Sipas mediave greke, dy burra u vranë të dielën, më 5 tetor, në një kamping në Foinikunda. Njëri prej tyre ishte shqiptar (punonjës) dhe tjetri pronari i tij grek.
Hetuesit e policisë greke kanë përjashtuar si motiv grabitjen, duke u fokusuar te dy pista të tjera, më personale.
Pronari i kampingut, me një pasuri të konsiderueshme, ishte sulmuar më parë nga një person i panjohur. Policia po heton nëse bëhet fjalë për të njëjtin person.
Një nga pyetjet kryesore është nëse viktimat dhe autori njiheshin dhe nëse ka një person që do të përfitonte nga vdekja e pronarit, i cili kishte lënë si trashëgimtarë vetëm punëtorin shqiptar dhe një të afërm.
Sipas raportimeve, autori ishte i ri dhe veproi me kujdes: la motorin jashtë kampingut, hyri pa mbuluar fytyrën (ndoshta duke qenë se aty nuk kishte kamera), qëlloi me armë pronarin grek dhe shqiptarin dhe u largua pa marrë asnjë send.
Policia beson se arma e përdorur ishte një pistoletë, pasi nuk u gjetën gëzhoja në vendngjarje. Pronari u vra brenda zyrës së kampingut, ndërsa shqiptari u qëllua teksa tentonte të ikte.
Në vendngjarje, ishte edhe nipi i 70 vjeçarit, i cili nuk e ka parë autorin.
Ekspertët mjeko-ligjorë kryen ekzaminimin e viktimave më 6 tetor në Korinth dhe pritet që rezultatet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen tragjike.
Tag: vranë
-

Për pasurinë? Pse u vranë në kamping shqiptari dhe pronari i tij grek
-

“Masakra e Urës Vajgurore” në 1997 ku u vranë 4 policë, edhe Apeli i GJKKO lë në burg për jetë shkodranin
I akuzuari për atë që njihet si masakra e Urës Vajgurore ku u vranë 4 policë, Fran Marashi, këmbëngul se ai nuk ka gisht në atë ngjarje të tmerrshme. Por duket se nuk ka shpëtim për të sepse edhe Apeli vendosi që të lërë në fuqi burgimin e përjetshëm ndaj tij.
Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Fran Marashit, i akuzuar për masakrën e Kuçovës në vitin 1997. Bëhet fjalë për masakrën e Kuçovës ku u vranë 4 policë dhe u plagosën 6 të tjerë.
GJKKO e shqyrtoi çështjen pas vendimit të Gjykatë së Lartë për ta rikthyer dosjen në shkallën e parë.
Të dënuar të tjerë më herët për këtë masakër janë edhe Musa Protoduari me burgim të përjetshëm, Shkëlqim Protoduari me burgim të përjetshëm, Fatbardha Protoduari me 25 vjet burg, Sokol Ndreu, Gjovalin Ndreu, Preng Miri dhe Gjelosh Miri.
Fran Marashi kërkoi pafajësinë në Apelin e GJKKO dhe në përballje me familjarët e viktimave tha se nuk kishte gisht në ngjarje.
Çfarë ndodhi në 1997?
Pas një mitingu të Partisë Socialiste, forcat e policisë ktheheshin në Berat me mjetet e tyre, kur u qëlluan me armë rreth 200 metra larg vilës së Protoduarëve.
Autoblindi policor uli kapakët dhe u nis në drejtim të sheshit në qendër të qytetit, por pa bërë më shumë disa dhjetëra metra rrugë, u godit nga një predhë antitank nga vila e Protoduarëve.
Dëshmitari okular Lulzim N. tha se në këtë moment mbi autoblindën e policisë janë hedhur shishe me lëndë djegëse si dhe është parë Lek Lorja e Fran Marashi që kanë hipur në tank.
Pas kësaj u dëgjuan dy goditje të fuqishme dhe blindi mori zjarr, ku si pasojë gjetën vdekjen duke u djegur brenda në blind policët Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selami dhe Ilia Bano. Në vendngjarje mbetën të plagosur dy policë Thimi Tanku dhe Ylli Dhamo.
Nga të shtënat u vra edhe një qytetar, Ilir Bani, i cili ndodhej në atë moment si kalimtar i rastësishëm.
Për këtë ngjarje prokuroria mbrojti tezën se autorë e krimit ishin anëtarët e bandës së drejtuar nga familja Protoduari.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Masakra e Urës Vajgurore ku u vranë 4 policë, Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm ndaj Fran Marashit
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Fran Marashit. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Ai u shpall fajtor për masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë.
Në vitin 1997, ngjarja e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore” tronditi vendin, ku u vranë 5 punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë. Pas shumë vitesh, drejtësia po përpiqet të sqarojë plotësisht këtë ngjarje tragjike dhe të sigurojë një proces të drejtë për të gjithë të akuzuarit. -

Masakra e Urës Vajgurore ku u vranë 4 policë/ Në Apel mbetet në fuqi burgimi i përjetshëm ndaj Fran Marashit
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Fran Marashit.
Ai u shpall fajtor për masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë.
Në vitin 1997, ngjarja e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore” tronditi vendin, ku u vranë 5 punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë. Pas shumë vitesh, drejtësia po përpiqet të sqarojë plotësisht këtë ngjarje tragjike dhe të sigurojë një proces të drejtë për të gjithë të akuzuarit. -

Vranë 6 izraelitë në një stacion autobusi në Jeruzalem, ushtria izraelite lajmëron se do shkatërrojë shtëpitë e autorëve
Ushtria izraelite tha të hënën se do të shembë shtëpitë e 2 personave të armatosur palestinezë që qëlluan dhe vranë 6 persona në një stacion autobusi në Jerusalem në fillim të shtatorit.
Ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse në qytet në vitet e fundit dhe ndodhi në sfondin e gati dy viteve lufte në Rripin e Gazës.
Autorët e sulmit në Jerusalem u vranë në vend nga zjarri i forcave izraelite.
Shkatërrimi i shtëpive është një taktikë e zakonshme për Izraelin, i cili argumenton se janë një pengesë për sulmet e ardhshme.
Palestinezët dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se ato janë një formë ndëshkimi kolektiv e ndaluar nga ligji ndërkombëtar.
Në shtator, Izraeli urdhëroi prishjen e të gjitha shtëpive të ndërtuara pa leje në Qatana dhe Qubaiba, qytetet e lindjes së autorëve të krimit dhe tha se 750 banorë të qytetit do të humbisnin lejet e tyre të punës.Top Channel
-

Vranë 6 në një stacion autobusi në Jeruzalem, ushtria izraelite lajmëron se do shkatërrojë shtëpitë e autorëve
Ushtria izraelite tha të hënën se do të shembë shtëpitë e 2 personave të armatosur palestinezë që qëlluan dhe vranë 6 persona në një stacion autobusi në Jerusalem në fillim të shtatorit.
Ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse në qytet në vitet e fundit dhe ndodhi në sfondin e gati dy viteve lufte në Rripin e Gazës.
Autorët e sulmit në Jerusalem u vranë në vend nga zjarri i forcave izraelite.
Shkatërrimi i shtëpive është një taktikë e zakonshme për Izraelin, i cili argumenton se janë një pengesë për sulmet e ardhshme.
Palestinezët dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se ato janë një formë ndëshkimi kolektiv e ndaluar nga ligji ndërkombëtar.
Në shtator, Izraeli urdhëroi prishjen e të gjitha shtëpive të ndërtuara pa leje në Qatana dhe Qubaiba, qytetet e lindjes së autorëve të krimit dhe tha se 750 banorë të qytetit do të humbisnin lejet e tyre të punës.Top Channel
-

Vranë 62-vjeçarin turk dhe i dogjën trupin për të zhdukur gjurmët, zbulohet identiteti i shqiptarit që dyshohet se është ekzekutori! Krimi për një video erotike
Janë bërë publik emrat e tre personave, të cilët akuzohen se vranë 62-vjeçarin turk, Hayati Aroyo në korrik të këtij viti.
Mediat italiane raportojnë se në pranga u vunë Valentina Peroni, 36 vjeçe, me precedentë penalë për mashtrime, bashkëshorti i saj, Emanuele Paganini, 38 vjeç si dhe shqiptari, Elvis Simoni, 33 vjeç, shqiptar, ekzekutori i dyshuar i krimit.
Hetimet zbulojnë se personi u qëllua 30 herë me thikë, më pas personat për të fshehur gjurmët dogjën trupin.
Krimi dyshohet se ka lidhje me një video erotike ku shfaqet Peroni me një person tjetër, xhiruar gjatë një prej festave të mbushura me kokainë, që organizoheshin nga Aroyo. Simoni dyshonte se Aroyo donte ta shpërndante videon, edhe pse vetë materiali nuk është gjetur ende nga hetuesit.
Pas ngjarjes, tre të arrestuarit u kthyen në banesat e tyre dhe vijuan jetën e tyre për disa ditë, duke përdorur kartat bankare të viktimës për pagesa në sallat e lojërave të fatit.
Skuadra e Milanos dhe Prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe motivacionit të krimit.
-

Gaza, të paktën 106 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite orët e fundit/ IDF: 400 mijë janë evakuuar
Të paktën 106 persona u vranë një ditë më parë në bastisjet izraelite në Rripin e Gazës, nga të cilët 91 u vranë në ditën e parë të pushtimit tokësor të qytetit të Gazës.
Sipas ushtrisë izraelite, deri më tani janë evakuuar nga qyteti rreth 400 mijë palestinezë, duke vënë në dukje se afërsisht 1 milionë jetonin aty para se të fillonin ofensivën më të madhe në zonë. Dje, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se rreth 40 përqind e banorëve të qytetit ishin larguar.
Ndërkohë, IDF-ja ka njoftuar hapjen e një kalimi të ri të përkohshëm që do t’u lejojë banorëve të largohen. Kalimi në rrugën Salah al-Din në qendër të rajonit, me drejtim drejt jugut, do të mbetet i hapur nga mesdita e sotme deri në mesditën e së premtes, tha zëdhënësi i IDF-së, Avichay Adraee, në një postim në arabisht në X.
-

I vranë bashkëshortin! Erika Kirk mban fjalimin tronditës: Autorët nuk e dinë çfarë kanë ndezur brenda meje, do nis beteja
Në deklaratën e saj të parë publike pas vrasjes së bashkëshortit të saj, aktivistit konservator Charlie Kirk, Erika Kirk e përshkroi atë si një bashkëshort dhe baba “të përsosur”, dhe tha se ata që e vranë “nuk e kanë idenë se çfarë kanë shkaktuar”.
“Ju nuk keni asnjë ide për zjarrin që keni ndezur brenda kësaj gruaje. Klithmat e kësaj të veje do të jehonojnë në mbarë botën si një thirrje për betejë,” tha ajo, nga studioja ku burri i saj regjistronte podcast-in.
Në një fjalim emocional, ajo paralajmëroi se misioni i Charlie-t do të vazhdojë më fuqishëm se kurrë:“Nëse mendonit se misioni i burrit tim ishte i fuqishëm më parë, nuk keni idenë çfarë keni nisur. Nuk e keni idenë çfarë keni shpërthyer në këtë vend dhe në këtë botë.”
Erika falënderoi ish-presidentin Donald Trump, zëvendëspresidentin JD Vance dhe bashkëshorten e tij, Usha, për mbështetjen, si dhe ekipet emergjente që tentuan ta shpëtonin Charlie-n.“Charlie kishte një qëllim të qartë: nëse do të kandidonte ndonjëherë për një post publik, prioriteti i tij do të ishte ringjallja e familjes amerikane,” tha ajo.
“Por mbi të gjitha, Charlie i donte fëmijët e tij. Dhe më donte mua. Me gjithë zemrën e tij. Dhe bënte gjithçka që ta ndjeja këtë çdo ditë,” përfundoi Erika Kirk.
/vizionplus.tv -

“Ministër na vranë”, Sveçla tregon telefonatën e parë pas sulmit në Banjskë: Serbia donte të na ripushtonte
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka treguar telefonatën e parë që mori pas sulmit terrorist në Banjskë të Kosovës.
Zveçla ka rrëfyer në një intervistë në emisionin “Top Story” edhe detaje se si grupi paramilitar i serbëve me në krye Milan Radoiciçin, trajnoheshin në bazat ushtarake brenda në Serbi.
Pjesë nga intervista:
Xhelal Sveçla: Ishte pak para orës 3.00 dhe më merr drejtori rajonal i policisë së Kosovës u njoftova se kemi të vrarë…
Grida Duma: Si të tha, “ministër më vranë”?
Sveçla: Më tha ‘na vranë’ se ne kishim informata se këta terroristë po trajnoheshin në kazerma të ushtrisë së Serbisë në Serbi dhe patjetër që në vazhdën e disa sulmeve të mëparshme ishte një lajm shumë i keq…Kishim të bëjmë me një Serbi e cila nuk kishte përfunduar së ëndërruari ripushtimin e Kosovës.
Duma: Ju e dinit që në kufi ata bënin trajnimin në një poligon?
Sveçla: Po, në disa poligone, në Kopanik ku Radoiçic ka një hotel të vetin., pastaj në Skevilade që është thellë në serbi, që është habu kompleksin e ushtrisë së Serbisë dhe u trajnuan nga personel profesionist ushtarak me pajisje dhe armatime të Serbisë. Ndoshta ia vlen të përmendet se janë parë dhe hambujt e dënuara nga Amerika ushtrisë së Serbisë dhe ata kanë bërë donacion për qëllime terroriste.
Duma: Kjo është një shtëpi e vjetër ku janë gjetur municione…
Sveçla: Këtu kam qenë dëshmitar kur kemi gjetur raketahedhës dore
Duma: Sa pak a shumë?
Sveçla: Shumë. Këtu po ashtu, dhe gjithandej.
Duma: Ishte armatim i mjaftueshëm për të hyrë deri ku në veri?
Sveçla: Për të mbërritur deri në Mitrovicë me elementin e befasisë. Ata në fillim të kësaj beteje kishin epërsi të shumëfishtë, kishin terrenin meqenëse policia jonë ndodhet poshtë