjashtë vjet nuk lejohet të mbajë poste politike.

    Vëzhguesit: Vendimi ka shkaktuar krizën më të madhe në që nga lufta e Bosnjes

    Ky vendim nxit destabilizim në rajon, tha Vuçiq pas takimit të krizës që zhvilloi Këshilli i Sigurisë. Sipas tij, Dodik është “presidenti i zgjedhur në mënyrë legjitime i Republika Srpska” dhe është i mirëseardhur në Serbi, theksoi Vuçiq. Sipas tij, vendimi i Gjykatës boshnjake të Apelit është “antidemokratik, i pamoralshëm dhe një sulm serioz ndaj popullsisë serbe nëBosnje dhe Hercegovinë”, thuhet në rezultatet e këshillit të sigurisë, që lexoi Vuçiq.

    Dënimi i Dodikut, sipas vëzhguesve, ka shkaktuar krizën më të madhe në këtë vend të Ballkanit që nga lufta e Bosnjes (1992-1995). Udhëheqësi i serbëve të Bosnjes e ka kritikuar procesin ndaj tij si të motivuaar “politikisht”, mijëra mbështetës të tij kanë demostruar kundër vendimit.

    Bosnje – Hercegovina që nga Marrëveshja e paqes në Dejton është e ndarë në Republika Srpska e banuar kryesisht nga serbët e Bosnjes, dhe federata kroato-mysliamane Bosnje dhe Hercegovina. Të dy pjesët gjysmë autonome të vendit kanë qeveritë dhe parlamentet e tyre dhe janë të lidhura përmes një qeverie të dobët qendrore. DW 

  • Vuçiç: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut

    Vuçiç: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaron, se nuk do ta njohë vendimin gjyqësor për dënimin e udhëheqësit të serbëve të Bosnjes Milorad Dodik dhe as nuk do lejojë arrestimin e tij nëse lëshohet urdhër-arrest.
    Të shtunën (02.08.2025) u mblodh në Beograd Këshilli Kombëtar i Sigurisë, ku u diskutua lidhur me vendimin për dënimin e Milorad Dodik, president i Republika Srpska. Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi, se nuk do ta njohë vendimin dhe se nuk do të lejojë arrestimin e Dodikut, nëse do të lëshohet urdhër arresti ndaj tij. Gjykata e Apelit të premten (01.08.2025) e konfirmoi vendimin gjyqësor për dënimin me një vit burg të Dodikut duke e përjashtuar edhe mundësinë e apelimit në një instancë më të lartë ndaj këtij vendimi.

    Udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik, në instancën e parë u dënua, sepse korrikun e vitit të kaluar si president i Republika Srpska në Bosnje ngriti në fuqi dy ligje, që ndalojnë zbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të lartë të OKB-së për Bosnjen dhe Hercegovinën. Krahas dënimit me burg, sipas vendimit, Dodik për gjashtë vjet nuk lejohet të mbajë poste politike.

    Vëzhguesit: Vendimi ka shkaktuar krizën më të madhe në që nga lufta e Bosnjes
    Ky vendim nxit destabilizim në rajon, tha Vuçiq pas takimit të krizës që zhvilloi Këshilli i Sigurisë. Sipas tij, Dodik është “presidenti i zgjedhur në mënyrë legjitime i Republika Srpska” dhe është i mirëseardhur në Serbi, theksoi Vuçiq. Sipas tij, vendimi i Gjykatës boshnjake të Apelit është “antidemokratik, i pamoralshëm dhe një sulm serioz ndaj popullsisë serbe nëBosnje dhe Hercegovinë”, thuhet në rezultatet e këshillit të sigurisë, që lexoi Vuçiq.
    Dënimi i Dodikut, sipas vëzhguesve, ka shkaktuar krizën më të madhe në këtë vend të Ballkanit që nga lufta e Bosnjes (1992-1995). Udhëheqësi i serbëve të Bosnjes e ka kritikuar procesin ndaj tij si të motivuaar “politikisht”, mijëra mbështetës të tij kanë demostruar kundër vendimit.
    Bosnje – Hercegovina që nga Marrëveshja e paqes në Dejton është e ndarë në Republika Srpska e banuar kryesisht nga serbët e Bosnjes, dhe federata kroato-mysliamane Bosnje dhe Hercegovina. Të dy pjesët gjysmë autonome të vendit kanë qeveritë dhe parlamentet e tyre dhe janë të lidhura përmes një qeverie të dobët qendrore./ DW

  • Vuçiç reagon pas burgosjes së zyrtarit serb: Kurti do konflikt, ai e ka humbur mendjen

    Vuçiç reagon pas burgosjes së zyrtarit serb: Kurti do konflikt, ai e ka humbur mendjen

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar ashpër pasi Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi 30 ditë paraburgim për Igor Popovic, ndihmës të drejtorit të të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” e drejtuar nga Petar Petkoviq.
    Vuçiq ka thënë se do të reagojnë ashpër, sepse siç propagandoi ai, një ditë “ky terror duhet të ndalet” dhe ka shtuar se per ngjarjen ai ka njoftuar edhe ndërkombëtarët.
    I pyetur për protestat e studentëve, ai ka thënë se Serbia ka probleme më të mëdha sesa bllokuesit, dhe sipas tij, problem eshte Albin Kurti, I cili sic dhe u shpreh ai, “do të të provokojë incidente në Ballkanin Perëndimor”.
    “Kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme, por ne gjithmonë do të luftojmë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka thënë Vucic
    Kujtojme se zyrtari serb Igor Popovic gjatë një tubimi në Rahovec kishte fyer rëndë UÇK-në, dhe per kete ishte arrestuar nga Policia.
     

  • Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiqin?

    Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiqin?

    Në kulmin e protestave masive kundër Qeverisë së Serbisë dhe kërkesave të qytetarëve për zgjedhje të parakohshme, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua sërish Rusisë.

    Vuçiq, më 30 qershor, falënderoi “miqtë rusë” – siç e quajti ai udhëheqjen e Moskës – për “mirëkuptimin”.

    Kjo ishte përgjigjja e tij ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili tha se Moska është e interesuar që trazirat në Serbi të zgjidhen “në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet”.
    Por, po atë ditë, Aleksandar Dugin, ideolog i njohur i Kremlinit, dhe njeri i afërt me presidentin Vladimir Putin, deklaroi se populli në Serbi “nuk e do më Vuçiqin”.

    “Serbët duan që Vuçiq të mos jetë më. Dhe kjo është e vërtetë. Të gjithë serbët e duan këtë”, tha Dugin për median shtetërore ruse, Sputnik.

    Këto mesazhe kontradiktore nga Moska vijnë shtatë ditë pasi Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë publikoi një deklaratë ku pretendohej se Serbia, përmes kanaleve të ndërmjetme, po eksporton armë për Ukrainën – vend ndaj të cilit Rusia nisi pushtimin në shkurt të vitit 2022.

    A po prishet miqësia?

    Ivana Stradner, analiste e Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, nuk beson se po ndodh ndonjë prishje e raporteve mes Vuçiqit dhe Rusisë.

    Sipas saj, Kremlini e mbështet Vuçiqin, sepse “mund ta kontrollojë”.

    “Moskës nuk i intereson një qeveri demokratike dhe e paparashikueshme në Serbi”, tha Stradner për Radion Evropa e Lirë (REL).

    Ajo shtoi se Rusia historikisht ka promovuar autokracinë, dhe po përdor të njëjtat taktika në Serbi si në Gjeorgji.

    Në deklaratën e tij, Lavrov paralajmëroi edhe për mundësinë e një “revolucioni me ngjyra” në Serbi, duke akuzuar shtetet perëndimore se “zakonisht përpiqen të shfrytëzojnë situata të brendshme për të promovuar interesat e tyre, në dëm të partnerëve të tjerë”.

    “Shpresojmë që këtë herë nuk do të përfshihen në revolucione me ngjyra”, tha Lavrov, duke përdorur termin që Kremlini e lidh me përmbysjen e regjimeve autoritare përmes lëvizjeve qytetare të mbështetura nga jashtë.

    Vuçiq, prej fillimit të protestave, pretendon po të njëjtën gjë – se në Serbi po tentohet një “revolucion me ngjyra”.

    Lavdërime në kohë krize

    Deklaratat e ndërsjella mes Moskës dhe Beogradit u dhanë në një ditë kur në mbarë Serbinë u organizuan bllokada masive të rrugëve, si formë e mosbindjes civile.

    Ky ishte reagim ndaj arrestimeve, pas përplasjes mes policisë dhe protestuesve, më 28 qershor në Beograd, gjatë protestave të paralajmëruara si nga përkrahësit, ashtu edhe nga kundërshtarët e Qeverisë.

    Policia iu përgjigj protestuesve me arrestime dhe shpërbërje të bllokadave, ndërsa protestuesit e akuzuan atë për përdorim të dhunës së tepruar. Ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, kërkesë që Qeveria e refuzon.

    “Masat represive të kësaj qeverie më kujtojnë Moskën para një dekade gjatë protestave atje. Është manual i regjimeve autoritare”, vlerëson Ivana Stradner.

    Vuçiq, duke mbrojtur veprimet e policisë, përdori të njëjtën frazë si Lavrov – “në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin” – duke i cilësuar aksionet e policisë si “plotësisht profesionale”.

    “Unë nuk do të befasohesha nëse Rusia forcon aktivitetet e saj të inteligjencës dhe rrit mbështetjen për qeverinë në Serbi”, paralajmëroi Stradner për REL-in.

    “Kërkimfalja” e Vuçiqit ndaj Moskës

    Sipas Andrey Sharyt, drejtor i Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë, falënderimet e Vuçiqit ndaj Lavrovit dhe Moskës janë në fakt “një formë faljeje dhe servilizmi ndaj Kremlinit”.

    Ai kujton se këto falënderime erdhën pasi shërbimi rus i inteligjencës publikoi raportin se Serbia po dërgon armë në Ukrainë përmes ndërmjetësve – pretendime që Kremlini i përdori për të qortuar Beogradin.

    Fillimisht, Vuçiq mohoi këto akuza, por më vonë pranoi se nuk mund të kontrollojë se ku përfundon municioni. Më 23 qershor, Serbia njoftoi pezullimin e eksportit të armëve.

    Në emër të kujt flet Dugin?

    Krahas Lavrovit dhe “miqve rusë”, Vuçiq falënderoi edhe “analistët e rrallë të paanshëm rusë”.

    Por, njëri prej tyre, Aleksandar Dugin, i njohur për lidhjet e tij me Kremlinin, e kritikoi ashpër.

    “Legjitimiteti i Vuçiqit ka marrë fund”, tha Dugin për Sputnik-un, duke shtuar se “të gjithë serbët duan largimin e tij”.

    Sipas tij, Vuçiqin sot e mbështet vetëm shteti, ndërsa “mbështetja nga populli është zero”.

    Dugin përdori gjithashtu termin “revolucion me ngjyra”, duke thënë se “vetëm ata që kanë frikë nga një revolucion i tillë nuk po marrin pjesë në protesta”. Sipas tij, “për Vuçiqin ka ardhur fundi”.

    Stradner thotë se komenteve të Duginit “nuk u duhet dhënë shumë rëndësi”, pasi ai nuk ka aq ndikim te Putin sa mendohet.

    Por, drejtori i Shërbimit rus të REL-it, Shary, mendon se deklaratat e Duginit janë më të rëndësishme sesa ato publike të Lavrovit.

    “Kremlini e përdor Duginin sa herë që dëshiron të dërgojë një mesazh nga krahu i djathtë që zyrtarisht nuk mund ta thotë vetë. Lavrov nuk do ta thoshte kurrë publikisht këtë”, thotë ai.

    Sipas Sharyt, fakti që Dugin foli për një media të kontrolluar direkt nga Kremlini, nuk është rastësi.

    “Kjo tregon se Dugin mori leje, sinjal nga Moska, për ta thënë këtë. Është mënyra se si Kremlini i bën presion Vuçiqit”, thotë ai.

    Dhe, shton se, nëse Vuçiq nuk e kupton mesazhin, presioni mund të rritet.

    “Sot e thotë Dugin, nesër mund ta thotë një analist tjetër. Pasnesër mund të bëhet qëndrimi zyrtar i Moskës. Dhe, kjo për Vuçiqin, që përpiqet të balancojë mes Evropës dhe Rusisë, është serioze”, vlerëson Shary.

    Stradner thotë se politika e balancimit që ndjek Vuçiq “nuk është diçka që Moska dëshiron ta tolerojë, për dallim nga Brukseli”.

    Ajo kujton varësinë e Serbisë nga gazi dhe nafta ruse.

    Teksa Serbia po përpiqet të shtyjë vendosjen e sanksioneve amerikane ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë, shumica e së cilës është në pronësi ruse, ajo po zhvillon bisedime me Moskën për një marrëveshje të re për furnizimin me gaz.

    “Putinit mund t’i pengojë eksporti i armëve për Ukrainën, por nëse Rusia humb tregun e gazit, humb edhe ndikimin. Prandaj po dërgojnë mesazhe”, vlerëson ajo.

    Telegram-i, mjeti i propagandës

    Sipas Sharyt, një tjetër mjet për përhapjen e propagandës ruse është rrjeti social Telegram, ku janë aktive qindra kanale proruse në Serbi, disa me dhjetëra mijëra ndjekës.

    Në ditët e fundit, disa prej tyre raportuan për bllokadat e rrugëve në Beograd dhe qytete të tjera, shpesh vetëm me vendndodhjen, pa shumë informacion tjetër.

    Ndërkohë, kanale të tjera në Telegram shprehnin mbështetje për Vuçiqin, por kishte edhe kritikë ndaj tij nga mercenarë prorusë që luftojnë në Ukrainë, përfshirë Dejan Beriqin, një snajper serb i dënuar për pjesëmarrje në luftëra të huaja.

    Beriq e kritikoi hapur Vuçiqin për takimin me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe për akuzat mbi eksportin e municioneve në Kiev.

    “Qeveria ruse dhe Putini po përdorin Telegram-in për propagandë, pasi platformat tjera i kanë humbur për shkak të sanksioneve”, thotë Shary.

    Ai thekson se kanalet jozyrtare janë mënyra se si Kremlini i dërgon mesazhe Beogradit që “të ketë kujdes çfarë bën”.

    “Fitore” ndaj “revolucionit me ngjyra”

    Vuçiq prej muajsh thotë se ka “mundur revolucionin me ngjyra” dhe refuzon t’i përmbushë kërkesat e protestuesve, të cilat u përhapën pas tragjedisë në Novi Sad, ku 16 persona humbën jetën nga shembja e çatisë së stacionit të trenit.

    Protestuesit e lidhën tragjedinë me korrupsionin në projektin e rikonstruksionit të stacionit, të cilin Qeveria e kishte promovuar si sukses.

    Më 30 qershor, Vuçiq tha se pushteti fitohet në zgjedhje, “kur t’i shpallin organet kompetente, e jo kur kërkon një bandë huliganësh”.

    “Ne do ta mbrojmë rendin në vend. Faleminderit miqve rusë për mirëkuptimin dhe për vëmendjen ndaj asaj që po ndodh në Serbi”, tha Vuçiq.

    “Por, dua t’u them atyre dhe të gjithëve: sado që të organizojnë dhe paguajnë… kjo ka përfunduar. Dua t’i informoj se Serbia ka fituar dhe mezi pres të vazhdoj bashkëpunimin me Federatën Ruse”, përfundoi Vuçiq.

  • Protesta në Beograd, Aleksandar Ivanoviç: Regjimi mafioz do të luftohet deri në fund

    Protesta në Beograd, Aleksandar Ivanoviç: Regjimi mafioz do të luftohet deri në fund

    Rreth dhjetë mijë njerëz janë mbledhur para Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në Beograd për të protestuar kundër arrestimit të studentëve.

    Para se të fillonte protesta, rruga “Savka” u bllokua. Turma brohoriti “dorëheqje”, “arrestoni Vuçiq”, “lironi të gjithë”, “ejani” dhe fishkëllyen. Trafiku u bllokua gjithashtu. Agjencia e lajmeve BETA raporton se numri i njerëzve të mbledhur vazhdon të rritet dhe se, sipas disa vlerësimeve, tashmë ka më shumë se 10 mijë.

    Kryetari i Partisë Demokratike (DS) Srgjan Milivojeviq, tha se nuk do të lejojnë që Serbia të bëhet Bjellorusi dhe se Aleksandar Vuçiq ka hyrë në luftë kundër popullit të tij, të cilit i dha ultimatumin e mëposhtëm në Vidovdan: Ose do të jem në pushtet me çdo kusht, pa mbështetjen e qytetarëve ose nuk do të ketë Serbi.

    “Vullneti dhe dëshira e një njeriu për të sunduar pa asnjë kontroll ose kufizim nuk mund të jetë më e fortë se dëshira e miliona qytetarëve serbë për të jetuar në liri. Assadi serb ndoshta do të donte të arratisej, por do t’i duhet të vuajë dënimin. U bëj thirrje të gjithë politikanëve të mbështesin kërkesat e studentëve për zgjedhje. Vuçiq duhet të largohet”, shtoi ai.

    “Kërkoj që të gjithë të arrestuarit të lirohen menjëherë sepse krimet për të cilat dyshohet se akuzohen janë shpikur në mendjen e një njeriu që është i shkëputur nga realiteti. Lironi të gjithë njerëzit e pafajshëm në mënyrë që të ketë vend në burgje për ata që e sollën Serbinë në këtë situatë, të udhëhequr nga frikacaku më i madh në historinë e Serbisë”, përfundoi Milivojeviq.

    Nënkryetari i Lëvizjes Popullore Serbe, Aleksandar Ivanoviq, tha se regjimi i Vuçiq tha se do të shtypte rebelimin e qytetarëve në mars, por dje 150 mijë njerëz e mohuan këtë.

    “Në përgjigje të kolonave të pafundme të qytetarëve rebelë në rrugët e Beogradit, Vuçiq lëshoi ​​një urdhër për arrestimin e studentëve. Kjo protestë e qytetarëve vetëm sa konfirmon se njerëzit janë të vendosur të shkojnë deri në fund në luftën kundër regjimit mafioz dhe të mos pranojnë të jetojnë në kushtet e frikës dhe terrorit që Vuçiq po përpiqet të imponojë”, tha Ivanoviq.

    Protesta përpara Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në Beograd u thirr gjatë ditës nga studentët në bllokadë. Siç shpjegoi një studente nga Nishi, si qytetarët ashtu edhe studentët nga të gjitha universitetet në Serbi që ishin në takim për të organizuar protestën e Vidovdanit po arrestohen.

    Ajo deklaroi se kolegu i saj Dimitrije Dimiq u ndalua gjithashtu, dhe se një protestë po organizohet edhe në Nish sot. Të gjithë të ndaluarit, sipas studentëve, dyshohen për terrorizëm dhe se ata janë dërguar në drejtim të panjohur, raporton N1, përcjell KosovaPress.

  • Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiq paralajmëron arrestime të reja

    Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiq paralajmëron arrestime të reja

    Pamje nga përleshjet mes protestuesve dhe policisë në Beograd, pas përfundimit të një proteste të studentëve më 28 qershor.
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka akuzuar të dielën studentët protestues se kanë bërë “thirrje të drejtpërdrejtë për konflikt civil dhe sulme ndaj policisë”, si referencë për zhvillimet në fund të një proteste të mbajtur në sheshin Sllavija të Beogradit më 28 qershor.
    Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm serb, Ivica Daçiq, ai ka kërkuar nga zyrat kompetente të prokurorisë që “të bëjnë punën e tyre” dhe “të mos sillen si të paaftë dhe naivë”.

    Ai e ka përgëzuar policinë për “sjelljen profesionale dhe për dëshirën që t’i mposhtin sulmuesit me përdorim minimal të forcës”.
    “Natyrisht se do të ketë më shumë arrestime për sulmet ndaj policisë. Ky nuk është fundi. Janë duke u identifikuar edhe individë tjerë. Agjencia për Siguri dhe Informacion është duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë Vuçiq.
    Përgjatë intervenimit të policisë, pas një proteste të mbajtur në sheshin Sllavija, janë ndaluar 77 persona dhe 48 zyrtarë policorë janë plagosur, ka bërë të ditur të dielën ministri Daçiq.
    Ai ka thënë se përleshjet e para në mes të disa protestuesve dhe policisë kanë nisur në orën 21:42.
    “Gjatë intervenimit policor janë plagosur 48 zyrtarë policorë – 38 pjesëtarë të xhandarmërisë, dy pjesëtarë të brigadës, shtatë zyrtarë policorë të Njësitit Policor për Intervenime dhe një zyrtar i angazhuar për siguri operacionale”, ka thënë ai.
    Sipas Daçiqit, një zyrtar policor ka lëndime të rënda në kokë.
    Sipas të dhënave zyrtare, 22 persona janë shtruar në qendra spitalore, dy prej tyre me lëndime serioze.
    Disa protestues dhe policia janë përleshur në qendër të Beogradit pas përfundimit të protestës së studentëve në sheshin Sllavija.
    Sipas të dhënave preliminare të Arkivit të Tubimeve Publike, 140.000 persona janë mbledhur në protestën “Shihemi për Vidovan”, derisa Ministria e Brendshme serbe ka thënë se në protestë kanë marrë pjesë 36.000 persona.
    Studentët janë duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe heqjen e një kampi në qendër të qytetit, i cili është vendosur nga studentët tjerë, që e kundërshtojnë bllokimin e fakulteteve dhe mbështesin presidentin Vuçiq.
    Studentët i kanë bllokuar universitetet prej nëntorit të vitit 2024, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 16 personave në Novi Sad, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të këtij qyteti.
    Krahas protestës së studentëve, të shtunën është mbajtur edhe një protestë e mbështetësve të Vuçiqit, të cilët kanë organizuar “mbrëmje letrare”.REL

  • Dy protesta paralele në Beograd: Studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme, mbështetësit e Vuçiç përkrahin presidentin

    Dy protesta paralele në Beograd: Studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme, mbështetësit e Vuçiç përkrahin presidentin

    Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, kanë nisur të organizohen dy protesta në ditën kur shënohet ajo që njihet si festë kombëtare e Vidovdanit.
    Njëra organizohet nga studentët që i kanë bllokuar universitetet në nivel shtetëror prej fundit të vitit 2024 dhe kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
    Ata i bëjnë përgjegjëse institucionet për shembjen e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntorin e vitit të kaluar, që ka rezultuar me vdekjen e 16 personave.
    Protesta tjetër është duke u organizuar nga ata që deklarojnë se e mbështesin presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
    Protesta e studentëve, e titulluar “Shihemi në Ditën e Shën Vidit”, planifikohet të nisë në pasditen e së shtunës në Sheshin e Sllavija.
    Në këtë festë, serbët përkujtojnë betejën kundër ushtrisë turke në Kosovë në vitin 1389.
    Mbështetësit e Qeverisë janë duke u mbledhur para ndërtesës së parlamentit, ku planifikojnë të organizojnë “mbrëmje letrare”.
    Studentët po kërkojnë nga Qeveria që t’i dërgojë presidentit Vuçiq një propozim për shpërndarje të parlamentit dhe shpallje të zgjedhjeve të reja.
    Kërkesa e dytë është ndërprerja e tubimit të mbështetësve të Qeverisë, të cilët deklarojnë se duan të mësojnë. Ata u kanë thënë ultimatum autoriteteve deri në orën 21:00 të së shtunës që t’ua plotësojnë kërkesat.
    Mirëpo, Vuçiq ka thënë më 27 qershor se “ultimatumi nuk është pranuar”. Disa ditë më parë, autoritetet i kanë arrestuar gjashtë persona për përgatitje të “përmbysjes së dhunshme të rendit kushtetutës”. Autoritetet i akuzojnë organizatorët e protestës se janë “duke u përgatitur për dhunë”.
    Studentët, në anën tjetër, kanë deklaruar se me veprimet e tyre deri tani kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës./ REL

  • Municioni i Serbisë, i ngrirë në kohë krizash

    Municioni i Serbisë, i ngrirë në kohë krizash

    Serbia ndaloi plotësisht eksportin e municionit, në kohën e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit dhe mes kritikave të shtuara nga Rusia, për shkak të Ukrainës.

    I pyetur nëse me eksportin e municionit në Izrael, Serbia zgjodhi anë në konfliktin izraelito-iranian, presidenti Aleksandar Vuçiq u përgjigj: “Tani, nuk eksportojmë asgjë”.

    “I kemi ndalur të gjitha. Duhet të merren vendime të posaçme për t’u lejuar ndonjë eksport”, tha ai pas mbledhjes së kolegjiumit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, më 23 qershor.

    Një ditë më vonë, Vuçiq tha se, në të ardhmen, vetëm Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të vendosë për eksportin e municioneve nga Serbia.

    Ai tha se do të krijohet një “listë e zezë, gri dhe e bardhë” e vendeve në lidhje me eksportin e municioneve serbe.

    Rreth dhjetë ditë më herët dhe para sulmit të Izraelit ndaj Iranit, Vuçiq tha se Serbia është i vetmi vend në Evropë që bën biznes me Izraelin në fushën e municioneve ushtarake.

    Vuçiq e sheh industrinë ushtarake si mundësi për të gjeneruar të ardhura dhe shpesh flet me krenari për kapacitetet dhe arritjet e saj.

    Në Serbi ka disa fabrika që prodhojnë armë dhe pajisje ushtarake.

    Tani, autoritetet serbe po ndjekin të njëjtën strategji, si në verën e vitit 2023, kur për një muaj ndaluan eksportin e armëve.

    Duke iu referuar pikërisht atij momenti, analisti ushtarak serb, Aleksandar Radiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për “një qëndrim si përgjigje ndaj dy sfidave serioze mediatike”.

    Njëra, thotë ai, është eksporti i municioneve serbe në Izrael, dhe tjetra ka të bëjë me municionet për Ukrainën.

    “Dhe, tani, mbulimi mediatik i kësaj është ai qëndrimi teatral… eksportet janë pezulluar, kështu që tani e shihni, nuk ka rëndësi se cilat do të jenë pasojat financiare, por ne do të jemi parimorë”, thotë Radiq.

    Në njërën anë Irani, në anën tjetër Rusia
    Duke shpjeguar qëndrimin e Serbisë, Vuçiq tha se “një gjë” është që Serbia e lejoi eksportin e municionit në Izrael, pas sulmit të 7 tetorit, 2023.

    “Por, sot, situata është ndryshe”, sipas tij.

    Në tetor të 2023-shit, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Gazë, që rezultoi me dhjetëra mijëra njerëz të vrarë.

    Paraprakisht, Izraeli u sulmua nga Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – i cili vrau rreth 1.200 njerëz dhe mori peng mbi 250 të tjerë.

    Një konflikt i ri, pastaj, shpërtheu më 13 qershor, kur Izraeli sulmoi Iranin për ta penguar nga, siç pretendoi, krijimi i armëve bërthamore.

    Më 22 qershor u përfshinë edhe Shtetet e Bashkuara, duke sulmuar objektet bërthamore të Iranit.

    Rreth dhjetë ditë më herët dhe para sulmit të Izraelit ndaj Iranit, Vuçiq tha se Serbia është i vetmi vend në Evropë që bën biznes me Izraelin në fushën e municioneve ushtarake.

    Vuçiq e sheh industrinë ushtarake si mundësi për të gjeneruar të ardhura dhe shpesh flet me krenari për kapacitetet dhe arritjet e saj.

    Në Serbi ka disa fabrika që prodhojnë armë dhe pajisje ushtarake.

    Tani, autoritetet serbe po ndjekin të njëjtën strategji, si në verën e vitit 2023, kur për një muaj ndaluan eksportin e armëve.

    Duke iu referuar pikërisht atij momenti, analisti ushtarak serb, Aleksandar Radiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për “një qëndrim si përgjigje ndaj dy sfidave serioze mediatike”.

    Njëra, thotë ai, është eksporti i municioneve serbe në Izrael, dhe tjetra ka të bëjë me municionet për Ukrainën.

    “Dhe, tani, mbulimi mediatik i kësaj është ai qëndrimi teatral… eksportet janë pezulluar, kështu që tani e shihni, nuk ka rëndësi se cilat do të jenë pasojat financiare, por ne do të jemi parimorë”, thotë Radiq.

    Në njërën anë Irani, në anën tjetër Rusia
    Duke shpjeguar qëndrimin e Serbisë, Vuçiq tha se “një gjë” është që Serbia e lejoi eksportin e municionit në Izrael, pas sulmit të 7 tetorit, 2023.

    “Por, sot, situata është ndryshe”, sipas tij.

    Në tetor të 2023-shit, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Gazë, që rezultoi me dhjetëra mijëra njerëz të vrarë.

    Paraprakisht, Izraeli u sulmua nga Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – i cili vrau rreth 1.200 njerëz dhe mori peng mbi 250 të tjerë.

    Një konflikt i ri, pastaj, shpërtheu më 13 qershor, kur Izraeli sulmoi Iranin për ta penguar nga, siç pretendoi, krijimi i armëve bërthamore.

    Më 22 qershor u përfshinë edhe Shtetet e Bashkuara, duke sulmuar objektet bërthamore të Iranit.

    Edhe më 28 maj, ky shërbim e akuzoi Serbinë se, “pavarësisht neutralitetit të shpallur zyrtarisht”, ajo vazhdon të dërgojë municion në Ukrainë.

    Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të fqinjit të saj.

    Beogradi zyrtar mohon vazhdimisht se Serbia eksporton armë drejtpërdrejt në Ukrainë ose në Rusi.

    Megjithatë, pranon se nuk mund të kontrollojë se ku përfundojnë ato armë, pasi shiten në vendet e treta.

    Vuçiq iu referua kësaj edhe kur bëri të ditur vendimin për pezullimin e eksportit të municioneve.

    “Pasi kemi parë që municionet po shfaqen në Ukrainë – nga të dyja palët, dhe po ankohen të dyja… mund të ndërhyj vetëm në një mënyrë: të them që për një periudhë, i gjithë municioni të qëndrojë vetëm në kazermat tona”, tha ai.

    Fitimi, aktualisht, në plan të dytë
    Maja Bjellosh, nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politika të Sigurisë, vë në dukje për Radion Evropa e Lirë se vendimi i Beogradit për të ndalur eksportin e municionit, erdhi menjëherë pas një deklarate zyrtare të Iranit.

    Ushtria iraniane paralajmëroi më 21 qershor se çdo dërgesë e ndihmave ushtarake për Izraelin, do të konsiderohet si pjesëmarrje në agresion kundër Iranit dhe do të bëhet objektiv legjitim.

    Bjellosh thotë se, derisa vendet perëndimore e shohin si pozitive dërgimin e municionit serb në Ukrainë nëpërmjet vendeve të treta, Rusia po i bën presion gjithnjë e më të madh Serbisë për ta ndalur këtë praktikë.

    “… për ta kujtuar udhëheqjen serbe se një veprim i tillë përfaqëson një sulm të tërthortë ndaj Rusisë”, thotë Bjellosh.

    Mediat e huaja kanë raportuar disa herë gjatë viteve të fundit se armët dhe municioni serb, përmes vendeve të treta, përfundojnë në duart e ushtarëve ukrainas.

    Kështu, më 22 qershor, 2024, gazeta britanike Financial Times ka shkruar se Serbia ka eksportuar në mënyrë indirekte, përmes vendeve të tjera, municione me vlerë 800 milionë euro në Ukrainë, prej se Rusia ka nisur pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022.

    Në atë kohë, Vuçiq konfirmoi për gazetën se informacioni në lidhje me vlerën e municioneve, është kryesisht i saktë.

    “Po, ne i eksportojmë municionet tona. Nuk mund të eksportojmë në Ukrainë ose në Rusi, por kemi shumë kontrata me amerikanët, spanjollët, çekët e të tjerë. Ajo që bëjnë ata me to, është puna e tyre”, tha ai për Financial Times.

    Zyrtarët e huaj e kanë falënderuar vazhdimisht Serbinë për ndihmën e saj për Ukrainën.

    Në mesin e tyre, në korrik të vitit 2024, ishte ndihmësi i atëhershëm i sekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

    Atëkohë, ai tha se Serbia, “duke vënë në dispozicion armët e saj, po e ndihmon Ukrainën që të mbrojë një parim thelbësor të së drejtës ndërkombëtare”.

    Radiq: Pezullimi i eksporteve nuk është praktikë e zakonshme
    Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se që kur është në fuqi pezullimi i eksporteve dhe sa do të zgjasë ai.

    Të dhëna të sakta se çfarë armësh dhe pajisjesh ushtarake, si dhe në çfarë sasish eksporton Serbia në Izrael dhe në vende të tjera, nuk janë të disponueshme publikisht.

    Ministria për Tregtinë e Brendshme dhe të Jashtme në Serbi nuk ka publikuar në faqen e saj zyrtare raporte vjetore për lejet e lëshuara për eksport në vitet e fundit.

    Analisti ushtarak, Radiq, thotë se pezullimi i eksporteve nuk njihet si praktikë.

    “Këtë e kemi parë në vitin 2023, kur një vendim i tillë u mor në mënyrë jo të zakonshme dhe tregoi se si funksionon sistemi serb, ku një person, presidenti i vendit, thotë ‘tani nuk do të eksportojmë’”, shprehet Radiq.

    Ai thotë se, atëkohë, u ndalua realizimi i lejeve të eksportit që ishin dhënë më parë, por nuk u tha se “nuk do të ketë asgjë nga kontratat e nënshkruara”.

    “Kjo ndoshta ka shkaktuar shpenzime më të mëdha dhe probleme më të mëdha për disa kompani, por nuk ka ndikuar në furnizimin e depozitave vendase”, thotë Radiq.

    Në vitin 2023, Qeveria e Serbisë e ndaloi eksportin e armëve duke argumentuar se interesi kombëtar i Serbisë ishte “i rrezikuar deri në shkallën më të lartë”, por nuk dha më shumë detaje.

    Lejet për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake i jep Ministria për Tregtinë e Brendshme dhe të Jashtme.

    Për to është i domosdoshëm edhe pëlqimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, asaj të Brendshme, të Mbrojtjes dhe të Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës.

    Gjithashtu kërkohet një konfirmim nga përdoruesi përfundimtar, i vërtetuar nga autoriteti zyrtar i shtetit të përdoruesit përfundimtar.

    Kur jepet leja për eksport, sigurohet që ajo të mos shkelë sanksionet ndërkombëtare, të mos kontribuojë në shkeljen e të drejtave të njeriut në vendin ku shkojnë mallrat, dhe të mos ndihmojë në shkaktimin ose vazhdimin e luftërave apo konflikteve të tjera në atë vend. REL