Tag: vrarë

  • Hetimi ushtarak izraelit: ‘Keqkuptimi operacional’ çoi në vrasjen e mjekëve të Gazës

    Hetimi ushtarak izraelit: ‘Keqkuptimi operacional’ çoi në vrasjen e mjekëve të Gazës

    Të paktën 15 punonjës emergjence dhe një zyrtar i Kombeve të Bashkuara u vranë nga trupat izraelite në Tel al-Sultan, një lagje e Rafahut në Gazën jugore, në orët para agimit të 23 marsit. Viktimat përfshijnë tetë anëtarë të Gjysmëhënës së Kuqe, gjashtë punonjës të Mbrojtjes Civile dhe një punonjës të OKB-së, të cilët ishin në detyrë kur u qëlluan nga trupat izraelite që po kryenin operacione në zonë.

    Një hetim ushtarak izraelit mbi incidentin, si dhe vrasjen e 15 mjekëve palestinezë muajin e kaluar, zbuloi “dështime profesionale” dhe çoi në shkarkimin e një zëvendëskomandanti batalioni. Ai kishte urdhëruar hapjen e zjarrit ndaj autoambulancave, duke besuar gabimisht se i përkisnin militantëve të Hamasit për shkak të “dukshmërisë së dobët gjatë natës”.

    Sipas pamjeve të filmuara nga një prej mjekëve të vrarë, ambulancat kishin drita ndezëse dhe logot e dukshme ndërsa i afroheshin një ambulance tjetër të dëmtuar më herët. Videoja hedh poshtë pretendimet fillestare të Izraelit se automjetet nuk kishin sinjale emergjence. Kur tre mjekë dolën nga ambulanca, ata u qëlluan menjëherë nga trupat izraelite në një breshëri që zgjati mbi pesë minuta.

    Pas të shtënave, trupat izraelite shkatërruan automjetet dhe i varrosën trupat në një varr masiv. Kryetari i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, Dr. Younis Al-Khatib, e cilësoi veprimin si një akt të qëllimshëm. Megjithatë, ushtria izraelite mohoi pretendimet për ekzekutim apo lidhje të viktimave përpara apo pas të shtënave.

    Hetimi konfirmoi se vendimi për të shtypur automjetet ishte i gabuar, por nuk u gjetën përpjekje për të fshehur ngjarjen. Trupat u hoqën nga rruga pasi ushtria kishte planifikuar ta përdorte si korridor evakuimi. Ekipet e OKB-së dhe shpëtimit arritën në vendngjarje një javë më vonë për të nxjerrë trupat, pas udhëzimeve nga ushtria izraelite.

    Ushtria izraelite deklaroi më pas se gjashtë nga të vrarët ishin pjesëtarë të Hamasit, ndërsa të tjerët ishin keqidentifikuar fillimisht si militantë. Izraeli ka akuzuar shpesh Hamasin për fshehjen e luftëtarëve në ambulanca.

    Incidenti është pjesë e një sërë akuzash të vazhdueshme ndaj ushtrisë izraelite për vrasjen e punonjësve të emergjencës dhe ndihmës humanitare gjatë luftës në Gaza. Sipas OKB-së, më shumë se 150 punonjës të Gjysmëhënës së Kuqe dhe Mbrojtjes Civile janë vrarë, shumica gjatë kryerjes së detyrës, si dhe mbi 1000 punonjës shëndetësorë.

    Ndërkohë, Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) ka ngritur akuza për krime lufte ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant. Izraeli, që nuk është anëtar i ICC-së, i ka kundërshtuar këto akuza dhe ka theksuar se sistemi i tij ligjor është i aftë për të hetuar veprimet e ushtrisë.

    Lufta në Gaza nisi më 7 tetor 2023, kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë rreth 1,200 njerëz dhe duke marrë 251 pengje. Deri më tani, mbi 51,000 palestinezë janë vrarë nga ofensiva izraelite, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, shumica gra dhe fëmijë. OKB thotë se mbi dy të tretat e viktimave të konfirmuara janë gra dhe fëmijë.

  • ICC ngre akuza për krime lufte, më shumë se 150 punonjës emergjence të vrarë gjatë luftës në Gaza

    ICC ngre akuza për krime lufte, më shumë se 150 punonjës emergjence të vrarë gjatë luftës në Gaza

  • Izraeli godet Gazën, 25 të vrarë, mes tyre fëmijë

    Izraeli godet Gazën, 25 të vrarë, mes tyre fëmijë

    Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se nga sulmet izraelite më 20 prill janë vrarë të paktën 25 persona në mbarë Rripin e Gazës, përfshirë gra dhe fëmijë.
    Izraeli rinisi sulmet ajrore dhe tokësore në Gazë më 18 mars, duke rinisur luftimet pas dy muajsh armëpushim, që ndaluan luftën 15-mujore mes Izraelit dhe Hamasit – grupif palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
    “Që nga agimi sot, sulmet ajrore izraelite kanë vrarë 20 persona dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë, përfshirë gra dhe fëmijë në mbarë Rripin e Gazës”, tha për AFP-në, Mahmud Bassal, zëdhënës i agjencisë për mbrojtje civile.

    Në një njoftim të ndarë, agjencia raportoi edhe për pesë të vrarë nga sulmet izraelite me dronë në Rafah.
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, një ditë më parë u zotua që të vazhdojë luftën dhe të lirojë pengjet që ende mbahen në Gazë nga Hamasi.
    “Jemi në një fazë kritike të fushatës, dhe në këtë pikë kemi nevojë për durim dhe vendosmëri për të fituar”, tha Netanyahu përmes një njoftimi, duke refuzuar thirrjet nga radikalët palestinezë për t’i dhënë fund luftës dhe për të tërhequr trupat nga Gaza.
    Që kur Izraeli rifilloi ofensivën muajin e kaluar, të paktën 1.827 persona janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e udhëhequr nga Hamasi.
    Numri i përgjithshëm i të vrarëve në luftën në Gaza ka arritur në 51.201, shumica prej tyre civilë, sipas së njëjtës ministri – shifra që Kombet e Bashkuara i konsiderojnë të besueshme.
    Lufta shpërtheu pas sulmit të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023, i cili rezultoi në vrasjen e afër 1.200 personave dhe rrëmbimin e afër 250 të tjerëve nga Izraeli. Nga të rrëmbyeri, 58 persona ende mbahen në Gazë, përfshirë 34 që ushtria izraelite beson se kanë vdekur.

  • Sulmet izraelite në Gaza, vriten 25 palestinezë, mes tyre gra dhe fëmijë

    Sulmet izraelite në Gaza, vriten 25 palestinezë, mes tyre gra dhe fëmijë

    Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se nga sulmet izraelite më 20 prill janë vrarë të paktën 25 persona në mbarë Rripin e Gazës, përfshirë gra dhe fëmijë.

    Izraeli rinisi sulmet ajrore dhe tokësore në Gazë më 18 mars, duke rinisur luftimet pas dy muajsh armëpushim, që ndaluan luftën 15-mujore mes Izraelit dhe Hamasit – grupif palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
    “Që nga agimi sot, sulmet ajrore izraelite kanë vrarë 20 persona dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë, përfshirë gra dhe fëmijë në mbarë Rripin e Gazës”, tha për AFP-në, Mahmud Bassal, zëdhënës i agjencisë për mbrojtje civile.
    Në një njoftim të ndarë, agjencia raportoi edhe për pesë të vrarë nga sulmet izraelite me dronë në Rafah.
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, një ditë më parë u zotua që të vazhdojë luftën dhe të lirojë pengjet që ende mbahen në Gazë nga Hamasi.
    “Jemi në një fazë kritike të fushatës, dhe në këtë pikë kemi nevojë për durim dhe vendosmëri për të fituar”, tha Netanyahu përmes një njoftimi, duke refuzuar thirrjet nga radikalët palestinezë për t’i dhënë fund luftës dhe për të tërhequr trupat nga Gaza.
    Që kur Izraeli rifilloi ofensivën muajin e kaluar, të paktën 1.827 persona janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e udhëhequr nga Hamasi.
    Numri i përgjithshëm i të vrarëve në luftën në Gaza ka arritur në 51.201, shumica prej tyre civilë, sipas së njëjtës ministri – shifra që Kombet e Bashkuara i konsiderojnë të besueshme.
    Lufta shpërtheu pas sulmit të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023, i cili rezultoi në vrasjen e afër 1.200 personave dhe rrëmbimin e afër 250 të tjerëve nga Izraeli. Nga të rrëmbyeri, 58 persona ende mbahen në Gazë, përfshirë 34 që ushtria izraelite beson se kanë vdekur. /REL

    Top Channel

  • Shqiptari u ekzekutua një vit më parë, lirohet autori! Dëshmon vëllai i viktimës:  Sikur e kanë vrarë për herë të dytë, ja çfarë iu thamë fëmijëve

    Shqiptari u ekzekutua një vit më parë, lirohet autori! Dëshmon vëllai i viktimës: Sikur e kanë vrarë për herë të dytë, ja çfarë iu thamë fëmijëve

    Itali– Mbi një vit pas vrasjes së Bledar Dedjas, një 39-vjeçar shqiptar që u gjet i pajetë në një pyll në Paderno del Grappa më 21 janar 2024, familja e tij ka pwrjetuar dhimbjen edhe një herë.
    Shkak është bërë lajmi për lirimin nga burgu të të riut 19-vjeçar që kishte pranuar autorësinë e krimit.
    “Është sikur vëllain tim e kanë vrarë për herë të dytë. Kanë kaluar vetëm pak më shumë se 12 muaj dhe vrasësi është tashmë jashtë. Thonë se do të qëndrojë në një komunitet si pjesë e një prove. Kjo nuk është drejtësi”,  shprehet me zemërim dhe dëshpërim Antim Dedja, vëllai i madh i viktimës.
    Trupi i Bledarit u gjet mëngjesin e së dielës, më 21 janar 2024, në zonën e pyllëzuar të Via Dei Carpini.
    “Të gjithë ishim shumë të shqetësuar. Gruaja e tij na telefonoi dhe na tha që nuk ishte kthyer në shtëpi. Herën e fundit që e pashë ishte të shtunën pasdite. Më tha se do të shkonte në punë. Për ne, ai ishte një baba i përkushtuar, një punëtor i ndershëm që me djersën e ballit kishte blerë një shtëpi. Kohët e fundit kishte disa debate me bashkëshorten, e cila mendonte të kërkonte divorc, por ne nuk dinim çfarë po ndodhte saktësisht”, rrëfen Antimi.
     “Ne ndërpremë edhe abonimin në TV me pagesë të prindërve tanë në Shqipëri që të mos mësonin të vërtetën. Nëna jonë është e shkatërruar, merr ilaçe, nuk fle dhe qan çdo natë. Unë jam në Australi me të tani dhe nuk di më çfarë të bëj”, shtoi ai.

    Adoleshenti që pranoi vrasjen u lirua nga burgu dhe është vendosur në një qendër rehabilitimi për shkak të problemeve të shëndetit mendor dhe historisë së dhunës në familje.
    “Nëse kishte probleme, duhej të shkonte në polici. Edhe sikur vëllai im të kishte bërë gabime në jetën e tij private, nuk e meritonte të vritej. Dhe tani, vrasësi është i lirë, ndërsa Bledari nuk mund të flasë për veten. Nuk është e drejtë”, deklaroi vëllai i viktimës.
    “Fëmijëve të Bledarit u thamë se babai i tyre kishte një aksident. Ata nuk dinë asgjë për atë që ndodhi me të vërtetë. Dhe unë shpresoj që kurrë të mos e mësojnë,” përfundon Antim.
    /vizionplus.tv

  • Një i vrarë dhe 4 të plagosur/ Berisha: I ndërseu Rama

    Një i vrarë dhe 4 të plagosur/ Berisha: I ndërseu Rama

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dy atentatet që ndodhën mbrëmë në Lezhë me një të vrarë dhe në Tiranë me katër të plagosur. Akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se nxit krimin.
    “Ju e morët vesh nga një masakër në një masakër tjetër. Mbrëmë rrugët e Tiranës u skuqën, 4 veta morën breshëri dhe deri tani narko-shteti nuk është në gjendje të thotë se cfarë ishin ata.
    Një 11 vjecar kurrë nuk mund të gjuhej mbi të, por njeriu që i ndërsen dhe u thotë hani kokën njëri tjetrit por më shërbeni mua, krijon këtë situatë” tha Berisha.

  • Të paktën dy të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

    Të paktën dy të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

    Sulmet ajrore ruse kanë vrarë dy persona dhe kanë plagosur dhjetëra të tjera në Harkiv dhe Sumi, thanë autoritetet ukrainase më 18 prill.

    Kryetari i Harkivit, Igor Terekhov, tha përmes Telegramit se një person u vra dhe 26 të tjerë u plagosën në sulmet e kryera nga Rusia në këtë qytet.
    “Sipas informacioneve të para, sulmet në Harkiv u kryen me raketa balistike, të mbushura me municione thërrmuese. Prandaj, zonat e goditura janë shumë të mëdha”, tha ai, duke shtuar se 15 ndërtesa banimi janë dëmtuar.
    Guvernatori rajonal i Harkivit, Oleg Synegubov, tha se sulmet goditën “pjesët e banuara” të qytetit.
    Në Sumi, afër kufirit me Rusinë, forcat e Moskës përdorën dronët Shahed, të prodhimit iranian. Nga sulmet u vra një person dhe u plagos një tjetër, tha administrata rajonale ushtarake përmes një postimi në Telegram.
    Të dielën, një sulm rus me raketa balistike vrau të paktën 35 persona në Sumi dhe la të plagosur më shumë se 100 të tjerë.
    Udhëheqësit botërorë e dënuan sulmin, që ishte më vdekjeprurësi në Ukrainë këtë vit, dhe një nga sulmet më të rënda që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
    Sulmet ajrore janë përshkallëzuar pavarësisht thirrjeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për arritjen e një armëpushimi.
    Një ditë më parë, zyrtarët amerikanë dhe evropianë u takuan në Paris për të biseduar për luftën në Ukrainë. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, sërish kërkoi që të shtyhej përpara plani i paqes i paraqitur nga Uashingtoni./TAR

    Top Channel

  • Dy atentate/ Një i vrarë, 4 të plagosur, asnjë i arrestuar (Pistat)

    Dy atentate/ Një i vrarë, 4 të plagosur, asnjë i arrestuar (Pistat)

    Një i vrarë në Lezhë dhe katër të plagosur në Tiranë ishte bilanci i dy atentateve mbrëmjen e djshme. Në Lezhë u vra 64-vjeçari Gjovalin Prendi, që dyshohet si hakmarrje për konfliktet e djalit që iu ekzekutua në Greqi vitin e kaluar.
    Ngjarja e dytë e rëndë ndodhi në Lundër të Tiranës. Katër persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri. Mes tyre janë edhe dy të mitur. Të plagosur kanë mbetur, Arenc Sefa 34 vjeç, Klan Mullahi 19 vjeç, dhe dy të miturit B.D. 11 vjeç dhe M.D. 17 vjeç, që janë djali dhe nipi i pronarit i një kompanie të sigurisë private, ndërsa 34-vjeçari është pjesë e stafit të kësaj kompanie dhe ka qenë shoqëruesi i fëmijëve në momentin kur është organizuar atentati.
    Atentati ka ndodhur afër Tregut Agro-ushqimor në Lundër. Më pas makina “G-Class” që drejtohej nga 34 vjeçari ka ardhur 2 km më larg, po në Lundër për t’i shpëtuar atentatit. Në këtë pikë dyshohet se pasi mbetën të plagosur janë dërguar me një makinë tjetër në spitalin e Traumës.
    17-vjeçari është dërguar në një spital privat në Tiranë, 11 vjeçari ndodhet ende në gjendje të rëndë te Trauma. Shoferi 34-vjeçar ndodhet në gjendje stabël, bashkë me 19-vjeçarin. Autorët e ngjarjes janë ende të paidentifikuar.
     
  • Atentat mafioz në Lezhë! Qëllohet për vdekje babai i Roan Brahimit, që u vra pak kohë më parë në Greqi

    Atentat mafioz në Lezhë! Qëllohet për vdekje babai i Roan Brahimit, që u vra pak kohë më parë në Greqi

    Një person raportohet se është vrarë me armë zjarri në Pllane të Lezhës.
    Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, ku personi fillimisht mbeti i plagosur, por më pas u raportua se humbi jetën.
    Gjovalin Prendi mbeti i vrarë në zonën e Pllanës, pranë urës së vjetër të Milotit, në afërsi të biznesit familjar.
    Njoftimi i policisë
    Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
    Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
    Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

    Viktima është babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendi, i cili u vra në Greqi.
    Duket se tragjedia për familjen e tyre është përsëritur si për ironi të fatit, kur babë e bir ekzekutohen në prag të Pashkëve. Një vit më parë Rean Brahimi ishte kthyer nga Emiratet e Bashkuara ku fshihej për disa vite, në Greqi, në fillim të majit, për të festuar Pashkët me gruan dhe djalin e mitur.
    Por autorët e krimit e kishin vëzhguar familjen e tij, deri në ditën kur me breshëri plumbash e vrarë të riun, në sy të gruas dhe djalit.
    Sa i përket ekzekutimit të tij në Greqi, dyshimet ishin se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi deri sa arritën të ekzekutonin 32- vjeçarin.
    Prej tre vitesh, Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët, ndërsa njihej si armik i Ervis Martinajt.
    Atentati ndaj mikut të tij të dikurshëm, Ylli Brakimi në Milot, ku mbeti i vdekur Klisman Peçi, e largoi atë nga Shqipëria duke u strehuar në Emiratet e bashkuara. Por, kundërshtarët e gjetën në një lagje në Athinë, ku kishte shkuar për të festuar Pashkën dhe në një atentat mafioz, dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje. Në momentin e ngjarjes, pranë tij ndodhej partnerja dhe djali i tyre i mitur.
    Pistat e hetimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari që njihej edhe me emrin Sidorel Prendi dhe kishte precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri. Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014, kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij, Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.
    Në 2020, në lokalin e babait të tij, persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi, hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës, terrorizuan klientët dhe kërkuan pronarin.
    Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihej si kundërshtari i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre. Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy të tjerëve, më 17 korrik 2022, si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë, ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm, Ylli Brahimi, por u vra Klisman Preçi.
    Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar. Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit, policitë e të dy vendeve do të përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes që tronditi Athinën.

  • Ekzekutimi i babait të Roan Brahimit, reagon policia

    Ekzekutimi i babait të Roan Brahimit, reagon policia

    Është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Pllanë në Lezhë 65-vjeçari Gjovalin Prendi, i cili është babai i Sidorel Prendit alias Roan Brahimi i vrarë në maj të vitit të shkuar në Greqi.
    Menjëherë në vnendgjarje kanë mbërritur forcat e polivisë të cilat kanë rrethaur zonën dhe po punojnë për identifikim dhe kapjen e autorit/ve.Lexo edhe :Related Posts
    Njoftimi:

    Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
    Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
    Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
    Raportohet se fillimisht babai i Roan Brahimit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku dhe ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.
    Atentati ndaj Roan Brahimit
    Sidorel Prendi alias Roan Brahimi  u vra në një atentat të mirëfilltë mafioz në lagjen Vyronas të Athinës, mbërmjen e 9 majit të vitit të shkuar. Krimi, në sy të gruas së tij të dytë dhe djalit të vogël ndodhi në një zonë të populluar.
    Sipas mediave greke Brahimi kishte pak ditë që kishte ardhur në Greqi për pushimet e Pashkës, pasi jetonte në Dubai nga frika e një atentati. Ai kishte në Athinë një grua dhe një fëmijë, por bëhet me dije se në Shqipëri ai kishte një familje tjetër me një bashkëshorte dhe dy fëmijë.
    Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, njihet edhe si rival i Ervis Martinajt, pasi ishte i shpallur në kërkim për tu pyetur për vrasjen e Brilant Martinajt, (kushëriri i Ervis Martinajt) atentat që ndodhi në 17 korrik 2022, dhe u vranë dhe 2 të tjerë.