Tag: vrarë

  • Dhunoi për vdekje 58-vjeçarin grek! Burg për shqiptarin: Kërkoj ndjesë, por s’kam vrarë askënd, më sulmoi…

    Dhunoi për vdekje 58-vjeçarin grek! Burg për shqiptarin: Kërkoj ndjesë, por s’kam vrarë askënd, më sulmoi…

    Igli Shano

    GREQI-Igli Shano, 29 vieç i akuzuar për rrahjen për vdekje të një shoferi 58-vjeçar grek në Neos Kosmos të Athinës u la në burg nga Gjykata Evelpidon. Gjatë seancës në Gjykatën Evelpidon, shqiptari theksoi se viktima e kishte sulmuar i pari dhe pretendoi se vdekja nuk ishte shkaktuar nga goditjet e tij, por nga “miokarditi hipertrofik”. 29-vjeçari insistoi se nuk kishte qëllim të vriste viktimën. 
    “Kërkoj ndjesë për çdo përfshirje që kam pasur në incident, por unë nuk kam vrarë askënd. Pati një akt agresiv ndaj meje. Ai e shkaktoi situatën. Ne nuk kishim histori të mëparshme, as nuk njiheshim. Ai më sulmoi,”-deklaroi Shano, raporton Protothema.

    Ngjarja ndodhi në Neo Kosmo të Athinës. Fillimisht u mendua se shkak i vdekjes ishte aksidenti automobilistik, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi shenja dhune tek 58-vjeçari grek. Në pamjet e siguruar nga kamerat e sigurisë rezulton se shqiptari e ka kapur burrin nga koka dhe e ka goditur vazhdimisht në timon. Siç raportuan burimet policore, makina e viktimës ishte e mbuluar me gjak, “madje edhe xhami i përparmë ishte i thyer”. Ndaj 29-vjeçarit është ngritur procedim penal për veprën penale të vrasjes me dashje në gjendje të qetë mendore./ZËRI

  • UNICEF: Në Gaza vriten të paktën 2 fëmijë në ditë

    UNICEF: Në Gaza vriten të paktën 2 fëmijë në ditë

    Të paktën 67 fëmijë janë vrarë edhe pasi hyri në fuqi armëpushimi në Gaza. OKB ngriti shqetësimin për këtë situatë duke bërë apel që të ndalet konflikti.
    “Dhjetëra të tjerë janë plagosur. Kjo është një mesatare prej pothuajse dy fëmijësh të vrarë çdo ditë që kur hyri në fuqi armëpushimi”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, Ricardo Pires .Ndërsa nënvizoi se furnizimet me ushqim janë duke u përmirësuar në Gaza, por ende nuk plotësojnë totalisht nevojat humanitare.
    “Mbështetja e vazhdueshme është thelbësore për të ndihmuar familjet të rivendosin shëndetin, ushqyerjen dhe jetën e tyre”, tha në një intervistë për gazetarët në Gjenevë Martin Penner, një zëdhënës i WFP-së.

  • Frrok Çupi: 21 Janari është krim shtetëror, SPAK duhet ta hetojë si gjenocid

    Frrok Çupi: 21 Janari është krim shtetëror, SPAK duhet ta hetojë si gjenocid

    TIRANË- Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Real Story”, tha se ka angazhim edhe ndërkombëtare për zbardhjen e krimit shtetëror të 21 janarit, ku katër qytetarët protestuese u qëlluan për vdekje teksa po protestonin kundër qeverisë së asaj kohe, që drejtohej nga Sali Berisha.
    Ai theksoi se SPAK duhet të hetojë 21 janarin si “gjenocid”, sepse qeveria bëri ligj për të vrarë njerëz.
    “Është angazhuar SHBA, është angazhuar Gjykata e Strasburgut, ka një angazhim të madh jashtë vendit më shumë se SPAK apo gjykata, përderisa në këtë rendësi që po flasim, ky fenomen dhe kjo gjë që ndodhi këtu të ndalohet menjëherë sepse kërcënon njëzimin.
    Marrim gjënë më të fundit, edhe sikur gardisti ta ketë vrarë konform ligjit, qeveria është gjenocidale, sepse ka bërë një ligj që vret njerëz.
    Këta njerëz janë vrarë në mënyrë  joligjore. Kjo nuk ka asnjë tolerancë. SPAK duhet ta gjykojë si gjenocid, ose të paktën si vrasje e qeverisë në rrethana jashtëligjore, e cila ka shkaktuar viktima.”, tha ai.

  • Berisha në SPAK për 21 Janarin/ Analisti: Nuk shpëton pa burgim të përjetshëm! Doli nga prokuroria i qeshur për 4 vrasjet që ka bërë!

    Berisha në SPAK për 21 Janarin/ Analisti: Nuk shpëton pa burgim të përjetshëm! Doli nga prokuroria i qeshur për 4 vrasjet që ka bërë!

    Kryetari i Partisë Demokratike u paraqit ditën e sotme në SPAK për të dhënë llogari mbi 4 vrasjet e ndodhura në 21 janar 2021, kohë ku protestohej përpara kryeministrisë dhe ai ishte kryeministër. Për të analizuar këtë ngjarje, për Report Tv në ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori, ishte i ftuar analisti Arben Meçe. 
    Meçe tha se SPAK nuk po heton vetëm personin që ka dhënë urdhrin, por një strukturë të mirëfilltë që në bashkëpunim, vranë 4 protestues e pafajshëm, tentuan zhdukjen e provave dhe dezinformuan publikun. Ndër të tjera, ai tha se pas daljes nga SPAK Berisha kishte në fytyrë imazhin e një personi të kënaqur për krimet që kishte bërë. 
    “Prezenca ishte një ngjarje që përbën ngjarje në Shqipëri që lidhet me fillimin e procedimit real për një 21 janarin. Në fakt në korrik është bërë regjistrimi në SPAK për 3 vepra penale. Gjithë procedimi nuk lidhet me protestën por m vrasjet. Procedimi është i qartë që n pikën e parë ku vepër penale ka ‘vrasje në rrethana cilësuese’ të dy apo 4 persona kryer në bashkëpunim, pikë të dytë ‘shpërdorim detyre’ dhe tre atë për ‘zhdukjen e provave’. Për herë të parë ngjarja duhet që trajtohet si një ngjarje gjithëpërfshirëse, si një skenë krimi që ka në vetvete bashkëpunimin. Ngjarja nuk zhvillohet vetëm për personin që ka qëlluar ndaj viktimës, por  i gjithë grupi pjesëmarrës deri tek ideatori. 
    Skema e bashkëpunimit na jep perceptimin që SPAK nuk po heton vetëm urdhër dhënësin, por të gjithë mekanizmin që ka përgatitur vrasjet, atë që ka tentuar të zhdukë provat dhe që ka tentuar të manipulojë të gjithë procesin deri në Prokurorinë e Përgjithshme. Nuk është çështja kush dha urdhër, kjo është një nga segmentet më ordinere të çështjes. Kemi 4 persona të vrarë, po kush është skema. Më indinjoi vetëkënaqësia e tij dhe shprehia që të ngjall neveri për një person që lumturohej e kishte vrarë 4 persona. Nuk shprehi njëfarë pendese për 4 persona të vrarë. Shpesh herë ai qesh, në përgjigjet dukej sikur po dilte triumfator”, tha analisti. 
    Analistri Arben Meçe gjithashtu krahasoi protestën e 21 janarit me atë të 14 shtatorit, kësaj radhe të organizuar nga Lulzim Basha në krye të PD kur deputetët arritën që të futeshin në godinën e kryeministrisë dhe nuk pati asnjë person të vrarë apo të lënduar. 
    Meçe rendit dhe në mënyrë kronologjike të gjithë ndodhitë e 21 janarit deri në vrasjen e 4 personave nga plumba të lëshuara nga kryeministria. Analisti thotë se përpara se ata të vriteshin, godina është kërcënuar disa herë nga prezenca e qytetarëve, por në momentin e krimit, nuk ka pasur asnjë rrezik real që i kanosej shtetit. 
    “Në demokraci në mënyrë absolute ndalohet përdorimi i mendimit që do të vrasësh jo më ta bësh. Nëse do të ishim në këtë logjikë, ne kemi 14 shtatorin që persona u futën brenda godinës, u sulmua objekti dhe nuk pati të vrarë. Në periudhën kur PD e drejtonte tradhtari Basha dhe pjesëtarët në protestë, janë diku të 6-7 protesta që ka sulm fizik mbi kryeministrinë dhe nuk është përdorur arma. 
    Në 20 janar, kemi një përplasje, kemi përdorim të gazit lotsjellës ku automatikisht e gjithë trupa policore u s’postua. Skema e mbrojtjes ka qenë mediokre. Në shesh mbeten qytetarët dhe hipën mbi gardh. Më pas është organizatorët e protestës i largojnë. Kemi hapjen e portës qendrore të kryeministrisë që ka qenë e mbërthyer  me një zinxhir me diametër 08 centimetra. Kush e hapi këtë derë? Ke përdorim të vazhdueshëm të armëve kallashnikov që është përdorur nga garda brenda rrethimit me fishekë manovër Kur përfundimisht turma ishte e tërhequr dhe nuk ishim në kushtet e sulmit, këtu është bërë vrasja.  Berisha e di që vrasja nuk është bërë nga garda por nga një strukturë shumë e veçantë me lidhje të drejtpërdrejtë me Berishën”. 
    Në përfundim të intervistës, Meçe tha se vrasja konsiderohet si një veprat më të rënda penale, ndërsa në rastin konkret kemi të bëjmë me një grup të strukturuar të përfshirë në këtë vepër. Arben Meçe thotë se për këtë ngjarje, Berishën e pret burgimi i përjetshëm. 

  • “Dëshmitë e reja po e fundosin ish-kryeministrin”, Meçe trondit: Berisha drejt burgimit të përjetshëm për 21 Janarin

    “Dëshmitë e reja po e fundosin ish-kryeministrin”, Meçe trondit: Berisha drejt burgimit të përjetshëm për 21 Janarin

    Kryetari i Partisë Demokratike u paraqit ditën e sotme në SPAK për të dhënë llogari mbi 4 vrasjet e ndodhura në 21 janar 2021, kohë ku protestohej përpara kryeministrisë dhe ai ishte kryeministër. Për të analizuar këtë ngjarje, për një emision televziziv, ishte i ftuar analisti Arben Meçe.
    Meçe tha se SPAK nuk po heton vetëm personin që ka dhënë urdhrin, por një strukturë të mirëfilltë që në bashkëpunim, vranë 4 protestues e pafajshëm, tentuan zhdukjen e provave dhe dezinformuan publikun. Ndër të tjera, ai tha se pas daljes nga SPAK Berisha kishte në fytyrë imazhin e një personi të kënaqur për krimet që kishte bërë.
    “Prezenca ishte një ngjarje që përbën ngjarje në Shqipëri që lidhet me fillimin e procedimit real për një 21 janarin. Në fakt në korrik është bërë regjistrimi në SPAK për 3 vepra penale. Gjithë procedimi nuk lidhet me protestën por m vrasjet. Procedimi është i qartë që n pikën e parë ku vepër penale ka ‘vrasje në rrethana cilësuese’ të dy apo 4 persona kryer në bashkëpunim, pikë të dytë ‘shpërdorim detyre’ dhe tre atë për ‘zhdukjen e provave’. Për herë të parë ngjarja duhet që trajtohet si një ngjarje gjithëpërfshirëse, si një skenë krimi që ka në vetvete bashkëpunimin. Ngjarja nuk zhvillohet vetëm për personin që ka qëlluar ndaj viktimës, por i gjithë grupi pjesëmarrës deri tek ideatori.Skema e bashkëpunimit na jep perceptimin që SPAK nuk po heton vetëm urdhër dhënësin, por të gjithë mekanizmin që ka përgatitur vrasjet, atë që ka tentuar të zhdukë provat dhe që ka tentuar të manipulojë të gjithë procesin deri në Prokurorinë e Përgjithshme. Nuk është çështja kush dha urdhër, kjo është një nga segmentet më ordinere të çështjes. Kemi 4 persona të vrarë, po kush është skema. Më indinjoi vetëkënaqësia e tij dhe shprehia që të ngjall neveri për një person që lumturohej e kishte vrarë 4 persona. Nuk shprehi njëfarë pendese për 4 persona të vrarë. Shpesh herë ai qesh, në përgjigjet dukej sikur po dilte triumfator”, tha analisti.
    Analistri Arben Meçe gjithashtu krahasoi protestën e 21 janarit me atë të 14 shtatorit, kësaj radhe të organizuar nga Lulzim Basha në krye të PD kur deputetët arritën që të futeshin në godinën e kryeministrisë dhe nuk pati asnjë person të vrarë apo të lënduar.
    Meçe rendit dhe në mënyrë kronologjike të gjithë ndodhitë e 21 janarit deri në vrasjen e 4 personave nga plumba të lëshuara nga kryeministria. Analisti thotë se përpara se ata të vriteshin, godina është kërcënuar disa herë nga prezenca e qytetarëve, por në momentin e krimit, nuk ka pasur asnjë rrezik real që i kanosej shtetit.
    “Në demokraci në mënyrë absolute ndalohet përdorimi i mendimit që do të vrasësh jo më ta bësh. Nëse do të ishim në këtë logjikë, ne kemi 14 shtatorin që persona u futën brenda godinës, u sulmua objekti dhe nuk pati të vrarë. Në periudhën kur PD e drejtonte tradhtari Basha dhe pjesëtarët në protestë, janë diku të 6-7 protesta që ka sulm fizik mbi kryeministrinë dhe nuk është përdorur arma.
    Në 20 janar, kemi një përplasje, kemi përdorim të gazit lotsjellës ku automatikisht e gjithë trupa policore u s’postua. Skema e mbrojtjes ka qenë mediokre. Në shesh mbeten qytetarët dhe hipën mbi gardh. Më pas është organizatorët e protestës i largojnë. Kemi hapjen e portës qendrore të kryeministrisë që ka qenë e mbërthyer me një zinxhir me diametër 08 centimetra. Kush e hapi këtë derë? Ke përdorim të vazhdueshëm të armëve kallashnikov që është përdorur nga garda brenda rrethimit me fishekë manovër Kur përfundimisht turma ishte e tërhequr dhe nuk ishim në kushtet e sulmit, këtu është bërë vrasja. Berisha e di që vrasja nuk është bërë nga garda por nga një strukturë shumë e veçantë me lidhje të drejtpërdrejtë me Berishën”.
    Në përfundim të intervistës, Meçe tha se vrasja konsiderohet si një veprat më të rënda penale, ndërsa në rastin konkret kemi të bëjmë me një grup të strukturuar të përfshirë në këtë vepër. Arben Meçe thotë se për këtë ngjarje, Berishën e pret burgimi i përjetshëm.

  • E rëndë në Itali/ Nëna gjendet e mbytur në det, i biri 8 vjeçar ishte vrarë në banesë

    E rëndë në Itali/ Nëna gjendet e mbytur në det, i biri 8 vjeçar ishte vrarë në banesë

    Autoritetet italiane kanë zbuluar mbrëmjen e djeshme dy viktima, nënë e bir në zona të ndryshme të Salentos.

    Një grua 35-vjeçare, Najoua Minniti, u gjet në det pranë Torre dell’Orso nga një zhytës që njoftoi menjëherë rojen bregdetare.
    Ndërkohë, në banesën e saj në Calimera, karabinierët konstatuan të pajetë të birin, Elia Perrone, 8 vjeç cili kishte shenja dhune të shkaktuara me një mjet të mprehtë.
    Babai i fëmijës kishte njoftuar autoritetet pasi nuk po arrinte të kontaktonte as me ish-bashkëshorten, as me djalin, ndërsa vogëlushi nuk ishte paraqitur në shkollë atë mëngjes.
    Prokuroria e Leçes po heton pistën që Minniti mund të ketë vrarë fëmijën dhe më pas të jetë vetëhedhur në det, por priten rezultate të mëtejshme dhe verifikime të plotësuara nga autopsia. Sipas dëshmive të para, rreth orës 12:30 ajo ka pasur një debat në telefon dhe më pas është larguar me makinë. Dy orë më vonë, trupi i saj u gjet në det.
    Minniti, e cila punonte në resorte turistike, thuhet se kohët e fundit po kalonte vështirësi personale dhe ekonomike. Në rrjetet sociale, vetëm pak javë më parë, ajo kishte postuar një foto familjare duke shkruar: “Jemi mirë, herë pas here arrijmë të mblidhemi të gjithë bashkë.”

    Top Channel

  • “Gjallë a vdekur nuk ndahesh prej meje”/ Trondit tezja e Daorsa Spahijas në “Shqipëria Live”: E vrau i dashuri, kemi prova me mesazhe

    “Gjallë a vdekur nuk ndahesh prej meje”/ Trondit tezja e Daorsa Spahijas në “Shqipëria Live”: E vrau i dashuri, kemi prova me mesazhe

    Tezja e Daorsa Spahijas, studentes së mjekësisë që dyshohet se u vetëvra në Tetovë, pretendon se ajo është vrarë nga i dashuri.

    Në intervistën ekskluzive për “Shqipëria Live”, tezja e viktimës thotë se ajo prej kohësh vuante nga presioni dhe xhelozia e të dashurit të saj.
    “Ne dyshojmë se Daorsa është vrarë. Nuk ka qenë me mendime për ta vrarë veten, ka pasur qëllime të mëdha në jetë. Ka menduar për doktoraturë në Tiranës. Vetëm është vrarë, këto mendojmë ne familja. E ka vrarë i dashuri që ka qenë në lidhje. Ka qenë lidhje familjare është prezantuar në familje. Ka pasur xhelozi të madh, kërcënime, kemi gjetur prova dhe dëshmi. “Nuk guxon të më lësh”-i ka thënë ai. Ai i ka thënë kam një vajzë që jeton me nënën, nuk kam partnere.
    Ditën që është vrarë më ka kontaktuar në 11:30 paradite me kamera mbesa. Nuk ka shfaqur shqetësim. Dhunën psikike jam dëshmitare, i kërkonte të mbante kamerën hapur natën. Nuk e di si i ka dhënë provimet në presionin e tij. E ka vrarë se në muajin Gusht kur Daorsa është ndarë, i ka bërë presion. I ka thënë ose gjallë ose vdekur Daorsa prej meje nuk ndahet. Nuk e di pse është në liri”-tregoi tezja.
    Tezja e viktimës hodhi akuza edhe për shoqen e Daorsës, e cila sipas saj, ka gisht në këtë vrasje duke fshehur informacionet që di.

    Top Channel

  • Droni rus godet një pallat në Kiev, gjashtë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

    Droni rus godet një pallat në Kiev, gjashtë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

    Një dron rus u përplas në një pallat banimi në lindje të Kievit, duke vrarë gjashtë persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë, ndërsa sulmet ajrore goditën pothuajse çdo lagje të kryeqytetit gjatë natës.
    Sipas autoriteteve, droni hyri në katin e shtatë të ndërtesës dhe shpërtheu, duke shkaktuar shembjen e kateve nga i teti deri në të katërtin.
    Më shumë se 40 persona u shpëtuan, përfshirë banorë të bllokuar nën rrënoja, ndërsa zjarret dhe mbeturinat e rëna dëmtuan disa pallate të tjera, një spital, një shkollë dhe godina të tjera publike. Dëmet e mëdha në sistemin energjetik lanë një pjesë të qytetit pa ngrohje.
    Gjatë sulmeve, vargjet e shpërthimeve u ndien në të gjithë Kievit, ndërsa autoritetet u kërkuan banorëve të strehoheshin menjëherë pas mesnatës. Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike.
    Ndërkohë, Ukraina goditi infrastrukturën e naftës në Rusi, duke sulmuar me dronë një nga terminalet më të mëdha të eksportit në Novorossiysk, ku shpërtheu zjarr në rafinerinë e Sheskharis dhe u plagosën katër persona. Eksportet e naftës u pezulluan, ndërsa u raportua se u dëmtuan edhe një anije dhe një bllok banimi.
    Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi përdorimin e raketave me rreze të gjatë “Long Neptune” në sulmet kundër objektivave ruse, duke e quajtur ofensivën e Moskës “të ligë dhe të llogaritur”. Ai tha se Rusia lëshoi rreth 430 dronë dhe 18 raketa gjatë natës.
    Sulmet e fundit vijnë vetëm pak ditë pas një tjetër ofensivë ruse që la gjashtë të vrarë dhe shkaktoi dëme të mëdha në banesa dhe infrastrukturë energjetike në Ukrainë, ndërsa lufta vijon me intensitet në të gjithë vendin.

  • “Populli ynë është vrarë nga Berisha”, Çupi shpërthen: As ushtria, as drejtësia s’i mposhtën vrasësit e 21 janarit

    “Populli ynë është vrarë nga Berisha”, Çupi shpërthen: As ushtria, as drejtësia s’i mposhtën vrasësit e 21 janarit

    Pas mbledhje së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri i vendit Edi Rama ishte i ftuar në një emision televiziv ku komentoi zhvillimet politike dhe të drejtësisë në vendin tonë.
    Analisti politik Frrok Çupi tha se kryeministri Rama mori kritika për mbështetjen që i dha Veliajt, dhe se vendimi i Kushtetueses ishte me efekt zero, pasi kryebashkiaku nuk mund ta ushtrojë detyrën nga qelia.
    Çupi e komentoi 21 janarin si një kapitull të dhunës shtetërore dhe se populli ynë është vrarë nga udhëheqja e Sali Berishës.
    “Kryeministri ka të drejtë të padiskutueshme sepse krimi qe shumë i madh. Nuk ja doli as gjykata speciale, as ushtria, as populli shqiptar që të mposhtnin vrasësit e 21 janarit. Njerëzit kanë shpresë me ndëshkimin e tyre, jo vetëm familjarët e tyre.
    Në Shqipëri është ngjarje kulmore, mos të harrojmë Gërdecin. Jemi një popull I vogël që na ka vrarë një qeveri e udhëhequr nga Sali Berisha.
    Vetë Rama si kryeministër ka bërë maksimumin për ta mbështetur Veliajn sapo është arrestuar, ka bërë atë gjë që do bënte çdo kryeministër. Një kryeministër që e ka besuar funksionin kaq të lartë të kryetarit të bashkisë. sot e kësaj dite, Rama po I thotë drejtësisë zbatoni një prej kërkesave të drejtësisë që i pandehuri të ushtrojë detyrën në gjendje të lirë.
    Manastirliu do të jetë kandidatja, pasi Veliaj në 2027 dhe nëse nuk do të ndodhte asgjë nuk do të konkuronte. Kushtetuesja do të krijojë mundësi që Veliaj të vijë urgjentisht të ushtrojë detyrën e vet deri në pikën që drejtësia të jap vendimin.
    Kushtetuesja vendimin e saj e kishte me efekt zero, nuk solli asgjë sepse Veliajn e la në burg, kandidatët i la përsëri kandidat.

  • Bushati: SPAK duhet përshëndetur që po heton 21 Janarin, PS të detyrojë Agron Malajn të flasë

    Bushati: SPAK duhet përshëndetur që po heton 21 Janarin, PS të detyrojë Agron Malajn të flasë

    Analisti Andi Bushati,  ka folur për hetimet që po zhvillon SPAK për 21 Janarin, duke thirrur edhe Sali Berishën për të dëshmuar.
    Bushati, edhe pse kritik me shumë prej veprimeve të SPAK, deklaroi se e përshëndet hetimin për 21 Janarin, ndërsa shtoi se Partia Socialiste duhet ta detyrojë Agron Malajn, ish gardistin e grupit të zjarrit në 21 Janar, që sot është deputet i PS, të tregojë ato që di nga kjo ngjarje, ku mbetën të vrarë katër protestues.
    “21 Janari është një krim që nuk mund të ngelet i pandëshkuar. SPAK e mbante kot detyrën nëse nuk i rifutej kësaj çështje. Minimumi kemi kaluar një dekadë e gjysmë, pa u pyetur. Themi nuk pyetet Rama për inceneratorët, aty janë vrarë katër vetë dhe Berisha nuk është pyetur nga drejtësia. Kemi hap për t’u përshëndetur.
    Patjetër që edhe po nuk u zbardh, ne duhet të kemi një version zyrtar të Berishës, para drejtësisë, jo para konferencave të shtypit.
    E dyta, duhet të kemi një version të Lulzim Bashës për atë që ka ndodhur. E treta, nëse ka një forcë politike që nëse nuk ka zhbërë çdo gjë nga idealet e veta, Partia Socialiste ka një gur të madh në dorë, ka deputet atë gardistin Malaj i cili, është nga njerëzit që është shpërblyer me para në dorë për ato vrasje. Nëse prezumojmë se Berisha për të fshehur krimin, ka bërë çdo gjë, nga serverat te gëzhojat për të fshehur gjurmët, ka dashur të manipulojë edhe me para ata gardistë që kanë ditur diçka më shumë.
    PS është e dënuar ta detyrojë të japë dijeninë se çfarë ai di dhe pse është paguar për të heshtur. Ka vend me Berishën, Bashën dhe njerëz si Malaj, të hetohet më thellë. Nëse drejtësia e re nuk jep dot një verdikt bindës, sepse janë vrarë katër vetë për të shtypur një manifestim politik, gjë që duhet dënuar dhe nuk duhet përsëritur as në ëndrrat më të këqija të këtij vendi. Në këtë kuptim të gjithë bateritë e mundshme duhen shfrytëzuar për këtë hetim”, tha ndër të tjera Bushati.