Shkodra u mbush me muzikë dhe emocione këtë fundjavë, kur sopranoja e njohur ndërkombëtarisht, Inva Mula, dhe pianisti Genc Tukiçi interpretuan koncertin “Voyage” në Teatrin “Migjeni”. Publiku reagoi me duartrokitje të gjata, duke u ngritur në këmbë për të përshëndetur performancën e dy artistëve shqiptarë që kanë shkëlqyer në skenat më prestigjioze botërore.Në koncert ishin të pranishëm Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, si dhe shumë personalitete të jetës kulturore dhe artistike.Repertori i mbrëmjes kombinonte elegancën e muzikës franceze me ritmet dhe himnet shkodrane, duke krijuar një udhëtim unik muzikor që lidhte Paris-in me Shkodrën. Orkestra Simfonike e Shkodrës dhe Kori Polifonik “Prenk Jakova”, nën drejtimin e mjeshtres Elda Laro, ofruan një performancë të harmonizuar dhe emocionuese, e cila përforcoi statusin e Shkodrës si qendër e gjallë e artit.Të ftuar të veçantë në mbrëmje ishin edhe Isabele Eve Poro dhe këngëtari Glerdit Turmetaj.Pas koncertit, Inva Mula u shpreh për mundësinë e krijimit të projekteve të reja artistike në qytet:“Do të doja të jepja një kontribut ashtu siç e jap në festivalin që kam krijuar në Korçë prej 9 vitesh. Pse jo të krijojmë një festival edhe në Shkodër.”Ndërsa Genc Tukiçi shtoi:“Të bësh koncert përditë në Shkodër është pak, kaq i mirë dhe kaq energji ka kjo sallë.”“Voyage” la pas një emocion të paharrueshëm për të gjithë artdashësit, duke konfirmuar edhe një herë Shkodrën si një pikë referimi për artin dhe kulturën në Shqipëri.
Tag: voyage
-

“Voyage” me Inva Mulën e Genc Tukiçin në Shkodër,një udhëtim muzikor që lidhte elegancën pariziene me shpirtin shkodran
Nga Julia Vrapi
Me koncertin “Voyage”, qyteti i Shkodrës përjetoi një nga mbrëmjet më të veçanta të këtij sezoni artistik. Nën tingujt e Orkestrës Simfonike të Shkodrës dhe shoqëruar nga pianisti i njohur Genc Tukiçi, sopranoja e njohur Inva Mula interpretoi një përzgjedhje të kryeveprave të muzikës klasike franceze, por edhe këngë tradicionale shkodrane. Dy artistët, të cilët prej vitesh kanë interpretuar edhe në skenat më prestigjioze të botës, sollën në teatrin “Migjeni” të Shkodrës një performancë që tejkaloi pritshmëritë dhe e shndërroi mbrëmjen në një përvojë të paharrueshme muzikore. Një atmosferë e ngrohtë dhe e mbushur me emocion, publiku shkodran, i njohur për traditën e tij muzikore, u shfaq pritës i jashtëzakonshëm i këtij koncerti. Teatri “Migjeni” i Shkodrës ka ndarë në faqen e tij dhe foto të këtij koncerti, ndërsa shprehet se ishte një mbrëmje e paharrueshme muzikore.
“Spektakli “Voyage”, sjellë nga dy artistët e jashtëzakonshëm Inva Mula dhe Genc Tukiçi, e mbushi skenën e teatrit “Migjeni” me emocion të pastër, finesë dhe kulturë të lartë. Interpretimet e tyre krijuan një udhëtim muzikor që lidhte elegancën pariziene me shpirtin shkodran. Me drejtimin e mjeshtres Elda Laro, Orkestra Simfonike e Shkodrës dhe Kori Polifonik “Prenk Jakova” sollën një bashkëveprim të mrekullueshëm, duke dëshmuar edhe një herë se qyteti ynë mbetet një qendër e gjallë e artit. Publiku u ngrit në këmbë mes duartrokitjesh të gjata, të pushtuar nga emocionet”, thuhet ndër të tjera në njoftimin nga teatri “Migjeni”. Koncerti “Voyage” që solli në skenën e Shkodrës dhe dy artistët e njohur sopranon Inva Mula dhe pianistin Genc Tukiçi është në vijim të bashkëpunimeve të tyre me projektet artistike, që po vijojnë jo vetëm në skenën tonë, por edhe në skenat e huaja.
Aktiviteti artistik në skena
Pianisti Genc Tukiçi dhe sopranoja Inva Mula, që këtë nëntor u prezantuan me një koncert në Shkodër kanë një aktivitet të vlerësuar artistik edhe në skenat e huaja. Inva Mula që më 1993 merr një çmim në Operalia-n e parë të Placido Domingos në Paris. Ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo. Në vitin 1996 mori pjesë në operën “Medee” të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. Në filmin “Elementi i pestë” më 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën “The Diva Dance”. Më vonë ajo luajti në “Ivan IV” të Bizetit në Paris. Në vitin 2001 ishte e angazhuar në Itali ku luajti në teatrin “La Scala” pjesën e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës. Ka marrë pjesë rregullisht në “La Scala” ku luajti Lucia di Lammermoor, La boheme, Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herë dhe La Traviata-n në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Aktiviteti i saj ka vijuar në skena të huaja, por dhe në Shqipëri është prezantuar me projekte të ndryshme të ndryshme artistike. Genc Tukiçi është një nga pianistët dhe kompozitorët e njohur shqiptarë, i cili jeton dhe vepron në Francë. Genc Tukiçi në aktivitetin e tij si pianist po vijon një karrierë të shkëlqyer në vendin e kulturës botërore siç është Parisi, si edhe në shumë vende të tjera të Europës. Genc Tukiçi është një nga pianistët me një karrierë ndërkombëtare, ai ka punuar dhe inçizuar në orkestra të ndryshme që nga ajo e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë e deri te orkestra e Çajkosvkit në Rusi. -

Inva Mula, “Voyage” në Shkodër, sopranoja interpreton kryevepra botërore si dhe këngë tradicionale
Nga Parisi në Shkodër, një udhëtim artistik krej ndryshe, i mbushur me emocione erdhi për publikun shkodran nga sopranoja me famë botërore Inva Mula.
Ajo u rikthye në qytetin e saj me “Voyage”, pikërisht në skenën e teatrit “Migjeni”, ku mori duartrokitjet e para të publikut, e prej ku nisi edhe karriera e saj artistike.
Nën tingujt e orkestrës simfonike dhe shoqëruar nga pianisti i njohur Genc Tukiçi, Mula interpretoi një përzgjedhje të kryeveprave të muzikës klasike franceze, si edhe këngë tradicionale shkodrane.Një treshe shkodrane sëbashku me dirigjente Elda Laro, i dhuruan qytetit të tyre një mbrëmje plot emocione
Pjesë e mbrëmjes u bënë edhe Kori Polifonik “Prenk Jakova”, 12 vjecarja Isabel Eva Poro, si dhe Glerdit Turmetaj që krah sopranos Mula, sollën magji në skenë, duke dëshmuar se Shkodra mbetet shtëpia e madhe e artit shqiptar./vizionplus.tv
