Bashkëthemeluesi i Nismës ‘Shqipëria Bëhet’, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve të 11 majit, duke vlerësuar si një pikë pozitive faktin që 10 për qind e shqiptarëve votuan për partitë e reja.
Shabani theksoi se kjo përbën një thyerje miti dhe barrierë, duke treguar se për herë të parë të rinjtë po arrijnë të hyjnë në parlament, megjithëse me numër më të vogël se sa mund të ishte për shkak të votave.
“Më e rëndësishme është që 10 për qind e shqiptarëve kanë votuar për forcat e reja dhe kanë shkuar për bipolaritetin. Nuk ja dolëm ta maksimizojmë dhe kjo është për të reflektuar, por kemi diçka për të ndërtuar. Për herë të parë është thyer miti dhe barriera që të rinjtë duhet të futen në parlament. Janë më pak seç duhet të ishin dhe për shkak të votave sepse me 140 mijë vota mund të kishin shkuar 10 veta në parlament.”
Ai shtoi se disa prej të rinjve kanë zgjedhur egon personale dhe i bëri thirrje që të reflektojnë dhe të kuptojnë rëndësinë e bashkimit.
“Disa prej të rinjve zgjodhën egon personale, unë shpresoj të reflektojnë dhe të kuptojnë që tani duhet të bëhemi bashkë. Unë jam përfaqësues i një modeli që nuk përfaqëson sherrin, përçarjen por bashkimin.”
Tag: votuan
-

‘10% e shqiptarëve votuan forcat e reja’, Shabani: Të reflektojmë dhe të bëhemi bashkë
-

“Gjirokastra foli”, Flamur Golemi: Fitorja jonë nuk është revansh, të përulur edhe para atyre që nuk na votuan
Nga Flamur Golemi
!
Me zemër dhe me mendje zgjodhëm të shkojmë përpara, me besim te puna dhe e ardhmja që duhet ta ndërtojmë së bashku. 11 maj ishte referendum për t’u ndarë nga e shkuara njëherë e përgjithmonë dhe ne ia dolëm falë mbështetjes tuaj si asnjëherë më parë.
Njerëzit e dinë ku është e mira, ku është puna dhe ku duhet të shkonte vota. Thellësisht mirënjohës atyre që na besuan sërish, shumë respekt edhe për ata që nuk na votuan e për të cilët ne kemi detyrimin t’ju shërbejmë e të punojmë. Kjo fitore nuk është revansh, asnjë nuk ka qenë e tillë. Të gjitha triumfet tona elektorale ne i lexojmë si përgjegjësi. Kjo e 11 majit është përgjegjësi akoma edhe më e madhe.
Bashkë me skuadrën e deputetëve dhe kapitenen tonë Mirela Kumbaro, do të punojmë me përulësi dhe përkushtim të jemi në lartësinë e pritshmërive dhe nevojave që kanë njerëzit. E di që nuk jemi të paqortueshëm e as të pagabueshëm në punën tonë dhe as kemi thënë kurrë se me shkop magjik do të bëjmë gjithçka duhet dhe ju keni nevojë.
Por ama ne kemi provën e pakundërshtueshme të punëve që flasin vetë, kemi vulën e transformimit të Gjirokastrës në një destinacion turistik të lakmuar nga e gjithë bota dhe kemi vizionin për të ecur përpara, për ta bërë këtë qytet një alternativë të parë për fëmijët tanë, për të jetuar dhe ndërtuar këtu një të ardhme më të mirë.
Faleminderit komisionerëve, numëruesve, punonjësve të policisë dhe kujtdo që punoi për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Shumë suksese deputetëve tanë në Kuvend! #PS2030 për Shqipërinë në BE -

Berisha: 99% e të dënuarëve votuan PS, rroftë partia që na burgosi
Sali Berisha ka komentuar që 99% e të dënuarëve votuan për PS-në në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. ”A e morët vesh ju sesa votuan në burgje? Ministri i Brendshëm të gjitha votat me Ermonela Felon i kanë në burg. A ka vend në botë që votohet ministri i Brendshëm përveçse në Shqipëri, se është bandit si ata. Ministri i Brendshëm votohet në burg si ylli i të burgosurve, 99% e të burgosurve votojnë PS, rroftë partia që na burgosi. Kjo është Koreja e Veriut. Beteja për votën e shqiptarëve është betejë absolute, do të jetë fitimare”.
-

Vorë/ Ja rezultati i kutisë së parë të votimit, si votuan qytetarët
Në bashkinë e Vorës është publikuar rezultati i kutisë së parë të votimit.
Kujtojmë se në këtë bashki, qytetarët votuan në mënyrë elektronike gjatë ditës së sotme, e si pasojë rezultati mund të dalë menjëherë.
Pavarësisht se KQZ-ja ka dhënë udhëzimin që kjo të bëhej menjëherë, komisionerët e njërës qendër votimi e kanë printuar që pas mbylljes së procesit të votimit rezultatin zgjedhor.
Sipas këtij rezultati, në këtë qendër votimi:PS ka marrë 124 vota;koalicioni i PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, 42 vota;
Partia SocialDemokrate, 5 vota;
Partia Mundësia, 4 vota;
Partia Aleanca Kombëtare shqiptare, 2 vota;
Nisma Shqipëria Bëhet, 1 votë. -

Zaloshnja: Vlerësim paraprak, votuan 1.7 milionë shtetas nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore
Nga Eduard Zaloshnja
Sipas listave zgjedhore të publikuara nga KQZ-ja, mbi 3.71 milionë shtetas kishin të drejtën për të votuar në këto zgjedhje (disa përmes postës dhe disa fizikisht). Nga këta, mbi 1.91 milionë banojë në Shqipëri (sipas INSTAT-it) dhe pjesa tjetër jashtë vendit.Duke ekstrapoluar përafërsisht përqindjet e pjesëmarrjes (të raportuara provizorisht nga KQZ një orë para mbylljes së votimit), rezulton se votuan këtu mbi 1.5 milionë zgjedhës, ndërkohë që rreth 195 mijë i dërguan votat me postë nga diaspora.
Duke ndërthurur shifrat e mësipërme, rezulton se rreth 408 mijë zgjedhës të këtushëm nuk votuan. Ose ndryshe mund të thuhet se votuan rreth 79% e zgjedhësve të këtushëm. Nga ana tjetër, mbi 1.6 milionë zgjedhës të diasporës nuk votuan. Ose mund të thuhet se votuan vetëm 10.8% zgjedhësve në diasporë.
Përmbledhtazi, mund të thuhet se vetëm 1.75 milionë shtetas votuan, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore. Ose ndryshe mund të thuhet se votuan vetëm 46% e të gjithë shtetasve me të drejtë vote (brenda e jashtë vendit).
Në dy tabelat e mëposhtme janë të përmbledhura shifrat e mësipërme si edhe ato në nivel qarku. -

Humbje tronditëse! Merz dështon të zgjidhet Kancelar, çfarë do të ndodhë më pas në Gjermani (HAPAT)
Friedrich Merz
GJERMANI- Friedrich Merz dështoi të mblidhte shumicën parlamentare të nevojshme për t’u bërë kancelar, në një rezultat të papritur që shkaktoi tronditje në koalicionin e ri të konservatorëve (CDU) dhe Social Demokratëve (SPD) më herët të martën.
Me 310 vota pro, 307 kundër dhe 3 abstenime, kreu i Partisë Kristian Demokratike (CDU), Friedrich Merz, nuk arriti të zgjidhet kancelar në votimin e parë në Bundestag. 310 votuan pro (koalicioni CDU/CSU-SPD ka 328 deputetë), 307 kundër, ndërsa pati 3 abstenime dhe një votë të pavlefshme. Nëntë deputetë munguan në seancë.
Konkretisht, Friedrich Merz mblodhi 310 vota, ndërsa 316 ishin të nevojshme për t’u zgjedhur. Nga gjithsej 630 anëtarë të Bundestagut, votuan 621.
“Është një zhvillim që askush nuk e priste. Gjithsej 18 deputetë nga kampi qeveritar nuk votuan në favor të Friedrich Merz, duke i dhënë një goditje të rëndë si atij ashtu edhe qeverisë. “Deputetët u larguan nga salla dhe shtabet e partisë po takohen, ndërsa media gjithashtu dukej e papërgatitur për zhvillimin, i cili përmbys të gjithë planin e ditës,”- shkroi Deutsche Welle.
Siç vënë në dukje mediat gjermane, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e republikës federale. Rezultati i sotëm në Bundestag përshkruhet si “jashtëzakonisht i turpshëm” për Merz, nga shtypi gjerman. Analistët politikë po flasin për një “katastrofë të plotë” dhe një “grusht në stomak” për kandidatin 69-vjeçar për kancelar. Tani, problemi me votimin e fshehtë është se Merz dhe mbështetësit e tij as nuk do të dinë me kë duhet të flasin nëse duan që kandidatura e tij të kalojë.
Grupet parlamentare të dy partnerëve po takohen aktualisht për të vendosur se kur të kërkojnë një votim të dytë. Afati i dhënë nga Kushtetuta është brenda 14 ditëve, por mund të ndodhë në çdo kohë deri atëherë. Raportet e mediave gjermane tregojnë se votimi i dytë nuk pritet të zhvillohet sot, siç ishte një nga skenarët që po dëgjohej, por ndoshta deri të premten. Për më tepër, nëse e provojnë përsëri sot, do të duan të jenë të sigurt se do të fitojë. Një tjetër humbje do të ishte shkatërruese për pozicionin dhe besueshmërinë e tij.
Blloku konservator CDU-CSU i Merz fitoi zgjedhjet kombëtare në shkurt, por me vetëm 28.5% të votave, dhe për këtë arsye i duhet të paktën një partner për kancelarin.
Merz pranoi të formojë një koalicion me Social Demokratët (SPD), të cilët fituan vetëm 16.4%, duke regjistruar rezultatin e tyre më të keq në historinë e Gjermanisë pas luftës. Partia e ekstremit të djathtë AfD e përshkruan rezultatin e votimit në parlamentin gjerman si “provë se qeveria bazohet në “këmbë balte” dhe po bën thirrje për dorëheqjen e Merz dhe zgjedhje të reja.
Hapat e ardhshëm
Për t’u zgjedhur, kandidati duhet të sigurojë shumicën absolute të anëtarëve të Bundestagut, pra gjysmën plus të paktën një votë. Kjo nganjëherë quhet “shumicë e kancelarit”. Nëse kandidati nuk siguron shumicën absolute në raundin e parë të votimit, mbahet një raund i dytë. Bundestagu më pas ka 14 ditë kohë për të zgjedhur një kandidat tjetër për kancelar.
Nuk ka kufizim për numrin e votave të mundshme, megjithëse kërkohet gjithmonë një shumicë absolute (neni 63.3 i Ligjit Themelor). Nëse edhe raundi i dytë i votimit nuk arrin të japë një rezultat, procesi zgjedhor hyn në një fazë të tretë, gjatë së cilës duhet të mbahen menjëherë zgjedhje të reja. Kandidati që merr numrin më të madh të votave (shumicë relative) zgjidhet Kancelar.
Përveç Merz, edhe kandidatë të tjerë mund të paraqesin – teorikisht – tani kandidaturën e tyre. Çdo kandidat duhet gjithashtu në këtë rast të marrë shumicën absolute (shumica e kancelarit). Në të njëjtën kohë, shumë deputetë nuk janë të sigurt se çfarë do të ndodhë më pas. Disa janë në favor të mbajtjes së menjëhershme të një votimi të ri. Të tjerë kanë frikë se Merz nuk do të marrë shumicën as në një raund të ri, ndërsa atij tashmë po i kërkohet të vendosë nëse do të riregjistrohet.
Eksperti i politikës së jashtme të CDU-së, Jürgen Hardt, shkroi me hidhërim në Twitter: “Ata në koalicion që nuk votuan për Friedrich Merz duhet të pyesin veten se interesat e kujt po i shërbejnë. Ne kemi një takim të grupit parlamentar në orën 10:30 të mëngjesit (11:30 sipas orës greke)”. -

“Në ’92, shqiptarët votuan PD-në, edhe pse bufi sa doli nga prehri i Partisë së Punës”/ Rama: Sot, vota për PS-në, për të hyrë në BE!
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, kërkoi votën e qytetarëve në takimin përmbyllës të fushatës në Pogradec.
Ai krahasoi situatën e sotme, ku Shqipëria synon integrimin në familjen europiane me atë të vitit 1992, kur u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste në vend. Sikurse shqiptarët votuan masivisht Partinë Demokratike në mars të atij viti, edhe tani duhet të votojnë masivisht PS-në, tha Rama.
“Në mars 1992 kur shqiptarët votuan mas PD-në, pavarësisht se shumica nuk ishin me PD dhe këtë e treguan zgjedhjet vendore më pas kur shumica treguan se ishin kundër PD-së. Por, në mars shumica nuk panë ngjyra partie as bufin që sapo kishte dalë nga prehri i Partisë së Punës. Votuan për të ndarë njëherë e mirë të shkuarën nga e ardhmja. Prandaj i dhanë votën një partie që nuk e simpatizonin. Por e bënë për t’i hapur rrugë një rruge që lidhej me Europën.
Përsëri, nuk ka fort rëndësi sipas meje për ata që janë të interesuar që Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së, a e pëlqejnë apo jo PS-së, por ka rëndësi se çfarë ata nuk duhet të bëjnë. Duhet t’i bashkohen kthesës për t’i dhënë një fuqi Shqipërisë drejt negociatave të BE-së.
Në këto kushte, duhet ta dimë të gjithë që hapja e derës së negociatave na ka marrë shumë kohë se kjo është një shtëpi të pasurish. Shtëpitë e të varfërve janë me derën hapur. Te shtëpitë e të pasurve mund të trokasësh sa të duash, por ata ta hapin kur të duan. Dhe janë 27 në atë shtëpi, por duhet të jenë dakord të gjithë që të hapet dera. Duhet të bëjmë marrëveshjen e krushqisë për të hyrë në atë shtëpi, është mbi 250 mijë faqe, ka nga të gjitha, që nga ekonomia, drejtësia, administrata, mjedisi deri te zogjtë, peshqit, midhjet, gaforret. Ne duam ta bëjmë Shqipërinë Europën e Ballkanit këtu dhe të jemi pjesë e kësaj shtëpie atje”.Top Channel
-

Berisha: Kongresi i PPE votoi rezolutën në të cilën PD-së i jepet mbështetja më e fuqishme!
Berisha: Kongresi i PPE votoi rezolutën në të cilën PD-së i jepet mbështetja më e fuqishme!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në zonën e Astirit deklaroi se, në Kongresin e Partisë Popullore Europiane është diskutuar më së shumti për Shqipërinë dhe zgjedhjet.
Berisha tha se, në Valencia 2 mijë delegatë që përfaqësonin 86 parti të qendrës së djathtë nga të cilat janë 14 kryeministra në Europë, votuan njëzëri rezolutën në mbrojtje të votës tuaj. Votuan rezolutën në të cilën dënohej me ashpërsinë më të madhe Edi Rama.
“Së pari përshëndetjet më të përzemërta ju sjell ju qytetareve dhe qytetarëve të Astirit, të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë nga Kongresi i Partisë Popullore Europiane në të cilin u fol për ju më shumë se për të gjithë të tjerët.
Në Valencia 2 mijë delegatë që përfaqësonin 86 parti të qendrës së djathtë nga të cilat janë 14 kryeministra në Europë, votuan njëzëri rezolutën në mbrojtje të votës tuaj.
Votuan rezolutën në të cilën dënohej me ashpërsinë më të madhe Edi Rama.
Votuan rezolutën në të cilën i jepet mbështetja më e fuqishme opozitës shqiptare dhe PD-së.
Ju jepet ju mbështetja më e madhe që keni pasur ndonjëherë që nga themelimi i kësaj partie.
Miq, qëndresa juaj, angazhimi juaj, përmbysja që po i bëni narkodikaturës, po jehon në Europë dhe në botë.
Një përshëndetje kam unë për drejtuesin politik të kësaj zone, përfaqësuesit tuaj të ardhshëm në parlamentin shqiptar, pra zotin Klevis Balliu, zotërinjtë Grigels Muçollari dhe zotin Pano, dy djem të shkëlqyer”, tha Berisha.
-

Serbi/ Formohet qeveria e re me 153 vota pro
Parlamenti i Serbisë zgjodhi sot qeverinë e re të propozuar nga kryeministri i emëruar Djuro Macut.
Në parlament serb sot pro qeverisë së re votuan 153 deputetë , kurse kundër votuan vetëm 46.
Të gjithë deputetët e partisë opozitare që morën pjesë në këtë seancë votuan kundër qeverisë së re, kurse dy partitë opozitare si Partia Demokratike dhe koalicioni i djathtë Nada e abstenuan këtë seancë.
Betimi i qeverisë së re pritet të bëhet mbrëmjen e sotme pak para përfundimi t të mbledhjes. Syri.net-SKAI.gr.