Tag: vrarë

  • Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

    Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

    Forcat amerikane kanë shkatërruar një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, duke vrarë katër persona që ndodheshin në bord, raportuan CNN dhe CBS News, duke cituar një zyrtar të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së.

    “Sulmi ndodhi në Karaibe dhe katër narko-terroristë u vranë. Nuk ka të mbijetuar,” – deklaroi zyrtari për CNN. Ngjarja ndodhi të martën, ndërsa Pentagoni ende nuk ka publikuar një deklaratë zyrtare mbi incidentin.

    Fushata kundër trafikut ndërkombëtar të drogës
    Sipas CBS News, ky është sulmi i 21-të që nga fillimi i shtatorit në kuadër të fushatës së re të Uashingtonit kundër rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të drogës në Karaibe dhe Oqeanin Paqësor.

    Në total, forcat amerikane kanë vrarë rreth 80 persona gjatë këtyre operacioneve, që përfshijnë goditje ajrore dhe ndërhyrje detare ndaj anijeve të dyshuara si transportuese kokaine dhe substancash të tjera ilegale.

    🚨 ¡ÚLTIMA HORA! 🚨🇺🇸 EE.UU. realiza su vigésimo ataque contra una presunta lancha de narcotráfico en el Mar Caribe, dejando 4 muertos a bordo.⚠️Según reporta @CBSNews, el ejército estadounidense llevó a cabo otro ataque este martes contra una embarcación sospechosa de traficar… pic.twitter.com/bPI8oJRuAV— Fabian Dicosta (@fabiandicosta) November 13, 2025

    Reagimi i Departamentit të Drejtësisë

    Në një deklaratë të ndarë për mediat, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së mbrojti ligjshmërinë e operacioneve, duke theksuar se veprimet ushtarake janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe se personeli i përfshirë “nuk rrezikon ndjekje penale për vrasje jashtëgjyqësore”. “Këto operacione synojnë rrjete kriminale që paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe stabilitetit rajonal,” – thuhet në deklaratën e Departamentit të Drejtësisë.

    Operacionet ushtarake dhe trafiku në Karaibe
    Zyrtarë amerikanë kanë paralajmëruar prej kohësh se Karaibet janë kthyer në një korridor të rëndësishëm për trafikimin e drogës drejt Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë rrugët që kalojnë nga Amerika Latine drejt Floridës dhe Gjirit të Meksikës. Operacionet ushtarake janë kryer në bashkëpunim me Rojën Bregdetare të SHBA-së (US Coast Guard) dhe Komandën Jugore të Ushtrisë Amerikane (SOUTHCOM), të cilat monitorojnë trafikun detar në rajon.

  • “E kanë vrarë”/ Dyshohet se u vetëvra, shoku i 24-vjeçares zbulon detajet tronditëse: I dashuri i saj pasi verifikoi se ndërroi jetë, shkoi…

    “E kanë vrarë”/ Dyshohet se u vetëvra, shoku i 24-vjeçares zbulon detajet tronditëse: I dashuri i saj pasi verifikoi se ndërroi jetë, shkoi…

    Daorsa Spahia dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga apartamenti në Tetovë, por kjo gjë është hedhur kategorikisht poshtë nga miku i 24-vjçares.

    Gjatë një interviste në “Shqipëria Live”, Arbër Zhubi, ka deklaruar se shoqja e tij është vrarë nga partneri i saj.
    Ai ka shtuar se Daorsa së fundmi mësoi se partneri i saj, të cilët shokët e konsiderojnë vrasësin e së resë, kishte një familje paralele, me tre fëmijë dhe një grua.
    “Ne jemi të shokuar, po vuajmë të gjithë si shoqëri, për shkak të rrethanave. Do të merremi me çështjen deri në fund. Deri më sot e kemi komentuar një mundësi të vetëvrasjes, por me faktet e fundit që kemi mbledhur, ky rast është vrasje. Daorsa ka qenë me personin Hevzi Sejdiu, ka qëndruar me të gjatë gjithë ditës me të në apartament. Daorsa është hedhur nga Sejdiu nga apartamenti i saj, personi pasi e ka hedhur ka zbritur dhe pasi ka konfirmuar që ka vdekur, ka shkuar tek kafet ngjitur dhe kanë fshirë kamerat e sigurisë.
    Është marrë telefoni i Daorsës dhe është zhdukur. Pasi është dorëzuar në polici dhe nuk ka dorëzuar atje telefonin e të ndjerës, por telefonin me të gjitha gjërat e fshira. Më pas ai është liruar për 30 minuta dhe është zhdukur më pas. Ai e ka bërë aktin. Ai ishte i dashuri i Darsës, ai e ka kryer për shkak se Daorsa ka marrë vesh që asi ka tre fëmijë dhe një grua.
    Hevziu ka qenë i akuzuar më parë për trafikun e armëve dhe është liruar me kusht. Daorsa ka dashur të vijojë procedurat lidhore me të. Dy vite kishte që njihej me atë djalë. Ajo ka pasur shenja dhune shumë herë më parë. Ka pasur incidente edhe më parë. Provat janë fshirë, është ndërruar edhe telefoni në polici. Lokali i ka fshirë kamerat e sigurisë”, tha ai.

    Top Channel

  • “Policia u zhduk në 21 Janar, Basha u përgjum”, Qafoku: Thoshin ka 20 të vrarë

    “Policia u zhduk në 21 Janar, Basha u përgjum”, Qafoku: Thoshin ka 20 të vrarë

    Gazetari Roland Qafoku, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN kujtoi se si policia u zhduk në 21 Janar dhe se si nuk gjendej asnjë nga Partia Demokratike që të fliste për mediat.
    “Për mua, goditja e 20-30 djemve me hunj dhe goditja e policisë ishte krimi i parë. Unë nuk e di a janë hetuar këta, por krimi i parë është ky. Gjithçka tjetër pastaj është rrjedhojë e nxehjes së situatës. Një element shumë i rëndësishëm ishte edhe zhdukja e policisë, duke ia lënë Gardës. Garda aty pastaj kishte veprime nga më absurdet”, tha Qafoku.
    “Ne thoshim atë ditë ku është ministri i Brendshëm? Ne s’gjenim njerëz që të flisnin nga PD-ja. Sa e kërkonim ne Luzim Bashën atë ditë. Dhe të shtënat në ajër pastaj plagosën dhe gazetarin. Mund të ishin vrarë shumë. Disa thonin që ka 20 të vrarë, ka 40 të plagosur me armë zjarri… Edhe pas ngjarjes, mosekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë është një skandal që nuk ka ndodhur as në 1997, as në 1991, as në 1992 që kishte rënë shteti. Unë nuk e di çfarë ndodhi dhe me policinë, edhe me strukturat e tjera. Kështu që këto elementë unë mendoj që grupi hetimor tani duhet t’i zbardhë dhe kyçi padiskutim që fillon nga ministri i Brendshëm. Sepse ne jemi marrë me Berishën, jemi marrë me Ramën, jemi marrë me të tjerët. Ore kishte një ministër të Brendshëm”, shtoi Qafoku.

  • 19 rebelë të vrarë në Kolumbi pas sulmeve ajrore kundër disidentëve të FARC-ut në Amazonë

    19 rebelë të vrarë në Kolumbi pas sulmeve ajrore kundër disidentëve të FARC-ut në Amazonë

    Forcat e armatosura të Kolumbisë njoftuan të martën se sulmet ajrore të një dite më parë kishin vrarë 19 anëtarë të një grupi rebel në një pjesë të largët të Amazonës, në juglindje të vendit.

    Sipas ushtrisë, bombardimet synuan ish-disidentët e FARC-ut dhe u kryen “në agim të së hënës”, duke rezultuar në vrasjen e 19 luftëtarëve, arrestimin e një personi dhe sekuestrimin e pajisjeve ushtarake, tha Admirali Francisco Cuvides gjatë një konference për shtyp. Operacioni, sipas tij, u ndërmor për shkak të kërcënimit të menjëhershëm të një sulmi nga rebelët kundër pozicioneve të forcave të armatosura.
    Presidenti Gustavo Petro kishte urdhëruar të hënën “bombardimin dhe çmontimin me mjete ushtarake” të fraksionit të udhëhequr nga Ivan Mordisco, udhëheqësi më i kërkuar rebel në vend, pas dështimit të bisedimeve me të ashtuquajturin Shtabi i Përgjithshëm Qendror (EMC).
    Ivan Mordisco dhe EMC-ja hedhin poshtë marrëveshjen e paqes të vitit 2016 midis Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) dhe qeverisë së atëhershme, duke vazhduar aktivitetet e tyre të armatosura. Pas çarmatimit dhe shpërbërjes së FARC-ut, EMC-ja ka zgjeruar ndjeshëm ndikimin, e financuar nga trafiku i drogës, zhvatja dhe minierat e paligjshme në zona të thella të Amazonës.
    Anëtarët e saj janë përfshirë në përleshje për kontrollin e territoreve me një tjetër fraksion të disidentëve të FARC-ut, të udhëhequr nga i ashtuquajturi Calarca. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, nën administratën e Donald Trump, kanë vendosur sanksione ndaj Presidentit Petro, disa bashkëpunëtorëve dhe të afërmve të tij, si dhe e kanë hequr Kolumbinë nga lista e aleatëve në luftën kundër drogës. Uashingtoni argumenton se qeveria e presidentit të parë të majtë në historinë e vendit nuk po bën mjaftueshëm për të frenuar prodhimin e kokainës. Me zgjedhjet presidenciale të vitit 2026 në horizont, Petro po përballet gjithashtu me kritika të forta nga opozita e djathtë, e cila e akuzon atë për qasje të butë ndaj grupeve të armatosura dhe e cilëson strategjinë e tij për t’i dhënë fund luftës civile përmes dialogut si të dështuar.

    Top Channel

  • Berisha thirret në SPAK për 21 janarin, gazetari: Vrasjet me urdhër të tij, do merret i pandehur! U fshinë pamjet nga..

    Berisha thirret në SPAK për 21 janarin, gazetari: Vrasjet me urdhër të tij, do merret i pandehur! U fshinë pamjet nga..

    Ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK, më 14 nëntor, gati 15 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, ku u vranë 4 protestues në Bulevard. Lidhur me këtë gazetari Adriatik Doçi, teksa ishte i ftuar dje në një media, tha se Berisha është përgjegjësi kryesor dhe ka dhënë urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve në 21 janar. “Unë besoj që Berisha është arkitekti i 21 janarit dhe do të merret i pandehur nga SPAK, por s’jam i bindur për vrasje në rrethana cilësuese apo për pengimin e të nxjerrjes së të vërtetës. Ato vrasje janë shpallur në mënyrë të turpshme nga drejtësia në Shqipëri si vrasje nga pakujdesia. SPAK është në kushte komode për të bërë drejtësi. Unë kam bindjet se vrasjet janë bërë me urdhër të Berishës. Pyetja që shtrohet është a do ta provojë SPAK se kush e ka dhënë urdhrin edhe pse unë dyshojë se e ka dhënë Berisha. Ka një audio përgjim ku Ndrea Prendi urdhëron vartësin që të qëllojë ndaj protestuesve dhe kjo e fundos Ndrea Prendin sepse kjo është para rrezikut që të dënohet me burgim të përjetshëm.
    Ai duhet që të tregojë para hetuesve se nga e mori urdhrin. Ndrea Prendi dhe Agim Llupo duhet që të dëshmojnë”, tha ai. Më tej Doçi tha se Berisha fshiu provat për ngjarjen e 21 janarit, ndërsa theksoi se SPAK mjafton që t’i referohet deklaratave që Berisha ka bërë për të vënë drejtësi lidhur me këtë ngjarje. “Po prapë Berisha nuk shpëton nga 21 janari sepse ka penguar edhe drejtësinë, ku gjëja më e rëndë është fshirja e pamjeve filmike në serverin e kryeministrisë dhe kjo është konfirmuar nga ekspertiza e FBI dhe refuzimi i urdhër arresteve ndaj gardës. Sali Berisha bëri një grusht shteti duke mos njohur organin e akuzës që lëshon urdhër arrestet. SPAK mjafton që të marr ndryshimet e qëndrimeve që ka mbajtur Berishës nga 21 janar deri në 2016, sepse tha janë vrarë me çadra pistoletë, pastaj tha nga garda sepse ishin brenda murit rrethues dhe më pas tha se unë do kisha vrarë edhe Ramën, pra e ka pranuar vet vrasjen”, u shpreh ai.
    Ndërkohë një koment e pati edhe në lidhje me atentatin pranë aeroportit të Rinasit, dje në Tiranë, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe u plagos rëndë, Muçi Shaljani. “Kemi të bëjmë me një organizim kriminale, ku pavarësisht goditjes nga ana e SPAK që janë goditur 10 grupe kriminale nga 16 të tillë të identifikuar kemi një riorganizim. Ky rast tregon se larja e hesapeve mes grupe do të vijoi. Ai i AMP ka qenë shoqërues i viktimës, por ne kemi parë që punonjës policie janë rekrutuar nga grupe kriminale për të ndjekur dhe gjurmuar grupet rivale. Janë përfshirë shefa krimesh të komisariateve. Fatmirësisht nuk ndodhi si masakra e Shkodrës që humbën jetën dy të pafajshëm. Mund të përsëritej ku përpos shënjestrës janë vrarë edhe qytetarë të pafajshëm. Aty mund të kishte edhe persona të tjerë se është zonë e populluar për shkak të aeroportit”, nënvizoi Doçi.

  • Atentat me armë zjarri në Rinas, raportohet për një person të vrarë dhe një të plagosur

    Atentat me armë zjarri në Rinas, raportohet për një person të vrarë dhe një të plagosur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Rinas, ku një person raportohet se është vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
    Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se është qëlluar me breshëri plumbash drejt një automjeti.
    Vijon…

  • (EMRI)Zbulohet identiteti/ Ky është shqiptari që dyshohet të jetë vrarë e djegur në një automjet në Greqi

    (EMRI)Zbulohet identiteti/ Ky është shqiptari që dyshohet të jetë vrarë e djegur në një automjet në Greqi

    Policia greke dyshon se trupi i gjetur i vrarë me armë zjarri dhe më pas i djegur në një automjet në Skourta të Viotias, i përket një shtetasi shqiptar, ndërsa po priten rezultatet e analizave të ADN-së për konfirmim zyrtar. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për 27-vjeçarin Sulo Halili, me origjinë nga Becishti i Tepelenës, i cili rezulton i zhdukur që nga pasditja e 4 nëntorit. Ai ishte larguar nga banesa e tij në Halkida dhe që prej asaj kohe nuk kishte dhënë më asnjë shenjë jete. Automjeti i tij u gjet i braktisur në zonën e Vilia-s, afër Athinës. 
    Halili përshkruhet si shtatshkurtër, rreth 1.70 metra i gjatë, me flokë të shkurtër ngjyrë kafe të errët, sy kafe dhe trup të dobët. Ai ka mjekër dhe një tatuazh në krahun e majtë me dy trëndafila, një yll dhe disa shkronja. Ditën që u zhduk, kishte veshur këmishë të zezë, pantallona xhins të zeza Cargo dhe atlete të bardha. 
    Sipas hetimeve paraprake, autopsia ka zbuluar se viktima është qëlluar me një plumb përpara se të digjej. Trupi u gjet i prangosur në sediljen e pasme të një makine të vjedhur në Glifadha, me targa të falsifikuara që i përkisnin një mjeti të ngjashëm në Katerini. 
    Hetuesit grekë nuk përjashtojnë mundësinë që 27-vjeçari të ketë qenë i përfshirë në veprimtari kriminale, ose të ketë rënë rastësisht viktimë e një hakmarrjeje. Rezultatet e analizës së ADN-së pritet të konfirmojnë zyrtarisht identitetin e viktimës në ditët në vijim. 

  • Irani hedh poshtë akuzat e SHBA-së për komplot për të vrarë ambasadorin izraelit

    Irani hedh poshtë akuzat e SHBA-së për komplot për të vrarë ambasadorin izraelit

    Irani i ka cilësuar akuzat e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit se po kurdiste një komplot për të vrarë ambasadorin e këtij të fundit në Meksikë si “qesharake”.- Advertisement –

    Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Esmaeil Baghaei, u tha gazetarëve të hënën se Teherani beson se Izraeli po përpiqet të dëmtojë “marrëdhëniet e tij miqësore” me vendet e tjera përmes një “akuze absurde”.

    Zyrtarë të lartë amerikanë dhe izraelitë, të paidentifikuar, u thanë mediave në fund javën e  kaluar se Forca Quds, krahu i operacioneve të jashtme i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), komplotoi për të vrarë të dërguarën izraelite, Einat Kranz Neiger, duke nisur nga fundi i vitit 2024 dhe duke mbetur aktive deri në mesin e vitit 2025.

    Komploti u përmbajtë dhe nuk përbën një kërcënim aktual, thanë zyrtarët, pa ofruar ndonjë provë.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit lëshoi ​​më pas një deklaratë duke falënderuar shërbimet meksikane të sigurisë dhe zbatimit të ligjit për “pengimin e një rrjeti terrorist të drejtuar nga Irani që kërkonte të sulmonte ambasadorin e Izraelit në Meksikë”.

    “Komuniteti izraelit i sigurisë dhe inteligjencës do të vazhdojë të punojë pa u lodhur, në bashkëpunim të plotë me agjencitë e sigurisë dhe inteligjencës në të gjithë botën, për të penguar kërcënimet terroriste nga Irani dhe përfaqësuesit e tij kundër objektivave izraelite dhe hebraike në të gjithë botën”, tha një zëdhënës i ministrisë.

    Megjithatë, ministritë e marrëdhënieve me jashtë dhe të sigurisë të Meksikës kanë mohuar që atëherë të kenë dijeni për një incident të tillë.

    Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se nuk kanë “asnjë raport në lidhje me një përpjekje të supozuar kundër ambasado Deklarata theksoi se Meksika nuk ka iniciuar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me asnjë vend.

    Ambasada e Iranit në Meksikë të hënën e quajti akuzën “një ndërhyrje mediatike dhe një gënjeshtër të madhe”.

  • U vra para 11 vitesh, Hamasi pritet të dorëzojë trupin e togerit izraelit

    U vra para 11 vitesh, Hamasi pritet të dorëzojë trupin e togerit izraelit

    Sot pritet dorëzimi i trupit të një togerit izraelit të vrarë në Gaza në vitin 2014.

    Krahu ushtarak i Hamasit ka njoftuar se trupi i togerit të IDF-së, Hadar Goldin, i vrarë gjatë konfliktit të vitit 2014, do të kthehet në Izrael.
    Megjithatë, në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar, kryeministri Benjamin Netanyahu bëri të ditur se eshtrat e togerit Goldin do të kthehen në Izrael këtë pasdite.
    “Ne thamë në fillim të luftës se do t’i sillnim të gjithë pengjet në shtëpi, pa përjashtim”, theksoi Netanyahu. Kryqi i Kuq është në rrugë drejt një pike takimi me Hamasin në Gazën jugore për të marrë trupin.
    Sipas mediave, vonesa në dorëzimin e trupit të Goldin, të cilin Hamasi pretendon se e ka gjetur dje në Rafah, lidhet me negociatat për të lejuar largimin e rreth 150 militantëve të bllokuar në tunelet e Rafahut, në një zonë nën kontrollin izraelit.
    “Parimi i dorëzimit ose i dorëzimit ndaj armikut nuk ka vend në leksikun e Brigadave Izzedin al-Qassam. Ndërmjetësit duhet të gjejnë një zgjidhje që garanton vazhdimin e armëpushimit”, deklaroi krahu ushtarak i Hamasit.
    Përveç togerit Hadar Goldin, katër trupa të tjerë të pengjeve të vrarë ende nuk janë kthyer në Izrael, sipas marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi një muaj më parë.

    Top Channel