Tag: vuajnë

  • ‘Berishën në 2013 e përzumë si të korruptuar’, Doshi: Rama është i marrë peng nga krimi i organizuar

    ‘Berishën në 2013 e përzumë si të korruptuar’, Doshi: Rama është i marrë peng nga krimi i organizuar

    Partia Social Demokrate, e udhëhequr nga Tom Doshi, ka përfunduar fushatën elektorale këtë të premte me një takim të organizuar me mbështetësit. Gjatë fjalës së tij, Doshi nuk ka kursyer kritikat ndaj dy partive më të mëdha politike në Shqipëri, duke i akuzuar për korrupsion dhe për autorësinë e “vuajtjes së shqiptarëve”.
    Ai shprehu habinë që Partia Socialiste, dikur një shpresë për ndryshim, ka përfunduar e përfshirë në korrupsion. Doshi e vuri theksin te fakti se gjysma e qeverisë është në burg, duke përmendur gjithashtu krimet zgjedhore dhe presionin që po ushtrohet mbi qytetarët për të votuar PS-në.
    “Pse keni frikë? Nëse ju keni punuar mirë, populli do t’ju votojë vetë,” tha Doshi. Ai gjithashtu kritikuar ashpër Sali Berishën dhe Edi Ramën për korrupsionin dhe presionin ndaj qytetarëve, duke i quajtur ata përgjegjës për situatën e vështirë në të cilën ndodhen shqiptarët.
    Doshi e quajti gjithashtu Edi Ramën të “kapur” nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, duke shprehur keqardhjen për zhgënjimin që ai ka shkaktuar, veçanërisht në lidhje me premtimet që dha në vitin 2013. Ai theksoi se shqiptarët po vuajnë për ushqim, ilaçe dhe se problemet kryesore si ndërtimi i infrastrukturës janë bërë shkas për festa të kota, ndërsa realiteti mbetet i vështirë për shumicën e qytetarëve.
    “Kurrë nuk do ma merrte mendja që do të vinte dita që vetë Partia Socialiste të përfundonte kështu në korrupsion. Kena gjysmën e qeverisë në burg. Po bëhen krime zgjedhore. Po i marrin lirinë njerëzve si e si të votojnë Partinë Socialiste. Pse keni frikë? Nëse ju keni punuar mirë populli të voton vetë. Ju keni ardhur vetë këtu sot. Sot kemi të bëjmë me dy qeveri të korruptuara. Një e Sali Berishës që ishte dhe tjetra e Edi Ramës. Ça do t’u thotë Sali Berisha sot shqiptarëve? Në 2013 e kemi përzënë si të korruptuar. Vjen sot thotë do luftoj korrupsionin. Kush do e luftojë korrupsionin? Sali Berisha? Edi Rama tallet me shqiptarët. Shkon dhe shkruan nëpër letra do të marr 88 mandate. Po meqë merri 88 mandate, pse hiqni njerëz prej pune? Pse i bëni presion njerëzve? Po e çojnë vendin në kolaps që ndërkombëtarët jo të japin pasaportë europiane, po mos të njihen zgjedhjet prej krimit zgjedhor që po bëhet në Shqipëri. Është çuar i madh dhe i vogël për të blerë vota. Policia e lidhur me krimin e organizuar. Ai shkruan letër 88 mandate. Më vjen keq për Edi Ramën që e ka marr peng korrupsioni dhe krimi i organizuar se kur erdhi në 2013 kisha shumë besim te ai që sdo të përfundonte ku ka përfunduar sot. Janë 1 milionë shqiptarë që vuajnë, vuajnë për ushqim, vuajnë për ilaçe. Diskutohen këtu aeroporte, porte. Akom festohet se bëhet një rrugë”,- tha Doshi ndër të tjera.

  • Po ndryshon mënyrën si e trajtojmë ankthin dhe depresionin, terapia brenda në det e cila…

    Po ndryshon mënyrën si e trajtojmë ankthin dhe depresionin, terapia brenda në det e cila…

    Studimi britanik me qindra pjesëmarrës sjell shpresa të reja për trajtimin natyral të ankthit por edhe ata që nuk vuajnë nga probleme mendore mund të përfitojnë nga kjo praktikë e veçantë. Përfitimet e aktivitetit fizik në shëndetin mendor janë tashmë të njohura, por çfarë ndodh kur kësaj formule i shtohet noti në ujë të ftohtë? Pikërisht këtë pyetje kanë ngritur studiuesit e Universitetit të Portsmouth në Britani, të cilët kanë zhvilluar një studim me 480 notarë rekreativë, që e praktikojnë notin në det të ftohtë, edhe gjatë muajve më të acartë.
    E udhëhequr nga lektorja Dr. Heather Massey, kjo iniciativë synon të analizojë ndikimin e ekspozimit ndaj ujit të ftohtë te personat që vuajnë nga ankthi dhe depresioni. Në kuadër të studimit, një grup vullnetarësh u përfshi në një program tetë-javor stërvitjeje me not në natyrë, pa ndërprerë terapinë me ilaçe, ndërsa grupi i dytë kontrollues vazhdoi vetëm me trajtimin medikamentoz.
    Deri më tani, rezultatet janë inkurajuese. Dëshmitë e pjesëmarrësve si Lynne MacFarlane, e cila raportoi përmirësim të dukshëm të simptomave të depresionit dhe Nina Yates, që theksoi efektin qetësues të ujit të ftohtë, sugjerojnë potencial të madh për këtë lloj terapie. Studiuesit besojnë se, nëse rezultatet përfundimtare e mbështesin këtë qasje, noti në ujë të ftohtë mund të përfshihet në trajtimet standarde të shëndetit mendor, madje edhe të rekomandohet si “recetë natyrore” nga mjekët e kujdesit primar.
    Megjithëse hulumtimi ka në fokus personat me probleme mendore, ekspertët sugjerojnë se kjo praktikë mund të ndihmojë edhe njerëzit e shëndetshëm, si një mënyrë natyrale për të ulur stresin, përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe forcuar sistemin imunitar. Kontaktet me natyrën, përfshirë ujin dhe temperaturat e ulëta, stimulojnë prodhimin e endorfinës, hormoni i lumturisë dhe ndihmojnë në krijimin e një ndjenje të fuqishme përqendrimi dhe qetësie. Edhe pse e dobishme, ekspozimi ndaj ujit të ftohtë duhet të bëhet me kujdes, veçanërisht për fillestarët apo personat me probleme kardiovaskulare. Ekspertët këshillojnë të fillohet ngadalë, të mos jeni vetëm, dhe të konsultoheni me mjekun përpara se të përfshiheni në këtë aktivitet.

  • Vuani nga alergjitë e pranverës? Katër mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat

    Vuani nga alergjitë e pranverës? Katër mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat

    Shumë njerëz në pranverë vuajnë nga alergjitë sezonale. Simptomat më të zakonshme përfshijnë kruajtje, teshtitje, rrufë, dhimbje koke, skuqje të syve etj. Shumica përjetojnë alergji sezonale relativisht të lehtë, por të tjerë vuajnë rëndë për një periudhë të gjatë kohore.
    Si të luftoni alergjitë e sezonit?
    Hidratohuni

    Mundohuni të pini 2-3 gota ujë të ngrohtë sapo të zgjoheni. Prisni të paktën 30 minuta para se të hani ose pini ndonjë gjë. Thuaj po supave që përmbajnë perime jeshile, tërshërë, quinoa, kërpudha.
    Përdorni një “ilaç” për hundën
    Rekomandohet përdorimi i sprejit më kripë për hundën. Përdoreni të paktën 2 herë në ditë në mënyrë që të ketë lagështi.
    Merrni agrume
    Të pasura me vitaminë C, bioflavonoidë dhe antioksidantë, agrumet (veçanërisht limonët) janë një zgjedhje e shkëlqyer për të forcuar reagimin imunitar dhe për të parandaluar simptomat e alergjive sezonale.
    Përdorni hithër
    Hithra duket si një opsion i çuditshëm për lehtësimin e alergjive por ia vlen ta provoni. Është treguar se trajton çdo lloj simptome, duke përfshirë mbireaksionet e histaminës dhe inflamacionin.

  • Gjashtë ushqimet më të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga ulçera

    Gjashtë ushqimet më të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga ulçera

    Njerëzit që vuajnë nga ulçera duhet të konsumojnë më shumë ushqime me nivel të lartë alkaline dhe ato që luftojnë inflamacionin.
    Trajtimi dhe mbajtja nën kontroll e ulçerës mund të mbahet nën kontroll me ushqimet e duhura, të cilat rregullojnë nivelin e pehashit.  Ushqimet e mëposhtme sigurisht që nuk duhet të konsiderohen si alternativa zëvendësuese për medikamentet e rekomanduara nga mjeku. Por ato ndihmojnë në lehtësimin e shqetësimeve.
    Karrotat – Karrotat janë ndër perimet më të rekomanduara për njerëzit që vuajnë nga ulçera. Ato kanë tendencën të riparojnë dëmet e shkaktuara në stomak nga aciditeti i tepërt. Karrotën mund ta përfshini në sallata ose ta konsumoni si pure, por edhe lëng.

    Mollët – Mollët janë ndër frutat më të mira kundër shumë problemeve shëndetësore. Ato përmbajnë fibër dhe acide organike që rregullojnë sistemin tretës. Mollët rekomandohen jo vetëm kundër ulçerës në stomak, por edhe diaresë apo konstipacionit.
    Aloe Vera – Kjo bimë e mrekullueshme ka aftësi shëruese kundër shumë sëmundjeve dhe problemeve. Xheli i bimës mban nën kontroll prodhimin e tepërt të aciditetit dhe pengon irritimin e stomakut.
    Bananet – Bananet janë të pasura me niseshte dhe kanë efekt alkalin duke rregulluar kështu pehashin e stomakut. Konsumi i rregullt i bananeve pengon dëmtimin e vazhdueshëm të shtresës së brendshme të stomakut dhe zvogëlon plagët e tij.
    Patatet – Patatet përmbajnë niseshte, fibër dhe antioksidantë që përmirësojnë proceset tretëse. Ato zbusin inflamacionin dhe përshpejtojnë shërimin e indeve të dëmtuara nga aciditeti i lartë.
    Farat e Linit – Zhytja e farave në ujë ndihmon në çlirimin e një substance xhelatinoze që është efikase kundër ulçerës. Ato zbusin inflamacionin dhe ndjesinë e djegies në stomak. Për më tepër, këto fara janë shumë të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe fibër.
    Ekspertët rekomandojnë që pacientët që vuajnë nga ulçera të shmangin kafenë, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, ushqimet pikante, alkolin, të skuqurat dhe produktet e brumit.

  • Ushqimet më të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga ulçera

    Ushqimet më të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga ulçera

    Njerëzit që vuajnë nga ulçera duhet të konsumojnë më shumë ushqime me nivel të lartë alkaline dhe ato që luftojnë inflamacionin.
    Trajtimi dhe mbajtja nën kontroll e ulçerës mund të mbahet nën kontroll me ushqimet e duhura, të cilat rregullojnë nivelin e pehashit.
    Ushqimet e mëposhtme sigurisht që nuk duhet të konsiderohen si alternativa zëvendësuese për medikamentet e rekomanduara nga mjeku.

    Por ato ndihmojnë në lehtësimin e shqetësimeve.
    Karrotat
    Karrotat janë ndër perimet më të rekomanduara për njerëzit që vuajnë nga ulçera. Ato kanë tendencën të riparojnë dëmet e shkaktuara në stomak nga aciditeti i tepërt. Karrotën mund ta përfshini në sallata ose ta konsumoni si pure, por edhe lëng.
    Mollët
    Mollët janë ndër frutat më të mira kundër shumë problemeve shëndetësore. Ato përmbajnë fibër dhe acide organike që rregullojnë sistemin tretës.
    Mollët rekomandohen jo vetëm kundër ulçerës në stomak, por edhe diaresë apo konstipacionit.
    Aloe Vera
    Kjo bimë e mrekullueshme ka aftësi shëruese kundër shumë sëmundjeve dhe problemeve.
    Xheli i bimës mban nën kontroll prodhimin e tepërt të aciditetit dhe pengon irritimin e stomakut.
    Bananet
    Bananet janë të pasura me niseshte dhe kanë efekt alkalin duke rregulluar kështu pehashin e stomakut.
    Konsumi i rregullt i bananeve pengon dëmtimin e vazhdueshëm të shtresës së brendshme të stomakut dhe zvogëlon plagët e tij.
    Patatet
    Patatet përmbajnë niseshte, fibër dhe antioksidantë që përmirësojnë proceset tretëse. Ato zbusin inflamacionin dhe përshpejtojnë shërimin e indeve të dëmtuara nga aciditeti i lartë.
    Farat e Linit
    Zhytja e farave në ujë ndihmon në çlirimin e një substance xhelatinoze që është efikase kundër ulçerës. Ato zbusin inflamacionin dhe ndjesinë e djegies në stomak.
    Për më tepër, këto fara janë shumë të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe fibër. Ekspertët rekomandojnë që pacientët që vuajnë nga ulçera të shmangin kafenë, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, ushqimet pikante, alkolin, të skuqurat dhe produktet e brumit.

  • Ndryshimet klimatike shtojnë numrin e personave që vuajnë nga alergjitë

    Ndryshimet klimatike shtojnë numrin e personave që vuajnë nga alergjitë

    Personat që vuajnë nga alergjitë sezonale po përballen me më shumë polen dhe për periudha më të gjata, për shkak të ngrohjes globale.

    Por, ekspertët paralajmërojnë se kjo krizë klimatike po shkakton edhe ngjarje ekstreme të alergjive, duke përfshirë edhe ato që rrezikojnë jetën, raporton BBC.

    Më 21 nëntor të vitit 2016, në Melbourne të Australisë, rreth orës 18:00, ajri u bë i rrezikshëm për jetën. Njerëz, që nuk kishin pasur më herët probleme me frymëmarrjen, përfunduan në spital.

    Ambulancat nuk arrinin t’i shërbenin të gjithë pacientëve, ndërsa 10 vetë humbën jetën. Një studente 20-vjeçare vdiq në oborrin e shtëpisë, ndërsa prindërit përpiqeshin ta shpëtonin.

    Ngjarja u identifikua si “astma nga stuhitë”, një fenomen kur grimcat e polenit shpërbëhen nga stuhitë me shi dhe shtrihen në ajër në formë të imët, duke hyrë në mushkëritë e njerëzve dhe duke shkaktuar reaksione të forta alergjike.

    “Ka qenë një ngjarje masive. E paprecedentë. Katastrofale”, ka treguar profesori Paul Beggs nga Macquarie University, i cili e ka studiuar këtë fenomen në detaje.

    Po pse po ndodh kjo më shpesh tani?

    Sipas shkencëtarëve, ndryshimet klimatike po e zgjerojnë sezonin e polenit dhe po rrisin intensitetin e tij.

    “Ngrohja e dimrave, fillimi i hershëm i pranverës dhe zgjatja e vjeshtës po bëjnë që njerëzit të jenë të ekspozuar ndaj polenit për më gjatë”, ka thënë Elaine Fuertes, studiuese në Imperial College në Londër.

    Sidomos një bimë është kthyer në “armikun numër 1” për alergjitë: ambrozia (ragweed). Një bimë e vetme mund të lëshojë një miliard grimca poleni. Në SHBA, mbi 50 milionë njerëz vuajnë nga alergjia ndaj saj.

    Fuertes paralajmëron se “sezoni do të nisë më herët, do të zgjasë më shumë dhe do të jetë më intensiv për ata që kanë simptoma, ndërsa do të rritet rreziku për sensibilizim të njerëzve që më parë nuk kishin alergji”.

  • Denoncimi i gazetarit: Mjekët e Onkologjikut lajmërojnë të sëmurët që mos shkojnë se s’ka medikamente

    Denoncimi i gazetarit: Mjekët e Onkologjikut lajmërojnë të sëmurët që mos shkojnë se s’ka medikamente

    Gazetari Osman Stafa ka bërë një denoncim të fortë sot në lidhje me spitalin e Onkologjikut. Sipas tij, mjekët e këtij spitali, telefonojnë pacientët që mos paraqiten për mjekim për shkak të mungesës së medikamenteve.
    Sipas mesazheve të publikuara nga vetë gazetari, një qytetar i prekur nga sëmundja deklaron:“Mirëmëngjes, Osman! Më morën në telefon dhe më njoftuan që mjekim nuk ka. Nuk po shkoj fare në spital, faleminderit.”
    Stafa tha se është krijuar një sistem ku mjekët, të kthyer në një lloj call center-i, lajmërojnë pacientët që vuajnë nga kanceri dhe u thonë të mos paraqiten në spital nëse mungojnë medikamentet e nevojshme për trajtimin e tyre.
    Një tjetër rast i rëndë është ai i një pacienti me kancer të gjakut, i cili prej dy muajsh nuk ka marrë trajtimin e nevojshëm për shkak të mungesës së medikamentit Daratumumab.
    Gjendja alarmante në spitalin Onkologjik përfshin edhe mungesën e medikamentit Phesgo, i domosdoshëm për pacientet me kancer të gjirit. Raportimet tregojnë se për shkak të mungesës së tij, grave dhe vajzave të prekura nga sëmundja u jepet Herceptin, një zëvendësim joefektiv.
    Një mjek nga spitali Onkologjik, në një denoncim për gazetarin Stafa, shprehet:“Ndërprerja e Phesgo krijon tek pacientet që vuajnë nga kanceri i gjirit rezistencë qelizore. Qeliza bëhet e pandjeshme ndaj trajtimit kur ai ndërpritet. Herceptina nuk është zëvendësim për Phesgon dhe nuk jep të njëjtat rezultate. Ky është një veprim kriminal për të fshehur mungesën e kimiove.”, tha ai.
    Denoncimi i plotë i gazetarit:
    Zyrtarisht, ne shikojmë që në profilin e saj, zonja Koçiu është në fushatë, domethënë kërkon votat e shqiptarëve. Është ministrja e shëndetësisë dhe, në fakt, po e shikoja këto ditë teksa qytetarët—unë i kam publikuar vetë mesazhet e tyre, të cilat janë të konfirmuara sepse flitet edhe për medikamentet.
    Thotë një qytetar: “Mirëmëngjes, Osman! Më morën në telefon dhe më njoftuan që mjekim nuk ka. Nuk po shkoj fare në spital, faleminderit.”
    Çfarë kanë bërë? Pra, kanë krijuar një sistem të tillë që i lajmërojnë qytetarët të cilët vuajnë nga kanceri, që në momentin që ka mungesa të medikamenteve, u thonë: “Mos hajde.”
    Pra, mjekët të kthyer në call center! Mjekët lajmërojnë pacientët: “Mos hajdeni në spital sepse s’ka medikament.”
    Dhe e pyes qytetarin: “Çfarë medikamenti ke nevojë ti që nuk ka dhe sa kohë ke pa bërë kimioterapi?”
    Më thotë: “Afro 2 muaj.” Është një pacient i cili vuan nga kanceri, kanceri i gjakut. Medikamentet: Daratumumab.
    Pra, ky është një nga rastet. Pastaj, e fundit në onkologjik, e cila ka për të qenë dhe një skandal i madh sepse nuk mundën dot të sigurojnë një medikament për gratë të cilat vuajnë nga kanceri i gjirit.
    Është një medikament i cili është mjaft i rëndësishëm dhe është vërtetuar klinikisht që përgjigjja e këtij medikamenti për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit është shumë e mirë.
    Quhet Phesgo, dhe sipas raportimeve që më vijnë, në mungesë të këtij medikamenti u japin pacienteve—pra, grave dhe vajzave—Herceptin.
    E di fare çfarë krijon dhe rrezikon me këtë? Sepse ma ka shkruar një mjek nga brenda onkologjikut, i cili më ka deklaruar sa vijon:
    “Osman, situata në onkologjik është duke u përsëritur. Janë gra dhe vajza të cilat kanë nisur trajtimin në linjë të parë me Phesgo. Ndërprerja e Phesgo krijon tek pacientet që vuajnë nga kanceri i gjirit rezistencë qelizore. Qeliza bëhet e pandjeshme kur ti e fut barin kur të teket Albanës Koçiu.
    Kur ndërpritet ky medikament, rritet rreziku i progresit të sëmundjes sepse ai bar e mban qelizën të mos shumëzohet.
    Herceptina s’e bën punën e Phesgos. Nuk është zëvendësues. Është më mirë sesa hiç, por rezultatet që arrin Phesgo s’i arrin Herceptina. Ndaj, zëvendësimi i Phesgos me Herceptin është kriminal. Është për të fshehur mungesën e kimiove.”