Tag: votuan

  • Berisha tregon pse votuan për ngritjen e komisioneve: Për dy arsye themelore! Me Ramën s’ka zgjedhje të lira

    Berisha tregon pse votuan për ngritjen e komisioneve: Për dy arsye themelore! Me Ramën s’ka zgjedhje të lira

    Gjatë seancës plenare të kësaj të hënë, mazhoranca dhe opozita miratuan me 113 vota pro projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe me 115 vota pro projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.
    Për ngritjen e këtyre dy komisioneve votuan kundër 3 deputetë.
    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shpjegoi në Kuvend arsyet pse votuan pro ngritjes së Komisioneve.

    Së pari për të respektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe së dyti, sepse sipas tij, reforma territoriale ishte një antireformë, në të cilën u vendosën standardet e pabarazisë maksimale.
    Berisha: Ne sot votuam ngritjen e këtyre dy komisioneve për dy arsye themelore. Së pari janë një seri e pafundme e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, të cilat ne i kemi pranuar dhe besojmë se janë të rëndësishme.
    OSBE/ODIHR ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe në raportin e fundit damkosi në mënyrë përfundimtare si një farsë e shëmtuar zgjedhore, zgjedhjet e 11 majit. Në këtë kontekst, ne ndjehemi të detyruar ndaj tyre që orientimet e drejta dhe rekomandimet e drejta, t’i kthejmë në ligj, ndonëse deklarojmë se në mënyrë absolute me Edi Ramën, shqiptarët nuk do votojnë kurrë si qytetarë të lirë.
    Kjo është e vërteta. Së dyti, reforma territoriale ishte një antireformë, në të cilën u vendosën standardet e pabarazisë maksimale.
    Mjafton të rikujtoj këtu se qarku i Gjirokastrës me 120 mijë banorë ka 7 njësi, qarku i Tiranës me mbi 1 milion banorë ka 4 njësi. Sigurisht që ne do bëjmë gjithçka që këto padrejtësi maksimale të largohen, të anulohen dhe kjo me ndihmën e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
    Pra, kjo është arsyeja se pse ne i votuam këto dy komisione, ndonëse me bindjen më të thellë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, me Edi Ramën nuk ka votë të lirë. Është vetëm vendimi i qytetarëve ai që do u rikthejë shqiptarëve votën. Është përpjekja e opozitës ajo që do u rikthejë shqiptarëve votën.

  • PS dhe PD bien dakord, miratohet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Administrativo-territoriale, 3 deputetët që votuan kundër

    PS dhe PD bien dakord, miratohet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Administrativo-territoriale, 3 deputetët që votuan kundër

    Miratohet ngritja e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.

    113 vota pro
    3 vota kundër
    24 nuk votuan dhe ose ishin të pranishëm
    Po ashtu është miratuar edhe ngritja e komisionit të posaçëm për reformën administrativo territoriale.
    115 vota pro
    3 vota kundër
    Kundër për dy Komisionet votuan: Agron Shehaj, Erald Kapri, Redi Muçi.

    Top Channel

  • Goditje edhe nga Meloni, Vuçiç ka gjithnjë e më pak aleatë në Evropë, pse rezoluta e PE zbuloi sfidat e vërteta serbe

    Goditje edhe nga Meloni, Vuçiç ka gjithnjë e më pak aleatë në Evropë, pse rezoluta e PE zbuloi sfidat e vërteta serbe

    Marsela SHYTIA
    Ndonëse nuk duhet të jetë diçka e papritur, Aleksandër Vuçiç po përballet me një realitet gjithnjë e më të vështirë në arenën ndërkombëtare, ku aleatët që ka konsideruar të besueshëm po e lënë të vetëm. Pavarësisht se ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me figura si kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila ka pasur qëndrime të ngjashme në disa çështje, tani po kupton se mbështetja për Serbinë, veçanërisht në rrafshin e Bashkimit Evropian, është në rënie. Arsyet janë të shumta: politika e tij autoritare dhe gjithnjë e më shumë euroskeptike, që bie ndesh me aspiratat e BE-së, po dëmton besimin ndaj tij, duke e çuar në një pozitë të vështirë, madje edhe nga ata që dikur i konsideronte miq të ngushtë.
    Rezoluta e PE
    Midis 103 anëtarëve të Parlamentit Evropian që votuan kundër Rezolutës për Serbinë, shumica e tyre janë nga grupi “Patriotët për Evropën”, bërthama e të cilit përbëhet nga Tubimi Kombëtar Francez dhe Fidesz hungarez i Viktor Orbán, dhe janë, ndër të tjera, Vox spanjoll dhe Partia e Lirisë e Austrisë. “Po flasim për parti të krahut të djathtë dhe ultranacionaliste, kryesisht euroskeptike, politikat e të cilave, pra, nuk përkojnë me qëllimin e shpallur publikisht të Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian në të ardhmen e afërt”, tha për “Danas” Marija Stojanoviç, gazetare për Politikën Bashkëkohore dhe EWB. Të mërkurën, më 22 tetor, Parlamenti Evropian miratoi Rezolutën mbi polarizimin dhe represionin në Serbi, e cila mbështet të drejtën e studentëve dhe qytetarëve për protesta paqësore, dënon fuqimisht valën e dhunës, frikësimit dhe arrestimeve të sponsorizuara nga shteti. Plot 457 anëtarë të PE votuan pro Rezolutës, 103 votuan kundër saj, ndërsa 72 anëtarë abstenuan.
    Humbja e aleatëve
    Marija Stojanoviç shpjegon për “Danas” se midis deputetëve që nuk e mbështetën Rezolutën janë disa anëtarë të grupit “Evropa e Kombeve Sovrane”, i cili konsiderohet një grup i ekstremit të djathtë. “Politika e këtyre partive, përfshirë Alternativën për Gjermaninë, bazohet në kundërshtimin e ashpër ndaj aspekteve të caktuara të integrimit evropian, duke u përqendruar në interesat kombëtare dhe politikën anti-imigracion,” thekson e intervistuara e “Danas”. Kur bëhet fjalë për grupet e tjera në PE, shton ai, disa anëtarë të Konservatorëve dhe Demokratëve Evropianë, të cilët janë gjithashtu të orientuar drejt së djathtës dhe pak a shumë euroskeptikë, votuan gjithashtu kundër. “Është interesante që deputetët e këtij grupi të afërt me kryeministren italiana Georgia Meloni, të cilin Aleksandër Vuçiç e mirëpret gjithmonë ngrohtësisht dhe me lëvdata të shumta, abstenuan gjatë votimit,” thekson Marija Stojanoviç. Në fund, thotë ai, midis atyre që votuan kundër ka vetëm dy deputetë nga Partia Popullore Evropiane, anëtare e asociuar e së cilës është SNS, një deputet nga e Majta (grupi i ekstremit të majtë) dhe dhjetë deputetë që nuk i përkasin asnjë grupi parlamentar në PE. “Mendoj se këto rezultate tregojnë qartë se në cilat forca në Evropë qeveria në Serbi ende mbështetet,” përfundon Stojanoviç.
    Sfidat serbe
    Michael Galer, eurodeputet nga Partia Popullore Evropiane, tha në ditën e miratimit të Rezolutës se ajo përshkruan saktë situatën dhe sfidat me të cilat përballet Serbia. “Në tërësi, rezoluta përshkruan, mendoj unë, saktë situatën dhe sfidat. Situata tregon qartë se ne duam që Serbia të mbetet në rrugën evropiane dhe të përmbushë detyrimet e saj në atë proces. Dhe gjithashtu mendoj se vizita e znj. Von der Leyen solli disa tone të ndryshme krahasuar me më parë, dhe shpresoj që kjo të vihet re siç duhet në Beograd nga të gjithë ata që janë përgjegjës, dhe Parlamenti Evropian do të vazhdojë të ndjekë nga afër,” tha ai. Galer konfirmoi se PPE po shqyrton përjashtimin e SNS nga ai grup, por nuk donte të fliste për afate kohore specifike.
     

  • A votuan ish-krerët e UÇK-së për zgjedhjet lokale?

    A votuan ish-krerët e UÇK-së për zgjedhjet lokale?

    Kosova E Hënë, 13 Tetor 2025 15:07
    Qytetarët e Kosovës më 12 tetor iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj në 38 komunat e vendit. Përveç atyre që votuan brenda territorit të Kosovës, të drejtën e votës e kanë ushtruar edhe personat që ndodhen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
    Lajmin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i DHSK-së, Michael Doyle, i cili ka bërë të ditur se të gjithë të paraburgosurit që kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, kanë pasur mundësi ta realizojnë këtë të drejtë ligjore. Sipas tij, procesi i votimit është zhvilluar në përputhje me rregullat dhe procedurat përkatëse, duke garantuar ushtrimin e të drejtës demokratike për secilin të paraburgosur që ka kërkuar të votojë.

    “DHSK-ja ka ndërmarrë të gjitha hapat brenda fushëveprimit të autoritetit të saj në mënyrë që të gjithë të paraburgosurit në objektin e paraburgimit të DHSK-së që dëshirojnë ta bëjnë këtë, të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhje,” thuhet në përgjigje.

    Megjithatë, Gjykata Speciale nuk ka dhënë informacione se kush prej të paraburgosuve e ka ushtruar të drejtën e votës.

    “Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të ofrojmë informacion se cilët nga të paraburgosurit kanë votuar”, thuhet në përgjigjen e Doyle.

  • Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

    Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

    Shkarkimi i Erion Veliajt, i cili u arrit në Mbledhjen e Këshillit, u shoqërua me disa mungesa.
    Këshilltarët e PS-së, nuk votuan për shkarkimin e drejtuesit të Bashkisë së Tiranës.
    Ndër të pranishmit në seancë por që nuk votuan ishin Fabjan Topollari, Aldo Merkoçi dhe Alfred Muharremi.
    Nga ana tjetër pjesë e seancës nuk ishin Gazment Paja dhe Joleza Koka.

  • Kush janë këshilltarët që nuk votuan pro shkarkimit të Veliajt (Emrat)

    Kush janë këshilltarët që nuk votuan pro shkarkimit të Veliajt (Emrat)

    Shkarkimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka gjetur kundërshtimin e disa këshilltarëve socialistë por dhe nga opozita.
    Katër këshilltarë socialistë nuk votuan shkarkimin e kryebashkiakut Veliajt.
    Këshilltarët socialistë Alfred Muharremi dhe Aldo Merkoci nuk votuan, ndërsa , Joleza Koka dhe Gaz Paja nuk morën pjesë fare në këshill. Ndërsa këshilltari i djathtë Fabian Topollaj, votoi kundër vendimit.
    Në fjalën e tij, këshilltari socialist Alfred Muharremi vlerësoi punën e Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, ndërsa Aldo Merkoci u shpreh më ashpër, duke theksuar se me këtë procedurë po cenohet autonomia vendore dhe po tjetërsohet vullneti i qytetarëve.
    Edhe këshilltari i djathtë Fabian Topollaj e cilësoi nismën si një shkelje të plotë, duke kujtuar se nuk është Këshilli Bashkiak ai që shkarkon një kryebashkiak, por Këshilli i Ministrave, vetëm në rastet e parashikuara nga ligji.
    Ai shtoi se argumentet për shkarkimin e Veliajt, me pretendimin se ka tre muaj që mungon në punë, nuk qëndrojnë, pasi mungesa nuk vjen nga dëshira e tij, por nga pamundësia objektive.
    Ai deklaroi se Veliaj prezumohet i pafajshëm sa kohë që nuk është dënuar nga gjykata.

  • “Nuk jam nga ata që qurravitem tek dera e Berishës”, Myslym Murrizi: Nga 50 deputetë të PD-së, vetëm 7 kanë vota reale nga qytetarët

    “Nuk jam nga ata që qurravitem tek dera e Berishës”, Myslym Murrizi: Nga 50 deputetë të PD-së, vetëm 7 kanë vota reale nga qytetarët

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslym Murrizi nuk i ndali kritikat ndaj opozitës.
    Në një intervistë Murrizi nënvizoi se po ngre shqetësimet në emër të 7250 qytetarëve që e votuan në 11 Maj dhe të demokratëve që kanë 13 vite në opozitë.
    Ai theksoi se nga 50 deputetë që ka PD-ja, vetëm 7 prej tyre kanë vota reale nga qytetarët. Murrizi deklaroi se nuk ka asnjë kontakt me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën.
    Intervista:
    Ku do të dalë Myslym Murrizi me këtë fushatë kritike të ashpërsuar sidomos javët e fundit?
    Murrizi: Nëse quhet deklarimi apo thënia me zë të lartë i realitetit sot si kritik, është çështje perceptimi. Varet si e perceptojnë, qoftë militantët, qoftë ata që e kanë votuar dhe tani e votojnë. Secili prej tyre është i lirë që nëse ndihet i fyer nga ana ime t’i drejtohet gjykatës. Unë po ngre një shqetësim në emër të atyre 7250 qytetarëve që më votuan në 11 Maj dhe të atyre 500 apo 600 mijë demokratëve, të cilët kanë 13 vite në opozitë dhe do rrinë deri në 2029.
    Është një realitet i hidhur për fat të keq, por realitet ku duhet vendosur gishti në plagë për të korrigjuar ca të mundet brenda PD-së për zgjedhjet e ardhshme. Për fat të keq koha më ka dhënë të drejtë. Kam thënë në korrik që nuk ka deputetë tepër PD që të qerasin grupet parlamentare inekzistente që nuk janë provuar prej 2001 dhe kur i shoh që shpërndahen ato një grusht deputetësh që dolën nga zgjedhjet e 11 Majit, nuk më vjen mirë, se ato janë vota demokratësh.
    Keni thënë para disa javësh që edhe që ju do të jeni në Parlament. Ka ndonjë zhvillim të ri? E shihni veten në Parlamentin e ri?
    Murrizi: Nuk e shoh unë veten në Parlament, e shohin 7250 qytetarët që më votuan. Dhe më votuan shpirtërisht, sepse unë nuk paguaj lekë për votat. Edhe pse kupolat drejtuese ishin kundër Murrizit. Madje thonin që Murrizi nuk i kalon 2 mijë vota. Ata që nuk kanë asnjë votë nga qytetarët në atë mandat që kanë me vete. Nga 50 deputetë, vetëm 7 deputetë kanë vota qytetarësh.
    A keni kontakte me drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike? Si qëndrojnë ata ndaj kritikave tuaja?
    Murrizi: S’kam pasur kontakte se unë shkoj vetëm për mbledhje. Nuk jam nga ata që qurravitem tek dera apo paradhoma e kryetarit. Për çfarë të shkoj atje. Çfarë kam për të thënë, ua them publikisht siç ua kam thënë edhe nëpër mbledhje.
    Po bëhen përgatitje për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Disa figura që besohet se mund të ishin kandidatë të mirë për PD po lënë të kuptohet se refuzojnë të angazhohen. Si mendoni ju?
    Murrizi: Është ndjenjë frike dhe pasigurie pasi kanë siguruar një karrige në Parlament. Tregojnë haptazi që gjithë qëllimi i tyre nuk ka qenë beteja për të përmbysur Ramën. Ka qenë vetëm për të siguruar një karrige në Kuvend.

  • Qeveria e Kurtit/ Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu jep dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

    Qeveria e Kurtit/ Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu jep dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

    Ministri në detyrë i Infrastruktures, Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje sot.

    Ai ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është zgjedhja e djeshme e Dimal Bashës në pozitën e kryeparlamentarit.

    “Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim”, ka thënë ai.

    Aliu ka shtuar se “zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për të.’

    Kush e votoi Bashen? 

    Me 73 vota për, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, u zgjodh dje (26 gusht) kryeparlamentar i Kosovës. Kundër ishin 34 deputetë e tetë abstenuan, pas analizimit të pamjeve nga momenti i votimit. Për dallim nga kjo, kryesuesi Avni Dehari u shpreh se pro votuan 73 deputetë, 30 ishin kundër e tre abstenime.

    Basha mori pos 56 votave të LVV-së dhe komuniteteve, edhe 17 vota nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    Te PDK-ja pro votuan: Memli Krasniqi, Abelard Tahiri, Vlora Çitaku, Uran Ismaili, Enver Hoxhaj, Blerta Deliu, Jakup Nura, Përparim Gruda, Artan Behrami, Eliza Hoxha, Mergim Lushtaku, Altin Krasniqi, Rrahman Rama dhe Sala Jashari.

    Në këtë parti abstenuan: Rashit Qalaj, Ferat Shala, Arbnore Salihu, Ariana Musliu Shoshi dhe Elmi Reçica.

    E deputetët e PDK-së që votuan kundër ishin: Nait Hasani, Ganimete Musliu, Fadil Demaku dhe Kosovare Murseli.

    Në AAK Daut Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Bekë Berisha votuan pro. Abstenuan Time Kadrijaj dhe Adem Hoxha.

    Në LDK të gjithë votuan kundër, pos Arben Gashit i cili abstenoi.

    Tre deputetët e Nismës Socialdemokrate dhe Duda Balje po ashtu votuan kundër.

  • KQZ refuzon certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

    KQZ refuzon certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka refuzuar certifikimin e Listës Serbe dhe kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, me rezultat të ngushtë: dy vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime.Pro votuan kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, dhe anëtarja e Listës Serbe në KQZ, ndërsa dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër. PDK-ja zgjodhi të abstenohej.Ngarkuarja me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipatti, u takua sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe shprehu shqetësimin e saj për tendencat që synojnë të pengojnë pjesëmarrjen e partive serbe në zgjedhje. Ajo theksoi rëndësinë e përfshirjes së komunitetit serb në procesin zgjedhor dhe shprehu shqetësim për çdo përpjekje që mund të kufizojë të drejtën e tyre për të votuar.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka refuzuar certifikimin e Listës Serbe dhe kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, me rezultat të ngushtë: dy vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime.Pro votuan kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, dhe anëtarja e Listës Serbe në KQZ, ndërsa dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër. PDK-ja zgjodhi të abstenohej.Ngarkuarja me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipatti, u takua sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe shprehu shqetësimin e saj për tendencat që synojnë të pengojnë pjesëmarrjen e partive serbe në zgjedhje. Ajo theksoi rëndësinë e përfshirjes së komunitetit serb në procesin zgjedhor dhe shprehu shqetësim për çdo përpjekje që mund të kufizojë të drejtën e tyre për të votuar.

  • Senati amerikan miraton “Projektligjin e madh dhe të bukur” të Trump, dy senatorë amerikanë votuan kundër

    Senati amerikan miraton “Projektligjin e madh dhe të bukur” të Trump, dy senatorë amerikanë votuan kundër

    Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë miratuar projektligjin e politikës së brendshme të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili përfshin ndryshime rrënjësore në shpenzimet.

    Projektligji u miratua me 218 vota pro dhe 214 kundër. Kjo do të thotë se dy republikanë votuan kundër tij, së bashku me kolegët e tyre demokratë të cilët votuan të gjithë kundër tij.
    Projektligji kaloi në Senat, megjithëse me një diferencë të ngushtë votash, dhe tani ka nevojë për firmën e Trump për t’u bërë ligj shtetëror dhe për të hyrë në fuqi.
    CNN komenton se miratimi i jep Trump arritjen e parë të madhe legjislative të mandatit të tij të dytë, pas një fushate të ashpër lobimi nga udhëheqësit e Partisë Republikane për të bashkuar një parti thellësisht të ndarë. Afati jozyrtar i vendosur nga Shtëpia e Bardhë ishte festa kombëtare e 4 korrikut, nesër.
    Çfarë përfshihet në ligj?
    Projektligji prej 887 faqesh përfshin lehtësime tatimore, shkurtime shpenzimesh, shfuqizimin e kredisë tatimore diellore, para për mbrojtjen kombëtare dhe për deportimet. Projektligji nuk e eliminon taksën e Sigurimeve Shoqërore, pavarësisht asaj që thotë Trump, vëren Associated Press.
    Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha se projektligji “do ta bëjë këtë vend më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë se kurrë”, ndërsa udhëheqësi demokrat Hakeem Jeffries, në një fjalim rekord prej 8 orësh e 44 minutash, e quajti atë “një skenë krimi që dëmton shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e popullit amerikan”.

    Top Channel