Tag: vrarë

  • SHBA godet trafikantët e drogës në Oqeanin Paqësor, 14 të vrarë në sulmet ndaj katër anijeve

    SHBA godet trafikantët e drogës në Oqeanin Paqësor, 14 të vrarë në sulmet ndaj katër anijeve

    Forcat amerikane kanë vrarë 14 persona gjatë sulmeve ndaj katër anijeve të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor, ka njoftuar Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

    Sipas tij, një person ka mbijetuar dhe është shpëtuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
    Hegseth tha se sulmet, të cilat ndodhën të hënën në Paqësorin lindor me urdhër të Presidentit Donald Trump, përfaqësojnë një përshkallëzim të fushatës amerikane kundër trafikantëve të drogës.
    Ky është incidenti më i fundit në një seri operacionesh ushtarake që SHBA-ja pretendon se synojnë rrjete të trafikut të drogës që veprojnë si në Paqësor, ashtu edhe në Karaibe.

    Top Channel

  • EMRAT/ Krim në familje në Durrës, 25-vjeçari vret babanë

    EMRAT/ Krim në familje në Durrës, 25-vjeçari vret babanë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, me pasojë një viktimë.

    Raportohet se një person ka vrarë me thikë babanë e tij. Nga informacionet paraprake dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor.
    Autori është identifikuar si Marjan Kodheli, ndërsa viktima Pjetër Kodheli. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkallnurit.
    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
    Njoftimi i policisë:
    Durrës/Informacion paraprak
    Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.
    Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.
    Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
     

    Top Channel

  • Flori Paluçi që u vra për një kafe, i kërkuar për dy vrasje në Itali

    Flori Paluçi që u vra për një kafe, i kërkuar për dy vrasje në Itali

    Flori Paluçi, 33-vjeçari që mbeti i vrarë në përplasjen me armë në Manzë të Durrësit pak ditë më parë, rezulton të ketë qenë në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për tentativë vrasjeje të dyfishtë në qytetin e Umbertide, rajoni i Umbrias.
    Sipas mediave italiane, Paluçi ishte përfshirë në një konflikt të dhunshëm më 19 qershor të këtij viti, ku kishte qëlluar me armë ndaj dy bashkatdhetarëve të tij, 28 dhe 33 vjeç. Të plagosurit mbetën rëndë dhe u dërguan me helikopter në spitalet e Città di Castello dhe Perugia.
    Pas ngjarjes, karabinierët identifikuan shpejt autorin e dyshuar dhe prokuroria e Perugias kërkoi arrestimin e tij, por 33-vjeçari kishte arritur të largohej nga Italia përpara se të vihej në pranga. Për këtë arsye, ndaj tij u lëshua një urdhër arresti ndërkombëtar dhe kërkimet vijuan për muaj të tërë.
    Arratisja e Paluçit mori fund në mënyrë tragjike në Manzë, ku ai u përfshi sërish në një konflikt që degjeneroi në shkëmbim zjarri. Në këtë përplasje mbetën të vrarë dy persona, mes tyre edhe vetë Paluçi.
    Me vdekjen e tij, mbyllet kapitulli i arratisjes që kishte nisur pas krimit të rëndë në Itali, një histori që filloi në Umbria dhe përfundoi me gjak në vendlindjen e tij, në Shqipëri.

  • SHBA sulmon një anije në Karaibe, raportohet për 6 persona të vrarë

    SHBA sulmon një anije në Karaibe, raportohet për 6 persona të vrarë

    Në sulmin e kryer gjatë natës ndaj një anijeje që dyshohet se po operohej nga një bandë venezuelase e trafikimit të drogës janë vrarë gjashtë persona në Detin e Karaibeve, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, më 24 tetor.
    Veprimi i fundit ushtarak e çon në të paktën 10 numrin total të sulmeve amerikane ndaj të dyshuarve për trafik droge në Karaibe dhe Paqësorin lindor, duke lënë të paktën 43 persona të vrarë, sipas një përllogaritjeje që ka bërë AFP-ja, bazuar në të dhënat amerikane.
    Hegseth njoftoi për sulmin përmes një postimi në X, duke shfaqur një anije që shkatërrohet nga një shpërthim.
    “Gjashtë narkoterroristë ndodheshin në bord gjatë sulmit, i cili u krye në ujëra ndërkombëtare dhe ishte sulmi i parë i kryer natën”, shkroi Hegseth.
    “Nëse jeni narkoterroristë dhe kontrabandoni drogë në hemisferët tonë, do të trajtoheni si Al-Kaida”, shtoi ai.
    Uashingtoni nisi një fushatë ushtarake kundër anijeve të dyshuara për trafik droge në fillim të shtatorit, duke dislokuar forca përfshirë avionë dhe anije të Marinës amerikane drejt rajonit.
    Tensionet rajonale janë rritur si rezultat i kësaj fushate, me Venezuelën që akuzon Shtetet e Bashkuara se po synon të rrëzojë nga pushteti presidentin Nicolas Maduro, i cili më herët gjatë javës deklaroi se shteti i tij ka 5 mijë raketa tokë-ajër për t’u përballur me forcat amerikane.

  • Prej tre vitesh pa asnjë gjurmë, Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

    Prej tre vitesh pa asnjë gjurmë, Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

    Gazetari Artan Hoxha ka folur në një emision televiziv për zhdukjen misterioze të një prej emrave më të përfolur në botën e krimit, Ervis Martinaj.
    Hoxha tha se Martinaj është vrarë dhe kufoma e tij është zhdukur. Sipas tij, në botën e krimit është bërë një aleancë midis grupeve vetëm për të eliminuar Ervis Martinajn.
    “Problemi që kanë ata 3 vite e gjysmë ata nuk kanë kontakt. Kontakti i fundit ka qenë më 9 gusht dhe kanë komunikuar me mesazh dhe janë ndërprerë kontaktet. Version është që ata e kanë rrëmbyer dhe e kishin vrarë dhe zhdukur kufomën. Nga ajo ngjarja deri sot është një tjetër aleancë që e drejton vendin deri te Martin dhe u ndërpre ajo epokë. Martinaj ishte një person që e modernizojë krimin. Martinaj është babai i katër fëmijëve, tre vajza dhe një djalë është djalë i vetëm, ka studiuar por ekonomi biznesi, nuk është se vinte nga bota e krimit. A u bë armik publik se u bë kundërshtar i qeverisë. Rasti i parë që Rama i drejtohet direkt Martinajt, në moment që e ndjeu rrezikun, Martinaj Mori vila ngjitur me Ramën në vijë ajrore 10 apo 15 metër në distancë. Ervis Martinaj është eliminuar dhe kufoma e tij është zhdukur. Në Shqipëri mund t’i fshihesh kujtdo, por jo miqve të tu apo dhe hasmit. Ti mund t’i fshihesh kujtdo këtu, sidomos asaj aleance që kishin qenë kundërshtarë me njëri tjetrin dhe u bën bashkë për të goditur atë. Jam i bindur që e kanë eliminuar”, tha Hoxha.

  • “Ervis Martinaj nuk është gjallë”/ Gazetari flet për zhdukjen e ish-mbretit të lojërave të fatit

    “Ervis Martinaj nuk është gjallë”/ Gazetari flet për zhdukjen e ish-mbretit të lojërave të fatit

    Familja e ish-“mbretit” të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, kërkoi shpallejn zyrtarisht të zhdukur të tij. Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se Martinaj nuk është gjallë.
    “Nuk kemi asnjë lidhje logjike pse Martinaj është gjallë. Thonë se meqë u arrestua Aldo Avdyli e ka vrarë ky. Njeriu që e konfirmoi vdekjen e Martinajt, është gazetari Baton Haxhiu. Deklaratën e parë publike e ka bërë ai.
    A është vrarë Martinaj? Po është vrarë, nuk vihet në diskutim. Aldo Avdylaj, apo Indrit Dokle?
    Ai që e ka bërë këtë e di fare mirë.
    Në zhdukjen e tij ka një inspektor policie që u arrestua. Emri të cilin nuk e përmenda, emri i tretë që përmendet, është Ervis Lami”, tha ndër të tjera Bregu.

  • Sulmet ruse vijojnë, dronët vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

    Sulmet ruse vijojnë, dronët vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

    Gjatë një sulmi rus me dronë janë vrarë dy gazetarë ukrainas dhe është plagosur një koleg i tyre në lindje të Ukrainës, sulm që sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ishte pjesë e “sulmeve të qëllimshme” ndaj gazetarëve.

    Freedom Media, një organizatë mediatike ukrainase e financuar nga shteti, tha se ekipi i tyre u godit nga një dron rus i llojit Lancet ndërsa ndodhej në makinën e tyre në një stacion karburanti, në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës.

    Kjo media, që publikon lajme në gjuhën ruse, tha se gazetarët e vrarë ishin Olena Gramova, 43-vjeçare nga rajoni i Donjeckut dhe Yevgen Karmazin, 33 vjeç nga Kramatorsku. Ndërkaq, gazetari Alexander Kolychev është dërguar në spital për trajtim.

    “Këto nuk janë aksidente apo gabime, por një strategji e qëllimshme ruse për të heshtur të gjitha zërat e pavarur që raportojnë për krimet e luftës së Rusisë në Ukrainë”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.

    Sulmi i së enjtes ndodhi pasi një korrespondent i një media shtetërore ruse u vra në një sulm me dron ukrainas në pjesën e rajonit të Zaporizhjës, të pushtuar nga Moska.

    Më herët këtë muaj, fotoreporteri francez Antoni Lallican u vra gjatë raportimit afër vijës së frontit në rajonin e Donjeckut.

    Që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës më 2022, disa gazetarë janë vrarë teksa kanë qenë duke mbuluar luftën, megjithëse numri i saktë i viktimave ndryshon në varësi të organizatave monitorues.

    Reporterët pa Kufij thanë se Lallican ishte gazetari i 14-të i vrarë nga ushtria ruse, ndërsa UNESCO njoftoi se ai ishte të paktën punonjësi i 23-të i mediave që ishte vrarë gjatë mbulimit të luftës në dy anët e frontit./REL

  • Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

    Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

    Gjatë një sulmi rus me dronë janë vrarë dy gazetarë ukrainas dhe është plagosur një koleg i tyre në lindje të Ukrainës, sulm që sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ishte pjesë e “sulmeve të qëllimshme” ndaj gazetarëve.
    Freedom Media, një organizatë mediatike ukrainase e financuar nga shteti, tha se ekipi i tyre u godit nga një dron rus i llojit Lancet ndërsa ndodhej në makinën e tyre në një stacion karburanti, në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës.
    Kjo media, që publikon lajme në gjuhën ruse, tha se gazetarët e vrarë ishin Olena Gramova, 43-vjeçare nga rajoni i Donjeckut dhe Yevgen Karmazin, 33 vjeç nga Kramatorsku. Ndërkaq, gazetari Alexander Kolychev është dërguar në spital për trajtim.

    “Këto nuk janë aksidente apo gabime, por një strategji e qëllimshme ruse për të heshtur të gjitha zërat e pavarur që raportojnë për krimet e luftës së Rusisë në Ukrainë”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.
    Sulmi i së enjtes ndodhi pasi një korrespondent i një media shtetërore ruse u vra në një sulm me dron ukrainas në pjesën e rajonit të Zaporizhjës, të pushtuar nga Moska.
    Më herët këtë muaj, fotoreporteri francez Antoni Lallican u vra gjatë raportimit afër vijës së frontit në rajonin e Donjeckut.
    Që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës më 2022, disa gazetarë janë vrarë teksa kanë qenë duke mbuluar luftën, megjithëse numri i saktë i viktimave ndryshon në varësi të organizatave monitorues.
    Reporterët pa Kufij thanë se Lallican ishte gazetari i 14-të i vrarë nga ushtria ruse, ndërsa UNESCO njoftoi se ai ishte të paktën punonjësi i 23-të i mediave që ishte vrarë gjatë mbulimit të luftës në dy anët e frontit./rel

  • Vriten me armë zjarri dy të rinj pranë një karburanti në Manëz, sherri dyshohet se nisi për një kafe

    Vriten me armë zjarri dy të rinj pranë një karburanti në Manëz, sherri dyshohet se nisi për një kafe

    Një debat me kamerierin për një kafe në një lokal ka përfunduar me dy të vrarë në Manëz. Ngjarja e rëndë u shënua pranë një karburanti dje rreth orës 01:45, ku 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti. Më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçari Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur. 21-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. Në polici janë shoqëruar 7 persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Aranit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Kamarieri i është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe. Më pas, sipas informacioneve, Danieli i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit. Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë se nuk mund ta fyejë kamarierin, pasi është ulur në tavolinë me të. Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka vrarë Aranit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.
    Detajet
    Të rinjtë janë ngritur nga tavolina, kanë dalë jashtë lokalit dhe aty situata ka agravuar. Sipas dinamikës paraprake të ndërtuar nga grupi hetimor, i pari ka qëlluar me armë Flori Paluçi, i cili ka hapur zjarr ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend. Në ato momente, Daniel Pepa ka marrë një armë zjarri, pistolete, të cilën ende nuk dihet nëse e kishte në brez apo në makinë, dhe ka qëlluar drejt Paluçit, duke e lënë të vdekur në vend. Të dy vrasjet kanë ndodhur jashtë lokalit. Pas krimit, Daniel Pepa është larguar nga vendngjarja edhe pse stacioni i policisë së Manzës, ndodhet përballë karburantit, në një distancë 30 metra. “Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
    Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P. Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”, njofton policia. Kur policia mbërriti në vendngjarje gjeti vetëm kamerierin, i cili u shoqërua dhe u mor në pyetje në komisariat. Gjithashtu u sekuestruan kamerat e sigurisë së lokalit dhe karburantit dhe u mblodhën gëzhojat. Në vendngjarje u sekuestrua dhe pistoleta e përdorur në krim nga Paluçi. Në dëshminë e tij, kamerieri Alteo Pepa ka treguar për hetuesit se Daniel Pepa me të cilin nuk ka lidhje farefisnie i kërkoi nje kafe. Ai shoqërohej nga shoku i tij, Aranit Kurti. “I thashë që s’ka kafe sepse ekspresi është fikur që në orën 00:00. Ai u acarua dhe nisi të më ofendonte. Në atë moment ndërhyri Flori, që më doli mua në krah. Debatuan me Danielin dhe dolën jashtë për tu sqaruar…”. Përpos kamerierit policia ka pyetur dhe persona të tjerë, në cilësinë e dëshmitarëve të cilët s’kanë dhënë shumë detaje. Ndërsa kushëriri i viktimës thotë se e ka të vështirë të besojë se 23-vjecari u vra për një kafe. “Na ka lënë pa fjalë kjo që ndodhi. Aranitin e kisha kushëri, ishte djalë i qetë”, tha ai. Sakaq, burimet policore bëjnë me dije se Flori Paluçi nga Hamallaj, ishte me precedent penal, i arrestuar më herët për tentativë vrasjeje dhe grabitje ne Itali. Po kështu autori i dyshuar Daniel Pepa, i shpallur në kërkim është person problematik në Manëz, i dyshuar për plagosje të mëparshme. Policia po vijon kërkimet për kapjen e tij, ndërkohë prokuroria pritet te thelloje hetimet. Nuk përjashtohet pista e konflikte të vjetra, pasi 4 të rinjtë banonin në të njëjtën zonë dhe dy prej tyre ishin të armatosur.

  • Dy të vrarë në Durrës, gjendet automjeti i autorit të shpallur në kërkim Daniel Pepa, konstatohen gjurmë plumbi

    Dy të vrarë në Durrës, gjendet automjeti i autorit të shpallur në kërkim Daniel Pepa, konstatohen gjurmë plumbi

    Automjeti i Daniel Pepës, 21-vjeçarit të shpallur në kërkim pas vrasjes së Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit, është gjetur pasditen e sotme në Manëz të Durrësit. Sipas burimeve për mediat, pas kontrolleve të kryera nga policia në mjetin e braktisur, është konstatuar një gjurmë plumbi, që mund të shërbejë si provë kyçe për hetimet.
    Si ndodhi ngjarja:
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Manzë të Durrës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri. Mësohet se 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend.
    Daniel Pepa dhe është shpallur në kërkim. Mësohet se njëri prej viktimave dhe një tjetër kanë shkuar në ambientet e lokalit, duke i kërkuar kamarierit një kafe, por ky i fundit u ka thënë se ekspresi është i fikur. Ndërkohë, Paluçi që ka qenë në lokal si klient është përfshirë në ngjarjes, pasi personat kanë pasur debat me kamarierin fillimisht se pse nuk po u bënte kafen.
    Në këto momente, debati ka agravuar mes Paluçit dhe Pepës, ku janë nxjerr armët. 33-vjeçari ka vrarë fillimisht Aranit Kurtin, ndërsa mbi Paluçin ka qëlluar Daniel Pepa./