Tag: vrenozin

  • “Ndjesë për të gjithë ju”/ Rama në Korçë: E përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar, u bë protagonist i një shfaqjeje porno-politike

    “Ndjesë për të gjithë ju”/ Rama në Korçë: E përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar, u bë protagonist i një shfaqjeje porno-politike

    Takimin përmbyllës të fushatës në Korçë, kryesocialisti Edi Rama e nisi me një ironi ndaj simpatizantit të famshëm demokrat, Ilir Vrenozi.

    E përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar, tha Rama, që e cilëson demokratin si shembull pse korçarët nuk duhet të votojnë PD0së.
    “Dua ta filloj me një ndjesë për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët e Korçës, që e përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar. U fry dhe u bë protagonist i një shfaqjeje porno-politike në Pallatin e Sportit, ku besoj unë Këneta i dha të gjithë Korçës dhe të gjithë korçarëve të gjitha arsyet pse duhet parë dhe nuk duhet votuar kurrë më nga Korça. Kurrë! Për hir të së vërtetës, historia ishte shumë e thjeshtë, më tregoi Niko një video të një deputeti të Kënetës në një kafe ku kishte vetëm burra dhe ky deputeti bënte ‘vu vu vu’ dhe ata çoheshin dhe thoshin ‘bravo’”. 

    Top Channel

  • Rama në Korçë: Kërkoj ndjesë se përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar, u bë protagonisti i një shfaqje porno-politike

    Rama në Korçë: Kërkoj ndjesë se përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar, u bë protagonisti i një shfaqje porno-politike

    Kryeministri Edi Rama ishte sot në Korçë për takimin përmbyllës për zgjedhjet elektorale të 11 majit.
    Rama: Nuk jam si djali nga Maliqi që e kishte për herë të parë që shikonte përballë. Këtu është si një zemër e hapur dhe duket fantastike pamja e këtij trupi të madh njerëzor këtu në shesh. Nikua foli për rrugën e gjatë të shpirtit europian, shpjegoi dhe lidhjen e Korçës me atë shpirt. Ca më ngeli mua tani? Më ngelet të flas për diçka jo aq e këndshme se ato që foli Niko.
    E filloj me një ndjesë për të gjithë ju që e përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar. U fry dhe u bë protagonisti i një shfaqje porno politike në pallatin e Sportit. Ku besoj se këneta i dha gjithë korçarëve pse duhet tharë dhe nuk duhet votuar më kurrë nga Korça. Historia ishte shumë e thjeshtë, më tregoi Niko një video të një deputetit të kënetës dhe ky deputeti bënte Uuu uuu, dhe ata bravooo. Nuk e e besoja dot se ishte deputet.

  • Berisha me Vrenozin në Selanik: U bë star i fushatës! Tregoi nder dhe i theu hundët Ramës

    Berisha me Vrenozin në Selanik: U bë star i fushatës! Tregoi nder dhe i theu hundët Ramës

    Në mitingun e PD në Selanik ishte i pranishëm edhe Ilir Vrenozi.
    Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua atij nga podiumi ku po mbante fjalën, duke i thënë se tregoi se nder dhe karakter, duke shtuar se i ‘theu hundët’ Edi Ramës, duke iu referuar fjalës që ai mbajti para disa ditësh në takimin elektoral të PD në Korçë.
    “Ne dalim me Chris LaCivita, një nga kryestrategët e fitoreve në botë, ai del para shqiptarëve me Vullnet Sinën, hajduti që helmoi Shqipërinë me salmonelën e oulave. Shko në Korçë dhe përdor atë..Peleshi i tij mendon se tani e gjeta. Në Korçë arrita të blej edhe Ilir Vrenozin. Ti u bëre star i kësaj fushate se përfaqësove shqiptarin e vërtetë, njeriun e thjeshtë. Tregove se karakteri nderi dhe integriteti janë kryesore për çdo njeri dhe ia theve hundët në Korçë e Shqipëri”, u shpreh Berisha.

  • Rama ironizon takimin e PD-së në Korçë: Ilir Vrenozi, i vetmi lider që mund ta udhëheqë kënetën pa u bërë qesharak

    Rama ironizon takimin e PD-së në Korçë: Ilir Vrenozi, i vetmi lider që mund ta udhëheqë kënetën pa u bërë qesharak

    Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi sot deklaratave të demokratit Ilir Vrenozi dje nga Korça, gjatë takimit të Partisë Demokratike. Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Rama tha se demokratët e Korçës do të vendosin vetë në 11 maj nëse do të zgjedhin mes Shqipërisë në BE dhe Korçës në kënetë.
    ”Dje e morën vesh të gjithë besoj pse Latifi i Trump u takua ca ditë më parë me Vrenozin e Korçës dhe sot besoj po ashtu se askush nuk ka më çfarë të thotë as për arsyen e kërkesës sime që u duk e çuditshme për kafe me Ilir Vrenozin. Që kur e pashë takimin e Vrenos me Tifen më dogji, e kapa që Latifi kishte kuptuar atë që unë e kam kuptuar kohë më parë: bufi nuk tërheq më, Ilir Vrenozi është i vetmi lider që mund ta udhëheqë kënetën pa u bërë qesharak me ato premtimet që po gajasin dynjanë dhe as për gjynah për ato rrjedhjet e shpeshta të fjalimeve çdo ditë”, u shpreh Rama.

    Rama tha se demokratët qytetarë të Korçës do ta gjykojnë vetë dhe do ta vendosin vetë se çfarë duhet të ndodhë më, që ata të bëjnë atë që duhet me votën e vetë në 11 maj, kur të zgjedhin mes Shqipërisë në BE dhe Korçës në kënetë.
    ”Por ama bluza e Vrenozit dje e kishte mesazhin qartësisht madhështor. Mbi të shkruhej çka i thoshte të gjitha për ata ‘që duan të kuptojnë: Boss. Ai është sot de facto ‘the boss’, bosi i ri i të gjithë atyre që nuk do të ikin nga këneta përpara se ta shohin Vrenozin de juro në krye, fillimisht në Korçë dhe pastaj mos u çudisni fare edhe në fronin e bufit plak, në Tiranë”, tha Rama.

  • Rama tallet me Vrenozin dhe LaCivitan: Më dogji kur pashë Latifin me Vrenon! Ai është sot ‘bossi’ i PD

    Rama tallet me Vrenozin dhe LaCivitan: Më dogji kur pashë Latifin me Vrenon! Ai është sot ‘bossi’ i PD

    Kreu i PS Edi Rama, ka reaguar sot në një video të postuar në Facebook, ku i është përgjigjur me ironi e mesazhe thumbuese deklaratave të Ilir Vrenozit dje nga Korça, gjatë takimit të PD, ku lëshoi ofendime ndaj kryeministrit.
    Rama shprehet se Vrenozi është ‘bosi’ i PD dhe se nuk është habi që t’i zërë edhe vendin Sali Berishës, pasi sipas tij, edhe këshilltari i kreut të PD, Chris LaCivita, e kuptoi se demokrati nga Korça ishte ai që mund të ngrinte turmën në brohorima me fjalimin e tij, gjë që më parë thotë kryesocialisti, e bënte Berisha.
    “Dje e morën vesh besoj të gjithë pse Latifi i Trump u takua ca ditë më parë më Vrenozin e Korçës. Sot besoj se askush nuk ka më çfarë thotë as për arsyen e kërkesës sime për kafe me të.
    Qëkur e pashë takimin e Vrenoz me Tifen, më dogji, e kapa që Latifi kishte kuptuar atë që unë e kisha kuptuar kohë më parë. Bufi nuk tërheq më. Ilir Vrenozi është i vetmi që mund ta udhëheqë kënetën pa u bërë qesharak në premtime që po gajasin dynjanë dhe as për gjynah në ato rrjedhjet e shpeshta në fjalimet e tij.
    Dje Vrenozi e mori në dorë drejtimin real nga Korça ku për të më goditur mua, rivalin e tij të drejtpërdrejtë nesër dhe rang kombëtar, lëshoi nga goja programin real të asaj partie dhe ngriti peshë turmën fanatike siç kishim kohë pa parë.
    Njësoj si në kohën kur bufi i printe me histeri, ajo turmë deri mbrëmë ishte ujë i ndenjur me zhurmë bretkosash. Ky zhvillim i ri dhe i fuqishëm në frontin e kënetës, e bën më të qartë zgjedhjen e 11 majit, duke nisur nga Korça, ku Vrenozi hyri në garë si një hipopotam në një dyqan qelqurinash dhe u ofroi korçarëve modelin shembullor, shumë të sinqertë të kënetës madhështore.
    Demokratët e Korçës do ta vendosin vetë se ç’duhet të ndodhë më që ata të bëjnë atë që duhet në votën e 11 majit kur duhet të zgjedhin për BE apo kënetë…
    Ama bluza e Vrenozit dje e kishte mesazhin qartësisht madhështor. Mbi të shkruhej ç’ka i thoshte të gjitha… bos! Ai është sot defakto ‘the boss’. Bosi i atyre që nuk do ikin nga këneta deri sa ta shohin në fronin e bufit plak, në fillim në Korçë e më pas pse jo në vend të bufit. Korçë o Korçë të lanë Vrenozin të të bëjë madhështor. Shih e bëj, por vetëm më shaka mos e merr aleancën e Vrenozit të Korçës me Latifin e Trump”, tha Rama.

  • “Më dogji kur pashë Latifin me Vrenozin”, Rama ironizon takimin e PD: Korçë o Korçë, të lanë Vrenon të të bëjë madhështore, ai është sot ‘boss’-i i ri i PD

    “Më dogji kur pashë Latifin me Vrenozin”, Rama ironizon takimin e PD: Korçë o Korçë, të lanë Vrenon të të bëjë madhështore, ai është sot ‘boss’-i i ri i PD

    Kreu i PS Edi Rama, ka reaguar sot në një video të postuar në Facebook, ku i është përgjigjur me ironi e mesazhe thumbuese deklaratave të Ilir Vrenozit dje nga Korça, gjatë takimit të PD, ku lëshoi ofendime ndaj kryeministrit.

    Rama shprehet se Vrenozi është ‘bosi’ i PD dhe se nuk është habi që t’i zërë edhe vendin Sali Berishës, pasi sipas tij, edhe këshilltari i kreut të PD, Chris LaCivita, e kuptoi se demokrati nga Korça ishte ai që mund të ngrinte turmën në brohorima me fjalimin e tij, gjë që më parë thotë kryesocialisti, e bënte Berisha.
    “Dje e morën vesh besoj të gjithë pse Latifi i Trump u takua ca ditë më parë më Vrenozin e Korçës. Sot besoj se askush nuk ka më çfarë thotë as për arsyen e kërkesës sime për kafe me të.
    Qëkur e pashë takimin e Vrenoz me Tifen, më dogji, e kapa që Latifi kishte kuptuar atë që unë e kisha kuptuar kohë më parë. Bufi nuk tërheq më. Ilir Vrenozi është i vetmi që mund ta udhëheqë  kënetën pa u bërë qesharak në premtime që po gajasin dynjanë dhe as për gjynah në ato rrjedhjet e shpeshta në fjalimet e tij.
    Dje Vrenozi e mori në dorë drejtimin real nga Korça ku për të më goditur mua, rivalin e tij të drejtpërdrejtë nesër dhe rang kombëtar, lëshoi nga goja programin real të asaj partie dhe ngriti peshë turmën fanatike siç kishim kohë pa parë.
    Njësoj si në kohën kur bufi i printe me histeri, ajo turmë deri mbrëmë ishte ujë i ndenjur me zhurmë bretkosash. Ky zhvillim i ri dhe i fuqishëm në frontin e kënetës, e bën më të qartë zgjedhjen e 11 majit, duke nisur nga Korça, ku Vrenozi hyri në garë si një hipopotam në një dyqan qelqurinash dhe u ofroi korçarëve modelin shembullor, shumë të sinqertë të kënetës madhështore.
    Demokratët e Korçës do ta vendosin vetë se ç’duhet të ndodhë më që ata të bëjnë atë që duhet në votën e 11 majit kur duhet të zgjedhin për BE apo kënetë…
    Ama bluza e Vrenozit dje e kishte mesazhin qartësisht madhështor. Mbi të shkruhej ç’ka i thoshte të gjitha… bos! Ai është sot defakto ‘the boss’. Bosi i atyre që nuk do ikin nga këneta deri sa ta shohin në fronin e bufit plak, në fillim në Korçë e më pas pse jo në vend të bufit. Korçë o Korçë të lanë Vrenozin të të bëjë madhështor. Shih e bëj, por vetëm më shaka mos e merr aleancën e Vrenozit të Korçës me Latifin e Trump”, tha Rama.

    Top Channel

  • Rama ironizon Vrenozin: Pse kot e thashë unë që është 1-shi i vërtetë i PD

    Rama ironizon Vrenozin: Pse kot e thashë unë që është 1-shi i vërtetë i PD

    Korçari më i famshëm, Ilir Vrenozi sot mbajti një fjalë në takimin që kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi me demokratët në Korçë.Gjatë fjalës së Vrenozit, qytetarët u ngritën në këmbë duke e mbështetur dhe duke bërë thirrje për fitorë të PD në zgjedhjet e 11 majit.
    Truma u ekzaltua edhe më shumë kur Vrenozi tregoi se si e refuzoi takimin me kryeministrin Edi Rama, madje edhe duke e fyer atë.Për këtë ka reaguar vetë Rama, i cili ka ironizuar , Ilir Vrenozin dhe kryedemokratin Berisha.
    “Po pse kot e thashë unë që Vrenozi është 1-shi i vërtetë i PD-së! Shikojeni se si e shpërthen ai një sallë të tërë me sharjet e tij ekstreme e me thirrjet ndaj fantazisë erotike të audiencës fanatike, që ta kuptoni deri në fund se çfarë kënete është PD-ja! Bufi as në ëndërr se kap dot më atë nivel ekzaltimi të turmës së habitatit të tij të lashtë. Për mua Vrenozit i takon kapelja e Bufit deri në 11 maj dhe pas 11 majit edhe froni i mbretit të kënetës. Po ju si mendoni?”-shkruan Rama.

  • “Gjithmonë me ty”/ Salianji, ‘pjesë’ e takimit në Korçë, falenderon Vrenozin: Zëri yt ka më shumë jehonë se zërat e pushtetit bashkë

    “Gjithmonë me ty”/ Salianji, ‘pjesë’ e takimit në Korçë, falenderon Vrenozin: Zëri yt ka më shumë jehonë se zërat e pushtetit bashkë

    Simpatizanti i njohur demokrat, Ilir Vrenozi, shprehu mbështetjen për ish-deputetin Ervin Salianji, gjatë tubimit që u zhvillua këtë pasdite në Korçë.

    Vrenozi i kujtoi Kryeministrit rezultatin e Salianjit me thuajse 10.000 vota personale. Ai mbante veshur një bluzë që mbante emrin e Salianjit, i cili ndodhet në qeli. Po ashtu, në sallë u hap një banderolë me foton e ish-deputetit me shprehjen “në një vend demokratik, nuk duhet të ketë të burgosur politikë”.
    Pas kësaj, reagoi Salianji, që ripublikoi fjalimin e Vrenozit në “Facebook”, duke e falenderuar. “Zëri yt ka më shumë jehonë se zërat e pushtetit bashkë”, shkruan Salianji.
    “Mirënjohje pa fund për demokratët e Korçës që përherë e në çdo sfidë luftojnë, përballen, vuajnë e fitojnë së bashku. Falenderim për mikun e veçantë timin dhe të çdo demokrati, Ilir Vrenozin, qëndresa, karakteri dhe burrërria e të cilit është frymëzim për çdo demokrat.
    Edi Rama tentoi ta joshë, duke përdorur makinerinë e tij të rënde, po ai qndroi i pamposhtur, edhe pse pa media, pa oligarkë, pa pushtet, por vetëm me një telefon e shpirtin e tij të lirë. Vala e ngritur në atë sallë sonte, do rrezatojë gjatë në Korçë e në gjithë vendin.
    Forca miq, kurajo. Do të shohim bashkë me 11 Maj se pushteti i vërtetë është i qytetarëve, ndërsa sundimi që ka ngritur autokratuci do të shembet bashkë me të, siç bie një ngrehinë e korruptuar dhe e kriminalizuar, e kalbur në moral”, është postimi i demokratit.

    Top Channel

  • “Faleminderit Ilir Vrenozi”, Salianji reagon pas mesazhit të demokratit për Ramën:Zëri yt ka më shumë jehonë se zërat..

    “Faleminderit Ilir Vrenozi”, Salianji reagon pas mesazhit të demokratit për Ramën:Zëri yt ka më shumë jehonë se zërat..

    Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falënderuar demokratët e Korçës, sidomos Ilir Vrenozin, i cili me fjalën e tij bëri që të ndizet pallati i sportit në Korçë.
    “Mirënjohje pa fund për demokratët e Korçës që përherë e në çdo sfidë luftojnë, përballen, vuajnë e fitojnë së bashku. Falenderim për mikun e veçantë timin dhe të çdo demokrati, Ilir Vrenozin, qëndresa, karakteri dhe burrërria e të cilit është frymëzim për çdo demokrat.
    Edi Rama tentoi ta joshë, duke përdorur makinerinë e tij të rënde, po ai qendroi i pamposhtur, edhe pse pa media, pa oligarkë, pa pushtet, por vetëm me një telefon e shpirtin e tij të lirë. Vala e ngritur në atë sallë sonte, do rrezatojë gjatë në Korçë e në gjithë vendin
    Forca miq, kurajo. Do të shohim bashkë me 11 Maj se pushteti i vërtetë është i qytetarëve, ndërsa sundimi që ka ngritur autokratuci do të shembet bashkë me të, siç bie një ngrehinë e korruptuar dhe e kriminalizuar, e kalbur në moral.”

  • “Rama mendoi se e bleu Vrenozin”, Berisha nga Korça: Ai s’ka përfituar asgjë nga PD, më të fortë se çdo gjë njeriu ka karakterin

    “Rama mendoi se e bleu Vrenozin”, Berisha nga Korça: Ai s’ka përfituar asgjë nga PD, më të fortë se çdo gjë njeriu ka karakterin

    Kreu i PD, Sali Berisha po zhvillon një takim me qytetarët në Korçë, ku prezantoi edhe kandidatët e këtij qarku.

    Berisha: Ai flet me raste njëlloj si Nuredin Dumani në sallën e gjyqit, me sharje, shpifje, një njeri i shthurur, ju e patë, se çfarë psikologjie mjerane, erdhi këtu dhe mendoi se tani e bleva Ilir Vrenozin, ai mendoi se me strajcat e tij me para, ta ftonte Vrenozin një ditë në podkastin e tij apo do tregonte një foto me të, por ai nuk e di se më të fortë se çdo gjë njeriu ka karakterin, moralin, virtyte.
    Ai ia ka dalë, por s’ia doli me atë njeri që s’ka përfituar nga PD dhe e ka mbështetur në 32 vite që nga themelimi gjer sot. Ilir në një takim me të huaj dhe të rinj më pyetën cili është sekreti i Berishës, u thash vetëm kaq, jeta ime ka qenë përpjekje për të qenë vetja ime dhe s’ka gjë më të madhe jua them të gjithëve, është shumë e thjeshtë, unë të përgëzoj ty.

    Top Channel