Tag: vrarë

  • Izraeli godet hyrjen e një spitali në Gazë, vritet një mjek

    Një sulm ajror nga Izraeli goditi hyrjen e një spitali në Rripin e Gazës të martën, duke vrarë një punonjës mjekësor dhe duke plagosur nëntë persona të tjerë, tha një zëdhënës i spitalit.

    Sulmi goditi Spitalin Kuvajtian në zonën Muwasi, ku qindra mijëra persona kanë kërkuar strehim në kampe të mëdha me çadra. Të plagosurit ishin të gjithë pacientë dhe punonjës shëndetësorë, dhe dy prej pacientëve ishin në gjendje kritike pas sulmit, tha zëdhënësi i spitalit, Saber Mohammed.

    Ushtria izraelite nuk i ka komentuar raportimet për këtë zhvillim deri më tani.

    Të martën, një zëdhënës i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – tha se sulmet kishin shkaktuar humbje të kontaktit me njësinë që ruante pengun izraelito-amerikan, Edan Alexander.

    Hamasi tha se vendi ku mbahej Alexander ishte shënjestruar gjatë sulmit dhe se po përpiqeshin të lidhnin sërish kontakt.

    Ndërkohë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahum përsëriti kundërshtimin e tij ndaj shtetësisë palestineze gjatë një telefonate me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili kishte deklaruar se Franca synon ta njohë shtetin palestinez më vonë këtë vit.

    Në telefonatën me Macron, Netanyahu tha se krijimi i një shteti palestinez do të ishte “një shpërblim i madh për terrorizmin” dhe do të sillte një entitet të udhëhequr nga militantët vetëm disa kilometra larg nga qytetet izraelite.

    Në një deklaratë të tij të publikuar në X, Macron bëri thirrje për një armëpushim tjetër, lirimin e pengjeve dhe rifillimin e dërgesave të ndihmave humanitare në Gaza, të cilat Izraeli i ka bllokuar për më shumë se një muaj. Ai nuk përmendi njohjen e shtetit palestinez.

    Macron tha javën e kaluar se Franca duhet të synojë të njohë një shtet palestinez deri në qershor, kur do të bashkë-organizojë një konferencë ndërkombëtare me Arabinë Saudite për zbatimin e zgjidhjes me dy shtete.

    Ushtria izraelite ka goditur dhe ka bastisur spitale disa herë gjatë luftës 18-mujore, duke akuzuar militantët e Hamasit për strehim në to ose përdorim të tyre për qëllime ushtarake. Stafi spitalor i ka mohuar akuzat dhe ka akuzuar Izraelin për rrezikim të civilëve dhe shkatërrim të sistemit shëndetësor të Gazës.

    Të dielën, Izraeli goditi spitalin e fundit të madh që ofronte shërbime të rëndësishme shëndetësore në veri të Gazës pas urdhrit për evakuim. Një pacient vdiq gjatë evakuimit, dhe goditja dëmtoi rëndë dhomën e urgjencës, farmacitë dhe ndërtesat përreth, sipas Spitalit Al-Ahli.

    Dioqeza Episkopale e Jeruzalemit, e cila menaxhon spitalin, dënoi sulmin.

    Izraeli tha se kishte shënjestruar një qendër komanduese të Hamasit brenda institucionit, pa ofruar prova. Hamasi mohoi akuzat.

    Lufta filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Dhjetëra pengje janë ende në Gaza, 24 prej të cilëve besohet se janë gjallë, pasi pjesa më e madhe u lirua në marrëveshje armëpushimi ose marrëveshje të tjera.

    Fushata hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 51.000 persona, sipas një bilanci të përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë së Gazës të martën. Kjo përfshin më shumë se 1.600 persona të vrarë që nga përfundimi i armëpushimit dhe rifillimi i ofensivës muajin e kaluar për të ushtruar presion mbi Hamasin për të pranuar ndryshime në marrëveshje./ REL/ 

  • Mjekë të vrarë dhe të plagosur në sulmin izraelit në spitalin e Gazës

    Një mjek është vrarë në një sulm raketor izraelit në një spital në Gaza.

    Sulmi i së martës erdhi dy ditë pasi një tjetër spital i madh u vu në shënjestër, duke nxitur paralajmërimet nga OKB-ja se kriza humanitare në territor është tani më e keqja që ka qenë që nga fillimi i konfliktit.

    Sipas stafit mjekësor, sulmi i fundit ajror goditi hyrjen e spitalit fushor të Kuvajtit në al-Muëasi, afër qytetit të Khan Younis. Një mjek vdiq dhe nëntë të tjerë u plagosën.

    Qindra mijëra palestinezë të zhvendosur jetojnë në zonë, kryesisht në tenda të rreckosura të improvizuara pranë dunave të rërës. Ata lanë shtëpitë e tyre ,pasi forcat izraelite rifilluan operacionet sulmuese dhe kapën zona të Gazës jugore, duke përfshirë qytetin Rafah, ku palestinezëve u ndalohet hyrja.

    Të dielën, një raketë izraelite shkatërroi pjesërisht spitalin al-Ahli, i cili ishte i vetmi objekt që ende ofronte kujdes kritik në Gazën veriore. Mjekët thanë se shpërthimet e kishin lënë spitalin mezi funksional dhe të paaftë për të pranuar asnjë pacient.

    António Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, tha se ishte “thellësisht i alarmuar” nga incidenti, duke theksuar se spitalet mbroheshin sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.

    Izraeli ka shënjestruar vazhdimisht spitalet në Gaza gjatë 18 muajve të fundit, duke pretenduar se ato janë përdorur nga Hamasi për të fshehur aktivitetet terroriste. Forcat izraelite pretenduan se al-Ahli po përdorej si qendër “komandimi dhe kontrolli” nga Hamasi, një pretendim që grupi e mohoi. Paramedikët që kryejnë operacionet e shpëtimit në Gaza, janë gjithashtu në shënjestër.

    Mjekët që punojnë në Gaza paralajmëruan se ofrimi i kujdesit mjekësor ishte në pikën e thyerjes. “Shënjeshtrimi i përsëritur i sistemit të kujdesit shëndetësor ka ngjallur frikë dhe ka tronditur besimin e ekipeve mjekësore, veçanërisht pasi kanë parë torturën, abuzimin dhe shënjestrimin e vazhdueshëm që ata durojnë. Mjaft është mjaft,” tha Dr Moataz Harara, kreu i departamentit të urgjencës në al-Ahli.

    Zyra e OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare, tha se situata në Gaza ishte “me gjasë më e keqja që ka qenë në 18 muajt që nga shpërthimi i armiqësive”.

    Që nga rënia e armëpushimit me Hamasin në mars, Izraeli ka bllokuar të gjithë ndihmën për territorin, duke rezultuar në mungesë kritike të ushqimit, ujit, karburantit dhe ilaçeve. Është periudha më e gjatë që Izraeli ka refuzuar ndihmën për Gazën dhe grupet e të drejtave të njeriut thanë se taktika – që synonte të bënte presion ndaj Hamasit për të liruar pengjet e mbetura që mban – përbënte një krim lufte.

    Izraeli ka rifilluar gjithashtu sulmet ajrore dhe operacionet tokësore në Gaza, duke zhvendosur rreth 400,000 njerëz dhe duke çuar në një rritje të viktimave civile, me 1,600 të vrarë vetëm që nga marsi.

    Duke folur për Yedioth Ahronoth, një gazetë izraelite, një zyrtar i paidentifikuar i sigurisë pretendoi se strategjia po funksiononte dhe do ta detyronte Hamasin të binte dakord për një marrëveshje për pengjet.

    “Presioni ushtarak po ndikon”, tha zyrtari. “Ata kanë mungesë gazi dhe ushqimi dhe karburanti do të mbarojnë brenda disa javësh. Arritja e madhe e kthimit të banorëve në Rripin verior të Gazës është fshirë. Kjo i ka tronditur ata.”

    Ofensiva izraelite në përgjigje të sulmeve të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023 ka marrë tashmë 51,000 jetë, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës. Numërimi nuk bën dallim mes civilëve apo luftëtarëve, por gratë dhe fëmijët përbëjnë më shumë se gjysmën e të vdekurve.

    Në fillim të këtij muaji, një grup ekspertësh të OKB-së thanë se veprimet e Izraelit në Gaza, po çonin në “shkatërrimin e jetës palestineze”.

    “Nëse nuk vriten nga bomba apo plumba, ata ngadalë mbyten për shkak të mungesës së mjeteve bazë të mbijetesës,” thanë ata. “I vetmi ndryshim është mjeti dhe shpejtësia e vdekjes”./ The Guardian.

  • Lufta në Ukrainë, Rusia sulmon qytetin e Khersonit, vriten tre persona

    Lufta në Ukrainë, Rusia sulmon qytetin e Khersonit, vriten tre persona

    Një tjetër sulm rus është raportuar në Ukrainë, këtë herë në qytetin jugor Kherson.

    Guvernatori i rajonit, Oleksandr Prokudin tha se tre persona janë vrarë pasi rrethi qendror i qytetit “u vu nën zjarr”.
    Në mesazhet e shpërndara në aplikacionin e mediave sociale Telegram, ai tha se një grua 68-vjeçare humbi jetën.
    Një 48-vjeçar gjithashtu vdiq në spital pasi “pushtuesit hodhën një mjet shpërthyes nga një dron”, dhe një grua 62-vjeçare mbeti e vrarë “si pasojë e granatimeve”.
    Kjo erdhi vetëm disa orë pasi një sulm në Sumy shkaktoi shkatërrim masiv, me të paktën 34 njerëz të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

    Top Channel

  • Të paktën 14 të vrarë nga sulmi rus në qytetin e lindjes së Zelenskyt

    Të paktën 14 të vrarë nga sulmi rus në qytetin e lindjes së Zelenskyt

    Të paktën 14 njerëz janë vrarë, përfshirë gjashtë fëmijë, si pasojë e një sulmi raketor rus në një zonë banimi në qytetin qendror të Ukrainës, Krivi Rih, të premten, njoftoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.Ky është njëri prej sulmeve më vdekjeprurëse të Rusisë në Ukrainë këtë vit.
    Sulmi në qytetin e lindjes së Zelenskyt, i cili ndodhi në një kohë kur preisdenti amerikan Donald Trump po përpiqet t’i japë fund luftës, dëmtoi ndërtesat e banimit dhe shkaktoi zjarr, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak, në Telegram.Trupat e të vdekurve dhe të plagosurit mund të shiheshin të shtrirë në trotuare në video të paverifikuara që po qarkullonin në Telegram.
    Të paktën 50 njerëz u plagosën në këtë sulm, thanë shërbimet e emergjencës, duke shtuar se numri mund të rritet. Më shumë se 30 prej tyre, përfshirë një foshnjë tre muajsh, janë dërguar në spital, tha Lysak.
    Zelensky tha se operacionet për shpëtim janë duke vazhduar dhe u bëri thirrje vendeve perëndimore të ushtrojnë më shumë trysni ndaj Moskës.
    “E gjithë bota e sheh këtë. Çdo raketë, çdo dron dëshmon se Rusia kërkon vetëm luftë”, shkroi ai në Telegram.
    Shtetet e Bashkuara thanë javën e kaluar se ishin pajtuar me Rusinë dhe Ukrainën për ndaljen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës.
    Megjithtatë, të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.
    Kievi thotë se kishte rënë dakord më parë me një propozim të SHBA-së për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar prej 30 ditësh, por Rusia e kishte refuzuar një hap të tillë në bisedime të veçanta me zyrtarët amerikanë.
    “Duhet t’i japim fund këtij terrori, t’i mbrojmë njerëzit dhe ta detyrojmë Rusinë drejt paqes”, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.
    Forcat ruse e përdorën një raketë balistike për sulmin, tha Avokati i Popullit, Dmytro Lubinets.
    Armë të tilla arrijnë shënjestrën brenda minutash dhe është e vështirë t’i rrëzosh, nëse nuk ke mbrojtje ajrore më të avancuar.
    Rusia e mohon se synon civilët, por mijëra civilë janë vrarë dhe plagosur që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në vitin 2022./rel

  • Ky është filipinasi që dyshohet se vrau studenten shqiptaren në Itali

    Ky është filipinasi që dyshohet se vrau studenten shqiptaren në Itali

    Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e sotme, ku 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli të Italisë.
    Në media ka dal dhe fotoja e autorit të dyshuar të ngjarjes, ish i dashuri i saj Mark Samson.
    I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë.
    Sula kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pa u përshëndetur me shokët e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në WhatsApp.
    Prindërit dhe shoqet, që nuk kishin arritur të kontaktonin dot me vajzën, e kishin denoncuar menjëherë rastin pranë organeve të rendit. Sipas autoriteteve italiane, vajza mund të jetë vrarë me thikë.
    Tabulatet dhe qelizat telefonike që tregojnë vendndodhjen e një personi kur bën një telefonatë, ishin në mesin e elementëve që zunë në kurth ish të dashurin e studentes.
    Përmes analizimit të tyre, hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale.

  • “E vrava dhe e fsheha trupin në një valixhe”, masakroi të renë shqiptare, 23-vjeçari pranon krimin

    “E vrava dhe e fsheha trupin në një valixhe”, masakroi të renë shqiptare, 23-vjeçari pranon krimin

    Mark Samson, 23-vjeçari filipinez ka pranuar se është autor i vrasjes së 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula.

    E reja, studente në Romë, ishte larguar nga shtëpia ku jetonte me shoqet më 25 mars. Mëngjesin e sotëm, 2 prill, Sula u gjet e vrarë, ndërsa trupi i saj ishte në një valixhe të hedhur në një zonë të pyllëzuar.

    Lexo edhe :

    Related Posts

    Samson e ka vrarë të dashurën e tij me thikë në një apartament në kryeqytet (Romë) dhe më pas ka hequr qafe trupin duke e mbyllur ne një valixhe.

    Ndaj tij rëndon akuza e “vrasjes me dashje” dhe “fshehje e kufomës”.

    Sipas mediave italiane, nuk dihet ende se kur është vrarë Ilaria. Autopsia do të japë siguri për ditën dhe orën e vdekjes.

    I dashuri, pasi  e vrau, u përpoq të mashtronte familjarët dhe miqtë e Ilarias. Ai përdori telefonin e viktimës dhe u dërgoi mesazhe aty.

    Më pas dyshohet se e hodhi celularin në një pusetë. Pas humbjes së sinjalit, më 25 mars, familjarët e denoncuan të zhdukur. Fatkeqësisht, tetë ditë pas denocimit, u gjet valixhja ku ndodhej trupi i të resë./vizionplus.tv

  • Vrau shqiptaren dhe trupin e saj e fshehu në një valixhe, ja kush është ish-i dashuri i 22-vjeçares (Foto)

    Vrau shqiptaren dhe trupin e saj e fshehu në një valixhe, ja kush është ish-i dashuri i 22-vjeçares (Foto)

    Pesoni në foton e mësipërme është Mark Samson ish-i dashuri i 22-vjeçares së vrarë Ilaria Sula. E reja shqiptare u raportua si e zhdukur prej 25 marsit në Romë, ndërsa sipas mediave vendase është gjetur e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli të Italisë.
    Samson ka pranuar vrasjen. I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë. Nga ana tjetër, Sula kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pa u përshëndetur me shoqet e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në WhatsApp.

  • “Zvogëlohet nga frika, sa një grusht, dhe flet marrëzira”, Çupi: Berisha, kasap politik që ka përdorur votën si…

    “Zvogëlohet nga frika, sa një grusht, dhe flet marrëzira”, Çupi: Berisha, kasap politik që ka përdorur votën si…

    Gazetari dhe analisti i cështjeve politike, Frrok Cupi tha për një emision televiziv se Berisha është një kasap politik i cili me votën e popullit e ka përdorur si hanxhar ndaj popullit. Më tej, analisti theksoi se ky person që është shpallur si më i korruptuari thotë se do luftojë korrupsionin.
    “Janë 30 vjet nga të cilat 13 vjet ai ka vrarë shtetërisht, është një kasap politik dhe ka përdorur votën e popullit si hanxhar ndaj popullit. Ka vrarë mijëra vetë në ’97 dhe njerëzit nuk duhet ta harrojnë. Ky njeri mban histerin e miut dhe është i vogël dhe zvogëlohet sa një grusht dhe aq sa thotë marrëzira dhe thotë se do t’i vjedh programin Biblës dhe Kuranit.
    Për këto arsye, këto e çojnë në një tragjizëm të pashoqë. Tani Berishën e drejta e popullit e ka mundur, krimi i tij dhe e vetja e ka vënë për poshtë. Berisha ndodhet në rrethin e nëntë të Dantës. Gazbardhi është i akuzuar për vrasje në emër të Berishës dhe Berisha do e kishte vrarë siç ka vrarë të tjerët. Me ne, po bëhen eksperimente dhe nuk janë bërë me asnjë prej vendeve të Lindjes. Njeriu që është i hetuar dhe i shpallur si i korruptuari më i madh thotë do luftojë kundër korrupsionit.”, tha ai.

  • Palestinezët në Gazë e shënojnë Bajramin me mungesë ushqimi dhe me një luftë të pambarim

    Myslimanët palestinezë marrin pjesë në namazin e Fitër Bajramit në Xhabalia, në veri të Rripit të Gazës, 30 mars.
    Palestinezët në Rripin e Gazës nuk kishin shumë për të festuar të dielën, kur nisi shënimi i festës treditore të Fitër Bajramit, pasi furnizimet me ushqim janë duke iu pakësuar me shpejtësi, ndërsa luftës mes Izraelit dhe Hamasit nuk po i shihet fundi.
    Hamasi, grup militant palestinez, është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Shumë njerëz e falën namazin e Bajramit jashtë xhamive të shkatërruara të dielën.
    Fitër Bajrami shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit dhe duhet të jetë një ngjarje e gëzueshme, kur familjet mblidhen për festa dhe blejnë rroba të reja për fëmijët – por shumica e 2 milionë palestinezëve në Gazë po përpiqen thjesht të mbijetojnë.
    “Është Bajrami i Trishtimit”, tha Adel al-Shaer pasi mori pjesë në faljen e Bajramit në natyrë në qytetin qendror të Deir al-Balah.
    “Humbëm të dashurit tanë, fëmijët tanë, jetën tonë dhe të ardhmen tonë. Humbëm studentët tanë, shkollat dhe institucionet tona. Humbëm gjithçka”, tha ai.
    Ai tha mes lotësh se 20 anëtarë të familjes së tij të zgjeruar janë vrarë nga sulmet izraelite, përfshirë katër nipër të tij të vegjël vetëm disa ditë më parë.
    Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin dhe e rifilloi luftën në fillim të marsit, pasi grupi militant nuk i pranoi ndryshime në marrëveshjen e arritur në janar.
    Sulmet izraelite kanë vrarë qindra palestinezë, dhe Izraeli nuk ka lejuar hyrjen e ushqimit, karburantit apo ndihmës humanitare për katër javë.
    “Ka vrasje, zhvendosje, uri dhe një rrethim”, tha Saed al-Kourd, një tjetër besimtar.
    “Ne dalim për të kryer ritualet e Zotit vetëm sa për t’i gëzuar fëmijët, por në lidhje gëzimin për Bajram? Nuk ka Bajram”, shtoi ai.
    Lufta filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 251 pengje.
    Hamasi ende po mban 59 pengje – 24 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë – pasi shumica e të tjerëve u liruan përmes armëpushimeve apo marrëveshjeve të mëparshme.
    Bombardimet dhe sulmet tokësore të Izraelit kanë vrarë mbi 50.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve në statistikat e saj.
    Izraeli thotë se i ka vrarë rreth 20.000 militantë, pa dhënë prova për këtë.
    Lufta e Izraelit ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe, në kulmin e tyre, e ka detyruar rreth 90% të popullsisë të zhvendoset brenda vendit, në raste disa herë. REL

  • Mungesë ushqimi dhe luftë, palestinezët festojnë Bajramin

    Mungesë ushqimi dhe luftë, palestinezët festojnë Bajramin

    Gaza

    GAZA- Palestinezët në Rripin e Gazës nuk kishin shumë për të festuar të dielën, kur nisi shënimi i festës treditore të Fitër Bajramit, pasi furnizimet me ushqim janë duke iu pakësuar me shpejtësi, ndërsa luftës mes Izraelit dhe Hamasit nuk po i shihet fundi. Hamasi, grup militant palestinez, është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
    Shumë njerëz e falën namazin e Bajramit jashtë xhamive të shkatërruara të dielën. Fitër Bajrami shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit dhe duhet të jetë një ngjarje e gëzueshme, kur familjet mblidhen për festa dhe blejnë rroba të reja për fëmijët – por shumica e 2 milionë palestinezëve në Gazë po përpiqen thjesht të mbijetojnë.
    “Është Bajrami i Trishtimit”, tha Adel al-Shaer pasi mori pjesë në faljen e Bajramit në natyrë në qytetin qendror të Deir al-Balah.
    “Humbëm të dashurit tanë, fëmijët tanë, jetën tonë dhe të ardhmen tonë. Humbëm studentët tanë, shkollat dhe institucionet tona. Humbëm gjithçka”, tha ai.
    Ai tha mes lotësh se 20 anëtarë të familjes së tij të zgjeruar janë vrarë nga sulmet izraelite, përfshirë katër nipër të tij të vegjël vetëm disa ditë më parë.
    Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin dhe e rifilloi luftën në fillim të marsit, pasi grupi militant nuk i pranoi ndryshime në marrëveshjen e arritur në janar.
    Sulmet izraelite kanë vrarë qindra palestinezë, dhe Izraeli nuk ka lejuar hyrjen e ushqimit, karburantit apo ndihmës humanitare për katër javë.
    “Ka vrasje, zhvendosje, uri dhe një rrethim”, tha Saed al-Kourd, një tjetër besimtar.
    “Ne dalim për të kryer ritualet e Zotit vetëm sa për t’i gëzuar fëmijët, por në lidhje gëzimin për Bajram? Nuk ka Bajram”, shtoi ai.
    Lufta filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 251 pengje. Hamasi ende po mban 59 pengje – 24 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë – pasi shumica e të tjerëve u liruan përmes armëpushimeve apo marrëveshjeve të mëparshme.
    Bombardimet dhe sulmet tokësore të Izraelit kanë vrarë mbi 50.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve në statistikat e saj. Izraeli thotë se i ka vrarë rreth 20.000 militantë, pa dhënë prova për këtë. Lufta e Izraelit ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe, në kulmin e tyre, e ka detyruar rreth 90% të popullsisë të zhvendoset brenda vendit, në raste disa herë./REL