Tag: vrarë

  • Izraeli sulmoi sërish me dronë Libanin, 3 të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur

    Izraeli sulmoi sërish me dronë Libanin, 3 të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur

    Izraeli ka kryer sulme në Liban. Si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Liban janë vrarë tre persona dhe kanë mbetur të plagosur disa të tjerë, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë. Ndërkaq, Izraeli njoftoi se një nga sulmet goditi trafikantë të armëve nga një grup i lidhur me Hezbollahun.
    Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka në listën e zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike.
    Sipas mediave të huaja, dy vëllezër nga qyteza Sheba u goditën nga sulmet teksa po udhëtonin në një rrugë rrëzë malit Hermon në juglindje të Libanit, “duke bërë që makina e tyre të përfshihej nga flakët, gjë që rezultoi me vdekjen e tyre”.
    Ushtria izraelite konfirmoi se ka kryer sulme afër Shebës dhe tha se ka vrarë dy trafikantë nga Brigada për Rezistencë Libaneze, një grup i lidhur me Hezbollahun.
    “Terroristët ishin të përfshirë në trafikimin e armëve që përdoren nga Hezbollahu dhe aktivitetet e tyre përbënin shkelje flagrante të mirëkuptimit mes Izraelit dhe Libanit”, tha ushtria izraelite duke iu referuar armëpushimit që i dha fund mbi një vit armiqësi mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani.
    “Ushtria izraelite do të vazhdojë të operojë në mënyrë që të eliminojë çdo rrezik që i kanoset shtetit të Izraelit”, paralajmëroi ushtria.

  • Tre të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmi ajror izraelit mbi Liban

    Tre të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmi ajror izraelit mbi Liban

    Izraeli ka kryer disa sulme ajrore mbi Liban, dhe për pasojë kanë mbetur të vrarë tre persona dhe jaën plagosur disa të tjerë.
    Izraeli njoftoi se një nga sulmet goditi trafikantë të armëve nga një grup i lidhur me Hezbollahun.
    Krahu ushtarak libanez Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka në listën e zezë.

    Sipas mediave të huaja, dy vëllezër nga qyteza Sheba u goditën nga sulmet teksa po udhëtonin në një rrugë rrëzë malit Hermon në juglindje të Libanit, “duke bërë që makina e tyre të përfshihej nga flakët, gjë që rezultoi me vdekjen e tyre”.
    Ushtria izraelite konfirmoi se ka kryer sulme afër Shebës dhe tha se ka vrarë dy trafikantë nga Brigada për Rezistencë Libaneze, një grup i lidhur me Hezbollahun.
    “Terroristët ishin të përfshirë në trafikimin e armëve që përdoren nga Hezbollahu dhe aktivitetet e tyre përbënin shkelje flagrante të mirëkuptimit mes Izraelit dhe Libanit”, tha ushtria izraelite duke iu referuar armëpushimit që i dha fund mbi një vit armiqësi mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani.
    “Ushtria izraelite do të vazhdojë të operojë në mënyrë që të eliminojë çdo rrezik që i kanoset shtetit të Izraelit”, paralajmëroi ushtria.

  • Gjenden trupat e dy alpinistëve të vrarë nga orteku në Nepal

    Gjenden trupat e dy alpinistëve të vrarë nga orteku në Nepal

    Ekipet e shpëtimit në Nepal kanë gjetur trupat e dy alpinistëve të vrarë nga një ortek në një majë të Himalajeve. Autoritetet shtuan se kërkimet për pesë alpinistët e të tjerë vazhdojnë.

    Trupat e një alpinisti italian dhe një alpinisti francez u nxorën nga dëbora e thellë në kampin bazë të malit Yalung Ri në një lartësi prej 5,630 metrash në verilindje të Katmandusë. Të dy trupat janë dërguar në Spitalin Universitar të Katmandusë për një autopsi.

    Tre alpinistë të tjerë të huaj dhe dy nepalezë dyshohet se kanë vdekur pas ortekut që i goditi të hënën. Tetë persona të tjerë të plagosur u shpëtuan të martën dhe janë dërguar në spitalet në Katmandu.

    Një alpinist australian dhe dy alpinistë italianë vdiqën në maja të tjera në Nepalin perëndimor pas shirave të rrëmbyeshëm dhe reshjeve të dendura të borës javën e kaluar.

    Shumë shtigje për ecje në Nepal janë goditur nga reshjet e shiut ose bora e madhe si pasojë e ciklonit Montha, duke bërë që autoritetet të lëshojnë paralajmërime për ecësit dhe alpinistët.

  • Motra e Elvis Dedjas në gjyq: Po të ishte Losha gjallë, nënës s’ia preknin as një fije floku

    Motra e Elvis Dedjas në gjyq: Po të ishte Losha gjallë, nënës s’ia preknin as një fije floku

    Në Gjykatën e Posaçme këtë të martë nisi pyetja e dëshmitarëve të SPAK në procesin ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”. Dëshmitarja e parë e paraqitur është Matilda Habilaj, e bija e Fatmira Dedjas dhe motra e Elvis Dedjas, të dy të vrarë në Durrës në vitet 2012 dhe 2013.
    Dëshmitarja ka treguar se nuk ka pasur asnjë raport me nënën dhe vëllain, pasi ata kishin ndarë rrugët që në vitin 1997, duke zgjedhur drejtime të ndryshme.
    “Ne kemi lindur në Kavajë, por më pas kemi jetuar në Durrës. Loshja është vëllai im Ervis Dede. Unë nuk kam pasur dijeni se me çfarë është marrë vëllai im. Nga viti 1997 deri në 2010 ka pasur një shkëputje. Unë kam qenë duke u marrë me studimet e mija. Komunikimi im me vëllanë e mamin u stopua në 1997. Mesa di ka shkuar në Itali për herë të parë. Nuk e di ça ka ndodhur aty me Loshen, por ka shkuar në Holandë e më pas në Belgjikë. Në 2008 kam mësuar se është kthyer në Shqipëri. Për vdekjen e vëllait tim, unë isha në kurs, jap mësime në gjermanisht. Në 10 të darkës me telefonuan, më thanë për Loshen. Unë kam shkuar më vonë për 1 muaj në Gjermani. Kam pasur vetëm një telefonatë me nënë time pas ngjarjes”, ka rrëfyer ajo.
    Më tej Matilda ka zbuluar se nuk ishte në ceremoninë mortore të vëllait të saj të ndjerë dhe se në kohën kur kishte menduar të rivendoste marrëdhëniet me të ëmën, kësaj të fundit i morën jetën në atentat.
    “Unë nuk isha pjesë e ceremonisë, pasi nuk i njihja njerëzit. I dhashë kohë vetes sime. Kur po mendoja që të vija tek mami, ndodhi ajo që ndodhi në 2012.  Në 1997 unë i shkëputa të gjitha marrëdhëniet. Unë mora rrugën e shkollës, ai tjetër. Po të ishte Losha gjallë, ata që e kanë vrarë mamin, nuk kanë pasur shanse të prekin një fije floku. Vëllai ishte shumë i lidhur me mamin. Mamin në mënyrë makabre e ekzekutuan për ca para të vogla. Mesa kam parë në media, mami im është vrarë për 12 mijë euro. Shtetasin Besnik Dedja e njoh, ai daja i Loshës. Edhe i imi është, por unë nuk kam pasur asnjë marrëdhënie me ta, që në vogëli”, ka zbuluar ajo më tej.
    Kujtojmë se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka akuzuar si vrasës të nënë e bir disa persona. Fillimisht për vrasjen e Elvisit ai akuzoi Festim Qolin dhe Henrik Hoxhën, ndërsa Talo Çelën për vrasjen e 60-vjeçares, Fatmira.
    Fatmira Deda u gjet e vrarë rreth një vit pasi i ekzekutuan të birin në garazhin e pallatit ku jetonte e vetme. 60-vjeçarja u gjet pranë automjetit në pronësi të saj, brenda në garazhin që ndodhet në lagjen nr.3 të Durrësit, e mbytur në gjak, me një plagë në kokë, nga një banor i pallatit, i cili lajmëroi urgjencën e spitalit, dhe policinë e rendit.

  • I mori jetën pa mëshirë 13 personave përfshirë 5 fëmijëve të tij, ndërron jetë në burg një nga vrasësit më famëkeq në historinë amerikane

    I mori jetën pa mëshirë 13 personave përfshirë 5 fëmijëve të tij, ndërron jetë në burg një nga vrasësit më famëkeq në historinë amerikane

    George Banks, i njohur si një nga vrasësit më të mëdhenj në masë në historinë amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, në burgun shtetëror të Phoenix në Pennsylvania, pas një beteje me kancerin e veshkave, njoftoi Dr. Janine Darby e Montgomery County.

    Banks kaloi 43 vjet pas hekurave, pas masakrës së vitit 1982 në Wilkes-Barre, ku vrau 13 persona, përfshirë pesë fëmijët e tij, të moshave nga një deri në gjashtë vjeç. Ngjarja u konsiderua nga autoritetet si një nga vrasjet më të rënda masive në SHBA.
    Sipas gjykatës dhe raporteve të kohës, Banks kishte konsumuar alkool në një festë dhe më pas mori armën duke hapur zjarr ndaj familjes së tij në shtëpi. Viktimat përfshinin:
    Pesë fëmijët e tij;
    Katër nënat e fëmijëve të tij;
    Tre të tjerë, përfshirë një 7-vjeçar, një 11-vjeçar dhe një adoleshent.
    Pas masakrës në shtëpi, Banks u vesh me uniformë ushtarake të gjelbër dhe u nis në rrugë. Ai qëlloi edhe ndaj katër adoleshentëve të tjerë, duke vrarë një dhe plagosur një tjetër. Më pas, ai vodhi një makinë dhe shkoi në Heather Highlands Trailer Park, ku u gjetën trupat e djalit të tij dhe nënës së tij, si dhe të nënës së saj dhe një kushëri të saj.
    Ai më pas vizitoi shtëpinë e nënës së tij, duke thënë: “I kam vrarë. I kam vrarë të gjithë.” Pas një përplasje katër-orëshe me policinë, Banks dorëzoi veten, shkruan The Sun.
    Ai do të ishte përballur me dënimin me vdekje, por gjykatat shtetërore e bllokuan këtë vendim duke vendosur se nuk ishte mendërisht kompetent, dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

    Top Channel

  • Rusia bombardon Ukrainën, 6 të vrarë dhe 2 prej tyre fëmijë! Në Zaporizhia, 60 mijë banorë pa energji

    Rusia bombardon Ukrainën, 6 të vrarë dhe 2 prej tyre fëmijë! Në Zaporizhia, 60 mijë banorë pa energji

    Autoritetet ukrainase thanë sot se gati 60 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve ajrore ruse gjatë natës në rajonin e Zaporizhias, ndërsa dy persona u vranë në rajonin jugor të Odesës. Kjo e çon numrin e viktimave në 6 gjatë 24 orëve të fundit, mes tyre dy fëmijë.
    Rusia ka shtuar sulmet me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe duke i detyruar autoritetet të ndërmarrin ndërprerje të energjisë për të riparuar dëmet dhe për t’u përballur me mungesat e energjisë.
    Sulmi në Zaporizhia plagosi dhe dy persona e dëmtoi rëndë ndërtesa, tha guvernatori lokal Ivan Fedorov në Telegram.
    “Kompanitë e energjisë do të rivendosin energjinë sapo situata e sigurisë ta lejojë”, shtoi ai në Telegram, duke postuar foto të ndërtesave me fasada të dëmtuara.
    Zaporizhia është pothuajse çdo ditë shënjestër e artilerisë, dronëve dhe raketave ruse, të cilat kanë shkatërruar shtëpi, infrastrukturë dhe kanë vrarë shumë njerëz.
    Sipas Fedorov, nga 800 sulme ruse kundër 18 vendbanimeve në provincën e Zaporizhias, një person është vrarë dhe tre janë plagosur në 24 orët deri në mëngjesin e sotëm.
    Gjithashtu, siç raportohet nga shërbimi i reagimit ndaj emergjencave të Ukrainës në Telegram, dy persona u vranë në një sulm me dron rusë në Odessa, në Detin e Zi.
    Ndërkohë, numri i të vdekurve nga një sulm ajror rus në Dnipropetrovsk të shtunën, e që shkaktoi zjarr në një dyqan, është rritur në katër, tha guvernatori në detyrë i rajonit. Midis të vdekurve janë dy djem, të moshës 11 dhe 14 vjeç.

  • Rusia bombardon Ukrainën/ 6 të vrarë në Odesa dhe Dnipro, 2 prej tyre fëmijë

    Rusia bombardon Ukrainën/ 6 të vrarë në Odesa dhe Dnipro, 2 prej tyre fëmijë

    Autoritetet ukrainase thanë sot se gati 60 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve ajrore ruse gjatë natës në rajonin e Zaporizhias, ndërsa dy persona u vranë në rajonin jugor të Odesës. Kjo e çon numrin e viktimave në 6 gjatë 24 orëve të fundit, mes tyre dy fëmijë.

    Rusia ka shtuar sulmet me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe duke i detyruar autoritetet të ndërmarrin ndërprerje të energjisë për të riparuar dëmet dhe për t’u përballur me mungesat e energjisë.

    Sulmi në Zaporizhia plagosi dhe dy persona e dëmtoi rëndë ndërtesa, tha guvernatori lokal Ivan Fedorov në Telegram.

    “Kompanitë e energjisë do të rivendosin energjinë sapo situata e sigurisë ta lejojë”, shtoi ai në Telegram, duke postuar foto të ndërtesave me fasada të dëmtuara.

    Zaporizhia është pothuajse çdo ditë shënjestër e artilerisë, dronëve dhe raketave ruse, të cilat kanë shkatërruar shtëpi, infrastrukturë dhe kanë vrarë shumë njerëz.

    Sipas Fedorov, nga 800 sulme ruse kundër 18 vendbanimeve në provincën e Zaporizhias, një person është vrarë dhe tre janë plagosur në 24 orët deri në mëngjesin e sotëm.

    Gjithashtu, siç raportohet nga shërbimi i reagimit ndaj emergjencave të Ukrainës në Telegram, dy persona u vranë në një sulm me dron rusë në Odessa, në Detin e Zi.

    Ndërkohë, numri i të vdekurve nga një sulm ajror rus në Dnipropetrovsk të shtunën, e që shkaktoi zjarr në një dyqan, është rritur në katër, tha guvernatori në detyrë i rajonit. Midis të vdekurve janë dy djem, të moshës 11 dhe 14 vjeç.

  • Vritet 35-vjeçari në Gjorm të Vlorës, lidhja me “masakrën e Çoles”, reagon Policia

    Vritet 35-vjeçari në Gjorm të Vlorës, lidhja me “masakrën e Çoles”, reagon Policia

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Gjorm të Vlorës. Një shtetas është vrarë në mes të fshatit Gjorm.
    Viktima është Dalan Gjolek Alliaj, rreth 35 vjeç dhe sot ndodhej tek të afërmit e tij në Gjorm për vizitë.
    Ai mësohet se është djali i xhaxhait të B.A, që ishte përfshirë në një ngjarje në vitin 2015, në atë që njihet si “masakra e Çoles”. Në atë kohë në një kazino mbetën të vrarë tre të rinj
    Në atë kohë, pas një sherri në kazino, mbetën të vrarë A.L, H.R, A.V.
    Policia: Vlorë/Informacion paraprak
    Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi Dalan Aliaj, 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

  • 11 të vrarë nga kundërpërgjigja e Ukrainës ndaj Rusisë, Zelensky: Situata është sfiduese

    11 të vrarë nga kundërpërgjigja e Ukrainës ndaj Rusisë, Zelensky: Situata është sfiduese

    Forcat ukrainase po përpiqen të thyejnë rrethimin rus në qytetin Pokrovsk, në lindje të Donetskut.

    Sipas raportimeve Drejtoria Kryesore e Inteligjencës (GRU) ka nisur një operacion kundër sulmit rus, megjithëse ka regjistruar tashmë viktimat e para.
    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri me dije se 11 komandot ukrainas, të cilët po zbrisnin nga helikopterët, janë vrarë gjatë sulmit. Operacioni për çlirimin e zonave strategjike po mbështetet nga disa helikopterë.
    Raportohet se edhe shefi i GRU-së, Kirilo Budanov, ndodhet në terren për të mbikëqyrur sulmin. Sipas forcave ruse, rreth 170.000 ushtarë janë grumbulluar në këtë rajon dhe disa batalione ukrainase thuhet se janë të rrethuar pranë stacionit hekurudhor.
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka pranuar se situata në Pokrovsk është sfiduese, por ka mohuar që trupat e tij të jenë të rrethuara.

    Top Channel

  • Dy të vrarë dhe dhjetë të plagosur pas një konflikti me armë në Greqi, dëshmitari: Plumbat më “fluturonin” mbi kokë

    Dy të vrarë dhe dhjetë të plagosur pas një konflikti me armë në Greqi, dëshmitari: Plumbat më “fluturonin” mbi kokë

    Dy të vrarë dhe dhjetë të plagosur, ky është bilanci i përplasjes me armë mes dy familjeve në Vorizia të Kretës, në Greqi.
    Mediat greke kanë dhënë detaje nga konflikti i përgjakur, ku janë përdorur armë të rënda.Lexo edhe :Related Posts
    Sipas mediave, konflikti ishte ndezur që një natë më parë, kur anëtarët e një familjeje i kishin vendosur tritol një banese në ndërtim në ishull. Ditën e sotme, anëtarët e familjes tjetër kanë qëlluar me breshëri automatiku, duke lënë pas një bilanc lufte.

    Një nga dëshmitarët në vendngjarje ka thënë për mediat vendase se ai ka parë një makinë 4×4 që vinte në drejtim të tij duke qëlluar me kallashnikov, dhe më pas ka parë një burrë të vdekur.
    Menjëherë, dëshmitari ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje bashkë me disa ambulanca për të transportuar të plagosurit dhe viktimat.
    “Papritmas pashë një makinë 4×4 që qëllonte në të gjitha drejtimet. Nuk e kuptova nga vinin plumbat. Thjesht ndjeva sikur isha në ferr. Telefonova policinë dhe më thanë të shkoja në shtëpi. Armët duhet të kenë qenë kallashnikovë dhe disa pistoleta. Pashë edhe burrin e vdekur dhe, siç kuptova, puna ishte e kurdisur“, ka deklaruar dëshmitari në vendngjarje.