Paris Jackson, vajza 27-vjeçare e Michael Jackson, ka zbuluar një nga pasojat serioze që i ka lënë abuzimi me drogë, duke treguar se ka një vrimë në mes të hundës.
Në një video të fundit në rrjetet sociale, Paris shpjegoi se kishte zhvilluar një septum të shpuar, një gjendje që shkakton fishkëllimë gjatë frymëmarrjes. “E kuptova që nuk e kisha trajtuar kurrë dhe ndonjëherë mund të jetë shumë e dukshme”, tha Paris, duke treguar gjendjen e saj përmes dritës së telefonit celular, raporton DailyMail.
Ajo sqaroi se problemi i kishte ardhur nga përdorimi i drogës, që kishte nisur rreth moshës 20-vjeçare dhe kishte vuajtur prej shtatë vitesh. Ekspertët thonë se një septum i shpuar mund të shkaktohet nga kokaina, lëndime, infeksione ose sëmundje të tjera, dhe në disa raste kërkohet trajtim kirurgjikal ose medikamentesh për të parandaluar komplikime.
Drejt fundit të videos, Paris bëri një paralajmërim të qartë për ndjekësit: “Mos përdorni drogë, fëmijë”. Megjithatë, ajo shtoi se secili duhet të përjetojë jetën sipas rrugës së vet: “Nuk do t’i them askujt çfarë të bëjë.”
Ky rrëfim i Paris Jackson rikujton rreziqet serioze që lidhen me përdorimin e drogës dhe pasojat që mund të jenë fizike dhe të dukshme, duke dhënë një mesazh të rëndësishëm për ndjekësit e saj dhe publikun.
Tag: vrimë
-

Paris Jackson tregon pasojat e abuzimit me drogë: Kam një vrimë në mes të hundës
-

“Kod i diktaturës së padukshme”, avokati paralajmëron pasojat e draftit penal: Një vrimë e zezë që po i mbyll rrugën..
Prezantimi i Kodit të ri Penal ka hasur në kundërshti të forta nga institucionet e vendit dhe jo vetëm.
Avokati Sokol Hazizaj, tha se që para një viti ka patur zëra për një Kod të tillë, të cilin siç tha ai e kanë kundërshtuar që në momentin e parë. Ai e cilësoi Kodin e ri një rrethim për qytetarët.
“Ky draft ka një vit e gjysmë që qarkullon ën sirtarët apo xhepat e atyre që e kanë formatuar këtë. Kur ka dalë para një viti, ne e kemi kundërshtuar atë. Na erdhi në vesh, që po përgatitej një Kod Penal, që e rrethonte njeriun jo më 360 gradë, por e dyfishonte rrethimin. Është një vrimë e zezë, e cila ëstë krijuar nga pamaturia ose për shkak të cinizmit dhe servilizmit të atyre njerëzve që e kanë formatuar këtë gjë”, tha ai
Ai u shpreha në një emision televiziv, se Kuvendi i Shqipërisë nuk duhet ta miratojë këtë Kod të ri Penal.
“Uroj që të jetë një stuhi në ditë behari, që mos të miratohet nga Kuvendi, sepse edhe rruga procedurale nga ka ardhur ai, të paktën deri tashmë, asnjë nuk ka mbajtur autorësinë e këtij kodi. Kemi vetëm një shtrëngim duarsh të ministritë drejtësisë dhe drejtorit të shkollës së magjistraturës.
Vjen nga një skutë e errët. Vjen nga njerëz “no name”, që nuk dihet kush janë, tregon që kemi epuar shumë lart në rrethin sasior dhe cilësore drejt një diktature të padukshme, në konceptim tim. Janë reduktuar në maksimum dënimet alternative, janë gjithëpërfshirë të gjitha profesionet brenda kodit penal. Janë përfshirë të gjithë kundërvajtjet administrative dhe janë bërë s faje penale.”, tha ai.
-

“Vrimë miu nuk do të gjejnë”, Berisha paralajmëron ‘kriminelët elektoralë’ nga takimi përmbyllës në Durrës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi takimin përmbyllës elektoral në Durrës, nga ku u ndal tek ata që ai i quan si terroristë elektoral.
Berisha gjatë fjalës së tij deklaroi, para elektoratit në këtë qytet se për këto persona nuk ka vend në Parlament, por për ta ka vend vetëm në koshin e plehrave të historisë.
“Ne jemi krenarë me këta zotërinj dhe këto zonja se para së gjithash dhe mbi të gjitha këta janë një grup qytetarësh midis jush, që u përfaqësojnë ju, përfaqësojnë moralin tuaj, vlerat tuaja, interesat tuaja, virtytet tuaja. Këto zonja dhe zotërinj dallojnë si nata me ditën, si e vërteta me gënjeshtrën me kandidatët e Sakos, me kandidatët e Pojës, me kandidatët e Hajrit, me kandidatët e terroristëve elektoralë, të cilët do marrin ndëshkimin më të merituar pas datës 12 maj. Miq, këto zgjedhje ndajnë qytetarët, atdhetarët, ndajnë ata që duan Durrësin, ndajnë njerëzit me dinjitet, ndajnë njerëzit e virtytshëm nga ata të cilët komandohen nga bandat dhe krimi dhe besojnë se mund t’i imponojnë Durrësit vullnetin e tyre. Ja ku po e deklaroj para jush, vrimë miu nuk do gjejnë. Kudo që të jenë do i kapim, me Sakon, me Gjushin, me kandidatët e tyre. Për ta nuk ka vend në parlament. Për ta ka vend në koshin e plehrave të historisë”, tha Berisha. -

“Nuk do gjejnë vrimë miu”, Berisha sulmon ashpër Sakon dhe Gjushin nga Durrësi: Janë fytyra të manipulimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në mbrëmje në Durrës, në takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në këtë qark, ku përpos prezantimit të kandidatëve, lëshoi akuza ndaj drejtuesve të PS në Durrës.
Sipas Berishës, kandidatët e PD dallojnë si nata me ditën. Kreu i PD-së e vuri theksin në fjalën e tij te Sako dhe Gjushi, si terroristë të zgjedhjeve. -

“I bien fyellit në një vrimë”, Rama: E lidhin forcën e PS me krimin, ata që vranë njerëz në Bulevard! Fuqia e socialistëve vjen nga nënat dhe gratë
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, gjatë prezantimit të kandidateve socialiste në të 12 Qarqet e Shqipërisë, iu është përgjigjur sërish akuzave që e lidhin votën e PS me forcën e krimit.
Rama tha se është e turpshme që këtë gjë e pretendojnë ata që kanë vrarë njerëz në Bulevard me pushkët e shtetit, si dhe ata që nxjerrin mllëf nga goja nga mëngjesi deri në darkë.
Arsyeja e vërtetë se përse PS është e pathyeshme sipas Ramës janë gratë dhe vajzat.“Do ju them të gjithë këtyre që i bien fyellit në të njëjtën vrimë se me demek kjo parti ka patur problematikë si e gjithë shqoqëria, se ka mbështetjen e krimit prandaj është e pathyeshme, dhe këtë e thonë ata që vranë në Bulevard, dhe pastaj ata që turren nëpër ato moçalet e kënetës mediatike, që nuk ka asgjë më larg të së vërtetës nga kjo. Askush asnjëherë më parë nuk e ka luftuar korrupsionin dhe krimin siç e luftojmë ne. Ata le t’i biejnë atij fyelli. Arsyeja pse jemi të pathyeshëm jeni dhe bëheni gjithnjë ju, gratë dhe vajzat e armatës kombëtare. Ju keni 71 përfaqësuese në armatën tonë kombëtare”, tha Rama.