Tag: votuesit

  • “Deri 5 vite burg nëse votuesit duan ta shesin apo blejnë votën”, Celibashi: Garantoj 100% ruajtjen e fshehtësisë, llogaritini pasojat penale

    “Deri 5 vite burg nëse votuesit duan ta shesin apo blejnë votën”, Celibashi: Garantoj 100% ruajtjen e fshehtësisë, llogaritini pasojat penale

    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë një sqarim lidhur me sigurinë dhe fshehtësinë e votës për emigrantët shqiptarë që votojnë për herë të parë nga jashtë vendit në zgjedhjet e 11 majit.

    Celibashi: Në momentin që fleta është në sistemin e DHL dhe KQZ, garantoj 100% ruajtjen e fshehtësisë, kjo garantohet plotësisht nga ne. Nëse votuesit duan ta shesin, blejnë apo tregojnë, është çështje e tyre. Do të thotë se kanë llogaritur edhe pasojat penale. Nëse një fenomen i tillë ndodh, ai shoqërohet me sanksione penale të rënda, deri në 3, 4 apo 5 vite burgim.

    Top Channel

  • Vota e Diasporës, PD: 14 raste të dyshimta për abuzim

    Vota e Diasporës, PD: 14 raste të dyshimta për abuzim

    Diaspora e Beratit dhe Dibrës do të jenë të parët që do të kenë mundësi të shprehin preferencën për zgjedhjet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur dërgimin e fletëve të votimit për këto dy qarqe.
    Protokolli parashikon se për diasporën e kontinenteve evropiane, fleta e votimit do të mbërrijë brenda 48 orëve dhe të mërkurën në mëngjes, rreth 25 mijë votuesit e Dibrës dhe Beratit do të mund të bëjnë zgjedhjen e tyre.

    Në rast se orari i postierit nuk do të korrespondojë me atë të votuesit, do të bëhen edhe dy tentativa të tjera. Por çfarë ndodh nëse edhe këto tentativa dështojnë? Posta do të lërë një shënim, ku do të informojë votuesin nga jashtë se fleta e votimit e pret pranë zyrës postare dhe, nëse deri më 5 maj ajo nuk tërhiqet, kompania postare e kthen mbrapsht në Shqipëri.
    Ndaj këtij procesi kanë filluar të shfaqen ankesat e para. Dy përfaqësuesit e PD në KQZ, Franci Nuri dhe Marash Logu, iu drejtuan Ilirjan Celibashit me pretendimin se procesi po shfaq anomali dhe po krijon dyshimin për votim të dyfishtë.

  • Niset posta, KQZ gati zarfet me fletët e votimit për diasporën

    Niset posta, KQZ gati zarfet me fletët e votimit për diasporën

    Fletët e votimit për të gjithë votuesit shqiptarë në diasporë që për herë të parë do të votojnë përmes postës janë gati. Pasi mbërriti baza materiale, KQZ do të nisë sot zarfet me fletët e votimit drejt emigrantëve mes 20-25 prillit. Gazetari i A2 CNN Ervin Koçi raportoi nga Parku Olimpik, aty ku po kryhet dhe procesi i përpunimit të materialeve zgjedhore, sipas qarqeve.
    “Pranë Parkut Olimpik ka nisur procesi i përpunimit të materialeve zgjedhore për votuesit nga jashtë. Administrata e kqz është ndarë në Grupet e punës në këto momente po bëjnë paketimin e zarfeve për votuesit nga jashtë. Fillimisht po verifikohen fletët e votimit dhe më pas do të vulosen nga KQZ duke i dhënë fuqinë juridike dhe procesi i fundit është paketimi në zarfin e posaçëm shoqëruar me zarfin e materialeve zgjedhore dhe më pas dhënia e kompanisë postare që do ta dërgojë drejt adresës së qytetarëve që janë regjistruar nga jashtë”, raportoi gazetari i A2 CNN.
    Sipas tij “administrata e KQZ është e ndarë sipas qarqeve dhe në këtë mënyrë bëhet dhe shpërndarja e fletëve të votimit në bazë të zonës zgjedhore që janë regjistruar votuesit nga jashtë”.
    Deri në 17 prill parashikohet të ketë përfunduar procesi i dërgimit të fletëve të votimit në të gjitha destinacionet ku janë regjistruar votues nga jashtë.

  • Zgjedhjet e 11 majit, Gjykata e Tiranës miraton formularin për votuesit nga diaspora

    Zgjedhjet e 11 majit, Gjykata e Tiranës miraton formularin për votuesit nga diaspora

    Gjykata e Tiranës ka miratuar formatin e formularit për votuesit nga diaspora, që nuk gjejnë emrin në lista për procesin zgjedhor të 11 majit.
    Këtë formular ankuesit e dërgojnë në adresën e postës elektronike diaspora@gjykata.gov.al e më pas brenda 48 orësh do të merren në shqyrtim nga Gjykata e Tiranës.
     

  • Berisha në hall? Zbulohet e-mail i PD për votuesit në diasporë: Kemi përballë një makineri pushteti dhe paraje, bëni donacione!

    Berisha në hall? Zbulohet e-mail i PD për votuesit në diasporë: Kemi përballë një makineri pushteti dhe paraje, bëni donacione!

    Top Channel zbulon e-mail-in e Partisë Demokratike për votuesit në Diasporë.
    Në e-mail, PD bën thirrje shqiptarëve nëpër botë që të bëjnë donacione, duke argumentuar se është ‘jetike kundër narkoshtetit’.
    Më tej thuhet se ‘kemi përballë një makineri pushteti dhe paraje”.
    “Të dashur bashkëkombas,
    Në vetëm 3 ditë nis fushata që mund të ndryshojë rrjedhën e Shqipërisë – ajo për zgjedhjet vendimtare të 11 majit.
    Përballë kemi një makineri pushteti dhe paraje. Por me ndihmën tuaj, e vërteta dhe shpresa mund të fitojnë.
    Çdo kontribut – sado i vogël – është një goditje ndaj narkoshtetit dhe një ndihmë jetike për Partinë Demokratike.”, thuhet në e-mail.

  • Mbërrijnë fletët e votimit për diasporën, në 9 prill nis përgatitja e zarfeve

    Mbërrijnë fletët e votimit për diasporën, në 9 prill nis përgatitja e zarfeve

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Kanë mbërritur në Shqipëri fletët e votimit për diasporën, të cilat u printuan në Slloveni. Më herët Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka sqaruar procedurën e përgatitjes së këtyre fletëve disa ditë më parë. 
    Fletët e votimit për votuesit jashtë vendit janë vendosur në parkun Olimpik ndërsa mbushja e zarfeve pritet të nisë të mërkurën. Dërgimi parashikohet të përfundojë më 17 Prill dhe iu mbërrin emigrantëve për 1-3 ditë. Përgatitja e fletëve të votimit do të monitorohet me kamera 24/7. 
    “Rreth datave 7-8 prill do t’i kemi këtu fletët e votimit për votimin nga jashtë, ndërsa në 8-9-10 do të fillojmë përgatitjen e zarfeve dhe gjithë dokumentacionin për votuesit jashtë vendit duke shpresuar që ky proces të realizohet brenda datës 15 ose 17 prill në afatin maksimal. Më pas, do të ketë kohë e mjaftueshme për t’i sjellë në KQZ deri në orën 19:00 të datës 11 maj”,-deklaroi kreu i KQZ Ilirjan Celibashi më 2 prill.

    KQZ lajmëroi se së shpejti do të publikojë një video për të orientuar votuesit si të plotësojnë fletën e votimir dhe gjithashtu njofton zgjedhësit të mos shkruajnë asnjë shënim mbi zarfet, ku do të futet fleta. Emigrantëve shqiptarë iu sugjerohet që brenda 3 ditëve nga marrja e zarfit ta postojë në KQZ, pasi zarfet që vijnë pas orës 19:00 më datë 11 maj, nuk do të numërohen./ZËRI

  • “Ka pasoja”/ Celibashi mesazh emigrantëve: Shmangni fotografimin dhe publikimin e votës

    “Ka pasoja”/ Celibashi mesazh emigrantëve: Shmangni fotografimin dhe publikimin e votës

    Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin Barometri në Euronews Albania. Celibashi bëri thirrje që votuesit nga jashtë të shmangin çdo tentativë për të publikuar foto të votës ose për të treguar për kë kanë votuar. Ai tha se kjo do të ishte në shkelje të ligjit dhe ata që e bëjnë këtë do të përballen me pasojat.
    “Votuesit nga jashtë dhe të tjerët duhet të jenë të zhveshur nga tundimi për të demonstruar sesi kanë votuar dhe për kë kanë votuar. Nuk do të jetë e vështirë të shikohet nëse një fletë votimi forografohet dhe qarkullon në rrjetet sociale. Do ishte mirë që askush të mos e tentojë të publikojë votën në internet, sepse është më e thjeshtë se sa në rastet e tjera për tu zbuluar. Kjo është një provë e hapur e sfidimit të ligjit dhe me siguri do të ketë pasoja”, tha Celibashi.
    Atij iu bë një pyetje në lidhje me mënyrën sesi do të ruhet konfidencialiteti i kësaj vote, kur të gjithë votuesit jashtë nuk votojnë në qendra votimi, por në shtëpitë e tyre. Përballë tij gazetari Ervin Koçi shprehu shqetësimin në lidhje me këtë dhe e pyeti kryekomisionerin: “Ku e kemi garancinë se emigranti nuk do ta plotësojë votën në tavolinën e bukës në shtëpinë e tij dhe jo në tavolinën e një subjekti apo në praninë e një përfaqësuesi politik?”
    Celibashi e pranoi se verifikimi i kësaj situate është i vështirë, por shtoi se, nëse do të dalin indicie që tregojnë se votimi është bërë nën ndikimin e palëve të treta, votuesi do të ndëshkohet me sanksione.
    “Natyrisht është pak e vështirë, por nëse verifikohet, i nënshtrohet procedimit penal dhe natyrisht ka sanksione. E vërteta është që nuk është e thjeshtë për të verifikuar sesi po voton emigranti, por nëse do të ketë indicie në një mënyrë ose një tjetër, ndonjë provë ose indicie që diçka nuk ka shkuar mirë me këtë protokoll, është shqetësim, por nuk besoj që do ndodhi kjo gjë. Mund të ketë raste sporadike sepse nuk mund të monitorosh, p.sh. bie fjala sesi mund të votojnë 52 mijë votuesit në Itali. Është pak e vështirë jashtë vendit, është vështirë…”, tha Celibashi.