Tag: vrasjet

  • Çfarë ndodhi 14 vite më parë para Kryeministrisë dhe si u vranë në 8 sekonda katër qytetarë të pafajshëm, Artan…

    Çfarë ndodhi 14 vite më parë para Kryeministrisë dhe si u vranë në 8 sekonda katër qytetarë të pafajshëm, Artan…

    Rigels Seliman
    Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili ka ndjekur nga pranë protestën e 21 janarit 2011, ku u vranë katër mbështetës të opozitës, ka rrëfyer dje në një media atë që ndodhi atë pasdite të ftohtë janarit. Ish-kryeministri Sali Berisha u thirr ditën e djeshme për herë të parë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për krimet e 21 janarit 2011, kur katër qytetarë u ekzekutuan në bulevard nga të shtënat që dolën nga godina qeveritare. Por për këtë dhe ata që ndodhi 14 vite më parë para Kryeministrisë, gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje nga regjistrimi. Ai u shpreh se urdhri që u dha për të kryer vrasjet ishte “gjakos, gjakos”, ndërsa shtoi se për 8 sekonda u kryen katër vrasjet e protestuesve. Pas këtyre 8 sekondave, është dhënë urdhër ‘ndaloni zjarrin’. Ai shprehet gjithashtu se nëse do të kishte zgjatur më shumë urdhri për të sulmuar, atë ditë do ishte bërë kasaphanë. Berisha ka deklaruar se të shtënat janë kryer nga Garda, por Hoxha thotë se nga brenda është qëlluar vetëm syri i nxirë i shefit të Gardës në atë kohë, Ndrea Prendi. “Audio-përgjimin nuk ia dhënë askujt. Momenti kur edhe SPAK kërkon origjinalin dhe burimin, Berisha bëri një lojë fjalësh. Basha del tek kodet e radiove. Është një kod për flitet për të. Kam identifikuar kodet me radhë, janë disa luanë, diamanti, 77, korabi, 220… ata që e kanë pasur e dinë për kë e kam fjalën unë. Basha ka qenë ministër i Brendshëm, është akuzuar dhe ai për ngjarjen, por po i jepet mundësia të tregojë pozicionin e vetë. Në Kryeministri nuk komandonte Basha. U tha nga Berisha që ‘Kryeministria s’ka pasur sistem kamerash, ka pasur Garda. Ka pasur sistem kamerash. Vrasjet janë bërë me urdhër. Si është bërë regjistrimi? Nuk është bërë duke përgjuar njësinë qendrore, por duke përgjuar komandantin e Gardës. Ai është regjistruar dhe janë komunikime e komandantit me zinxhirin komandues. Kur vijnë të shtënat.. për 8 sekonda janë kryer vrasjet. Nga momenti që është dhënë urdhri ‘ta gjakos, gjakos’, ky është urdhri. Urdhri tjetër ka qenë ‘ndaloni zjarrin’, ka zgjatur vetëm 8 sekonda. Po të kishte zgjatur më shumë do ishte bërë kasaphanë. Ky material i dha një motiv të ri hetimit, që kemi të bëjmë me vrasje me urdhër. Ajo që ka thënë Berisha është që ‘është bërë, por nga Grada’ dhe ka thënë që nuk është qëlluar nga brenda. Brenda është qëlluar vetëm syri i nxirë i shefit të Gardës, Ndrea Prendit. E vetmja e shtënë brenda godinës, ka qenë një e shtënë grushti. Atë ditë ka pasur disa përplasje dhe çfarë ka ndodhur? Të shtënat nuk janë thënë që janë bërë nga brenda Kryeministrisë”, deklaroi dje ai.
    Hoxha: Në ‘21 janar’, Garda vrau katër protestuesit kur turma po largohej
    Ndërkohë më herët gazetari Artan Hoxha është shprehur se policia gaboi kur përdori gazin lotsjellës ndaj protestuesve i cili dëmtoi edhe vetë efektivët të cilët nuk ishin të pajisur me maska antigaz. Z. Hoxha thekson gjithashtu se vrasjet ndodhën kur protesta ishte shuar. “E kam ndjekur nga afër protestën në terren atë ditë. Policia bëri një gabim të madh. Pasi përqindja e gazit lotsjellës të përdorur ka qenë shumë e madhe. Kjo situatë e krijuar, policia duke përdorur gazin lotsjellës në vend që të shpërndante protestuesit, dëmtoi trupat e veta sepse nuk ishin të pajisur me maska. Ndërsa Garda nuk lejonte trupat e policisë të hynin në territorin e Kryeministrisë. Edi Rama është larguar që në momentin kur makina hodhi gazin lotsjellës. Ndodheshin Saimir Tahiri, Arben Çuko, Zyhdi Dajti, të cilët kanë qenë aty për të parandaluar që njerëz nga turma të hynin brenda territorit të Kryeministrisë. Vrasjet në Bulevard ndodhën kur protesta ishte shuar”, është shprehur gazetari Artan Hoxha.
    Dosja sekrete
    Nga ana tjetër disa muaj më parë gazetari Artan Hoxha, teksa ka folur në lidhje me dosjen e “21 janarit” dhe rihapjen e hetimeve rreth kësaj ngjarjeje nga SPAK, ka zbuluar se ekziston një dosje, për të cilën mediat nuk kanë dijeni, por që do të përfshihet në fashikujt e Prokurorisë së Posaçme. Ai tha se kjo dosje përmbante të dhëna që mund t’i nxirrnin probleme ish-kryeministrit të kohës, Sali Berisha. Sipas gazetarit, kjo dosje u mbyll pasi kryeprokurori Adriatik Llalla i propozoi një shpërblim në post më të rëndësishëm, prokurorit që po merrej me çështjen. “Sot 21 janari, ata që hetojnë nuk kanë më hetim politik, kanë mbrojtje ligjore nuk i kërcënon më njëri Ekziston një dosje hetimore që është marrë vetëm me prishjen e provave të 21 janarit. Këtu do të ketë zhvillime. Prokurori që po hetonte e mblodhi prova që mund t’i nxirrnin probleme Berishës, kryeprokurori Adriatik Lala i ofroi një vend pune më të mirë prokurorit që merrej me çështjen, e emëroi si kryeprokuror të Vlorës, i mori dosjen dhe ja mbyllën. Pra iu ofrua sheqer, i thanë ke një post më të mirë e hiq dorë nga kjo dosje. Kjo është një dosje që ne nuk kemi dijeni por do ti bashkohet fashikullit të SPAK”, tha ai. Më tej ai shtoi se Sali Berisha, sipas tij, duhet të ishte duke u gjykuar jo për çështjen Partizani, por për atë që ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ai tha se 21 janari është trajtuar si ngjarje banale, por që është vijë demarkacioni për zhvillimet politike në këtë vend. “21 Janari, ngjarje që hetimet ende nuk kanë reshtur kurrë. 21 janari ngjarje për të cilën nuk ka dëshmuar kurrë presidenti Topi, ka bërë një libër se si u bë grushti i shtetit, por nuk ka dëshmuar kurrë. Nuk ka dëshmuar zoti Basha, prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama e cila nuk iu kundërvu qeverisë por nuk bëri çfarë kërkoi ai. Nuk dëshmoi kryeministri që thirri protestën, zoti Rama. Të gjitha këto e kalojnë 21 janarin në një nivel tjetër. E kemi trajtuar si ngjarje banale por është vijë demarkacioni për zhvillimet politike në këtë vend”, u shpreh Hoxha. Ndër të tjera, Hoxha u shpreh se vajzat e Aleks Nikës sot janë të rritura për të ndjekur çështjet, duke theksuar më tej se, shkuarja e çështjes në SPAK sot do të ketë një qasje tjetër edhe nga politika. “Dy vajzat e Aleksit janë bërë sot të rritura sa për të ndjekur çështjen. Shkuarja e çështjes në SPAK sot do të ketë një qasje tjetër edhe nga politika. Berisha duhet të ishte në SPAK për 21 Janarin jo për kompleksin Partizani. Do të ketë zhvillime interesante. Nuk është hetuar asnjëherë në nivel politik”, nënvizoi Hoxha.

  • “Gjakos, gjakos”, gazetari zbulon detaje tronditëse nga audio përgjimi i ’21 janarit’: 4 vrasjet janë bërë në 8 sekonda. Nga brenda Kryeministrisë u qëllua…

    “Gjakos, gjakos”, gazetari zbulon detaje tronditëse nga audio përgjimi i ’21 janarit’: 4 vrasjet janë bërë në 8 sekonda. Nga brenda Kryeministrisë u qëllua…

    Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në “Shqipëria Live’, ku foli për paraqitjen e Sali Berishës në SPAK si person në dijeni për çështjen e ’21 janarit’ dhe për audio përgjimin.

    Ai zbardhi detaje nga regjistrimi, ku tha se urdhri për të kryer vrasjet ishte ‘gjakos, gjakos’, ndërsa shtoi s për 8 sekonda u kryen katër vrasjet e protestuesve. Pas këtyre 8 sekondave, është dhënë urdhër ‘ndaloni zjarrin’.
    Berisha ka deklaruar se të shtënat janë kryer nga Garda, por Hoxha tha se nga brenda është qëlluar vetëm syri i nxirë i shefit të Gardës në atë kohë, Ndrea Prendi.
    “Audio-përgjimin nuk ia kam dhënë askujt. Lulzim Basha del tek kodet e radiove, është një kod për flitet për të. Kam identifikuar kodet me radhë, janë; luanë, diamanti, 77, korabi, 220… Ata që e kanë pasur e dinë për kë e kam fjalën unë. Basha ka qenë ministër i Brendshëm, është akuzuar dhe ai për ngjarjen, por po i jepet mundësia të tregojë pozicionin e vet. Në Kryeministri nuk komandonte Basha.
    U tha nga Berisha që ‘Kryeministria s’ka pasur sistem kamerash, ka pasur Garda’. Por ka pasur sistem kamerash. Vrasjet janë bërë me urdhër.
    Si është bërë regjistrimi? Nuk është bërë duke përgjuar njësinë qendrore, por duke përgjuar komandantin e Gardës. Ai është regjistruar dhe janë komunikime e komandantit të Gardës me zinxhirin komandues.
    Për 8 sekonda janë kryer 4 vrasjet. Është dhënë urdhri ‘gjakos, gjakos’, ky është urdhri i parë. Urdhri tjetër ka qenë ‘ndaloni zjarrin’. Të shtënat kanë zgjatur vetëm 8 sekonda. Po të kishte zgjatur më shumë do ishte bërë kasaphanë.
    Ky material i dha një motiv të ri hetimit, që kemi të bëjmë me vrasje me urdhër. Berisha ka thënë që ‘nuk është qëlluar nga brenda’. Brenda është qëlluar vetëm syri i nxirë i shefit të Gardës, Ndrea Prendit. E vetmja e shtëna brenda godinës, ka qenë grushti. Atë ditë ka pasur disa përplasje.”, tha ndër të tjera ai.

     

    Top Channel

  • VIDEO-“Gjakos, gjakos”, gazetari zbulon detaje tronditëse nga audio përgjimi i ’21 janarit’: 4 vrasjet janë bërë në 8 sekonda….

    VIDEO-“Gjakos, gjakos”, gazetari zbulon detaje tronditëse nga audio përgjimi i ’21 janarit’: 4 vrasjet janë bërë në 8 sekonda….

    Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në “Shqipëria Live’, ku foli për paraqitjen e Sali Berishës në SPAK si person në dijeni për çështjen e ’21 janarit’ dhe për audio përgjimin. 
    Ai zbardhi detaje nga regjistrimi, ku tha se urdhri për të kryer vrasjet ishte ‘gjakos, gjakos’, ndërsa shtoi s për 8 sekonda u kryen katër vrasjet e protestuesve. Pas këtyre 8 sekondave, është dhënë urdhër ‘ndaloni zjarrin’. 
    Berisha ka deklaruar se të shtënat janë kryer nga Garda, por Hoxha tha se nga brenda është qëlluar vetëm syri i nxirë i shefit të Gardës në atë kohë, Ndrea Prendi. 
    “Audio-përgjimin nuk ia kam dhënë askujt. Lulzim Basha del tek kodet e radiove, është një kod për flitet për të. Kam identifikuar kodet me radhë, janë; luanë, diamanti, 77, korabi, 220… Ata që e kanë pasur e dinë për kë e kam fjalën unë. Basha ka qenë ministër i Brendshëm, është akuzuar dhe ai për ngjarjen, por po i jepet mundësia të tregojë pozicionin e vet. Në Kryeministri nuk komandonte Basha. 
    U tha nga Berisha që ‘Kryeministria s’ka pasur sistem kamerash, ka pasur Garda’. Por ka pasur sistem kamerash. Vrasjet janë bërë me urdhër. 
    Si është bërë regjistrimi? Nuk është bërë duke përgjuar njësinë qendrore, por duke përgjuar komandantin e Gardës. Ai është regjistruar dhe janë komunikime e komandantit të Gardës me zinxhirin komandues. 
    Për 8 sekonda janë kryer 4 vrasjet. Është dhënë urdhri ‘gjakos, gjakos’, ky është urdhri i parë. Urdhri tjetër ka qenë ‘ndaloni zjarrin’. Të shtënat kanë zgjatur vetëm 8 sekonda. Po të kishte zgjatur më shumë do ishte bërë kasaphanë. 
    Ky material i dha një motiv të ri hetimit, që kemi të bëjmë me vrasje me urdhër. Berisha ka thënë që ‘nuk është qëlluar nga brenda’. Brenda është qëlluar vetëm syri i nxirë i shefit të Gardës, Ndrea Prendit. E vetmja e shtëna brenda godinës, ka qenë grushti. Atë ditë ka pasur disa përplasje.”, tha ndër të tjera ai. 
     
     
     

  • “S’kemi vetëm 4 viktima, por…”, Spahiu: Ata që urdhëruan vrasjet e 21 Janarit u kujdesën të zbehin provat!

    “S’kemi vetëm 4 viktima, por…”, Spahiu: Ata që urdhëruan vrasjet e 21 Janarit u kujdesën të zbehin provat!

    Ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK, më 14 nëntor, gati 15 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, ku u vranë 4 protestues në Bulevard.
    Teksa ka komentuar këtë juristi Kreshnik Spahiu, tha se vrasjet në 21 janar kanë qenë me urdhër, duke e lidhur edhe me zhdukjen e kamerave dhe provave.
    “Ajo është vrasje e organizuar sepse janë provat që bindin se është e urdhëruar. Ata që urdhëruan vrasjen u kujdesen për të zbehur gjurmët. Fakti që videon e asgjësuan do të thotë se s’duan që të dëgjohet se çfarë ka ndodhur.
    Është penguar grupi hetimor edhe në vendngjarje. Është bërë një vrasje që është dhënë një komand që të qëllohet, sepse nuk është një plumb, sepse nuk janë 4 të vrarë, por kemi edhe të tjerë që janë plagosur.
    Prokuroria veprimin e parë që duhet të kryejë është të pyes personat që janë në dijen. Në 15 vite prokuroria nuk gjen dot justifikim të thotë pse s’ka pyetur si person në dijeni për ngjarjen Berishën dhe Bashën, dy personat kyç ajo në këto vite si ka pyetur. Kjo tregon se pasur frikë nga Berisha”, tha ai.

  • Rrëfehet Artan Hoxha: Vrasjet në 21 janar 2011 u bënë me urdhër nga lart, për 8 sekonda u ekzekutuan 4 qytetarë në…

    Rrëfehet Artan Hoxha: Vrasjet në 21 janar 2011 u bënë me urdhër nga lart, për 8 sekonda u ekzekutuan 4 qytetarë në…

    Hetimi i çështjes së “21 Janarit” nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka marrë një kthesë të re dhe të thelluar, pas paraqitjes së Lulzim Bashës dhe reagimit të Sali Berishës. Gazetari Artan Hoxha ka sjellë në vëmendje elementë thelbësorë të provave, duke pohuar se situata ka ndryshuar dukshëm dhe se hetimi i tanishëm duhet të jetë shterues. Hoxha thekson se vendimi i Gjykatës së Strasburgut ka përcaktuar qartë se ngjarja e 21 Janarit përbën krim shtetëror, duke e detyruar shtetin shqiptar të mos fshihet dot më. Më e rëndësishmja, ai këmbëngul se vrasjet nuk janë bërë nga pakujdesia, siç ishin vendimet e mëparshme të gjykatës, por janë kryer me urdhër. Ky pretendim mbështetet nga një element i ri i provave: një audio e urdhrave të Gardës, e cila dëshmon që vrasjet u kryen me urdhër, pasi brenda vetëm tetë sekondave pas dhënies së urdhrit “Qëllo!”, pati katër të vrarë dhe mbi 13 të plagosur.
    Në këtë audio dëgjohen qartë të shtënat e atij që jep urdhrin. Në këtë kontekst, Hoxha bën të ditur se SPAK-u, i detyruar nga Gjykata e Lartë për të marrë çështjen, pritet të thërrasë një hierarki të gjerë zyrtarësh të lartë dhe personash me dijeni. Kjo listë përfshin ish-Presidentin Bamir Topi, ish-Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, ish-Kryeministrin Sali Berisha, ish-komandantin e Gardës dhe madje edhe Kryeministrin aktual Edi Rama. Gjithashtu, ai thekson në intervistën për “News 24”, se komunikimet me radio përmbanin kode (si Tufani 1, 2, 3 dhe Luani 1, 2), pas të cilave fshihen zyrtarë të lartë të Gardës. Ky hetim synon të zbardhë përfundimisht autorët e dy viktimave, Aleks Nika dhe Hekuran Deda, të cilët ende mbeten pa autorë të identifikuar. Kujtojmë se Lulzim Basha u paraqit të enjten e javës së kaluar në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me “21 janarin”.
    Pjesë nga intervista e z. Hoxha
    -Zoti Hoxha, ish-kryeministri Sali Berisha pranon se nëse SPAK e thërret, do të shkojë për 21 janarin. Hoxha, çfarë di më shumë nga ato që…?
    Kur u hetua 21 janari mbas 21 janarit, çfarë ndodhi? Berisha nuk shkoi në organin e hetimit, bëri një komision hetimor dhe atje deklaroi para komisionit që bëri vetë dhe dha deklarimet e veta. Sot situata ka ndryshuar dukshëm. Era ka fryrë komplet në krahun tjetër. Pse? Kemi një vendim të Gjykatës së Strasburgut e cila ka përcaktuar një krim shtetëror dhe ti s’ke nga shkon. Pra, shteti shqiptar nuk fshihet dot më. Ajo ta ka përcaktuar dhe të ka dhënë komplet të gjithë skeletin. Duhet hetuar, është krimi shtetëror. Ai ta ka përcaktuar qartë se çfarë duhet të hetosh ti, ku janë shkeljet. E dyta: Kemi vendim të Gjykatës së Lartë e cila e detyroi SPAK-un. SPAK ka luftuar deri në fund që të mos e marrë këtë çështje. Mua më kanë bërë presion për më shumë se një vit të dorëzoj audion e urdhrave të Gardës. Ndërkohë ne kemi vendime të gjykatës që kanë shkuar deri në Gjykatë të Lartë, që vrasjet janë bërë nga pakujdesia. Unë solla një element të ri i cili shërben si indic për të shkuar te prova. Dhe ai element dëshmon që vrasjet janë bërë me urdhër. Vrasjet nuk janë bërë nga pakujdesia, janë bërë me urdhër dhe ka qëlluar komandanti i Gardës dhe shefi i shtabit i njësisë speciale të Gardës, që presupozohen dy nga drejtuesit më të përgatitur në atë detyrë. Nuk ka qëlluar një ushtar i ri rekrut që ka humbur toruan.
    Dhe SPAK bëri maksimumin që të mos e merrte çështjen deri në Gjykatë të Lartë. Gjykata e Lartë e detyroi. Mua më kërkua ta çova në Gjykatën e Tiranës. Këmbëngula që nuk do ta çoj. Dhashë deklarimet e mia. Thashë çfarë përbën ai material, por nuk kam besim t’ia çoj prokurorisë së Tiranës sepse kisha parë në 13 vjet s’kishte bërë asgjë. Pse duhet ta bënte në vitin e 14-të? S’bëri prapë. Atëherë, momentin që na u dha mundësia dhe gjykata e detyroi SPAK-un, Gjykata e Lartë e detyroi SPAK-un, unë jam paraqitur. Edhe kallëzimi që kanë bërë familjarët është mbi këtë material të ri që ne e kemi kapur. Pra, unë rashë në dijeni të këtij materiali pas filmimit të 21 janarit. Se shikoj një tjetër që thotë: “Televizioni im.” Jo, ky televizion (News24). Jo televizioni im. Ky televizion, jo televizioni i dikujt që s’ishte fare, s’ka qenë fare në Republikë të Shqipërisë këtu. S’e dinte fare se ç’bënim ne këtu e çfarë hiqnim ne këtu në 21 janar. Ka qenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, se dalin sot shumë e rrahin supet e marrin meritat. Për fat të mirë, edhe materiali i dytë, pra audio, është një indicie që vërteton që vrasjet janë me urdhër. Sepse jepet urdhri dhe për tetë sekonda kemi katër të vrarë dhe mbi 13 të plagosur, vetëm tetë sekonda.
    Dhe urdhri është: “Qëllo!” Dhe urdhri është: “Ndaloni të shtënat!”. Dhe në audio dëgjohen qartë edhe të shtënat e atij që i jep urdhrin, sepse pistoleta e tij është më afër radios, se po flet me radio ai. Dhe ky është një material për të cilin unë kam qenë pesë orë në SPAK. Më kërkoi burimin vitin e kaluar. Sigurisht që s’mund ta jap burimin e njeriut që ka bërë për mua një shërbim shumë të madh të vendit. Sepse me këtë material ka rrëzuar gjithë vendimet që kishin dhënë shkallët e tjera të gjyqësorit. Dhe na tregon që, po, kjo provë, edhe mbi këtë element, Gjykata e Strasburgut ka thënë që vrasjet janë krim shtetëror. Dhe çfarë ka ai material që ne dorëzuam vitin e kaluar? Ai material, dhe unë e kam përcaktuar qartë dhe me kode, se aty flitet me kode. Kanë kode. Dhe prandaj është e thjeshtë për organin e hetimit sot, sepse nuk është më Prokuroria që u vu në trysni, Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka bërë një punë atëherë brenda mundësive që ajo pati.
    Ka bërë maksimumin e mundshëm. Vetëm për të gjetur predhën e gjuajtësit. Është pjesë fillestare, po mbrapa, mbrapa. Pra, ai është një hetim. Hetimi i sotëm ka si bazë atë hetimin tjetër të mëparshëm, por sot ka ndryshuar dhe situata politike dhe konjukturat. Ti sot mund të thërrasësh kë të duash, se nuk e ndalon dot askush. Prandaj dhe Berisha thotë: “Unë do të jem në dispozicion,” se s’ke mundësi tjetër. Do të shkosh, çfarë bën? Dhe në atë zbardhje, të paktën në dëshminë që kam dhënë unë vitin e kaluar, kam dhënë kodet. Kodet janë: Tufani 1, Tufani 2, Tufani 3, 400, 500, siç i kanë thënë ata, me njerëz: Luani 1, Luani 2. Pra, mbas çdo kodi fshihet një zyrtar i lartë i Gardës, sepse ai ka qenë një kanal komunikimi në radio i cili është bërë nga drejtuesit e nivelit të lartë. Nuk ka qenë komunikim poshtë. Dhe ky komunikim aty del ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë, edhe Ministri i Brendshëm, se prandaj ishte Basha.
    Edhe zoti Basha dëgjohet në atë komunikim. Por ajo shërben thashë gjithmonë si një orientim ose një indicie për prokurorin, ose grupin e hetimit, për të shkuar sot në një mënyrë shteruese të hetimit, për të konfirmuar atë që thotë dhe Gjykata e Strasburgut dhe për të nxjerrë përfundimisht. Ne sot kemi dy nga katër viktimat e janarit pa autor. Pra, sot Aleks Nika, i cili është vrarë në mes të Bulevardit Dëshmorët e Kombit, të paktën në një distancë prej 70 metrash nga gardhi i Kryeministrit. Dhe nga krahu tjetër, personi tjetër që është pa autor, pra ende pa autor, i cili është Hekuran Deda, i vrarë mbi podiumin ku ishte Top Channel. Pra, të dy këto viktima janë pa autorë. Dhe meqenëse këto janë pa autorë, ti nuk ke nga të shkosh te ajo ngjarje dhe pastaj hetimi është shterues. Pse? Sepse të paktën në atë që di unë, aty duhet të thirret, dhe më saktë do të thirret, ish-Presidenti Bamir Topi.
    Ai ka pasur një informacion, sepse ai i merr informacionet dhe nga Shërbimi Informativ. Ai ka pasur një qëndrim të vetin mbi ngjarjen. Ai ka bërë dhe një libër të vetin ku tregon shumë detaje. Dhe mbi të gjitha, Prokurorja e Përgjithshme ka shkuar, Ministri i Brendshëm ka shkuar tek ai. Ai ka marrë informacion të bollshëm mbi atë ngjarje, i cili nuk është përdorur në hetimin e parë. Së dyti: ish-prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, e cila në atë kohë ka thënë që mua më ka sabotuar Policia, Kryeministri, Garda. Sot situata nuk është më ajo që ka qenë. Do të thirret dhe ajo. Ish-Kryeministri Berisha. Ish-komandanti i Gardës, i cili ndodhet në Kanada. Ai erdhi vitin e kaluar, por nuk e pyetën për këtë gjë. E kanë pyetur për një çështje tjetër, për hetimin pasuror të zotit Berisha. Ai jeton në Kanada dhe besoj do të thirret dhe duhet të thirret dhe për këtë gjë. Dhe në hierarkinë e personave që do pyeten aty është dhe Kryeministri Rama, madje. Edhe kameramani i ‘News24’, Ervin Daja, që ka qenë në 21 janar, ka filmuar momentin e vrasjeve dhe ai do të thirret.
    -Po vjen?
    Lëre se po të them, sepse hetimi duhet të jetë hetim shterues se ta kanë kërkuar ata. Dhe ai ka të parë elementë që s’i ka treguar. Se ai ka vetëm kasetën, po se çfarë ka ndodhur. Ervin, e ke nga tani? Po, normal. Se derisa kam vajtur unë, kam treguar shokët. Unë kam treguar shokët, jashtë shakasë. Ervin Daja është operator i shkëlqyer.

  • Vrasjet e “21 janarit” drejt zbardhjes së plotë, SPAK drejt finalizimit të dosjes, Sali Berisha në panik, përpiqet…

    Vrasjet e “21 janarit” drejt zbardhjes së plotë, SPAK drejt finalizimit të dosjes, Sali Berisha në panik, përpiqet…

    Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i shpëton më vrasjeve të 21 janarit. Dosja për ekzekutimet e katër protestuesve para Kryeministrisë në vitin 2011 është në fazën përfundimtare të hetimeve dhe konsiderohet një nga çështjet prioritare të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Pas më shumë se një dekade pengesash dhe zhdukje provash, SPAK është i vendosur të çojë përpara drejtësisë fajtorët. Me regjistrimin zyrtar të çështjes në korrik të vitit të kaluar, hetimet kanë hyrë në një fazë intensive dhe priten zhvillime të rëndësishme. Dosja është drejt finalizimit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha i ka hyrë tmerri. Ditën e djeshme ai ka mbrojtur vrasjet e protestuesve në bulevard. Berisha e mbrojti krimin shtetëror duke thënë se nuk ka pasur asnjë urdhër për të qëlluar në drejtim të protestuesve dhe se sipas tij Garda ka vepruar vetëm në përputhje me ligjin. “S’ka pasur asnjë urdhër dhe s’do mund ta gjejnë që ka patur urdhër, se s’ka patur urdhër. Garda ka vepruar në përputhje me ligjin dhe vetëm ligjin, lexoni ligjin të miratuar nga mazhoranca para ardhjes sonë në pushtet”, tha Berisha nga SPAK ku u paraqit për të zbatuar masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani.
    Sulmet
    Për ish-ministrin e tij të Brendshëm, Lulzim Basha i cili u paraqit në SPAK vetëm pak ditë më parë, Berisha nuk pati asnjë koment, por zgjodhi të sulmojë kryeprokuroren e atëhershme Ina Rama. Berisha tha se ishte kërkesë nga SHBA që të zbardhej 21 janari, të cilin e quan demonstratën më të dhunshme me synimin për të përmbysur pushtetin. “Nga viti 2013 gjeri në vitin 2025 njeriu që ka penguar çdo hetim të asaj dosje ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama. Shqiptarët e dinë që skam patur një armiqësi të hapur me ina Ramën, e cila nëse ky është si vëlla me Troplinin, Ina është si motër e Troplinëve. Ina Rama e cila refuzoi prokurorin ndërkombëtar që unë kërkova, nuk hetonte dot se i dilte Rama. Kërkesa zyrtare e qeverisë amerikane është kjo, të hetohet nga polici i thjeshtë tek organizatori kryesor. Hetimi i plotë dhe zbardhja e kësaj çështje është interesi më maksimal i Berishës dhe PD. Ajo ishte demonstrata më e dhunshme me një axhendë politike për përmbysjen e pushtetit”, tha Berisha. Në pritje që edhe vetë të shkojë të japë llogari në Prokurorinë e Posaçme, Berisha thotë se do t’i thoshte po një fletëthirrje të mundshme.
    Si i mori Sali Berisha përsipër vrasjet e 21 Janarit
    U deshën 5 vjet që Sali Berisha pranonte plotësisht vrasjet e 21 Janarit. Nga pasditja e 21 Janarit deri në dhjetor të vitit 2016, Sali Berisha ka sajuar dhe ndryshuar me dhjetëra alibi për krimin në bulevard. Në dhjetor të vitit 2020, Berisha deklaroi se protestuesit u vranë nga garda e tij, ndërsa u mburr se kishte në plan për të vrarë edhe Edi Ramën. Prokurorisë shqiptare dhe sidomos SPAK vijon të mos i bëjë asnjë përshtypje një deklaratë e tillë inkriminuese. Një politikan rrëfen me mburrje planin për të vrarë kundërshtarin politik dhe SPAK-ut as nuk e thërret për ta pyetur. “Nëse Edi Rama do të afrohej të nesërmen e 21 janarit pranë kryeministrisë dhe nëse vetëm një gjethe do të prekej, 5 snajperë do ta qëllonin. Ishte Thomas Countryman me të cilin i përcolla mesazhin Ramës. A e keni dëgjuar bashkëshorten e tij të thotë poshtë e lart se shërbimet sekrete i kishin thënë se Rama do të vritej, unë isha. I thashë diplomatit të huaj se po të lëvizte edhe një gjethe në territorin e kryeministrisë ai (Rama) do ta kishte në lule të ballit nga 5 snajperë”, ka thënë Berisha disa kohë më parë.
    Dosja 21 janari
    Ishte insistimi i palëkundur i familjarëve të Aleks Nikës, e vetmja vrasje pa autor, që çoi dosjen e 21 janarit në dyert e SPAK. Më 12 mars të vitit 2024, Gjykata e Lartë foli në frymën e një vendimi historik të një prej gjykata më të rëndësishme ndërkombëtare, asaj në Strasburg për të Drejtat e Njeriut, dhe urdhëroi SPAK të hetojë 21 janarin si krim shtetëror, për të zbardhur rolin dhe përgjegjësitë e drejtuesve të lartë shtetërorë, Berishës, Bashës, e Ndrea Prendit për vrasjet e 4 protestuesve, Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika, sot dëshmorë. Prokuroria e Tiranës çoi të pandehur vetëm ish-komandantin e gardës Nrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të cilët në 2013-ën u dënuan nga gjykata për vrasje nga pakujdesia, Prendi me 1 vit burg, Llupo me 3 vite, tashmë prej kohësh, të dy njerëz të lirë. Prokuroria e Posaçme regjistroi më 15 korrik procedimin penal për 3 vepra penale, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

  • 3 vrasjet në një ditë/ Eksperti i Sigurisë: Ja cilët janë faktor ndikues

    3 vrasjet në një ditë/ Eksperti i Sigurisë: Ja cilët janë faktor ndikues

    Të martën e 28 tetorit, 3 qytetarë humbën jetën, njëri turist në qytetin e Beratit, i cili u vra nga një 63- vjeçar se i preku kalin, në Tiranë kolegu qëlloi 3 herë me thikë kolegun se e bullizonte, ndërsa në Durrës djali vrau babanë se u kapën me fjalë në tavolinën e bukës.
    Lidhur me këto vrasje eksperti e Sigurisë, Artan Rexhepi, i ftuar në një studio televizive, tha se shoqëria në Shqipëri është tensionuar, ndërsa sipas tij faktor ndikues janë edhe problemet e shëndetit mendor të cilat janë në rritje.
    ‘Ngjarjet janë skandaloze në të trija vrasjet. Lidhen me probleme të shëndetit mendore që do ta trajtojnë specialistët dhe për mua është edhe përdorimi i lëndëve narkotike, duhet që ti bëhen teste autorëve për lëndë narkotike. Në rastin e atij autorit që kishte kalin në Berat duhet parë çështja e parashkrime të veprës penale ti vret një njeri dhe pastaj rri si një qytetarë i lirë. Pjesa tjetër është që shoqëria është tensionuar shumë, ndikon edhe pjesa ekonomike’, tha ai.
    Për sociologen Entela Binjaku, problem tek të rinjtë që përfshihen në krime mbeten përdorimi i lëndëve narkotike. Ninjaku theksoi se vlera e jetës së njeriut në Shqipëri ka humbur.
    ‘Janë të moshave të ndryshme dhe nuk janë gjithmonë të rinjtë që janë të përfshirë në krime, por edhe mosha më të mëdha. Përdorin shumë edhe armë të ftohta. Shqetësim për të rinjtë po bëhen përdorimi i substancave narkotike, që kërcënim real kanë varësinë problemet vijnë zinxhir. Në ngjarjet dje shqetësimi më i madh është si ka mundësi të iki njeriu kështu, kaq pak vlera ka jeta e një personi në Shqipëri. Krimi në radhët e shoqërisë është një realitet që meriton shumë seriozitet. Qytetari i zakonshëm i cenohet siguria nga nuk e pret.
    Rasti i Beratit që shkoi për të vizituar qytetin dhe vritet në sy të fëmijëve është e rëndë, nga kjo mbetet me trauma edhe fëmija. Është e paimagjinueshme që fëmija të vrasë babin, ose të vritet babi në sy të fëmijës. Shkaqet janë pak më thellë se kaq. Ai që vrau babin thoshte se kishte ardhur nga emigrimi dhe ishte i papunë, dukej që kishte pasur edhe mosmarrëveshje të vazhdueshme. Distancat në kohë, fakti që nuk po jetojnë bashkë i bënë më indiferent, ka humbur komunikimi’, tha ajo.

  • Studimi: Vrasjet e femrave janë më të shpeshta aty ku ka emancipim më të madh

    Studimi: Vrasjet e femrave janë më të shpeshta aty ku ka emancipim më të madh

    Në Itali, vrasjet e femrave kanë tendencë të jenë më të shpeshta në kontekste të karakterizuara nga emancipim më i madh i grave, por ku kultura patriarkale është ende e rrënjosur.

    Ky është zbulimi i hulumtimit “Vrasjet e femrave, Qendrat Kundër Dhunës dhe Targetimi i Politikave”, i prezantuar këtë mëngjes gjatë takimit “Një Perspektivë Territoriale mbi Vrasjet e Femrave”, i iniciuar nga Senatorja e Partisë Demokratike Cecilia D’Elia, nënkryetare e Komisionit të Vrasjeve të Femrave, dhe i kryer nga katër profesorë dhe studiues nga Departamenti i Shkencave Sociale dhe Ekonomike në Universitetin Sapienza të Romës.

    Analiza, e cila përdor algoritme të inteligjencës artificiale, tregon se shpërndarja e Qendrave Kundër Dhunës (QVF) nuk korrespondon plotësisht me atë të zonave me rrezik më të lartë, dhe qendrat e reja nuk po hapen aty ku ka urgjencë më të madhe.

    “Kaq shumë dhunë sot është një reagim ndaj lirisë”, tha senatorja e Partisë Demokratike. “Shumë vrasje të femrave ndodhin kur një grua thotë jo ose diplomohet herët, si Giulia Cecchettin.”

    “Po përballemi me një polarizim që studimi tregon se është midis brezave të rinj.” Kjo dhunë ndaj grave “nuk është një fenomen që,” shtoi ajo, “mund të kapërcehet vetë. Kjo është arsyeja pse politikat parandaluese janë kaq të rëndësishme, dhe njëra prej tyre është forcimi i rrjetit të qendrave kundër dhunës. Shpesh flasim për të gjitha këto gra që nuk raportojnë, dhe nëse raporton, ato dërgohen tutje, madje të japin edhe një byzylyk, dhe pastaj gjithsesi vritesh… larg viktimizimit të grave që nuk raportojnë. Çështja është se sa jemi të aftë t’i ndihmojmë gratë kur ato raportojnë. Është një çështje shumë e hapur që,” përfundoi D’Elia, “ka të bëjë me kulturën dhe financimin: ne gjithashtu duhet të rishikojmë kontratën për byzylykët elektronikë, pasi t’i kemi bërë të detyrueshëm.”/ ANSA.

  • Vrasjet në Elbasan/ Gjykata e Lartë konfirmojnë dënimet për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Rugajt

    Vrasjet në Elbasan/ Gjykata e Lartë konfirmojnë dënimet për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Rugajt

    Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për Xhulian Hoxhën dhe Euglen Halilin, të cilët akuzohen për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Rugajt në Elbasan në vitin 2020.
    Apeli i GJKKO vendosi më 8 prill 2024 dënimin me burgim të përjetshëm për Xhulian Hoxhën, ndërsa Euglen Halili u dënua me 16 vite burg dhe gëzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
    Vendimi i Apelit të Posaçëm erdhi pas ankimimit nga SPAK i dënimeve të dhëna në Shkallën e Parë. Prokuroria kërkoi 30 vite burg për Hoxhën dhe 12 vite për Halilin, për lidhje me kryerjen e dy vrasjeve, që dyshohet se janë sponsorizuar nga Erjon Alibej.
    Ngjarjet e rënda ndodhën në qytetin e Elbasanit, ku më 20 korrik 2020 u vra Emiljano Ramazani, i njohur si ‘Rramani’, i cili dyshohet se ishte shpërndarës i kokainës në qytet dhe që vrasja e tij kishte motive larje hesapesh për drogën. Pak ditë më vonë, më 29 korrik, u gjet i vrarë me thikë miku i tij i ngushtë, Regis Runaj, 23 vjeç, trupin e të cilit e hodhën pranë varrezave të qytetit.
    Ky rast është ndër ngjarjet më të rëndësishme të krimit të organizuar në Elbasan dhe mbetet shembull i përpjekjeve të drejtësisë për të goditur krimin e rëndë në vend.

  • I penduari Erion Alibej: Armët për vrasjet i merrja te një hoxhë te Fresku

    I penduari Erion Alibej: Armët për vrasjet i merrja te një hoxhë te Fresku

    Erion Alibej, një nga të penduarit e drejtësisë në dosjen “Plumbi i artë”, rrëfeu të enjten se armët që përdoreshin në vrasjet e porositura prej tij i merrte te një hoxhë, shkruan A2 CNN.
    “Armët për krimin i kam siguruar unë. Kam pasur një kontakt të dikujt që njihej si hoxhë në zonën e Freskut ne Tiranë. Kontaktin ja dhashë dikujt tjetër. Kam folur në Encrochat dhe Sky me të. Nuk e di emrin e tij. Më niste edhe foto të armëve. Altin Skëndaj ma dha si kontakt. Hoxhën për armë e kam kontaktuar disa herë. Kam marrë disa herë armë prej tij. Në Encro hoxha mbante pseudonimin ‘Noku’”, citohet të ketë thënë Alibej në gjyq.
    Më herët Alibej tha se kishte qenë ai financues i vrasjes së Dorian Shkozës, ku ka humbur jetën edhe Anxhelo Avdia, si edhe në vrasjen e vëllezërve Haxhia, Bujar Çelës, Rigers Runajt dhe Emiliano Ramazanit.  Deklarimet e Alibejt ishin në përgjigje të pyetjeve të bëra drejt tij nga avokatja e të pandehurit Altin Ndoci.