Tag: vrarë

  • Vrasja e dyfishtë për një kafe! Gjendet makina e 21-vjeçarit të shpallur në kërkim, në mjet, gjurmë plumbi

    Vrasja e dyfishtë për një kafe! Gjendet makina e 21-vjeçarit të shpallur në kërkim, në mjet, gjurmë plumbi

    pamje nga vendngjarja

    DURRËS- Në Manëz është gjetur automjeti i 21 vjeçarit, Daniel Pepa të shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë, ku mbetën të vrarë dy djem të rinj, Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Klan raporton se automjeti u gjet i fshehur pranë banesës së tij, ndërsa brenda tij u konstatua një gjurmë plumbi. 
    Daniel Pepa vrau Flori Paluçin, pasi ky i fundit qëlloi për vdekje me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti. Në lidhje me ngjarjen janë ndaluar katër persona.
    Çfarë ndodhi në lokal
    Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç u ulën në tavolinë dhe i kërkuan kafe kamerierit. Kamerieri Alteo Pepa ishte ulur me Flori Paluçin, 33 vjeç, dhe i thotë dy të rinjve se nuk mund tu shërbente kafe, pasi ekspresi ishte i fikur. Përgjigjia e tij ‘ndezi’ sherrin mes të rinjëve, ku fillimisht filloi me ofendime dhe sharje. Në debat ndërhyri dhe Flori Paluçi, i cili i doli në mbrojtje kamarierit, duke thënë se nuk mund ta fyenin pasi kamerieri ishte ulur në tavolinë me të. Debati ka agravuar në përdorimin e armës, ku i pari që ka qëlluar ishte Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin./ZËRI

  • “Unë dyshoj se ai është vrarë”, motra e Mirel Çokaj i gjetur pajetë në Kelmend, paraqitet në Prokurori…

    “Unë dyshoj se ai është vrarë”, motra e Mirel Çokaj i gjetur pajetë në Kelmend, paraqitet në Prokurori…

    Një mister i thellë mbulon ende vdekjen e Mirel Çokajt, i cili u gjet pa jetë në zonën malore të Kelmendit. Zyrtarisht, dyshohet se ai ka rënë në një humnerë, por familjarët e tij nuk e besojnë këtë version. Motra e viktimës, Mirjana Çokaj, pretendon se vëllai i saj është vrarë për shkak të konflikteve të lidhura me trafikun e drogës.
    “Jam Mirjana Çokaj. Sapo dola nga Prokuroria, ku dhashë dëshminë time lidhur me vdekjen e vëllait tim, Mirel Çokaj, i cili u gjet i vdekur në Malet e Kelmendit. Unë dyshoj se ai është vrarë për shkak të parcelave me drogë. Bëhet fjalë për një parcelë në Malësinë e Madhe, ku policia gjeti dhe asgjësoi rreth 980 rrënjë kanabis. Vëllai im, prej disa vitesh, ishte përfshirë në këtë aktivitet dhe madje kishte qenë i dënuar më parë për drogë,” tha ajo.
    Sipas Mirjanës, personi i fundit që e pa gjallë Mirelin ishte ortaku i tij, për të cilin ajo shpreh dyshime të forta. “Kur u përballa me ortakun e tij, ai më tha se e kishte gjetur vëllain të vdekur në rrugë, pasi kishte rënë në humnerë. Ai pretendoi se kishte dëgjuar zilen e telefonit të tij, por celulari nuk u gjet kurrë. Dua të di, si e dinte ai saktësisht vendin ku kishte vdekur vëllai im?”, u shpreh ajo me revoltë.
    Mirjana kërkon që çështja të hetohet deri në fund, duke theksuar se versioni i aksidentit nuk qëndron. “Sipas meje, dikush nga ortakët e tij mund të ketë dorë në këtë ngjarje. Nga telefonatat që mund të ketë bërë, ndoshta ka thirrur dikë për ta takuar. Dyshoj se vëllai ka devijuar rrugën dhe është futur në një shteg tjetër. Ai nuk kishte planifikuar të kthehej atë ditë, por e bëri dy ditë më herët. Mendoj se ose është shtyrë, ose dikush i ka rënë nga pas. Dua drejtësi për vëllain tim,” përfundon ajo.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

    U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

    Ky është 23-vjeçari Aranit Kurti, i cili mbeti i vrarë në konfliktin për një kafe në një lokal në Manëz të Durrësit.

    Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Kamarieri i është përgjigjur se ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe.
    Më pas, Danieli i ka kërkuar që ta ndezë ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit të cilin e njihte. Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që t’i nuk mund ta fyesh pasi kamarieri është ulur në tavolinë me mua.
    Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin. Vrasjet të dyja jashtë lokalit, pas nisjes së sherrit brenda në lokal.

    Top Channel

  • E PLOTË/ Dy vrasje për një kafe në Durrës, zbardhet dinamika si ndodhi konflikti që u mori jetën të rinjve, dëshmia e kamerierit: I thashë ekspresi është fikur, më shau!

    E PLOTË/ Dy vrasje për një kafe në Durrës, zbardhet dinamika si ndodhi konflikti që u mori jetën të rinjve, dëshmia e kamerierit: I thashë ekspresi është fikur, më shau!

    Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, ku një sherr për kafen, u mori jetën dy të rinjve.

    Ora shënonte 1:30 në një lokal pranë një karburanti, përballë komisariatit të policisë në Manëz, ku dy të rinjtë, Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç ulen në tavolinë dhe i kërkojnë kafe kamerierit.
    Kamerieri Alteo Pepa ishte ulur me Flori Paluçin, 33 vjeç, dhe i thotë dy të rinjve se nuk mund tu shërbente kafe, pasi ekspresi ishte i fikur.
    Kjo i ka irrituar të rinjtë, dhe sherri mes tyre ka vijuar me ofendime dhe sharje. Sipas dëshmisë së kamerierit, në këto momente ka ndërhyrë Flori, i cili i ka thënë që t’i nuk mund ta fyesh pasi kamerieri është ulur në tavolinë me mua.
    Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake, rreth orës 01:45,  i pari që ka qëlluar ishte Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin. Vrasjet të dyja jashtë lokalit, pas nisjes së sherrit brenda në lokal.
    Shtatë persona janë shoqëruar për të hedhur dritë mbi dinamikën e ngjarjes. Daniel Pepa, pasi vrau Flori Paluçin duke marrë hak për shokun e tij, është arratisur. Një nga viktimat, Paluçi, ishte me precedent penal, i arrestuar për tentativë vrasjeje. Edhe Daniel Pepa rezulton i arrestuar më parë për plagosje.
    Policia thotë se ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe për kapjen e autorit, ndërsa gjithçka është regjistruar në kamerat e sigurisë.
    11:00 U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

    Ky është 23-vjeçari Aranit Kurti, i cili mbeti i vrarë në konfliktin për një kafe në një lokal në Manëz të Durrësit.
    09:51 “I thashë s’ka kafe në këtë orë”, zbardhet dëshmia e plotë e kamerierit të lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë: Flori ndërhyri për të më dalë në krah…
    “Daniel Pepa dhe Araniti kanë ardhur në lokal rreth orës 1-1.30 dhe ka kërkuar kafe. I thashë që s’ka kafe se ekspresi është fikur. Ai më tha se donte kafe patjetër, po i thashë që është fikur e s’bëhet në këtë orë. Ai u acarua dhe në këtë moment ndërhyri Flori, për të më dalë në krah dhe nisi debati mes tyre. Nga lokali dolën te dera e lokalit dhe Flori Paluçi qëlloi mbi Aranitin, shokun e Danielit dhe Danieli më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Florin duke e lënë të vrarë”- tregon kamerieri.
    09:50 “Më thanë mos u afro”/ Flet punonjësi i karburantit ku u vranë dy të rinjtë: Kam ndenjur…
    Punonjësi i karburantit ku ndodhi vrasja e dy të rinjve ka rrëfyer për mediat atë që gjeti në vendin ku punon pas ngjarjes. Ai ka deklaruar se policia nuk e ka lënë të afrohet, teksa tregon që viktimat ishin të sjellshëm. “Unë erdha në mëngjes, gjeta karburantin e rrethuar me shiritin skenë krimi. Më thanë ka ndodhur një ngjarje mos u afro, kam ndenjur atje derisa iku policia. Nuk i njoh ata që janë vrarë. Njëri është nga
    09:42 7 persona të shoqëruar në polici për vrasjen e dyfishtë në Manëz
    Shtatë persona janë shoqëruar për të hedhur dritë mbi dinamikën e ngjarjes. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Kamarieri i është përgjigjur se ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe.
    08:49 Shirita dhe forca të shumta policore, çfarë mbeti në karburantin ku u vranë dy të rinjtë
    Teksa ende nuk kanë kaluar 12 orë që nga vrasja me armë zjarri e dy të rinjve në Manëz, policia ende ndodhet në vendin e ngjarjes. Ajo që ka mbetur pas është heshtja dhe shirita të autoriteteve hetimore. Në karburantin ku ndodhi ngjarja ende ka forca policore, të cilat po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave.
    08:47 Mbeti i vrarë pas sherrit për një kafe në Manëz, zbulohet e shkuara e Flori Paluçit, autori njihej si problematik në zonë
    Sipas burimeve policore, një nga viktimat, Flori Paluçi ka qenë me probleme jashtë vendit për krime. Ndërsa i kërkuari Pepa njihet si i ri problematik në zonë.
    08:24 Qëlloi për vdekje 33-vjeçarin që i vrau shokun, zbulohet emri i autorit të shpallur në kërkim
    Daniel Pepa është autori i shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë në Manëz të Durrësit. 21-vjeçari qëlloi për vdekje Flori Paluçin 33 vjeç, pasi ky i fundit i vrau shokun, Aranit Kurti 23 vjeç. Viktima Aranit Kurti, u vra nga Flori Paluçi, pak para se ky i fundit të mbetej i vdekur në vendngjarje.
    08:10 “Pse i flet kamerierit”/ Sherri për një kafe la dy të vdekur në Manëz, zbardhet dinamika
    Nga të dhënat e deritanishme rezulton se konflikti me dy të vdekur mbrëmë në Durrës, ishte banal. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Manëz rreth orës 01:45, ku njëri prej viktimave ka kërkuar kafe, por nuk i është shërbyer për shkak të ekspresit të fikur. Irritimi i klientit me kamerierin, ka nxitur palën tjetër dhe kaq ka mjaftuar për sherrin që ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
    07:41 Si nisi konflikti që shënoi dy viktima në Durrës, sherri me kamerierin…
    Dyshohet se dy personat që mbetën të vrarë në Durrës, u konfliktuan për shkaqe banale. Sherri mes tyre ka nisur në një lokal në Manëz, raporton gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi. Një konflikt me kamerierin e lokalit nga njëra prej palëve, ka nxitur reagimin e tjetrit. Kaq ka mjaftuar që të nisë konflikti, që degradoi në përdorimin e armës.
    07:33 Zbulohen emrat e viktimave në Durrës/ 33-vjeçari vrau të riun, por u qëllua edhe ai për vdekje
    Aranit Kurti dhe Flori Paluçi janë dy viktimat e përplasjes me armë të ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, dhe një konflikt i çastit dyshohet se përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe me humbjen e jetës së dy personave.
    07:22 Dy të vrarë me armë zjarri në Durrës/ Konflikti pranë një karburanti në Manëz, në kërkim autori
    Dy të rinj janë vrarë me armë zjarri pas një konflikti në Manëz. Ngjarja e rëndë ka tronditur orët e para të mëngjesit të sotëm Manzën në Durrës. Rreth orës 01:45, pranë një karburanti, një konflikt i çastit dyshohet se përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe me humbjen e jetës së dy personave.

    Top Channel

  • U vranë për një kafe të pashërbyer, publikohen fotot e viktimave të Manzës

    U vranë për një kafe të pashërbyer, publikohen fotot e viktimave të Manzës

    Dy personat në foto janë viktimat Aranit Kurti dhe Flori Paluçi. Ata mbetën të vrarë në konfliktin për një kafe në një lokal në Manëz të Durrësit.
    Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Kamarieri i është përgjigjur se ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe.
    Më pas, Danieli i ka kërkuar që ta ndezë ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit të cilin e njihte.
    Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që t’i nuk mund ta fyesh pasi kamarieri është ulur në tavolinë me mua.
    Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
    Sipas dinamikës paraprake i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.

  • “Më thanë mos u afro”/ Flet punonjësi i karburantit ku u vranë dy të rinjtë: Kam ndenjur…

    “Më thanë mos u afro”/ Flet punonjësi i karburantit ku u vranë dy të rinjtë: Kam ndenjur…

    Punonjësi i karburantit ku ndodhi vrasja e dy të rinjve ka rrëfyer për mediat atë që gjeti në vendin ku punon pas ngjarjes.

    Ai ka deklaruar se policia nuk e ka lënë të afrohet, teksa tregon që viktimat ishin të sjellshëm.
    “Unë erdha në mëngjes, gjeta karburantin e rrethuar me shiritin skenë krimi. Më thanë ka ndodhur një ngjarje mos u afro, kam ndenjur atje derisa iku policia. Nuk i njoh ata që janë vrarë. Njëri është nga Manza, por nuk rri këtu. Ishin çuna të sjellshëm”, tha punonjësi i karburantit.
    Dy të rinj janë vrarë me armë zjarri pas një konflikti në Manëz. Ngjarja e rëndë ka tronditur orët e para të mëngjesit të sotëm Manzën në Durrës.
    Rreth orës 01:45, pranë një karburanti, një konflikt i çastit dyshohet se përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe me humbjen e jetës së dy personave.
    Viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
    Sipas të dhënave paraprake nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se pas një përplasjeje për motive banale, Flori Paluçi është qëlluar për vdekje nga shtetasi Daniel Pepa, 21 vjeç, gjithashtu banues në Manëz.
    Ndërsa viktima tjetër, Aranit Kurti, dyshohet se është vrarë nga vetë Flori Paluçi, pak para se ky i fundit të mbetej i vdekur në vendngjarje.
    Policia e Durrësit ka nisur kontrollet për kapjen e shtetasit Daniel Pepa, i cili aktualisht është në arrati.
    Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë dhe për të administruar çdo provë që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje të dyfishtë.

    Top Channel

  • Mbeti i vrarë pasi vrau 23-vjeçarin, zbulohet e shkuara e Flori Paluçit, njihej si problematik në zonë

    Mbeti i vrarë pasi vrau 23-vjeçarin, zbulohet e shkuara e Flori Paluçit, njihej si problematik në zonë

    Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e një konflikti mbetën të vrarë dy persona me armë zjarri.
    Njëri prej tyre kërkoi kafe, ekspresi ishte fikur dhe ai u irritua me kamerierin, ku ndërhyri pala tjetër dhe nisi konflikti.
    Viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
    Flori Paluçi është qëlluar për vdekje nga shtetasi Daniel Pepa. 21 vjeç, gjithashtu banues në Manëz.
    Ndërsa viktima tjetër, Aranit Kurti, dyshohet se është vrarë nga vetë Flori Paluçi, pak para se ky i fundit të mbetej i vdekur në vendngjarje.
    Sipas burimeve policore, një nga viktimat, Flori Paluçi ka qenë me probleme jashtë vendit për krime. Ndërsa i kërkuari Pepa njihet si i ri problematik në zonë.

  • “Ekspresi është i fikur”/ Sherri për kafen që përfundoi me dy të vrarë, si ndodhi krimi pranë karburantit

    “Ekspresi është i fikur”/ Sherri për kafen që përfundoi me dy të vrarë, si ndodhi krimi pranë karburantit

    Detaje të reja dalin nga krimi i dyfishtë në Manzë të Durrësit ku dy të rinj, Aranit Kurti dhe Flori Paluçi, u vranë me armë zjarri. Sipas burimeve, njëri prej viktimave, së bashku me një tjetër person, kanë shkuar në ambientet e lokalit pranë karburantit.
    Ata i kanë kërkuar kamerierit që t’i bënte një kafe, por ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur. Konflikti ka nisur pasi një personat që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin mes një prej viktimave dhe kamerierit. Mësohet se ky i fundit nuk është viktimë dhe as i plagosur në konflikt. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45 të mëngjesit të sotëm, 22 tetor, në Manëz, pranë një karburanti.
    23-vjeçari Arianit Kurti dyshohet se është vrarë nga Flori Paluçi. Ndërsa 33-vjeçari Flori Paluçi është qëlluar për vdekje nga Daniel Pepa. 21-vjeçari Daniel Pepa është në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.
    Njoftimi
    Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.
    Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

  • Vrau 23-vjeçarin, por mbeti edhe vetë viktimë, zbulohet e shkuara kriminale e Flori Paluçit

    Vrau 23-vjeçarin, por mbeti edhe vetë viktimë, zbulohet e shkuara kriminale e Flori Paluçit

    Një ngjarje e rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit të sotëm në Manëz, pranë një karburanti. Sipas burimeve policore, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobta, janë vrarë me armë zjarri Flori Paluçi, 33 vjeç, dhe Arianit Kurti, 23 vjeç, të dy banues në Manëz.
    Nga hetimet paraprake, dyshohet se Flori Paluçi është vrarë nga Daniel Pepa, 21 vjeç, ndërsa Arianit Kurti dyshohet se është vrarë nga vetë Paluçi, gjatë përplasjes së armatosur.Pas ngjarjes, autori i dyshuar Daniel Pepa është shpallur në kërkim, ndërsa forcat e Policisë po zhvillojnë kontrolle intensive për kapjen e tij.
    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Flori Paluçi ka qenë person i skeduar në Itali për krime të ndryshme, dhe më herët ka qenë pjesë e një grupi grabitësish, që vepronte në territorin italian.
    Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e çdo personi të përfshirë dhe administrimin e provave me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

  • Dy të vrarë pas sherrit për një kafe në Manëz të Durrësit/ Ja fotoja e njërit prej viktimave, 23 vjeçarit Arianit Kurti

    Dy të vrarë pas sherrit për një kafe në Manëz të Durrësit/ Ja fotoja e njërit prej viktimave, 23 vjeçarit Arianit Kurti

    Redaksia Syri siguron foton e Arianit Kurtit, njërit prej dy të vrarëve në orët e para të mëngjesit e sotëm në një lokal  pranë një karburanti në Durrës.

    Sipas informacionit të policisë 23 vjeçari banues në Manëz dyshohet se është vrarë nga Flori Paluçi 33 vjeç, dhe ky i fundit më pas është vrarë nga Daniel Pepa i shpallur në kërkim

    Si ndodhi vrasja

    Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Manëz rreth orës 01:45, ku njëri prej viktimave ka kërkuar kafe, por nuk i është shërbyer për shkak të ekspresit të fikur.

    Sipas burimeve nga gazetari Elton Qyno, ngjarja ka nisur kur shtetasi Daniel Pepa është konfliktuar me kamarierin e lokalit, duke këmbëngulur që t’i përgatitej një kafe. Kamarieri i ka thënë se nuk mund të shërbente më, pasi ekspresi ishte fikur dhe lokali ishte në mbyllje.

    Në debat e sipër ka ndërhyrë një tjetër klient i lokalit, shtetasi Flori Paluçi, i cili i ka kërkuar Daniel Pepës të ulte zërin dhe të mos konfliktohej me kamarierin. Përplasja verbale mes tyre ka vijuar brenda lokalit, ndërsa më pas palët kanë dalë jashtë, ku konflikti ka degjeneruar në përdorim të armëve të zjarrit. Nga hetimet paraprake dhe pamjet filmike të siguruara nga grupi hetimor, rezulton se:

    Daniel Pepa ka qëlluar me armë dhe ka vrarë shtetasin Flori Paluçi.

    Ndërkohë, në shkëmbimin e zjarrit, është përfshirë edhe shtetasi Aranit Kurti, i cili dyshohet se është vrarë nga Flori Paluçi, pak çaste përpara se ky i fundit të mbetej i vrarë nga Daniel Pepa.