Tag: vrarë

  • VIDEO/ Tronditet Vlora, vritet me armë zjarri roja i një pallati në ndërtim

    VIDEO/ Tronditet Vlora, vritet me armë zjarri roja i një pallati në ndërtim

    Vlora u zgjua e tronditur nga një ngjarje e rëndë mëngjesin e sotëm, pasi një 58-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri vetëm pak metra larg banesës së tij, teksa punonte roje në një pallat në ndërtim e sipër.

    Bëhet fjalë për 58-vjeçarin, Renato Hoxhaj, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri në objektin në ndërtim pranë banesës së tij ku ishte roje prej 5 vitesh.

    Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 kur po kthehej në shtëpi. Ai është goditur nga afër tre herë me armë zjarri tek shkallët në hyrje të banesës së tij.

    Dy plumba i ka marrë në kokë ndërsa një në trup. E ka dëgjuar bashkëjetuesja e tij, e cila e ka parë të vrarë dhe ka lajmëruar policinë.

    Dyshohet se autor/ët mund të këtë hyrë edhe nga një rrugë tjetër pas lagjes e cila ishte si shteg pa kamera sigurie dhe në errësirë totale

    Forcat e policisë dhe një grup hetimor po punon për të mbledhur provat ndërsa mësohet se zona është e rrethuar me kamera sigurie pamjet e të cilave pritet të verifikohen nga policia.

    https://streamable.com/e/upfmms?

    58-vjeçari u ekzekutua me tre plumba, familjarja shpërthen në lot: E vranë! Ku ishte Ceno?

    Detaje të reja në lidhje me vrasjen e Renato Hoxhaj në lagjen ‘Hajro Çakërri” të Vlorës.

    Dyshohet se viktima ka dy plumba në kokë dhe një në trup dhe se është goditur me armë zjarri nga shumë pranë, ndërsa një familjare e viktimës ka shpërthyer në lot në vendin e ngjarjes.

    “E vranë! E vranë! Ku ishe Ceno?”, thotë e afërmja.

    E tronditur ajo ka mbërritur në vendin ku u vra 58 vjeçari i cili punonte si roje në një pallat në ndërtim e sipër që po bëhej pranë banesës së tij.

    Nga biseda duket që Renato Hoxhaj mund të mos ishte i vetmi person që ruante godinën në ndërtim e sipër, që mund të ruhej dhe nga persona të tjerë

    https://streamable.com/e/dcqu5a?

    Çfarë thotë policia?

    Policia bëri me dije se në lagjen “Hajro Çakërri” është gjetur pranë banesës së tij i pajetë një 58-vjeçar, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

    Në njoftimin paraprak, Policia thotë se 58-vjeçar me iniciale R.H punonte si roje në një objekt ndërtimi në afërsi të banesës së tij.

    Blutë e Vlorës dhe një grup hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e vrasjes.

    “Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

    Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njofton policia.

  • “E vranë, o Zot i madh…”, bashkëjetuesja dëgjoi të shtënat, e gjeti të vrarë 58-vjeçarin dhe lajmëroi policinë

    “E vranë, o Zot i madh…”, bashkëjetuesja dëgjoi të shtënat, e gjeti të vrarë 58-vjeçarin dhe lajmëroi policinë

    Zbardhen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhajt në Vlorë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 kur po kthehej në shtëpi. Ai është goditur nga afër tre herë me armë zjarri tek shkallët në hyrje të banesës së tij.
    Dy plumba i ka marrë në kokë ndërsa një në trup. E ka dëgjuar bashkëjetuesja e tij, e cila e ka parë të vrarë dhe ka lajmëruar policinë.
    “E vranë mo e vranë…o Zot, o Zot i madh”, ka thënë ajo.
    Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se autor/ët mund të këtë hyrë edhe nga një rrugë tjetër pas lagjes e cila ishte si shteg pa kamera sigurie dhe në errësirë totale.

  • Sulmi rus me 12 të vrarë në Ukrainë/ Zelensky: Rusia përdori raketa nga Koreja e Veriut!

    Sulmi rus me 12 të vrarë në Ukrainë/ Zelensky: Rusia përdori raketa nga Koreja e Veriut!

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se Rusia përdori raketën e Koresë së Veriut në sulmin në Kiev, ku mbetën të vrarë 12 civilë.

    “Sipas informacioneve të disponojmë, rusët përdorën një raketë balistike të prodhuar në Korenë e Veriut”, tha ai, duke shtuar se “shërbimet tona speciale po verifikojnë të gjitha detajet”.

    Ai tha se nëse raketa është prodhuar në Korenë e Veriut, kjo do të jetë një provë e mëtejshme “e natyrës kriminale të aleancës midis Rusisë dhe Phenianit”.

    “Ata vrasin njerëz, ky është kuptimi i vetëm pas bashkëpunimit të tyre. Rusia përdor vazhdimisht armë të tilla – raketa, artileri. Në këmbim, Pheniani mori mundësinë për t’i bërë armët e tij më vdekjeprurëse në kushte reale të kohës së luftës”, shton më tej Zelensky.

  • Sulmi rus me 12 të vrarë në Ukrainë, Zelensky: Rusia përdori raketa nga Koreja e Veriut!

    Sulmi rus me 12 të vrarë në Ukrainë, Zelensky: Rusia përdori raketa nga Koreja e Veriut!

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se Rusia përdori raketën e Koresë së Veriut në sulmin në Kiev, ku mbetën të vrarë 12 civilë.

    “Sipas informacioneve të disponojmë, rusët përdorën një raketë balistike të prodhuar në Korenë e Veriut”, tha ai, duke shtuar se “shërbimet tona speciale po verifikojnë të gjitha detajet”.
    Ai tha se nëse raketa është prodhuar në Korenë e Veriut, kjo do të jetë një provë e mëtejshme “e natyrës kriminale të aleancës midis Rusisë dhe Phenianit“.
    “Ata vrasin njerëz, ky është kuptimi i vetëm pas bashkëpunimit të tyre. Rusia përdor vazhdimisht armë të tilla – raketa, artileri. Në këmbim, Pheniani mori mundësinë për t’i bërë armët e tij më vdekjeprurëse në kushte reale të kohës së luftës”, shton më tej Zelensky.

    Top Channel

  • 39 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

    39 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

    Sulmet izraelite në mbarë Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 39 persona, shumica gra dhe fëmijë, tha Ministria e Shëndetësisë në territorin palestinez më 24 prill.

    Njëmbëdhjetë persona u vranë kur një sulm ajror goditi një shtëpi në Qytetin e Gazës pasditen e së enjtes, duke rritur numrin e viktimave, pasi paraprakisht autoritetet raportuan për 28 viktima.

    Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe rinisi luftën e tij ajrore dhe tokësore mbi një muaj më parë. Izraeli po ashtu që nga fillimi i marsit ka bllokuar furnizimet me ushqim dhe importe të tjera për territorin ku jetojnë 2 milionë palestinezë, me qëllim që t’i bëjë presion Hamasit për lirimin e pengjeve.

    Hamasi ka thënë se do të lirojë 59 pengjet e mbetura – 24 prej të cilëve besohet se janë gjallë – vetëm në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë, të një armëpushimi afatgjatë dhe në këmbim të tërheqjes së plotë të Izraelit. Në anën tjetër, Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin.

    Lufta filloi më 7 tetor 2023, kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke marrë 251 pengje. Shumica e pengjeve janë liruar më pas gjatë armëpushimeve apo marrëveshjeve të tjera.

    Ofensiva e Izraelit ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 51.000 palestinezëve, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë. Izraeli pretendon se ka vrarë afër 20.000 militantë, por nuk ka ofruar dëshmi për këtë pretendim. 

  • Tjetër masakër në Gaza, Izraeli vret 26 civilë palestinezë

    Tjetër masakër në Gaza, Izraeli vret 26 civilë palestinezë

    Një sulm ajror izraelit goditi një stacion policie në Jabalia në Rripin verior të Gazës, duke vrarë të paktën 10 persona. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet lokale shëndetësore. Nga ana e saj ushtria izraelite tha se kishte goditur një qendër komanduese të Hamasit dhe grupeve të Xhihadit Islamik. Mjekët thanë se dy raketa izraelite goditën stacionin e policisë, i vendosur pranë një tregu, gjë që çoi në plagosjen e dhjetëra njerëzve përveç 10 vdekjeve. Identiteti i të vrarëve nuk është bërë menjëherë i qartë.

    Ushtria izraelite tha në një deklaratë duke iu referuar me sa duket të njëjtit incident se sulmoi një qendër komandimi dhe kontrolli të operuar nga Hamasi dhe grupet aleate të Xhihadit Islamik në Jabalia, të cilat militantët e përdornin për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme kundër forcave izraelite. Ai akuzoi grupet militante palestineze për shfrytëzim të civilëve dhe pronave civile për qëllime ushtarake, një akuzë që Hamasi dhe fraksionet e tjera e mohojnë.

    Autoritetet lokale shëndetësore thanë se sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 16 persona të tjerë në sulme të veçanta ajrore në të gjithë enklavën, duke e çuar numrin e vdekjeve të së enjtes në 26.

    Që nga rënia e armëpushimit të janarit më 18 mars, sulmet izraelite kanë vrarë më shumë se 1,900 palestinezë, shumë prej të cilëve civilë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, dhe qindra mijëra janë zhvendosur pasi Izraeli pushtoi atë që ai e quan një zonë tampon të tokës së Gazës.

    Përpjekjet e ndërmjetësve arabë Katari dhe Egjipti, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, deri më tani kanë dështuar të pajtojnë mosmarrëveshjet midis dy palëve ndërluftuese, Izraelit dhe Hamasit.

    Sakaq, Protestuesit pro-palestinezë u mblodhën në Universitetin Yale për të protestuar ndaj një vizite të ministrit të sigurisë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir. Sipas raportimeve, rreth 200 demonstrues u mblodhën dhe u ngritën tetë tenda. Protestuesit u përpoqën ti bënin një pritë zyrtarit izraelit por nuk arritën të përballeshin me të. 

  • Dhjetëra të vrarë në Gaza, Izraeli refuzon të heqë bllokadën për ndihmat humanitare

    Dhjetëra të vrarë në Gaza, Izraeli refuzon të heqë bllokadën për ndihmat humanitare

    Dhjetëra palestinezë humbën jetën nga sulmet e fundit të Izraelit në Gaza.
    Të paktën 10 persona u vranë vetëm në një shkollë ku strehoheshin familje të zhvendosura si pasojë e një sulmi ajror për të cilin Izraeli tha se kishte shënjestër militantët që vepronin nga brenda kompleksit.
    Ushtria izraelite tha se Hamasi dhe grupi aleat i Xhihadit Islamik po vepronin brenda shkollës dhe se ajo mori masa paraprake për të reduktuar dëmin ndaj civilëve përpara se të godiste atje.

    Që nga prishja e armëpushimit në mes të muajit mars sulmet izraelite kanë vrarë mbi 1600 palestinezë.
    Përveç rikthimit të sulmeve, Izraeli gjithashtu ka vendosur një bllokadë për të gjitha mallrat në Gaza, duke përfshirë karburantin dhe energjinë elektrike, që nga fillimi i marsit.
    Situata në Gaza po kthehet në gjendjen e përpara armëpushimit ndërsa negociatat për t’i dhënë fund luftës duket se kanë ngecur, me asnjë përparim në javët e fundit.
    Të mërkurën, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe i bënë një thirrje të përbashkët Izraelit që t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar dhe të lejojë kalimin e papenguar të ndihmave humanitare në Gaza.
    Ata kërkuan gjithashtu që të rivendoset armëpushimi dhe të lirohen pengjet e mbetura të mbajtura nga grupi militant Hamas.
    Por ministri i jashtëm izraelit mohoi që të kishte pengim të futjes së mallrave edhe pse terreni tregon të kundërtën./vizionplus.tv

  • Edvin Prifti: Shkencëtarët dhe mjekët që u zhdukën në mënyrë misterioze gjatë pandemisë Covid-19

    Edvin Prifti: Shkencëtarët dhe mjekët që u zhdukën në mënyrë misterioze gjatë pandemisë Covid-19

    Kardiokirugu i njohur Edvin Prifti denoncoi zhdukjen, arrestimin dhe persekutimin e disa profesorëve e shkencëtëreve të njohur gjatë periudhës së pandemisë Covid-19. 

    I ftuar në podcastin “ShpresOn” të Altin Goxhajt, Prifti tha se shumë shkencëtarë të njohur që sollën fakte shkencore dhe informacione në interes të publikut lidhur me pandeminë që goditi globin, u zhdukën në mënyrë misterioze, një  pjesë të vrarë, të tjerë tëvdekur ndërsa shumë u arrestuan pa asnjë akuzë dhe më pas u lanë të lirë.

    “Dua të flas për heronjtë e heshtur. Kalonte një muaj, dy muaj dhe njeri prej këtyre njerëzve humbiste pa lënë gjurmë. Këtu kam përdorur një shprehje të Martin Luther King-ut, i cili thotë që frikacakët ngrenë pyetje, a është e sigurt? Ca të tjerë ngrenë pyetje, a është politike. Vanitozët pyesin nëse është popullore, por ndërgjegjja ngre pyetjen, a është e drejtë. Vjen një moment, kur një njeri, çdonjëri prej nesh, por burrat kryesisht, ka edhe gra që kanë karakter burri, ku një njeri duhet të zgjedhë një pozicion, që nuk është as i sigurt, as politik, as popullor. Por merr këtë pozicion se është i drejtë. Edhe unë mund të bëja si shumë kolegë.” – tha Prifti si parantezë në hyrje të kaptullit të titulluar “Heronjtë e heshtur”.

    Ai ceku emrat e shumë profesorëve të njohur, një pjesë e të cilëveu vranë ose zhdukën në mënyrë të paqartë ndërsa denoncoi narrativën mediatike kundër tyre. Më poshtë janë emrat e shkencëtarëve që u theksuan nga Prifti gjatë podcastit.

    Shkencëtarët e vrarë

    Bing Liu, vritet me armë zjarri, vrasësi gjendet i vetëvrarë në makinë pak më tej

    “Ky është profesori Bing Liu. Ky dhe profesori Frank Plummer ishin të lidhur me Universitetin e Pitsburgut dhe ka një lidhje. Janë disa persona nga ky universitet që ishin pjesë e këtij email-i të të besuarve të Frank Plumer. Profesor Bing Liu, më 2 maj 2020 vritet. Profesori Bing ishte në një pikë kulminante për të bërë një raportim mbi kërkimet e tij për Covid-19. Ai i vra një ditë para se të jepte konferencën për shtyp që ishte lajmëruar, u vra me 3-4 plumba në shtëpi. Me siguri do ishte i pari që do ekspozonte projektin Defuse që  u mbajt i fshehtë për tre vjet. Ndërkohë vrasësi u gjet i vetëvrarë në makinë 2 kilometra larg nga shtëpia, pak çaste më  pas. Zyrtarisht u tha se vrasësi e qëlloi pasi kishin përplasje prej kohësh mbi një femër.”

    Frank Plummer, gjendet i vrarë në hotel në Kenia

    “Ky është profesori Frank Plummer. Ky ka qenë shkencëtari më i madh pas vitit 2011 i koronaviruseve në botë. Unë kisha komunikim me profesorin dhe nisa ta pyesja. Ky ishte një nga personat survejues të Wuhan-it. Ka qenë ndër shkencëtarët më të mëdhenj të AIDS-it. Pas vitit 2012 ky ishte numri një për koronaviruset. I pari që bëri hartën gjenetike të Covid-19.  Unë u futa krejt rastësisht në grupin ku profesori shpërndante informacione shkencore. Ai u gjet i vrarë në një dhomë hoteli në Nairobi të Kenias. Ata prodhuan një teori ndaj tij menjëherë pas vdekjes së tij, ku thuhet se spiunazhi biologjik kinez mori koronavirusin nga Kanadaja dhe më pas e kthyen atë në armë. Asgjë e vërtetë. Pasi ky vdiq, dy javë më vonë dy bashkëpunëtorët e tij u arrestuan pasi u akuzuan  për spiunazh. Ata u mbajtën për një vit të burgosur pa asnjë akuzë dhe u liruan.”

    Andrey Botikov, mbytet në shtëpi

    “Nuk e di nëse keni dëgjuar ndonjëherë për këtë njëri, Andrey Botikov. Edhe ky vinte nga universiteti i Pitsburgut. Ky është një nga prodhuesit e vaksinës Sputnik dhe pas pak muajsh e mbysin me rrip në shtëpinë e tij.”

    Rashid Buttar, vdes i helmuar

    “Të shkojmë te doktor Rashid Buttar. Ka qenë mjek i Pentagonit, që i trajtonte me Ivermectin pacientët dhe kishte rezultate. Një ditë të bukur shkon  i helmuar dhe e deklaron, ishin 5-6 mjekë aty, që mua më kanë helmuar me filan gjë dhe mbas pak ditësh vdiq në spital.”

    Shkencëtarët e vdekur

    Giuseppe De Donno, gjendet i varur në shtëpi

    “Ky është një tjetër, Giuseppe De Donno. Ai sugjeroi terapinë hiperimune me plazmë dhe një ditë të bukur u tha se vari veten.”

    Zhou Yusen, hidhet nga kati i dhjetë

    “Ky tjetri është një shoku i tij, Zhou Yusen nga Pitsburgu. Ai bëri një vaksinë siç duhet të ishte me proteinën Spike, jo terapi gjenetike. Për të bërë këtë gjë shkon në Wuhan dhe pasi e regjistron këtë vaksinë, çuditërisht ra nga çatia, ra nga kati i dhjetë, u hodh apo u hodhën.”

    Arne Burkhard, vdes pas autopsisë së fundit

    “Profesori Arne Burkhard që zbuloi autopsitë e personave që vdisnin nga Covid-19, vdes pak ditë pas autopsisë së fundit.”

    Luc Montangier, vdes pesë ditë pas intervistës mbi Covid

    “Profesori Luc Montagnier, ishte në moshë por më i ri së Anthony Fauci. Ky vdes zyrtarisht për shkaqe natyrale një javë pasi dha intervistën e famshme në TV 5.”

    Të arrestuar

    Didier Raoult

    “Ky është profesori Didieri i Marsejës, i cili është 73 vjeç. Akademik me një mori çmimesh të fituara, Kalorës i Urdhrit të Palmës Akademike  e i shumë çmimeve të tjera. Një shkencëtar tejet i kualifikuar që përfundon i akuzuar dhe me heqje licence dhe ishte i pari që propozoi hidroksiklorinën si terapi ndaj Covid-19.”

    Charles Lieber

    “Ky është profesor Charles Lieber. Ai arrestohet në prill të vitit 2020 dhe më pas vërtetohet se akuzat ndaj tij ishin të rreme. Akuza thoshte se Lieber krijoi dhe ua shiti koronavirusin kinezëve. Shikoni çfarë ushqimi propagandistik i është dhënë planetit, mashtrime të paimagjinueshme.  Përsëri në këtë shkrim Reuters nuk thotë të vërtetën, pavarësisht se është i vitit 2023.”

    *Pjesën në podcast mbi mjekët, shkencëtarët e profesorët e vrarë a perskutuar e dëgjoni nga minuta 25:00 deri në minutën 47:35 

    https://youtube.com/watch?v=l-SV5fDLAH8%3Ffeature%3Doembed

  • Rusia godet autobusin që transportonte punëtorë në Ukrainë, 9 të vrarë dhe 30 të plagosur

    Rusia godet autobusin që transportonte punëtorë në Ukrainë, 9 të vrarë dhe 30 të plagosur

    Nëntë persona janë vrarë pasi një dron rus goditi një autobus që transportonte punëtorë në Ukrainë, thonë zyrtarët.
    Sulmi ndodhi të mërkurën në mëngjes në qytetin jug-qendror të Marhanets.

    Serhiy Lysak, shefi rajonal i Dnipropetrovsk, tha se të paktën 30 persona u plagosën, duke shtuar se “numri i viktimave është vazhdimisht në rritje”.
    Sulmi vjen ndërsa zyrtarë nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, SHBA dhe Ukraina po përgatiten të mbajnë bisedime në Londër me qëllim sigurimin e një armëpushimi.
    Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Vlerësohet se qindra mijëra njerëz janë vrarë ose plagosur që atëherë.

    Muajin e kaluar, Moska doli me një listë të gjatë kushtesh në përgjigje të një armëpushimi të plotë që ishte rënë dakord nga SHBA dhe Ukraina.
    SHBA ka zhvilluar bisedime me Rusinë dhe veçmas me zyrtarë ukrainas dhe evropianë për të ndërmjetësuar një armëpushim./vizionplus.tv

  • Vranë 15 mjekë në Gaza, ushtria izraelite: Ishte një keqkuptim!

    Vranë 15 mjekë në Gaza, ushtria izraelite: Ishte një keqkuptim!

    Ushtria izraelite ka pranuar se një “keqkuptim operacional” dhe një “shkelje e urdhrave” çuan në vrasjen e 15 punonjësve të emergjencës në Gaza muajin e kaluar.
    Hetimi i kryer nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) evidentoi disa dështime serioze. Zëvendëskomandanti i njësisë që mori pjesë në incident është shkarkuar për raportim të pasaktë dhe jo të plotë gjatë analizës së ngjarjes.
    Ngjarja ndodhi më 23 mars, kur një autokolonë e Kryqit të Kuq Palestinez dhe e Kombeve të Bashkuara, që përfshinte ambulanca, një makinë të OKB-së dhe një zjarrfikëse, u qëllua nga ushtria izraelite. Si pasojë, humbën jetën 14 punonjës të emergjencës dhe një punonjës i OKB-së.
    IDF pretendoi se ushtarët menduan se kishin të bënin me një kërcënim armik dhe se gjashtë nga viktimat ishin pjesëtarë të Hamasit – por nuk dha prova konkrete për këto pretendime, pavarësisht se emrat e viktimave janë të njohur publikisht.
    Raporti i IDF fajësonte terrenin e rrezikshëm, pamjen e kufizuar gjatë natës dhe perceptimin e komandantit në terren për një kërcënim të menjëhershëm. Por një video e gjetur në telefonin e një mjeku të vrarë tregoi se autokolona kishte dritat dhe sinjalizimet ndezur dhe punonjësit kishin veshje reflektuese, duke rrëzuar versionin e parë të Izraelit.
    Trupat e 15 viktimave ishin mbuluar me rërë dhe u zbuluan vetëm pas një jave, për shkak të pamundësisë së agjencive ndërkombëtare për të hyrë në zonë.
    IDF gjithashtu konfirmoi se mban të ndaluar një mjek të Kryqit të Kuq Palestinez, Assad al-Nassasra, për të cilin organizatat ndërkombëtare po kërkojnë lirimin.
    Shumë organizata humanitare, përfshirë Kryqin e Kuq dhe OKB-në, kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi këtë ngjarje.
    Ky nuk është rasti i parë: vitin e kaluar, pas vrasjes së 7 punonjësve të organizatës World Central Kitchen, ushtria izraelite shkarkoi dy oficerë dhe mori masa disiplinore ndaj të tjerëve.
    Që prej nisjes së luftës më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi Izraelin duke vrarë rreth 1200 persona dhe marrë peng 251 të tjerë, ofensiva izraelite në Gaza ka lënë mbi 51,200 të vrarë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh