Tag: vrarë

  • Një histori bese në Mirditë

    Një histori bese në Mirditë

    Në bjeshkë të Oroshit, djali i Ndrec Çokut kishte l’shu gjanë e gjallë për kullotë. Ai i binte fyellit dhe shijonte bukurinë natyrore të vendlindjes. Pushkën e kishte mbështur në një lis të motshëm, krejt pa mendu se çfarë e përgjonte pas drizave e shkurreve.

    Papritur, nga shkurret dalin tre hajna ( hajdutë ), të armatosur, që i sulen tufës. I riu u ndje i papërgatitur, por i vendosur për të ruajtur mallin e vet dhe bukën e robve. Pa ba za tërhoqi pushkën, zuri pozicion pas një guri dhe u thirri.- “Kushdo qofshi, mos bani gabim me prek në tufën time“.- Per një moment ra heshtje, pastaj u dëgjua një krismë pushke. Agresorët, gjuajtën në ajër për ta trembur. Djali në anën tjetër u përgjigj po me pushkë. Disa bashkëfshatarë të djalit që ishin pak minuta më larg në mal, pasi dëgjuan krismat u nisën me të shpejtë. Ndërkohë, gjatë shkëmbimit të zjarrit, një plumb e merr në ballë çobanin. Hajnat, duke parë bashkëfshatarët e çobanit që po afroheshin me të shpejtë të armatosur, nga frika e kundrapërgjigjes për djalin e vrarë, u ndanë dhe u munduan të ikin nga sytë-këmbët. Dy nga ata hynë në pyll, ndërsa tjetri, bash ai, doraci që kishte vrarë çobanin, u dha këmbëve për nga fshati. Fshatarët i ishin afruar shumë, gati për ta kapur a vrarë. Ai u zu ngushtë, ishte i kapur ose i vrarë po të vazhdonte. Instiktivisht vendosi të kërkonte besë në shtëpinë e parë që do haste. Fryma po iu merrte, këmbët po e tradhëtonin, zemra i dridhej nga frika e hakmarrjes, pasi kishte vrarë një njeri të pafajshëm. Kur gjithçka i dukej terr, gjendet në oborrin e një kulle. -“ O i zoti i shpisë “,. Në derë del një plak, i mbajtur, nga ato burrat e zakonit që nuk i kanë munguar kurrë malsisë.-“ Hajde“, foli plaku. -“ Po më ndjekin me më vra, ndore tane e të Zotit. Më jep besë“, foli vrasësi gjithë frikë e përultësi.- “Qofsh në besën teme“, foli gjithë fisnikëri plaku.

    Ndërkohë fshatarët që po e ndiqnin u afruan oborrit të kullës, e u shtangën kur panë vrasësin më plakun. U zu një heshtje prej varri!-“ Dëgjoni burra, ça do që të ketë ba ky njeri, sot është në besën teme. Kush ndez pushkë në të, ka ndez pushkë me shpinë e Çokut “, theu heshtjen me vendosmërinë e besës dhënë, plaku. Përsëri heshtje….

    -“ Po ai i paburrë ka vra djalin tënd or Ndrec Çoku “, foli me gjysëm zëri një nga burrat e fshatit.

    Plaku u dridh, u nxi në fytyrë, por e kontrolloi veten.

    -“ Boll barrë e randë më paska ra or burra, por kjo nuk ndryshon asgja në besën që kam dhanë “, foli dhe pastaj iu drejtua vrasësit-“ Ti më ke vra djalin, e më ke gjakun borxh. Por më ke kërku edhe besë, e unë ta kam dhanë. E, malet tona nuk e shkelin besën e dhanë. Sonte je mik te unë. Nesër do të ti them dy fjalë“.

    Gdhiu mëngjesi, askush nuk kishte fjetur. As mortja nuk ishte hapur. Para kullës ishin mbledhur gjithë burrat e fshatit. Doli edhe Ndrec Çoku bashkë me vrasësin e të birit.

    -“ Ke besë 30 ditë, tre nga njerëzit e mi do të të përcjellin deri në kufi të bajrakut tonë, siç e lyp zakoni e besa. Pas 30 ditësh mbyllu mrena se do të të vras “, vetëm këto fjalë foli Ndreca.

    Vrasësi u shoqërua nga njerëz të besuar e të armatosur deri në kufi të bajrakut. Në kullën e Çokut u hapen dyert për mort dhe për t’i dhënë nderimet e fundit djalit të vrarë.

    Pas një muaji, Ndrec Çoku dhe njerëzit e tij vrasin doracin. Kështu marrin gjakun e djalit, por respektojnë edhe besën e dhënë.
    Për këtë rast është folur brez pas brezi me shumë respekt në malësitë e Mirditës e jo vetëm.

    • Në fotografi, kulla e Çokut në Lajthizë të Oroshit.

  • Dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur pas një konflikti me armë në Greqi, dëshmitari: Plumbat më “fluturonin” mbi kokë

    Dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur pas një konflikti me armë në Greqi, dëshmitari: Plumbat më “fluturonin” mbi kokë

    Dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur, ky është bilanci i përplasjes me armë mes dy familjeve në Vorizia të Kretës, në Greqi.
    Mediat greke kanë dhënë detaje nga konflikti i përgjakur, ku janë përdorur armë të rënda.Lexo edhe :Related Posts
    Sipas mediave, konflikti ishte ndezur që një natë më parë, kur anëtarët e një familjeje i kishin vendosur tritol një banese në ndërtim në ishull. Ditën e sotme, anëtarët e familjes tjetër kanë qëlluar me breshëri automatiku, duke lënë pas një bilanc lufte.

    Një nga dëshmitarët në vendngjarje ka thënë për mediat vendase se ai ka parë një makinë 4×4 që vinte në drejtim të tij duke qëlluar me kallashnikov, dhe më pas ka parë një burrë të vdekur.
    Menjëherë, dëshmitari ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje bashkë me disa ambulanca për të transportuar të plagosurit dhe viktimat.
    “Papritmas pashë një makinë 4×4 që qëllonte në të gjitha drejtimet. Nuk e kuptova nga vinin plumbat. Thjesht ndjeva sikur isha në ferr. Telefonova policinë dhe më thanë të shkoja në shtëpi. Armët duhet të kenë qenë kallashnikovë dhe disa pistoleta. Pashë edhe burrin e vdekur dhe, siç kuptova, puna ishte e kurdisur“, ka deklaruar dëshmitari në vendngjarje.

  • Të shtëna masive/ 3 të vrarë dhe mbi 10 persona të plagosur, dyshohet për hakmarrje mes dy familjeve

    Të shtëna masive/ 3 të vrarë dhe mbi 10 persona të plagosur, dyshohet për hakmarrje mes dy familjeve

    Një ngjarje e përgjakshme ka tronditur ishullin e Kretës mëngjesin e së shtunës, ku të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Vorizia të Heraklionit, Greqi.
    Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një hakmarrjeje mes dy familjeve, të cilat prej muajsh kanë qenë në konflikt të hapur. Sipas mediave greke, pavarësisht ndërhyrjes së forcave të shumta policore, lufta mes familjeve vijon ende në zonë, ndërsa raportohet se janë hedhur mbi 2,000 plumba.
    Në mesin e viktimave janë dy gra dhe një burrë. Njëra prej grave dyshohet se ka humbur jetën pas një ataku kardiak nga frika, ndërsa njëri nga dy burrat e vrarë është njëri nga autorët që hapi zjarr. Të plagosurit janë transportuar me ambulanca në Qendrën Shëndetësore Moira dhe Qendrën Shëndetësore Agia Varvara, të cilat po ruhen nga policia për të shmangur incidente të tjera.
    Raportohet se banorët e fshatit, në panik, po ndihmojnë vetë në transportimin e të plagosurve, duke përdorur edhe automjete bujqësore për t’i çuar në spital. Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka nisur që prej një viti, ndërsa përleshja e sotme besohet se është hakmarrje për një shpërthim që ndodhi mbrëmë vonë në një ndërtesë në ndërtim në të njëjtin fshat.
    Policia greke konfirmon se një mjet shpërthyes i improvizuar ishte vendosur në ndërtesë, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktima. Shpërthimi mendohet të ketë qenë shkaku që ndezi gjakderdhjen e mëngjesit në Vorizia.

  • E rëndë në Greqi/ 3 të vrarë dhe mbi 10 persona të plagosur dyshohet për

    E rëndë në Greqi/ 3 të vrarë dhe mbi 10 persona të plagosur dyshohet për

    Një ngjarje e përgjakshme ka tronditur ishullin e Kretës mëngjesin e së shtunës, ku të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Vorizia të Heraklionit, Greqi.
    Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një hakmarrjeje mes dy familjeve, të cilat prej muajsh kanë qenë në konflikt të hapur.
    Sipas mediave greke, pavarësisht ndërhyrjes së forcave të shumta policore, lufta mes familjeve vijon ende në zonë, ndërsa raportohet se janë hedhur mbi 2,000 plumba.
    Në mesin e viktimave janë dy gra dhe një burrë. Njëra prej grave dyshohet se ka humbur jetën pas një ataku kardiak nga frika, ndërsa njëri nga dy burrat e vrarë është njëri nga autorët që hapi zjarr.
    Të plagosurit janë transportuar me ambulanca në Qendrën Shëndetësore Moira dhe Qendrën Shëndetësore Agia Varvara, të cilat po ruhen nga policia për të shmangur incidente të tjera.
    Raportohet se banorët e fshatit, në panik, po ndihmojnë vetë në transportimin e të plagosurve, duke përdorur edhe automjete bujqësore për t’i çuar në spital.
    Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka nisur që prej një viti, ndërsa përleshja e sotme besohet se është hakmarrje për një shpërthim që ndodhi mbrëmë vonë në një ndërtesë në ndërtim në të njëjtin fshat.
    Policia greke konfirmon se një mjet shpërthyes i improvizuar ishte vendosur në ndërtesë, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktima. Shpërthimi mendohet të ketë qenë shkaku që ndezi gjakderdhjen e mëngjesit në Vorizia.

  • Familjet mblidhen në morgun e Rios, kërkojnë përgjigje pas bastisjeve vdekjeprurëse të policisë

    Familjet mblidhen në morgun e Rios, kërkojnë përgjigje pas bastisjeve vdekjeprurëse të policisë

    Familjet u rreshtuan në një morg të enjten në Rio de Janeiro për të identifikuar të afërmit e vrarë në bastisjet më vdekjeprurëse të policisë në Brazil, dhe filluan funeralet për katër oficerë policie që vdiqën duke marrë pjesë në operacion.

    Autoritetet kanë thënë se të paktën 121 persona, përfshirë oficerët, vdiqën në bastisjet e së martës që synonin bandën Comando Vermelho që kontrollon tregtinë e drogës në disa favela – lagje të varfra dhe me popullsi të dendur të endura nëpër terrenin kodrinor të qytetit.

    Shumë nga kufomat e të vrarëve u nxorën nga vendasit nga zona pyjore pranë favelës Penha të martën në mbrëmje.

    Të enjten në mëngjes, më shumë se 100 trupa prisnin ende autopsi ose identifikim në një morg lokal. Të afërmit qëndronin jashtë, duke shikuar përmes gardhit dhe duke pritur për përditësime.

    Disa vendas thanë se kishin gjetur kufoma me gjymtyrë të lidhura dhe shenja torture, duke shkaktuar protesta dhe reagime të ashpra politike në një vend ku policia vrau mbi 6,000 njerëz vitin e kaluar, sipas të dhënave qeveritare.

    Victor Santos, sekretari i sigurisë së shtetit të Rios, tha të enjten se “çdo sjellje e keqe që mund të ketë ndodhur, të cilën unë besoj se nuk ka ndodhur, do të hetohet”.

    Guvernatori i Rio de Janeiros, Claudio Castro, e quajti operacionin një sukses dhe tha se “viktimat e vetme të vërteta” ishin oficerët e vrarë. Ai tha se të gjithë të tjerët të vrarë ishin kriminelë.

    Castro ishte planifikuar të takohej të enjten me disa guvernatorë shtetesh me prirje të djathta, të cilët udhëtuan në Rio për të shprehur mbështetje.

    LULA BETOHET TË LUFTOJË KRIMIN E ORGANIZUAR

    Një grup ligjvënësish të krahut të majtë, të udhëhequr nga kongresmenja Taliria Petrone, vizituan lagjen Penha për t’u takuar dhe për të folur me vendasit.

    “Ne do ta monitorojmë nga afër situatën pas një masakre tjetër në favela”, tha Petrone në mediat sociale, duke bërë thirrje për “të vërtetën, drejtësinë dhe llogaridhënien përballë një operacioni tjetër të shënuar nga shkeljet e të drejtave të njeriut”.

    Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë kritikuar viktimat e rënda të operacionit të stilit ushtarak dhe kanë thënë se duhet të ketë një hetim.

    Santos tha se nuk kishte lidhje midis bastisjeve dhe ngjarjeve globale që Rio do të organizojë javën e ardhshme, të lidhura me negociatat klimatike COP30 të OKB-së, përfshirë samitin C40 të kryetarëve të bashkive që trajton ngrohjen globale dhe Çmimin Earthshot të Princit William.

    Qeveria federale e Brazilit u kap në befasi nga operacioni i policisë së shtetit të Rios, u tha gazetarëve të mërkurën gjyqtari Ricardo Lewandowski.

    Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva bëri thirrje për punë të koordinuar që synon bandat pa vënë në rrezik policinë dhe familjet e pafajshme.

    Të enjten, ai nënshkroi në ligj një projektligj që synon rritjen e mbrojtjes për zyrtarët publikë të përfshirë në luftën kundër krimit të organizuar.

    “Qeveria braziliane nuk i toleron organizatat kriminale dhe vepron për t’i luftuar ato me një energji gjithnjë e më të madhe”, shkroi ai në rrjetet sociale./ Reuters.

  • Sulmet izraelite në Gaza, raportohen mbi 100 viktima në 12 orë

    Sulmet izraelite në Gaza, raportohen mbi 100 viktima në 12 orë

    Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe Agjencia për mbrojtje civile kanë raportuar se numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite në mbarë Rripin e Gazës ka shkuar në mbi 100.
    Ministria e Shëndetësisë në Gazë që udhëhiqet nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, raportoi për 104 të vrarë nga sulmet e fundit izraelite.
    Ndërkaq, Agjencia për mbrojtje civile tha se të paktën 101 palestinezë të vrarë u sollën në spitale, “përfshirë 35 fëmijë dhe një numër grash dhe të moshuar”, që u vranë “gjatë sulmeve izraelite të kryera në më pak se 12 orë”.

    Një ditë më parë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, urdhëroi sulme “të fuqishme” në Gazë, teksa më pas ushtria izraelite tha se në Gazë ishte vrarë një ushtar i saj.
    Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të mërkurën se pavarësisht sulmeve izraelite, që u kryen në kundërpërgjigje të vrasjes së ushtarit, armëpushimi që ai ndërmjetësoi tri javë më parë nuk është në rrezik.
    Udhëheqësi amerikan tha se Izraeli ka të drejtë të kundërpërgjigjet.
    “Siç e kuptova, ata vranë një ushtar izraelit”, tha Trump për gazetarët në bordin e avionit presidencial. “Pra, izraelitët u kundërpërgjigjën dhe ata duhet të kundërpërgjigjen. Kur diçka e tillë ndodh, ata duhet të kundërpërgjigjen”, shtoi ai.
    Një zyrtar i ushtrisë izraelite tha se grupi radikal palestinez e kishte shkelur marrëveshjen e armëpushimit, duke sulmuar forcat izraelite që ishin stacionuar brenda të ashtuquajturës “linjë të verdhë” – linjë për dislokimin e trupave, sipas marrëveshjes së armëpushimit.
    Hamasi mohoi se ka sulmuar ushtarët izraelitë.
    Marrëveshja e armëpushimit në Gazë hyri në fuqi më 10 tetor, duke ndalur dy vjet luftë që u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
    Që nga hyrja në fuqi, të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit. Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1 mijë e 200 persona dhe rrëmbeu 251 të tjerë.
    Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 67 mijë palestinezë, territori ka pësuar shkatërrime të mëdha dhe banorët po përballen me krizë humanitare./REL

  • Raportohet për më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

    Raportohet për më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

    Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe Agjencia për mbrojtje civile kanë raportuar se numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite në mbarë Rripin e Gazës ka shkuar në mbi 100.

    Ministria e Shëndetësisë në Gazë që udhëhiqet nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – raportoi për 104 të vrarë nga sulmet e fundit izraelite.

    Ndërkaq, Agjencia për mbrojtje civile tha se të paktën 101 palestinezë të vrarë u sollën në spitale, “përfshirë 35 fëmijë dhe një numër grash dhe të moshuar”, që u vranë “gjatë sulmeve izraelite të kryera në më pak se 12 orë”.

    Një ditë më parë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, urdhëroi sulme “të fuqishme” në Gazë, teksa më pas ushtria izraelite tha se në Gazë ishte vrarë një ushtar i saj.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të mërkurën se pavarësisht sulmeve izraelite, që u kryen në kundërpërgjigje të vrasjes së ushtarit, armëpushimi që ai ndërmjetësoi tri javë më parë nuk është në rrezik.

    Udhëheqësi amerikan tha se Izraeli ka të drejtë të kundërpërgjigjet.

    “Siç e kuptova, ata vranë një ushtar izraelit”, tha Trump për gazetarët në bordin e avionit presidencial. “Pra, izraelitët u kundërpërgjigjën dhe ata duhet të kundërpërgjigjen. Kur diçka e tillë ndodh, ata duhet të kundërpërgjigjen”, shtoi ai.

    Një zyrtar i ushtrisë izraelite tha se grupi radikal palestinez e kishte shkelur marrëveshjen e armëpushimit, duke sulmuar forcat izraelite që ishin stacionuar brenda të ashtuquajturës “linjë të verdhë” – linjë për dislokimin e trupave, sipas marrëveshjes së armëpushimit.

    Hamasi mohoi se ka sulmuar ushtarët izraelitë.

    Marrëveshja e armëpushimit në Gazë hyri në fuqi më 10 tetor, duke ndalur dy vjet luftë që u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

    Që nga hyrja në fuqi, të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.

    Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu 251 të tjerë.

    Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 67.000 palestinezë, territori ka pësuar shkatërrime të mëdha dhe banorët po përballen me krizë humanitare./ REL/ 

  • Ky është kuzhinieri i vrarë nga kolegu i vet në restorant

    Ky është kuzhinieri i vrarë nga kolegu i vet në restorant

    Personi në foto është kuzhinieri i vrarë sot me thikë në një restorant te kompleksi “Kika 2” në lagjen “Komuna e Parisit” në Tiranë.
    34-vjeçari Indrit Ismaillari u qëllua me thikë në qafë nga Filip Shehu, picajol, me të cilin punonin së bashku në restorantin “City Lounge”.
    Ai ndërroi jetë për shkak të gjakderdhjes në spital, teksa dyshohet se thika i ka prekur arterien vitale.
    Autori u arrestua në vendngjarje nga forcat e policisë, ndërsa sherri dyshohet se nisi për motive banale. Shehu tha se ishte bullizuar prej tij në vendin e punës.