Tag: vrarë

  • Ekskluzive/ Maksim Çela, besniku Aldo Bares, përdori intervistën e nënës të policit të vrarë për azil në Angli

    Ekskluzive/ Maksim Çela, besniku Aldo Bares, përdori intervistën e nënës të policit të vrarë për azil në Angli

    Maksim Çela anëtari i bandës së Lushnjës në mbështetje të kërkesës për të marrë azil në Angli ka përdorur edhe një intervistë të dhënë nga nëna e policit të vrarë Klenti Bano.

    Ky është shkrimi i “The Sun” më 17 Mars 2025 nga ku Katia Bano nëna e Klenti Banos shpreh habinë se si vrasësi i djalit të saj ka mundur të hyjë në Angli.
    Ish-mësuesja 77-vjeçare e matematikës djali të cilës u vra nga banda e Lushnjës 25 vite më parë, në këtë prononcim për “The Sun”, në asnjë moment nuk flet për hakmarrje, por është shprehur se Maksim Çela duhet të vuante një dënim më të ashpër për vrasjen e të birit.
    Maksim Çela, një prej njerëzve besnik të Aldo Bares,  ka tentuar ti japë kësaj interviste të Katia Banos ngjyrime hakmarrje ndaj tij.
    Në vendimin e tribunalit të apelit të emigracionit datës 2 Maj 2025 disponuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, gjyqtari Jeremy Rintoul e rrëzoi këtë pretendim të Maksim Celës.
    “Nuk konsideroj se ka prova të mjaftueshme në artikullin nga ‘The Sun’, në të cilin nëna e policit të vrarë është intervistuar, për të justifikuar pretendimin se ajo përbën një rrezik për apeluesin Maksim Çela. Nuk ka asnjë tregues se ajo do të kishte burime të disponueshme për të realizuar ndonjë kërcënim ndaj apeluesit”.
    Më tej në vendim gjyqtari Jeremy Rintoul thotë se ai ka shqyrtuar pretendimin e Maksim Çelës nëse do të kishte mbrojtje të mjaftueshme dhe se do të ishte ende në rrezik nëse dëbohej nga Anglia në Shqipëri.
    “Unë konsideroj se apeluesi tani ka një profil dukshëm më të lartë si rezultat i publicitetit negativ që ka rrjedhur nga gazetat në median britanike në fillim të marsit 2025. Sipas mendimit tim, këto nuk janë mjaftueshëm për të përbërë një kërcënim ndaj tij apo ndonjë tregues se njerëzit do të përpiqeshin ta gjurmonin ose ta dëmtonin realisht, përkundrazi, bëhet fjalë për kërcënime të kota në rrjetet sociale”.
    Gjyqtari Jeremy K. H. Rintoul e quajti të pabazuar në ligj azil kërkimin nga Maksim Çela duke e rrëzuar apelin e ndërmarrë prej tij.
    Sipas vendimit të këtij tribunali apeli emigracioni mësohet se Maksim Çela pasi vuajti 25 vite burg në Shqipëri është liruar më 14 Dhjetor 2022.
    Pesë ditë më vonë ka udhëtuar drejt Italisë dhe Spanjës duke mbërritur më pas përmes një pasaporte fals në Angli më 16 Janar 2023 e kërkuar azil.
    Home Office ministria e brendshme britanike ia refuzoi kërkesën për azil.

    Top Channel

  • Gaza nën flakë, të paktën 40 të vrarë në 24 orë nga bombardimet izraelite

    Gaza nën flakë, të paktën 40 të vrarë në 24 orë nga bombardimet izraelite

    Të paktën 40 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa qeveria e Izraelit përgatitet të zgjerojë ofensivën ushtarake.

    Sipas autoriteteve palestineze, goditjet kanë shënjestruar zona të banuara në kampet e refugjatëve dhe qytete të ndryshme të territorit.
    Në mesin e viktimave janë edhe tre foshnje të vrara në kampin Khan Younis, ndërkohë që sulme të tjera kanë ndodhur në qytetin e Gazës, Beit Lahiya dhe kampin Bureij.
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se po marrin masa për të “zbutur dëmet ndaj civilëve”, ndërsa akuzojnë Hamasin për përdorimin e popullsisë si mburojë njerëzore – një pretendim që grupi e mohon.
    Nga rifillimi i bombardimeve më 18 mars, mbi 2,300 palestinezë janë vrarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve që nga tetori i vitit të kaluar në mbi 52,000.
    Kriza humanitare në Gaza afër kolapsit total
    Organizatat humanitare kanë paralajmëruar se situata në Gaza është në prag të një kolapsi të plotë.
    Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se ndihma është e pamjaftueshme dhe përballja me urinë është e pashmangshme nëse nuk ndryshon menjëherë qasja.
    “Kjo situatë nuk duhet – dhe nuk mund të lejohet – të përshkallëzohet më tej,” u shpreh Pascal Hundt nga KNKK.
    Ndërkohë, nuk ka përparim në negociatat për një marrëveshje të re armëpushimi, ndërsa kryeministri Netanyahu pritet të miratojë një ofensivë të re ushtarake dhe një plan të diskutueshëm për shpërndarjen e ndihmës në jug të Gazës, përmes kontraktorëve privatë – plan që zyrtarët palestinezë e kanë quajtur të “pazbatueshëm dhe joetik”.
    Kriza zgjerohet: Izraeli godet edhe në Siri
    Përveç Gazës, Izraeli ka nisur një valë të re sulmesh ajrore në Siri, duke goditur objektiva afër pallatit presidencial në Damask. Qeveria siriane ka dënuar këto veprime si “përshkallëzim të rrezikshëm”.
    Zyrtarë izraelitë thanë se ndërhyrja synon mbrojtjen e pakicës druze pas përplasjeve sektare në afërsi të Damaskut. Pesë qytetarë sirianë druzë u evakuuan natën për trajtim mjekësor në Izrael. Në të njëjtën kohë, Tel Avivi ka dislokuar trupa në zonën e dikurshme të demilitarizuar në Lartësitë e Golanit.
    Rreziku i një përshkallëzimi rajonal
    Sirenat e raketave janë dëgjuar për të dytën ditë radhazi në jug të Izraelit, pas një sulmi të pretenduar nga rebelët Huthi të Jemenit, që veprojnë me mbështetjen e Iranit dhe deklarojnë se veprojnë në solidaritet me popullin palestinez.
    Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të bëjë presion ndaj Izraelit për të lehtësuar hyrjen e ndihmës humanitare përpara vizitës së tij të paralajmëruar në Lindjen e Mesme.

    Top Channel

  • Raportohet për 11 të vrarë në Gazë, përfshirë tre fëmijë

    Raportohet për 11 të vrarë në Gazë, përfshirë tre fëmijë

    Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se nga sulmet izraelite gjatë natës në kampin e refugjatëve në Han Junis janë vrarë të pakën 11 persona, përfshirë tre fëmijë deri në 1 vjeç.
    Zëdhënësi i kësaj agjencie, Mahmud Bassal, raportoi për 11 viktima “pas bombardimeve në shtëpinë e familjes Al-Bayram në kampin në Han Junis” në jug të Gazës. Sipas tij, sulmi ndodhi në orën 03:00, sipas kohës lokale.
    Bassal tha për agjencinë AFP se tetë nga viktimat janë identifikuar se i përkasin familjes së njëjtë, përfshirë një vajzë dhe një djalë që ishin 1 vjeç, dhe një foshnje njëmuajshe.
    Ushtria izraelite ende nuk është deklaruar për këto sulme.
    Izraeli nisi ofensivën e tij ushtarake në Gazë më 18 mars pas dy muajsh armëpushim në luftën e tij kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që u nxit nga sulmi i grupit radikal në Izrael më 7 tetor 2023.
    Të premten, agjencia për mbrojtje civile në Gazë raportoi për të paktën 42 të vrarë në mbarë territorin palestinez.
    Izraeli ka ndaluar hyrjen e dërgesave humanitare në Gazë që nga 2 marsi. Kjo bllokadë, sipas Izraelit, synon që t’iu bëjë presion militantëve që të lirojnë pengjet që mbahen në Gazë.
    Agjencitë e Kombeve të Bashkuara i kanë bërë thirrje Izraelit që të heqë të gjitha kufizimet, duke argumentuar se banorët e Gazës janë duke përjetuar një katastrofë humanitare dhe kanë paralajmëruar për një krizë të urisë./REL

  • Krimet kundër njerëzimit nuk falen, përkujtohet masakra në Studime të Vushtrrisë

    Krimet kundër njerëzimit nuk falen, përkujtohet masakra në Studime të Vushtrrisë

    Në 26-vjetorin e masakrës serbe në Studime të Vushtrrisë u kërkua drejtësi për 116 shqiptarët e vrarë më 2 maj 1999.Në akademinë përkujtimore, të organizuar nga Komuna e Vushtrrisë, u kërkua edhe unitet politik.Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se strategjia gjenocidale serbe përfshiu edhe fshatrat e Vushtrrisë ku mbeten të vrarë 116 civilë. Ai theksoi se vetëm me dënim për ata që kryen këtë masakër familjarët do të gjejnë prehje, dhe paqja do të jetë e qëndrueshme.Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi tha se masakra e 2 majit ka lënë gjurmë të mëdha e te pashlyeshme, ndërsa kriminelët serbë që kryen këtë masakër ende nuk janë dënuar.Në këtë akademi përkujtimore i pranishëm ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili tha se i paharruar është kujtimi për të gjithë të rënët për liri.Sokol Gjata, në emër të familjarëve, kërkoi që amaneti i martirëve dhe të rënëve për liri mos të harrohet në zyrat e shtetit.26 vjet më parë, më 2 maj të vitit 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 116 civilë të pafajshëm shqiptarë. Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri. Dëshmitarët kishin deklaruar se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve./KosovapressMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në 26-vjetorin e masakrës serbe në Studime të Vushtrrisë u kërkua drejtësi për 116 shqiptarët e vrarë më 2 maj 1999.Në akademinë përkujtimore, të organizuar nga Komuna e Vushtrrisë, u kërkua edhe unitet politik.Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se strategjia gjenocidale serbe përfshiu edhe fshatrat e Vushtrrisë ku mbeten të vrarë 116 civilë. Ai theksoi se vetëm me dënim për ata që kryen këtë masakër familjarët do të gjejnë prehje, dhe paqja do të jetë e qëndrueshme.Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi tha se masakra e 2 majit ka lënë gjurmë të mëdha e te pashlyeshme, ndërsa kriminelët serbë që kryen këtë masakër ende nuk janë dënuar.Në këtë akademi përkujtimore i pranishëm ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili tha se i paharruar është kujtimi për të gjithë të rënët për liri.Sokol Gjata, në emër të familjarëve, kërkoi që amaneti i martirëve dhe të rënëve për liri mos të harrohet në zyrat e shtetit.26 vjet më parë, më 2 maj të vitit 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 116 civilë të pafajshëm shqiptarë. Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri. Dëshmitarët kishin deklaruar se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve./Kosovapress

  • Turisti vrau gruan me mjet prerës/Policia: Dyshohet se ishte në gjendje të dehur…

    Turisti vrau gruan me mjet prerës/Policia: Dyshohet se ishte në gjendje të dehur…

    Policia ka reaguar me një njoftim zyrtar për krimin e ndodhur në Shkodër, ku një turist ka vrarë gruan dhe pas ka qëlluar veten, i cili tashmë është transportuar në spital.
    Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rrreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira.
    Sipas policisë, dyshohet se shtetasja amerikane S.S. është vrarë me mjet prerës.
    “Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.
    Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse”, njofton policia.
    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit./Opinion.al

  • E rëndë në Shkodër/ Burri vr@t gruan, më pas q@llon edhe veten…

    E rëndë në Shkodër/ Burri vr@t gruan, më pas q@llon edhe veten…

    Këtë të premte, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një turist ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij.
    Nga informacionet paraprake, mësohet pasi ka vrarë bashkëshorten, ai ka qëlluar edhe veten dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

    Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes por po punohet për zbardhjen e tyre.

  • Ky është amerikani që vr@u gruan dhe më pas pr@u damarët në Shkodër

    Ky është amerikani që vr@u gruan dhe më pas pr@u damarët në Shkodër

    Janë zbardhur identititet i autorit dhe viktimës së krimit të rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të premte në Shkodër.
    Mësohet se shtetasi amerikan Brandon Saporito, 57 vjeç ka vrarë me thikë bashkëshortne e tij, shtetasen amerikane Sandra Holley, 53 vjeçe. Pasi ka vrarë partneren, autori ka tentuar t’i japë fund edhe vetes duke prerë damarët. Ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

    Ngjarja ka ndodhur në ambientet e banese të marrë me qira në lagjen “Gjuhadol” në afërsi të Pedonales, pranë Kishës Françeskane. Ende nuk dihen motivet e krimit.

  • Mbi 500 civilë të vrarë në Sudan në tre javët e fundit

    Mbi 500 civilë të vrarë në Sudan në tre javët e fundit

    Të paktën 542 civilë janë vrarë në rajonin e Darfurit të Veriut të Sudanit në tre javët e fundit, por “numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë”, tha sot Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

    “Tmerri i asaj që po ndodh në Sudan nuk njeh kufij. Vetëm tre ditë më parë, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) nisën sulme të koordinuara nga drejtime të ndryshme në qytetin e rrethuar El Fasher dhe kampin Abu Souk, duke vrarë të paktën 40 civilë”, tha Volker Turk në një deklaratë.
    El Fasher, kryeqyteti i shtetit të Darfurit të Veriut, është qyteti i fundit i madh në të gjithë rajonin që mbetet ende në duart e ushtrisë së rregullt nën komandën e al-Burhan, i cili është në luftë që nga prilli i vitit 2023 me paraushtarakët e WYD, nën komandën e krahut të tij të djathtë dhe që atëherë armikut të betuar, gjeneralit Mohamed Hamdan Daglo.
    “Duhet bërë gjithçka për të mbrojtur civilët e bllokuar në kushte të mjerueshme brenda dhe përreth El Fasher”, sugjeroi zyrtari i OKB-së.
    Ai shpreh shqetësim sepse OKB-ja ka paralajmëruar tashmë se do të ketë një “gjakderdhje” përpara betejave kundër Forcave të Armatosura Sudaneze (SAF).
    Turk i përshkroi gjithashtu si “jashtëzakonisht tronditëse” ekzekutimet në masë të dhjetëra njerëzve në javët e fundit në zonën e kryeqytetit Khartum, i cili u rimor nga Forcat e Armatosura Sudaneze.
    “Videot tmerruese që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë të paktën 30 burra me rroba civile që arrestohen dhe ekzekutohen nga burra të armatosur me uniforma të IDF-së në Al-Salha, në jug të Omdurmanit”, një qytet përballë Khartoumit.
    “Në një video të mëvonshme, një komandant i DTY-së pranoi vrasjet”, tha Turk.Këto ekzekutime vijnë pas vrasjeve të dhjetëra njerëzve disa javë më parë për bashkëpunim me ISI-n, kujtoi zyrtari.
    “Unë personalisht i kam informuar udhëheqësit e IDF dhe CTF mbi pasojat shkatërruese të kësaj lufte mbi të drejtat e njeriut. Këto pasoja të dhimbshme janë një realitet i përditshëm për miliona sudanezë. “Është koha për t’i dhënë fund këtij konflikti”, përfundoi ai.

    Top Channel

  • Ushtria pakistaneze vret 54 militantë, tentuan të kalonin kufirin nga Afganistani

    Ushtria pakistaneze vret 54 militantë, tentuan të kalonin kufirin nga Afganistani

    Forcat pakistaneze të sigurisë kanë vrarë 54 militantë që tentuan të kalonin në vend nga Afganistani, tha ushtria të dielën, duke shënuar një nga vrasjet më vdekjeprurëse në vitet e fundit.

    Në një deklaratë, ushtria tha se raportet e inteligjencës tregonin se militantët e vrarë ishin “Khuarij” – një frazë që qeveria përdor për talebanët pakistanezë.

    Pa fajësuar drejtpërdrejt askënd, ushtria tha se kryengritësit e vrarë ishin dërguar nga “zotët e tyre të huaj” për të kryer sulme terroriste të profilit të lartë brenda Pakistanit.

    Kryengritësit u vunë re dhe u vranë pranë ish bastionit të talebanëve pakistanezë pranë Vaziristanit të Veriut, një distrikt në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa përgjatë kufirit afgan.

    Ushtria tha se përpjekja për infiltrim erdhi “në një kohë kur India po hedh akuza të pabaza kundër Pakistanit”, pas një sulmi të fundit vdekjeprurës ndaj turistëve në Kashmirin e kontrolluar nga India.

    Pakistani në muajt e fundit ka dëshmuar një rritje të dhunës, më së shumti fajësuar për talibanët pakistanezë, të njohur si Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP).

    Është një grup i veçantë, por aleat me talebanët afganë, të cilët morën pushtetin në Afganistan në gusht 2021.

    Shumë udhëheqës dhe luftëtarë të TTP-së, kanë gjetur strehim në Afganistan që atëherë.

    Ministri i Informacionit i Pakistanit, Attaullah Tatar, të dielën tha për mediat e huaja se Nju Delhi fajësoi Islamabadin për sulmin turistik për të shpërqendruar forcat e sigurisë së Pakistanit nga fokusi i tyre në luftën në kufijtë e saj perëndimorë./ Euronews.

  • Automjeti përplaset me turmën në një festival në Kanada, raportohet për të vrarë dhe të plagosur

    Automjeti përplaset me turmën në një festival në Kanada, raportohet për të vrarë dhe të plagosur

    Një automjet u përplas në një turmë njerëzish gjatë një festivali në rrugë në qytetin e Vancouver të Kanadasë mbrëmjen e së shtunës, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur të shumtë, raporton BBC.
    Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 me orën lokale, në kryqëzimin e E. 41st Avenue dhe Fraser Street, ku po mbahej festivali vjetor Lapu Lapu – një ngjarje kulturore filipinase.
    Policia ka konfirmuar se disa persona janë vrarë, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur. Shoferi i makinës është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. Motivet e incidentit mbeten ende të paqarta.
    Në një deklaratë zyrtare në rrjetin social X, policia e Vancouver njoftoi: “Një shofer u përplas me një turmë në një festival rruge. Do të japim më shumë informacion ndërsa hetimi të ecë përpara”.