Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite të mërkurën në Gaza ka shkuar në 82. Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, si pasojë e sulmeve kanë mbetur të vrarë edhe gra e fëmijë.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza bën të ditur se mes viktimave është edhe një foshnje njëjavore. Më parë, numri i të vdekurve ishte 45, teksa nga raportimet e fundit ky numër është rritur ndjeshëm.
Kujtojmë se këto sulme vijnë në një kohë kur ndërkombëtarët bëjnë thirrje të vazhdueshme ndaj Izraelit për të ndalur bombardimet e po ashtu për të çuar ndihma ushqimore në Gaza. Jo më larg se të Martën, OKB ngriti shqetësimin për 48 orët që vijnë, ku rrezikohet jeta e 14 mijë foshnjeve.
Izraeli ka bllokuar hyrjen e ndihmave mjekësore, ushqimore dhe të karburantit në Gaza që nga fillimi i muajit Mars me qëllim për t’i bërë presion Hamasit të lirojë pengjet.
Tag: vrarë
-

Mbi 80 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
-

19 të vrarë gjatë natës në Gaza nga raketat e Izraelit, shumica e tyre fëmijë
Raketat e Izraelit kanë vrarë gjatë natës të paktën 19 persona në Gaza. Në mediat e huaja raportohet se shumica e viktimave janë fëmijë, përfshirë edhe një foshnje vetëm një javëshe.
“Kemi transportuar trupa të pajetë e dhjetëra të tjerë të plagosur në zona të ndryshme të Rripit të Gazës”, bën me dije zëdhënësi i mbrojtjes civile të Gazës Mahmud Bassal.
Këto sulme vijnë në një kohë kur ndërkombëtarët bëjnë thirrje të vazhdueshme ndaj Izraelit për të ndalur bombardimet e po ashtu për të çuar ndihma ushqimore në Gaza. Jo më larg se të Martën, OKB ngriti shqetësimin për 48 orët që vijnë, ku rrezikohet jeta e 14 mijë foshnjeve.
Izraeli ka bllokuar hyrjen e ndihmave mjekësore, ushqimore dhe të karburantit në Gaza që nga fillimi i muajit Mars me qëllim për t’i bërë presion Hamasit të lirojë pengjet. -

100 palestinezë të vrarë nga sulmet ajrore, Izraeli nis operacionet tokësore në shkallë të gjerë në Gaza
Ushtria izraelite njoftoi të dielën, më 18 maj, nisjen e operacioneve tokësore në shkallë të gjerë përgjatë veriut dhe jugut të Gazës, si pjesë e një fushate të re të quajtur “Operacioni Karrocat e Gedeonit”, ndërkohë që vendet ndërmjetësuese kanë filluar një raund të ri negociatash për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.
Më herët gjatë ditës, Ministria e Shëndetësisë e administratës së Hamasit në Rripin e Gazës njoftoi se “të gjitha spitalet publike” në pjesën veriore të territorit palestinez kanë dalë jashtë funksioni, pasi ushtria izraelite ka rrethuar spitalin e fundit publik që funksiononte në këtë zonë.
“Okupimi izraelit ka intensifikuar rrethimin, me zjarr të ashpër përreth Spitalit Indonezian dhe zonës përreth, duke penguar mbërritjen e pacientëve, stafit mjekësor dhe furnizimeve, gjë që detyroi spitalin të mbyllet”, thuhet në një komunikatë të ministrisë, ku shtohet se “të gjitha spitalet publike në qarkun e Gazës, në veri, nuk funksionojnë më”.Palestinezët pa ushqim dhe barna – negociatat në vazhdim
Ndërkohë, gjatë natës, sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 100 palestinezë në Rripin e Gazës.
Në kuadër të rrethimit të ashpër të territorit palestinez, Izraeli ka bllokuar hyrjen e barnave, ushqimeve dhe karburanteve në Gaza që nga fillimi i marsit, si pjesë e një përpjekjeje për të detyruar Hamasin të lirojë pengjet izraelite. Po ashtu, janë miratuar plane që përfshijnë mundësinë e pushtimit të plotë të Rripit të Gazës dhe marrjes nën kontroll të ndihmës humanitare.
Hamas ka deklaruar se do të lirojë pengjet në këmbim të një armëpushimi izraelit.
Vendet ndërmjetësuese, Egjipti dhe Katari, me mbështetjen e SHBA-së, kanë nisur një raund të ri bisedimesh indirekte për një ndalim zjarri mes të dy palëve. Megjithatë, burime pranë negociatave i thanë agjencisë Reuters se deri tani nuk është arritur ndonjë përparim i rëndësishëm.
Netanjahu i hapur për marrëveshje që përfshin përfundimin e operacioneve në Gaza
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se është i hapur për një marrëveshje që do të përfshinte përfundimin e operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës, ku dhjetëra palestinezë, shumica prej tyre fëmijë, janë vrarë në sulme të fundit izraelite.
Megjithatë, Netanjahu theksoi se çdo marrëveshje duhet të përfshijë “dëbimin” e organizatës islamike palestineze Hamas dhe “çarmatosjen” e të gjithë territorit të Gazës, që ndodhet nën rrethim dhe është shkatërruar pas më shumë se 19 muajsh lufte, sipas një deklarate të zyrës së tij.
Të paktën 464 palestinezë të vrarë në një javë
Të paktën 464 palestinezë janë vrarë nga sulmet ushtarake izraelite në Gaza gjatë javës së fundit, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë në territorin e rrethuar.
Gjithashtu raportohet se 1.418 palestinezë janë plagosur në të njëjtën periudhë, nga 11 deri më 17 maj. Numri total i të vrarëve palestinezë që nga 7 tetori 2023 ka kaluar shifrën 53.000. -

Dhjetëra të vrarë në Gaza, Izraeli nis ofensivën masive tokësore, zhvendosen mijëra palestinezë
Forcat ajrore të Izraelit kanë vrarë të paktën 146 palestinezë në sulme të reja në Gaza gjatë 24 orëve të fundit dhe plagosën shumë të tjerë, ndërsa Tel Avivi po bëhet gati për të vazhduar një ofensivë të re tokësore masive.
Sulmet izraelite që nga e enjtja kanë parë një nga fazat më vdekjeprurëse të bombardimeve që nga prishja e armëpushimit në mars.
Sulmet e fundit erdhën ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump përfundoi turneun e tij në Lindjen e Mesme të premten pa ndonjë përparim të dukshëm drejt një armëpushimi të ri.Ushtria izraelite tha këtë të shtunë se po kryente sulme të gjera dhe po mobilizonte trupa si pjesë e përgatitjeve për të zgjeruar operacionet në Rripin e Gazës dhe për të arritur kontroll operacional në zonat e enklavës palestineze.
Sistemi shëndetësor i Gazës është thuajse jofunksional, me spitalet që janë goditur në mënyrë të përsëritur nga ushtria izraelite gjatë luftës 19-mujore dhe me furnizimet mjekësore që po shterohen, pasi Izraeli e ka shtrënguar bllokadën kufitare që nga muaji mars.
Përshkallëzimi që përfshin edhe grumbullimin e forcave të blinduara përgjatë kufirit, është pjesë e fazave fillestare të ‘Operacionit Karrocat e Gideonit’, që Izraeli thotë se synon të mposhtë Hamasin dhe të rikthejë pengjet e tij.
Organizatat ndërkombëtare përfshirë Kombete e bashkuara po bëjnë thirrje për krizën humanitare në Gaza dhe parandalimin e një situatë katastrofike.
/vizionplus.tv -

Gjendet e vrarë brenda makinës një grua në Tiranë, çfarë dyshohet
Një grua është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti tip “Volvo” në Tiranë.
Nga informacionet paraprake mësohet se bëhet fjalë për një 38-vjeçare, e dentifikuar si shtetasja Erelina. Xh. teksa ngjarja ka ndodhur në zonë e Liqenit të Thatë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë.
Mësohet se ajo ishte e ulur në sendiljen e pasagjerit, ku edhe u gjet e pajetë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet një komunikatë nga ana e Policisë. -

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
Ushtria izraelite ka kryer sulme të shumta në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Han Junis, gjatë natës së mbrëmshme dhe në mëngjesin e së enjtes, duke i vrarë më shumë se 50 njerëz, thanë autoritetet.
Kjo ishte nata e dytë radhazi që ushtria izraelite kryen bombardime të rënda në Gazë.
Ndërkohë, një sulm tjetër ajror në veri të territorit palestinez la të vdekur më shumë se dhjetëra njerëz, thanë autoritetet.
Sulmet ndodhën derisa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndodhet në Lindjen e Mesme, ku po i viziton vendet e Gjirit, por jo edhe Izraelin.
Ka pasur shpresa të mëdha se vizita rajonale e Trumpit mund të çonte në një marrëveshje armëpushimi, ose në rifillimin e rrjedhës së ndihmave humanitare për Gazën. Izraeli e ka ndaluar futjen e ndihmave në Gazë tash e tre muaj.
Një kameraman i Associated Press në Han Junis numëroi 10 sulme ajrore mbi këtë qytet gjatë natës deri në mëngjesin e së enjtes dhe pa shumë trupa të dërguar në morgun e spitalit Nasser.
Morgu i spitalit konfirmoi se 54 njerëz janë vrarë.
Në mesin e të vdekurve është edhe një gazetar që punonte për rrjetin televiziv nga Katari, Al Araby TV, njoftoi rrjeti në rrjetet sociale, duke thënë se Hasan Samour u vra së bashku me 11 anëtarë të familjes së tij në një nga sulmet në Han Junis.
Ushtria izraelite nuk i ka komentuar këto sulme deri tani.
Kjo ishte nata e dytë e bombardimeve të rënda, pas sulmeve ajrore të së mërkurës në veri dhe jug të Gazës që vranë të paktën 70 njerëz, përfshirë dhjetëra fëmijë.
Izraeli zotohet se do ta përshkallëzojë luftën
Të martën, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se “nuk ka shanse” që Izraeli ta ndalë luftën në Gazë, duke shuar shpresat për arritjen e ndonjë armëpushimi.
Në komunikatën e publikuara nga zyra e Netanyahut të martën, kryeministri tha se forcat izraelite janë vetëm disa ditë larg përshkallëzimit të premtuar të forcës dhe do të futën në Gazë “me forcë të madhe për ta përfunduar misionin… Kjo do të thotë shkatërrimin e Hamasit”.
Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Izraeli e ka ndaluar plotësisht importin në Gazë, përfshirë importimin e ushqimit dhe ilaçeve, për më shumë se 10 javë.
Organizatat humanitare thonë se furnizimet me ushqime janë drejt përfundimit dhe uria është përhapur gjerësisht.
Izraeli thotë se po e bën këtë në mënyrë që të ushtrojë trysni ndaj Hamasit për t’i liruar pengjet.
Ushtria izraelite e rifilloi ofensivën në mars, duke e prishur armëpushimin që kishte mundësuar lirimin e më shumë se 30 pengjeve.
Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 59 pengje mbeten në Gaza, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.
Lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 52.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL -

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën 54 persona
Ushtria izraelite ka kryer sulme të shumta në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Han Junis, gjatë natës së mbrëmshme dhe në mëngjesin e së enjtes, duke i vrarë më shumë se 50 njerëz, thanë autoritetet.
Kjo ishte nata e dytë radhazi që ushtria izraelite kryen bombardime të rënda në Gazë.
Ndërkohë, një sulm tjetër ajror në veri të territorit palestinez la të vdekur më shumë se dhjetëra njerëz, thanë autoritetet.Sulmet ndodhën derisa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndodhet në Lindjen e Mesme, ku po i viziton vendet e Gjirit, por jo edhe Izraelin.
Ka pasur shpresa të mëdha se vizita rajonale e Trumpit mund të çonte në një marrëveshje armëpushimi, ose në rifillimin e rrjedhës së ndihmave humanitare për Gazën. Izraeli e ka ndaluar futjen e ndihmave në Gazë tash e tre muaj.
Një kameraman i Associated Press në Han Junis numëroi 10 sulme ajrore mbi këtë qytet gjatë natës deri në mëngjesin e së enjtes dhe pa shumë trupa të dërguar në morgun e spitalit Nasser.
Morgu i spitalit konfirmoi se 54 njerëz janë vrarë.
Në mesin e të vdekurve është edhe një gazetar që punonte për rrjetin televiziv nga Katari, Al Araby TV, njoftoi rrjeti në rrjetet sociale, duke thënë se Hasan Samour u vra së bashku me 11 anëtarë të familjes së tij në një nga sulmet në Han Junis.
Ushtria izraelite nuk i ka komentuar këto sulme deri tani.
Kjo ishte nata e dytë e bombardimeve të rënda, pas sulmeve ajrore të së mërkurës në veri dhe jug të Gazës që vranë të paktën 70 njerëz, përfshirë dhjetëra fëmijë.
Izraeli zotohet se do ta përshkallëzojë luftën
Të martën, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se “nuk ka shanse” që Izraeli ta ndalë luftën në Gazë, duke shuar shpresat për arritjen e ndonjë armëpushimi.
Në komunikatën e publikuara nga zyra e Netanyahut të martën, kryeministri tha se forcat izraelite janë vetëm disa ditë larg përshkallëzimit të premtuar të forcës dhe do të futën në Gazë “me forcë të madhe për ta përfunduar misionin… Kjo do të thotë shkatërrimin e Hamasit”.
Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Izraeli e ka ndaluar plotësisht importin në Gazë, përfshirë importimin e ushqimit dhe ilaçeve, për më shumë se 10 javë.
Organizatat humanitare thonë se furnizimet me ushqime janë drejt përfundimit dhe uria është përhapur gjerësisht.
Izraeli thotë se po e bën këtë në mënyrë që të ushtrojë trysni ndaj Hamasit për t’i liruar pengjet.
Ushtria izraelite e rifilloi ofensivën në mars, duke e prishur armëpushimin që kishte mundësuar lirimin e më shumë se 30 pengjeve.
Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 59 pengje mbeten në Gaza, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.
Lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 52.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL -

Spitalet në Gaza: Më shumë se 40 palestinezë të vrarë në sulmet e fundit izraelite
Më shumë se 40 persona janë vrarë në sulmet e fundit izraelite në të gjithë Rripin e Gazës, sipas burimeve spitalore.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ka raportime se të paktën 36 trupa u dërguan në spitalet në jug, të cilat u përballën me bombardime intensive izraelite gjatë natës.
Ndërkohë sulme të ashpra izraelite mbi territorin e Gazëz u kryen edhe ditën e djeshme, ku u regjistruan disa viktima.
Disa shtëpi në zonën veriore të Jabalia-s në Gaza thuhet se u shkatërruan në sulmet izraelite të një nate më parë.
Sipas mediave të huaja, të paktën 50 palestinezë janë vrarë parmbrëmë në një seri sulmesh ajrore izraelite në veri të Gazës, thotë një spital lokal.
Spitali indonezian raportoi se 22 fëmijë dhe 15 gra ishin midis të vdekurve pasi një numër shtëpish në qytetin Jabalia dhe në kampin e refugjatëve u goditën gjatë natës. Një video e shpërndarë në internet dukej se tregonte të paktën një duzinë trupash atje.
-

Incident në Vorë në QV/ Noka: Do të të marr zvarrë. Qytetari: Çfarë do ti këtu, keni vrarë 26 persona
Një incident ka ndodhur para pak çastesh në Vorë, ku Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është përplasur me një qytetar në qendrën e votimit.
Noka e ka aukzuar qytetarin se po intimidon votuesit, por nga ana tjetër qytetari theksoi se dhe ai është votues.
Përplasja brend QV:Noka: Do të të marr zvarrë. Je pjesë e bandës së Xhabaftit.
Qytetari: Ti nuk e pranon humbjen, unë jam votues.Pas kësaj Noka ka dalë jashtë ambinteve të QV ku ka vijuar pëplasjen sërish me qytetarët.
Vijon përplasja:
Noka: E gjithë banda e Xhabaftëve është instaluar këtu dhe po vëzhgon.
Qytetari: Çfarë ke me mua, jam unë Xhabaft. Kam ardhur për të votuar këtu.
Noka: Unë kam vetëm një detyrë, të paralajmëroj.
Qytetari: Mos më kërcëno. Çfarë do ti këtu në Vorë. Ne jemi qytetarë që kemi ardhur të votojmë. Nuk ju duam në Vorë se keni vrarë 26 njerëz dhe fëmijë. -

EMRI/ Identifikohet 37-vjeçari shqiptar i vrarë në Itali, arrestohen dy të rinj
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Prato të Italisë më 8 maj.
Një 37-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë si pasojë e një konflikti që mbetet ende i paqartë.
Siç shkruan La Nazione, viktimë nga kjo ngjarje mbeti Vladimir Lleshi. Në lidhje me vrasjen janë arrestuar gjatë natës dy të rinj, po shqiptarë, njëri 17 dhe tjetri 19 vjeç.
Ata kanë treguar para oficerëve të policisë se do të takoheshin me Lleshin për shkak të disa mesazheve që i ishin dërguar një vajze.
Dy të rinjtë thanë se ndërkohë Lleshi kishte shkuar në shoqërinë e dy burrave të tjerë. Sipas tyre, nga ai moment ka nisur një sherr që ka pasuar me një tentativë sulmi nga 37-vjeçari Lleshi dhe shokët e tij.
Dyshohet se të rinjtë kanë ikur me vrap dhe më pas e kanë sulmuar 37-vjeçarin me një kaçavidë derisa e vranë. Një goditje thuhet se i preku zemrën.
Lleshi u dërgua në spital, por ndërroi jetë aty, pak kohë më vonë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Autoritetet kanë urdhëruar që trupit të pajetë të 37-vjeçarit t’i kryhet autopsia për të kuptuar më qartë dinamikën e ngjarjes. Po ashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë me qëllim hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.