Tag: vrarë

  • Tronditet Shkupi, dy të vrarë me armë zjarri, i plagosur një i mitur

    Tronditet Shkupi, dy të vrarë me armë zjarri, i plagosur një i mitur

    Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Volkovë të Shkupit. Sipas mediave vendase, një qiramarrës ka qëlluar dhe ka vrarë pronarin e shtëpisë ku jetonte dhe ka plagosur djalin e tij të mitur. Pas ngjarjes së rëndë autori është vetëvrarë.
    “Rreth orës 09:00 në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Vollkovë të rajonit të Shkupit ka pasur të shtëna me armë zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe është konstatuar se R.C. dhe M.N. nga plagët e marra kanë vdekur në vendngjarje. Një mjek i urgjencës konstatoi vdekjen. I plagosur ka mbetur edhe një i mitur i cili është transportuar për mjekim në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. M.N. është autor i mundshëm i vrasjes”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
    I plagosuri është në gjendje të qëndrueshme.

    “Është pranuar një pacient i plagosur nga armë zjarri. Për momentin po bëhen kontrollet e nevojshme. Gjendja e përgjithshme është e qëndrueshme. Pas kontrolleve pacienti do të vazhdojë kurimin në Klinikën e Kirurgjisë Plastike”, deklaroi Marija Sërceva, Drejtore e Klinikës së Traumatologjisë.
    Policia po kryen hetimet në vendin e ngjarjes./vizionplus.tv

  • Mediat shtetërore të Moskës: Gazetarja 35-vjeçare ruse u vra nga minat tokësore të vendosura nga Ukraina

    Mediat shtetërore të Moskës: Gazetarja 35-vjeçare ruse u vra nga minat tokësore të vendosura nga Ukraina

    Një gazetare e televizionit shtetëror rus është vrarë nga një minë tokësore në rajonin Belgorod pranë kufirit me Ukrainën, sipas mediave shtetërore ruse.
    Pervy Kanal TV tha se korrespondentja e luftës Anna Prokofieva, 35 vjeçe, vdiq “gjatë kryerjes së detyrës së saj”, duke shtuar se kameramani i saj Dmitry Volkov u plagos rëndë.
    Transmetuesi tha se mina tokësore ishte vendosur nga ushtria ukrainase, shkruan A2 CNN.
    Rajoni i Belgorodit ka qenë nën sulme të shpeshta nga Ukraina, me raporte të pakonfirmuara për luftime tokësore atje.
    Në fillim të kësaj jave, autoritetet ruse thanë se gjashtë persona u vranë në Ukrainën lindore të pushtuar nga Rusia, duke përfshirë tre gazetarë.
    Sipas të dhënave të ofruara nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, pothuajse 20 punonjës të medias janë vrarë që nga pushtimi rus i Ukrainës.

  • Mbi 50 mijë palestinezë të vrarë në luftën Izrael-Hamas, 16 mijë prej tyre fëmijë

    Mbi 50 mijë palestinezë të vrarë në luftën Izrael-Hamas, 16 mijë prej tyre fëmijë

    Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi të dielën se numri i palestinezëve të vrarë nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka shkuar në mbi 50 mijë. Sulmet e fundit izraelite shkaktuan të paktën 26 viktima gjatë natës.
    Ushtria izraelite deklaroi se ka “eliminuar” dhjetëra militantë që nga përfundimi i armëpushimit javën e kaluar, i cili u thye nga një valë sulmesh ajrore që morën qindra jetë.
    Ndërkohë, tensionet në Izrael po rriten, me protesta kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu. Qeveria e tij votoi për të shprehur mosbesim ndaj Prokurores së Përgjithshme, e cila shihet si një pengesë për fuqinë e koalicionit qeverisës.
    Ushtria izraelite urdhëroi mijëra palestinezë të largohen nga lagjja Tel al-Sultan në qytetin jugor të Rafahut. Banorët u detyruan të lëvizin drejt Muwasi, një zonë me kampe të mbipopulluara. Më shumë se 2 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Gazës, shumë prej tyre disa herë.
    “Është zhvendosje nën zjarr,” tha gazetari Mustafa Gaber, i cili u largua me familjen.
    Një tjetër palestineze, Amal Nassar, tha: “Predhat bien mes nesh, plumbat fluturojnë mbi kokat tona. Të moshuarit janë lënë në rrugë.”
    Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe Palestinëse humbi kontaktin me një ekip mjekësor që po i përgjigjej një sulmi në Rafah. Ushtria izraelite pranoi se kishte qëlluar mbi disa “mjete të dyshimta”, të cilat më vonë rezultuan të ishin ambulanca dhe mjete zjarrfikëse.
    Në qytetin e Gazës, një shpërthim ndodhi pranë një kampi të zhvendosurish. “Burri im është i verbër dhe filloi të vraponte zbathur. Fëmijët tanë vraponin të tmerruar,” tha dëshmitarja Nidaa Hassuna.
    Izraeli thotë se shënjestron vetëm militantët, por viktimat civile po rriten.
    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, që nga e marta, kur bombardimet izraelite thyen armëpushimin, janë vrarë 673 persona. Në total, 50,021 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës, mes tyre 15,613 fëmijë dhe 872 foshnja nën 1 vjeç.
    Izraeli pretendon se ka vrarë rreth 20 mijë luftëtarë të Hamasit, por nuk ka ofruar prova për këtë shifër.
    Në anën tjetër, kabineti izraelit miratoi ndërtimin e 13 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor, të cilat sipas shumicës së bashkësisë ndërkombëtare, janë të paligjshme.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Kush është gruaja që u vra në Vushtrri, la pas vetes tre fëmijë

    Kush është gruaja që u vra në Vushtrri, la pas vetes tre fëmijë

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.
    Dy viktima janë gjetur pa shenja jete. Një burrë dhe një grua janë gjetur pa shenja jete.
    Autoritete e vendit kanë konfirmuar se një grua e moshës 42 vjeçe është vrarë me armë zjarri nga një burrë i moshës 58 vjeçe.
    Më pas, i dyshuari për vrasjen e gruas ka kryer vetëvrasje. Detaje si ndodhi vrasja dhe vetëvrasja.
    Rreth orës 16:00, tek nënkalimi i fshatit Stanoc në Vushtrri, autoritete kanë identifikuar dy trupa të pajetë.Gruaja e vrarë është 42 vjeçarja, Nexhmie Musliu Haradini.
    Ajo është vrarë me armë zjarri nga Arsim Morina, cili më pas vret dhe veten. Ai është pronari i furrës “Diellza” ku kishte punuar më herët viktima.
    Dy viktimat nuk kanë asnjë lidhje familjare përveç faktit se e ndjera ka qenë punëtore në furrën “Diellza”.
    Ajo ka qenë e martuar dhe ka lënë pas vetës tre fëmijë. Dy vajza dhe një djal. Djali është i moshës 18 vjeçare ndërsa dy vajzat e mitura.
    Motivet e krimit.
    Familjarët e viktimës tregojnë se e ndjera se ka qenë punëtore në furrë. Por e ka lënë punën.
    Sipas familjarit, dyshimet e para jo zyrtare mund te jenë për shkaqe xhelozie. Ai tha se e ndjera ka lënë punën dhe për këtë arsye pronari i furrës mund ta ketë kryere vrasjen.
    “Dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Rrahim Ajeti para gazetarëve.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR