Tag: vrasjet

  • Rubio i thotë ministrit rus të ndalojnë vrasjet

    Rubio i thotë ministrit rus të ndalojnë vrasjet

    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka zhvilluar bisedime me homologun e tij amerikan, Marco Rubio sipas mediave ruse.
    Kremlini informoi më parë se ai pritej të takohej me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
    Sipas BBC, ekipi i Rubios ka dhënë detaje nga biseda.

    “Sekretari Rubio përsëriti thirrjen e Presidentit Trump që vrasjet të ndalen dhe nevojën që Moska të ndërmarrë hapa kuptimplotë drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme të luftës Rusi-Ukrainë”, thuhet në deklaratën e shkurtër.
    Bisedimet ballë për ballë vijnë pasi Donald Trump sinjalizoi dje një ndryshim të dukshëm në qëndrimin e tij ndaj luftës në Ukrainë, duke thënë se tani beson se Kievi mund të rimarrë plotësisht territorin e pushtuar nga Rusia.
    Asnjëra palë nuk ka publikuar detaje të mëtejshme për atë që diskutuan Lavrov dhe Rubio./vizionplus.tv

  • Vrasjet në Shkodër, reagon Berisha: Bandat kanë licencë për vrasjet nga Edi Rama

    Vrasjet në Shkodër, reagon Berisha: Bandat kanë licencë për vrasjet nga Edi Rama

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përsëri sot në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Shkodër, në atentatin me dy të vrarë dhe dy të plagosur.
    Në konferencën e përditshme me gazetarët, ai iu rikthye edhe një herë ngjarjes, duke përsëritur se “Shkodra është në duart e krimit!”
    “Është tërësisht në duart e krimit! Unë kam deklaruar dhe në mënyrë të përsëritur, deklaroj se bandat kanë licencë për vrasjet nga Edi Rama. Pak kohë më parë, ndodhi një masakër tjetër që mori katër jetë. Dhe tani kjo është masakra tjetër. Para katër ditësh është vrarë një tjetër. Që të gjitha këto janë të lidhura me njëra-tjetrën. Shkodra është e tëra- për urrejtjen që ka Edi Rama ndaj saj- në orbitën e hakmarrjes, qërimit të hesapeve, sundimit nga bandat”, tha ai mes të tjerash
    Kreu i opozitës shkoi edhe më tej, duke i lidhur një pjesë të personazheve që u sulmuan sot edhe me fushatën e kryeministrit.
    “Sot, thuhet se disa nga këta ishin aktivë në fushatën elektorale të Edi Ramës. Unë nuk merrem, në kuptimin e asaj që secili ka të drejtë të ketë bindjen e tij, por përdorimi i krimit për qëllime elektorale është ajo ç’ka ne kemi thënë. Kartelet janë përdorur për qëllime elektorale dhe tani ata janë sundimtarë të vërtetë të Shkodrës. Breshëri në kafene, plagoset rëndë kamerierja, i uroj të shpëtojë…
    Janë tërësisht banda të lidhura me shtetin, të cilat qytetin e kanë si trofe të tyre”, përfundoi Berisha.

  • Romeo Kara rrëzon maskën e Sali Berishës për masakrën e “21 janarit”, ja formula që po përdor për t’i shpëtuar…

    Romeo Kara rrëzon maskën e Sali Berishës për masakrën e “21 janarit”, ja formula që po përdor për t’i shpëtuar…

    Rigels Seliman
    Deklarata e papritur e ish-kryeministrit Sali Berisha për vrasjet e 21 janarit ka ngjallur tronditje dhe indinjatë publike, por për juristin Romeo Kara, ky nuk është një moment reflektimi apo pendese, është një lëvizje e kalkuluar për t’i shpëtuar ndëshkimit. Me një analizë të thellë ligjore dhe morale, Kara rrëzon për gazetën “Sot” një për një çdo element të kësaj deklarate, duke e zhveshur Berishën nga maska e viktimës politike dhe duke e nxjerrë në pah si arkitektin e një krimi shtetëror të urdhëruar, të ekzekutuar dhe të mbuluar me vetëdije.
    “Krim shtetëror, por pa dashje”, është formula që Berisha po përdor sot për të relativizuar një nga ngjarjet më të errëta të tranzicionit shqiptar, një frazë që për juristin nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar për të shmangur zinxhirin penal të përgjegjësisë, që nis nga Kryeministria dhe përfundon te gishti që tërhoqi këmbëzën. Me argumente të pakundërshtueshme, Kara kërkon që kjo deklaratë të shërbejë si provë ligjore për rihapjen e hetimeve nga SPAK dhe përfundimisht, vendosjen e drejtësisë për katër jetët e pafajshme që ranë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
    Reagimi i plotë i juristit Romeo Kara për gazetën “SOT”
    “Deklarata e fundit e ish-kryeministrit Sali Berisha, në të cilën ai për herë të parë pranon se ngjarja tragjike e 21 janarit 2011 ishte një krim shtetëror, përbën një moment të rëndësishëm për historinë politike dhe institucionale të Shqipërisë. Megjithatë, përpjekja e tij për ta zbutur këtë përgjegjësi me shtesën “por pa dashje” është jo vetëm moralisht e papranueshme, por edhe penalisht e pasaktë.
    Kur një ish-kryeministër i një vendi pranon për herë të parë se, shteti që ai drejtonte ka kryer një krim kundër qytetarëve të vet, çdo fjalë e mëtejshme duhet të heshtë përballë nevojës për drejtësi.  Kjo deklaratë vjen jo si akt pendese, por si përpjekje për të shpëtuar veten me formulimin absurd: “krim shtetëror, por pa dashje”. Për më shumë se një dekadë, Sali Berisha e mohoi kategorikisht përgjegjësinë për vrasjet e 21 janarit dhe madje i etiketoi viktimat si “kriminelë” e “puçistë”.  Tani, pas më shumë se 14 vjetësh, ai e pranon se ka qenë një “krim shtetëror”, por “jo me dashje”, pra Shteti i drejtuar prej tij i vrau, por pa dashje, a thua se kemi pasur të bëjmë me një aksident. Nëse një krim shtetëror cilësohet si “aksident institucional”, atëherë e gjithë ideja e shtetit ligjor bie dhe bashkë me të, bie edhe besimi i qytetarëve në një drejtësi të barabartë, në një demokraci funksionale, në një sistem që i jep jetës njerëzore vlerën që i takon. Prandaj ky pohim nuk është as trimëri politike dhe as akt pendese, por një kalkulim i ftohtë për të shmangur përgjegjësinë përmes një versioni të manipuluar të së vërtetës.  A mundet vallë që një shtet të qëllojë mbi popullin e vet “pa dashje”?
    Pikërisht kjo deklaratë e Berishës duhet të alarmojë SPAK-un dhe të gjithë opinionin pasi padashur ai po pranon se vrasjet e 21 Janarit janë vrasje me qëllim politik dhe përgjegjësi shtetërore. Vrasjet e 21 janarit nuk ndodhën si pasojë e një aksidenti apo paaftësie operative. Ato ndodhën pas një retorike të dhunshme e kërcënuese të vetë Sali Berishës ndaj protestuesve, aktivizimit të Gardës së Republikës me municion luftarak dhe funksionimit të qartë të një zinxhiri komandimi të qartë politik dhe operacional, që nuk është hetuar asnjëherë në mënyrë të plotë. Deri më tani vrasësit u mbrojtën, dëshmitarët u trembën dhe drejtësia heshti. Vrasjet e 21 Janarit ishin një  krim shtetëror me dashje, i cili në vende me drejtësi funksionale do të kishte çuar absolutisht në ndëshkimin e zinxhirit të urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve, por në Shqipëri drejtësia jo vetëm që heshti, por edhe legjitimoi heshtjen. Termi “pa dashje” është një strategji mbrojtjeje e vjetër, e përdorur shpesh nga politikanë autoritarë për të shmangur pasojat penale të vendimeve kriminale.
    Por drejtësia penale nuk funksionon mbi retorikën e ndjesës selektive, por mbi faktet, provat dhe qëllimin e veprës. Nëse pranohet se vrasjet u kryen nga Garda, atëherë duhet të hetohet: Kush dha urdhrat, kush i lejoi snajperët të pozicionohen në tarracë, kush i mbrojti gardistët që u panë duke qëlluar, kush i fshiu serverat dhe pamjet filmike. Vetë fakti që Berisha pranon krimin shtetëror është një deklaratë me peshë ligjore që mund dhe duhet të përdoret si provë në rihapjen e hetimeve. Prokuroria e Posaçme ka tashmë një justifikim publik dhe moral për të ecur përpara me dosjen e 21 janarit.  Nëse drejtësia shqiptare pretendon të jetë e pavarur dhe e barabartë për të gjithë, atëherë: Duhet të hetojë përgjegjësinë politike të zinxhirit komandues, përfshirë edhe atë të kryeministrit të kohës dhe të trajtojë këtë rast si krim shtetëror të pandëshkuar, që përbën precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
    Familjarët e viktimave nuk kanë nevojë për “mëshirë” retorike nga Berisha apo lule demagogjike në bulevard, por për drejtësi ligjore nga shteti shqiptar. Deklarata e Sali Berishës është një rrëfim i vonuar, i motivuar politikisht dhe i projektuar për të kontrolluar dëmin.  Ajo është gjithashtu një mundësi për drejtësinë shqiptare që të tregojë se krimet politike nuk parashkruhen. 21 janari nuk është një “incident i mbyllur”. Është një plagë e hapur, që kërkon të vërtetën, drejtësinë dhe përgjegjësinë. Pa këto, asnjë rrëfim nuk mjafton.”

  • Zhupa: Nevojë për sensibilitet dhe reagim institucional për krimet shtetërore të vrasjeve në kufi gjatë regjimit komunist

    Zhupa: Nevojë për sensibilitet dhe reagim institucional për krimet shtetërore të vrasjeve në kufi gjatë regjimit komunist

    Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, deputetja e PD-së Ina Zhupa sjell në vëmendje vrasjet shtetërore në kufi gjatë regjimit komunist, ku vetëm në vitin 1990 pati 52-55 të vrarë. ”Përgjatë viteve 1989-1990 disa dhjetëra të rinj dhe qytetarë humbën jetën duke u ekzekutuar nga forcat e kufirit në përpjekje për largim nga Shqipëria, secili prej tyre i paarmatosur dhe i pa përfshirë në vepra penale ose konflikt që mund të vinin në rrezik sigurinë kombëtare. Ata ishin qytetarë që kërkonin lirinë, ëndërronin një jetë më të mirë dhe u motivuan nga vala e emigrimit nga vendet ish komuniste. Shqipëria ishte vendi me numrin më të lartë të të vrarëve në kufi, sidomos në vitin 1990, pra pas rënies së Murit të Berlinit”.
    Deklarata e plotë

    Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rezoluta që dënojnë krimet e komunizmit dhe që promovojnë vlerat euroatlantike, përfshirë edukimin demokratik, memorien kolektive dhe të drejtat e njeriut. Shqipëria vjen nga një trashëgimi staliniste, ku koncepti i lirisë dhe të drejtave të njeriut mohohej dhe dënohej dhe ku jeta e njeriut nuk kishte mbrojtje faktike ligjore dhe as kushtetuese. Duke mbështetur punën e Bashkimit Europian, ICMP dhe faktorëve të tjerë që janë angazhuar në çështjet e memories, si dhe duke vlerësuar adresimin që Instituti i Studimeve Politike (ISP) i ka bërë Kuvendit të RSH vlerësoj se një nga çështjet për të cilat duhet të kemi rezultate konkrete, sensibilitet dhe reagim gjithë institucional është ajo lidhur me vrasjet në kufi në periudhën e fundit të regjimit komunist.
    Përgjatë viteve 1989-1990 disa dhjetëra të rinj dhe qytetarë humbën jetën duke u ekzekutuar nga forcat e kufirit në përpjekje për largim nga Shqipëria, secili prej tyre i paarmatosur dhe i pa përfshirë në vepra penale ose konflikt që mund të vinin në rrezik sigurinë kombëtare. Ata ishin qytetarë që kërkonin lirinë, ëndërronin një jetë më të mirë dhe u motivuan nga vala e emigrimit nga vendet ish komuniste. Shqipëria ishte vendi me numrin më të lartë të të vrarëve në kufi, sidomos në vitin 1990, pra pas rënies së Murit të Berlinit.
    Në gjysmën e dytë të vitit 1990 disa nga aktet e arratisjes jashtë vendit u shoqëruan me ekzekutimin e qytetarëve, akt i ndaluar edhe me Kushtetutën dhe ligjet e kohës në fuqi. Vrasjet në kufi u shoqëruan me zhdukje të trupit të viktimave, refuzim të varrimit familjar apo keqtrajtim publik të kufomave. Lista e hartuar dhe e adresuar në Kuvend nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) është një tablo e plotë e këtij krimi shtetëror në ditët e fundit të regjimit. Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj problematike dhe nevojën për një rol aktiv të Kuvendit dhe të institucioneve në trajtimin e zgjidhjen e tyre, sipas praktikave më të mira të vendeve të BE-së, me cilësinë e deputetes dhe të kryetares së komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik deklaroj se:
    * Shteti e shoqëria nuk kanë arritur ende të krijojnë ndarje morale dhe të drejtë me të kaluarën, sidomos me viktimat me motive politike. Vrasjet në kufi, vrasjet politike brenda vendit, si dhe lista e gjatë e personave pa varr mbetën trashëgimi negative.
    * Shteti shqiptar ka detyrimin për hetimin e plotë të rasteve, marrjen e përgjegjësive, rregullimet ligjore dhe administrative, si dhe gjetjen dhe rehabilitimin e viktimave, si parakusht për integritetin e parimeve kushtetuese, vendosjen e drejtësisë, nxitjen e dialogut mbi të kaluarën dhe të edukimit shoqëror.
    * Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave kanë rol thelbësor në plotësimin e bazës ligjore dhe financiare, të angazhimit dhe sensibilizimit, për të siguruar të dhëna të plota, transparencë dhe database zyrtare dhe publike.
    * Këshilli i Ministrave duhet të miratojë VKM sipas ligjit, për të mundësuar fillimin e zbatimit real dhe integral të ligjit mbi personat e zhdukur/vrarë, të bëj ndarjen e qartë të kompetencave për institucionet e përfshira dhe të koordinojë aktivitetin e tyre.
    * Legjislacioni u njeh bashkive dhe institucioneve lokale përgjegjësinë për të ruajtur dhe zhvilluar vlerat kulturore dhe historike vendore, organizimin e veprimtarive, nderimin e individëve /ngjarjeve dhe si akte të tjera që lidhen me memorien, traditën, identitetin dhe dialogun qytetar. Shumica e bashkive në zonat kufitare, në të cilat janë shënuar ngjarje të rënda të vrasjeve në kufi në vitet 1988-1991 nuk kanë një sistem identifikimi dhe vlerësimi, aktivitete që lidhen me memorien dhe as fokus institucional për hetimin e rasteve të personave të zhdukur.
    * Institucionet vendore që lidhen me kulturën, kujtesën, trashëgiminë, turizmin dhe sistemin arsimor, bazuar në praktikat e mira, duhet të përfshihen, programojnë dhe të veprojnë për të identifikuar, nderuar dhe përkujtuar viktimat politike të vrasjeve në kufij.
    * Sipas ligjit 69/2012 në sistemin arsimor respektohen, mbrohen dhe promovohen të drejtat dhe liritë e njeriut, sigurohet e drejta për arsimim cilësor, garantohet veprimtaria formuese, si dhe i gjithë procesi bazohet në parimin e përfshirjes, transparencës dhe llogaridhënies. Bazuar në praktikat e vendeve në BE, MAS dhe institucionet përgjegjëse duhet të përfshijnë dhe trajtojnë dëshmi dhe veprimtari cilësore që informojnë dhe formojnë të rinjtë mbi periudhën komuniste, si dhe krimet mbi vrasjet në kufi.
    * TVSH dhe institucionet e tjera informative publike kanë përgjegjësi, rol dhe mundësi të përfshijnë në programet e tyre këtë problematikë, në funksion të informimit të saktë, ndërgjegjësimit dhe kulturës së memories dhe drejtësisë transitore, sipas praktikave më të mira të medias publike në vendet ish komuniste anëtare në BE.

  • Zhupa: Nevojë për sensibilitet dhe reagim institucional për krimet shtetëtore të vrasjeve në kufi gjatë rregjimit komunist

    Zhupa: Nevojë për sensibilitet dhe reagim institucional për krimet shtetëtore të vrasjeve në kufi gjatë rregjimit komunist

    Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik Ina Zhupa ka sjell në vëmendje vrasjet shtëtore në kufi gjatë rregjimit komunist, ku vetëm në vitin 1990 pati 52-55 të vrarë.

    Zhupa shprehet se: “Përgjatë viteve 1989-1990 disa dhjetëra të rinj dhe qytetarë humbën jetën duke u ekzekutuar nga forcat e kufirit në përpjekje për largim nga Shqipëria, secili prej tyre i paarmatosur dhe i pa përfshirë në vepra penale ose konflikt që mund të vinin në rrezik sigurinë kombëtare. Ata ishin qytetarë që kërkonin lirinë, ëndërronin një jetë më të mirë dhe u motivuan nga vala e emigrimit nga vendet ish komuniste. Shqipëria ishte vendi me numrin më të lartë të të vrarëve në kufi, sidomos në vitin 1990, pra pas rënies së Murit të Berlinit”

    Zhupa paraqet një sërë rekomandimesh ku nënvizohet roli i institucioneve duke filluar nga Kuvendi, te Këshilli Ministrave dhe bashkitë e institucione publike.

    Ajo vlerëson punën e Bashkimit Europian, ICMP dhe faktorëve të tjerë që janë angazhuar në çështjet e memories, si dhe vlerëson adresimin që Instituti i Studimeve Politike (ISP) i ka bërë Kuvendit të RSH.

    Deklarata e plotë:

    Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rezoluta që dënojnë krimet e komunizmit dhe që promovojnë vlerat euroatlantike, përfshirë edukimin demokratik, memorien kolektive dhe të drejtat e njeriut. Shqipëria vjen nga një trashëgimi staliniste, ku koncepti i lirisë dhe të drejtave të njeriut mohohej dhe dënohej dhe ku jeta e njeriut nuk kishte mbrojtje faktike ligjore dhe as kushtetuese.

    Duke mbështetur punën e Bashkimit Europian, ICMP dhe faktorëve të tjerë që janë angazhuar në çështjet e memories, si dhe duke vlerësuar adresimin që Instituti i Studimeve Politike (ISP) i ka bërë Kuvendit të RSH vlerësoj se një nga çështjet për të cilat duhet të kemi rezultate konkrete, sensibilitet dhe reagim gjithë institucional është ajo lidhur me vrasjet në kufi në periudhën e fundit të regjimit komunist.

    Përgjatë viteve 1989-1990 disa dhjetëra të rinj dhe qytetarë humbën jetën duke u ekzekutuar nga forcat e kufirit në përpjekje për largim nga Shqipëria, secili prej tyre i paarmatosur dhe i pa përfshirë në vepra penale ose konflikt që mund të vinin në rrezik sigurinë kombëtare. Ata ishin qytetarë që kërkonin lirinë, ëndërronin një jetë më të mirë dhe u motivuan nga vala e emigrimit nga vendet ish komuniste. Shqipëria ishte vendi me numrin më të lartë të të vrarëve në kufi, sidomos në vitin 1990, pra pas rënies së Murit të Berlinit.

    Në gjysmën e dytë të vitit 1990 disa nga aktet e arratisjes jashtë vendit u shoqëruan me ekzekutimin e qytetarëve, akt i ndaluar edhe me Kushtetutën dhe ligjet e kohës në fuqi. Vrasjet në kufi u shoqëruan me zhdukje të trupit të viktimave, refuzim të varrimit familjar apo keqtrajtim publik të kufomave. Lista e hartuar dhe e adresuar në Kuvend nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) është një tablo e plotë e këtij krimi shtetëror në ditët e fundit të regjimit.

    Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj problematike dhe nevojën për një rol aktiv të Kuvendit dhe të institucioneve në trajtimin e zgjidhjen e tyre, sipas praktikave më të mira të vendeve të BE-së, me cilësinë e deputetes dhe të kryetares së komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik deklaroj se:

    * Shteti e shoqëria nuk kanë arritur ende të krijojnë ndarje morale dhe të drejtë me të kaluarën, sidomos me viktimat me motive politike. Vrasjet në kufi, vrasjet politike brenda vendit, si dhe lista e gjatë e personave pa varr mbetën trashëgimi negative.

    * Shteti shqiptar ka detyrimin për hetimin e plotë të rasteve, marrjen e përgjegjësive, rregullimet ligjore dhe administrative, si dhe gjetjen dhe rehabilitimin e viktimave, si parakusht për integritetin e parimeve kushtetuese, vendosjen e drejtësisë, nxitjen e dialogut mbi të kaluarën dhe të edukimit shoqëror.

    * Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave kanë rol thelbësor në plotësimin e bazës ligjore dhe financiare, të angazhimit dhe sensibilizimit, për të siguruar të dhëna të plota, transparencë dhe database zyrtare dhe publike.

    * Këshilli i Ministrave duhet të miratojë VKM sipas ligjit, për të mundësuar fillimin e zbatimit real dhe integral të ligjit mbi personat e zhdukur/vrarë, të bëj ndarjen e qartë të kompetencave për institucionet e përfshira dhe të koordinojë aktivitetin e tyre.

    * Legjislacioni u njeh bashkive dhe institucioneve lokale përgjegjësinë për të ruajtur dhe zhvilluar vlerat kulturore dhe historike vendore, organizimin e veprimtarive, nderimin e individëve /ngjarjeve dhe si akte të tjera që lidhen me memorien, traditën, identitetin dhe dialogun qytetar. Shumica e bashkive në zonat kufitare, në të cilat janë shënuar ngjarje të rënda të vrasjeve në kufi në vitet 1988-1991 nuk kanë një sistem identifikimi dhe vlerësimi, aktivitete që lidhen me memorien dhe as fokus institucional për hetimin e rasteve të personave të zhdukur.

    * Institucionet vendore që lidhen me kulturën, kujtesën, trashëgiminë, turizmin dhe sistemin arsimor, bazuar në praktikat e mira, duhet të përfshihen, programojnë dhe të veprojnë për të identifikuar, nderuar dhe përkujtuar viktimat politike të vrasjeve në kufij.

    * Sipas ligjit 69/2012 në sistemin arsimor respektohen, mbrohen dhe promovohen të drejtat dhe liritë e njeriut, sigurohet e drejta për arsimim cilësor, garantohet veprimtaria formuese, si dhe i gjithë procesi bazohet në parimin e përfshirjes, transparencës dhe llogaridhënies. Bazuar në praktikat e vendeve në BE, MAS dhe institucionet përgjegjëse duhet të përfshijnë dhe trajtojnë dëshmi dhe veprimtari cilësore që informojnë dhe formojnë të rinjtë mbi periudhën komuniste, si dhe krimet mbi vrasjet në kufi.

    * TVSH dhe institucionet e tjera informative publike kanë përgjegjësi, rol dhe mundësi të përfshijnë në programet e tyre këtë problematikë, në funksion të informimit të saktë, ndërgjegjësimit dhe kulturës së memories dhe drejtësisë transitore, sipas praktikave më të mira të medias publike në vendet ish komuniste anëtare në BE.

  • “Unë nuk jam në anën e askujt”, Trump: Dua që vrasjet të ndalen! S’do ta furnizojmë Kievin me raketa me rreze të gjatë veprimi

    “Unë nuk jam në anën e askujt”, Trump: Dua që vrasjet të ndalen! S’do ta furnizojmë Kievin me raketa me rreze të gjatë veprimi

    Sipas gazetës britanike The Financial Times, Kievi i ka kërkuar Uashingtonit raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, por administrata Trump ende nuk ka marrë ndonjë vendim për shkak të shqetësimeve në lidhje me përdorimin e tyre të pamatur.
    FT vuri në dukje gjithashtu se administrata e mëparshme e Biden kishte ngritur shqetësime të ngjashme në lidhje me përdorimin e raketave lundruese kundër objektivave në tokën ruse, duke rrezikuar potencialisht një zgjerim të konfliktit.
    “Nuk jam në anën e askujt. Dua që vrasjet të ndalen. Kjo është ana në të cilën jam”, tha këtë të martë Presidenti amerikan Donald Trump kur u pyet nëse mbante anën e Ukrainës.
     

  • I penduari tregon vrasjet! Skerdi Tasi rrëfeu në gjykatë vrasjet me pagesë që kreu së bashku me Nuredin Dumanin

    I penduari tregon vrasjet! Skerdi Tasi rrëfeu në gjykatë vrasjet me pagesë që kreu së bashku me Nuredin Dumanin

    Pasi mbyllën rrëfimet Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej, në dëshminë e tij të parë para gjykatës i penduari  i radhës, Skerdi Tasi tregoi se si i kishte njohur dy dëshmitarët e drejtësisë.

    Për Alibej kishte mësuar se ishte njeriu që donte të vdekur vëllain e Talo Çelës. Kurse Nuredinit ja kishte përshkruar i akuzuari,  Henrik Hoxhaj si “kushëriri”. Krimi për të cilin i penduari Tasi kishte mësuar se e pat kryer Dumani ishte vrasja e vëllezërve Haxhia.
    Por Henriku i kishte thënë sekrete të tjera të penduarit Tasi, siç edhe axhenda për të realizuar sulmin e radhës, që ishte Bujar Çela , vëllai I të shumë kërkuarit Talo Çela. Të nesërmen takuam Nuredinin dhe ramë dakord për ekzekutimin, tek Nuredini, Henriku më prezantoi si nipçe.
    Për këtë plan ishin parapaguar pesë mijë euro, dhe gjatë përgatitjeve targa e tyre ishte raportuar në polici. Por Skerdi Tasi pretendon se rastësi të tilla e kishin ndjekur edhe në vijim.
    Në një rast ishte bllokuar arma. Apo nuk kishte qenë në gjendje të fshinte gjurmët 34-vjeçari konfirmoi gjithçka kishte pohuar më herët. I pari që ju kërkua të vriste ishte Hajredin Behari fotografinë e të cilit e kishte i akuzuari tjetër, Henrik Hoxhaj, që nga ana e tij fliste me blackberry me porositësin, ‘”E qëllova me breshëri, por ai u shtri nën tavolinë. Pas disa ditësh takova Henrikun dhe duke debatuar më tha pse e more përsipër kur nuk e bëje dot” .
    Për këtë krim që nuk e kreu dot, Skerdi Tasi tha se nuk e paguan dhe se shënjestra kishte treguar emra në polici. Objektivi tjetër ishte Agim Boriçi, i cili pas gjurmimeve u pikas nga vrasësit teksa po pinte kafe me të vëllain.
    Henriku më tha “Aq më mirë nëse i vrasim të dy”, kujtoi dëshmitari i drejtësisë. Por Tasit ju bllokua arma dhe kur u larguan nga vendngjarja dogji makinën.
    Aty frika më e madhe e 34-vjeçarit ishin dorezat që u konsideruan provë. Krimi që ishte rënë dakord për ta kryer ishte ajo e Emiliano Ramazanit, për jetën e të cilin u vu çmimi prej 130 mijë euro.
    “Unë mora dy pistoleta dhe pasi ai parkoi makinën ju afrova e qëllova disa herë dhe kur u larguam pas vrasjes armët i fsheha. Henriku ia çoi Nuredinit në SKY  fotot e armës, me qëllim që ngjarja të faturohej diku tjetër” tha i penduari.
     

    Top Channel

  • Palevski mohon vrasjen e Vanjës dhe Pançes: Jam viktimë e “atentatit moral”, kam mundur të kërcënojë miliarderët me Ferrari

    Palevski mohon vrasjen e Vanjës dhe Pançes: Jam viktimë e “atentatit moral”, kam mundur të kërcënojë miliarderët me Ferrari

    I akuzuari kryesor për vrasjet dhe kidnapimet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, Ljupço Palevski, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka mohuar përgjegjësinë, duke pretenduar se nuk ka pasur motiv për krime të tilla dhe se ka qenë viktimë e një “atentati moral” të organizuar nga strukturat politike dhe mediatike.
    Gjatë dëshmisë së tij, ai tha se akuzat janë pjesë e tentativave për ta diskredituar për shkak të aktiviteteve të tij kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave në vend, si dhe angazhimit të tij politik në organizimin e një referendumi për çështjen me Bullgarinë.
    Duke iu përgjigjur pyetjes së avokatit të tij mbrojtës, avokates Jovica Strashevski, nëse Palevski i ka kryer vrasjet, ai tha: “jo vetëm që nuk e kam bërë, por nuk kam asnjë motiv për të kryer një vepër të tillë”.
    “Unë nuk i kam kryer as vrasjet, as rrëmbimet. Unë thjesht nuk kam asnjë motiv për këtë, sepse në depon e Prokurorisë Themelore Publike është një hard disk Toshiba që është sekuestruar me një procesverbal që përmban mbi 200 mijë biseda telefonike, neveri të kësaj elite politike, por edhe të profesionit të gazetarit, dhe po të kisha dashur të realizoja çfarëdo lloj interesi vetjak, ka mundur të kërcënojë miliarderë me Ferari dhe të tjerë, por ja nuk e kam bërë”, tha Palevski.
    Palevski është dëshmitari i fundit që ka dëshmuar, pasi paraprakisht, përveç dëshmitarëve të Prokurorisë, janë marrë në pyetje edhe të akuzuarit e tjerë.
    I pandehuri Velibor Manev në dëshminë e tij tha se organizatori kryesor ishte Ljupço Palevski. Bore Videvski ka mohuar pjesëmarrjen e tij në ngjarje, ndërsa Vlatko Keshishev ka treguar se nuk ka dëshmuar për to sepse më së shpeshti i është ngarkuar detyrë e vëzhgimit. Babai i Vanjës, Aleksandar, në deklaratën e tij në gjykatë, mohoi çdo lidhje me çështjen dhe se nuk i njihte të pandehurit.
    Në aktakuzë thuhet se Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku kanë planifikuar rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë të japë para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezovski, në Veles, sipas aktakuzës, ka qenë me qëllim që ta detyrojë t’ua japë automjetin e tij Citroen, në mënyrë që ta përdorin për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.
    Më 27 dhe 24 nëntor të mitur Vanja dhe banori i Velesit Pançe u raportuan të zhdukur, ndërsa më 3 dhjetor 2023 u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh