Tag: vrarë

  • DETAJET/ Kush ishte viktima në Elbasan, biznesmeni i vrarë, shoku i ngushtë i Kei Piut

    DETAJET/ Kush ishte viktima në Elbasan, biznesmeni i vrarë, shoku i ngushtë i Kei Piut

    kei piu dhe edmond mehalla

    ELBASAN- Edmond Hysa alias Mond Mëhalla, është vrarë mbrëmjen e sotme në Elbasan nga persona ende të paidentifikuar, të cilët mesohet të kenë qënë dy persona.
    ZËRI mësoi se njëri nga autorët ka qëndruar në makinë, ndërsa tjetri ka zbritur prej saj dhe ka qëlluar Mond Mëhallën sapo ky i fundit ka hipur në automjetin e tij tip “Range Rover”.
    Mond Mëhalla njihet në Elbasan si mik i ngushtë i Kei Piut, një personazhi me precedent penalë që i ka shpëtuar një atentati të organizuar nga grupi i Talo Çelës.

    Mondi Mëhalla, ishte pronari i club lounge “Hollyvood Lounge Bar”, i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin “El Taxi”.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë.
    Të gjithë personat ishin anëtarë të familjes Çapja në Elbasan.
    Mondi Mëhalla, është vrarë me dy plumba në kokë, teksa hipi në automjetin e tij tip Range Rover./ZËRI

  • Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, reagon policia: 43-vjeçari u gjet i vrarë brenda në makinë

    Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, reagon policia: 43-vjeçari u gjet i vrarë brenda në makinë

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Elbasanit. Biznesmeni Mondi Mëhalla u qëllua për vdekje me dy plumba në kokë.
    Sipas njoftimit zyrtar, 43-vjeçari u ekzekutua brenda në një automjet të parkuar.Lexo edhe :
    “Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

    Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
    Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.

  • Ekskluzive/ Kush është biznesmeni që mbeti i vrarë në Elbasan, dy persona i bënë pritë para karburantit

    Mondi Mehalla dhe karburanti ku mbeti i vrare

    ELBASAN- ZËRI ka siguruar foton e biznesmenit Mondi Mëhalla që mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele, pranë karburantit “Xhaxhi OIL” në pronësi të tij. 
    Burime bëjnë me dije se Mëhalla është qëlluar me dy plumba në kokë, teksa ishte në afërsi të karburantit në pronësi të tij. Së fundi ai rezulton të jetë pronar dhe i një rrjeti taksish në qytetin e Elbasanit.
    Vrasja ka ndodhur rreth orës 21:00, pranë karburantit në pronësi të Mëhallës, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, me qëllim kapjen e autorëve.
    Paraprakisht dyshohet se në ekzekutimin e Mëhallës kanë marrë pjesë dy persona./ZËRI

  • Policia del me njoftim: Biznesmeniu gjet i vrarë brenda një makine

    Policia del me njoftim: Biznesmeniu gjet i vrarë brenda një makine

    Elbasan / Informacion paraprak

    Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

    Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

    Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

  • ‘PD ka vrarë garën’, Murrizi ‘shpërthen’ ndaj demokratëve: Bashkuat votat me Ramën për një karrige të qelbur në Kuvend

    ‘PD ka vrarë garën’, Murrizi ‘shpërthen’ ndaj demokratëve: Bashkuat votat me Ramën për një karrige të qelbur në Kuvend

    Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka hedhur sot akuza ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike se që prej vitit 2008 kanë bashkuar votat me socialistët vetëm për interesin e tyre në Kuvend.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet se me këtë hap, demokratët kanë shitur demokracinë dhe sovranitetin e votës së qytetarëve, që në pesë palë zgjedhje nuk po marrin asnjë votë.
    Sipas Murrizit, ky akt i PD-së ka vrarë garën dhe meritokracinë, pasi prej kohësh është shtuar hipokrizia dhe përulja ndaj kryetarëve që hartojnë listat.
    “Kur shoh nëpër ekrane Bylykbashin pas 11 majit që thotë se duhet sistem tjetër zgjedhor, më vjen për të vjellë.Kur belbëzon dhe quan si të “shenjtë” marrëveshjen e 5 qershorit 2020, por që nuk e kërkoi kurrë në korrik 2024 kur bashkoi votat me Ramën për të mbyllur 30% të listave, që t’u siguronte një karrige të qelbur për menderen e tyre në Parlament, më vjen për të dhj…
    Dhe kur e dëgjoj që ndonjëherë flet edhe për sistem mazhoritar, habitem shumë sa hipokrit është, sepse ky në Durrës humb edhe po të votohet brenda familjes me vota.
    Të paktën mbani mbyllur kapakun e pusetës së “halës”, se sa herë që e hapni qelbni dynjanë.
    Keni qysh në prill 2008 që keni shitur demokracinë dhe sovranitetin e VOTËS SË QYTETARËVE, vetëm që të jeni në Parlament pa votë, dhe shqiptarët prej vitit 2009, 2013, 2017, 2021, 2025, pra pesë palë zgjedhje, nuk zgjedhin dot, por thjesht votojnë, si në komunizëm.
    Me këtë ligj të padenjë të dakordësuar mes të njëjtëve individë, por të vendosur në parti të ndryshme, ku është vrarë gara, meritokracia dhe vlerat e individit, ndërsa është shtuar servilizmi, hipokrizia dhe përkulja ndaj kryetarëve që hartojnë listat, PD nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje dhe nuk i fiton kurrë, edhe sikur të bëhen zgjedhje çdo të diel”,-shkruan Murrizi.

  • Studiuesi Auron Tare publikon foto nga Varrezat e Dëshmorëve: Nderohesh më mirë nëse je pushtues i vrarë në Shqipëri, sesa shqiptar i vrarë për Shqipërinë

    Studiuesi Auron Tare publikon foto nga Varrezat e Dëshmorëve: Nderohesh më mirë nëse je pushtues i vrarë në Shqipëri, sesa shqiptar i vrarë për Shqipërinë

    Në këtë 29 Nëntor, studiuesi Auron Tare është ndalur te Varrezat e Dëshmorëve. Ai shkruan se vëren se varrezat e shqiptarëve të rënë për Shqipërinë janë në gjendje të mjerueshme, ndërsa e kundërta ndodh me pushtuesit e huaj që kanë rënë në Shqipëri.

    “Pushtues i vrarë në Shqipëri apo shqiptar i vrarë për Shqipëri? Nesër është 29 Nëntori (dita e çlirimit), e cila tashmë si traditë përkujtohet veçmas: ca më 28-të e ca më 29-të.
    Me lule në dorë, me kurora, ata të 29-s do t’i drejtohen Varrezave të Dëshmorëve, ku kolegët e 28-s i kanë vendosur një ditë më parë.
    Nuk e di nëse të dyja grupimet, me të vërtetë shkojnë në varreza nga halli (dmth. për politikë), apo si një ditë reflektimi për çështjen kombëtare.
    Ndërkohë, shpesh, kur më bie rruga afër apo pranë Varrezave të Dëshmorëve të Shqipërisë, i kam bërë vetes pyetjen se si kombi ynë i nderon të rënët e vet.
    Për t’iu përgjigjur kësaj dileme, mjafton të shikosh gjendjen e varreve të të rënëve për çështjen shqiptare.
    Pastaj shikon se si fqinjët tanë apo kombet ndërluftuese ndër vite kanë ngritur varrezat e të rënëve të tyre në tokën tonë për të kuptuar se sa seriozë jemi ne me të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për çështjen kombëtare.
    Pamjet flasin vetë: me sa duket, sindroma e servilizmit politik kombëtar na ka bërë që të nderohesh më mirë nëse je pushtues i vrarë në Shqipëri sesa shqiptar i vrarë për Shqipëri”, shkruan Tare, bashkangjitur dhe fotove nga Varrezat e Dëshmorëve.

    Top Channel

  • Sulmet izraelite në Gaza vrasin 22 palestinezë

    Sulmet izraelite në Gaza vrasin 22 palestinezë

    Të paktën 22 palestinezë janë vrarë në një seri sulmesh ajrore izraelite në të gjithë Gazën veriore dhe qendrore, thanë zyrtarët mjekësorë dhe të mbrojtjes civile të Hamasit.

    Ata thanë se pesë vende ishin goditur, përfshirë shtëpi banimi. Një komandant i lartë i Hamasit ishte midis të vdekurve, sipas burimeve lokale.

    Ushtria izraelite tha se kishte goditur objektiva në Gaza në përgjigje të një incidenti më herët të shtunën, kur tha se një “terrorist i armatosur” kishte qëlluar ndaj ushtarëve pasi kaloi të ashtuquajturën “vijë të verdhë” të Rripit, që përcakton zonat nën kontrollin e plotë izraelit. Hamasi e mohoi këtë.

    Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit të arritur gjashtë javë më parë.

    Më shumë se 310 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite që kur armëpushimi hyri në fuqi, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës.

    Mbrojtja civile e territorit tha se sulmet e së shtunës nga Izraeli kishin në shënjestër qytetin e Gazës në veri, si dhe kampin Deir al-Balah dhe Nuseirat në Gazën qendrore.

    Zyrtarët e Hamasit thanë se pesë persona ishin vrarë në kryqëzimin Abbas në zonën e dendur të populluar Rimal të qytetit të Gazës. Dëshmitarët thanë se një sulm izraelit i vuri flakën një makine.

    Përveç kësaj, tre persona u vranë pranë një xhamie në Deir al-Balah, thanë zyrtarët.

    Dy shtëpi u shënjestruan në sulmet ajrore izraelite në Nuseirat, shtuan ata, me tre të vrarë pasi u godit shtëpia e familjes Abu Amouneh. Shtatë të tjerë u vranë në një tjetër sulm që synonte shtëpinë e familjes Abu Shawish.

    Tre persona të tjerë u vranë më vonë të shtunën kur një shtëpi në qytetin perëndimor të Gazës u godit, njoftuan zyrtarët.

    Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë të mëvonshme: “Sot, Hamasi shkeli përsëri armëpushimin, duke dërguar një terrorist në territorin e mbajtur nga Izraeli për të sulmuar ushtarët e IDF-së. Në përgjigje, Izraeli eliminoi pesë terroristë të lartë të Hamasit.”

    Deklarata u bëri thirrje gjithashtu ndërmjetësve që të “këmbëngulin që Hamasi të përmbushë anën e tij të armëpushimit”.

    Pas sulmeve, Hamasi tha se shtytja e ushtrisë drejt perëndimit të vijës së verdhë dhe bombardimet e vazhdueshme të Gazës lindore përbënin një “shkelje flagrante” të marrëveshjes.

    Grupi u bëri thirrje ndërmjetësve dhe SHBA-së të ndërhyjnë urgjentisht, duke paralajmëruar se Izraeli po përpiqej të impononte “fakte të reja në terren” dhe të minonte armëpushimin.

    Ushtria izraelite nisi një ofensivë në Gaza në përgjigje të sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng.

    Të paktën 69,500 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që atëherë, përfshirë 280 gjatë armëpushimit, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit./ BBC – SYRI.NET

  • Dënohet grupi i dytë i “Metamorfozës”, 12 vjet burg për ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni

    Dënohet grupi i dytë i “Metamorfozës”, 12 vjet burg për ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni

    66 vjet burg do duhet të vuajnë anëtarët e dosjes “Metamorfoza”. Fjala është për ish- shefin e krimeve, Dedan Gjoni që u shpall fajtor nga Gjykata e Posaçme dhe u denua me 12 vjet heqje lirie për sigurim kushtesh për të vrarë, trafik droge dhe shpërdorim detyre.
    Të njëjtin fat patën edhe Besmir Murtati dhe Albert Prenga që bashkëpunuan për të vrarë dy vëllezërit Edmond dhe Arben Nela. Secili prej tyre përfundimisht do të vuajë 8 vjet burg, duke pëfituar nga gjykimi i shkurtuar.
    Motiv për të vrarë dy vëllezërit Nela ka qenë porosia e dhënë nga Ismail Zeneli, që donte të hakmerrej për vrasjen përpara syve të vëllait të tij në Angli.

    Zeneli po ashtu u dënua me 15 vjet heqje lirie për dhënien e urdhërit të ekzekutimit të tyre, por që si përfundim do të qëndrojë në qeli për 10 vjet.
    Bujar Gërmizi u dënua me 9 vite burg edhe për përkrahje të autorit të krimit. Përfundimisht, në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ai do të bëjë 6 vite burg . Ndërsa Adrian Cenaj, nga gjashtë vjet u dënua me katër duke iu ulur 1/3 e dënimit.Grupi kriminal u godit pas dekodimit të aplikacionit SKY ECC.
    Gjykata ka ndarë nga ky proces edhe personat e tjerë që janë ende në kërkim, mes tyre djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani, Ervin Mata, Artan Sulejmani dhe Bajram Grabova.

  • Greqi, u gjet i vrarë dhe i djegur. Sulo Halili, kushëriri i vrasësit të njohur, pista e dyshimeve hakmarrja..

    Greqi, u gjet i vrarë dhe i djegur. Sulo Halili, kushëriri i vrasësit të njohur, pista e dyshimeve hakmarrja..

    Një tjetër pistë hetimore ka dalë në skenë pas vrasjes së 27-vjeçarit Sulo Halili.  Ai u gjet i vrarë me armë zjarri dhe i djegur pasditen e 7 nëntorit në Skourta të Viotias në Athinë. 
    Policia greke dyshon se vrasja e Sulo Halilit, ka ardhur si hakmarrje për vrasjen e Alfons Ndocit, i cili është akuzuar për krime të rënda në Greqi. 
    Burime ekskluzive të “Top Channel” bëjnë me dije se Sulo Halili është kushëriri me 42-vjeçarin Xhuliano Halili, autor i 5 vrasjeve në Greqi dhe aktualisht i dënuar në këtë shtet. Në vitin 2008 dhe 2009, Halili akuzohet për vrasjen e dy shtetasve grekë. Më pas në nëntor 2021, Halili akuzohet se ka ekzekutuar shqiptarët Fillim e Oligert Mesaja, 35 e 2 vjeç, babë e bir, me urdhër të kriminelit famëkeq grek Vasilis Varelas. 
    Në qershor 2024, teksa ndodhej i burgosur, Halili vrau në burgun e Koridhalos 35-vjeçarin shqiptar Alfons Ndoci dhe plagosi 46-vjecarin Altin Vokrri. Edhe kjo ngjarje dyshohet të ketë qenë e porositur.